Ora News: “Kur breshkat çiftëzohen në publik” plus 9 more

Ora News: “Kur breshkat çiftëzohen në publik” plus 9 more


Kur breshkat çiftëzohen në publik

Posted: 03 May 2017 11:46 PM PDT

Dy breshka gjigante u filmuan teksa çiftëzoheshin në një kopësht zoologjik.

Video e filmuar tregon se si breshka mashkull hipën sipër breshkës femër dhe fillon një seri rënkimesh me zë të lartë përpara vizitorëve që ndodheshin në kopshtin zoologjik të Melbourne në Australi.

Shohim se njëri prej vizitorëve është duke xhiruar incidentin, ndërsa një djalë tjetër i qëndron përpara breshkave duke kërkuar zbavitje.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një 50-vjeçar gjendet i pajetë në lokalin e tij në lagjen “28 Nëtori”

Posted: 03 May 2017 11:45 PM PDT

Trupi i pajetë i një 50-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Viktima i identifikuar si shtetasi me iniciale L.Xh është gjetur i vdekur në ambjentet e lokalit të tij në lagjen "28 Nëntori" të qytetit.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes sëq 50 vjeçarit.

Paraprakisht policia thotë se "dyshohet se vdekja mund të jetë pasojë e shkaqeve aksidentale".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Manjani: 200 mijë shqiptarë kërkuan azil në Amerikë me qeverinë më të mirë

Posted: 03 May 2017 11:21 PM PDT

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale me qëndrimet e tij mbi aktualitetin në vend.

Në një postim në twitter ai ka ironizuar me numrin e lartë të aplikimeve të shqiptarëve për lotarinë amerikane.

"200 000 shqipëtarë rrëzuan sistemin amerikan duke aplikuar për Azil. Po aq janë tashmë në Europë! Çudi! Qeveria është më e mira në vite!!!"

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Macron dhe Le Pen përplasen për ekonominë, terrorizmin, Rusinë…

Posted: 03 May 2017 10:55 PM PDT

Pak ditë para balotazhit, kandidatët për President në Francë Marine le Pen dhe Emanuel Macron kanë zhvilluar përballjen televizive.

Që në fillim të debatit që zgjati dy orë, nacionalistja Le Pen e quajti Macronin si një bankier të ftohtë, i cili do të rriste nivelin e papunësisë dhe do të shkatërronte ekonominë e Francës.

Le Pen ka vijuar se pikërisht ajo do të ishte Presidentja e duhur për Francën. Nga ana e tij, Macron deklaroi se kandidatja përballë tij nuk kishte asnjë platformë politike, përpos pikëpamjeve nacionaliste.

Duke u ndalur në luftën kundër terrorizmit, kandidatja nacionaliste Le Pen e akuzoi rivalin e tij se ka tendenca tolerance ndaj terrorizmit islamik, ndërsa u zotua se do të dëbonte menjëherë të gjithë të huajt e dyshuar si terroristë. Forcim të luftës kundër terrorizmit premtoi edhe Macron, duke synuar shtimin e burimeve të sigurisë.

Debati ka vijuar më tej me raportet që do të ketë Franca me SHBA e Rusinë, teksa Le Pen ka deklaruar se do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga BE.

Ndërsa Macron pohoi se nuk do t’i nënshtrohej Rusisë dhe se SHBA-të janë partner strategjik i Francës. Kandidati Emanuel Macron ka folur edhe për platformën e tij për zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

Sondazhet televizive nxorën Macronin si më bindës në premtimet e tij, ndaj duket se ai do të fitojë përballë Le Pen, megjithatë mbetet për t’u parë pas votimeve se si do të jetë rezultati.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 7 maj. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Krasniqi: S’ka marrëveshje deri të dielën, ka ende kohe

Posted: 03 May 2017 01:55 PM PDT

Asnjë marrëveshje nuk pritet mes partive politike pavarësisht përpjekeve deri në zhvillimin e zgjedhjeve në Kavajë. Kështu u shpreh politologu Afrim Krasniqi në Ora e Intervistës, ku veçoi se ende ka kohë për partitë për të arritur një dialog mes tyre. Krasniqi bëri edhe një bilanc katër vjeçar të punës së parlamentit, ku theksoi se në këtë katër vjeçar parlamenti ka pasur besimin më të ulët të qytetarëve.

Asnjë marrëveshje nuk do të ketë deri ditën e dielë kur mbahen zgjedhje në Kavajë. Takimet e zhvilluara deri më tani ishin kortezi. Kështu shprehet politologu Afrim Krasniqi në Orën e Intervistë në studion e Ora News. Ai thotë se ende ka kohë për partitë politike.

Krasniqi: Në Shkodër ka një shprehje popullore, por unë jam i detyruar ta përdor: "Më ka çuar nëna për të larë gojën". Kjo është shprehje që përdoret kur palët nuk kanë ndërmend për të arritur kompromis dhe takimi sot ishte më tepër për të qenë korrekt me ndërkombëtarët dhe Presidentin përpara asaj që quhet "përplasja" e Kavajës. Unë uroj që në Kavajë mos ketë përplasje në aspektin simbolik.

Pra deri të dielën nuk do kemi marrëveshje?

Krasniqi: Nuk besoj të ketë asnjë risi në marrëveshje, por ka kohë, ka ende kohë dhe ka disa aktorë sidomos ndërkombëtarë të përfshirë për të arritur pika kontakti mes palëve.

Por ky parlamenti sipas politologut Krasniqi do të mbahet mend për dy elementë.

Krasniqi: Elementi i parë është reforma në drejtësi. Do të thotë ku parlament do të mbahët mend për atë që bëri për ndryshimet kushtetutese dhe futjen e një misioni ndërkombëtar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe ndryshimet drastike në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Do mbahet mend për dy paradokse të mëdha: Për parlamentin me një numër të madh kriminelësh në parlament dhe si parlamenti që miratoi ligjin ku dënon kriminelë dhe largon nga parlamenti. Pas Kushtetutës Parlamenti kontrollon qeverinë dhe kryeministri duhet të japë llogari përpara Parlamentit për aktivitetin që bën pushtetit ekzekutiv, ka ndodhur e kundërta. 

Krasniqi veçon qëndrimin e opozitës ndaj figurës së Ilir Metës si presidenti i ardhshëm i republikës.

Krasniqi: Kur Meta është zgjedhur kryetar ka marrë një numër votash të opozitës dhe ka qenë një nga rastet e pakta kur kryetari i Parlamentit merr votat e opozitës dhe përfundoi me mandatin parlamentar duke u zgjedhur president ku opozita nukë shtë kundër ti. Madje nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar kundër figurës së tij, kundër zgjedhjes së tij president dhe kundër asaj që ai bërë në drejtimin e Parlamentit.

Politologu Krasniqi tërheq vëmendjen në faktin se ky parlament gëzon besimin më të ulët të qytetarëve, ndërsa shpërndarja e tij deri në shtator lë pezull një sërë çështjesh sikurse është zgjedhja e Avokatit të Popullit të cilit i ka mbaruar mandate.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qeveria miraton pagën minimale, rritet me 2 mijë lekë

Posted: 03 May 2017 01:38 PM PDT

Qeveria ka shpallur përcaktimin e ri të pagës minimale për punonjësit, e cila arrin deri në 24 mijë lekë në muaj. Kjo pagë duhet të zbatohet nga cdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj.

Sipas ligjit, duhen zbatuar 174 orë pune në muaj, ku 138 (njëqind e tridhjetë e tetë) lekë do të jetë ora për pagën bazë minimale.

Për orët e përhershme shtesë, do të ketë pagesa të tjera që do të jepen mbi pagën bazë. Ky vendim është marrë për herë të parë pas tre vitesh nga Këshilli i Ministrave, duke e rritur pagën minimale me 2 mijë lekë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Veliaj: PS punon në skuadër, më të fortë pas humbjeve

Posted: 03 May 2017 01:33 PM PDT

Pavarësisht situatës së tensionuar e krizës politike, Partia Sociliste ka gjetur kohën për të iniciuar kampionatin e futbollit të FRESSH për Tiranën. Duke hequr paralele mes futbollit e politikës, Kryetari i Bashksë Tiran Erion Veliaj tha se PS di të punojë në skuadër.

Veliaj: Ne kemi qenë edhe në opozitë, do të thotë që edhe jemi mundur. Ne kemi qenë edhe në pushtet që do të thotë se kemi fituar dhe dimë të fitojmë. Ajo që ne si socialsitë kemi kuptuar është që ne ose rrëzohemi të gjithë bashkë, ose ngrihemi të gjithë bashkë. Asnjë rezultat nuk është final, gjithmonë ka një ndeshje tjetër për tu përgatitur më fort dhe për të fituar më bindshëm. Është e rëndësishme që ata që votojnë për herë të parë të votojnë PS.

Kryetari i Partisë Socilaistë për Tiranën Saimir Tahiri tha se jo të gjithë e duan garën në politikë duke shtuar se në 18 qershor PS garon për Shqipërinë që qytetarët duan.

Tahiri: Ju e dini mirë që  kanë dhe rëndësi garat, shikoni ata që janë në politikë dhe të kuptoni që ka ca që duan garë, por ka ca që nuk duan garë dhe nuk duan të futen në votim. Në 18 qershor gara jonë nuk është me partitë, por është më papunësinë.

Pas shortit të hedhur, 163 skuadrat pjesmarrëse të përbëra nga anëtarë të Forumit Rinor Eurosocilaist do të përballen mes tyre.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Po tani?

Posted: 03 May 2017 01:25 PM PDT

Po tani? Kjo është pyetja e parë që gjithsecili i ka bërë vetes kur ka dëgjuar lajmin e dështimit të negociatave Rama – Basha në selinë e Presidentit Nishani! Jo sepse kishte ndonjë deklaratë konkrete, por sepse mënyra se si u rrit pritshmëria dje dhe se si u lexuan lajmet dhe lëvizjet politike, thuajse krijoi bindjen tek shumë vetë që takimi tek Presidenti ishte thjeshtë zyrtarizimi i një marrëveshjeje të negociuar më parë. Për fat të keq, nuk kishte pasur asnjë të tillë, me gjithë lajmet që mbytën shtypin dhe me gjithë protagonizmin e disa politikanëve të dorës së dytë që flisnin deri për detaje të marrëveshjes. Pak a shumë ndodhi ajo që Basha kishte premtuar që nuk do të ndodhte më, por që këtë moment e pranoi: një takim i pa parapërgatitur, një takim ku të dyja palët i kanë qëndruar pozicioneve të tyre fillestare dhe që pasi i kanë mbajtur për thuajse 2 orë fjalime njëri tjetrit janë larguar pa arritur asgjë.

Asnjë nga palët nuk ka dhënë më shumë detaje nga takimi, por opinion.al ka arritur të zbulojë pak a shumë thelbin e tij. Basha i ka qëndruar tezës së tij për një Qeveri Teknike pa Ramën Kryeministër dhe zhvillimit të zgjedhjeve në Dhjetor, mundësisht me një votim elektronik, ose minimalisht një votim me identifikim elektronik. Pra, Basha nuk ka pasur lëvizje nga qëndrimi tij.

Ndërkohë Rama ka bërë disa propozime për të përmirësuar standartin e zgjedhjeve dhe për të garantuar ato, por ka refuzuar kategorikisht Qeverinë Teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Këtu gjithçka është bllokuar dhe palët janë kthyer në selitë e tyre.

Ajo që të bie në sy nuk është vetëm mungesa e një zgjidhjeje, por edhe fakti që sot, Rama ka pasur një pozicion më të tërhequr dhe më pak ofertues se sa ai që mbajti në takimet me Mekallister dhe Filkenshtajn. Nëse në 25 Prill ai ishte i gatshëm të fliste për datën e zgjedhjeve deri në 16 Korrik, sot ai nuk ka lëshuar asgjë nga 18 Qershori. Nëse me 25 prill foli për ndryshime thelbësore në Qeveri sot duket se ka ofruar një Ministër për zgjedhjet i cili do të merret me reformën për zgjedhjet lokale të 2019. Pra, Rama ka lëvizur nga lëshimet politike në ato teknike. Dhe sot në takim, Rama ka dashur ta manifestojë faktin që koha ka punuar në favor të tij dhe që kushtet e 10 ditëve më parë nuk janë më të vlefshme.

Një analizë e thjeshtë, të bën të kuptosh se më 25 Prill, Rama ka pasur po aq sa shqetësimin e PD edhe atë të Metës. Sot, ai beson se Meta është jashtë loje personalisht dhe LSI ka hyrë në zgjedhje. Ai ka arritur madje t'i dërgojë gjithë formacionet e tjera politike që janë regjistruar, të vetme në zgjedhje, duke besuar se në këto rrethana s'ka nevojë për asnjë prej tyre. Ai e di tani që betejën e ka me PD, siç e di që PD ka vetëm dy mënyra për t'u imponuar pas dështimit të negociatave: Ose konsensus ndërkombëtar, ose revoltë masive popullore.

Nuk duket se Rama ju ndruhet ndërkombëtarëve, përkundrazi. Dhe pse PD ka arritur të gjejë konsensus për denoncimin e kanabisit në vend, ajo nuk ka marrë deklarata inkurajuese për shtyrjen e zgjedhjeve.

Atëherë mbetet rruga e dytë, ajo e një revolte masive popullore. Duket qartë, ashtu siç edhe shprehet, që Rama nuk beson tek një zemërim popullor, madje as e pranon. Ai e konsideron gjithë kontestimin të mbledhur vetëm tek çadra përballë kryeministrisë. Ndërkohë PD beson se protesta 70 e ca ditore e ka ndërgjegjësuar publikun dhe po ashtu shpreson që në protestën e Kavajës mbështetësve të saj do t'i bashkohen edhe qytetarë të tjerë.

Duket se zhvillimet e ardhshme politike kanë mbetur peng në datën 7 maj. Të dyja palët janë duke bërë kalkulimet atje dhe vetëm pas zhvillimeve në Kavajë, ne do të kuptojmë realisht se kush do të jetë më i favorizuar në negociata. Pra cila nga forcat politike do t'i imponohet tjetrës! Dhe vetëm pas të henës do të shohim nëse do të ketë më negociata./opinion.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Propozimi i Shehit: “Kavaja” të përfshihet në paketën e negociatave

Posted: 03 May 2017 01:22 PM PDT

Dashamir Shehi ka propozuar që Kavaja të përfshihet në negociatat e këtyre ditëve, në mënurë që të evituar këtë precedent, ku opozita ka paralajmëruar një protestë në 7 maj.

Shehi tha se i ka propozuar Bashës që protestën në Kavajë t'ia lerë në dorë vetëm popullit të Kavajës, duke mos thirrur qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

Ai uroi që kjo protestë të jetë paqësore, por nuk përjashtoi edhe mundësinë e ndonjë rreziku.

Tare: Në 7 maj opozita ka folur për protestë për qëndrim, madje është folur edhe për mosbindje civile. Është e rrezikshme kjo për opozitën?

Shehi: Nëse kjo administrohet mirë dhe unë uroj që të administrohet mirë të jetë paqësore. Sigurisht rreziqet i kanë brenda.

Tare: Ju mendoni se kjo është rruga e duhur për të protestuar në 7 maj në Kavajë?

Shehi: Unë do të protestoja por do t'ia leja popullit të Kavajës. Unë me mijëra militantë do t'i mblidhja në Tiranë ditën e shtunë për ti thënë edhe Kavajës të nesërmen që shiko, u votua, kjo është populli opozitar. Për vetë këtë i kam propozuar. Uroj që gjerat të shkojnë pa incidente dhe besoj, populli i Kavajës është paqëdashës dhe uroj mos bjenë pre e provokimeve. Shumë nga këto gjëra varen edhe në funksion të negociatave që do shkojnë  gjatë këtyre ditëve. Unë do të besoja që një sukses i negociatave do ta bënte të panevojshme Kavajën, nuk do kishte kuptim dhe unë besoj që edhe Kavaja mund të përfshihesh në paketën e këtyre negociatave dhe do të evitohej ku precedent, i cili tregon rrugën e protestës opozitare, por mund të degjenerojë edhe në akte që nuk do ishin të këndshme. Uroj që negociatat të shkojnë mirë, të zgjidhen, të gjejnë një ekuilibër midis dy palëve dhe brenda kësaj bie dhe teza e Kavajës. Nëse do të mbetet Kavaja unë jam që protesta të jetë e administruar me popullin e Kavajës. Unë për vete i kam propozuar që Tirana është kryeqytetit i Shqipërisë, në Tiranë e kemi filluar lëvizjen në 18 shkurt, ta ripërsërisim këtu dhe ti tregojmë kësaj mazhorance e cila do të bëjë zgjedhje fallco që ne jemi këtu për të rezistuar dhe nëse nuk mjaftojnë kaq ditë sa kemi rezustuar do rezitojmë edhe për vite. Ky vend nuk ka për të ngelur pa opozitë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet ‘Hillary Clinton’, i jepte makinës e dehur

Posted: 03 May 2017 01:15 PM PDT

Një 36-vjeçare, e cila e ka prezantuar veten si Hillary Clinton u arrestua të martën në mëngjes pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur.

Policia raportoi se Holly Lynn Donahoo oficerët e ndoqën për një kohë të gjatë dhe e kanë dërguar menjëherë në spital. Kur iu kërkua që të bëjë testin e drogës dhe alkoolit, ajo refuzoi ta bënte.

Më pas, u dërgua menjëherë në komisariat ku iu caktua senaca paraprake me 9 maj, ndërsa nuk është bërë e ditur arsyeja përse ajo e indentifikoi veten si Hillary Clinton.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter