“QYSH ME APLIKU PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME ME 11 QERSHOR 2017?” plus 5 more Qysh me |
- QYSH ME APLIKU PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME ME 11 QERSHOR 2017?
- Qysh me ditë sa duhet të peshojnë bebet sipas gjatësisë?
- Qysh me kriju Jailbreak për iOS10?
- Qysh me e përgaditë lëkurën për verë?
- Qysh me i ndriçu flokët?
- Qysh me stabilizu diabetin me produkte natyrale?
QYSH ME APLIKU PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME ME 11 QERSHOR 2017? Posted: 14 May 2017 07:26 PM PDT Për të aplikuar për të votuar ju nevojitet të keni:
Hapat që duhet ndjekur për të aplikuar janë të shënuar më poshtë: 1. Shkarkoni formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës nga linku: http://www.kqz-ks.org/U 2. Shtypni formularin e shkarkuar. Për ta hapur formularin ju duhet të keni të instaluar programin Adobe Reader në kompjuterin tuaj. Atë mund ta shkarkoni falas dhe instaloni nga https://get.adobe.com/read 3. Plotësoni formularin me të dhënat e juaja. Shkruani qartë dhe me shkronja të shtypit. Ne fund e nënshkruani formularin. 4. Skenoni apo e fotografoni me telefon mobil formularin e plotësuar dhe nënshkruar. Kur e fotografoni i kushtoni kujdes qe i tërë formulari të jetë i dukshëm dhe i lexueshëm. 5. Skenimin apo foton e formularit e bashkangjiteni me kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës së Kosovës (faqen e të dhënave personale) dhe së bashku i dërgoni nga email adresa juaj personale në adresën ovpp@kqz-ks.org 6. Nëse dokumeti i Republikës së Kosovës (apo UNMIK-ut) që e keni është i skaduar, në email e bashkangjiteni edhe kopjen e një dokumenti identifikues valid (letërnjoftim apo pasaportë) të shtetit ku aktualisht jetoni. Formularin duhet ta dërgoni me email më së largu me 22 maj 2017. Mos hezitoni që t’a shpërndani këtë artikull tek personat e tjerë që jetojnë në diasporë. The post QYSH ME APLIKU PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME ME 11 QERSHOR 2017? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me ditë sa duhet të peshojnë bebet sipas gjatësisë? Posted: 14 May 2017 01:23 PM PDT Para së gjithash na duhet t'ju themi sërish se çdo fëmijë është i ndryshëm nga tjetri. Gjatë 3-4 ditëve të para fëmija do të humbë rreth 350 gr (për një bebe 3.500 gr), dhe kjo nuk duhet t'ju shqetësojë. Pesha e bebes duhet të fillojë t'ju shqetësojë duke filluar nga dita e 15 pas lindjes. Pesha e tij do të dyfishohet në muajin e 6, dhe trefishohet në muajin e 12. Pulsi i tij do të jetë rreth 120-150 rrahje në minutë dhe frymëmarrja do të përfshijë rreth 35-50 marrje dhe nxjerrje fryme në minutë. Duke qënë se fëmija merr frymë vetmë me hundë dhe jo me gojë duhet të mbani shumë të pastër atë, duke hedhur shpesh solucion fiziologjik. The post Qysh me ditë sa duhet të peshojnë bebet sipas gjatësisë? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me kriju Jailbreak për iOS10? Posted: 14 May 2017 12:07 PM PDT 1.Për të aktivizuar Jailbreak për iOS10 së pari lidhet pajisja me iTunes, në të cilin krijohet një backup. 2.Deaktivizoni kodin për cbllokimin e pajisjes. 3.Hapet Cydia ipactor https://yalu.qwertyoruiop.com/ 4.Pasi Cydia impactor kërkon adresen, shënoni Apple ID për tu kyqur. 5.Pasi të instalohet do të shfaqet ikona Springboard. Para se ta hapni atë duhet të konfiguroni profilin e ri me emrin yalu102 në Settings. 6.Kthehuni në Home dhe hapni aplikacionin yalu102 dhe klikoni GO. 7.Rrjedhimisht, pajisja juaj do të ristartohet, dhe ikona e Cydia do të shfaqet në pajisjen tuaj. The post Qysh me kriju Jailbreak për iOS10? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me e përgaditë lëkurën për verë? Posted: 14 May 2017 11:37 AM PDT Vera është para nesh dhe kjo është koha më e mirë për të përgatitur lëkurën tonë për stinën e nxehtë. Mund të themi që gjatë verës lëkura jonë "vuan" dhe kërkon një vëmëndje të veçantë në mënyrë që mos të thahet nga dielli i fortë. Gjatë ditëve të verës është thelbësore ta pastrojmë lëkurën tonë me ndonjë maskë të përgatitur nga vetë ju, në mënyrë që mos te kemi dëmtime të saj. Na nevojitet gjithashtu një trajtim me krem ushqyes që të na ndihmojë të ripërtërijmë indet e lëkurës tonë, kremrat ushqyes të kombinuar me maskat e aplikuara sipas tipit të lëkurës, rikthejnë hidratimin e lëkurës tuaj. Duhet të keni shumë kujdes me lëkuren tuaj gjatë stinës së nxehtë kurrë nuk duhet të dilni nga shtëpia pa vënë kremin kundra rrezeve të diellit, nëse nuk dëshironi që lëkura t'ju dëmtohet. The post Qysh me e përgaditë lëkurën për verë? appeared first on Qysh Me. |
Posted: 14 May 2017 11:26 AM PDT Pushimet janë të bukura për të gjithë ne, plot relaksim, largimi i vëmëndjes nga puna, hallet dhe streset e përditshme që na shoqërojnë gjatë gjithë vitit. Flokët mund të përfitojnë nga efekti i rrezeve të diellit dhe mund të marrin një ngjyrë te shndritshme dhe të bukur prej ari e cila do të nxjerr në pah vlerën e vërtetë të flokëve tuaj. Për të bërë këtë efekt sa me të dukshëm mund të aplikojmë dhe disa kremëra special të cilët i gjejmë në treg që floku të jetë më i shëndetshëm dhe i bollshëm. Po ashtu këto kremra e ruajnë flokun nga djegia që që lëshojnë disa rreze dielli të cilat nuk janë shume te dobishme si për flokët ashtu dhe për trupin tonë, sidomos ato të orëve te drekës. The post Qysh me i ndriçu flokët? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me stabilizu diabetin me produkte natyrale? Posted: 14 May 2017 10:32 AM PDT Pija gjithnjë e më e popullarizuar, kafja e gjelbër, mund t'ju ndihmojë të shkrini kilogramët e tepërt, por është e dobishme edhe për mbajtjen e diabetit nën kontroll. Shoqata amerikane e kimistëve ka publikuar rezultatet e hulumtimeve më të reja sipas të cilave kafja e gjelbër mund të ndihmojë personat me paradiabet për t'u dobësuar (paradiabeti është gjendja e nivelit të rritur të glukozës në gjak, çka do të thotë që edhe nëse momentalisht nuk keni diabet ekziston rrezik i madh që ta keni në të ardhmen), por po ashtu mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak te personat që tashmë janë të sëmurë nga sëmundja e sheqerit. Efektin e dobishëm ia përshkruajnë përbërësit aktiv të acidit klorogjenik, i cili pengon glukozën-6-fosdatazë në qeliza, ndërsa kjo do të thotë që yndyrat përdoren për krijimin e energjisë, në vend se të ruhen në trup. "Tableta e thjesht, natyrale ose kapsula e cila do të ndihmonte të mbahet sheqeri në gjak nën kontroll dhe njëkohësisht të mundësonte dobësimin do të paraqiste progres shumë të madh në shërimin e diabetit të tipit 2", pohon Joe Vinson, udhëheqësi i ekipit hulumtues. Ata kanë theksuar një problem lidhur me konsumimin e përhapur të kafes së gjelbër: temperatura e lartë gjatë pjekjes së kokrrës së kafes së gjelbër shkakton shpërbërjen e pjesës së madhe të acidit klorogjenik. Kjo do të thotë që për përftime të plota shëndetësore është e nevojshme të konsumohet ekstrakti i koncentruar i kafes së gjelbër të papjekur. The post Qysh me stabilizu diabetin me produkte natyrale? appeared first on Qysh Me. |
You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |