“Nënkryetari i Partisë Republikane, Flamur Dugolli, aderon në PDK” plus 9 more Ferizaj Press |
- Nënkryetari i Partisë Republikane, Flamur Dugolli, aderon në PDK
- SBASHK-u dorëzon padi për mospagesë të tri pagave
- Komuna përkrah bizneset ferizajase
- Përkujtohet dëshmori Besim Rexhepi
- Nis operimi i sistemit antiraketor i SHBA-së për Korenë e Veriut, nervozohet Rusia
- Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, me ligj të vjetër
- DASH: Kosova vend me
- Rektori i Universitetit Al Qasimiaya dr. Rashad Muhamed Salem priti në takim myftiun Tërnava
- Macron paralajmëron BE’në: Reformohu ose përballesh me ‘Frexit’
- SHBA’ja lëshon alarm të ri terrorizmi për Evropën
| Nënkryetari i Partisë Republikane, Flamur Dugolli, aderon në PDK Posted: 02 May 2017 09:43 AM PDT Ferizaj. 02.05.2017. Sot, në degën e PDK-së në Ferizaj, ka aderuar ish Nënkryetari i Partisë Republikane, Flamur Dugolli. |
| SBASHK-u dorëzon padi për mospagesë të tri pagave Posted: 02 May 2017 09:12 AM PDT Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka ngritur padi ndaj komunave për mosrespektim të të drejtave në arsim. Padia e ngritur përfshinë mospagesën e tri pagave me rastin e pensionimit të mësimdhënësve si dhe mospagesën e tri pagave pas dhjetë vjetëve në arsim. Dialogu dhe marrëveshjet e arritura në letër me Qeverinë për realizimin e të drejtave të punëtorëve të arsimit tregojnë se kjo kategori e punëtorëve në Kosovë nuk qëndron keq me kushtet e punës. Mirëpo Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) vlerëson se ligjet si dhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria kanë hezitime të realizohen në praktikë. Për mosrealizimin e të drejtës së punëtorëve SBASHK-u ka deponuar edhe padi në organet e drejtësisë. Padia e ngritur nga sindikata përfshinë mospagesën e tri pagave me rastin e pensionimit të mësimdhënësve si dhe mospagesën e tri pagave pas dhjetë vjetëve në arsim. Udhëheqësit e kësaj sindikate deklarojnë se kanë bazë ligjore për ta fituar të drejtën. Ndërkaq, mbi 25 mijë mësimdhënës, sipas Sindikatës, besojnë që me Kontratën e re Kolektive në sektorin e arsimit pushteti lokal dhe ai qendror do të angazhohen t'i realizojnë më mirë ato që i nënshkruajnë, shkruan Zëri. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ka lëvizje përpara në drejtim të përmbushjes së kërkesave të mësimdhënësve. Megjithëkëtë, ai thotë se ka ende kërkesa të papërmbushura nga shteti të parashtruara nga punëtorët e arsimit. |
| Komuna përkrah bizneset ferizajase Posted: 02 May 2017 07:40 AM PDT Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, çdo ditë e më shumë po ju del në ndihmë bizneseve ferizajase. Kështu tha sot në konferencën për gazetarë drejtori i kësaj Drejtorie, Shemsedin Sojeva. Sipas tij, në bazë të statistikave të nxjerrura vetëm në zyrën e regjistrimit të bizneseve janë regjistruar 272 biznese të reja, ndërkaq në qytetin e Ferizajt aferojnë 11 e 546 biznese. "Drejtoria jonë vazhdimisht po përkrah bizneset edhe me dhënien në shfrytëzim të pronave komunale. Ne tashmë kemi shpallur 7 përfitues të pronave për 90 vite, ndërsa shumë shpejt pritet të shpallen edhe 8 përfitues të tjerë. Në bazë të statistikave që ne kemi nxjerr komuna i Ferizajt, bizneseve ju ka ofruar afër 14 hektarë tokë në shfrytëzim, dhe nga këto 14 hektarë janë bërë mbi 10 milion investime ku ka rezultuar me 270 vende të reja të punës", është shprehur drejtori Sojeva. Ai tutje ka bërë të ditur se tashmë në përfundim e sipër janë edhe të gjitha procedurat për përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mëdha në bazë të marrëveshjes që ka bërë gjatë vitit të kaluar me Fondacionin e Luksemburgut. "Ka pasur një interesim bukur të madh të bizneseve, ku siç e kam thanë edhe me parë, do të përfitojnë afër 70 biznese të vogla në vlerë afër deri 2 mijë euro në mjete. U bë e ditur se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, shumë shpejt pritet të realizoje edhe projektin sa i përket zyrës së informimit dhe mirëmbajtjes së saj, ndërtimi i shtigjeve për biçikleta tek parku Liria në drejtim të fshatit Nerodime, projekt ky që po realizohet në bashkëpunim më Drejtorinë e Infrastrukturës, studimi i fizibilitetit për resurset turistike në fshatin Jezerc, si dhe shumë shpejt pritet të del edhe drafti final i studimit të fizibilitetit sa i përket qendrës së qytetit në Ferizaj.
|
| Përkujtohet dëshmori Besim Rexhepi Posted: 02 May 2017 04:38 AM PDT Të martën në fshatin Komogllavë është shënuar dita e shkollës si dhe është përkujtuar dëshmori Besim Rexhepi, emrin e të cilit e mban shkolla e këtij fshati. Në këtë manifestim morri pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, drejtori i arsimit, Muhamet Halili, drejtori i pronës Fatimir Azizi si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, familjarë të dëshmorëve, por edhe mysafirë të shumtë. Me këtë rast kryetari Svarqa është shprehur se kjo është një ditë kur të gjithë ne shprehim nderimin dhe krenarinë që kjo shkollë e mban emrin e dëshmorit Besim Rexhepi, shembëlltyra e të cilit na obligon të gjithëve që të mos kursejmë mundin e djersën, përpjekjet dhe angazhimin, për të qenë në nivel të detyrës, për krijimin dhe avancimin e vlerave të përbashkëta, siç janë arsimimi dhe edukimi cilësor, profesionalizmi, humanizmi e solidariteti. "Është kjo një ditë kur u jepet më shumë hapësirë fëmijëve dhe të rinjve për të dalë në skenë dhe për t'i shfaqur prirjet e tyre. Në këtë mënyrë fitohen dy të mira: edhe nxënësit zbulojnë talentin e vet, edhe mësimdhënësit binden për talentin e nxënësve dhe marrin masa për mbështetjen që duhet t'u jepet në të ardhmen, për shtjellimin dhe përparimin e prirjeve për t'u marrë me profesione të ndryshme. Kur flasim për talentet, unë dëshiroj që t'ju bëj thirrje juve mësimdhënësve, që t'i evidentoni dhe të përpiqeni për kultivimin e talenteve të reja në arte, shkenca ekzakte në shkathtësi kompjuterike e shkathtësi fizike. Komuna e Ferizajt e ka në plan që t'i mbështesë në forma të ndryshme këto talente. Rruga më e mirë për zbulimin dhe kultivimin e talenteve është organizimi i garave dhe përhapja e frymës garuese. Muajt maj dhe qershor le të jenë muaj të garave për të treguar dijet, aftësitë artistike dhe shkathtësitë e fëmijëve dhe të rinjve tanë", ka thënë kryetari Svarqa. Ai tutje është shprehur se një gjë nuk duhet të harrojmë kur flasim për arsimin dhe edukimin: se njëra nga sfidat kryesore sot është arsimimi i fëmijëve dhe i të rinjve në frymën e arritjeve bashkëkohore komunikuese. "Kjo gjë shtron, sidomos para mësimdhënësve, nevojën e përgatitjes së vazhdueshme, ndjekjes së trendeve aktuale të mësimdhënies në botë dhe zbatimin e metodologjive moderne në mësim. Ndryshe, do t'i thellojmë edhe më shumë dallimet nga bota e përparuar, një gjë që nuk guxojmë ta bëjmë, aq më tepër në shekullin e komunikimit gjithnjë e më të dendur dhe në kohën e integrimeve. Unë mund t'ju them se pushteti lokal i Ferizajt është i përkushtuar për mbarëvajtjen dhe për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në shkollat tona, për krijimin e kushteve sa më të mira për mësim e aktivitete shkollore dhe për trajnimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve. Së këndejmi, shpresoj në ditë më të mira, për arsimim dhe edukim gjithnjë e më cilësor dhe për zhvillim të gjithmbarshëm të shoqërisë sonë", është shprehur Svarqa. Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe drejtoresha e kësaj shkolle Hidajete Ymeri, e cila ka folur për sfidat, sukseset dhe problemet me të cilat përballet ky institucion shkollore. Ndërsa me një fjalë rasti të pranishmit i ka falënderuar për pjesëmarrje babai i dëshmorit Saqip Rexhepi. Në fund tek busti i dëshmorit, u vendosën kurora të freskëta me lule, ndërsa nga nxënësit e kësaj shkolle u shfaq një program i pasur kulturo-artistik.
|
| Nis operimi i sistemit antiraketor i SHBA-së për Korenë e Veriut, nervozohet Rusia Posted: 02 May 2017 01:23 AM PDT Sistemi i ngritur në një fushë në rajonin Seongju ka "kapacitet të hershëm" për të ndërprerë çdo sulm bërthamor nga Koreja e Veriut, thanë zyrtarët. Vendosja e këtij sistemi ka zemëruar Rusinë dhe Kinën, të cilat kanë thënë se ai çrregullon balancën e pushtetit në rajon. Sistemi THAAD fillimisht ka qenë e paraparë të nisë të operojë në fund të vitit 2017. Por, tensionet në Gadishullin Korean janë rritur dhe Koreja e Veriut kërcënon vazhdimisht me sulme. SHBA ka dërguar po ashtu disa luftanije dhe një nëndetëse pranë Gadishullit. /rel/ |
| Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, me ligj të vjetër Posted: 02 May 2017 01:23 AM PDT Partitë politike opozitare kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre, se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do ta nxirrnin, sipas tyre, vendin nga kriza politike, por së fundmi edhe partitë në pushtet nuk e kanë përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje. Kjo për shkak të mospërmbushjes së obligimeve, posaçërisht ndërkombëtare në Kuvend. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se ligji ekzistues ka shërbyer për organizimin e zgjedhjeve qoftë parlamentare apo edhe lokale dhe si i tillë mund të vazhdojë të zbatohet në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së, nga radhët e PDK-së, tha për Radion Evropa e Lirë, se në radhë të parë vullneti politik është ai i cili mundëson zgjedhje demokratike dhe me standarde të larta. |
| Posted: 02 May 2017 01:23 AM PDT Vetëm brenda vitit të fundit, ky është paralajmërimi i katërt i SHBA-së për Evropë, raporton Washington Post. E ndërsa Amerika është e përfshirë shumë në Kosovë dhe siguria e vendit është në masë të madhe në duart e këtij shteti, megjithatë DASH paralajmëron qytetarët e vetë se udhëtimi për në Kosovë është "shumë i rrezikshëm", transmeton Koha.net. Destinacionet e listuara me "rrezik ekstrem" për t'u vizituar ishin Rusia, Turqia (afër kufirit sitian) dhe Ukraina, ndërsa Kosova dhe pjesë tjera të Turqisë janë etiketuar si vende me "rrezik të lartë". Në Zelandë të Re, ueb-faqja e ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kishte ndonjë paralajmërim për Evropën si tërësi, por këshillon udhëtarët të mbajnë në mend "rrezikun global në rritje nga terrorizmi". Franca, e cila ka përjetuar disa sulme terroriste viteve të fundit është listuar si vend me "pak rrezik", së bashku me vende tjera si Gjermania, Suedia e Britania e Madhe. Paralajmërimi i DASH-it për rrezik gjatë udhëtimit përfundon më 1 shtator, nëse, natyrisht, nuk zgjatet. |
| Rektori i Universitetit Al Qasimiaya dr. Rashad Muhamed Salem priti në takim myftiun Tërnava Posted: 01 May 2017 11:57 PM PDT Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po zhvillon takime me personalitetet e këtij shteti. Në kuadër të takimeve Myftiu Tërnava u prit nga Rektori i Universitetit Al Qasimiaya, dr. Rashad Muhamed Salem ku e falënderoi rektorin Salem për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që po jep rreth studentëve tanë atje. |
| Macron paralajmëron BE’në: Reformohu ose përballesh me ‘Frexit’ Posted: 01 May 2017 03:24 PM PDT Macron tha për "BBC"-në se Bashkimi Europian duhet të reformohet, në të kundërt do të përballet me mundësinë e një shkëputjeje të Francës. "Unë jam një proeuropian. E kam mbështetur vazhdimisht gjatë fushatës idenë europiane, sepse besoj që është tejet e rëndësishme për popullin francez dhe për vendin që zë kombi ynë në raport me globalizimin. Problemi është se gati gjysma e Francës është e zemëruar me idenë europiane. Ne duhet t'ia vëmë veshin popullit, duhet ta marrim në konsideratë pakënaqësinë e tij. Ndaj them se mandati im do të lidhet njëkohësisht me reformimin e thellë të BE-së dhe projektit tonë europian", tha Macron. Zgjedhësit francezë u drejtohen të dielën qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku gjenden përballë njëri-tjetrit dy fituesit e raundit të parë, Macron dhe Le Pen. Kjo e fundit po shfrytëzon ndjenjat kundër bllokut, e ka premtuar një referendum mbi anëtarësimin e vendit në BE, përcjell TCh. Me zotimin të rimarrë kontrollin e kufijve e të grushtojë ashpër emigracionin, Le Pen fitoi mbështetje të madhe në zonat rurale e ato ish-industriale. Macron vazhdon, megjithatë, të kryesojë në sondazhe me 20 pikë përqindjeje. |
| SHBA’ja lëshon alarm të ri terrorizmi për Evropën Posted: 01 May 2017 03:24 PM PDT "Paralajmërimi për udhëtim" pritet të mbetet në fuqi edhe për katër muajt e ardhshëm. Kjo deklaratë zyrtare i referohet sulmeve të fundit nga Shteti Islamik dhe Al Qaeda, si dhe nga organizatat e afërta me to, kundër Francës, Rusisë, Suedisë e Britanisë së Madhe. DASH thotë se sulme tjera terroriste mund të kryhen, edhe përkundër "operacioneve të vazhdueshme të qeverive lokale në luftën kundër terrorizmit", transmeton Koha.net. "Shtetasit amerikanë duhet gjithmonë të jenë të vëmendshëm për mundësinë se simpatizantë të terroristëve mund të kryejnë me pak apo pa fare paralajmërim", thuhet në deklaratën e DASH-it. "Terroristët pritet të përdorin taktika të njohura, siç është sulmi me armë zjarri, me eksplozivë, thika apo objekte të mprehta që i shmangen sigurimit, apo duke i shndërruar kamionët apo automobilat në armë e duke u turrur mbi njerëz. Shtetasit amerikanë që udhëtojnë në apo përmes Evropës inkurajohen të kontrollojnë ueb-faqet e ambasadave apo konsullatave të tyre e po ashtu të mbledhin informata lokale të sigurisë nga zyrtarët", shton më tej deklarata. Amerikanët këshillohen të ndjekin urdhra nga autoritetet lokale dhe të monitorojnë mediat dhe burimet tjera të informimit. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |








