“Bajrami numëron dështimet e qeverisë; fton deputetët ta votojnë mocionin” plus 2 more Gazeta Tribuna

“Bajrami numëron dështimet e qeverisë; fton deputetët ta votojnë mocionin” plus 2 more Gazeta Tribuna


Bajrami numëron dështimet e qeverisë; fton deputetët ta votojnë mocionin

Posted: 10 May 2017 02:13 AM PDT

Kryetarja e gurpit parlamentar të NISMA-s, Valdete Bajrami, ka argumentuar se pse qeverisë aktuale të Kosovës duhet t'i jepet fundi dhe ftoi deputetët ta votojnë mocionin e mosbesimit.

Ajo tha se vendi është në krizë dhe mendon se kësaj qeverie duhet t'i vjen fundi për shkakë të qeverisjes se keqe dhe mungesës së vendimmarrjes, njofton Klan Kosova.

Bajrami tha se opozita kërkon që këtij kabineti qeveritar t'i ndërpritet mandati për arsyet e mëposhtme:

-Marrëveshja e nënshkruarn në Bruksel që doli të jetë në 23 nene në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës.

-Mosfunksionimi i vendit shkaku i qeverisë

-Mosfunksionimi i institucioneve

-Kapja e sistemit të drejtësisë

– Degradimi i sistemit të arsimit

– Ikja e kuadrove dhe qytetarëve nga Kosova

– Papunësia e madhe

"Kjo qeveri u tregua e paaftë të marrë vendime të rëndësishme për të mirën e vendit dhe qytetarëve", tha ajo në foltoren e kuvendit.

"Në pajtim me kushtetutën e Kosovës, NISMA , Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetët tjerë nënshkrues kemi protokoluar kërkesën për këtë seancë".

Në përmbyllje, ajo ftoi deputetët që ta votojnë këtë mocion.

The post Bajrami numëron dështimet e qeverisë; fton deputetët ta votojnë mocionin appeared first on Gazeta Tribuna.

Dy persona kapen me marihuanë në Vushtrri

Posted: 10 May 2017 01:58 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Vushtrri pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit në veturën e tyre ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 514.23 gramë dhe një mjet të mprehtë-thikë.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. Të dyshuarve u është sekuestruar vetura dhe dy telefona mobil.

The post Dy persona kapen me marihuanë në Vushtrri appeared first on Gazeta Tribuna.

Gjendet i vdekur një punonjës në një shkollë të Podujevës

Posted: 09 May 2017 11:59 PM PDT

Një punëtor sigurimi në shkollën fillore "Enver Maloku", në Podujevë është gjetur i vdekur gjatë ditës së mërkurë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku.

Çitaku ka thënë se nuk mund të jep detaje tjera, deri sa të marrin konfirmimin prej njësive përkatëse, shkruan Indeksonline.

"Jemi tu i prit njësinë përkatëse për me konfirmu, domethanë shkakun e vdekjes e të gjitha këto. Ka ndodh në shkollën "Enver Maloku" në Podujevë. Informata tjera përveç me ta konfirmu ngjarjen nuk mundem me dhanë" është shprehur ajo.

The post Gjendet i vdekur një punonjës në një shkollë të Podujevës appeared first on Gazeta Tribuna.