Ora News: “Mogherini dhe Hahn kërkojnë demarkacionin para liberalizimit të vizave” plus 9 more |
- Mogherini dhe Hahn kërkojnë demarkacionin para liberalizimit të vizave
- Mblidhet sot Konventa Kombëtare e LSI për zgjedhjen e kreut të ri
- Krim brenda familjes, vjehrri vret me thikë nusen e djalit
- Negociatat, Rama e Basha takohen sot në Presidencë
- Rama e Basha takohen në Presidencë të mërkurën ora 10:00
- PPE: Bojkoti, jo në përputhje me standardet e BE
- Basha: Kushti për negociata, Qeveri teknike pa Ramën kryeministër
- PPE: Opozita të hyjë në zgjedhje, Grupi i PD: S’tërhiqemi nga qeveria teknike
- Smith: Gjykata Speciale do të shkaktojë parehati
- Izraeli “merr një dhuratë të keqe” ditën e pavarësisë për Jerusalemin
| Mogherini dhe Hahn kërkojnë demarkacionin para liberalizimit të vizave Posted: 02 May 2017 11:35 PM PDT Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar të martën në Bruksel shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn. Në fokus të këtyre dy takimeve ishte çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Mirëpo, ngjashëm me porosinë që mori javën e kaluar kryeministri Isa Mustafa, edhe kryediplomatit Hoxhaj, zyrtarët e BE-së i kanë theksuar se Kosova me gjithë përparimet e bëra, mbetet të plotësoj edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në takimet me ministrin Hoxhaj u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe raportet me BE-në, tha një zyrtar i BE-së për REL. Të dyja palët, ka potencuar ai, ndajnë vullnetin e përbashkët për ta përafruar sa më afër Kosovën me Bashkimin Evropian dhe për të promovuar pajtimin dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Federica Mogherini, sipas këtij zyrtari të BE-së, ka potencuar se është kyçe që Kosova të vazhdoj angazhimin konstruktiv në dialogun me Serbinë që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian, përfshi edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Kurse Komisioneri Hahn, tha i njëjti zyrtar, ka theksuar se për përparime të dukshme në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe reformat evropiane, Kosova duhet të vazhdoj përqendrimin në zbatimin e reformave, sidomos në fushat e sundimit të ligjitdhe në ekonomi. Ai ka theksuar edhe nevojën që procesit të liberalizimit të vizave t'i paraprijë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Në anën tjetër, kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, i cili në takimet me zyrtarët e BE-së ishte i shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini ka folur edhe për MSA-në dhe punën në kuadër të zbatimit të saj, si një hap i rëndësishëm i përafrimit me BE-në. Ministri Hoxhaj u ka shprehur Mogherinit dhe Hahn interesimin e Kosovës që këtë vit të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, pasi që të zbatohet agjenda e reformave evropiane. "Gjatë ditës së sotme takova zonjën Mogherini dhe zotin Hahn, ku tema qendrore ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës në atë moment kur deputetët e Kosovës do ta ratifikonin marrëveshjen e demarkimit me Malin e Zi. Po ashtu, kemi biseduar për zbatimin e agjendës evropiane të reformave dhe të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe mundësinë që të aplikojmë për statusin e kandidatit në fund të një procesi të tillë dhe për çështje të tjera të karakterit bilateral në mes të Kosovës dhe BE-së", citohet të ketë thënë Hoxhaj. Në të dyja takimet, u tha po ashtu se palët kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në rajon, si dhe tendencat për ndikime të forcave anti-evropiane në Ballkan. Hoxhaj ka theksuar se pavarësisht sfidave, Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj të palëkundur drejt integrimeve euro-atlantike. Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar procedimin e demarkacionit për ratifikim në Kuvend gjatë kësaj jave. Mirëpo, njëherësh, koalicioni qeverisës ende nuk ka arritur të garantoj opinionin se i ka siguruar votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit, duke e bërë kështu të paqartë edhe procesin e liberalizimit të vizave. /REL/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Mblidhet sot Konventa Kombëtare e LSI për zgjedhjen e kreut të ri Posted: 02 May 2017 11:29 PM PDT Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot në orën 16:30 Konventën Kombëtare, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj force politike pas zgjedhjes së Ilir Metës President i Republikës. Aktiviteti zhvillohet tek Pallati i Sportit "Asllan Rusi". Konventa pritet të shqyrtojë dy propozimet e Komitetit Drejtues Kombëtar për zgjedhjen e Petrit Vasilit si Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe znj. Monika Kryemadhi si zëvendëskryetare të LSI-së. Në njoftimin për media të LSI-së thuhet se "Konventën do ta hapë Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës. Konventën e LSI-së do ta përshëndesë edhe Kryetari Kuvendit z. Ilir Meta pas fjalës së hapjes nga znj. Gjosha. Në konventë do të mbajnë fjalë përshëndetës edhe Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi etj". /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Krim brenda familjes, vjehrri vret me thikë nusen e djalit Posted: 02 May 2017 10:52 PM PDT Një krim i rëndë brenda familjes raportohet se ka ndodhur në fshatin Zheje të Kurbinit. Ndoc Tota ka therur me thikë nusen e djalit. Policia e mbërritur në vendnngjarje ka bërë arrestimin në flagrancë të 80-vjeçarit. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e krimit të rëndë. Policia vijon hetimet për ngjarjen. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Negociatat, Rama e Basha takohen sot në Presidencë Posted: 02 May 2017 10:05 PM PDT Do të mbahet sot në orën 10:00 takimi mes kryeministrit Rama dhe kryetarit te PD-se me ftesë të presidentit Nishani. “Me ftese te Presidentit te Republikes neser diten e merkure ne oren 10:00 do te zhvillohet ne Institucionin e Presidentit te Republikes takimi midis Kryeministrit te vendit Z. Edi Rama dhe Liderit te opozites Z. Lulzim Basha” informoi presidenca përmes një njoftimi të shpërndarë për median mesnatën e 2 majit 2017. Nderkohe kryetari i PD-së Basha pasi doli nga mbledhja e grupit tha se nuk kishte diskutuar me Presidentin për modalitetet e takimit, por nënvizoi se nuk hiqte dorë nga kushti i qeverisë teknike pa Edi Ramen kryeministër. Nga ana tjeter burime nga mazhoranca bënin me dije se kryeministri Edi Rama ishti i gatshëm të takohej që mbremjen e së martës (2 Maj) me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas këtyre burimeve, Kryeministri nuk pranote zvarritjen e negociatave, ndërkohë që sot nis fushata për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Pasditen e së martes, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i drejtoi një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama që të ulen në tryezën e dialogut për t’i dhënë fund krizës politike. Çfarë ndodhi një ditë më parë Ora 00:o2 (3 Maj 2017) Me ftese te Presidentit te Republikes neser diten e merkure ne oren 10:00 do te zhvillohet ne Institucionin e Presidentit te Republikes takimi midis Kryeministrit te vendit Z. Edi Rama dhe Liderit te opozites Z. Lulzim Basha. Ora 21:30 (2 Maj 2017) Presidenca: Nuk ka asnjë informacion për axhendën e takimit Rama-Basha Institucioni i Presidentit të Republikës përgënjeshtron të gjitha lajmet që përcillen si informacione me burim nga Presidenca për kohën dhe axhendën e takimit midis Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës. Sqarojmë opinionin publik se nuk ka asnjë informacion të shpërndarë për median. Presidenti i Republikës vijon kontaktet dhe çdo vendim do t'i bëhet me dije opinionit publik zyrtarisht dhe me transparencë. Ora 21:00 Takimi Rama-Basha, pritet përgjigjja e PD Ora 19:20 Kryeministri Rama kërkon që takimi të zhvillohet sot 18:57- Ftesa e Nishanit, burime: Negociata për një tryezë të përbashkët nesër Pas ftesës së Presidentit të Republikës Bujar Nishani ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, burime të Ora News bëjnë me dije se kanë nisur negociatat për një tryezë të përbashkët paraditen e nesërme (3 maj). Takimi mendohet të zhvillohet në institucionin e Presidencës. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Pas thirrjes së Presidentit për të zgjidhur krizën politike në vend, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha iu përgjigjën pozitivisht ftesës. Më shumë: A po shkon kriza drejt zgjidhjes? Rama e Basha pranojnë ftesën e Nishanit Rama i përgjigjet Nishanit: I gatshëm të ulem me Lulzim Bashën Meta vlerëson nismën e Nishanit: Gjithçka që opozita të hyjë në zgjedhje /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rama e Basha takohen në Presidencë të mërkurën ora 10:00 Posted: 02 May 2017 03:06 PM PDT Do të mbahet nesër në orën 10:00 takimi mes kryeministrit Rama dhe kryetarit te PD-se me ftesë të presidentit Nishani. “Me ftese te Presidentit te Republikes neser diten e merkure ne oren 10:00 do te zhvillohet ne Institucionin e Presidentit te Republikes takimi midis Kryeministrit te vendit Z. Edi Rama dhe Liderit te opozites Z. Lulzim Basha” informoi presidenca ne mesnate /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| PPE: Bojkoti, jo në përputhje me standardet e BE Posted: 02 May 2017 01:47 PM PDT Presidenti i PPE, Joseph Daul ka zbardhur mbledhjen e grupit të PD. Në një njoftim të publikuar për mediat Daul i ka bërë të qartë se bojkoti i zgjedhjeve nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE-së Pas një bisede telefonike me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH), Lulzim BASHA dhe grupin parlamentar të PDSH, Presidenti i PPE Joseph Daul këtë deklaratë: "Kam pasur një shkëmbim të frytshëm dhe të sinqertë të pikëpamjeve me kryetarin e PDSH-së Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të PDSH-së. Objektivi i video konferencës së sotme ishte para së gjithash thirrja e partisë anëtare të PPE në Shqipëri që të kontribuojë në mënyrë konstruktive drejt një zgjidhje që çon në pjesëmarrjen e PDSH- së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në ruajtjen e qetësisë dhe përmbajtjes nga çdo lloj dhune. PPE dhe partia e saj anëtare PD ndajnë mendimin se një luftë më e fortë kundër drogës është vendimtare si për Shqipërinë ashtu edhe për BE. Unë përgëzoj partinë tonë anëtare për vënien e luftës kundër drogës në krye të axhendës politike. Në lidhje me këtë, pajtohem dhe do të mbështes, se BE duhet të forcojë monitorimin e zbatimit të planit të veprimit 2017-2020 për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për më tepër, BE duhet të forcojë mbështetjen e saj financiare për përfundimin e vëzhgimit ajror të të gjithë territorit shqiptar me qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit dhe monitorimin e shkatërrimit të tyre. Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshme. Gjithashtu kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE-së. Në këtë kontekst unë u sigurova nga PDSH se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë qëllim. Për më tepër, unë theksova se kompromisi i propozuar nga nënpresidenti i PPE-së, David McAllister, javën e shkuar përcaktoi prioritetet e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë drejtim, u bëj thirrje të gjitha palëve të angazhohen sinqerisht në gjetjen e një zgjidhjeje politike ". Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Basha: Kushti për negociata, Qeveri teknike pa Ramën kryeministër Posted: 02 May 2017 01:35 PM PDT Pas mbledhjes së gjatë të grupit parlamentar dhe komunikimit me videokonferencë me komisionerin Johanes Hahn dhe Presidentin e PPE-së, Joseph Daul, lideri i opozitës deklaroi se nuk heq dorë nga kërkesa për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike. I gatshëm të takohet në Presidencë me Edi Ramën kryetari i PD-së tha se e vetmja tërheqje është pjesa morale e betejës, ndërsa pret ofertën e kundërshtarit të tij politik. Basha: Eshtë qeveria teknike, me një mandat të qartë popullor, për dekriminalizimin, për luftën kundër drogës, kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë edhe votimin elektronik. Kjo është rruga jonë. I takon palës tjetër të ofrojë çfarë mund të ofrojë dhe nuk ka pak për të ofruar. Me këtë vendim shkojmë në procesin e negociatave të thirrur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Vendimi i grupit është; të mbështesë qendrimin e deritanishëm të Partisë Demorkatike të opozitës dhe të lëvizjes sonë tëmadhe popullore, kombëtare, qytetare dhe demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që i tejkalon mirë dhe bollshëm kufijtë e opozitës. Prandaj, qe ditën e nesërme, pasi sot nuk kam pasur asnjë mundësi të kontaktoj Presidentin e Republikës që kur ka bërë ftesën e tij publike, për të parë modalitetet se kur dhe ku do zhvillohet. Jam i hapur të dëgjoj se çfarë pala tjetër mund të ofrojë, ta harrojë se mund të ofrojë pushtet për PD-në tavolinë. Nuk e kemi kërkuar, dhe nuk do ta pranojmë. Në negociata shkojmë me kërkesën e pandryshueshme të lëvizjes popullore të 18 shkurtit, qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër, me mandat popullor për zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimit, për luftë efektive kundër drogës, dhe për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme me rekomandimet e OSBE-ODHR dhe rekomandime shtesë të 17 shkurtit 2016, përfshirë votimin elektronik. Kryedemokrati nuk nguroi të thoshte se BE po vepron me dy standarde, duke krahasuar qëndrimin me Maqedoninë, ku pranoi krijimin e qeverisë teknike para zgjedhjeve. Lulzim Basha tha se nuk zhgënjen qytetarët, ndërsa kritikoi disa bashkëpunëtorë të tij për të cilët tha se po shiten për një karrige. Sapo la selinë blu, Basha iu drejtua çadrës së protestës ku e prisnin mbështetësit për ti njohur me zhvillinet e fundit. Basha: BE me dy standarde për Maqedoninë dhe Shqipërinë Basha: U hoqën paralele me Maqedoninë ku theksova qartësisht se kjo duhet të shërbejë për të mos pasur dy standardeve. Në një vend ku prodhohen përgjime dhe në një vend ku ne tregojmë ujkun dhe jo gjurmët, drogën në sheshe. Në rastin e parë shkohet drejt qeverisë teknike, në rastin e dytë ngurrohet të shkojmë në qeveri teknike. E pa pranueshme është të cilësohet opozita si probleme. Për sa i përket problemit të drogës, jo vetëm që garantova të jemi aleat të Evropës, por jemi të mirëpritur për këtë hap gjigant që duhet të hedhim. Ndërkohë, që qëndrimet tona kanë qenë këto, nuk kemi pasur asnjë propozim nga qeveria dhe kryeministri që janë përgjegjës për zgjedhje. Çfarë do të bësh me kriminelët në administratë? Çfarë do të bësh për drogën dhe bosët e drogës? Çfarë do të bësh për shtetin që është kthyer në garnizon elektoral. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. Heqim dorë nga pjesa morale- PD është e gatshme që të heqë dorë nga pjesa morale e kësaj beteje, në momentin që ata bashkohen me ne. Largimi i tij për t'i hapur rrugë qeverisë teknike, mjafton si garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng vendin. Kompromenton interesat e Evropës, me një Shqipëri të dobët ku kufijtë kontrollohen nga krimi i organizuar. Nëse tradhtojmë kauzën, shqiptarët zhgënjehen– PD është në këtë betejë për qytetarët shqiptarë dhe nëse ne tradhtojmë këtë kauzë, shumica e të cilëve kanë të drejtën ta trajtojnë si fatalitet, siç ka ndodhur me largime masive. Disa tradhtuan kauzën për një karrige – Shoh një grup të madh të zemëruarish që për karrigen tonë, shitëm kauzën e tyre. Këtë zemërim do ta kenë të pa kontrolluar dhe PD do jetë e cunguar për të qenë përkrah tyre. Në një dalje për mediat kryedemokrati Basha tha: Më lejoni ta nis me një keqardhje për numrin rekord të fake neës në portale dhe media të ndryshme. Një pjesë e tyre janë dezinformime, një pjesë kanë prapavijë nga Edi Rama. Jam këtu për të zbardhur pa asnjë rezervë mbledhjen e grupit parlamentar, video-konferencën me Daul dhe Hahn. Pjesë të tjera nga deklarata e Bashes: “Grupi parlamentar u mblodh sot për një komunikim të drejtpërdrejtë me Daul dhe Hahn. Gjatë kësaj konference u përcoll shqetësimi i madh për krizën politike në Shqipëri. U përcoll angazhimi afatgjatë i Bashkimit Evropian në luftën kundër drogës, çka mund të them se është një lajm i mirëpritur. E konsideroj një hap cilësor dhe i tillë është pa asnjë dyshim veçanërisht me sfondin e zbehtë të rezolutës së Parlamentit Evropian për drogën. U rikthye në vëmendje e marta e javës së kaluar për të shmangur çdo keqinformim, të cilat nuk kanë munguar në raport me PPE dhe publikun shqiptar. Na paraqitën tre propozime; shtyrja e zgjedhjeve me 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave me drejtues teknik dhe një paketë mikse, si zgjedhja me konsensus të Presidentit, Avokatit të Popullit, etj. Ne pamë në këtë pikë të tretë disa propozime tonat të majit të vitit të kaluar” Pse nuk pranuam oferten e 4 ministrave Basha: Prania e 4 ministrave teknik ishte krejtësisht e pamjaftueshme. Edi Rama është gatshëm të blejë deputetë të opozitës dhe madje edhe të LSI-së. Kundërpropozimi ishte që me qeveri teknike të propozohej nga Edi Rama ose Partia Socialiste. Për çështjen e datës, informohet nga një sërë procesesh. Nuk kemi ambicie të futemi në çështjen e presidentit. Çështja e kryetarit të KQZ-së për ne ishte e parëndësishme. Me këto çështje u ndamë. Pas kësaj nuk patëm asnjë informim tjetër. Pala tjetër qartësisht refuzoi. Patëm një komunikim nga BE. Ndava me Presidentin Daul dhe komisionerin Hahn, pra ajo që u paraqit si platformë zgjidhje, kryeministri Rama e dinte shumë më herët e se sa opozita. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| PPE: Opozita të hyjë në zgjedhje, Grupi i PD: S’tërhiqemi nga qeveria teknike Posted: 02 May 2017 01:14 PM PDT Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri sot gjatë mesditës një mbledhje urgjente të grupit parlamentar të partisë së tij, i cili nuk është thirrur prej rreth dy muajsh. Mbledhja erdhi një ditë pas deklaratave të deputetëve Topalli, Selami dhe Bregu, të cilët kritikuan lidershipin e PD-së për mos konsultime me grupin parlamentar rreth bojkotit të Parlamentit. Ka zgjatur rreth tre orë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ndërsa është vendosur që opozita të mos tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike, por ndërkohë i është lënë e hapur mundësia për të vijuar negociatat me mazhorancën. Në mbledhjen e grupit u zhvillua edhe një videokonferencë me kreun e PPE Daul, komisionerin Hahn dhe negociatorin Mcallister. Tre zyrtarët europianë i kanë bërë të qartë Bashës se duhet të hyjë në zgjedhje, duke vijuar dialogun sipas ofertës së bërë në 25 prill. Mësohet se Daul i ka thënë Bashës së nëse nuk gjeni zgjidhje dhe nuk hyn në zgjedhje përgjegjësinë do ta mbajë ai. Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn i ka deklaruar grupit parlamentar të Partisë Demokratike se zgjedhjet do të njihen pavarësisht se nëse merr ose jo pjesë Partia Demokratike. Kreu i PD Basha i ka thënë tre europianëve se problemi i votës, droga dhe krimi kanë autorë dhe përgjegjës dhe për këto nuk është problem opozita. 22:20 – Përfundon mbledhja e grupit të PD: Nuk tërhiqemi nga qeveria teknike Ka përfunduar pas rreth 3 orësh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Burimet bëjnë me dije se PD-ja nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike, por grupi parlamentar ka vendosur që të vazhdohet me negociatat me mazhoranën. 21:47- Bregu: Të lësh 600 mijë votues pa votë, gjenocid Në selinë e Partisë Demokratike po vazhdon mbledhja e grupit parlamentar. Deputetja Majlinda Bregu ka theksuar se të lësh 600 mijë votues pa votë është gjenocid. Bregu: Të lësh 600 mijë votues pa votë, gjenocid. Shitblerja e votës krim, por kërkon dy palë. 21:39- Patozi: Të pranojmë paketën e ndërmjetësimit ndërkombëtar Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, se duhet pranuar paketa e ndërmjetësimit ndërkombëtar. Patozi: Të gjithë duhet të luftojmë fort për të arritur maksimumin e kauzës sonë dhe mund të them se nuk tradhtojmë askënd në rast se pranojmë edhe një paketë serioze të ofruar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Ora 21:00 Topalli: Basha do e gjejë një zgjidhje Topalli: Nuk duam të them asnjë asgjë pas kësaj bisede. Jam e sigurt që duhet gjetur një zgjidhje dhe Basha do e gjejë një zgjidhje Ora 20:20 Përfundon videokonferenca e Daul, Hahn e Mcallister në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Mësohet se Daul i ka thënë Bashës së nëse nuk gjeni zgjidhje përgjegjësinë do ta mbani ju. Ora 20:10 Daul, Hahn e Mcallister propozojnë përsëri ofertën e 25 prillit Tre eurodeputetet, Daul, Hahn e Mcallister i kanë ofruar opozitës përsëri ofertën e datës 25 prill që kishte të bënte me tërheqjen e 4 ministrave dhe zëvendësimin e tyre në mënyrë konsensuale me ministra teknikë, dhënien e drejtimit të KQZ PD, Avokati i Populli të jetë i propozuar nga PD dhe drejtuesi i policisë së shtetit dhe nëndrejtori të jenë emra konsensualë. Ora 20:00 Hahn: Zgjedhjet do të njihen pavarësisht vendimit tuaj për të marrë pjesë apo jo. Hahn ka zhvilluar një video-konferencë me mbledhjen e grupit të PD-së, ku i ka thënë grupit të PD se zgjedhjet do të njihen, pavarësisht vendimit për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje. Hahn i ka thënë grupit të PD se ODIHR dhe KiE do të monitorojnë fushatën dhe zgjedhjet e 18 qershorit. 19:39- Daul-grupit të PD: I papranueshëm bojkoti i zgjedhjeve, gjeni zgjidhje Burime nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëjnë me dije se përfaqësuesit ndërkombëtar i kanë kërkuar opozitës që të gjejnë zgjidhje dhe kompromis. Kreu i grupit të PPE-së, Daul ka deklaruar: I papranueshëm bojkoti i Kuvendit. Duhet zgjidhje për të shkuar në zgjedhje. I papranueshëm bojkoti i zgjedhjeve. 19:20- Mbledhja e grupit të PD, Basha: Rama nuk tërhiqet nga asgjë Burime pranë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike bëjnë me dije se kryetari i kësaj partie Lulzim Basha ka deklaruar se Rama nuk tërhiqet nga asgjë, ndërsa ka parashtruar të gjithë situatën politike në vend gjatë videokonferencës me Presidentin e grupit të Partive Popullore Evropiane, Jozeph Daul. 19:15- Mbledhja e grupit të PD, burime: Mesazhe nga Daul, Hahn e Mcallister Burime pranë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike bëjnë me dije se atje do të zhvillohen video-konferenca nga Jozeph Daul, President i Partive Popullore Evropiane, komisioneri i për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe zv/Presidenti i PPE, David Mcallister. Siç thonë burimet, video konferencat kanë nisur në orën 19:00. Pritet që gjatë videiokonferencës të përcillen mesazhe të rëndësishme në lidhje me krizën politike dhe qëndrimet e opozitës. Zërat brenda PD bëjnë me dije se kjo mbledhje do të ketë lidhje me kritikat që një ditë më parë adresuan për lidershipin deputetët Bregu, Topalli dhe Selami. Tre deputetët i kërkuan një ditë më parë, kryetarit të PD të mbledhë urgjent forumet drejtuese të partisë për të diskutuar vendimmarrjen e bërë publike për të mos hyrë në zgjedhje një vendimmarrje që nuk është diskutuar në asnjë nga forumet drejtuese. Një muaj më parë, kryetari i PD e thirri mbledhjen e grupit në praninë edhe të kryesisë së partisë si dhe të krerëve të departamenteve në selinë blu. Mbledhja pritet të ketë në thelb të diskutimit situatën politike dhe vendimin për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve vendim që do të shoqërohet me debate brenda grupit. 14:03- Basha mbledhje urgjente me grupin parlamentar në orën 18:30 Pas më shumë se dy muaj nga vendimi për të radikalizuar protestën me hyrjen në çadër, kreu demokrat Lulzim Basha ka thirrur këtë të martë në selinë e partisë mbledhjen e grupit parlamentar. Mbledhja është thirrur në orën 18:30 dhe zërat brenda PD-së bëjnë me dije që ajo të ketë lidhje me kritikat që një ditë më parë adresuan për lidershipin deputetët Bregu, Topalli dhe Selami. Tre deputetët i kërkuan një ditë më parë kryetarit të PD-së të mbledhë urgjent forumet drejtuese të partisë për të diskutuar vendimmarrjen e bërë publike për të mos hyrë në zgjedhje, një vendimmarrje që nuk është diskutuar në asnjë nga forumet drejtuese. Një muaj më parë kryetari i PD-së e thiri mbledhjen e grupit në praninë edhe të Kryesisë së partisë si dhe të krerëve të Departamenteve në selinë blu. Mbledhja pritet të ketë në thelb të diskutimit situatën politike dhe vendimin për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve, vendim që do të shoqërohet me debate brenda grupit.
Lexo më shumë Bregu kundër Bashës: Nuk pyeti grupin për bojkotin e zgjedhjeve Bregu tregon çfarë i thonë ndërkombëtarët: Duam t'iu ndihmojmë por… Selami kundër bojkotit: Gabim i rëndë mosfutja në zgjedhje Ristani: Këto janë kërcitjet e fundit, pas shtrëngatës kohë e bukur Bojkoti i zgjedhjeve, Mediu: PD duhet të bëjë një analizë të thellë /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Smith: Gjykata Speciale do të shkaktojë parehati Posted: 02 May 2017 01:13 PM PDT Avokati ndërkombëtar Gregor Guy Smith, ka deklaruar tribunali i Gjykatës Speciale, ka llogaridhënien para Kuvendit të Kosovës. Ai në një intervistë në RTK, ka thënë se është pak kurioze se asnjë prej gjyqtarëve dhe prokurorët që janë të angazhuar nuk janë nga Kosova. Sipas tij edhe të angazhuarit e tjerët nuk janë nga Kosova, qoftë nga përkthyesit, hetuesit etj. "Pyetja si mund të jetë gjykatë vendore. Pra Kuvendi i Kosovës, e ka bërë këtë. Pse e ka themeluar këtë nuk mund të iu përgjigjem kësaj pyetje", ka thënë ai. Smith, ka bërë me dije se qeveria nuk ka mundësi auditimi në këtë gjykatë. Sipas tij edhe arkivi nuk ka mundësi që t'i takojë Kosovës. Ai ka thënë se vendimet bazohen mbi ligjet e Kosovës. Sa i përket mundësisë së ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale, ai ka thënë se ky ligj mund të ndryshohet, nëse ka ekspert të mirë. Smith, ka thënë se përfundimisht Gjykata do të shkaktojë parahati. Avokati ndërkombëtar Gregor Guy Smith, ka bërë me dije se ka takuar secilin që ka qenë pjesë në lidershipin e luftës dhe pasluftës. "Sa e kuptojë unë, ata e mirëpresin Gjykatën sepse do të spastrojë ata", ka thënë ai. Avokati ndërkombëtar Gregor Guy Smith, ka folur edhe për mundësinë që Kosova mund të padisë Serbinë për gjenocid. Smith, ka thënë se Gjykata Speciale ka kosto të lartë.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Izraeli “merr një dhuratë të keqe” ditën e pavarësisë për Jerusalemin Posted: 02 May 2017 01:04 PM PDT Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka miratuar një rezolutë të re që kritikon veprimet e Izraelit në Jerusalemin e pushtuar dhe në Rripin e Gazës, ndërsa udhëheqësit palestinezë e përshëndesin këtë veprim si "një hap përpara" dhe një "fitore për të drejtën ndërkombëtare". Rezoluta e konsideron të pavlefshëm sovranitetin e Izraelit mbi Jerusalemin, ndërsa u mbështet nga 22 vende. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia dhe shtatë anëtarë të tjerë të bordit votuan kundër rezolutës, ndërsa pro votuan Rusia, Kina, Brazili, Suedia, Afrika e Jugut, Irani, Malajzia, Mauritiusi, Nigeria, Senegali, Bangladeshi, Pakistani, Vietnami, Nikaragua, Çadi dhe shtatë vende arabe. Rezoluta vjen ditën e pavarësisë së Izraelit. Ministri i Jashtëm palestinez Riyad Malki përshëndeti rezultatin e votimit, duke thënë se bota kishte zgjedhur të “qëndronte në anën e asaj që është e drejtë përballë [padrejtësisë të] Izraelit, okupimit dhe politikave të tij të paligjshme". Rezoluta i bën thirrje Izraelit, si “pushteti pushtues”, të ndërpresë “gërmimet e vazhdueshme, tunelet, punimet dhe projektet në Jerusalemin Lindor”, të cilin palestinezët dëshirojnë ta kenë kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm. Ajo riafirmon “rëndësinë e qytetit të vjetër të Jerusalemit dhe mureve të tij për tre fetë monoteiste“, duke e akuzuar Izraelin se ka ndërmarrë veprime që kanë “ndryshuar ose kanë për qëllim ndryshimin e karakterit dhe statusit të Qytetit të Shenjtë”. Rezoluta, e cila ka formulimin më të butë se një vendim tjetër i UNESCO-s vitin e kaluar, gjithashtu kritikon Izraelin për bllokadën e saj në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi. /Ora News .tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





