“Sindikata e shëndetësisë akuzon Qeverinë për ‘mosreflektim’” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Sindikata e shëndetësisë akuzon Qeverinë për ‘mosreflektim’
- Zaev i bën thirrje Ivanovit t’ia ndajë mandatin për qeverinë
- Policë të lënduar në protestat në Paris
- Luftëtarët e mbështetur nga SHBA-ja avancojnë kundër IS-it në Siri
- McMaster: Putin po vepron ‘kundër inetersave të popullit të tij’
- Komisioneri i OKB-së ‘po e vëzhgon SHBA-në nga afër’
- Policia turke shpërndanë me forcë protestuesit
- Shuhen dy operatorë serbë në veri të Kosovës
- Yee takon Talat Xhaferin në Parlamentin e Maqedonisë
- Mbi 130 mijë veta në marshin sindikal në Rusi
- Protesta të zbehta të punëtorëve përballë “një mal problemesh”
- Protesta e Sindikatës së KEK-ut
- Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë
- Në Londër arrestohen tri vajza për "terrorizëm"
- NATO mund të rrisë praninë ushtarake në Afganistan
- Merkel në Arabinë Saudite, bisedon për krizën me refugjatë
- Tregu i punës deficit për kuadro të caktuara
- Tridhjetegjashtë gra jazidi shpëtohen nga IS-i
- Macron: BE duhet të reformohet
- SHBA arrin marrëveshje për ligjin e shpenzimeve
| Sindikata e shëndetësisë akuzon Qeverinë për ‘mosreflektim’ Posted: 01 May 2017 07:51 AM PDT Një numër protestash dhe grevash të punonjësve të shëndetësisë në Kosovë në javët e fundit kanë kaluar pa një vëmendje të autoriteteve në vend, thonë sindikalistët e shëndetësisë. Mos reagimi i institucioneve, thonë ata, mund të nxisë veprime të tjera sindikale që do të mund të kenë, sipas tyre, ndikime më të mëdha. Punëtorët shëndetësorë në vazhdimësi kanë shprehur pakënaqëistë e tyre me pagat e ulta dhe me, siç thonë, kushtet e punës. Një ligj i pagave që kishte radhitur mjekët specialistë në koeficientin 2.7 në një shkallë prej 1 deri në 11, u kundërshtua fuqishëm dhe ai u tërhoq nga qeveria për t'u rishqyrtuar. Federata Sindikale e Shëndetësisë, thotë se në vazhdimësi i ka bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës për të përmbushur kushtet e parashtruara që prej kohësh, por siç thotë kryetari i saj, Blerim Syla, sindikata ka 'hasur në vesh të shurdhër'. "Greva 24 orëshe (e organizuar ditë më parë] ka përfunduar suksesshëm dhe i janë përgjigjur të gjitha institucionet shëndetësore publike. Reagim nga Qeveria nuk ka pasur dhe mendoj se ky mosreflektim po na bën të mendojmë se duan ta nxisin situatën. Në të ardhmen do të merren vendime përmes së cilave nuk do të respektojmë ligjin. Ka disa ditë nuk kemi asnjë reagim", ka thënë Syla. Ai tha se veprimet sindikale të shëndetësisë do të shqyrtohen dhe do të ndërmerren hapa të caktuar në rast se Qeveria e Kosovës nuk reflekton në kërkesat e parashtruara. Por, autoritetet në vend thonë se problemet e shëndetësisë zgjidhen përmes bisedave dhe mirëkuptimit. Zëvendës ministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se me sindikatën e shëndetësisë kanë pasur disa herë takime dhe shqetësimet e tyre janë marrë për bazë si dhe janë duke u shqyrtuar. "Ne kemi pasur disa takime dhe është grupi punues që vazhdimisht është diskutuar çështja sociale me sindikatën duke i adresuar problemet. Për rrezikshmërinë në punë tashmë është hartuar drafti në nivelin sekondar dhe terciar, jemi në themelim të grupit punues për hartimin e rrezikshmërisë në punënivelin primar", ka thënë Sadiku. Sadiku ka shtuar se Qeveria e Kosovës tashmë e ka tërhequr Ligjin për paga nga Kuvendi i Kosovës. Ai thotë se do duhej që Qeveria të bisedojë me Bashkimin e Sindikatave, dhe më pas të merret vendim për rritje pagash për gjithë punëtorët publik, jo vetëm për sektorin e shëndetësisë. "Ligji i pagave është tëhequr nga Kuvendi. Ne si ministri të gjitha obligimet i kemi kryer. Dialogu social ka vazhduar dhe janë adresuar të gjitha kërkesat, me përjashtim të pagave. Duhet që të pritet dhe jo të merren hapa radikalë, pasi duhet hapsirë për dialog", ka thënë Sadiku. Duke iu referuar furnizimit më të mirë me barna në institucione publike shëndetësore, problem i ngritur nga punonjësit e shëndetësisë në protestat e grevat e tyre, zëvendës ministri Sadiku tha se po pritet që të fillojë mbledhja e premiumeve nga ligji i sigurimeve shëndetësore dhe me rritjen e buxhetit nga të hyrat, do të bëhet furnizimi më i mirë me barna, në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zaev i bën thirrje Ivanovit t’ia ndajë mandatin për qeverinë Posted: 01 May 2017 07:48 AM PDT "Kryetari i parlamentit të Maqedonisë është zgjedhur në mënyrë legjitime sipas rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës" ky është qëndrimi që ka shprehur lideri I Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë takimit që ka realizuar me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee theksohet në kumtesën për media nga LSDM. Zaev pas takimit me diplomatin amerikan nuk ka dhënë deklaratë për mediat megjithëse në njoftimin me shkrimtë social demokratëvenënvizohet se vazhdojnë të veprojnë siç kanë apostrofuar në lëvizje të proceseve deri në formimin e Qeverisë reformatore "Presidenti, Gjorge Ivanov, do të marrë njoftim nga kryetari i ri i Kuvendit se ekziston shumicë parlamentare demokratike me ç`rast do të kërkohet që i njëjti të veprojë sipas obligimit kushtetues, gjegjësisht ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë. Gjithashtu ekziston program për Qeverinë reformatore, e cila e garanton unitaritetin, respekton Kushtetutën, perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë" Në njoftimin me shkrim theksohet se lideri i social demokratëve Zoran Zaev konsideron se janë shterë të gjitha kërkesat 'jo të logjikshme të Ivanovit' për dhënien e mandatit e me këtë dhe konsolidimin e institucioneve pas zgjedhjeve të parakohshme më 11 dhjetorë vitin e kaluar. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policë të lënduar në protestat në Paris Posted: 01 May 2017 07:31 AM PDT Një polic ka marre djegie të rënda dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve në demonstratat e 1 Majit Policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit e rrëmujshëm në margjinat e një marshimi për Ditën e Punës në Paris. Një numër i të rinjëve të maskuar hodhën koktej molotovi mbi forcat e sigurisë të cilat përdorën gazin lotsjellës gjatë marshit më 1 Maj. Marshi vjetor për të shënuar të drejtat e punëtorëve këtë vit përfshiu edhe thirrjet për ta pamundësuar fitoren e kandidates presidenciale të së djathtës ekstreme Marine Le Pen në balotazhin e të dielës. Në një video shihet policia duke rrethuar protestuesit duke penguar marshin pasi izoloi shumicën prej tyre nga pjesa tjetër e turmës në afërsi të Place de la Bastille. Megjithëkëtë, disa vazhduan të hedhin mjete shpërthyese nëpër rrugë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Luftëtarët e mbështetur nga SHBA-ja avancojnë kundër IS-it në Siri Posted: 01 May 2017 06:57 AM PDT Forcat kurde-arabe të mbështetura nga SHBA-ja kanë shënuar një përparim ndaj militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Tabqa në afërsi të bazës së ekstremistëve në Raqqa në Sirinë veriore, ka bërë me dije një grup i vëzhguesve. Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Britani të Madhe, tha të dielën, se aleanca kurdo-arabe e njohur si Forca Demokratike Siriane, tani kontrollon më shyumë se 70 për qind të Tabqa-s. "Qyteti i vjetër është rimarrë përgjithësisht dhe ka luftime të ashpra në hyrje të qytetit të ri", tha drejtori i Observatorit Rami Abdel Rahman. Grupi vëzhgues ka njoftuar se përleshjet e forta ndërmjet luftëtarëve të IS-it dhe të Forcave Demokratike Siriane janë përkrahur nga ajri nga SHBA-ja. Forcat Demokratike Siriane kanë treguar fotografitë e armëve, raketave, municionit dhe të një flamuri të IS-it dhe thanë se ato janë gjetur në Tabqa. Trupat e Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga ajri e toka, nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, rrethuan Tabqa-n, që ndodhet në lumin Eufrat afër një dige dhe aeroportit ushtarak rreth 55 kilometra larg Raqqa-s, kryeqytetit të vetëshpallur të IS-it në Siri. Qyteti ka rreth 85 mijë banorë. Luftëtarët e IS-it që pushtuan pjesë të mëdha të territorit në Siri e Irak në vitin 2014, janë detyruar të zmbrapsen në fronte të ndryshme, përfshirë edhe Sirinë veriore. Gjatë luftës në Siri u vranë më shumë se 300 mijë njerëz, që prej shpërthimit të konfliktit në mars të vitit 2011 me demonstratat anti qeveritare. SHBA-ja dhe Turqia mbështesin rebelët që po luftojnë qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad, ndërkohë që Rusia dhe Irani mbështesin Assadin. Luftëtarët e IS-it, që kundërshtohen nga të dyja palët, hynë më vonë në konflikt. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| McMaster: Putin po vepron ‘kundër inetersave të popullit të tij’ Posted: 01 May 2017 06:32 AM PDT Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, gjenerallejtënant H.R.McMaster, tha se presidenti i Rusisë Vladimir Putin "po vepron kundër interesave të qytetarëve rusë me marrëdhënien e tij me Presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad dhe me politikat e tij ndihmëse për Talibanët në Afganistan. Duke folur për programin e televizionit Fox News, të dielën në mbrëmje, McMaster tha se SHBA-ja ka nevojë që të shoh një "ndryshim në sjellje" nga presidenti rus përpara se marrëdhëniet të përmirësohen. Komentet e McMaster për Putinin janë vëzhguar nga afër për shenja të sjelljes së Presidentit Trump ndaj Rusisë. Gjatë fushatës presidenciale të SHBA-së dhe ditëve të para në zyre, Trump e ka lavdëruar Putinin duke e cilësuar atë si një lider të fortë. Por marrëdhëniet janë përkeqësuar me mospajtimet e Washingtonit dhe Moskës rreth politikave për Sirinë, Iranin, Ukrainën, Afganistanin dhe gjetiu. I pyetur se sa kanë përparuar marrëdhëniet me Rusinë që prej inaugurimit të Trump më 2o Janar, McMaster tha: "Nuk e besoj te jenë bërë më të mira ose më të këqija". "Sjellja ruse sikundër e kemi parë, siç e dini – aneksimi i Krimesë, pushtimi i Ukrainës, mbështetja për regjimin vrasës në Siri dhe tani armatimi i Talibanëve – këto janë gjëra që qartë bëhen kundër interesave ruse, posaçërisht ato në ndërlidhje me marrëdhëniet me Assad në Siri dhe armatimi i Talibanëve", tha McMaster. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Komisioneri i OKB-së ‘po e vëzhgon SHBA-në nga afër’ Posted: 01 May 2017 06:12 AM PDT Komisioneri i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut tha se zyra e tij " po e vëzhgon nga afër SHBA-në" nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump. Komisioneri Zeid Ra'ad al-Hussein ka paralajmëruar vitin e kaluar se zgjedhja e Trump mund të jetë e rrezikshme për botën, njofton agjencia AP. Duke folur përpara gazetarëve në Gjenevë, Zeid tha se ka vërejtur "një ndryshim të retorikës" që kur Trump mori pushtetin dhe shfaqi shpresën e tij se fushata shqetësuese e presidentit për çështjet si tortura do të "zhduket". Zeid, një princ jordanez, tha se zyra e tij po pret që të shoh efektet e mundshme nga planet e administratës së Trump për zvogëlimin e fondeve për Departamentin e shtetit të SHBA-së dhe organizatat ndërkombëtare. Në tetor të vitit të kaluar, Zeid tha se Trump do të mund të "ishte i rrezikshëm nga një pikëpamje ndërkombëtare", nëse zgjidhet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policia turke shpërndanë me forcë protestuesit Posted: 01 May 2017 05:57 AM PDT Policia turke ka përdorur gazin lotjsellës dhe plumbat e gomës për të shpërndarë një turmë të demonstruesve që kanë provuar përmes shëtisë të shënojnë ditën e 1 Majit, përkundër ndalesës së autoriteteve. Mbi 200 njerëz u ndaluan, ka bërë me dije Reuters. Demonstruesit kryesisht të grupeve të majta, kanë bartur pankarta në duar ku shkruante "Rroftë 1 Maji, por pa dictator". Turqia shënon sot ditën e punës vetëm dy javë pas referendumit me të cilin i jepen më shumë kompetenca presidentit Recep Tayyip Erdogan. Një agjenci franceze e lajmeve, Frans Press, ka bërë me dije se 60 persona janë arrestuar kur provuan t'i bashkohen tubikmit në sheshin e Stambollit. Sheshi Taksim është bërë simbol i tubimeve protestuese kudnër qeverisë qëprej vitit 2013 kur nisën prostat e mëdha anti qeveritare. Agjencia turke Anadolia ka bërë me dije se mbi 30 mijë policë janë në detyrë gjatë ditës së sotme në Stamboll. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shuhen dy operatorë serbë në veri të Kosovës Posted: 01 May 2017 05:43 AM PDT Sinjali i të gjitha telefonive të Serbisë, që kanë funksionuar kryesisht në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, ëhstë shuar sot, sipas marrëvehsjes së arritur me marrëvehsjen e Brukselit për telekomunikacionin. Telenor dhe VIP mobile, që janë parë si operatorë ilegalë në Kosovë nga autoritetet e vendit, janë larguar nga operimi i mëtejëm. Të dy operatorët nuk kanë patur një leje për operim në Kosovë. Të gjithë parapaguesit e dy operatorëve të shuar, do të mund të shfrytëzojnë operatorin e tretë serb në Kosovë, MTS, i vetmi që ka marrë një licencë për operim në territorin e Kosovës. Me mrrëveshjen për telekomunikacionin të arritur në Bruksel, vitin e kaluar, Kosova ka marrë kodin e saj telefonik +383 ndërkohë që është paraparë që Brenda territorit të Kosovës të funksionojnë vetëm operatorët që do të posedojnë licencën e autoriteteve të vendit. Aktualisht në Kosovë dhe deri në qershor të vitit 2018 do të jenë prezent tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile "Vala" shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin e Serbisë (+381). This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Yee takon Talat Xhaferin në Parlamentin e Maqedonisë Posted: 01 May 2017 05:41 AM PDT Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, e ka takuar në Parlamentin e Maqedonisë Talat Xhaferin si kryetar të këtij institucioni. Xhaferi pas takimit me diplomatin e lartë amerikan ka theksuar se takimi i sotëm në institucionin ligjvënës, paraqet rikonfirmim i mbështetjes së SHBA për zgjedhjen e tij si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë "Edhe një herë u rikonfirmua mbështetja e zgjedhjes sime për kryetar të Parlamentit. U bisedua rreth nevojës për angazhimin gjithëpërfshirës të aktivitetit të kryetarit të Parlamentit që të mund të kthehet stabiliteti dhe funksionimi në bazë të përcaktimeve ligjore dhe rregullores së punës së Parlamentit". "S'do mend se këmbyem mendime rreth të gjitha sfidave të cilat pritet të ballafaqohemi si institucion gjatë aktiviteteve të mëtutjeshme", është shprehur Talat Xhaferi, kryetar i ri i Parlamentit të Maqedonisë, pas takimit që ka realizuar me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë kolegëve të tij deputetë të lënduar gjatë zhvillimeve të dhunshme në këtë institucion gjatë së enjtes, si dhe të gjithë të lënduarve të tjerë shërim sa më të shpejtë. Ivanov kërkon ndihmë nga SHBA Diplomati amerikan paraprakisht është takuar edhe me presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov. Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë njoftojnë se gjatë takimit me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Gjorgje Ivanov ka kërkuar nga SHBA që të ndihmojnë vendin për eliminimin e pengesave që ai të ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re të vendit. "Kërkojmë nga SHBA si partner i Maqedonisë, për largimin e pengesave dhe të mundësohet që shumicës parlamentare t'i jepet mandati", theksohet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov. Kabineti presidencial njofton se Ivanov ka kërkuar garanci nga Zoran Zaev se unitariteti i shtetit do të ruhet që t'ia japë mandatin atij. "Presidenti i Maqedonisë e dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Republikën e Maqedonisë dhe ka theksuar se vetëm nëpërmjet dialogut patjetër duhet të kërkohet zgjidhje. Presidenti Ivanov nënvizoi se nëse ekziston lidership i vërtetë nga kryetarët e partive parlamentare, pengesa politike dhe juridike për ndarjen e mandatit për formim të Qeverisë mund të tejkalohet", nënvizohet në kumtesën për media nga kabineti i Ivanovit. Njëherësh, nga kabineti i Ivanovi ttheksohet se ai si president i Maqedonisë e dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Republikën e Maqedonisë duke nënvizuar se vetëm nëpërmjet dialogut patjetër duhet të kërkohet zgjidhje. Ndryshe, gjatë të dielës zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka takuar drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni, ku gjatë bisedës në fokus ka qënë formimi i qeverisë së re të Maqedonisë si dhe realizimi i reformave. Ndryshe, vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen pak ditë pas dhunës së shfaqur ne Parlamentin e Maqedonisë . Ndërkohë që dikasteri i policisë deri në këto momente ka arritur të arrestojë 7 nga 15 personat për të cilët Prokuroria Publike e Shkupit ka lëshuar urdhër-arrest për shkak se ishin përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, të enjten në mbrëmje, më 27 prill. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbi 130 mijë veta në marshin sindikal në Rusi Posted: 01 May 2017 05:32 AM PDT Mbi 130 mijë njerëz kanë marrë pjesë në marshin sindikal në qendër të Moskës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, ka bërë me dije policia ruse. Demostratat në Moskë i organizoi Federata ruse e sindikatave të pavarura, ka bërë me dije agjencia ruse Tass. Agjencia Interfaks ka bërë me dije se gjatë ditës së 1 Majit janë paraparë shëtitje në 737 qytete dhe qendra rajonale në Rusi. Dita Ndërkombëtare e Punës shëohet në gjithë botën në shenjë të kujtimit për ditën kur më 1886 rreth 40 mijë punëtorë në Cikago të SHBA-së kanë kërkuar kushte më të mira të jetesës dhe kanë hyrë në grevë duke bojkotuar punën. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Protesta të zbehta të punëtorëve përballë “një mal problemesh” Posted: 01 May 2017 05:23 AM PDT Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, përmes një proteste në Prishtinë, ka shënuar 1 Majin, të njohur si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Sindikalistët i janë drejtuar publikisht Qeverisë së Kosovës dhe pronarëve të kompanive private në vend, që të përmirësojnë kushtet e punëtorëve në sektorin privat. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se mbi 50 për qind të punëtorëve në sektorin privat nuk i kanë të drejtat elementare të punës. Sipas tij, që nga viti 2011, pagat minimale në sektorin privat nuk kanë ndryshuar dhe ato sillen nga 130 euro e deri në 170 euro, ndërkohë që kushtet e punës, siç i ka quajtur ai, janë skllavëruese. "Arsyet që na shtyjnë ta mbajmë këtë protestë sot janë pakënaqësitë e punëtorëve, të cilët assesi nuk po mundemi t'i zvogëlojmë. Sindikat jonë po bën të pamundurën që këto pakënaqësi, në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit, të menaxhohen në përputhje me ligjet që kanë të bëjnë me procesin e punës. Mosangazhimi ose mosrespektimi i mjaftueshëm i pronarëve të kompanive dhe i Ministrisë së Punës karshi punëtorëve e bëjnë këtë situatë, që shpeshherë me të drejtë e quajmë skllavëruese". Në protestën e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat e Kosovës, kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. megjithatë, në protestë kanë marrë pjesë vetëm disa dhjetëra protestues. Avni Ajdini, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e cila ka nën ombrellë shumicën e sindikatave, ka thënë se punëtorët kanë frikë të protestojnë nga punëdhënësit. Sipas tij, në Kosovë po zhvillohen politika që janë kundër punëtorëve e që rrjedhimisht janë edhe kundër ekonomisë së shtetit. "Pa punëtorë nuk ka ekonomi. Të drejtat e punëtorëve janë të drejta elementare, të cilat edhe ne i kërkojmë. Na kanë sjellë, me politikat jokorrekte, të korruptuara, në këtë gjendje. Nuk ka siguri për klasën punëtore. Vetëm në këto tre muajt e fundit, nga viti i ri, për fat të keq, kemi 7 raste të vdekjes, fatalitete. Pse? Kush mori masa? Askush nuk ka marrë masa. Një mal me probleme i kanë punëtorët dhe kanë frikë që të dalin këtu". Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Prishtinë kanë protestuar edhe sindikalistët e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve "Shota", si dhe sindikalistët e Koorporatës Energjetike të Kosovës. Por, protestat janë bërë të ndara. Por, a kanë reflektuar protestat e së hënës përçarjen eventuale ndërmjet sindikatave të punëtorëve? Jusuf Azemi, duke folur për Radion Evropa, ka shpjeguar se pse protestat janë bërë me numër të vogël të pjesëmarrësve, të ndara dhe jo nën një ombrellë. "Çdo sindikatë e ka statutin e vet dhe e ka të drejtën e veprimit të vet. Unë nuk mund t'ia imponoj, ashtu sikurse as mua nuk mundet të ma imponojë askush që të dal ose mos të dal. Unë e kam parë të arsyeshme që duhet të dal. Ata e kanë parë të arsyeshme që të mos dalin. "Qasja është e ndryshme. Ata kanë menduar se duhet të festojnë ose kam menduar që duhet të protestojmë. Normalisht që ne e kemi përgjegjësinë, por përgjegjësinë, aq sa e kam unë e ka edhe punëtori, sepse ndoshta më mirë ka qenë të jetë sot këtu i pranishëm se sa në vendin ku feston. Nuk e kemi komoditetin për të festuar". Në protestën e organizuar nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës, sindikalistët kanë kërkuar që në sektorin privat paga minimale të jetë 300 euro; punëtorëve tu paguhet stazhi i punës ashtu sikurse edhe në sektorin publik; të zbritet stazhi i punës nga 15 në 10 vjet për pensione; të formohet Gjykata e punës; të zbatohet Ligji i punës, ai mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe Marrëveshja kolektive. Sindikalistët gjithashtu kanë kërkuar që të parandalohen vdekjet në vendet e punës. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Protesta e Sindikatës së KEK-ut Posted: 01 May 2017 03:28 AM PDT This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë Posted: 01 May 2017 02:48 AM PDT Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës, përmes një proteste në Prishtinë, ka shënuar sot 1 Majin, të njohur si Dita e punëtorëve. Sindikalistët i janë drejtuar publikisht Qeverisë së Kosovës dhe pronarëve të kompanive private në vend, që të përmirësojnë kushtet e punëtorëve në sektorin privat. Po ashtu, edhe Ansambli "Shota" ka protestuar në kërkim të kushteve më të mira. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në Londër arrestohen tri vajza për "terrorizëm" Posted: 01 May 2017 02:24 AM PDT Tri vajza u arrestuan në lindje të Londrës, në kuadër të hetimeve të një komploti për sulm terrorist, që u parandalua javën e kaluar. Policia Metropolitane tha se dy 18-vjeçare dhe një 19-vjeçare janë arrestuar nën dyshimet për përgatitje dhe nxitje të akteve terroriste. Të premten e kaluar, policia britanike tha se ka parandaluar një komplot terrorist, duke qëlluar një grua gjatë bastisjes në një shtëpi në Uillesden, në veriperëndim të Londrës. Bastisje ka pasur edhe në Kent, ku janë arrestuar gjashtë persona. Muajin e kaluar, nga një sulm terrorist në Londër kanë vdekur gjashtë veta. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| NATO mund të rrisë praninë ushtarake në Afganistan Posted: 01 May 2017 01:37 AM PDT Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ushtarake është pranë vendimit për të rritur ose jo numrin e ushtarëve të saj në Afganistan, për t'i ndihmuar këtij vendi në luftën kundër kryengritësve islamikë. Stoltenberg i tha gazetës gjermane Welt am Sonntag se NATO, e përballur me situatën sfiduese të sigurisë, mund të rrisë numrin e personelit në Afganistan nga 13,000 sa është aktualisht. Stoltenberg nuk dha shifër tjetër specifike, por tha se aleanca do të marrë vendimin në qershor. Trupat e NATO-s janë në Afganistan për të trajnuar, ndihmuar dhe këshilluar forcat lokale. Forcat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë arritur në Afganistan 16 vjet më parë dhe kanë dëbuar talibanët nga pushteti. Megjithatë, prejse NATO ka përfunduar formalisht misionin luftarak në vitin 2014, talibanët kanë intensifikuar sulmet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Merkel në Arabinë Saudite, bisedon për krizën me refugjatë Posted: 01 May 2017 01:03 AM PDT Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur në Arabinë Saudite për bisedime me mbretin Salman. Merkel ateroi në qytetin Xhedah, ku u prit nga mbreti dhe zyrtarë të tjerë sauditë. Liderja gjermane pritet t'iu bëjë presion udhëheqësve të Gjirit që të pranojnë refugjatë dhe të sigurojnë ndihma humanitare për ata që ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme. Gjermania ka ofruar strehim për qindra-mijëra njerëz nga Siria, Iraku dhe Afganistani, në vitet e fundit. Merkel do të udhëtojë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Tregu i punës deficit për kuadro të caktuara Posted: 01 May 2017 12:48 AM PDT Kosova vazhdon të përgatis kuadro të cilët punësohen në zyre apo administratë, kryesisht juristë, ekonomistë dhe shumë pak përgatiten kuadro në drejtimet që kanë të bëjnë me shkathtësi teknike, aty ku edhe kërkohen më shumë vende pune. Agron Demi, analist i politikave në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, thotë për Radion Evropa e Lirë se struktura e tregut të punës në Kosovë ka deficit të kuadrove të caktuar. "Qeveria e Kosovës ka aprovuar një strategji gjithëpërfshirëse të zhvillimit ekonomik edhe në atë dokument e identifikon kualitetin në arsim dhe përgatitjet në tregun e punës si një nga problemet kyçe ku do të duhej të intervenohej më shumë, por që kjo strategji është aprovuar gati dy vjet dhe nuk ka asnjë hap konkret që të përmirësohet sistemi arsimor me qëllim të përgatitjes së kuadrove për vendet e punës që pritet të jenë në të ardhmen apo edhe këto aktuale", thekson Demi. Në Kosovë, më së shumti thuhet se mungojnë inxhinierë të profileve të ndryshme, profesionistë me përvojë pune në fushën e telekomunikacionit, kibernetikës, energjisë dhe në disa lëmi tjera. Derisa, konsiderohet të këtë numër të lartë të ekonomistëve e juristëve. "Ne ende vazhdojmë që shumicën e njerëzve t'i përgatisim për zyrë apo për vende të punës në administratë si juristë, ekonomistë, shkenca politike, sociolog, por shumë pak është punuar në drejtimet që kanë të bëjnë me shkathtësi teknike, ku vendet e punës janë aty, si dhe në ato shkathtësi që kërkohen në teknologji informative". "Ne kemi një rini e cila ato shkathtësi që i ka fituar në fushën e teknologjisë informative më shumë i ka fituar falë angazhimit vetanak sesa në sistemin arsimor", thekson Demi. Nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë thuhet ta kenë rritur edhe mungesa e kuadrove në lëmi të caktuara. Papunësia, ndërkohë, vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha që e ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit. Sipas anketës së fuqisë punëtorë të tremujorit të katërt të vitit 2016, papunësia në Kosovë është 28.7 për qind. Supozohet se çdo vit në tregun e punës në Kosovë janë aktivë për t'u punësuar 25 deri në 30 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18 vjeç e më lart, derisa po ky treg mund të absorbojë nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit. Tregtia, prodhimi, ndërtimtaria dhe arsimi punësonin më shumë se gjysmën e personave të punësuar në Kosovë, thuhet në të dhënat e Agjencisë së Statikave të Kosovës. Edhe të diplomuarit në Kosovë kryesisht ata të Fakultetit Juridik, thonë të kenë problem gjetjen e një vendi të punës. Adelina, studente në studimet master në fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, shprehet: "Në Kosovë në përgjithësi është vështirë të gjesh një vend pune, më të vështirë e bën edhe fakti se njohurit që ne i marrim në studime nuk mjaftojnë që të jemi të aftë të hymë në tregun e punës, na duhet të profesinalizohemi më shumë në lëminë që ne kemi zgjedhur", thotë ajo. Hulumtimet e bëra nga organizatat ekonomike në Kosovë ishte thënë se shumë investitorë të huaj që kanë privatizuar asetet e Kosovës, për të zëvendësuar mungesën e profesionistëve, kanë marrë punëtorë jashtë vendit. Derisa, njohës të çështjeve të arsimit në Kosovë, kishin shtuar nevojën e rishikimit programeve në mënyrë që t'i përshtaten më mirë kërkesave të tregut të punës. Po ashtu ishte theksuar se një problem tjetër që ka Kosova si treg i vogël dhe me një ekonomi të varfër nuk mund t'i absorbojë të gjithë ata që diplomojnë, prandaj duhet që të rinjtë të jenë të përgatitur për një treg më të gjerë, për tregun e punës në rajon, respektivisht për tregun evropian. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Tridhjetegjashtë gra jazidi shpëtohen nga IS-i Posted: 30 Apr 2017 11:37 PM PDT Kombet e Bashkuara thanë se një grup prej 36 grave jazidi në Irak janë shpëtuar, pas tre vjetësh "skllavëri" nën sundimin e grupit ekstremist Shteti Islamik. Koordinatorja për Çëshje Humanitare e OKB-së, Lise Grande, tha se gratë, qysh më 28 prill, kur edhe janë shpëtuar, kanë marrë strehim, veshmbathje dhe ndihmë mjekësore dhe psikologjike. Ngjarja ka ndodhur në Duhok, qytet kurd në veri të Mosulit. Mijëra gra dhe vajza të komunitetit jazidi janë rrëmbyer, torturuar dhe abuzuar seksualisht nga luftëtarët e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014. Thuhet se disa kanë arritur të largohen, porse rreth 3,500 mbeten në robëri. Besimi jazidi ka elemente të krishterimit, zoroastrianizmit dhe islamit. Shteti Islamik e konsideron atë "adhurues të djallit". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Macron: BE duhet të reformohet Posted: 30 Apr 2017 11:22 PM PDT Kandidati për president të Francës, Emmanuel Macron, tha se Bashkimi Evropian duhet të reformohet ose do të përballet me mundësinë e largimit të Francës. Macron, kandidat i qendrës, do të përballet në balotazhin e 7 majit me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Le Pen ka arritur sukses me retorikën anti-BE dhe ka premtuar se do të mbajë referendum për anëtarësinë e Francës në bllok. Duke folur për BBC-në, Macron tha se "është pro-evropian" dhe se mbron idenë evropiane, duke besuar se "është jashtëzakonisht e rëndësishme për popullin francez dhe vendin e tij në globalizim". "Por, në të njëjtën kohë, duhet të përballemi me situatën, t'i dëgjojmë njerëzit, të dëgjojmë faktin se ata janë shumë të zemëruar që BE nuk është më e qëndrueshme", tha Macron. Tash për tash, Macron udhëheq në sondazhe. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA arrin marrëveshje për ligjin e shpenzimeve Posted: 30 Apr 2017 11:12 PM PDT Negociatorët në Kongresin amerikan kanë arritur marrëveshje për ligjin e shpenzimeve, i cili do ta mbajë Qeverinë amerikane në funksion deri më 30 shtator. Sipas mediave amerikane, marrëveshja dypartiake rrit shpenzimet ushtarake, por nuk përfshin fonde për murin e propozuar të presidentit Donald Trump në kufi me Meksikën. Marrëveshja prej një trllion dollarësh duhet të miratohet nga ligjvënësit. Dështimi për të vepruar do ta mbyllte një pjesë të qeverisë. Mbyllja e fundit ka ndodhur në vitin 2013 dhe ka zgjatur 17 ditë. Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se ligjvënësit do ta miratojnë paketën në ditët e ardhshme. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





