“Siri: Forcat qeveritare rimarrin nën kontroll një bazë ajrore” plus 18 more Radio Evropa e Lirë |
- Siri: Forcat qeveritare rimarrin nën kontroll një bazë ajrore
- Greqia arreston disa migrantë që kishin pasaporta false
- Vriten dy civilë në rajonin e Kashmirit
- Në zgjedhjet e 11 qershorit mund të garojnë edhe persona me të kaluar kriminale
- Trump dëshiron që shumë shpejt të emërojë drejtorin e ri të FBI-së
- LDK-ja me kandidat të ri për kryeministër
- Italia dëbon tunizianin që kishte kontakte me sulmuesin në Berlin
- Tiranë: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama
- Merkel dëshiron bashkëpunim të ngushtë me Macron
- Turqi: Dhjetëra të vdekur në një aksident trafiku
- Autoritetet kërkojnë fajtorët e sulmit masiv kibernetik
- Kompania ruse Prevezon i paguan 6 milionë dollarë Qeverisë amerikane
- Moon i bën thirrje Putinit të luaj “rol konstruktiv” në tensionet me Korenë V.
- SHBA dhe Arabia S. raportohet se kanë marrëveshje për armë
- Comey refuzon të dëshmojë para Komitetit të Senatit
- Vritet një person në Mitrovicën Veriore, arrestohet një i dyshuar
- Sulmohet fizikisht Arbana Xharra, reagime në Kosovë
- Integrimi i Maqedonisë, prioritet i Qeverisë së re
- Trump: Mund t'i anuloj konferencat për media
Siri: Forcat qeveritare rimarrin nën kontroll një bazë ajrore Posted: 13 May 2017 09:39 AM PDT Forcat e qeverisë siriane kanë arritur të rimarrin kontrollin e një baze ajrore nga grupi militant Shteti Islamik, në veri të vendit, ka njoftuar grupi monitorues dhe burime ushtarake. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, ka raportuar se forcat qeveritare kanë rimarrë kontrollin e bazës ajrore Jirrah, që gjendet në afërsi të provincës së Alepos. Raportohet se luftimet në mes të forcave siriane dhe militantëve të IS-it janë duke vazhduar në këtë zonë. Një burim nga ushtria, i ka thënë agjencisë DPA se forcat qeveritare në orët e hershme të ditës së sotme, morrën nën kontroll bazën ajrore dhe disa fshatëra aty pranë, pas luftimeve të ashpëra me militantët islamikë. "Forcat tashmë janë duke përparuar drejt qytetit Maskanah, në periferi të Alepos", ka thënë ky zyrtar nga ushtria. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Greqia arreston disa migrantë që kishin pasaporta false Posted: 13 May 2017 09:20 AM PDT Policia greke ka arrestuar disa migrantë, të cilët po tentonin që të kalonin në Evropë me pasaporta false. Një grua nga Kameruni dhe dy burra nga Siria janë arrestuar, pasi kanë prezentuar dokumente false në aeroportin në ishullin e Korfuzit, ka njoftuar sot policia greke, raporton DPA. Migrantët që kishin pasaporta flase më herët ishin kapur në aerporte në qytetet e Heraklionit dhe Chania dhe Kretë, dhe në disa ishuj të tjerë në Detin Egje. Pasaportat fase, migrantët zakonisht i blejnë nga trafikantët. Në të shumtën e rasteve një pasaportë kushton ndërmjet 1500 deri në 300 euro, ka thënë policia greke. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vriten dy civilë në rajonin e Kashmirit Posted: 13 May 2017 08:31 AM PDT Dy civilë raportohet se janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të forcave të sigurisë të Indisë dhe Pakistanit, përgjatë vijës administrative në rajonin e kontestuar të Kashmirit. Të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve. Administratori civil në anën indiane ka thënë se dy civilë indianë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Ai ka shtuar se rreth 1,500 civilë, në dhjetëra fshatëra janë të bllokuar nëpër shtëpinë e tyre, teksa shkëmbimi i zjarrit po vazhdon. Ushtria pakistaneze ka thënë se tre civilë pakistanezë janë plagosur. Të dy shtetet kanë pretendime mbi rajonin e Kashmirit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në zgjedhjet e 11 qershorit mund të garojnë edhe persona me të kaluar kriminale Posted: 13 May 2017 08:01 AM PDT Një nga të metat e procesit aktual zgjedhor, veçohet sidomos mundësia që në zgjedhje të marrin pjesë edhe persona me të kaluar kriminale, ngase ligjet nuk ua ndalojnë personave nën hetime, pjesëmarrjen në zgjedhje. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trump dëshiron që shumë shpejt të emërojë drejtorin e ri të FBI-së Posted: 13 May 2017 07:49 AM PDT Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se dëshiron që të lëvizë shpejt për të emëruar një drejtor të ri të FBI-së, për të zëvendësuar James Comey, të cilin e shkarkoi këtë javë, Trump u tha gazetarëve që udhëtonin me të me Air Force One se ai mund të emërojë një shef të ri të FBI-së, përpara se të nisë turneun e parë jashtë vendit, që është planifikuar për javën e ardhshme, raporton Reuters. "Edhe kjo është e mundshme", ka thënë Trump. Katër kandidatët e parë për postin e drejtorit të byrës hetuese kanë zhvilluar intervistat e para me Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions dhe zëvndësin e tij, Rod Rosenstein, në selinë e Departamentit të Drejtësisë. "Mendoj se procesi është duke shkuar shumë shpejt. Pothuajse të gjithë kandidatët i njoh mirë", ka thënë Trump. "Ata kanë kaluar nëpër procesin e hetimit, janë njerëz të njohur shumë të respektuar dhe njerëz të talentuar. Dhe kjo është që ne të gjithë duam për FBI-në", ka thënë Trump. Presidenti Donald Trump e shkarkoi James Comey më 9 maj. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
LDK-ja me kandidat të ri për kryeministër Posted: 13 May 2017 07:26 AM PDT Kryeminstri i Kosovës në largim , Isa Mustafa, paralajmëroi tërheqjen e tij dhe njëkohësisht tha se Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e reja do të garojë me një kandidat të ri për kryeministër. Deklarata e kryeministrit Mustafa pasoi rënien e qeverisë së tij në një mocion mosbesimi, të ngritur nga partitë në opozitë por të mbështetur përgjithësisht edhe nga partneri i koalicionit të deritashëm qeverisës, PDK-së. Mustafa, në një tubim në shënim të 27 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Istog, tha se vendimi për një kandidat të ri për kryeminstër në zgjedhjet e ardhshme, është marrë që prej vitit 2014, kur ai u vu në krye të qeverisë së Kosovës. "Në mandatin e ardhshëm ne do të kemi një kryeministër të ri. Sepse ne, nëLDK, duhet të hapim rrugë për kuadro , duhet të hapim rrugë për njerëz të rinj. Ne do t'iu japim shans njerëzve të rinj që do të ofrojnë zgjidhje, njerëzve që do t'i ofrojnë perspektivë këtij vendi", tha Mustafa. Mocioni i mosbesimit për qeverinë Mustafa, më 10 maj, çoi në shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti Hashim Thaçi në konsultime me partitë politike parlamentare, një ditë më vonë shpalli 11 qershorin datën e zgjedhjeve të reja të parakohshme. LDK hyri në koalicion qeverisës me PDK-në, në fund të vitit 2014, pas një krize gjashtë muajshe politike në vend. Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa ndërkaq, nuk arriti brenda periudhës dy vjeçare që të kalonte një marrëveshje për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që shkaktoi një valë pakqënaqësishë të opozitës por edhe një grupi deputetësh të koalicionit qeverisës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Italia dëbon tunizianin që kishte kontakte me sulmuesin në Berlin Posted: 13 May 2017 06:36 AM PDT Italia ka dëbuar shtetasin nga Tunizia, i cili dyshohet se ka pasur kontakte me personin që vrau 12 persona, kur sulmoi me kamion një treg Krishtlindjesh në Berlin vitin e kaluar, ka njoftuar Ministria e Brendshme. Qytetari tunizian, 36-vjeçar, kishte jetuar në Sicili, ku sulmuesi i Berlinit, Anis Amri, kishte vuajtur burgim, ka thënë Ministria italiane. Ai i kishte dhënë Amrit një telefon dhe që të dy kishin qëndruar në kontakt, edhe pasi sulmuesi ishte zhvendosur në Gjermani. Amri ishte rikthyer në Itali pas sulmit të 19 dhjetorit dhe më pas u qëllua për vdekje nga policia në Milano. Hetuesit kishin përgjuar telefonin edhe të një shtetasi të Tunizisë dhe kishin sbuluar se edhe ai ishte në kontakt me eksremistë të dyshuar, dhe se ishte duke planifikuar që të shkonte ilegalisht në Francë, kanë thënë autoritetet italiane. Më pas, ky i dyshuar më 2 maj ishte gjetur në qytetin verior të Turin, ku më pas autoritetet e kanë dëbuar për në Tunizi. Ministria ka thënë se Italia ka dëbuar 174 persona të dyshuar për ekstremizëm fetarë që prej janarit të vitit 2015. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Tiranë: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama Posted: 13 May 2017 05:45 AM PDT Partia Demokratike në Shqipëri sot ka mbajtur protestë në shëtitoren "Dëshmorët e Kombit", për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri teknike, që të organizojë zgjedhje të lira e të drejta. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kjo protestë është një referendum për të themeluar republikën e re, raporton Zëri i Amerikës. "Nga sot ne nuk e njohim republikën e vjetër të drogës dhe krimit. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë", tha ai. Mijëra përkrahës të opozitës u mblodhën në sheshin midis kryeministrisë dhe parlamentit për të kulmuar protestën 85 ditore të opozitës, të nisur qysh nga 18 shkurti në një tendë, ku vazhdoi tubimi i pandërprerë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Merkel dëshiron bashkëpunim të ngushtë me Macron Posted: 13 May 2017 05:10 AM PDT Kancelarja gjermane, Angela Merklet ka thënë sot se dëshiron bashkëpunim të ngushtë me presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se dy vendet e tyre do të bëjnë çdo gjë që të formësojnë politikën evropiane. "Ne do të bëjmë çdo gjë, jo vetëm për të ndihmuar Francën por edhe për të formësuar rrugën evropiane së bashku me Francën", ka thënë Merkel në qytetin Aachen, që gjendet në kufi me Belgjikën. Macron do të takohet të hënën në Berlin me Merkelin, vetëm një ditë pasi të bëj betimin si president. Biseda pritet që të fokusohet në rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për rifllimin e projektit evropian. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Turqi: Dhjetëra të vdekur në një aksident trafiku Posted: 13 May 2017 04:38 AM PDT Autoritetet turke thonë se të paktën 20 persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë në gjendje kritike, pasi një autobus, me të cilin po udhëtonin viktimat është rrokullisur, Guvernatori i provincës Mugla, Amir Cicek, ka thënë se autobusi ishte rrokullisur teksa po udhëtonte nga Izmiri për në destinacionin turistik, Marmaris. Cicek ka thënë se të gjitha pasagjerët ishin nga Turqia, raporton AP. Rruga ku ka ndodhur aksident është mbyllur nga autoritetet. Guvernatori ka thënë se shkaku i aksidentit ende është i paqartë dhe se ky aksident është duke u hetuar. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Autoritetet kërkojnë fajtorët e sulmit masiv kibernetik Posted: 13 May 2017 04:22 AM PDT Qeveria britanike thotë se nuk e di ende se kush qëndron pas sulmit masiv kibernetik të 12 majit, i cili ndërpreu shërbimet e kujdesit shëndetësor të Britanisë, dhe kishte për cak sistemet kompjuterike jetike të 100 shteteve tjera. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kompania ruse Prevezon i paguan 6 milionë dollarë Qeverisë amerikane Posted: 13 May 2017 04:13 AM PDT Një grup i kompanive ruse është pajtuar që t'i paguajë qeverisë së Shteteve të Bashkuara, dëmshpërblim prej 6 milionë dollarësh, lidhur me një rast për pastrimin e dyshuar të parave dhe mashtrim me taksat ruse- duke i dhënë fund kësaj çështjeje, disa ditë përpara se rasti do të dërgohej në gjykatë. Prokurorët federalë në Nju Jork kanë njoftuar për vendimin e biznesmenti rus, Denis Katsyv, pronar i Prevezon Holdings, pasi betejat në gjykatat amerikane kanë zgjatur për më shumë se tre vjet. Sipas kësaj marrëveshjeje, asnjëra nga kompanitë e Prevezon Hoding, nuk ka pranuar për keqbërje. Prokurorët po përpiqeshin që të konfiskonin mbi 20 milionë dollarë, vlerë e pasurisë së paluajshtme dhe llogaritë bankare të Prevezon, duke thënë se fondet ishin pastruar nga një skemë mashtrimi taksash, ku u vodhën 230 milionë dollarë nga thesari rus, që siç thuhet është bërë me bashkëpunimin e zyrtarëve të taksave në Rusi. Vdekja e Sergei Magnitsyt më 2009 në një burg rus, përpara se rasti ndaj tij të shkonte në gjykatë, bëri që SHBA të miratojë më 2012 një ligj që njihet si Akti Magnitsky, përmes së cilit vendosen ndalime të udhëtimit dhe ndalesa në llogari bankare ndaj zyrtarëve rusë të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vdekjen e tij. Më 2012, Projekti i Krimit të Organizuar dhe Raportimit të Korrupsionit, me bazzë në Sarajevë, lëshoi një raport hetimor, duke pretenduar se disa prej 230 milionë dollarëve që ishin marrë nga fondi shtetëror rus, ishin shpërlarë përmes Prevezon, nëpër bankat evropiane dhe ishin investuar në pasuri të paluajtshme në Manhatan. Joon H.Kim, ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Manhatan, ka thënë përmes një deklarate se autoritetet amerikane "nuk do të lejojnë që në sistemin financiar të SHBA-së të përdoren para që kanë ardhur nga krimet e kryera nga ngado, qoftë nga SHBA-ja, Rusia apo gjetiu". Por avokati i biznesmetin rus, Faith Gay, e ka përshkruar këtë marrëveshje si humbje për qeverinë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Moon i bën thirrje Putinit të luaj “rol konstruktiv” në tensionet me Korenë V. Posted: 13 May 2017 02:20 AM PDT Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Mon Jea-in i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të luaj "rol konstruktiv" në zgjidhjen e tensioneve me Korenë e Veriut, pas kërcënimeve nga Phenjani se do të përdorë armë bërthamore. Zyra e Moon ka thënë se lideri jugkorean, i ka thënë Putinit, në një bisedë telefonike se gjetja e zgjidhjes për kërcënimin që vjen nga Koreja e Veriut, do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit në mes të Seulit dhe Moskës. "Ne shpresojmë që Rusia do të luaj rol konstruktiv, në mënyrë që të ndalohet Koreja e Veriut me provokimet e saja bërthamore dhe të shkojë drejt rrugës së denuklearizimit", i ka thënë Moon Putinit, sipas zyrës së presidentit jugkorean. Në deklaratë po ashtu thuhet se Moon ka thënë se Rusia është e gatshme të luaj pjesën e saj "produktive" për të ulur tensionet. Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putini ka theksuar "rëndësinë e gjetjes së rrugëve politike dhe diplomatike për të zgjidhur krizat". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA dhe Arabia S. raportohet se kanë marrëveshje për armë Posted: 13 May 2017 01:45 AM PDT Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për një marrëveshje për armë me Arabinë Saudite, në vlerë prej 100 miliardë dollarë, një javë përpara se presidenti Donald Trump të vizitojë Rijadin, ka raportuar agjencia Reuters. Duke cituar zyrtarë brenda Shtëpisë së Bardhë, Reuters ka raportuar se paketa e armëve mund të tejkalojë 300 miliardë dollarë gjatë një dekade dhe do të ndihmojë Arabinë Saudite që të forcojë mbrojtjen kundër Iranit, grupit militant Shteti Islamik dhe kërcënimeve të tjera rajonale. Shtetet e Bashkuara historikisht kanë qenë funizuesit kryesorë të armëve për sauditët, duke ofruar dhjetëra miliardë dollarë avionë luftarakë F-15 si dhe armë të tjera të sofistikuara. Kjo është paketa më e madhe e propozuar ndonjëherë, ku përfshihen anije, sisteme të mbrojtjes ajrore, siguri detare, kontratë për armë dhe mirëmbajtje, ka njoftuar Reuters. Kjo marrëveshje vjen pasi grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për uljen e shitjeve të armëve në Mbretërinë saudite, pas vdekjes së mijëra civilëve, për të cilat janë fajësuar sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia në Jemen. Kritikat e shumta bën që administrata e ish-presidnetit Barack Obama të tërhiqej nga marrëveshja për të furnizuara Riadin me sisteme të rakave. Reuters ka cituar një zyrtar të Trumpit të ketë thënë se "është mirë për ekonominë amerikane, derisa Izraeli vazhdon të mbajë një avantazh". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Comey refuzon të dëshmojë para Komitetit të Senatit Posted: 13 May 2017 01:20 AM PDT Ish-drejtori i FBI-së, James Comey ka refuzuar ftesën e Komitetit të Inteligjencës të Senatit që të dëshmojë lidhur me hetimin mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016. Comey u shkarkua nga posti i drejtorit të FBI-së më 9 maj, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Komiteti i Inteligjencës, që po heton ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet e 2016-ës, kishte shpresuar që të dëgjonte dëshminë e Comey, në një seancë të mbyllur për media. "Ai nuk do të dëshmojë por ne shpresojmë, që në një të ardhme jo të largët, ne do të gjejmë kohë që ai të vijë dhe të flasë në komitetin tonë", ka thënë Mark Warner, anëtari demokrat i këtij Komiteti. Trump një ditë më parë kishte paralajmëruar Comey përmes një postimi në Twitter që të mos flas, duke thënë se "James Comey shpresoj që nuk ka 'përgjime' të bisedave tona, përpara se ato të fillojnë të dalin në media". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vritet një person në Mitrovicën Veriore, arrestohet një i dyshuar Posted: 13 May 2017 12:42 AM PDT Një pronar i një objekti hotelier në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Veriut, Murat Kuçi, është vrarë të premten rreth orës 22:00, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti. I dyshuari për vrasje është një pjesëtar i komunitetit serb, D.Stepiq, dhe prokurori e ka cilësuar vrasjen si të rëndë. I dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar paraburgimi prej 48 orësh. Sipas deklaratave zyrtare, Stepiq pas vrasjes ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia e ka kapur shumë shpejt. Sipas njoftimeve vrasësi dhe i vrari kanë qenë së bashku në objektin hotelier. Policia po e heton rastin për të përcaktuar motivet e vrajses, tha Hoti. Gjendja në Mitrovicë është tash për tash e qetë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sulmohet fizikisht Arbana Xharra, reagime në Kosovë Posted: 13 May 2017 12:20 AM PDT Ish-kryeredaktorja e të përditshmes Zëri dhe anëtarja e re e Partisë Demoratike të Kosovës, Arbana Xharra, është rrahur të shtunën në orët e hershme të mëngjesit nga persona tash për tash të panjohur. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Integrimi i Maqedonisë, prioritet i Qeverisë së re Posted: 13 May 2017 12:15 AM PDT Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Brukseli mund ta përshpejtojë procesin e integrimit të Maqedonisë në BE, nëse Qeveria e re reformatore dëshmon se është e përkushtuar në kthimin e Maqedonisë në rrugën euroatlantike dhe rikthimin e besimit në mekanizmat e shtetit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trump: Mund t'i anuloj konferencat për media Posted: 12 May 2017 09:49 AM PDT Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mund të anulojë konferencat e përditshme për shtyp, pasi zëdhënësit e tij janë kritikuar për dhënie të informacioneve të pasakta. Trump dhe ekipi i tij i komunikimeve janë kritikuar pasi arsyet e dhëna për shkarkimin e drejtorit të FBI-së, James Comey, më 9 maj nga presidenti, kanë ndryshuar gjatë dy ditëve pasuese. Trump shkroi të premten në Twitter se nuk mund të pritet që "surrogatët" e tij të japin "saktësi të përsosur". "Si president shumë aktiv, me shumë gjëra duke ndodhur, nuk është e mundur për surrogatët e mi të qëndrojnë në podium me saktësi të përsosur", tha Trump. "Ndoshta gjëja më e mirë që mund të bëhet është të anulohen konferencat për shtyp në të ardhmen dhe të jepen përgjigje me shkrim për hir të saktësisë", shtoi Trump. Comey ka udhëhequr hetimet e FBI-së për lidhje të mundshme midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë. Administrata amerikane ka thënë se shkarkimi i tij nuk ka të bëjë me çështjen e Rusisë, por me keqmenaxhimin e një hetimi të FBI-së mbi emailet e kandidates demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |