“Policia jep detaje për aksidentin me tren ku vdiq 42 vjeçari (Pamje të rënda)” plus 9 more Ferizaj Press |
- Policia jep detaje për aksidentin me tren ku vdiq 42 vjeçari (Pamje të rënda)
- Flasin deputetët që ishin te Ambasada Amerikane për demarkacionin
- A po shuhet simboli i fundit i komunizmit në Kosovë?!
- Treni godet për vdekje një person në Ferizaj
- Kryetari Svarqa takohet me kryetarin e Bursës
- Tash thuhet se iPhone i ri del në shitje në tetor
- Grupi inovator i Kosovës, në garë për projekte inovative të NASA’s (Video)
- “Infrakos” dështon ta rrënojë objektin e vjetër në Ferizaj që rrezikon qytetarët
- Jo Sot, Jo Nesër … KUR ?……. (Foto)
- Apple “blen” Teslan
| Policia jep detaje për aksidentin me tren ku vdiq 42 vjeçari (Pamje të rënda) Posted: 09 May 2017 08:46 AM PDT Një person ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga treni në Ferizaj.Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot, ndërkaq sipas dëshmitarëve që edhe i kanë nisur fotografitë në redaksinë e Gazetës Express thuhet se edhe policia është në vendin e ngjarjes. Rastin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Treni transportues i cili ka qenë duke qarkulluar në relacionin Ferizaj- Hani i Elezit ka goditur një person. Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një person mashkull të moshës 42 vjeç, shtetas i Shqipërisë. Njësia ligjorë është duke e tërhequr nga vendi i ngjarjes kufomën e cila do të shkojë për obduksion”, tha ai. Gashi tha se policia ende është në vendin e ngjarjes. /Express/
![]() |
| Flasin deputetët që ishin te Ambasada Amerikane për demarkacionin Posted: 09 May 2017 08:45 AM PDT E pas takimit që pati me deputetët të LDK'së, Delawie ka ftuar në ambasadën amerikane deputetët kundërshtues brenda PDK'së. Shaip Muja, Nait Hasani, Labinotë Demi Murtezi e Raif Qela ishin pjesë e takimit që u zhvillua sot nga ambasadori Greg Delawie. Këtë e ka konfirmuar për Express, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja i cili pranoi se temë e këtij takimi ishte Demarkacioni. "Po është e vërtetë se ka pasur takim. Unë e kam njoftuar ambasadorin lidhur me angazhimin tim konstruktiv nga 2015-ta pra që ka shkelje në pjesën procedurale edhe në pjesën hartografike. Unë jam i vetmi deputetë që kam protokoluar në Parlament tri herë propozime se si të dilet nga kriza që është krijuar dhe kërkesa që të dilet nga kriza duke e pranuar këtë opsion për mua është i papranueshëm", u shpreh Muja. Ndërkaq bëri të ditur se qëndrimin sa i përket Demarkacionit nuk e ka ndryshuar. "Unë nuk kam ndërruar qëndrim. Qëndroj mbrapa versioneve të cilat unë i kam dhënë në parlamentin e Kosovës. Në takim me ambasadorin ishim unë Nait Hasani, Raif Qela dhe Labinotë Demi Murtezi", tha Muja. Ky takim duket se nuk ia ka ndryshuar mendjen për Demarkacionin as Labinotë Demë Murtezit deputetës së PD'së e cila është pjesë e Grupit Parlamentar të LDK'së. Ajo pranoi të martën për Express për ftesën e bërë nga ambasada amerikane duke treguar edhe arsyet e këtij takimi. "Ne ishim në një takim me ambasadorin Delaëie në ambasadën amerikane. Patëm një bisedë njëorëshe rreth demarkacionit, secili shprehi shqetësimet e veta në lidhje me mospajtimet për këtë forme të demarkacionit me Malin e Zi. Ishte bisedë konstruktive, pa tentativë në insistime për të na e ndryshuar mendimin", tha ajo. Kujtojmë se këto takime vijnë një ditë para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës të caktuar për mocionin e mosbesimit të Qeverisë e të kërkuar nga opozita dhe e përkrahur nga tetë deputetë të koalicionit qeveritar. Takimi i Delawie me deputetët e Kuvendit, vjen pas dështimit të Qeverisë të hënën që ta procedojë Ligjin për Demarkacion në Kuvendin e Kosovës./D.K/GazetaExpress/ |
| A po shuhet simboli i fundit i komunizmit në Kosovë?! Posted: 09 May 2017 08:26 AM PDT Lulzim Aliu: Akademiku i pasluftës, Isa Mustafa, shumë vite më herët, ishte në krye të detyrës së Partisë Komuniste të Jugosllavisë për të mbrojtur ndryshimet kushtetuese në Jugosllavinë e atëhershme që e futën Kosovën përfundimisht nën Sërbi. Ishte kundër Ibrahim Rugovës i cili, disa muaj më vonë, nisi betejën e gjatë për t'u mbrojtur nga pasojat e atyre ndryshimeve që akademiku i pasluftës i promovonte nëpër debatet e atëhershme publike . Akademiku i pasluftës, para luftës ishte ministrër i Rrahman Morinës. Ishte shërbëtor i tij. Por edhe kur e ndërroi qimen e komunistit e u bë demokrat ai s'e harroi zanatin e mësuar. Pasi u bë ministër në egzil, ministër i Bujar Bukoshit, e trathtoi atë dhe bashkë me të edhe Rugovën. Nuk e ndihmoi as luftën çlirimtare. Ishte mik i ngushtë i Fatmir Sejdiut të clin në mënyrë "demokratike" e fundosi për t'ia zënë vendin e kryetarit të partisë. U bë shërbëtor edhe i Albin Kurtit në misionin e tij për të shktërruar Kosovën. I bindej urdhërave edhe të komisarit të VV-së, Dardan Molliqajt. I trathtoi keq edhe këta. U bë partner edhe me Ramush Haradinajn e Fatmir Limën të cilët i akuzonte si kriminelë të luftës e të pasluftës. Bile, tha se do ta ndërronte kushtetutën për t'i bërë fitues ata që humbën. I trathtoi që të gjithë për t'u bërë kryeministër i Kosovës. Edhe deputetët e tij. Gjithnjë i qetë dhe pa emocion. Duke sharë, duke kërcënuar, duke fyer e shantazhuar , Isa Mustafa, tash edhe si akademik, veç ka hyrë në historinë e re të Kosovës. Ai arriti të bëhet kryetar i LDK-së në vend të Ibrahim Rugovës, Por a është ky fundi i tij? A është fundi i politikave të tij kërcënuese e shantazhuese? A do të ketë ndonjë pozitë që ai e pretendon për ta negociuar? Lutem që jo! Atë që s'e bënë të tjerët më parë duhet ta bëjë Kadri Veseli sot, Ta shuaj përfundimisht simbolin e fundit të komunizmit në Kosovë, dhe jo vetëm në të. Ky moment patjetër se duhet të shënohet në historinë tonë të re, për të na shfajësuar për shumë gabime që i kemi bërë duke qenë të mashtruar e të trathtuar. Shkruan: Lulzim Aliu. Vërejtje: Artikujt e publikuar në rubrikën Opinion nuk pasqyrojnë qëndrim editorial të redaksisë! |
| Treni godet për vdekje një person në Ferizaj Posted: 09 May 2017 06:25 AM PDT Një person ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga treni në Ferizaj.Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot, ndërkaq sipas dëshmitarëve që edhe i kanë nisur fotografitë në redaksinë e ferizajpress thuhet se edhe policia është në vendin e ngjarjes. Rastin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, një person është goditur nga treni, me ç’rast viktima ka ndëruar jetë. Ai ishte 41 vjeç dhe shtetas i Shqipërisë. Mjekët e kanë konstatur vdekjen e tij dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha ai. |
| Kryetari Svarqa takohet me kryetarin e Bursës Posted: 09 May 2017 04:49 AM PDT Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga një delegacion nga komuna e Ferizajt, po realizon me sukses një vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë. Ai sot u prit nga kryetari i komunës së Bursës Rexhep Altepe, me të cilin bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, si: zhvillim ekonomik, kulturë, sport, arsim, shkëmbim të nxënësve, si dhe për mundësinë e stipendimit të studentëve ferizajas nga komunat turke. Në këtë takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për shkëmbimin e vizitave të shoqatave, klubeve, ansambleve dhe grupeve të ndryshme joformale, të cilat do ta përshpejtojnë këtë bashkëpunim. U caktuan edhe grupet profesionale për harmonizimin e tekstit të memorandumit, i cili do të nënshkruhet në njërin nga takimet e ardhshme. Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata të ndërsjella në shenjë nderimi dhe përkushtimi për bashkëpunimin e mëtejmë, si dhe kryetari Altepe u ftua të vizitojë Ferizajn. Komuna e Bursës, e cila numëron mbi 3 milionë banorë, është e populluar kryesisht nga banorë me prejardhje nga vendet ballkanike, ku një vend të rëndësishëm zë prania e popullatës me origjinë shqiptare. Vetë kryetari i komunës kishte rrënjë shqiptare, me prejardhje nga Shkupi. Delegacioni i komunës së Ferizajt sot dhe nesër do të ketë takime të ndara me asociacione që tubojnë shqiptarët në Bursa të Turqisë. |
| Tash thuhet se iPhone i ri del në shitje në tetor Posted: 09 May 2017 04:49 AM PDT Raportimet për datën e lansimit të iPhonet të ri nga Apple po shtohen me të madhe.Pak javë pasi u raportua se telefoni i ardhshëm do të lansohet pas afatit të zakonshëm, sipas "EDN", telefoni do të publikohet në muajin e zakonshëm – shtator, dhe do të dalë në shitje në fund të tetorit. Sipas raportimit, përkrahësit e Appleit janë gati për të nisur prodhimin e pjesëve të telefonit që nga qershori. Në raportim theksohet se gjenerata e ardhshme e iPhonet pritet të vijë në tri madhësi të ndryshme, përfshirë një model që do të kushtojë më shumë se 1000 dollarë. |
| Grupi inovator i Kosovës, në garë për projekte inovative të NASA’s (Video) Posted: 09 May 2017 04:47 AM PDT Sfida e tyre quhet "You are my Sunshine" kurse projekti i tyre ka për qellim që t'i ndihmojnë njerëzit që të kuptohet energjia solare dhe krijimin e një mjeti kontrollues të energjisë solareNë prezantimin e shkencëtarëve të rinj solar për NASA'n për këtë projekt, që ka dal nga Qendra Inovative Kosovare, thuhet se: "Me zgjidhjen tonë ju mund të arrini të menaxhoni energjinë që vije nga panelet solare, derisa parashikoni prodhimin e energjisë. Heliox ka arritur që të kontrollojë ardhjen e energjisë nga prodhimi në konsumim. Këtë duke u bazuar në parashikimet e motit, Heliox ka arritur që të parashikojë sa energji do të mund të prodhojnë për ditët në vazhdim". Heliox është i vetmi grup shkencëtaresh shqiptarë nga Kosova që ka arritur që me projektin e tyre të futen në inkubatorin e programit për inovacion të NASA'së. Për projektin në fjalë thuhet se shkencëtarë nga e tërë Bota janë duke bërë thirrje për që të bëhet transformimi i energjisë nga fosilet e derivateve në epokën e energjisë së qëndrueshme. "Energjia diellore është njëra prej më efektiveve dhe e përshtatshme për ambientin si burim energjie. Energjia dillore është e ardhmja për prodhimin e energjisë. Mirëpo, ne ende hasim në shumë probleme si të marrim sa më shumë energji të prodhuar dhe si ta kuptojmë se sa shpenzon një panel aktual solarë energji", thuhet tutje në arsyetimin e Heliox. Skuadra e Heliox është e përbërë nga student kryesisht të shkencave kompjuterike, inxhinierëve të elktros dhe dizajnit grafik. "Ne duam që të zgjedhim problemet e ndryshme, veçanërisht ato që e bëjnë jetën tonë më të mirë për gjeneratat që do vinë". Sipas tyre, Heliox ofron një qasje të re për përdorimin e energjisë nga panelet solare se si të menaxhohet ajo. Duke përdorur të dhënat meteorologjike dhe vendndodhjen e paneleve, sistemi parashikon sasinë e energjisë që do të prodhohet në ditët në vazhdim. Në këtë projekt ata kanë paraqitur edhe aplikacionin që përmban: Vizualizimin: ndihmon për të kuptuar energjinë diellore duke dhënë një shembull real dhe potencial Analizim: mban të dhënat e paneleve diellore, gjenerimin dhe konsumimin e energjisë. Mjet për planifikim: i ndihmon përdoruesit që të planifikojnë do ditë për të përdorur mjetet e tyre elektrike në mënyrë efikase. Për projektin në fjalë edhe mund të votini direkt në linkun e NASA's, duke kërkuar Heliox, ku edhe është paraqitja e grupit të shkencëtarëve të rinj kosovarë: https://2017.spaceappschalleng… Për më shumë ky projekt i shkencëtarëve të rinj kosovarë është paraqitur edhe në videon e tyre më poshtë, lider i të cilit projekt është Agon Hysenaj. |
| “Infrakos” dështon ta rrënojë objektin e vjetër në Ferizaj që rrezikon qytetarët Posted: 09 May 2017 04:47 AM PDT Drejtoria e hekurudhave të Kosovës "Infrakos" prej më shumë se 8 muajsh ka dështuar ta rrënonte një objekt të stërvjetruar në pronësi të saj në rrugën "Driton Islami" tek ish- Fabrika e Vajit e Ferizajt. Inspektorët komunalë të Ferizajt rreth kësaj çështjeje i kanë dërguar edhe vërejtje me shkrim shefit të "Infrakosit'' Agron Thaçi, që të marrë masa për mbrojtjen apo rrënimin e objektit, mirëpo deri tashti nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete, shkruan sot "Koha Ditore". Ahmet Ferizi inspektor komunal, ka thënë se "Infrakosi'' është përgjegjës për renovimin apo rrënimin e objektit të tyre, i cili po paraqet rrezik për qytetarët sepse është demoluar shumë. "Me kërkesë të qytetarëve kemi dalë disa herë në vendin e ngjarjes dhe i kemi drejtuar shkresa, vërejtje e procesverbale drejtorit të "Infrakosit'', mirëpo deri tashti nuk ka marrë masa për riparim apo për rrënim të këtij objekti, i cili tashmë është demoluar shumë dhe po paraqet rrezik të madh për qytetarët. Ndërkohë ky objekt po shfrytëzohet edhe për punë të kundërligjshme nga disa persona, siç është prostitucioni etj. Ndaj kërkojmë edhe një herë nga ky institucion të marrë masa për mbrojtjen e objektit të vet apo ta rrënojë sepse ka ankesa nga qytetarët", ka thënë Ferizi… (më gjerësisht lexoni sot në "Koha Ditore") |
| Jo Sot, Jo Nesër … KUR ?……. (Foto) Posted: 09 May 2017 04:46 AM PDT Të rinjët ferizajas , sot ,në Ditën e Evropës ,përmes një performance kanë “dorëzuar” pasportat, të cilëve u ka skaduar afati pa i përdorur asnjëherë. “Për ditën e Evropës, në evropianët e rinj në performancën tonë simbolike, sot i dorëzuam pasaportat tona, sepse ju ka kaluar afati i skadimit pa i përdorur asnjëherë në Bashkimin Evropian. Brenda hartës së Kosovës me pasaportat tona bëm flamurin e BE-së, duke shprehur revoltën tonë për mosliberalizimin e vizave për neve. Të vetmit ne mbahemi të izoluar në Evropë, kjo është padrejtësi e BE-së dhe punë jo e mirë e politikëbërjes sonë. ” janë shprehur këta të rinjë. Faleminderit klubit “Rin’ON” dhe të rinjëve tjerë që e bënë të mundur realizimin e performances së sotme!.
|
| Posted: 09 May 2017 04:43 AM PDT Gjiganti teknologjik, Apple, është ndër kompanitë më të fuqishme në botë dhe po ecën me hapa të mëdhenj drejt forcimit të mëtejmë.Sipas një raportimi të fundit, kompania amerikane planifikon të zgjerohet edhe më shumë dhe dëshiron të blejë disa kompani tjera të cilat kanë pasur sukses në arena të ndryshme. "Citigroup" ka publikuar një listë me emrat e shtatë kompanive që thuhet të jenë cak i Apple-it, në mesin e të cilave hyn edhe gjiganti automobilistik Tesla. Kompania thuhet se ka në dispozicion 250 miliardë dollarë për blerjen e gjigantëve si Tesla, Netflix, Hulu, Electronic Arts, Activision Blizzard, Take Two Interactive Software dhe Walt Disney. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









