Lajmi.net: “A ju kujtohet Nita e ‘Kafeneja Jonë’? Ja bashkëshorti i saj (FOTO)” plus 8 more |
- A ju kujtohet Nita e ‘Kafeneja Jonë’? Ja bashkëshorti i saj (FOTO)
- Mobilizohet Gruevski, ja çka vendosi mbrëmë Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE (Foto)
- Tregtari i artit në Paris harron pikturën me vlerë 1.5 milion euro në taksi
- Modelja luan tenis, vëmendja e shikuesve automatikisht diku tjetër (Video)
- Het-trik nga Ronaldo, shikojeni çfarë i ka ndodhur Messit (FOTO)
- Ky është parashikimi i motit për sot
- Si të përgatisni kifle
- Fillojnë talljet me Atleticon pas turpërimit nga Real Madrid dhe Ronaldo (VIDEO)
- Ja çfarë kishte vënë në kokë Rita Ora në paraqitjen që bëri bujë (FOTO)
| A ju kujtohet Nita e ‘Kafeneja Jonë’? Ja bashkëshorti i saj (FOTO) Posted: 02 May 2017 11:43 PM PDT ![]() Fjala është për aktoren Leonora Mehmetaj e cila me rikthimin e serialit në ekran fatkeqsisht nuk veproi njejtë.Shkak është zhvendosja në Amerikë e aktores së njohur e cila ia ka dalë të sistemohet me një jetë komplet të re, mijëra kilometra larg nga Kosova. E kohë pas kohe, Leonora është aktive edhe në rrjete sociale ku ndan copëza nga përditshmëria e saj.E tillë ka qenë edhe fotografia e fundit e postuar në rrjete sociale ku aktorja shfaqet përkrah personit të saj të zemrës. |
| Mobilizohet Gruevski, ja çka vendosi mbrëmë Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE (Foto) Posted: 02 May 2017 11:41 PM PDT ![]() "Mos respektimi i Kushtetutës dhe mos respektimi i shtetit të Republikës së Maqedonisë mund të paraqet praktikë të rrezikshme të devalvimit të shtetit dhe institucioneve", thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së gjithashtu ka dënuar veprimin e deputetëve Goran Misovski dhe Ferid Muhiq, të cilët udhëhoqën mbledhjen dhe procesverbalet për shpalljen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit. "Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE dënon sjelljen e tyre të paligjshme ndaj deputetëve Goran Misovski dhe Ferid Muhiq të cilët me veprën e tyre të paligjshme dërguan provokim tek qytetarët e Maqedonisë dhe ata për këtë sjellje kriminale duhet të përgjigjen. Vetëm dënimi i rëndë i një sjelljeje të tillë anti- shtetëroe do të parandalojë përsëritjen e shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve", përcjell TetovaSot deklaratën e Komitetit Qendror të partisë së Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE. Para përfundimit, Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së i dërgoi apel deri tek udhëheqësia e socialdemokratëve, sepse siç thonë ata, pamëdyshje dhe plotësisht të braktisin platformën e Tiranës, e zhvilluar, e promovuar dhe pranuar në vendin fqinj. |
| Tregtari i artit në Paris harron pikturën me vlerë 1.5 milion euro në taksi Posted: 02 May 2017 11:38 PM PDT ![]() Një tregtar francez i artit, i cili nuk është identifikuar nga policia, paraqiti një raport të vjedhjes pasi harroi pikturën në taksi të enjten. Ai njoftohet se u hutua nga një telefonatë në celularin e tij dhe vetëm vuri re se ai nuk e kishte pikturën të nesërmen. Puna është Concetto Spaziale (koncept hapësinor) nga artisti italian Lucio Fontana i lindur në Argjentinë, i cili vdiq në vitin 1968. Ai u përpoq për të gjetur taksi që kishte përdorur, por ishte i pasuksesshëm dhe të shtunën shkoi në polici, raportoi gazeta Le Parisien, shkruan Syri.net |
| Modelja luan tenis, vëmendja e shikuesve automatikisht diku tjetër (Video) Posted: 02 May 2017 11:33 PM PDT ![]() Modelja, Elizabeth Anne, e cila jeton në Los Angeles, është duke u bërë hit botëror pas xhirimit me "Live Rich Media". Në këtë video, modelja shihet e veshur në bikini duke provuar të luajë tenis. Sidoqoftë, fansat e saj mund të jenë pak me fat pasi duke u bazuar në postimet e fundit të Elizabeth, duket që ajo është beqare. |
| Het-trik nga Ronaldo, shikojeni çfarë i ka ndodhur Messit (FOTO) Posted: 02 May 2017 11:33 PM PDT |
| Ky është parashikimi i motit për sot Posted: 02 May 2017 11:30 PM PDT ![]() Sipas këtij Instituti, të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por të enjten dhe të premten sërish do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius. Do të fryj erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s. |
| Posted: 02 May 2017 11:29 PM PDT ![]() Kiflet, janë një nga ato ushqimet të cilat mund t’i servojmë në forma të ndryshme, me shije poashtu të ndryshme. Tashmë jemi njohur me kiflet me qokollatë, kiflet me virshlle, marmeladë e të tjera lloje, që i blejmë nëpër furra. Mirëpo, pse të mos provoni që të bëni kifle në shtëpi dhe ta merrni me vete? Receta, si e tillë, është e lehtë për t’u përgatitur, dhe ku e dini? Mund t’ju dalë më e shijshme se sa ato që jeni mësuar të bleni. Përbërësit: Përgatitja: Përgatisim brumin, pastaj e ndajmë në katër pjesë të barabarta. Marrim pjesën e parë, e ndajmë në 10 kulaçë të cilët pastaj i hapim vetëm pak me t'holluese. Secilin prej tyre i lyejmë me margarinë duke i vendosur njëri mbi tjetrin. Të njëjtën e bëjmë edhe me tri pjesët tjera të brumit. Pasi t'i përfundojmë, katër pjesët i marrim dhe i hapim më shumë deri sa të bëhen petë të mëdha që t’i ndajmë me thikë në formë trekëndëshi. I mbushim sipas dëshirës. Kiflet i radhisim në një tepsi të lyer me vaj pastaj i lyejmë me vezë, mbi u hedhim susam. |
| Fillojnë talljet me Atleticon pas turpërimit nga Real Madrid dhe Ronaldo (VIDEO) Posted: 02 May 2017 11:29 PM PDT |
| Ja çfarë kishte vënë në kokë Rita Ora në paraqitjen që bëri bujë (FOTO) Posted: 02 May 2017 11:25 PM PDT ![]() Bukuroshja e lindur në Kosovë ishte të hënën mbrëma pjesëmarrëse në ngjarjen e përvjetshme që mbahet në ShBA, Met Gala, shkruan arbresh.info. 26 vjeçarja la të gjithë pa mend kur u paraqit në tepihun e kuq me një fustan të kuq përrallor. Por ajo që u la të gjithëve përshtypje ishte edhe stili i saj i flokëve dhe shumica nuk e kishin kuptuar se çfarë u kishte bërë ajo flokëve të saj. Mirëpo siç shihet në fotot më afër, parukierët e saj i kanë vendosur në kokë copëza të shumta flokësh të prera në formë dhe madhësi të njëjtë. I gjithw ky proces, sipas vete Ritës i ka marre shume kohe dhe përkushtim. Kjo e ka bërë këngëtaren kosovare të duket shumë e veçantë dhe të komentohet nga të gjitha mediat botërore.
|
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |



















