Lajmi.net: “Njeriu që ia shpëtoi jetën Zidin Selës: Më than eja se e kanë mbytur Selën” plus 8 more |
- Njeriu që ia shpëtoi jetën Zidin Selës: Më than eja se e kanë mbytur Selën
- Lëndohet ylli i Real Madridit, humb finalen e Ligës së Kampionëve? (FOTO)
- Eliza Dushku vjen në Shqipëri, krenare për kulturën dhe origjinën shqiptare (Foto)
- Ish-këshilltarja e Obamës nuk dëshmon për “ndërhyrjen ruse” në zgjedhje
- Skenari i PDK-së për zgjedhje
- Janet Jackson rikthehet në turne, merr me vete të birin katër muajsh (Foto)
- Lajm i keq për Barcelonën për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve (FOTO)
- Së paku 35 minatorë të vrarë në Iran
- Macron dhe Le Pen përplasen për ekonominë, terrorizmin, Rusinë…
| Njeriu që ia shpëtoi jetën Zidin Selës: Më than eja se e kanë mbytur Selën Posted: 03 May 2017 11:31 PM PDT ![]() Punonjësi i sigurimit të Kuvendit Abdylfetah Alimi nga Orizarja e Kumanovës, në një intervistë për Televizionin Alsat M, tregon momentet e tmerrit që kaluan bashkë me Selën, në kohën kur ai e shpëtoi atë nga duart e dhunuesve të cilët mbi të ishin duke ushtruar dhunë brutale.
Ka qenë moment shumë i vështirë, moment i tmerrshëm. Më ka thirr një kolege, "Fetah eja se e kanë mbytur Selën. Para kësaj kohe, për disa minuta kam qenë i alivanosur mirëpo Zoti më ka dhënë fuqi që të vrapoj poshtë në katin e parë. Aty kur shkova te klubi i Deputetëve e kam parë z. Selën të shtirë dhe të përgjakur. Edhe unë kam menduar se është i vdekur. Aty kam rënë mbi trupin e z. Selës dhe atëherë kam vënë re se është duke marrë frymë. Ja kam marrë dorën dhe kam parë se ka puls. Aty kanë qenë dy huliganë të cilëve ju kam thënë "largohuni se është i vdekur" dhe ata kanë menduar se është kryer puna – tha Abdylfetah Alimi, sigurim i Kuvendit. Abdylfetahu ka ngritur Selën në shpinë dhe e ka dërguar në një zyrë në katin e fundit. Kur kemi hy aty, ai ishte në gjendje shumë të rëndë. Unë e shtriva në dysheme dhe më pyeti "kush je". Atëherë i kam treguar se jam Fetai i sigurimit të parlamentit. I erdhi një shpresë shumë e madhe, shumë e fortë. Më tha "Fetah jam në besën tënde". Në atë moment i thash "Ziadin, nëse më vrasin, ma bën hallall – u shpreh Abdylfetah Alimi, sigurim i Kuvendit. Abdylfetahu dhe Sela për disa orë me radhë kanë qëndruar vetëm. Ndërkohë në sallë është paraqitur vetëm motra medicionale e Kuvendit për t'i dhënë infuzion. Orën e tmerrit, Abdylfetahu i përshkruan të gjata si shekuj. Disa orë më vonë ka arritur grupi i policëve të cilët kanë ndihmuar evakuimin e tyre. Pasojat e asaj nate Abdylfetahu i ndjen akoma. Pamjet e tmerrit që përjetoi edhe më tej vazhdojnë ta shqetësojnë. Veprimin e tij e përshkruan më shumë si përgjegjësi morale dhe profesionale.
|
| Lëndohet ylli i Real Madridit, humb finalen e Ligës së Kampionëve? (FOTO) Posted: 03 May 2017 11:28 PM PDT ![]() Dani Carvajal ka pësuar një lëndim duke shqetësuar trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane. Futbollisti vuan nga një problem në këmbën e djathtë, ka konfirmuar klubi madrilen, përcjell “lajmi.net”. Ai pritet të mungojë për 3-4 javë andaj rrezikon të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve nëse Real Madrid e mbron me sukses epërsinë 3:0 në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e javës së ardhshme. /Lajmi.net/ Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy |
| Eliza Dushku vjen në Shqipëri, krenare për kulturën dhe origjinën shqiptare (Foto) Posted: 03 May 2017 11:20 PM PDT ![]() Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, këtë javë do të jetë në vendin e saj të lindjes, në Shqipëri. Ajo vetë ka treguar në rrjetin e saj social se do të jetë e pranishme në Shqipëri për një vizitë si dhe për të qenë pjesë e një organizimi paragllajding. "Ju kujtohen ca pamja të bregdetit dhe maleve shqiptare në dokumentarin tim? Ato i ka realizuar Alketa Islami, dhe do të jem e pranishme në ngjarjen e organizuar nga ai" ka shkruar Eliza. Ajo falënderon të gjithë njerëzit që janë pjesë e jetës së saj dhe thotë se është e lumtur dhe krenare me origjinën e saj shqiptare, shkruan KultPlus. Bashkë me lajmin ajo ka postuar edhe një fotografi ku ka të veshur fanellën e këtij organizimi shqiptar, World Paragliding Accuracy Championship. |
| Ish-këshilltarja e Obamës nuk dëshmon për “ndërhyrjen ruse” në zgjedhje Posted: 03 May 2017 11:20 PM PDT ![]() Avokatja e Susan Rice i njoftoi liderët e Komitetit të Senatit për Drejtësi. Dy ish-zyrtarë të tjerë të Obamës pritet të dëshmojnë: ish-ushtruesja e detyrës së prokurores së përgjithshme, Sally Yates, dhe ish-drejtori i inteligjencës kombëtare, James Clapper. Rice u bë pjesë qendrore e hetimeve të Komitetit kur presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ajo mund të ketë kryer krim kur ka kërkuar nga analistët e inteligjencës të zbulojnë emrin e një bashkëpunëtori të Trumpit, të përmendur në një raport të inteligjencës. Rice tha se nuk ka bërë asnjë gabim. Avokatja e saj, Kathryn Ruemmler, tha se Rice i mbështet hetimet e Komitetit, porse është e rrallë për Kongresin të kërkojë dëshmi nga këshilltarja e ish-presidentit për siguri kombëtare. |
| Posted: 03 May 2017 11:11 PM PDT ![]() Drejtues të partisë më të madhe në vend (PDK) janë të interesuar që Kosova të shkojë në zgjedhje ta parakohshme parlamentare nga frika e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të këtij viti. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës "Zëri", sipas të cilave krerët e partisë kanë frikë se në zgjedhje lokale të këtij viti mund të pësojnë "debakël", e cila mund të reflektonte në rezultatin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare që duhet të mbahen në qershor të vitit tjetër. Sipas këtyre burimeve, PDK-ja përpos që nuk ka gjasë ta fitojë Prishtinën në zgjedhje, ka rrezik që ta humbë edhe Prizrenin, apo siç e kanë quajtur "Jerusalemin e PDK-së", për shkak të keqmenaxhimit që ka ndodhur në atë Komunë për vite me radhë. Analistët politikë pohojnë se PDK-ja ka frikë nga rezultati i zgjedhjeve lokale të këtij viti, prandaj është e interesuar që të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndonëse kjo mohohet nga drejtuesit e partisë më të madhe në vend.
|
| Janet Jackson rikthehet në turne, merr me vete të birin katër muajsh (Foto) Posted: 03 May 2017 11:10 PM PDT ![]() Këngëtarja 50 vjeçare u ka thënë fansave të saj se ajo po planifikon të kthehet në turne, që ndryshe njihet si Unbreakable, dhe mban këtë emër në bazë të albumit të fundit të këngëtares. Por pas pushimit një vjeçar të shtatzënisë së saj, ajo këtë turne botëror do ta emërojë ndryshe. Por përpos ndryshimt të emrit, me këngëtaren, këtë herë do të jetë edhe dikush tjetër. Bëhet fjalë për djalin e saj tashmë katër muajsh, Eissa. Burime pranë këngëtares thonë se asaj do t'i ndihmojë vëllau i saj Randy Jackson që do të kujdeset për nipin e tij. "Ai është personi më i afërt dhe i dashur për të, ai e mbështetë shumë dhe pa dyshim se do të jetë kujdestari më i mirë për djalin e saj derisa ajo të jetë në turne". Burime pranë Jackson thonë se kjo e fundit po përgatitet që ky turne të jetë më i madhi dhe i miri ndonjëherë. Sipas burimeve të njëjta, këngëtarja edhe ka nisur një dietë rigoroze për të humbur kilogramët e tepërt. Jackson që kohë më parë është ndarë nga bashkëshorti i saj, Wissam Al Mana vetëm ditë më herët ka folur publikisht për këtë. "Po, jam ndarë nga bashkëshorti im. Jemi në një proces gjyqësor dhe pjesa tjetër i mbetet Zotit". /KlanKosova/ |
| Lajm i keq për Barcelonën për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve (FOTO) Posted: 03 May 2017 11:09 PM PDT ![]() Nëse nuk shpallet kampione në La Liga, Barcelona mund të mos jetë bartëse e grupit në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Bayern Munich, Chelsea e Juventus, sigurt do të jenë në vazon e parë, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”. Por, nëse humb garën për titull në La Liga, mund të rrezikojë shumë në short. /Lajmi.net/ Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy |
| Së paku 35 minatorë të vrarë në Iran Posted: 03 May 2017 11:07 PM PDT ![]() Zyrtarët i thanë agjencisë IRNA se akumulimi i gazit metan, që dilte në minierë, shkaktoi shpërthimin. Meqë incidenti ka ndodhur në thellësi të madhe, deri më tash janë nxjerrë vetëm 21 trupa. Rreth 80 minatorë kanë qenë nën tokë, kur ka ndodhur shpërthimi në minierën Zemestanyurt, në provincën Golestan të Iranit. Operacioni i shpëtimit po vazhdon. |
| Macron dhe Le Pen përplasen për ekonominë, terrorizmin, Rusinë… Posted: 03 May 2017 11:02 PM PDT ![]() Debati u zhvillua derisa sondazhet e opinionit nxirrnin kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron, në kryesim të fortë, me 20 përqind, përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Le Pen përmendi rolin e Macronit si ish-bankier investues, tha se favorizon "uberizimin" e ekonomisë dhe "globalizimin e egër". "Zgjedhja politike që duhet të bëjë populli francez është e qartë. Macron është kandidat i globalizimit të shfrenuar, i 'uberizimit' të shoqërisë, pasigurisë, brutalitetit social, luftës së secilit kundër secilit", tha Le Pen. Macron kritikoi politikën e saj për të braktisur euron, duke e cilësuar si plan "të rrezikshëm" dhe "fatal". "Vizioni im është të ndërtojmë një euro të fuqishme, të ndërtojmë politika të fuqishme evrpiane, me të cilat do të ngrihemi për interesat e Francës", tha Macron.
Shkëmbimet kanë kalaur edhe në personale: Macron e quajti Le Penin "parazite" dhe "priftëreshë e frikës", ndërsa Le Pen e quajti atë "bankier të vetëkënaqur". Le Pen tha se Macron nuk brengoset për ekstremizimin islamik dhe se ai do ta lejojë Bashkimin Evropian të udhëheqë me Francën. "Çfarëdo që ndodh, Franca do të udhëhiqet nga një grua: ose unë, ose zonja Merkel", tha Le Pen duke iu refereuar kancelares gjermane. Macron tha se politikat e Le Penit për përjashtimin e migrantëve dhe myslimanëve do të ishin në interes të terroristëve, do t'i kthenin francezët kundër njëri-tjetrit dhe do të çonin në "luftë civile". Dy kandidatët dallojnë shumë edhe në marrëdhëniet me Rusinë. Macron tha se do të bëjë përpjekje të punojë me presidentin rus, Vladimir Putin, për të zgjidhur çështje rajonale si konfliktet në Siri dhe Ukrainë, porse përtej kësaj, nuk beson se Franca dhe Rusia ndajnë të njëjtat "vlera dhe prioritete". Le Pen, e cila ka bërë fushatë për riafrim me Rusinë, tha se është politikania me pozicionin më të mirë për të biseduar me Rusinë, Shtetet e Bashkuara nën presidentin Donald Trump, ose Britaninë, e cila po përgatitet të largohet nga Bashkimi Evropian. "Nuk kemi arsye të jemi në Luftë të Ftohtë me Rusinë", tha Le Pen. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 7 maj. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |



















