“Qysh me ditë kur rrezikohen fëmijët nga shikimi?” plus 4 more Qysh me

“Qysh me ditë kur rrezikohen fëmijët nga shikimi?” plus 4 more Qysh me


Qysh me ditë kur rrezikohen fëmijët nga shikimi?

Posted: 09 May 2017 02:52 PM PDT

Që ne moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Si rezultat i zhvillimit të teknologjisë bashkëkohore me hapa shumë të shpejtë, vitet e fundit miopia tek fëmijët e moshave të vogla dhe mesatare kryesisht është rritur.

Sistemi i shikimit të fëmijëve ndodhet në zhvillim të përhershëm, prandaj që faktorët e dëmshëm të mjedisit rrethues mund të ndikojnë në këtë sistem negativisht, i cili pjesërisht ndikon në zhvillimin e miopisë tek fëmijët.

Një rol të madh në zhvillimin e sistemit të shikimit luajnë mbingarkesat e shikimit.

Tek këto mbingarkesa hyjnë vizatimi, leximi (mbingarkesat e shikimit në distancë të afërt), si edhe parja e televizorit.Çfarë ndodh me sistemin e shikimit të fëmijës kur ai shikon televizor për një kohë të gjatë?

Shëmbëllimi nga ekrani i televizorit projektohet në retinë (në fundin e syrit).Por në shumicën e rasteve fëmijët e moshave të vogla janë me hipermetropi, prandaj që fëmija të shikojë figurën qartë nga një distancë e caktuar i duhet të sforcojë struktura të caktuara të syrit. Kjo gjë ndodh në mënyrë reflektive dhe nuk varet nga vetëdija e fëmijës.

Kur sforcohen muskujt shikojmë figura të vogla dhe të lëvizshme, kjo gjë ndodh shpesh sidomos kur shikojmë televizor, duke mos përjashtuar këtu çrregullimin e sistemit kompensues dhe futjen e mekanizmave miopizues (zgjatja e syrit). Si rrjedhim kjo gjë mund të zhvilloj miopinë tek fëmijët.

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët që kanë shkuar në shkollë. Në moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Ngaqë kokërdhoku i syrit është i zgjatur drita nuk fokusohet aty ku duhet dhe fëmija ankohet se nuk shikon mirë.

Në mënyrë, që të shikojnë mirë objektet që ndodhen larg, fëmijët mbledhin sytë, qepallat e mbledhura në mënyrë të tillë luajnë rolin e diafragmës dhe si rrjedhojë shëmbëllimi në retinë bëhet më i qartë.

Miopia nuk është vetëm defekt optik, i cili korrigjohet lehtë me syze ose lente kontakti. Kur zgjatet kokërdhoku, zgjaten edhe pjesët e brendshme të syrit, veçanërisht retina. Si rezultat, në fund të syrit shfaqen vatra distrofike, të cilat gjatë progresimit mund të çojnë në uljen e shikimit.

Prandaj, mjekimi i miopisë tek fëmijët duhet të jetë kompleks dhe të ketë si qëllim ngadalësimin ose ndalimin e saj, si edhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut në kokërdhokun dhe brenda pjesëve të tjera të syrit.

Mjekimi i miopisë është kompleks, i drejtuar në të gjitha aspektet, që progresojnë atë. Në përgjithësi mjekimi i miopisë bëhet në mënyrë konservative, duke përfshirë metoda të ndryshme funksionale. Këtu përfshihen dhe ushtrime në aparate të caktuara, metoda fizike të mjekimit si dhe metoda medikamentoze. Si rregull, kur mjekojnë miopinë japin syze.

Për miopinë e shkallës së ulet dhe të mesme rekomandohen syze për larg, kurse për miopine e shkallës së lartë – syze për mbajtje të vazhdueshme. Megjithëse, vetë syzet nuk kanë ndonjë efekt mjekësor, ato janë vetëm një mjet korrigjues gjatë mjekimit të miopisë tek fëmijët.

Efekt mjekësor kanë vetëm lentet e kontanktit. Efekti maksimal arrihet vetëm atëherë kur mbahen lentet e forta, por gjithashtu arrihet edhe kur pacienti mban lente kontakti të buta.

Kur miopia progreson shpejt (më shumë se 1dioptri në vit), ose kur ka ndërlikime në fundin e syrit, si etapë plotësuese e mjekimit të miopisë bëhet edhe ndërhyrja kirurgjikale-skleroplastika. Nuk ia vlen të mbiçmohen mundësitë e skleroplastikës. Për fat të keq ky operacion nuk jep garanci 100%, që miopia nuk do të progresojë edhe pas tij.

Operacioni nuk është alternativë e mjekimit konservativ të miopisë progresive. Mjekimi konservativ i miopisë vazhdon edhe pas operacionit. Taktika e mjekimit të miopisë, që kryhet në klinikë, stabilizon progresimin e saj në 85-90% të rasteve. Në 55-60% të rasteve efekti arrihet edhe pa ndërhyrjen kirurgjikale.

Nuk është aspak e vërtetë, është thjesht një mosinterpretim që syzet mbahen përgjithmonë, ose në qoftë se fëmija ka vënë syze, atëherë ai nuk do t'i heq më. E para, kur fëmija ka miopi të shkallë së vogël (deri në 3 dioptri), atëherë i jepen syze vetëm për largSyzet

Syzet nuk kanë efekt mjekësor, ato rekomandohen në mënyrë që pacienti të ndihet komfort. N.q.s fëmija në jetën e përditshme nuk mban syze, atëherë nuk duhet insistuar që t'i mbajë. Kur miopia është e shkallës së lartë ose kemi ulje të menjëhershme të pamjes, atëherë fëmijës i rekomandohen syze për gjithë kohën.

Sa më parë të fillohet mjekimi i miopisë progresive, aq më shumë mundësi ka për parandalimin e komplikacioneve në fundin e syrit, ë cilat zhvillohen gjatë miopisë progresive, dhe mund të ulin shikimin.

N.q.s miopia nuk mjekohet, atëherë është praktikisht e pamundur që të parashikohet ecuria e sëmundjes, gjë që mund të rrisë vrullshëm miopinë dhe të dëmtojë syrin. N.q.s fëmija ndodhet nën ndjekjen e mjekut, atëherë shqetësime të tilla mund të evitohen. Rritja e lejueshme e miopisë gjatë mjekimit duhet të jetë jo më shumë se 0.5 D në vit.

N.q.s miopia do të rritet me këto ritme, atëherë fundi i syrit të fëmijës nuk do të dëmtohet. Për fëmijën që ka miopi është shumë e rëndësishme higjiena e pamjes. Kryesisht, kjo i përket të gjithë fëmijëve, madje edhe atyre që nuk kanë patologji të syrit.

Mbingarkesat e shikimit duhet të jenë të kufizuara. Fëmija duhet të lexojë ulur, duke u mbështetur në tavolinë dhe me një ndriçim të mirë. Nuk rekomandohet të lexojë shtrirë ose kur ha ushqim. Gjithashtu, është e rëndësishme se sa gjatë shikon programet telelevizive. Fëmijët, që janë më të vegjël se 2 vjeç nuk u rekomandohet fare të shikojnë televizor. Kjo ka lidhje jo vetëm me mbingarkesat në sy, por edhe me ndikimin e sistemit nervor qendror, i cili mund të irritojë fëmijën.

Në moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Ngaqë kokërdhoku i syrit është i zgjatur drita nuk fokusohet aty ku duhet dhe fëmija ankohet se nuk shikon mirë. E para, kur fëmija ka miopi të shkallës së vogël (deri në 3 dioptri), atëherë i jepen syze vetëm për larg. Syzet nuk kanë efekt mjekësor, ato rekomandohen në mënyrë që pacienti të ndihet komfort

Edhe puna në kompjuter nuk duhet të zgjasë më shumë se 40 minuta, dhe patjetër pas kësaj duhet bërë 10-20 minuta pushim.

Kur fëmija ka 2 vjet – në këtë moshë është e rëndësishme se sa gjatë shikon programet telelevizive, dhe nuk u rekomandohet fare të shikojnë televizor. Kjo ka lidhje jo vetëm me mbingarkesat në sy, por edhe me ndikimin e sistemit nervor qendror, i cili mund irritojë fëmijën. Lloji i televizorit (i zakonshëm, me ekran "të sheshtë", me panel kristalor të lëngshëm, me plazmë) praktikisht nuk ndikon në mbingarkesën e shikimit.

The post Qysh me ditë kur rrezikohen fëmijët nga shikimi? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga hurmat?

Posted: 09 May 2017 02:37 PM PDT

Hurmat konsumohen në pjesë të ndryshme të botës, ndërsa në vendet arabe janë një pjesë e rëndësishme e dietës.

Më së shpeshti hahen të thata, por kjo nuk do të thotë ndonjë ndryshim – efektet e saj të dobishme për shëndetin mbeten të njëjta.
Veçanërisht janë të rëndësishme për vegjetarianët sepse ato përmbajnë substanca të caktuara që janë të vështira për t'u gjetur në ushqime me origjinë bimore, të tilla si vitamina B6, seleni, fibrat, magnezi, bakri, kaliumi dhe mangani.
Besohet se kontribuojnë në trajtimin e kancerit, sepse ato përmbajnë selen. Ky antioksidant i fuqishëm parandalon formimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, forcon sistemin imunitar dhe mbron trupin nga infeksionet. Seleni gjithashtu stimulon gjëndrën tiroide, ndërsa mungesa e tij çon në ndryshime serioze hormonale.
Luteini dhe zeaksantini i përkasin grupit të karotenoideve, ndërsa tek njerëzit këto dy substanca filtrojnë gjatesinë valore të dritës së dukshme me energji lartë duke vepruar si antioksidantë, dhe kështu mbrojnë retinën e syrit nga dëmet e shkaktuara nga drita e fortë. Një studim i kryer në vitin 2007 tregon se ka më pak gjasa që të shtrembërohet makula e syrit me kalimin e kohës në njerëz, nëse ushqehen me ushqim të pasur me këto substanca.
Hurmat përmbajnë fosfor, ndërsa ai luan një rol të rëndësishëm të "ushqimit të trurit". Për këtë arsye rekomandohen në dietën e njerëzve të cilët janë të angazhuar në punë intelektuale. Trurit dhe muskujve u japin shpejtë energjinë e nevojshme, për shkak se ato përmbajnë sheqerna natyrore të tilla si glukoza, saharoza dhe fruktoza. Ato përmbajnë klor elementar i cili përdoret për të mbrojtur dhëmbët nga prishja. Hurma e pjekur përmbanë vitamina A, C, B1, B2 dhe niacin. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i natriumit, magnezit, kalciumit dhe hekurit.
Janë të pasura me hekur, dhe konsumi i tyre i rregullt është parandalim i shkëlqyer i anemisë (dhe trajtimit për ata që vuajnë nga mungesa e këtij elementi) – 100 gram me hurma përmban rreth 10 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të hekurit.
Konsumi i rregullt të këtij fruti ndihmon tek kapsllëku, për shkak të nivelit të lartë të fibrave të cilat kontribuojnë për tretje më të mirë të ushqimit. Ajo gjithashtu ka efekt anti-inflamator, ndihmon në kushte të tilla si artriti, sëmundjet kardiovaskulare, parandalimin e goditjeve në tru, prandaj konsumimi i tyre rekomandohet edhe tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja Alzheimer.
Për gratë shtatzëna është ushqim i shkëlqyer, i cili ndihmon në përgatitje për lindjen e fëmijës sepse i siguron trupit të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Janë të shkëlqyeshme për humbje peshe, problemet me impotencë dhe anemi.
Sheqeri natyral që gjendet në hurme është alternativë e përkryer e sheqerit të rregullt. Është e lehtë në tretje dhe zvogëlon urinë. Mjafton të hahen 2 ose 3 hurme, dhe nuk do të keni dëshirë për çokollatë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër.
Dr. Melina Jampolis zbuloi se hurmat ndihmojnë në humbje të peshës, dhe mjafton që të hani tri copa në ditë, sepse në këtë mënyrë do të merrni energji pa ngarkim me ushqim të pashëndetshëm, thuhet në "Just Natural Life".

 

The post Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga hurmat? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë kremë kundër rrudhave?

Posted: 09 May 2017 02:29 PM PDT

Shenjat e para të pleqërisë vërhen në rrudha të holla përreth syve, buzëve dhe ballit e kjo ndodh kryesisht në mungesë të kolagjenit.

Pavarësisht këtij procesi natyral që është i pandalshëm, ekzistojnë disa tretmane natyrale, sikur kjo receta natyrale që mund ta gjeni më poshtë.

Ndoshta ky është kremi anti-rrudhë më efektiv që mund ta përgatisni në shtëpi.

Përbërësit:

  • 1 banane
  • 1 domate e madhësisë së mesme
  • 1 lugë gjelle xhel aloe vera

Hiqni lëvoren e bananes së pjekur dhe preni në copa të vogla.

Më pas largoni fara nga domntja dhe shtrydheni lëngun nga pjesa e mbetur e domate.

Më pas shtoni dy lugë gjelle të këtij lëngu në copat e bananes.

Në fund shtoni edhe xhelin e aloe veras.

Aplikojeni këtë masë në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 25-30 min.

Më pas pastrojeni fytyrën tuaj me ujë të vakët.

The post Qysh me përgaditë kremë kundër rrudhave? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë pije për të humbur 2 kg?

Posted: 09 May 2017 02:26 PM PDT

Shumë femra ëndërrojnë rreth asaj që për një ditë të humbin në peshë.

Me këtë pije, do të humbni deri dy kilogramë nga pesha trupore

Përbërësit:

  • 1. 1,5 litër qumësht me 1,5 për qind yndyrë të qumështit
  • 2. Çaj të gjelbër, 3-4 lugë
  • 3. Një lugë kanellë Merrni 1,5 litër qumësht, e hidhni në enë dhe e lini të vlojë.

Qumështit ia shtoni 3-4 lugë çaj të gjelbër.

E lini të ftohet.

Shtoni kanellë dhe e pini gjatë ditës, në vend të ushqimit.

The post Qysh me përgaditë pije për të humbur 2 kg? appeared first on Qysh Me.

Qysh me shëru artritin?

Posted: 09 May 2017 02:14 PM PDT

Fara e kajsisë e njohur ndryshe si bajamja e hidhur është njëra nga burimet më të mira të vitaminës B17.
Kjo vitaminë mund të gjendet gjithashtu në fruta si pjeshka, molla e kumbullat.
Është ende një çështje e diskutueshme, pasi disa shkencëtarë besojnë që kjo frutë është e shëndetshme, kurse të tjerë besojnë se është toksike.
Mjekësia kineze e rekomandon farën e hidhur të kajsisë për kurimin e artrit, problemet e sistemit respirator, problemet me tretjen dhe presionin e lartë të gjakut?
Në Rusi kjo frutë përdoret për ta luftuar kancerin.
Farat e kajsisë përmbajnë gjurmë cianidi, të cilat në sasi të mëdha mund ta shkaktojnë toksikim, simptomat e të cilit janë temperatura e lartë, të vjellat dhe gjendja e komes.

The post Qysh me shëru artritin? appeared first on Qysh Me.