“Atentati ndaj boksierit Hysa, flet nëna e tij: Pse s’kam parë kurrë një ndeshje boksi të tim biri” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Atentati ndaj boksierit Hysa, flet nëna e tij: Pse s’kam parë kurrë një ndeshje boksi të tim biri” plus 9 more Lajmi i Fundit


Atentati ndaj boksierit Hysa, flet nëna e tij: Pse s’kam parë kurrë një ndeshje boksi të tim biri

Posted: 06 May 2017 07:46 AM PDT

Nelson Hysa, boksieri i Vllaznisë, është plagosur sot me dy plumba gjatë një atentati me armë zjarri. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur tek ura Dervishbeg në qytetin e Shkodrës. Ndërsa, tregon dhe se boksieri i ka marrë plumbat sipër legenit dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku paraprakisht mësohet se ndodhet […]

Tregohuni të vëmëndshëm, këto simptoma tregojnë se keni probleme me zemrën

Posted: 06 May 2017 07:40 AM PDT

Sëmundja e zemrës është një ndër sëmundjet më të përhapura së fundmi, ndaj dhe mjekët vijojnë të japin këshilla të shumta. Nuk janë të gjitha problemet e zemrës paralajmërimi qartë i simptomave, siç janë dhembja e padurueshme në gjoks dhe humbja e vetëdijes. Pra, është me rëndësi të dëgjoni organizmin tuaj dhe me kohë t'i […]

Vijojnë hetimet për kufomën e gjetur në Vlorë, ja dyshimet e policisë

Posted: 06 May 2017 07:32 AM PDT

Ende vazhdojnë hetimet për trupin e pajetë të konstatuar mëngjesin e sotëm në ujërat e Ishullit të Sazanit. Sipas Rojes Bregdetare të Marinës në Vlorë, trupi i pajetë është konstatuar në pjesën veriore të Ishullit të Sazanit, rreth 5-6 m larg nga bregu i detit. Dyshohet se trupi i pajetë i përket njërit prej 2 […]

Policia flet për bombën në Elbasan, ja sa tritol ishte vendosur poshtë automjetit

Posted: 06 May 2017 07:25 AM PDT

Ditën e sotme, në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në Bulevardin kryesor në kryqëzimin “Kristoforidhi”, është marrë informacion se në tokë poshtë një automjeti që ishte i parkuar ndodhej një pako e zezë e dyshuar me lëndë plasëse. Nga ky alarmim, shërbimet e policisë janë drejtuar mënjëherë në vendin e ngjarjes, të cilat […]

Aksident i rëndë në Berat, furgoni përplaset murin dhe kamionin e parkuar, një i plagosur (Foto)

Posted: 06 May 2017 07:18 AM PDT

Një aksident i rëndë është raportuar ditën e sotme në Vodicë të Beratit. Mësohet se një shtetas i cili lëvizte me një furgon me targë Br 4728 B, u përplas me murin rrethues të një kantieri ndërtimi, duke e marrë atë përpara dhe duke u përplasur me një kamion që ndodhej i parkuar aty pranë. […]

Rrezikon ndalimi i hetimit të vrasjes së Artan Cukut, ja shkaku

Posted: 06 May 2017 07:12 AM PDT

Rreth një muaj kanë kaluar nga vrasja e Artan Cukut, ndërsa ende nuk ka një autor. Një person që shfaqet në disa video pak minuta pasi të qëllojë ndaj ish-drejtorit të Policisë Vlorë mbrëmjen e 8 prillit, ende nuk është identifikuar nga Policia. Disa informata të dhëna nga qytetarët nuk kanë çuar në zbulimin e […]

Misi shqiptar zbulon sekretet më të ‘’errëta’’ të saj: Kam konsumuar hashash, kam puthur një vajzë

Posted: 06 May 2017 06:57 AM PDT

Një rrëfim i hapur pa dorashka vjen nga misi shqiptar Atalanta Kercyku në emisionin 'Oktapod' të Turjan Hyskës. Në pyetjet private dhe intime, ajo nuk ka ngurruar të kundërshtojë. Kur Turi e pyeti për eksperienca seksuale me femra, ajo u përgjigj: "Eksperience te tille jo, por një nate kam qene ne club me miqtë e […]

Përgjimi/ Detaje shokuese nga ekzekutimi i kushurinjëve në Milano, ja cilët janë autorët

Posted: 06 May 2017 06:44 AM PDT

Të tjera detaje janë zbuluar nga ekzekutimi i dy kusherinjëve shqiptarë Alban e Agron Lleshaj, të vrarë më 10 nëntor të 2016 në komunën e Canegrates në Milano. Mediat italiane raportojnë se policia ka zbardhur identitetin e 4 shqiptarëve të arrestuar dhe të tjetrit që është në kërkim. Ata janë farefis, të gjithë me origjinë […]

Atentati ndaj boksierit të Vllaznisë, ja si i bënë pritë dy persona me motor

Posted: 06 May 2017 06:29 AM PDT

Boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa është plagosur me armë ditën e sotme. Të dhënat tregojnë se ngjarja ka ndodhur tek ura Dervishbeg, në qyetetin e Shkodrës. Sipas informacioneve, boksieri Hysa ka marrë një plumb në pjesën e shpatullës. Ai u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit të Shkodrës. Ndërkohë policia ka nisur hetimet […]

Kapen 46 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohet një shtetas, ndiqen penalisht kryeplaku dhe inspektori Pyjor

Posted: 06 May 2017 06:22 AM PDT

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas, ndërsa kryeplaku i fshatit dhe inspektori Pyjor do të procedohen në gjendje të lirë, pasi u zbuluan 46 bimë kanabisi të kultivuara në një parcelë në fshatin Karmë të Vaut të Dejës. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Prek Mhilli, 51 vjeç, banues […]