“Shefi i FBI-së thotë se Rusia vazhdon të ndërhyjë në politikën e SHBA-së” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Shefi i FBI-së thotë se Rusia vazhdon të ndërhyjë në politikën e SHBA-së
- Turqia mban të bllokuar Wikipedia-n
- Pak disponim për demarkacionin, partitë anojnë kah zgjedhjet
- Takimi Rama-Basha, pa marrëveshje
- Putin thotë se raportet me Turqinë janë duke u përmirësuar
- Hoxhaj në Bruksel: Në ditët në vijim vendime të rëndësishme në Kuvend
- Merkel thotë se Evropa nuk duhet ta dëbojë Turqinë
- Dita Botërore e Shtypit - Gazetarët protestojnë
- Hoxhaj në Bruksel: Në ditët në vijim vendime të rëndësishme në Kuvend
- Opozita siriane pezullon pjesëmarrjen në bisedimet e paqes në Astana
- Davis: Britania nuk do të paguajë 100 miliardë euro për Brexit-in
- Talat Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit të Maqedonisë
- Zyrtarët e inteligjencës: Rusia me “sukses” arriti të krijojë mosmarrëveshje në SHBA
- Putin dhe Erdogan do të flasin për situatën në Siri
- Sulmohen automjetet e NATO-s në Kabul
- Media shtetërore e Koresë së Veriut konfirmon arrestimin e një amerikani
- Talat Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit të Maqedonisë
- Jiri Dienstbier Journalism Fellowship, 2017 - 2018
- Qeveria dhe Kuvendi miratojnë edhe ligje që nuk zbatohen
- Siri: 38 të vrarë nga një sulm i IS-it në afërsi të një kampi refugjatësh
| Shefi i FBI-së thotë se Rusia vazhdon të ndërhyjë në politikën e SHBA-së Posted: 03 May 2017 09:33 AM PDT Drejtori i FBI-së, James Comey, tha se Rusia vazhdon të ndërhyjë në politikën e Shteteve të Bashkuara dhe paralajmëroi se "qëllim" i saj është ta bëjë atë një kërcënim të madh ndërkombëtar. Comey i bëri këto komente gjatë dëshmisë përpara Komitetit të Senatit për Drejtësi, i cili po heton ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Drejtori i FBI-së u përball me pyetje të ashpra nga senatorët për hetimet që ka bërë agjencia e tij në lidhje me këtë çështje. Zyrtarë amerikanë të inteligjencës kanë akuzuar shërbimet inteligjente ruse për ndërhyrje në emailet e Partisë Demokratike në SHBA. FBI, në korrik, ka nisur hetimet për koordinim të mundshëm midis zyrtarëve rusë dhe anëtarëve të fushatës së presidentit Donald Trump. Kundërshtarja demokrate e Trumpit, Hillary Clinton, ka fajësuar hapur Rusinë për humbjen në zgjedhje. "Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndërhyrë me siguri në zgjedhjet tona. Është e qartë se ai ka ndërhyrë për të më dëmtuar mua dhe për të ndihmuar kundërshtarin tim", tha Clinton në një intervistë për rrjetin CNN, më 2 maj. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Turqia mban të bllokuar Wikipedia-n Posted: 03 May 2017 08:56 AM PDT Kreu i agjencisë së komunikimeve në Turqi tha se Ankarja nuk do të lejojë qasjen në enciklopedinë online Wikipedia, derisa ajo t'i largojë informacionet që Qeveria turke i konsideron të rreme. Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Turqi ka bllokuar ueb-faqen Wikipedia.org qysh më 29 prill, ndërsa një gjykatë në Ankara e mbështeti masën me urdhër zyrtar, më 2 maj. "Është e pamundur të lejohet qasja në Wikipedia derisa respektohen vendimet gjyqësore", tha kreu i Autoritetit të Teknologjive të Informaconit, Omer Fatih. Media shtetërore ka thënë se ndalesa është vënë pasi Wikipedia nuk ka larguar përmbajtjen që e akuzon Turqinë për bashkëpunim me grupet terroriste. Fondacioni Wikipedia e ka apeluar vendimin e gjykatës në Ankara. Turqia, në të kaluarën, ka bllokuar përkohësisht qasjen në ueb-faqet si Facebook, Twitter dhe YouTube. Bllokada kryesisht është bërë pas sulmeve terroriste ose protestave anti-qeveritare. Qeveria turke thotë se ndalesat janë të përkohshme dhe të nevojshme për sigurinë kombëtare. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pak disponim për demarkacionin, partitë anojnë kah zgjedhjet Posted: 03 May 2017 06:55 AM PDT Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë shfaqur shumë interesim për nismën e Qeverisë, që gjatë kësaj jave të përmbyllet me votim ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Përderisa një grup prej 17 deputetësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka vënë kushte kryeministrit Isa Mustafa, i cili është njëherësh dhe kryetar i LDK-së, për votën pro demarkacionit, opozita vazhdon të jetë kundër. Kurse disponim për votimin e kësaj marrëveshjeje, nuk kanë shpërfaqur shumë as deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se nuk është i njoftuar me kushtet e LDK-së, kurse procedimi i demarkacionit në Kuvend, mbetet çështje e Qeverisë. "Është kompetencë e Qeverisë dhe Qeveria mund ta dorëzojë në rrugë të rregullt apo mund të bëj kërkesë për dorëzimin e kërkesës për demarkacion sipas procedurave të përshpejtuara. Por, në secilin variant votimi i Marrëveshjes së demarkacionit konsiderohet çështje e re dhe duhet t'i ndjekë procedurat e shqyrtimit dhe votimit të kërkesës nëpër komisione dhe në Kryesi të Kuvendit", ka deklaruar Haliti. Në anën tjetër, Aida Dërguti, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje tha se Kuvendi ka degraduar shumë. Dërguti tha se këtë të martë, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit ishin ftuar në mbledhje në orën 22:00, ndërkohë që sërish nuk ishte proceduar marrëveshja për demarkacionin, çka sipas saj, dëshmon për gjendjen në të cilën ka ardhur Kuvendi i Kosovës. "Absolutisht nuk ka pas nevojë të thirret mbledhja e Kryesisë pas orës 22:00, do të thotë pak para mesnatës për të proceduar me pikat e rregullta për vazhdimin e një seance dhe mbajtja e një seance të re. Pra, ftesa në atë kohë do të nënkuptonte një mbledhje urgjente ose të jashtëzakonshme, në të cilën do të sillej demarkacioni", ka thënë Dërguti. Krahas nismës së Qeverisë për ratifikimin e demarkacionit, partia opozitare Nisma për Kosovën ka iniciuar një mocion për rrëzimin e Qeverisë aktuale. Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami tha se votimi i mocionit mund të ndodhë deri në fundin e javës. Ajo tha se joserioziteti i Qeverisë, tashmë është bartur edhe në Kuvend, çka po i bën institucionet jo funksionale, andaj, sipas saj, zgjedhjet mbeten opsioni më i mirë. "Ne mendojmë që është momenti i fundit dhe sa më shpejt ta përfundojmë çështjen e mocionit tonë, ndoshta edhe deri në fund të javës ta kemi një seancë të jashtëzakonshme, pasi që kështu nuk mund të tolerojmë joseriozitet të gjithë kësaj strukture të koalicionit", ka thënë Bajrami. Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar procedimin në Kuvend, gjatë kësaj jave, të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Megjithatë, sfida kryesore për koalicionin mbetet sigurimi i 80 votave për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Sfida për sigurimin e votave, sipas deputetëve, e ka shtyrë Qeverinë që ta zvarris tutje procedimin e çështjes në Kuvend. Dështimi eventual për ratifikimin e demarkacionit, besohet se do të kishte të paktën dy efekte apo pasoja politike; - e para mund të sjellë shpërbërjen e Qeverisë dhe dërgimin e vendit në zgjedhje, kurse pasoja e dytë, do të nënkuptonte mospërmbushjen e kushtit të fundit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Prishtina dhe Podgorica nënshkruan Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit në gusht të vitit 2015, në praninë ndërkombëtare. Kjo marrëveshje më pas u shndërrua në një kusht nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ratifikimi i marrëveshjes, ishte tërhequr nga votimi në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator të vitit të kaluar, pas tensionimit të gjendjes së sigurisë dhe mungesës së votave për ratifikim. Tani pritet që për herë të dytë, koalicioni qeverisës të provojë ratifikimin e kësaj marrëveshje, për të cilën nevojiten 80 vota të deputetëve. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Takimi Rama-Basha, pa marrëveshje Posted: 03 May 2017 06:51 AM PDT Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk arritën sot asnjë marrëveshje në takimin e parë mes tyre për zgjidhjen e krizës e cila e sheh të djathtën në një protestë të gjatë që vazhdon prej më shumë se dy muajsh për të kërkuar një qeveri teknike e cila sipas saj do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershor. Janë të paktën 23 parti opoztare të cilat kanë refuzuar rregjistrimin në zgjedhje. Takimi mes palëve, në zyrat e Presidentit Bujar Nishani, zgjati të paktën 3 orë. Ndonëse nuk është arritur në një kompromis, duket se megjithatë janë lënë ende hapësira komunikimi. Sipas një njoftimi të shkurtër të shpërndarë nga Presidenca, "gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi", përfundon njoftimi. Takimi i sotëm erdhi pas thirrjes drejtuar dje pasdite palëve nga presidenti Bujar Nishani që "të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin". Zoti Rama dhe Basha, hyn në zyrat e presidentit Nishani në orën 10.00 të shoqëruar nga kryetarët e grupeve të tyre parlamentare. Bisedimet pasojnë disa përpjekje të dështuara për kompromis. Javën e shkuar paketa e propozimeve e ofruar nga dy eurodeputetët David McAllister dhe Knut Fleckenstein nuk çoi në arritjen e një marrëveshjeje. Opozita këmbëngul në krijimin e qeverisë teknike dhe votim elektronik. Të njejtin qëndrim zoti Basha e konfirmoi dhe mbrëmë, pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ku përmes videokonferencave patën një bashkëbisedim me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn dhe Presidentin e Partive Popullore Europiane Joseph Daul, të cilët gjithashtu, mbështetën platformën e kompromisit të ofruar nga McAllister dhe Fleckenstein, ndërsa e quajtën të papranueshëm bojkotin e zgjedhjeve. Ky material fillimisht u publikua në VOA shqip. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Putin thotë se raportet me Turqinë janë duke u përmirësuar Posted: 03 May 2017 05:55 AM PDT Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë në takimin me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan se marrëdhëniet mes dy vendeve të tyre, janë duke u rikthyer "në format të plotë". Putin i bëri këto komente në Soçi, në hapjen e bisedimeve me Erdoganin që priten të fokusohen në konfliktin sirian. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë, vende që mbështetin palë të kundërta në konfliktin sirian, u përkeqësuan, pasi avionët turq rrëzuan një avion luftarak rus, në vitin 2015. "Është mirë që kemi rastin të takohemi dhe të diskutojmë për çështje kyçe të bashkëpunimit dypalësh", dhe çështjeve kryesore të agjendës ndërkombëtare, "përfshirë edhe krizën siriane", ka thënë Putin, raporton agjencia TASS. Ai ka thënë se marrëdhëniet ruso-turke "po bëhen të një karakteri të veçantë dhe po rikthehen në një format të plotë". Duke folur me gazetarët në Ankara, përpara se të nisej për në Soçi, Erdogan tha se zgjidhja politike për krizën në Siri është qëllim i përbashkët i Ankarasë dhe Moskës. Rusia, Turqia dhe Irani po ndërmjetësojnë bisedimet e paqes për Sirinë, të cilat po mbahen në Astana të Kazakistanit. Rusia dhe Irani janë mbshtetësit kryesor ushtarak të presidentit sirian Bashar al-Assad, ndërkaq Turqia mbështetë grupe të caktuara rebele, të cilët po tentojnë që ta largojnë nga pushteti Assadin. Në këtë takim, Putin dhe Erdogan po ashtu pritet të bisedojnë për ndalesat tregtare që janë vendosur që prej përkeqësimit të marrëdhënieve më 2015. Turqia ka tentuar të bindë Rusinë që të heq sanksione ndaj disa produkteve të agrikulturës. Erdogan ka thënë se dëshiron që sanksionet ruse të hiqen sa më shpejt që është e mundur. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hoxhaj në Bruksel: Në ditët në vijim vendime të rëndësishme në Kuvend Posted: 03 May 2017 05:28 AM PDT Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha të mërkurën në Bruksel se "Kuvendi i Kosovës brenda ditësh mund të marrë vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Merkel thotë se Evropa nuk duhet ta dëbojë Turqinë Posted: 03 May 2017 05:11 AM PDT Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Ervopa nuk duhet ta dëbojë Turqinë, pavarësisht shqetësimeve se rritja e pushtetit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, po rrezikon aspiratat e vendit të tij për tu anëtarësuar në BE. Zyrtarët e lartë të BE-së që merren me çështjen e Ankarasë i kanë thënë agjencisë Reuters e Turqia e ka diskualifikuar veten nga bashkimi në bllok, pas goditjes së Erdoganit ndaj disidentëve, komenteve të tij për "nazizëm" kundrejt Gjermanisë dhe referendumit për ndryshime kushtetuese, që ia zgjeroi atij pushtetin. Sidoqoftë, në një intervistë dhënë për Berliner Zeitung, Merkel ka thënë se Turqia "është partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit islamik" dhe se është në interesin e BE-së dhe NATO-s, të ketë marrëdhënie të mira me Ankaranë. "Nuk duhet ta dëboni një partner të tillë, edhe pas zhvillimeve negative që ne mund të adresojmë", ka thënë ajo. E pyetur për bisedimet për anëtarësim në BE, Merkel përsëriti se Turqia do të kalonte vijnë e kuqe me BE-në, nëse do të rikthente dënimin me vdekje. "Ne në Evropë, duhet të diskutojmë së bashku për çfarë lloj të raportit duan në të ardhmen me Turqinë", tha ajo. Shumë persona në partinë e Kristianë Demokratëve (CDU), të Merkelit, janë skeptikë për anëtarësimin e Turqisë në bllok por Merkel që një kohë të gjatë ka argumentuar se është e rëndësishme të bisedohet me Ankaranë, duke thënë se vendimi për anëtarësim nuk është ende afër. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dita Botërore e Shtypit - Gazetarët protestojnë Posted: 03 May 2017 05:04 AM PDT Në Ditën Botërore të Shtypit, gazetarët në Prishtinë kanë bërë thirrje për përmirësim të kushteve dhe tejkalim të sfidave me të cilat përballen çdo ditë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hoxhaj në Bruksel: Në ditët në vijim vendime të rëndësishme në Kuvend Posted: 03 May 2017 04:54 AM PDT Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha të mërkurën në Bruksel se "Kuvendi i Kosovës brenda ditësh mund të marrë vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi". Hoxhaj, që po fliste përpara komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, tha se shpreson që ky të jetë kushti i fundit për Kosovën, që qytetarët e saj të lëvizin pa viza në vendet e BE-së. Ministri i Jashtëm i Kosovës po qëndron në Bruksel ku ka takuar një ditë më parë shefin e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe komisionerin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, që i kanë përcjellur porosinë për përmbushjen e të gjitha kushteve të Komisionit Evropian me qëllim të liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit. "Me sa kam kuptuar në ditët në vijim do të marrim vendime të rëndësishme në Parlamentin tonë me qëllim që të ratifikojmë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi që duhet të jetë njëri nga kushtet e fundit. Pastaj shpresojmë se do të marrim mbështetjen tuaj dhe mbështetjen e Komisionit Evropian që t'u mundësohet qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza", tha Hoxhaj përpara anëtarëve të Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian. Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj foli edhe për dialogun me Serbinë duke theksuar se "ai duhet të ketë një qëllim të qartë, që është njohja e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve". "Në pikëpamjen tonë si qeveri, dialogu duhet të ketë qëllim të qartë dhe një nga qëllimet më të rëndësishme është njohja e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve. Pa këtë, mendoj se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i padobishëm dhe i pavlerë, por njohja e ndërsjellë duhet të jetë qëllim të cilin duhet ta kemi si një strategji të qartë për vitet në vijim", tha Hoxhaj. Duke folur përpara komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, ministri Hoxhaj tha se marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë duhet të zbatohen në tërësi. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u pezullua me një Rezolutë të Kuvendit të Kosovës, përmes së cilës u kërkua lirimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit u ndalua nga policia franceze në Basel, mbi bazën e një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet në Beograd, që e ngarkuan atë me, sic thuhej, krime lufte. Një gjykatë franceze në Colmar, pas disa seancash që zgjatën rreth katër muaj mori vendimin për lirimin e Haradinajt dhe ai u kthye në Kosovë. Ministri Hoxhaj ndërkaq u tha anëtarëve të komitetit për punë të jashtme se "agjenda e reformës evropiane është një përparësi e autoriteteve në vend" dhe shprehu besimin e tij për përfundimin e saj brenda dy vitesh. "Ne shpresojmë që të kemi mundësinë ta bëjmë këtë në dy vitete e ardhshme, ose në fund të këtij viti ose gjatë mesit të vitit të ardhshëm. Kurdo që të mund ta kryejmë dhe të arrijmë këtë gjendje, atëherë Kosova do të aplikojë për statusin kandidat", tha Hoxhaj. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Opozita siriane pezullon pjesëmarrjen në bisedimet e paqes në Astana Posted: 03 May 2017 04:28 AM PDT Opozita siriane ka njoftuar se ka pezulluar pjesëmarrjen në bisedimet për paqe në Siri, që do të mbahen në Astana të Kazakistanit. Opozita e armatosur siriane ka kërkuar që qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad të ndërprejë bombardimet në zonat e kontrolluara nga opozita, raporton Reuters. "Delegacioni ka pezulluar pjesëmarrjen pas prezantimit të një memoradumi, ku kërkohet agazhimi për të ndaluar bombardimet e qeverisë", ka thënë zëdhënësi i delegacionit të opozitës, Ahmad Ramadan. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Davis: Britania nuk do të paguajë 100 miliardë euro për Brexit-in Posted: 03 May 2017 03:42 AM PDT Ministri britanik, që është i ngarkuar me mbikëqyrjen e daljes së vendit nga Bashkimi Evropian, ka thënë se Britania nuk do të paguajë fakturën për Brexit në vlerë prej 100 miliardë euro. David Davis i ka thënë një televizioni britanik se BE-ja nuk ishte në gjendje të vendoste në mënyrë arbitrare një shifër se sa do të jetë shuma përfundimtare që duhet paguar Britania për të dalë nga blloku. Raportet e mëparshme kishin vlerësuar se pagesa do të ishte rreth 60 miliardë euro por Financial Times, ka thënë sot se kjo shumë është rritur pas kërkesave të shtuara të BE-së. Davis ka thënë se Britania do t'i përmbushë obligimet ndërkombëtare por "ne nuk do të paguajmë 100 miliardë euro". Ndërkaq, negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier ka hedhur poshtë se kërkesat finaciare të bllokut për daljen e Britanisë ishin "dënim", por ka paralajmëruar kundër "iluzionit" se Brexit do të ishte proces pa dhimbje. Barnier i ka bërë thirrje Britanisë që të nisë bisedimet sa më shpejt që të jetë e mundur. "Disa kanë krijuar iluzionin se Brexit nuk do të kishte ndikim financiar në jetën tonë apo se negociatat mund të përfundojnë shumë shpejt", ka thënë ai. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Talat Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit të Maqedonisë Posted: 03 May 2017 02:52 AM PDT Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i është dorëzuar kabineti nga parardhësi i tij, Trajko Veljanovski përkundër kundërshtimit nga ana e tij që këtë ta bënte pas zgjedhjes së Xhaferit për kryeparlamentar të enjten e kaluar nga shumica e re parlamentare. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zyrtarët e inteligjencës: Rusia me “sukses” arriti të krijojë mosmarrëveshje në SHBA Posted: 03 May 2017 02:49 AM PDT Rusia arriti të krijonte mosmarrëveshje politike në Shtetet e Bashkuara, duke ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, e cila do ta nxisë Moskën që të provojë sërish të bëjë një gjë të tillë, kanë thënë zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane. Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper dhe ish-kryetari i Komitetit për Inteligjencë, Mike Rogers, gjatë një diskutimi në universitetin Harvard, janë pajtuar se Rusia ka gjasa që të provojë sërish të arrijë këtë qëllim edhe në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit në Francë dhe Gjermani. "Qëllimi i tyre ishte që të krijojnë pakënaqësi dhe mosbesim në zgjedhjet tona. Ata donin që ne të grindeshim kur ato të mbaronin", tha Rogers në një ngjarje në Kembrixh. "Është duke ndikuar në procesin legjislativ sot. Ky është shumë sukses". Clapper tha se Rusia që një kohë të gjatë ka kërkuar që të ndikojë në sjelljen e votuesve ameriaknë por Moska, sipas tij, zbuloi se këtë mund ta bëjë me kosto të ulët, duke përdorur rrjetet sociale, si Facebook-u, për të shpërndarë informacione të rreme. "Kjo është sjellja më agresive dhe më e drejtpërdrejtë që ata kanë pasur në zgjedhjet tona", tha Clapper. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Putin dhe Erdogan do të flasin për situatën në Siri Posted: 03 May 2017 02:26 AM PDT Presidenti rus, Vladimir Putin sot do të takohet me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në Soçi, ku pritet që biseda e tyre të fokusohet në konfliktin sirian. "Problemet e Srisë sigurisht se do të diskutohen gjatë këtij takimi", ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Rusia dhe Turqia, që mbështesin palë të kundërta në luftën në Siri, janë duke rindërtuar marrëdhëniet e tyre, që prej se avionët turq rrëzuan një avion rus gjatë vitit 2015. Erdogan, para se të nisej për në Soçi u tha gazetarëve se zgjidhja politike për krizën siriane, është qëllim i përbashkët për Ankaranë dhe Moskën. Putin dhe Erdogan gjithashtu pritet të diskutojnë për marrëdhëniet tregtare mes dyja shteteve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sulmohen automjetet e NATO-s në Kabul Posted: 03 May 2017 01:51 AM PDT Automjetet e NATO-s gjatë një kolone në një rrugë të ngarkuar të Kabulit, kanë eksploduar pas një shpërthimi, duke lënë të vdekur 8 civilë dhe 28 të tjerë të plagosur. Eksplodimi ka dëmtuar dy vetura të rënda të NATO-s, gjatë kalimit pranë selive të Ambasadës Amerikane dhe NATO-s. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Media shtetërore e Koresë së Veriut konfirmon arrestimin e një amerikani Posted: 03 May 2017 12:51 AM PDT Media shtetërore e Koresë së Veriut ka konfirmuar se muajin e kaluar ka arrestuar një qytetar amerikan, i cili po ligjëronte në Phenian, duke çuar në tre, numrin e qytetarëve të SHBA-së që po mbahen nga autoritetet verikoreane, në kohën e rritjes së tensioneve mes dyja vendeve. Kim Sang-Duk, i njohur ndryshe edhe si Tony Kim, është arrestuar në aeroportin e Phenianit më 22 prill për "kryerjen e akteve kriminale të armiqësisë që synojnë përmbysjen e Koresë së Veriut", ka njoftuar agjecia KCNA. Park Chan-mo, kancelar në Univeristetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Phenianit, ka thënë më 24 prill se Kim ishte arrestuar dy ditë më herët. Park ka thënë se Kim, 58-vjeç, ishte arrestuar nga zyrtarët, teksa ai po tentonte që të largohej nga vendi, përmes aeroportit në kryeqytet. Zëdhënësi i universitetit ku ai punon, ka thënë se Kim së bashku me gruan e tij po tentonin që të iknin për në Kinë. Kim kishte ligjëruar lëndën e kontabilitetit në universitetin verikorean për rreth një muaj. Park ka thënë se ai është informuar se arrestimi i Kim, nuk "kishte të bënte" me punën e tij në universitet por nuk ka dhënë më shumë detaje. Ambasada suedeze në Phenian, muajin e kaluar ka thënë se është në dijeni që një qytetar amerikano-korean është arrestuar së fundmi. Kjo ambasadë përkujdeset për çështjet e SHBA-së në Korenë e Veriut, pasi dy shtetet nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Gjithashtu Departamenti amerikan i Shtetit muajin e kaluar ka thënë se është në dijeni që një qytetar amerikan është arrestuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje "për shkak të privatësisë". Arrestimi i këtij qytetari të SHBA-së, vjen në kohën e tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Phenianit për shkak të programeve bërthamore dhe raketave balisitike të Koresë së Veriut. Të paktën edhe dy qytetarë amerikanë janë të arrestura nga autoritetet në Korenë e Veriut. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Talat Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit të Maqedonisë Posted: 03 May 2017 12:14 AM PDT Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i është dorëzuar kabineti nga paraardhësi i tij, Trajko Veljanovski përkundër kundërshtimeve nga ana e tij që këtë ta bënte pas zgjedhjes së Xhaferit për kryeparlamentar të enjten e kaluar nga shumica e re parlamentare. Madje deputetët e VMRO DPMNE-së të martën kishin hyrë të gjitha në kabinetin e kryetarit të Kuvendit për të manifestuar unitet në vendimin e tyre për të mos hequr dorë nga mos-njohja e Xhaferit. "Akti i pranim-dorëzimit të detyrës u realizua në procedurë normale në bazë të parimeve të parlamentarizmit", thuhet në komunikatën e parë për media nga kabineti i Xhaferi. Pas largimit të Veljanovskit i cili kryesonte për gati një muaj mbledhjen konstitutive të Kuvendit, shërbimet e Kuvendit tanimë kanë nisur procedurën e zyrtarizmit të Talat Xhaferit në gazetën zyrtare për të rrumbullakësuar procesin e emërimit tij për kryetar të Kuvendit. "Duhet të ketë një akt juridik, vendim se kryetari i ri është zgjedhur. . Këtë duhet shërbimet e Kuvendit ta bëjnë. Vendimi duhet të shpallet në gazetën zyrtare dhe me këtë kompletohet e gjithë procedura. Nëse procedura është e rregullt me dokumentacion të kompletuar, patjetër që duhet të shpallet", thotë ish kryetari i Kuvendit Stojan Andov. Pas këtij akti pritet që Xhaferi të njoftojë presidentin Gjorge Ivanov se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë parlamentare dhe se mandati për kryeministër duhet ti ndahet liderit social-demokrat, Zoran Zaev. Nga shumica parlamentare presin që presidenti Gjorge Ivanov të mos pengojë më dhënien e mandatit liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ka hartuar edhe programin qeveritar si garanci se nuk do të ketë ndarje të shtetit, apo prishje të karakterit unitar siç pretendonte Ivanov, por edhe VMRO-ja e Nikolla Gruevski. Osman Kadriu, profesor i së drejtës kushtetuese beson se presidenti Ivanov do të respektojë Kushtetutën në dhënien e mandatit, por gjithashtu nuk përjashton edhe pengesat. "Ai duhet të veprojë sipas Kushtetutës dhe vlerësoj se vizitat e fundit të zyrtarëve të lartë nga jashtë, e në veçanti e diplomatit amerikan Hoyt Bryan Yee do të kenë ndikim që ai të ndryshoj mendimin dhe t'ia jep mandatin liderit Social-Demokrat Zoran Zaev. Nëse këtë nuk e bënë dhe e shkel Kushtetutën siç ka bërë deri më tani, atëherë shumicës së re nuk i mbetet asgjë tjetër pos të veprojë si deri më tani apo si në rastin e kryetarit të Kuvendit, të formojë edhe qeverinë e re", thotë Kadriu. Nga ana tjetër, Talat Xhaferi takimin e parë si kryer Kuvendi e ka realizuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar. "Bashkimi Evropian është i gatshëm të punojë me kryetarin Xhaferi për zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin euroatlantik të Maqedonisë", ka shkruar ambasadori Zhbogar në Twitter pas takimit me kryeparlamentarin e ri të Maqedonisë. Zgjedhja e Talat Xhaferi për kryetar Kuvendi është njohur edhe nga Britania e Madhe e cila kërkon formimin edhe të qeverisë së re nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare. "Mbretëria e Bashkuar mbështet vendimin demokratik të shumicës së deputetëve të Maqedonisë për ta përzgjedhur Talat Xhaferin si Kryeparlamentar. Ne do të bashkëpunojmë me të. I bëjmë thirrje të gjithë individëve, institucioneve dhe partive që të mundësojnë transferim të pa dhunë dhe pa pengesa të qeverisë. Sa më shpejtë që të formohet ajo, aq më shpejtë do të mund të vazhdohet me implementimin e reformave urgjente nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë", thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Kryetari i ri i Kuvendit është njohur edhe nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, të cilët presin formimin e shpejtë të qeverisë së re. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Jiri Dienstbier Journalism Fellowship, 2017 - 2018 Posted: 03 May 2017 12:04 AM PDT Radio Evropa e Lirë tani pranon aplikacionet për vitin 2017-2018, për bursën për gazetarë "Jiri Dienstbier Journalism Fellowship". Ky program (bursë) zgjat nga 1 nëntori 2017 deri më 30 qershor 2018. Qëllimi i dhënies së kësaj burse është t'iu ndihmojë gazetarëve nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ta ushtrojnë profesionin e tyre, në përkrahje të pluralizmit. Aplikacionet pranohen nga gazetarët e Bosnjë dhe Hercegovincës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Të përzgjedhurit vendosen nëshërbimin përkatës të Radios Evropa e Lirë, në zyrat qendrore në Pragë dhe rajon, ku praktikojnë trajnimin dhe punojnë me profesionistët e RFE/RL-së. Ky program u ofron atyre instruksione në fushën e multimedias, duke i përfshirë në diskutime në baza ditore. Kjo u ndihmon që të jenë bartës të standardeve të profesionit të tyre, liderë në komunitetin e tyre si dhe në botë. Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në jiridienstbierfellowship@rferl.org deri në orën 0600 CET (sipas kohës së Evropës Qendrore) më 31 maj, 2017. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen më 30 qershor, 2017. Shkarkoni aplikacionin këtu. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Qeveria dhe Kuvendi miratojnë edhe ligje që nuk zbatohen Posted: 02 May 2017 11:52 PM PDT Zbatimi i ligjeve mbetet një nga çështjet kryesore që sfidon institucionet e Kosovës. Procedimi i ligjeve nga Qeveria në Kuvend dhe miratimi i tyre, nuk garanton edhe zbatimin e këtyre ligjeve. Kryetarja e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ka shumë ligje të cilat nuk gjejnë zbatim në terren dhe, siç thotë ajo, një pjesë e tyre miratohen nga Kuvendi vetëm sa për të marrë poena pozitiv në raportin e progresit dhe në sytë e ndërkombëtarëve. "Ato ligje ose merren 'copy paste' ose i sjellë dikush nga ndërkombëtarët, qoftë nga zyra e Bashkimit Evropian apo nga Ambasada Amerikane dhe natyrisht që pastaj nuk ka dhe një debat gjithëpërfshirës sa u përket të njëjtave", tha Haxhiu. Deputetja Haxhiu, tha se për fuqizimin e zbatimit të ligjeve nuk ka interesim dhe se deri tash pavarësisht kritikave që të behet me shumë në zbatimin e ligjeve, në praktikë kjo nuk është vërejtur. "Nuk ka një vullnet politik për të zbatuar ligjet. Ne si komision për legjislacion disa herë kemi organizuar monitorime të projekt-ligjeve dhe ligjeve në fuqi dhe vërejmë pengesat me të cilat ballafaqohen institucionet, sepse ka shumë nene që janë në shpërputhje me njëra tjetrën dhe kjo e bën natyrisht të vështirë zbatueshmërinë e ligjeve", tha Haxhiu. Edhe deputetja Selvie Halimi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se disa ligje që janë miratuar në Kuvend nuk po arrijnë të gjejnë zbatim dhe është krijuar nevoja që të plotësohen apo ndryshohen. "Jo rrallë na ndodh që legjislacioni të ketë probleme në zbatim gjatë rrugës së zbatimit, pastaj mbesin shumë dispozita ligjore që duhet të sqarohen me udhëzime administrative dhe këto udhëzime administrative nuk po arrijnë që ta kenë atë efektin e duhur sipas asaj çfarë ligji ka qëllimin dhe kështu që gjatë zbatimin vërehen ato mangësitë", tha Halimi. Halimi megjithatë thotë se ligjet nuk behën sa për të thënë dhe sipas saj Kuvendi miraton ligje sipas zhvillimeve shoqërore dhe përpiqet që ato ligje të jenë në përputhje me rregullta e BE-së (acquis communautaire – grumbullimi i ligjeve, akteve dhe normave ligjore të BE-së). "Plotësim-ndryshimin e ligjeve unë nuk e shoh problem. Problematike paraqitet zbatimi në terren, sepse nuk ka një konsistencë të mirë të lidhur me Kuvendin dhe burimet qeveritare që shpejt të përcillen plotësim-ndryshimet dhe të jepen udhëzimet se si duhet zbatohet ligji plotësuar apo i ndryshuar",tha Halimi. Ndërkaq, jo të rralla janë edhe nismat që ndërmerren për ndryshimin e ligjeve. Në mesin e tyre, është edhe ai për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë se është një numë i konsiderueshëm i ligjeve që presin të ndryshohen. Në mesin e tyre është ligji për konfliktin e interesit, pastaj Kodi Penal dhe ai Proceduarës Penale të cilat pritet të ndryshohen. Florent Spahija, këshilltar ligjor, nga Instituti i Kosovës për Demokraci, tha për Radion Evropa e Lirë se nga monitorimet e bëra ka ligje që për shkak të vështirësive në zbatim në terren janë kthyer për amandamentim disa herë. "Është ligji për konfliktin e interesit që mund ta përmendim që ka qenë disa herë për ndryshim dhe është tërhequr dhe prapë tash është në ndryshim. Në shumicën e rasteve po kemi ligje të cilat kthehen si pa dobishme dhe të pa aplikueshme nga institucionet kur i marrin ato ligje për zbatim", tha Spahija. Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovës thonë se qasje e institucioneve të Kosovë duhet të ndryshohet në mënyrë që të ketë debate më të gjëra gjatë draftimit të ligjeve dhe në fund që të ketë kohë të mjaftueshme që institucionet relevante, qoftë Kuvendi apo Qeveria, të reflektojnë në përmbajtjen e tyre. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Siri: 38 të vrarë nga një sulm i IS-it në afërsi të një kampi refugjatësh Posted: 02 May 2017 11:39 PM PDT Një grup monitorues ka thënë se në një sulm të kryer nga militantët e Shtetit Islamik, më 2 maj, pranë një kampi të refugjatëve në verilindje të Sirisë, janë vrarë të paktën 38 persona. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se mbi 30 persona të tjerë janë plagosur në këtë sulm, që ndodhi në një kamp të refugjatëve, në fshatin Rajm al-Salibi, që gjendet në afërsi të kufirit mes Sirisë dhe Irakut. Kampi i sulmuar gjendet në territorin e kontrolluar nga Forcat Demokratike Siriane, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara. Forcat Demokratike Siriane, një koalicion i milicive kurde dhe arabe, gjatë vitit të kaluar kanë arritur të marrin nën kontroll nga IS-i, pjesë të konsideroheshme të territorit në veri të Sirisë. Tani këto forca po luftojnë që të zmbrapsin militantët nga qyteti Raqqa. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





