“AAK miraton marrëveshjen e koalicionit me PDK-në dhe aprovon listën e kandidatëve për deputetë” plus 9 more Ferizaj Press |
- AAK miraton marrëveshjen e koalicionit me PDK-në dhe aprovon listën e kandidatëve për deputetë
- Albin Kurtin nominohet për kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje
- Në Komogllavë të Ferizajt arrestohen dy të dyshuar për kërcënim me mesazh
- PDK e AAK në Ferizaj bashkë në tubime elektorale
- Veseli: Vetëvendosja nuk mund ta udhëheqë Kosovën pasi nuk e njeh si shtet
- Jakup Krasniqi ia lëshon vendin Milaim Zekës në listën për deputetë
- Limaj bëhet zv.kryeministër nëse PDK-AAK-Nisma fitojnë zgjedhjet
- Pasi hoqi dorë nga posti i kryeministrit, Veseli i relaksuar me gruan në qytet (FOTO)
- Labinotë Demi dhe Amir Ahmeti zyrtarizojnë aderimet në AKR
- Gjermania pezullon Shengenin
| AAK miraton marrëveshjen e koalicionit me PDK-në dhe aprovon listën e kandidatëve për deputetë Posted: 18 May 2017 09:09 AM PDT Poashtu Forumet
|
| Albin Kurtin nominohet për kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje Posted: 18 May 2017 09:08 AM PDT Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj sapo ka bërë një postim ku ka treguar se Albin Kurti është i nominuari për kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje.Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi e ka çuar në qiell Albin Kurtin, kështu duke ia kushtuar ca rreshta lartësues figurës së Albin Kurtit. "Dija, guximi, vendosmëria dhe të qenit i pakorruptueshëm, e bëjnë Albin Kurtin prijësin e vetëm të ndryshimit në Kosovë. E vullneti i madh qytetarëve për ndryshim do ta bëj Albinin kryeministër!", ka shkruar Molliqaj derisa ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie e ka nominuar Kurtin për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në qershor ./GazetaExpress/ |
| Në Komogllavë të Ferizajt arrestohen dy të dyshuar për kërcënim me mesazh Posted: 18 May 2017 07:42 AM PDT Një person nga Komogllava e Ferizajt ka raportuar se përmes rrjetit social ka pranuar një mesazh kërcënues nga një i dyshuar. I njëjti ka dërguar një foto ku i dyshuari vërehej me një armë në dorë. Gjatë intervistimit i dyshuari ka raportuar se arma është pronë e një të dyshuari tjetër. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt. |
| PDK e AAK në Ferizaj bashkë në tubime elektorale Posted: 18 May 2017 07:31 AM PDT Duke i pritur vendimet e qendrës, dega e PDK-së në Ferizaj, listën me emra të kandidatëve për deputetë e mbanë ende veç për vete. Ky subjekt politik pretendon të garoj me 4 kandidatë nga Ferizaj, por kjo varet se sa do të ngushtohet rrethi kur do të vendos Kadri Veseli. Faktin që me krijimin e koalicionit parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën, do të reduktohet edhe lista e kandidatëve për deputetë, e pranon edhe Nehat Mustafa i PDK-së, por ai shpreson që rajoni i Ferizajt edhe në këto zgjedhje do të përfaqësohet kënaqshëm. "Ne kemi qenë të sigurtë që po të kishte hyrë PDK-ja e vetme në këto zgjedhje me siguri që numri i kandidatëve nga komuna e Ferizajt do të ishte prej 6 deri në 8, por tani jemi në pritje të një analize që do ta bëjë kryesia qendrore, por besoj që ndoshta PDK-ja e Ferizajt do të përfaqësohet me katër kanidatë, si dhe jam i sigurt se të gjithë kanidatët që do të propozohen nga PDK-ja do të fitojnë dhe do të jenë në mesin e 10 të parëve", tha Mustafa. PDK-ja e Ferizajt njoftoi se tashmë i kanë nisur kontaktet me AAK-në e kësaj komune. Pavarësisht që këto dy parti do të funksionojnë me shtabe të ndara, Nehat Mustafa thotë se nëpër tubime elektorale do të paraqiten bashkë. "Ne si parti e kemi formuar shtabin zgjedhor dhe pavarësisht prej zhvillimeve me partitë tjera shtabi ynë do të funksionojë në vete, por që në momente të caktuara do të bashkohemi me shtabin e AAK-së, ku do të marrim pjesë nëpër tubime elektorale. Kontaktet për bashkëpunim tashmë i kemi filluar dhe po presim që KQZ-ja të dalë saktë me numrin e vëzhguesve dhe mënyrën se si do të funksionojmë në këtë fushatë zgjedhore", tha Mustafa. Sipas burimeve brenda PDK-së, në listën e cila do të dërgohet në Prishtinë nga Ferizaj figuron emri i Bajrush Xhemajlit, Elmi Reçicës, Agim Aliut, Mexhide Topallit si dhe Imri Ilazit, transmeton Televizioni Tema. |
| Veseli: Vetëvendosja nuk mund ta udhëheqë Kosovën pasi nuk e njeh si shtet Posted: 18 May 2017 07:23 AM PDT Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se nuk mund ta udhëheqë Kosovën një alternativë që nuk e njeh Kosovën shtet dhe po e bën këtë vetëm kur i duhet për synime të veta. "Zgjedhjet kanë shtruar një pyetje? Kush do të udhëheqë shtetin tonë? Nuk mund të udhëheqin nëse alternativa e një koncepti nuk ka vendimmarrje, vizion përgjegjësi dhe ka një koncept qe nuk e njeh Kosovën shtet, pra e njeh vetëm kur i duhet dhe ka për synim rrënimin e asaj që kemi ndërtuar në shtetin tonë", ka thënë Veseli. Ish-nënkryetarin e AAK-së, si anëtar të ri të PDK-së e ka prezantuar kryetari i partisë, Kadri Veseli, në një konferencë për media. Koordinatori i ekipit të Kosovës për bisedime me Serbinë, gjatë prezantimit, ka thënë se është i nderuar që po bëhet pjesë e PDK-së. Vendimin për të mbetur në politikë, Blerim Shala e ka quajtur të vështirë. Blerim Shala dy vite më parë ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkohë që ka vazhduar të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës, pa i takuar ndonjë grupi parlamentar. |
| Jakup Krasniqi ia lëshon vendin Milaim Zekës në listën për deputetë Posted: 18 May 2017 07:22 AM PDT Zeka ka treguar se kryetari i Këshillit Kombëtar i kësaj partie, Jakup Krasniqi, ka qenë njëri ndër personat kyçë me të cilin ai ka biseduar për aderimin e tij në Nismë. Madje, Milaim Zeka tregoi se Jakup Krasniqi ka hequr dorë nga lista për kandidat për deputet të Kuvendit vetëm për t'i dhënë hapësirë Zekës që të jetë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie. "Kur kam bisedua me bacën Jakup që e kam për zemër. Ai ka thënë se jep dorëheqje nga lista e Nismës vetëm për t'ia lëshuar vendin një ish-nxënësi të tij", ka thënë Zeka në konferencën e thirrur nga Nisma për Kosovën. |
| Limaj bëhet zv.kryeministër nëse PDK-AAK-Nisma fitojnë zgjedhjet Posted: 18 May 2017 07:22 AM PDT Me këtë deklaratë, Zeka ka konfirmuar se kreu i Nismës, Fatmir Limaj, do të jetë zëvendëskryeministër nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma i fitojnë zgjedhjet, transmeton Express. "Do isha njeriu më i lumtur që nesër në Kuvendin e Kosovës të grihem që t'ia them kritikat më të ashpra kryeministrit Ramush Haradinaj. Do doja që kritika t'i jap edhe zëvendëskryeministrit të ardhshëm Fatmir Limajt", ka thënë Zeka.
|
| Pasi hoqi dorë nga posti i kryeministrit, Veseli i relaksuar me gruan në qytet (FOTO) Posted: 18 May 2017 07:22 AM PDT Ndonëse, po vazhdon aktivitetet politike dhe fushatën për platformën e nisur që para rrëzimit të Qeverisë, e që ai e sheh si Fillimi i Ri, Veseli duket se ka gjetur kohë të mos e lë anash bashkëshorten e tij, Violetën. Veseli është parë sot në një nga kafenetë e Prishtinës duke drekuar me gruan e tij. /gazetametro.net |
| Labinotë Demi dhe Amir Ahmeti zyrtarizojnë aderimet në AKR Posted: 18 May 2017 07:22 AM PDT Pacolli i cili koalicionin me LDK-në e AKR-në po e quan koalicion të shpresës thotë se do të dalin fitues në zgjedhjet e ardhshme. "Rrugëtimin drejt fitores dhe rikthimit të #Shpresës, do ta bëjmë së bashku me znj. Labinotë Demi Murtezi dhe z. Amir Ahmeti. Koalicioni i Shpresës do të dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme për ta ndërtuar një Kosovë të dashur për të gjithë. Sëbashku ta ndërtojmë #Kosovën dhe ta bëjmë madhështore", është shprehur Pacolli. Kujtojmë se Amir Ahmeti dhe Labinotë Demi kanë qenë deputetë të Partisë së Drejtësisë. Por që të dy kanë braktisur këtë subjekt politik për shkak të, siç janë deklaruar ata, komunikimit të ulët brenda partisë. AKR është në koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën, kurse PDK përveç me shtatë parti të vogla, koalicion kanë bërë me AAK-në e Nismën. Vetëvendosja është e vetmja që garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit. /Express/ |
| Posted: 18 May 2017 07:22 AM PDT Italia ka pezulluar Shengenin për dhjetë ditë dhe kjo do të vlejë deri në fund të muajit maj. Samiti i G20 do të mbahet më 7-8 korrik në Hamburg dhe në mënyrë për t'iu shmangur rreziqeve të ndryshme do të kontrolle shumë të mëdha para dhe pas samitit, njofton albinfo.ch. Kontrollet kufitare do të jenë shumë të rrepta, derisa të gjitha institucionet janë të njoftuara për këta hapa. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





