“Meksika përkujton triufmin ndaj francezëve” plus 9 more 24 ore lajme

“Meksika përkujton triufmin ndaj francezëve” plus 9 more 24 ore lajme


Meksika përkujton triufmin ndaj francezëve

Posted: 06 May 2017 07:48 AM PDT

Triumfin e ushtrisë meksikane mbi atë franceze 155 vjet më parë, banorët e lagjes Penon de los Banos të Mexico City-t e kanë kujtuar përmes rikrijimit të skenave të atëhershme, me veshje e armë të kohës. Njerëzit mbushën rrugët dhe mes haresë së kremtimit e shkrepën dhe ndonjë pushkë. Aktrimi nxehet aq shumë ndonjëherë sa ...

Polonia si Turqia, presidenti kërkon fuqizimin; opozita e shqetësuar

Posted: 06 May 2017 07:45 AM PDT

Presidenti polak Andrzej Duda kërkon debat kushtetues dhe rishikimin e dokumentit themeltar të vendit, duke ngjallur frikën e opozitës nga vendosja e një sistemi autoritar. Me pretendimin e ndryshimit të sistemit politik, Duda ka habitur edhe vetë mbështetësit e tij, të cilët e shihnin si krejtësisht të varur nga mentori i vetë politik, Jaroslaw Kaczynski. ...

E dimë që takat janë të vështira

Posted: 06 May 2017 07:41 AM PDT

Ajo festoi deri në mëngjes në Met Gala të hënën, para se të shfaqej duke u larguar nga apartamenti i Gigi Hadid të mërkurën. Por duket se të gjithë kanë kapuar Kendall Jenner, teksa shfaqet e lodhur gjatë realizimit të një seti fotosh në Nju Jork të premten. Supërmodelja 21-vjeçare duket se lodhet duke ndejtur ...

Vlahutin mesazh nga Gjirokastra: Është më e lehtë të zihesh për diçka sesa ta ndërtosh atë

Posted: 06 May 2017 06:35 AM PDT

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, i ka dhënë një mesazh klasës politike pas vendimit të kryeministrit Edi Eama për të shtyrë zgjedhjet në Kavajë, që të gjejnë mënyra të arsyeshme për t'u dhënë gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar partinë të cilën ata zgjedhin. Nga Gjirokastra, ...

‘Së prapthi’, një vepër për fëmijët në Teatrin e Metropolit

Posted: 06 May 2017 06:11 AM PDT

Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol) sjell këtë fundjavë për publikun e vogël premierën "Së prapthi", me regji të Aldi Hysotoçit. "Së prapthi" është një shfaqje interaktive dhe argëtuese, është shfaqja e dytë e këtij lloji që Teatri Metropol vë në skenë, si pjesë e platformës edukuese që ky teatër ka nisur prej më se një ...

Vdes edhe personi që qëlloi mbi Hazbi Idrizin

Posted: 06 May 2017 06:01 AM PDT

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese njofton se personi A.Q (53) i cili sot qëlloi për vdekje kryetarin e Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni. Q.A pasi qëlloi disa herë me armë zjarri mbi kryetarin e Bogovinës, ...

Detaje nga MPB për vrasjen e Hazbi Idrizit

Posted: 06 May 2017 05:53 AM PDT

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni thekson se sot (06/05/2017) në orën 10:45 në Qendrën medicinale në Tetovë, është sjellur H.I (58) kryetar i Komunës së Bogovinës, i cili ka qenë i lënduar me armë zjarri. Në kumtesën e MPB-së thuhet se me arritjen në Qendrën medicinale në Tetovë, është ...

Gjuriq fajëson ndërkombëtarët për situatën në Kosovë

Posted: 06 May 2017 05:50 AM PDT

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësi të madhe për situatën aktuale në Kosovë. Gjuriq, në një intervistë të tij në RTS, është shprehur i pakënaqur edhe me pranin ushtarake të ndërkombëtarëve në Kosovë. Ai ka shtuar se Serbia është shumë e interesuar për dialog, stabilitet dhe paqe ...

Krasniqi-Hotit: Përdoreni mbështetjen e SHBA-ve për forcimin e sovranitetit

Posted: 06 May 2017 05:47 AM PDT

Ish-kryetari i Kuvendit dhe tash kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, duke iu përgjigjur ministrit Avdullah Hoti, ka thënë se nëse është e vërtetë që LDK ka mbështetjen e SHBA-ve, atëherë kjo do të duhej të përdoret për forcimin e sovranitetit të shtetit që me fusnotë është lënë pa sovranitet. Gjithashtu, ...

Mustafa: Opozita po ia adreson Qeverisë keqpërdorimet që nuk i ka bërë

Posted: 06 May 2017 05:41 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj mocionit të mosbesimit nga opozita, i cili të mërkurën do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës. Mustafa ka thënë se nuk ka pritur se Qeverisë së tij do të tentohet t'i adresohen keqpërdorimet, vjedhjet, abuzimet e aferat me të cilat asnjë vendim ...