“Kryetari i Komunës Gaillard të Francës viziton zjarrfikësit e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press |
- Kryetari i Komunës Gaillard të Francës viziton zjarrfikësit e Ferizajt
- Paralajmërimi tronditës i gjeneralit amerikan: Bëhuni gati për luftë
- Shpërthen dhuna në protestën kundër Le Pen në Paris (Live)
- Joe Biden: Obama i gatshëm të rikthehet në politikë
- ‘’Vetëvendosje’’ kërkon përmirësim të kushteve në sektorin privat
- Përkujtohet dëshmori Abdiselam Ahmeti
- Salihaj: Deputetët e LDK-së e pranuan propozimin tim për Demarkacionin
- Në Ferizaj sekuestrohen 825 kg marihuanë (Foto)
- Arrestohen 3 persona për vjedhje të derivateve në Kaçanik
- Homazhe në fshatin Bibaj, nderohen ballistët Avdi e Shaqir Biba
| Kryetari i Komunës Gaillard të Francës viziton zjarrfikësit e Ferizajt Posted: 01 May 2017 08:09 AM PDT Për 1 Maj, Ditën e punëtorëve, Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj eka vizituar Kryetari i Komunës dhe Komandanti i zjarrfikësve në Gaillard të Francës, Gregory Andolina me staf. Vizitën e organizoi Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Franko- shqiptare Tahir Shabani. |
| Paralajmërimi tronditës i gjeneralit amerikan: Bëhuni gati për luftë Posted: 01 May 2017 07:06 AM PDT Gjenerali i Lartë i Drejtësisë McMaster, gjithashtu këshilltar i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, tha se Shtetet e Bashkuara duhet |
| Shpërthen dhuna në protestën kundër Le Pen në Paris (Live) Posted: 01 May 2017 07:05 AM PDT Në videon live të transmetuar në Daily Mail mund ta shihni gjendjen (protestën) në Paris: |
| Joe Biden: Obama i gatshëm të rikthehet në politikë Posted: 01 May 2017 07:05 AM PDT Në një darkë vjetore, Biden hodhi poshtë thashethemet se ai do të garojë për president në zgjedhjet e 2020-s, por tha se ai dhe Obama do të bëjnë çfarëdo që munden për të ndihmuar në dhënien formë të debatit publik, transmeton Express. "Unë jam i gatshëm që të ndihmojë në mbledhjen e parave, rekrutimin e kandidatëve, në fushatë – siç është edhe Obama – kurdo që dëshironi, thjesht më tregoni," ka thënë Biden, raporton The Hill. Qëkur e la Shtëpinë e Bardhë para më shumë se 100 ditëve, Obama është parë vetëm në pushime në Karaibe dhe së fundmi dha fjalimin e parë publik pas presidencës në një ngjarje të komunitetit të të rinjve në Çikago. Në këtë fjalim, Obama nuk përmendi asnjë ngjarje politike apo pasuesin e tij Donald Trump./Express/ |
| ‘’Vetëvendosje’’ kërkon përmirësim të kushteve në sektorin privat Posted: 01 May 2017 06:35 AM PDT Ditën ndërkombëtare të punëtorëve Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, e shënoi me një aktivitet simbolik para komunës së Ferizajt. Fazli Shabani nga ''Vetëvendosje'' tha se organizimi i kësaj proteste është bërë në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat. "Të drejtat e punëtorëve fillojnë të shkelen qysh në kohën e nënshkrimit të kontratës, njerëzit në këto kontrata nuk kanë sigurime shëndetësore, siç e dimë ka pasur raste ku punëtorët kanë përfunduar me humbje jete dhe nuk marrin as dëmshpërblim as familja as askush. Shkeljet e të drejtave të punëtorëve janë edhe kur nënshkruan kontratë për një punë e bën krejt një punë tjetër, nënshkruan një kontratë me një pagesë të caktuar ndërsa rroga reale është krejt tjetër, nuk paguhet sigurimi, trusti pensional e vazhdojnë deri tek mungesa e komplet kushteve, ku punojnë nëpër ndërtesa shumë të larta dhe nuk kanë asnjë mjet sigurie për të siguruar jetën e tyre",tha Shabani. Në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje morën pjesë një numër shumë i vogël i protestuesve. Sipas Fazli Shabanit, interesimi i ulët i punëtorëve për protestë është për arsye se ata kanë frikë nga ndëshkimi që mund t'u ndodhë prej punëdhënësve. "Protestimi në këto raste është një demokraci e mirëfilltë që tek ne mungon, nuk guxojnë punëtorët të protestojnë sot sepse ata mund të ndëshkohen dhe kemi shumë raste të ndëshkimit kur është protestuar, por është dhe pak kulturë e përgjithshme protestimi, pavarësisht se ti punon dhe ke një pjesë të kushteve, sot mund të protestohet që të ketë përmirësim të kushteve të punës", theksoi Shabani. Nga organizatorët u kritikuan organizatat joqeveritare dhe sindikatat e punëtorëve për mospjesëmarrje në këtë protestë. Sipas tyre, kjo është dëshmi se ato janë të kapura nga politika, transmeton Televizioni Tema. |
| Përkujtohet dëshmori Abdiselam Ahmeti Posted: 01 May 2017 05:30 AM PDT Ferizaj.01.maj.2017 – Këtë të hëne në Ferizaj, familjarë, bashkëluftëtar dhe qytetar kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit të kombit Abdiselam A. Ahmeti nga Gremja e Ferizajt. Në ditën e rënies së dëshmorit Abdiselam A.Ahmeti tek varrezat e dëshmorëve janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh. Babai i dëshmorit, Aziz Ahmeti ka falënderuar të gjithë ata që kishin ardhur të nderojnë dëshmorin. "Lavdi u qoftë të gjithë këtyre trimave të cilët dhanë jetën për atdhe.Të lumtë këta që zgjodhën këtë rrugë dhe u flijuan për Liri, e të cilët nuk do ti harron asnjëherë Kosova dhe populli" ka thënë Aziz Ahmeti, babai i dëshmorit.
|
| Salihaj: Deputetët e LDK-së e pranuan propozimin tim për Demarkacionin Posted: 01 May 2017 05:20 AM PDT Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se gjatë javës së parë të majit do të procedojë për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Marrëveshja më e përfolur dhe më e kundërshtuar deri më tani në Kosovë, pritet t'i nënshtrohet procedurës së ratifikimit nga deputetët, me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe një numri të deputetëve nga partitë në pushtet. Por deputetët e partisë së Isa Mustafës që janë kundër kësaj Marrëveshjeje, së fundmi i kanë propozuar kryeministrit dhe shefit të partisë së tyre një propozim me anë të të cilit ata do ta votonin këtë marrëveshje ndërkombëtare. Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka incuar këtë propozim te kryeministri Mustafa përmes së cilit ofrohet zgjidhje për dalje nga kriza. "Nesër ose pasnesër do të dalim me një informatë rreth kësaj çështje. Tash për tash mund ta konfirmoj që ideja që unë e kam propozua është pranuar nga një numër i madh i deputetëve dhe e kemi diskutuar me kryeministrin", ka thënë Salihaj. E ndërkohë deputetët e LDK-së i kanë propozuar kryeministrit Mustafa që drafti për demarkacion që shkon në Kuvend, të përmbajë edhe një pikë të nenit që obligon Qeverinë e Kosovës që pas dy viteve ta rishqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi. Kulla e Zhlepit dhe Çakorri janë zonat kufitare që këta deputetë duan të rishqyrtohen, pasi pretendohet se në këtë pjesë Kosova ka humbur disa hektarë tokë, që kanë kaluar në pronësi të Malit të Zi, shkruan Gazeta Express. Ratifikimi i marrëveshjes ishte tërhequr nga votimi në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator të vitit të kaluar, pas tensionimit të gjendjes së sigurisë dhe mungesës së votave për ratifikim. Procedimin sa më të shpejtë të demarkacionit në Kuvend e ka kërkuar së fundi edhe zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, i cili ka gjasa se mund të vijë në Kosovë gjatë javës së ardhshme. |
| Në Ferizaj sekuestrohen 825 kg marihuanë (Foto) Posted: 01 May 2017 04:45 AM PDT Nē një operacion të koordinuar nga drejtoria e antidrogës e në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit dhe Gjykatë Themelore në Ferizaj janë sekuestruar një sasi prej 825 kg drogë e llojit marihuanë.Më 30.04.2017 rreth orës 14:00 njësitet anti-drogë në bashkëpunim me prokurorinë dhe gjykatën themelore në Ferizaj gjatë një operacioni të zhvilluar në fshatin Sojevë të Ferizajt kanë sekuestruar rreth 500 kg drogë të llojit marihuanë të kamufluar në 20 tavolina druri. Me këtë rast përveq tavolinave janë gjetur edhe mjete tjera që kanë shërbyer për paketimin e substancës narkotike, si shkumë, paketime të plastikës së tejdukshme, shishe me ngjitës të lëngshëm, brusha dhe ngjitës të cilat janë pjesë e të njejtit grup kriminal. Si rezultat i këtij operacioni në cilësinë e provës materiale janë konfiskuar dhe sekuestruar: 825 Kg Marihuanë 6 vetura të ndryshme 26 telefona celular si dhe mjete të tjera që kanë shërbyer për paketim të substancave të dyshuara narkotike, janë arrestuar 12 persona dhe së paku 2 persona janë në kërkim. “Ky rast rezulton të jetë njëri ndër kapjet më të mëdha që ka bërë Policia e Kosovës në luftë kundër narkotikëve dhe padyshim shton vullnetin dhe ngrit në shkallë më të lartë profesionalizmin dhe besueshmërinë e këtij institucioni” ka thënë kapiteni Reshat Murseli nga Drejtoria për Hetime dhe Trafikim me Narkotikë. Më 25 dhe 26 Prill, Policia ka konfiskuar 325 kg drogë dhe 500 nga aksioni i djeshëm e cila rezulton në një sasi prej 825 kg të sekuestruar brenda 7 ditëve./FerizajPress
|
| Arrestohen 3 persona për vjedhje të derivateve në Kaçanik Posted: 01 May 2017 02:36 AM PDT Tre persona janë arrestuar në Kaçanik pasi që gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur dhe sekuestruar 300 litra derivate ndërsa në shtëpinë e njërit prej tyre janë gjetur 500 litra derivate që dyshohet të jenë vjedhur në një kompani private. Policia njofton se tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. |
| Homazhe në fshatin Bibaj, nderohen ballistët Avdi e Shaqir Biba Posted: 01 May 2017 01:57 AM PDT Ferizaj.01.05.2017. Këshilli i fshatit Bibaj dhe Dega e Ballit Kombëtar Demokrat në komunën e Ferizajt, sot, me 01-Maj-2017, duke filluar në ora 10, kanë bërë homazhe te lapidari i dy vëllezërve ballist, Avdi dhe Shaqir Bibaj, të cilët, tërë jetën e tyre ia kushtuan Shqipërisë etnike. Bashkevendasit dhe bashkëveprimtar të tjerë në pranin e qytetarëve të shumtë kanë bërë homazhe tek lapidari i dy vllezërve Avdi e Shaqir Biba në fshatin Bibaj të Ferizajt, për të nderuar luftën e shenjtë të Ballit Kombëtar për Shqipëri Etnike.
|
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |








