“Ngrihet në këmbë Ziadin Sela, ndjehet më i fortë se kurrë më parë (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Ngrihet në këmbë Ziadin Sela, ndjehet më i fortë se kurrë më parë (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Ngrihet në këmbë Ziadin Sela, ndjehet më i fortë se kurrë më parë (Foto)

Posted: 03 May 2017 09:37 AM PDT

Ziadin Sela është deputeti i cili natën e 27 prillit pësoi më shumë nga huliganët maqedonas që e goditën me mjete të forta ku i shkaktuan lëndime në kokë dhe trup. Sela u tërhoq zvarrë nga huliganët duke e mbajtur edhe peng ku më pas ekipet mjekësorë e kanë veshur me bluzë tjetër duke e maskuar për ta nxjerrë jashtë Kuvendit për të transferuar në Spitalin e Shkupit. 

Dhuna e huliganëve maqedonas u bë kur shumica parlamentare në Maqedoni votoi deputetin e BDI-së, Talat Xhaferin si krye parlamentar të ri shqiptar ku në mesin e tyre u lënduan shumë deputet, punonjës administrativ të Kuvendit dhe gazetarë. /Gazeta Express/

Bosch thotë se Kosovës është dashur t’i hiqen vizat në vitin 2010

Posted: 03 May 2017 09:37 AM PDT

"Mund ta them këtë, se nuk jam më ambasador, sepse kur je ambasador nuk mund t'i thuash gjithmonë gjërat siç i mendon. Kosovës është dashur t'i jepej liberalizimi i vizave kohë më parë së paku në të njëjtën kohë me Shqipërinë e Maqedoninë", tha ish-ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch.

Këtë ai e tha gjatë një ligjërate të mbajtur në kolegjin ISPE për "Parandalimin e Migrimit të Parregullt".

Valdet Hoxha, zëvendësministër i Punëve të Brendshme foli për emigrimin e qytetarëve të Kosovës në vitin 2014-2015 për të cilët tha se ishin diku rreth 70 mijë që kërkonin një jetë më të mirë.

"Në kohën të cilën po jetojmë, jo vetëm Kosova, po jetojmë në një botë dinamike ku në bazë të statistikave të fundit të organizatave botërore në fushën e migrimit, çdo i 33-i qytetar i botës është emigrant. Pra, kemi një dinamikë të re dhe mekanizmat tanë po i përshtaten kësaj dinamike", tha Hoxha.

Hoxha përmendi se nga 70 mijë qytetarë të Kosovës që kanë emigruar nëpër vendet e BE-së, rreth 35 mijë janë kthyer.

"Kthimi i tyre po vazhdon, çdo muaj po kthehen nga 1000 persona", tregoi Hoxha.

Sulmohen punëtorët e KEDS-it në Komogllavë

Posted: 03 May 2017 09:29 AM PDT

Dy punëtorë të KEDS-it janë sulmuar fizikisht nga dy meshkuj në fshatin Komogllavë të Ferizajt.

Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Formohet Grupi i Miqësisë Kosovë – Parlament Europian

Posted: 03 May 2017 09:24 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj sot në Bruksel ka zhvilluar një sërë takimesh në Parlamentin Evropian.

Me takimin me eurodeputetët, u formua edhe zyrtarisht Grupi i Miqësisë ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kosovës. Ministri Hoxhaj falënderoi Lunacek dhe euro-deputetët e tjerë për bashkëpunimin dhe konkretizimin e kësaj ideje të nisur muaj më parë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

"Sot ka qenë një ditë e veçantë në Parlamentin Evropian meqë është themeluar grupi i miqësisë në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës, që do të jetë një platformë e mirë e mbështetjes së Kosovës në agjendën evropiane. Ndërsa, kam pasur mundësinë edhe që të raportoj për zhvillimet në Kosovë pranë Komisionit për Politikë të Jashtme, dhe të kërkoj mbështetjen e shumë deputetëve të parlamentit evropian për liberalizimin e vizave", ka thënë Hoxhaj.

Eurodeputetja Ulrike Lunacek ka vlerësuar se formimi i Grupit të Miqësisë është një ngjarje e rëndësishme pasi që mund të zhvillohen takime dhe debate jo formale për tema të ndryshme të rëndësishme.

"Formimi i Grupit të Miqësisë është i rëndësishëm sepse nënkupton që do të ketë mundësi të zhvillohen takime dhe debate joformale me njerëz si ministri Hoxhaj, apo shefat e Komisioneve Parlamentare për Integrime dhe Punë të Jashtme ku do të mund të diskutohen temat në mënyrë më joformale", ka deklaruar Lunacek.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Europiane, Njomza Emini dhe Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reqica e kanë vlerësuar të rëndësishëm formimin e këtij grupi dhe nevojën e bashkëpunimit sa më të afërt me europarlamentarët.

Kryediplomati kosovar, Hoxhaj ka zhvilluar një takim me deputetët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian – AFET, të cilët i ka njoftuar për progresin në agjendën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe kanë diskutuar për pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Kryetari Svarqa, priti në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë

Posted: 03 May 2017 08:01 AM PDT

I pari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim zyrtarë ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Menjëherë pas këtij takimi në konferencën për gazetarë, kryetari Svarqa, është shprehur se janë diskutuar çështje të ndryshme, por gjithashtu ambasadori i Francës në Kosovës është njoftuar edhe për të gjitha zhvillimet e komunës së Ferizajt. Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes komunës së Ferizajt, përmes Asociacionit të Komunave të Francës që ndërlidhën me mundësinë e studimit të studentëve ferizajas në Universitete e Francës.
"Natyrisht se ky është një interes i përgjithshëm për qytetarët e komunës së Ferizajt, para procesit të integrimit të Kosovës në mënyrë që edhe të rinjët tanë të kenë mundësinë e lëvizjes së lirisë, dhe të integrimit jo vetëm fizik, por edhe integrimit të të arriturat shkencore, sidomos në ato që mund të jenë teje të rëndësishme për përmirësimin dhe avancimin e cilësisë së shërbimeve në shëndetësi, në arsim, në turizëm e fusha të tjera", ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar ambasadorin për vizitën e bërë në qytetin e Ferizajt.
E nga ana tjetër, ambasadori i Francës në Kosovës Didier Chabert, është shprehur tejet i impresionuar me zhvillimet që po ndodhin në qytetin e Ferizajt, theks të veçante i ka kushtuar zhvillimit ekonomik, por edhe realizmit të projekteve të shumta infrastrukturore. Ai ka falënderuar kryetarin Svarqa për pritjen e bërë duke theksuar se bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt, do të vazhdojë.
"Ka qenë një rast i mirë për të parë mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në mes Ferizajt dhe Francës në shumë lëmi, duke përfshirë edhe edukimin, por edhe lëmitë të tjera të zhvillimit ekonomik të Ferizajt. Ne të dy u pajtuam se ka mjaft gjëra për të bërë dhe do të shohim së bashku se çka mund të konkretizojmë në kuadër të këtij bashkëpunimi", tha Chabert.
Në fund të këtij takimi kryetari Svarqa, ambasadorit të Francës Didier Chabert, ja dhuroi edhe një dhuratë modeste.


Nuk është Nihan, kjo është e dashura e Emirit në jetën reale (Foto)

Posted: 03 May 2017 06:45 AM PDT

Kaan Urgancioglu është një nga aktorët më të përfolur në Turqi, jo vetëm përsa i përket jetës së tij profesional si aktor të shumë seriale të njohura, por edhe për shkak të asaj private.

Gjithmonë i rezervuar për të folur rreth kësaj teme, aktori turk nuk u ka bërë aspak të lehtë mediave turke të zbulojnë më shumë për të. Në 2012 ai shoqërohej me Derin Mermerci dhe Azra Akin. Në 2013 dilte me Berrak Tüzünataç. Që prej këtyre lidhjeve të deklaruara të tij nuk është ditur më asgjë për të. Shtypi shkruante se ai vazhdonte të ishte single ose me siguri dinte shumë mirë ta mbante të fshehur këtë informacion. Të paktën deri pak para disa ditësh. Ai është fotografuar me të dashurën e tij, aktoren Zeynep Oymak duke pirë kafe dhe nuk mund të mos vihet re buqeta e luleve midis tyre.

Jonida dhe Elvana ‘binjake’… Ja si qëndron e vërteta (Foto)

Posted: 03 May 2017 06:16 AM PDT

Ato janë dy mikesha të vjetra të cilat vazhdojnë të kenë miqësinë pas shumë vitesh.

Madje për to të gjithë mendonin se janë dy binjake. Ajo ka treguar në një intervistë për INtvarsyen e këtyre ngatëresave.

"Na është krijuar me kohë ajo hija. Kur ishim bashkë në akademi, kishim të njëjtën staturë, pothuajse të njëjtën gjatësi, të njëjtën ngjyrë flokësh dhe lëkure, përpos kësaj, ngaqë rrinim shumë bashkë, kishim të njëjtat gjeste dhe të njëjtën mënyrë të foluri. Kjo bënte që ndonjëherë të dukeshim si binjake, na ngatërronin."

Aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi ka pohuar se shpesh iu ngatëronin dhe emrin. Asaj i thërrisnin Elvana deh anasjelltas dhe këngëtares.

“Arrestohet” Gena, në Las Vegas (Foto, Video)

Posted: 03 May 2017 06:07 AM PDT

Këngëtari i njohur shqiptar, Gena vazhdon të jetë kudo në botë me mbrëmjet e tij muzikore.

Por, vizita në Las Vegas të Amerikës e gjeti atë në befasi.

Dy femra u përkujdesën për ti bërë një truk atij duke ia vënë Genës prangat në duar.

Megjithatë asgjë nuk ishte serioze dhe Gena u pa i lumtur në krahët e dy bukurosheve.

Ramush Haradinaj nesër viziton Ferizajn

Posted: 03 May 2017 06:04 AM PDT

Në vazhdën e takimeve me qytetarë që po zhvillon lideri i AAK-së pas kthimit nga Franca ku u mbajt për afër katër muaj nesër do të vizitoi Ferizajn.
Këtë e ka bërë të ditur dega e AAK-së në Ferizaj e cila po bënë përgatitje për një pritje sa me madhështore.
Komunikatën e plotë lëshuar nga AAK dega në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim.

NJOFTIM / FTESË

Të nderuar qytetarë të Komunës së Ferizajt, ju njoftojmë se Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj, do të jetë në një vizitë në qytetin e Ferizajt, me qëllim të takohet me qytetarë dhe ti falenderon përzemërsisht të gjithë për kontributin e tyre, të cilët në forma të ndryshme e kanë mbështetur dhe përkrahur z.Ramush Haradinaj kur ai mbahej padrejtësisht në Francë në periudhën katërmujore, për shkak të një urdhër arresti politik të Serbisë të vitit 2004, ku akuzohej për krime të kryera ndaj komunitetit serb.

Mirëpo, siq dihet se z.Haradinaj është gjykuar dy herë në Hagë, nën akuzat për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Ai pati dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës, për t'u dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Në vitin 2008, ishte shpallur i pafajshëm. Po ashtu, një proces tjetër ndaj tij ishte iniciuar po në Hagë, por sërish qe shpallur i pafajshëm në vitin 2012, duke u liruar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për krime lufte. Tash edhe njëherë në Colmar të Francës e dëshmoi se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte luftë e drejtë dhe e pastër.

Andaj ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt pa dallime partiake, që të marrin pjesë masovikisht në pritjen madhështore për z.Ramush Haradinaj.

DATË: 04.05.2017
ORA: 19:30
VENDI: Restorant “Fitorja” – Ferizaj

AAK DEGA NË FERIZAJ

Pamje që ua ngrijnë gjakun në vena: Kamerat e sigurisë filmojnë diçka të tmerrshme (Video)

Posted: 03 May 2017 05:51 AM PDT

Në qytetin Rosario në pjesë verilindore të Argjentinës, është filmuar një aktivitet paranormal nga kamerat e sigurisë.

Pamjet rrëqethëse shfaqin shtratin me rrota brenda spitalit, që papritmas fillon të lëviz. Në një moment ajo filloi të lëviz aq shumë që rrokulliset, transmeton Telegrafi.

Nëse shikoni pemët në anën e djathtë të videos, do të bindeni se nuk bëhet fjalë për ndonjë erë të fortë pasi që edhe gjethet nuk lëviznin fare.

Shikoni videon e postuar më poshtë dhe vlerësojeni vetë nëse bëhet fjalë për një montazh.