“Në zgjedhjet e 11 qershorit mund të kandidojnë edhe të akuzuarit për krim e korrupsion” plus 9 more Ferizaj Press

“Në zgjedhjet e 11 qershorit mund të kandidojnë edhe të akuzuarit për krim e korrupsion” plus 9 more Ferizaj Press


Në zgjedhjet e 11 qershorit mund të kandidojnë edhe të akuzuarit për krim e korrupsion

Posted: 13 May 2017 08:49 AM PDT

Mungesa e një ligji apo kodi të mirësjelljes, përmes së cilit do të pranoheshin rregullat e reja për pjesëmarrje në zgjedhje, bën që partitë politike të vendosin vetë nëse në lista do t'i përfshijnë edhe personat nën hetime apo edhe ata me të kaluar kriminale.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha për Radion Evropa e Lirë se në listat zgjedhore nuk mund të përfshihen personat që janë shpallur fajtor me vendim përfundimtar të gjykatës këto tre vjetët e fundit. Ndërkaq, për personat tjerë, ajo tha se mbetet te partitë politike që të vendosin, pasi që ligji nuk parasheh ndalesa tjera.

"Ata që janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës këto tri vitet e fundit, nuk mund të jenë kandidat në lista, ndërkaq të tjerët të cilët kanë aktakuza të ngritura mund të jenë kandidat, por është çështje tjetër sa partitë politike e konsiderojnë atë morale dhe sa e konsiderojnë të përshtatshme", theksoi Valdete Daka.

Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi tha për Radion Evropa e Lirë se mundësia që në zgjedhje të garojnë edhe njerëz nën hetime apo me procese të hapura gjyqësore, është tregues se Kosova ende nuk do të jetë në atë shkallë të zhvillimit që të ndërtojë institucione me njerëz me të kaluar të pastër.

"Është fatkeqësi e madhe që sërish individë, të cilët kanë probleme me ligjin, në këtë rast që janë në procedura hetimore, apo kanë aktakuza të ngritura ose janë të dënuar në disa shkallë, të kenë mundësinë që të jenë pjesë e listave dhe të bëhen pjesë e qeverisjes së ardhshme".

"Ky është një tregues që shpresat për të pasur një qeverisje më të mirë janë të zbehta po qe se partitë politike do të vendosin që kandidatët me të kaluar kriminale t'i vendosin në lista zgjedhore dhe me ta të ndërtojnë qeverinë", thotë Betim Musliu.

Zgjedhjet e parakohshme, pamundësuan hartimin dhe miratimin e një kodi, i cili ishte prezantuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilit, pretendohej se do t'u ndalohej pjesëmarrja në zgjedhje dhe puna në institucionet e shtetit të gjithë personave që kanë lëndë të hapura nëpër gjykata.

Institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë poste për njerëz nën hetime, kishte deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

"Unë do të propozoj një kod për dekriminalizimin e politikës, ku asnjë kandidat nuk do të jetë në listat zgjedhore për deputet, nëse ai ka çfarëdo lloj aktakuze. Kjo do ta rriste cilësinë dhe nivelin e Kuvendit të Republikës së Kosovës", kishte deklaruar Thaçi. 

Por, nisma e Thaçit, sipas Betim Musliut, ishte e gabuar që nga fillimi. Sipas tij, kjo çështje nuk mund të rregullohet me Kodin Penal, por me një Kod të Mirësjelljes, i cili do të pranohej nga të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje.

"Një çështje e tillë do të mund të rregullohej përmes një ligji të veçantë apo më së miri do të ishte që të rregullohej përmes një Kodi të Mirësjelljes që do të nënshkruhej nga vetë partitë politike dhe të cilat do të parandalonin në njëfarë forme që individë të tillë të jenë pjesë e listave dhe qeverisjes", vlerëson Musliu.

Gjatë të gjitha mandateve paraprake, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra të Qeverisë dhe poste nën-ministrore e deri te përfaqësuesit e institucioneve në nivelin lokal, janë ballafaquar në vazhdimësi me aktakuza, gjykime dhe ndjekje penale.

Pavarësisht thirrjeve që u janë bërë nga diplomatë ndërkombëtar dhe përfaqësues të shoqërisë civile, partitë politike në zgjedhjet e kaluara patën garuar edhe me kandidat nën hetime, duke pretenduar se askush nuk është i fajshëm, përderisa nuk ka një vendim të prerë nga gjykata.

Andaj, në mungesë të rregullimit me ligj, mbetet të shihet se si do të sillen partitë politike në zgjedhjet e 11 qershorit dhe nëse në listat e tyre, do t'i përfshijnë sërish personat me lëndë të hapura nëpër gjykata.(REL)

AKR tregon se çka u diskutua në mbledhjen e sotme të Kryesisë

Posted: 13 May 2017 08:49 AM PDT

Në këtë mbledhje Kryesia e AKR-së diskutoi kryesisht për përgatitjet logjistike si dhe për  angazhimin e të gjitha degëve në këtë proces Zgjedhor.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave të partisë për fuqizimin e rolit të AKR-së si dhe rolit të strukturave të saj në Kosovë.

Kryesia e Aleancës Kosova e Re, me të gjitha votat për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e autorizoi Presidentin Behgjet Pacolli për t`i vlerësuar ofertat aktuale të cilat vijnë nga subjektet tjera politike.   

Murati: Liria e shprehjes dhe e përcaktimit politik janë themelet e një shoqërie të lirë

Posted: 13 May 2017 08:49 AM PDT

Murati tutje ka thënë se të gjithë duhet të pajtohemi me vendimin që Xharra e ka marrë për të vepruar në politikë.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Liria e mendimit, shprehjes dhe e përcaktimit politik janë themelet e një shoqërie të lirë, vlera pa të cilat nuk mund të ndërtojmë demokracinë. Është obligim i gjithë nesh që t’i mbrojmë këto vlera, sepse nëse bëhemi opurtunistë, shumë lehtë mund të jemi viktima e radhës e intolerancës. Shpeshherë mund të mos na pëlqejnë mendimet e të tjerëve dhe shprehja e tyre publike, por përveç tolerancës, debatit publik apo edhe të padisë civile kur konsiderojmë se liria e shprehjes është keqpërdorur për të shpifur, rrugët e tjera na dërgojnë në anarki të dhunshme ose totalitarizëm. Sulmi i sotëm ndaj Arbanës, edhe pse pa i pasur informatat e plota, po reflekton linçimin publik që iu bë veprimeve të saj të fundit politike. Të gjithë duhet të solidarizohemi me të pa marrë parasysh a pajtohemi me atë që tha publikisht pardje apo atë që veproi politikisht dje. Të gjithë duhet ta shohim veten në sy sesa po i kontribuojmë këtij ambienti linçues. Në fund, organet e sigurisë dhe ato të zbatimit të ligjit duhet duhet të jenë të pakompromis ndaj gjithë atyre që kërcënojnë sigurinë e jetës së njeriut për shkak të mendimit politik dhe shprehjes së lirë.

Reagon Hoti: Do të jem kandidat për deputet, jo për Kryeministër

Posted: 13 May 2017 08:49 AM PDT

"Une nuk do te jem kandidat per kryeminister nga LDK.  LDK e ka kandidatin per kryeminister. Une jam kryetar i deges se LDK-se ne Rahovec. Nese dega me jep besimin, une do te jem ne liste per deputet", ka thënë Hoti, në një reagim.

Avdullah Hoti drejt kandidaturës për Kryeministër nga LDK’ja

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, pritet të jetë kandidat për Kryeministër nga LDK pas tërheqjes së Isa Mustafa nga kjo ambicie. Mustafa ka përmendur së Shefi i ardhshëm i Qeverisë do të jetë prej kuadrove të reja në LDK. Zyrtarë të tjerë të LDK'së kanë thënë se Hoti është kandidati potencial për të qenë në ballë të LDK'së në zgjedhjet e 11 qershorit.

Përfundimisht, Isa Mustafa nuk do të kërkojë më votën për t'u bërë Kryeministër i Republikës.

Disa prej udhëheqësve të LDK'së kanë përmendur se Avdullah Hoti, Ministër i Financave, do të jetë kandidati i kësaj partie për Shef të Qeverisë.

Megjithëkëtë, Sekretari i Përgjithshëm i LDK'së, Ismet Beqiri, ka thënë se ende s'është vendosur për emrin e kandidatit për Kryeministër.

Ndërkohë, zyrtarë tjerë të LDK'së kanë thënë se Hoti do të jetë kandidat i kësaj partie për Shef të Qeverisë.

"Avdullah Hoti e ka mbështetjen e të gjitha strukturave të LDK'së", ka thënë një zyrtar i Kryesisë së LKD'së.

Aktualisht, Hoti është edhe anëtar i Kryesisë së LDK'së derisa është profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.

Express ka provuar të kontaktojë me Hotin, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

 

Geci: Kujtim Shala ose Avdullah Hoti mund të jenë kandidat për Kryeministër

Posted: 13 May 2017 08:48 AM PDT

Kujtim Shala e Avdullah Hoti sipas Gani Gecit janë këta dy emra që ai i ka përmendur si persona të duhur për këtë pozitë.

"Kujtim Shala do të ishte njeri prej djemve te rinj kandidat për kryeministër të LDK-së. Lum LDK-ja që e ka . Unë kurrfarë raportesh personale e familjare nuk kam me këtë djalë, me Kujtim Shalën.

Edhe Avdullah Hoti është po ashtu personi që vuri në binarë sistemin Financiar të Republikës së Kosovë. Edhe shumë djem të tjerë ka LDK .

Aman lenjau Kosovën ne dorë djemve të rinj e vajzave te reja" është shprehur Geci.

Ndërkaq ky reagim i Gecit vjen pak pasi Kryeminstri Mustafa deklaroi në Istog se partia e tyre do ta ketë një tjetër emër tjetër për kandidat që do të ketë synim postin e kreut të ekzekutivit.

Isa Mustafa ka thënë se LDK shkon në zgjedhje të reja me një kandidat të ri për Kryeministër. Nuk ka dhënë emër por ka thënë se ai nuk do të jetë përsëri kandidat i LDK'së për udhëheqës të Qeverisë.

"Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër", ka thënë Kryeministri në shkuarje, shkruan Express.

"Sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro. Duhet të hapim rrugë për njerëz të ri", ka shtuar ai.

"Unë do të ulem me Nënkryetarët e Partisë, me Sekretarin, me Kryetarët e Degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Republikës nga LDK'ja", ka shtuar ai./Express/

KQZ: Vëzhguesit e zgjedhjeve të regjistrohen deri më 4 qershor

Posted: 13 May 2017 08:48 AM PDT

Ky afat, sipas vendimit të KQZ-së, përfundon me datë 4 qershor.

Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara, të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat mund të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t'u akredituar për vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t'i vëzhgojnë zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Topalli: Stop dhunës!

Posted: 13 May 2017 03:26 AM PDT

Faton Topalli përmes një postimi ka shprehur  indinjatën  ndaj aktit kriminal të dhunës së ushtruar nga forca errëta në shoqërinë e sotme në Kosovë, të cilat përfaqësojnë hije të zeza kërcënuese ndaj lirisë së fjalës, lirisë së mendimit dhe lirive të tjera themelore të njeriut .

Stop dhunës!
U zgjove nga gjumi me një lajm të keq për dhunën ndaj Arbana Xharrës. Dhunë, ndaj gruas, dhunë ndaj aktivistëve politik të Lëvizjes Vetëvendosje, dhunë në burgje, dhunë ndaj qytetarëve. Deri kur kështu? A nuk është koha që të zgjedhim një mënyrë tjetër për zgjidhjen e konflikteve personale, gjinore dhe politike. Kultura e komunkimit dhe zgjidhjeve te konflikteve len shumë për të dëshiruar në Kosovë. Unë nuk pajtohem politikisht, por sot jamë ne anën e Arbana Xharrën, nënë, grua gazetare dhe aktiviste politike dhe kundër dhunës, ka shkruar Topalli.

Reagime nga Shqipëria, Unioni i Gazetarëve kërkon që kriminelët që rrahën Arbanan të dalin para drejtësisë

Posted: 13 May 2017 03:20 AM PDT

Reagimi i plote:

Tirane me 13.05.2017

Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh indinjaten e thelle ndaj aktit kriminal te dhunes se ushtruar nga forca okulte qe kane depertuar ne shoqerine e sotme ne Kosove, te cilat perfaqesojne hije te zeza kercenuese ndaj lirise se fjales, lirise se mendimit dhe lirive te tjera themelore te njeriut ne kete pjese te hapesires shqiptare.

UGSH denoncon kete akt, proteston ndaj krimineleve hije dhe qellimeve te zymta te tyre dhe kerkon nga autoritetet e Republikes se Kosoves qe ne emer te ligjit dhe te lirise themelore, te reagojne fuqishem per zbulimin dhe kapjen e autoreve te ketij krimi. Hijet e zeza dhe ata qe i perfaqesojne ata jane armiqte e rrezikshem te Kosoves dhe shqiptarise, ata jane kercenim i madh per gjithe qytetaret e Kosoves. UGSH shpreh solidaritetin e thelle me kolegen kurajoze dhe i uron asaj sherim te shpejte e kurajo te metejshme per misionin si qytetare kurajoze dhe europianiste ne Kosoven e sotme.

Zyra e shtypit

Unioni I Gazetareve Shqiptare

Pamje tronditëse: Xharra në kohën kur ishte në spital

Posted: 13 May 2017 03:20 AM PDT

Hapet panairi i punës në Ferizaj

Posted: 13 May 2017 02:57 AM PDT

Këtë të shtunë në Ferizajt, është hapur panairi i punës. Panairi i Punës u organizua nga Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizatën Ndërkombëtare-GIZ.

Për punëkërkuesit – Panairi i Punës ishte vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Hapjen e këtij panairi e ka bërë drejtori i Drejtorisë për Kulture, Rini dhe Sport në Ferizaj Naim Ferati, i cili tha se kjo ngjarje lidhet me punësimin e të rinjve kosovarë dhe ferizajasve në përgjithësi. Ai tha se panaire të tilla të punësimit janë shumë të nevojshme me vet faktin se arrihet të punësohet një numër i konsiderueshëm i të rinjëve.

E nga ana tjetër drejtori i Qendrës për punësim në Ferizaj, Naim Gashi, tha se kjo qendër çdo ditë e më shumë po mund që t'ju del në ndihmë qytetarëve të Ferizajt, në mënyrë që edhe ata të kenë një vend punë. Ai tha se së fundmi është bërë edhe një websajt, ku punëkërkuesit mund të aplikojnë për të gjetur punë, por edhe komuniteti i biznesit mund të gjejë punëtore përmes këtij websajti.

Panairin e punës si shumë të rëndësishëm e ka quajtur edhe udhëheqësja e projektit Emily Cullom.

U bë e ditur se në komunën e Ferizajt aktualisht janë të regjistruar si të papunë mbi 9 mijë, ndërsa vetëm gjatë këtij panairi janë hapur afër 500 vende të reja të punës.