“Nju Jork: Dhjetëra të lënduar pasi një makinë godet këmbësorët” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Nju Jork: Dhjetëra të lënduar pasi një makinë godet këmbësorët” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Nju Jork: Dhjetëra të lënduar pasi një makinë godet këmbësorët

Posted: 18 May 2017 09:35 AM PDT

Dhjetëra persona janë plagosur, pasi një makinë që po lëvizte në shpejtësi ka goditur këmbësorët në Times Square të Nju Jorkut, raportojnë medait në SHBA. Reuters dhe CNN janë duke shfaqur video të personave të lënduar në qendër të Manhattan. CNN, NBC dhe CBC po raportojnë se të paktën një person ka vdekur, ndërkaq CBS thotë se numri i të lënduarve është 20. Policia në Nju Jork ka bllokuar për qarkullim zonën ku ka ndodhur ngjarja. "Sipas të dhënave të para, duket më shumë si aksident me makinë se sa diçka tjetër", ka thënë një zëdhënës i policisë për agjencinë AFP. NBC TV po raporton se drejtuesi i makinës është arrestuar pas incidentit. CBS, duke cituar policinë e Nju Jorkut, ka thënë se incidenti nuk është i lidhur me terrorizëm. Megjithatë, NBC po raporton se njësitë anti-terror dhe FBI janë në vendngjarje.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër

Posted: 18 May 2017 09:26 AM PDT

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka nominuar për kryeministër, Albin Kurtin. Këtë për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar Tinka Kurti, nga kjo lëvizje. Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme që nuk ka arritur asnjë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sauditët nuk janë të shqetësuar me shkëmbimin e inteligjencës me SHBA-në

Posted: 18 May 2017 09:23 AM PDT

Arabia Saudite nuk është e shqetësuar me shkëmbimin e inteligjencës me Shtetet e Bashkuara, ka thënë ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir. Presidndeti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të diskutuar informacione të inteligjencës me diplomatët rusë, duke thënë se ka të "drejtë" të ndajë informacione, "Ne ndajmë një pjesë shumë të madhe të inteligjencës me SHBA-në dhe anasjelltas", u ka thënë gazetarëve në Rijad Jubeir. "Ne nuk kemi asnjë hezitim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë", ka thënë ai. Trump do të vizitojë Arabinë Saudite, në kuadër të turneut të tij të parë si president jashtë vendit.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti moldav e quan ndihmën e BE-së, “ndihmë gjeopolitike”

Posted: 18 May 2017 08:47 AM PDT

Presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon e ka akuzuar Bashkimin Evropian për ofrimin e "ndihmës gjeopolitike" për vendin e tij, në mënyrë që të mbajë në pushtet një seri të qeverive pro-evropaine në Kishiniev. Në një intervistë për Shërbimin moldav të Radios Evropa e Lirë, Dodon ka thënë se ai ka kërkuar nga zyrtarët e BE-së, që të ngrijnë paketën e ndihmës në vlerë prej 100 milionë eurosh për Moldavinë. Dodon gjithashtu ka mirëpritur një vendim të Parlamentit Evropian, që të shtyjë të paktën edhe për një muaj, votimin e paketës së ndihmës së BE-së për Moldavinë. "Moldavia ka marrë mbështetje masive nga partnerët tanë të jashtëm dhe unë duka t'i falënderoj për këtë", tha Dodon për REL. "Por shumë shpesh ishte ndihmë gjeopolitike e përdorur jo aq në interes të popullit moldav por për të mbajtur në pushtet një seri qeverish të korruptuara dhe oligarkike", tha Dodon.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A i prish demarkacioni koalicionet partiake?

Posted: 18 May 2017 08:30 AM PDT

Çështja e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, që u shndërrua në problemin qendror në Kuvendin e Kosovës, për më shumë se dy vjet, do të mund të vazhdojë ta përcaktojë edhe më tej skenën politike në vend, thonë përfaqësues të partive politike në Kosovë. Demarkacioni, çoi në një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, pas të cilit u shpërbë Kuvendi dhe Kosova hyri në një proces të ri të parakohshëm zgjedhor më 11 qershor. Kjo çështje do të jetë, thonë ish-deputetët e Kuvendit, edhe faktor përcaktues i funksionimit të koalicioneve të lidhura ndërmjet partive politike, pas shpërbërjes së Kuvendit. Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që e ka kundërshtuar me forcë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se partia e tij nuk do të lejojë në asnjë rast dëmtimin e vendit për çfarëdo lloj koalicioni. Ai tha se partia e tij, dhe i nominuari i koalicionit për kryeministër, do të kërkojnë që të krijohet një tjetër mundësi për demarkacionin me Malin e Zi. "Me kompromise për ta dëmtuar vendin më askënd nuk do të qëndrojmë", tha Lekaj. Pak minuta para përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin e koalicioneve partiake në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma arritën marrëveshjen duke iu kundërpërgjigjur një tjetër koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike dhe Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit. Aleanca e zotit Haradinaj ka kundërshtuar me forcë demarkacionin, ndërkohë që Partia Demokratike e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbajtur qëndrimin për votimin e marrëveshjes së arritur në Vjenë, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për kufirin, në vitin 2015. Por, një ish-deputet i Partisë Demokratike, Shukri Buja, i tha Radios Evropa e Lirë, se partia e tij do të mbështes partnerin e koalicionit, në këtë rast AAK-në, në idenë për demarkacionin. "Nuk besoj se do të ketë prishje të koalicioneve. Po e shihni se si ngadalë partitë politike po i pastrojnë listat nga zërat kundër të cilët kanë qenë. Po e shihni që në LDK nuk po përfshihen kuadrat që kanë qenë kundër. Ngadalë, siç duket, po i konsolidojnë listat dhe koalicionet me ata që i kanë përkrahës të qëndrimeve të kryesive dhe kryetarëve. Realisht kanë nisur të koncentrohen me njerëzit e dëgjueshëm në lista dhe do të jenë, siç duket, njerëzit shumë të konsoliduar të zërit të kryetarit të partisë", tha Buja.  Ndërkohë, partia që ka drejtuar me Qeverinë e Kosovës në partneritet me Partinë Demokratike, LDK-ja, thotë se ka zgjidhje të ndryshme për demarkacionin dhe për këtë duhet vullnet politik. Një pjesë e deputetëve të kësaj partie e patën kundërshtuar me forcë variantin e demarkacionit të paraqitur në Kuvend vitin e kaluar. Ish -deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxheri, tha për Radion Evropa e Lirë, se ka shumë alternativa për demarkacionin që nuk do të shkaktonin probleme siç kanë ndodhur në të kaluarën. "Ka pasur edhe tek LDK-ja kundërshtime për demarkacionin. Unë konsideroj se ka zgjidhje. Duhet të ulemi, ta diskutojmë dhe ta shohim bashkë edhe me aleatët tanë ndërkombëtarë, po edhe me shtetin fqinj Malin e Zi, dhe unë besoj se ka zgjidhje më të mirë të mundshme", tha Gaxheri.  Sipas saj as demarkacioni dhe as asociacioni nuk kanë qenë problematike as në të kaluarën, siç është paraqitur, pasi, sipas saj, koalicionet e fundit të bëra pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme kanë treguar se "ka pasur qëllime dhe lojëra të tjera politike". Çështja e demarkacionit ndërkaq, u vu si kusht themelor nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën pa përmbushjen e të cilit qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të jenë më të izoluarit në rajon.(REL) 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes ish-presidenti i Fox News, Roger Ailes

Posted: 18 May 2017 08:04 AM PDT

Ish-presidenti i Fox News, Roger Ailes ka vdekur në moshën 77-vjeçare. Ailes ka punuar si strateg i mediave për presidentët republikanë, Richard Nixon, Ronald Reagan dhe George H.W. Bush, përpara se të niste punën në Fox News më 1996. Gruaja e tij, Elizabeth ka thënë në një deklaratë se Ailes ishte një patriot, i cili ishte thellësisht mirënjohës për mundësitë që i kishte dhënë shteti i tij. Alies kishte dhënë dorëheqje nga Fox News në korrik të vitit 2016, pas disa akuzave për ngacimim seksuale. Pak kohë pas dorëheqjes nga Fox, Ailes iu bashkua fushatës së kandidatit të atëhershëm për president, Donald Trump, me qëllim që ta ndihmonte atë të përgatitej për debatet televiziv.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marrëveshja Rama-Basha, takime për detajet

Posted: 18 May 2017 07:39 AM PDT

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha u takuan sërish sot, këtë herë, ashtu sic dhe kishin paralajmëruar, për të detajuar marrëveshjen e arritur pas mesnatës së mbrëmshme. Të dy drejtuesit kryesorë politik janë shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre, ekspertë të çështjeve ligjore, Engjëll Agaçi, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe Oerd Bylykbashi, deputet demokrat. Për marrëveshjen e arritur, dihet vetëm ajo çka zoti Basha deklaroi mbrëmë pas takimit kokë më kokë me zotin Rama, se ajo ka në bazë të ashtuquajtuarën "Platformë McAllister Plus" e cila iu ofrua si zgjidhje të hënën e kaluar në Tiranë, nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, në përpjekje për të mundësuar përfshirjen e partive opozitare në procesin zgjedhor. Zoti Rama nga ana e tij u mjaftua të deklaronte se ishte "plotësisht dakort me pohimet e kreut të opozitës". Të dy drejtuesit politikë i janë përmbajtur qëndrimit për të mos bërë asgjë publike deri në përmbylljen e të gjithë aspekteve teknike dhe ligjore të nevojshme për vënien në jetë të paktit. Dhe për diskutimet e sotme gjithashtu nuk ka rrjedhur asnjë informacion. E panjohur mbetet edhe data e zgjedhjeve, e cila sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë më 18 qershori. Marrëveshja e arritur mes palëve, pas një periudhe tremujore tensioni të fortë, u përshëndet nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë. "Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramën dhe Lulzim Bashës për udhëheqësin dhe kurajon personale në farkëtimin e kësaj marrëveshje.Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në Shqipëri", thekson në mesazhin e tij ambasadori amerikan Donald Lu, diplomati i cili ka patur një rol të dorës së parë në arritjen e një pakti mes palëve. "Urime për marrëveshjen e arritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat janë në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë", shkruhet në postimin në Twitter të Delegacionit të Bashkimit Europian. Urimeve I është bashkuar edhe Prezenca e OSBE-së, e cila shprehet "e gatshme të mbështesë fort Reformën Zgjedhore për zgjedhje të lira e të ndershme". *Ky artikull fillimisht u publikua në VOA në shqip

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump dënon "gjuetinë e shtrigave” pas emërimit të këshilltarit të posaçëm

Posted: 18 May 2017 06:42 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkruar në Twitter se është duke u përballur me "gjuetinë më të madhe të shtrigave ndaj një poltikani" në historinë e SHBA-së. Komenti i Trumpit vjen një ditë pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka emëruar një këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimet për bashkëpunimin e dyshuar në mes të bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe Rusisë, gjatë fushatës më 2016. Trump po ashtu ka shkruar në Twitter se "asnjëherë nuk është emëruar këshilltar i posaçëm", për të hetuar, për atë që ai pretendoi se ishin "akte ilegale" të kryera nga fushata e kundërshtares së tij demokrate, Hillary Clinton dhe nga administrata e presidentit Barack Obama. Por Trump nuk ka ofruar asnjë detaj për këto pretendime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Galup: Kosova me ndjenjën më të fortë për pavarësi në hapësirën pas jugosllave

Posted: 18 May 2017 06:08 AM PDT

Në një hulumtim të bërë nga Instituti Gallup thuhet se ndjenjën më të fuqishme të pavarësisë, në mesin e shteteve që kanë dalë nga shpërbërja e ish-Federatës Jugosllave, e kanë qytetarët në Kosovë. Madje 75 për qind e të anketuarve në Kosovë mendojnë se shpërbërja e Jugosllavisë ishte e dobishme për ta, thuhet në hulumtimin e Galupit, me vlerësimin se "me shumë gjasa kjo bëhet për shkak të dëshirës shumëvjeçare për pavarësi". Në hulumtimin e Galup, thuhet se nostalgjia për Jugosllavinë në mesin e shteteve të hapësirës pas jugosllave është ende e fortë. Qytetarët në këto shtete shohin më shumë dëme se sa përfitime nga shpërbërja e ish-RSFJ-së, thuhet në hulumtim. Tre nga katër qytetarët e Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës mendojnë se shpërbërja e Jugosllavisë ka sjellë dëme për vendin e tyre. Ngjashëm me qëndrimet ruse për shpërbërjen e ish Bashkimit Sovjetik, Galup shkruan se serbët kanë një ndjesi acute të humbjes si kombi qendror i ish shtetit shumëkombësh. Sipas hulumtimit, 81 për qind e të anketuarve në Serbi dhe 77 për qind e atyre në BeH, mendojnë se shpërbërja e RSFJ-së i ka sjellë vendit të tyre dëm. Në Mal të Zi këtë e mendojnë 65 për qind e qytetarëve ndërkaq në Maqedoni 61 për qind. Qëndrimi negativ në BeH është i lidhur, sipas hulumtimit të Galupit, me frustrimin me udhëheqjen e dobët të shtetit. Më shumë se kudo tjetër në shtetin pas Jugosllavisë, të anketuarit mendojnë se vendi po ecën në drejtim të gabuar (82 për qind) dhe se gjendja ekonomike po përkeqësohet (60 për qind). Për dallim nga këto shtete, në Kroaci dhe Slloveni, vende këto anëtare të BE-së, të anketuarit mendojnë se kanë përfituar nga shpërbërja e ish shtetit të përbashkët. Hulumtimi ka treguar se 41 për qind e qytetarëve të Sllovenisë mendojnë se shpërbërja e ish-RSFJ-së ka sjellë dëm kurse 45 për qind thonë se ajo ka sjellë përfitime. Në Kroaci 23 për qind mendojnë se ky proces u ka shkaktuar dëm. Rreth 55 për qind e qytetarëve të Kroacisë mendojnë se kanë pasur më shumë përfitime nga shpërbërja e Jugosllavisë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bordet e ndërmarrjeve publike në duar të politikës

Posted: 18 May 2017 05:51 AM PDT

Partitë politike në Kosovë, të cilat vijnë në pushtet, në vazhdimësi kanë emëruar anëtarë të partive të tyre në bordet e ndërmarrjeve publike, duke iu shkaktuar dëme të mëdha dhe duke i politizuar ato, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Marrëveshjet për ndarjen e posteve në ndërmarrjet publike, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, bëhen edhe përmes marrëveshjeve të partive politike për koalicione qeverisëse. Agron Demi, analist i politikave në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, thotë për Radion Evropa e Lirë, se bordet e ndërmarrjeve publike kanë qenë të politizuara që nga momenti kur këto ndërmarrje kishin kaluar nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë. "Në fund të vitit 2008, qeveria e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, pati vendosur pothuajse në të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike militantë të koalicionit qeverisës me një shumicë të PDK-së. Atëherë kishte intervenim të ndërkombëtarëve dhe ishin bërë disa ndërrime të vogla, por politizimi kishte vazhduar deri në qeverisjen e cila është në largim", thekson Demi. Procesi i emërimit të anëtarëve të bordit, sipas Ligjit, duhet të kryhet në procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese, e cila ka për qëllim që të gjitha emërimet të bëhen ekskluzivisht në bazë të meritës. Por, të gjitha këto procedura thotë, Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet "Çohu", nuk janë përfillur. Demhasaj thotë për Radion Evropa e Lirë se në bazë të hulumtimeve që organizata e tij i ka bërë është vënë në pah se në ndërmarrjet publike janë emëruar 'militantë të partive politike të cilat kanë qenë të pushtet'. "Se si duhet të rregullohet kjo çështje? Kjo bëhet vetëm nëse në legjislaturën e ardhshme bëhet një ligj i cili rreptësisht e ndalon që njerëz që kanë pasur të kaluar politike dhe që janë pjesë e këtyre strukturave t'u pamundësohet të vinë në pozicione të tilla". "Përndryshe nëse do të vazhdojë të mbetet në vullnetin e partive politike që janë në qeveri, që të mos emërojnë njerëzit e tyre nëpër borde, kjo nuk do të ndalet asnjëherë pasi që partitë politike i shohin këto ndërmarrje si mundësi për punësim të militantëve të tyre në ato borde. Përmes atyre njerëzve arrijnë të kontrollojnë këto agjenci dhe kompani publike", thekson Demhasaj. Në anën tjetër, Agron Demi, analist i politikave në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, thotë se vetëm qeveria e cila është në largim kishte zëvendësuar mbi 80 anëtarë të bordeve e të cilat u ndanë në mënyrë të barabartë nga partnerët e koalicionit. Demi thotë se si shoqëri civile kishin evidentuar shkelje të ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kishin kërkuar në vazhdimësi ndalimin e praktikës së shkeljes së ligjit dhe anulimin e vendimeve të paligjshme. Kjo praktikë e emërimit të njerëzve të partive politike në këto ndërmarrje publike shton Demi, fatkeqësisht do të vazhdojë edhe në të ardhmen. "Tani kemi hyrë në zgjedhje të reja ku priten koalicione të reja qeverisëse dhe është shumë e mundur që pjesë e atyre koalicioneve përveç posteve qeveritare të përfshihen edhe ndërmarrjet publike, pasi që në këtë formë pritet që të arrijnë të krijojnë koalicione qeverisëse duke krijuar vende të punës apo pozita të reja të punës për militantët e tyre partiak, e që vetëm në ndërmarrjet publike mund të sistemohen diku rreth 200 anëtarë të partive", thekson Demi. Vendet më të preferuara për punësim në Kosovë vazhdojnë të mbesin bordet e ndërmarrjeve publike për shkak të vlerës së lartë të pagave dhe përfitimeve të tjera. Në çdo konkurs, numri i aplikuesve është shumë i madh. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kundërshtohet ideja e Ivanovit për amnestimin e dhunës në Kuvend

Posted: 18 May 2017 05:45 AM PDT

Pjesëmarrësit në aktet e dhunshme më 27 prill në Kuvend duhet të nxirren përpara drejtësisë dhe assesi nuk duhet të mendohet për amnistimin e tyre, thonë njohësit e çështjeve juridike duke komentuar deklaratën e presidentit Gjorge Ivanov për falje dhe pajtim me aktorëve të skenës politike, por edhe pjesëmarrësve në dhunë. Presidenti Ivanov një një intervistë për një medie, të afërt me VMRO-në e Nikolla Gruevskit, tha se shumica e re parlamentare duhet ta ndjek shembullin e vitit 2001. "Ne në vitin 2001 kishim konflikt të armatosur dhe gjetëm mënyra që të pajtohemi. Nëse ne atëherë falëm krime të luftës pse këtë të mos e bëjmë edhe tani, të falim njerëzit që morën pjesë në turmë dhe që vepruan me emocione. Këtë i takon ta bëjë shumica parlamentare, pasi nëse kjo ndërmerret nga ana ime kërkon shumë kohë për shkak të procedurave nëpër të cilat duhet të kalojë amnistia", ka deklaruar Ivanov pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Por për Temelko Ristevskiin, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin Fon të Shkupit, 'falja është veprim i mirë dhe ajo duhet të praktikohet në rrethana e momente të caktuara', por në rastin konkret, thotë ai, 'falja nuk ka vend'. Ai thotë se në Kuvend kanë ndodhur ngjarje të rënda, ku në shënjestër të protestuesve ishin të zgjedhurit e popullit, ata që duhet të garantojnë zbatimin e ligjit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve, pavarësisht përkatësisë etnike e fetare apo bindjeve partiake. Profesori Ristevski, thotë se rasti duhet të zbardhet nga drejtësia pasi çdo amnisti apo falje e dhunuesve mund të çoj në përsëritjen e veprave të tilla që i kanë vënë një njollë të zezë Maqedonisë. "Shikuar nga këndvështrimi juridik, apo nga këndvështrimi preventiv, vlerësoj se këta persona duhet të nxirren përpara drejtësisë dhe të dënohen për veprat e bëra. Presidenti kur përmendi amnistinë ka pasur për qëllim aspektin etik të rastit apo pajtimin në shtet. Por në anën tjetër vlerësoj se me këtë ne legjitimojmë dhunën apo nxisim veprime të tilla edhe në të ardhmen. Më 27 prill ka pasur dhunë të rëndë, të organizuar mirë nga qarqe të caktuara politike, andaj për këtë vepër penale duhet të ketë epilog gjyqësor pasi janë dhunuar përfaqësuesit e popullit, ata që duhet të kujdes për ligjshmërinë dhe sigurinë e qytetarëve të këtij vendi", thotë Ristevski. Ngjashëm vlerëson edhe Bashkim Selmani, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Tetovës. Ai nuk pajtohet me vlerësimin e presidentit se "nëse kishte amnisti në vitin 2001 për ish pjesëtarët e UÇK-së, pse të mos ketë edhe për ngjarjet në Kuvend". Selmani thotë se presidenti nuk duhet të bëjë paralele të tilla, pasi bëhet fjalë për dy ngjarje krejtësisht të kundërta. "Është e padrejtë që të bëhet një krahasim me vitin 2001 pasi atëherë kishte rrethana tjera ndërsa kjo e fundit që ndodhi në Kuvend është diçka tjetër, pra janë dy ngjarje krejtësisht të kundërta. Nëse do të ndodhtë një amnisti e tillë do të ishte një fatkeqësi e radhës për Maqedoninë për arsye se edhe presidenti edhe qeveritë në të ardhmen më tepër do të merreshin me çështjet kriminale se sa me atë që është shtet demokratik dhe funksional", thotë Selmani. Lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendit, deri më tani janë identifikuar apo janë marrë në pyetje mbi 20 persona ndërsa për 9 prej tyre tani më ka nisur edhe procesi gjyqësor. Në liri mbeten ende organizatorët kryesor të protestës përfshirë edhe 6 deputetë të VRMO-së të cilët gjithashtu dyshohen të ketë qenë pjesë e skenarit për pushtimin dhe dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të shumicës parlamentare.(REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata e OKB-së urdhëron Pakistanin që të mos e ekzekutojë një oficier indian

Posted: 18 May 2017 05:24 AM PDT

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka urdhëruar që Pakistani të mos ekzekutojë oficerin indian, i cili është dënuar për spiunazh dhe terrorizëm. Gjykata e OKB-së në Hagë, ka thënë sot se Pakistani nuk duhet ta aplikojë dënimin me vdekje ndaj Kulbhushan Jadhav. Presidenti i gjykatës, Ronny Abraham ka thënë se gjykata vendosi në mënyrë unanime që të urdhërojë Pakistanin që "të marrë të gjitha masat që ka në dispozicion për të siguruar që zoti Jadhav të mos ekzekutohet". India pretendon se Pakistani ka shkelur të drejtën e Jadhav për asistencë konsullore, pas arrestimit të tij vitin e kaluar. Pakistani thotë se Jadhav është arrestuar në provincën e Baloçistanit. Nju Delhi mohon se Jadhav ishte spiun dhe pretendon se ai është rrëmbyer nga Irani. Ky rast ka tensionuar edhe më tej marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve fqinje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Edhe 200,000 civilë mund të ikin nga Mosuli

Posted: 18 May 2017 04:31 AM PDT

Kombet e Bashkuara thanë se edhe 200,000 civilë mund të ikin nga Mosuli pasi luftimet në këtë qytet të Irakut janë intensifikuar. "Numri i njerëzve që po zhvendosen është i madh. Po bëhet gjithnjë e më vështirë për t'iu siguruar civilëve ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme", tha koordinatorja për çështje humanitare e OKB-së, Lise Grande. Afro 700,000 njerëz tashmë janë zhvendosur nga Mosuli, pasi në tetor forcat ushtarake kanë nisur një operacion të madh për rikthimin e kontrollit të qytetit nga grupi militant Shteti Islamik. Të mbështetura nga një koalicion që udhëheq SHBA-ja, forcat irakiane kanë dëbuar militantët nga pjesa më e madhe e Mosulit, por ata mbeten ende në disa qarqe perëndimore, përfshirë Qytetin e Vjetër. Grande tha se banorët po largohen "në kushte shumë të vështira" dhe se shumica prej tyre nuk kanë ushqime, qasje në ujë të pastër dhe në barna. Mosuli ka rënë nën kontrollin e militantëve në verë të vitit 2014.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fushata e Trumpit ka pasur "18 kontakte të pazbuluara" me Rusinë

Posted: 18 May 2017 03:36 AM PDT

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se këshilltarë të fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë qenë në kontakt me zyrtarët rusë dhe të tjerë në Kremlin në së paku 18 thirrje dhe mesazhe elektronike, gjatë shtatë muajve të fundit të garës presidenciale më 2016. Duke cituar zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë, Reuters tha se shkëmbimet janë pjesë e materialit që po shqyrtohet nga hetuesit që hetojnë ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhje dhe marrëveshjet e mundshme midis Moskës dhe fushatës së Trumpit. Gjashtë nga kontaktet e pazbuluara më parë, kanë qenë thirrje telefonike midis ambasadori rus në SHBA, Sergei Kislyak, dhe këshilltarëve të Trumpit, përfshirë ish-këshilltarin për siguri kombëtare, Michael Flynn, raportoi Reuters. FBI dhe Kongresi janë duke bërë hetime të ndara të akuzave. Më 17 maj, ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller, është emëruar këshilltar i posaçëm për mbikëqyrjen e hetimeve të agjencisë. Emërimi është bërë pas rritjes së kërkesave për hetim të pavarur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE gjobit Facebook-un me 110 milionë euro

Posted: 18 May 2017 02:02 AM PDT

Komisioni Evropian gjobiti rrjetin social Facebook me 110 milionë euro për dhënie të informacioneve të pasakta rreth blerjes së aplikacionit WhatsApp. "Vendimi i sotëm dërgon sinjal të qartë te kompanitë, se ato duhet të veprojnë në përputhje me të gjitha rregullat e BE-së, përfshirë obligimin për të dhënë informacione të sakta", tha komisionarja e BE-së për çështje të konkurrencës, Margrethe Vestager.  Në përgjigje, Facebook tha se ka bashkëpunuar me Komisionin dhe se gabimet nuk kanë qenë të qëllimshme. Sipas Komisionit Evropian, Facebook, kur e ka njoftuar Komisionin për blerjen e WhatsApp-it në vitin 2014, ka thënë se "nuk do të jetë në gjendje të krijojë një përputhshmëri të besueshme automatike midis llogarive të përdoruesve në Facebook dhe llogarive të përdoruesve në WhatsApp". Megjithatë, WhatsApp, më 2016, ofroi mundësinë që përdoruesi të lidhë numrin e telefonit me profilin në Facebook, tha Komisioni Evropian.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beogradi (s')mund ta krijojë listën unike për zgjedhjet në Kosovë

Posted: 18 May 2017 01:58 AM PDT

Beogradi zyrtar do të përpiqet, që pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të ndikojë tek politikanët serbë, të cilët pritet t'i fitojnë mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, për të krijuar një grup të përbashkët parlamentar, thonë njohësit serbë të zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, tashmë është e dukshme që përfaqësuesit politik dhe subjektet politike të serbëve të Kosovës, nuk do t'i qasen të unifikuar zgjedhjeve, të cilat pritet të mbahen me 11 qershor në Kosovë. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, Beogradi zyrtar pati mbështetur krijimin e Listës Serbe, siç ishte thënë, për të unifikuar zërin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit. Rangjel Nojkiq, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se as në Listën Serbe, përfaqësuesit e saj nuk kanë pasur qëndrim të unifikuar dhe kjo është vërtetuar me ndarjet brenda saj, të cilat kanë ndodhur muajt e fundit, rezultat i të cilave janë dy subjekte politike. Deri me 19 maj, kur përfundon afati i certifikimit të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhje, siç thotë Nojkiq, pritet që në garën zgjedhore të hyjnë disa subjekte politike serbe, të pakënaqura me përfaqësimin e deritashëm të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. "Ata që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara, kanë marrë leksionin dhe kanë parë se ekzistojnë probleme të caktuara. Pastaj, të gjitha opsionet politike të serbëve nuk mund të hyjnë në një listë dhe të jenë të gjithë të kënaqur. Për këtë shkak, ata do të shkojnë në kolona të ndara. Kjo flet mjaft qartë se Beogradi, nëse dëshiron të provoj ta ruaj unitetin, duhet që pas zgjedhjeve përsëri t'i thërras të gjitha subjektet politike dhe përsëri të provojë që të vendos një lloj uniteti. Por, mendoj që kjo do të jetë shumë më e vështirë se sa që ka qenë deri më tash", tha Nojkiq. Mendim të përafërt ka edhe Petar Miletiq, ish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se Beogradi zyrtar përsëri do të përpiqet të krijoj një listë të ngjashme, sikurse në zgjedhjet e kaluara parlamentare, me të cilën synon numrin më të madh të mandateve të deputetëve. Grupit parlamentar të kësaj liste, sipas tij, do të jenë të detyruar t'i bashkohen edhe deputet nga parti tjera serbe të Kosovës, të cilët eventualisht do të fitonin ndonjë mandat. "Mua më së shumti më shqetëson mungesa e çfarëdo ideje, politike apo strategjie. Kjo është ajo që mungon në këtë rrëfim, si dhe kjo që nuk ka fare fushatë zgjedhore e as debate ndërmjet subjekteve politike dhe individëve. Thjeshtë, njerëzit po bashkohen ashtu siç mund të gjenden, në këtë periudhë të shkurtë kohore. Frikohem se përsëri nuk do të kemi politikë serioze dhe të përgjegjshme të serbëve të Kosovës", tha Miletiq. Por, a do të ndryshojë trendi i ndikimit të Beogradit zyrtarë mbi serbët e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politik, pas zgjedhjeve të 11 qershorit? Nojkiq shpreh mendimin se ky trend nuk do të ndryshojë pa e ndryshuar atë vet serbët dhe përfaqësuesit e tyre në kuadër të institucioneve të Kosovës. "Kjo nuk do të ndodhë në qoftë se serbët nuk ngriten dhe të tregojnë se janë faktor i rëndësishëm dhe që Beogradi duhet t'i respektojë dhe jo t'i shfrytëzojë. Shumëçka varet nga vet serbët. Por, mendoj se gjithnjë e më vështirë Beogradi do të mund të ndikojë që të arrihet një unitet i tërësishëm. Ndoshta do të mund të ndikojë që një numër i vogël i subjekteve politike të unifikohet, por jam shumë skeptik se kjo mund të ndodhë me të gjitha subjektet politike serbe", tha Nojkiq. Miletiq, shpreh mendimin se ndikimi i Beogradit zyrtar ndaj përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë, do të jetë i njëjtë sikurse në mandatin e kaluar. "Unë mendoj se do të jetë plotësisht njëjtë. Nuk mund të jetë ndryshe, sepse në Beograd janë në pushtet njerëzit e njëjtë. Po ashtu edhe në Kosovë do të jenë njerëzit e njëjtë në pushtet, kështu që nuk shoh arsye pse do të ndryshonte diçka. Fundja edhe rrethanat janë të njëjta dhe nuk shoh se mund të ndryshoj diçka, ndonëse ndryshimet janë jashtëzakonisht të nevojshme", tha Miletiq. Sidoqoftë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, tashmë është regjistruar vetëm një koalicion i subjekteve politike serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Iniciativa Aktive Qytetare.  (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Sulmi ndaj Çitakut, akt i shëmtuar

Posted: 18 May 2017 01:40 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se sulmet si ai ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, janë akte të shëmtuara dhe të dënueshme. "Nxitësit dhe ekzekutuesit e veprimeve të tilla të shëmtuara, duhet të ndjehen të turpëruar", tha Thaçi në një postim në Facebook. Të mërkurën, ambasadorja Çitaku, pas një bashkëbisedimi në Koloardo, për situatën në Kosovë dhe Ballkan, u sulmua me vezë nga një aktiviste shqiptare. Kjo e fundit, siç tha Çitaku, e quajti atë kriminele dhe vrasëse, duke iu referuar vdekjes në burg të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. "Fyerja dhe sulmi ndaj ambasadores Çitaku ishte edhe një tjetër përpjekje e ulët e radhës për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare", tha presidenti Thaçi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA ngre shqetësimin për dhunën e truprojeve të Erdoganit

Posted: 18 May 2017 12:49 AM PDT

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimet te Turqia, pasi pjesëtarë të sigurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, u përleshën me protestues në Uashington.  "Dhuna nuk është kurrë përgjigje e përshtatshme ndaj fjalës së lirë. Ne e mbështesim të drejtën e njerëzve kudo, për shprehje të lirë dhe protestë paqësore", tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert. Erdogan ka qenë në Uashington më 16 maj, për bisedime me presidentin Donald Trump, por vizita e tij u përshkua me dhunë midis truprojeve të tij dhe demonstruesve pro-kurdë. Dëshmitarët thanë se truprojet turke shtynë kordonin e policisë jashtë rezidencës së ambasadorit turk në Uashington dhe sulmuan protestuesit me grushte dhe këmbë. Një zëdhënës i policisë e përshkroi ngjarjen si "sulm brutal mbi një protestë paqësore". Dy të dyshuar u arrestuan në vendngjarje dhe 11 veta u lënduan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-shefi i FBI-së heton lidhjet e dyshuara Trump-Rusi

Posted: 17 May 2017 11:18 PM PDT

Departamenti amerikan i Drejtësisë, i përballur me presione nga Kongresi, emëroi një këshilltar të posaçëm për të hetuar ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016 dhe marrëveshjet e mundshme midis bashkëpunëtorëve të presidentit Donald Trump dhe Moskës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Yee paralajmëron për “ndikim malinj” të Rusisë në Ballkan

Posted: 17 May 2017 10:50 PM PDT

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan. Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato. Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike. Yee e cilësoi këtë si "ndikim malinj" të Rusisë. „Tensionet etnike në Ballkan sërish janë rritur. Dhuna e e fundit në Maqedoni shpërfaqë seriozitetin e problemeve të tyre politike. Meqë përparimi në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është ndalur, stabiliteti në Ballkan është luhatur pa reforma strukturore të domosdoshme. Bosnjë e Hercegovina është në rrezik që të shndërrohet në një shtet të dështuar. Gjithandej rajonit nacionalizmi po rritet kurse retorika e politikanëve po krijon ndasi. Nga gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës deri tek sfidimi i Republikës Serbe me autoritetet në Gjykatën Kushtetuese të BeH, politikanët nacionalistë hapur po testojnë normat dhe institucionet demokratike", tha Yee. Duke folur para nën komitetit për politikë të jashtme, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee tha se "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS) dhe grupet e tjera të dhunshme kanë pasur sukses në rekrutimin e luftëtarëve dhe përkrahësve në Ballkan. "Përfundimisht, Rusia po punon intensivisht në rrënimin e përparimit në Ballkan. Nga përpjekja e hapur që të rrënojë Qeverinë në Podgoricë, deri tek mbështetja më suptile e retorikës secesioniste në Bosnjë, Rusia po provon që të ndal përparimin drejt BE-së dhe NATO-s, kurdo që të mundet", tha Yee. „Në Bosnjë, posaçërisht në Republikën Serbe ekziston një interes i fortë dhe përpjekjet e Rusisë që të forcojë ndikimin përmes Qeverisë së RS edhe përmës rrugëve financiare por edhe përmes mjeteve politike. Ku e shohim ndikimin malinj të Rusisë është posaçërisht përmes trimërimit nga ana e Federatës Ruse publikisht dhe mund ta mendojmë se si bëhet fshehtas, të planeve secesioniste dhe hapave të politikanëve të caktuar që të ndahen nga Bosnjë e Hercegovina, që do të ishte shkelje e marrëveshjes së Deytonit. Kjo, sipas mendimit tonë, do të ishte tmerrësisht destabilizuese dhe do të kthente prapa përpjekjet shumëvjeçare në stabilizimin e BeH dhe rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s", tha Yee. Në pyetjen se cilat sipas mendimit të tij janë qëllimet e Kremlinit në rajon, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha: „Do të ishte shumë e vështirë që të parashikohet ose t'i lexohen mendimet Vladimir Putinit, por mund të them se nab ëhet sikur në bazë të përpjekjeve muajve të fundit në rajon, kanë tentuar që të rrisin ndikimin, kanë provuar që të kthejnë prapa nga orientimi drejt institucioneve perëndimore, BE-së dhe NATO-s, dhe sa më shumë të krijojnë varësi të këtyre shteteve nga Rusia". "Sipas mendimit tim, nuk bëhet fjalë për një strategji të madhe, por më parë për një qasje oportuniste, sit ë dobësohen qeveri të caktuara që kanë synime perëndimore me qëllim që shteti të bëhet sa më shumë i varur dhe sa më miqësor me Rusinë. Këtu është edhe interesi komercial, për shembull në fushën e energjetikës, që të rritet varësia në Evropë dhe në Ballkan nga burimet ruse", tha Yee Hoyt Yee tha se shumë vende në Ballkan, si Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë synime të integrimeve më të thella në institucinet perëndimore, siç janë Bashkimi Evropian dhe NATO, dhe Washingtoni vazhdon t'i përkrah në këto synime. Duke qëndruar e angazhuar në Ballkan, SHBA-ja siguron qëndrueshmërinë e BE-së dhe të SHBA-së. Kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit, Yee tha se SHBA-ja në vendete rajonit ka partner të fuqishëm por atyre iu duhet ndihma. „Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm rajonal me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën ka parandaluar sulmin e planifikuar terrorist në periudhën e ndeshjes futbollistike të Shqipërisë me Izraelin, në Shkodër në nëntor të vitit të kaluar. Këto shtete në Ballkan mund të na ndihmojnë vetëm nëse kanë stabilitet politik dhe nëse në rajon ka paqe. Vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim por duhet bërë më shumë", tha zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now