“Kuçi i reagon ministrit serb: Mos i thuaj ‘Mitrovica e Jugut’” plus 1 more Gazeta Tribuna |
| Kuçi i reagon ministrit serb: Mos i thuaj ‘Mitrovica e Jugut’ Posted: 04 May 2017 03:03 AM PDT Në mbledhjen e qeverisë, Hajredin Kuçi, i ka thënë ministrit të ri serb, Ivan Todosijeviq, që nuk ka nevojë ta përdor termin Mitrovica e Jugut, kur flet për Mitrovicën. Kuçi i tha Todosijeviqit se është krejt në rregull që kur flet për veriun e këtij qyteti ta quajë atë Mitrovica Veriore. Me Planin e Ahtisaarit të bërë pjesë e Kushtetutës së Kosovës Mitrovica përbëhet nga dy komuna-Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut. Hajredin Kuçi foli për emrin e Mitrovicës kur në mbledhjen e qeverisë u diskutua rreth mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga universiteti në Mitrovicën Veriore. Ministri i Arsimit Arsim Bajrami duke raportuar për punën e këtij komisioni, kërkoi që atij t'i vazhdohet mandati. Qeveria pas kësaj kërkese, miratoi vazhdimin e mandatit të komisionit. The post Kuçi i reagon ministrit serb: Mos i thuaj 'Mitrovica e Jugut' appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Kryeministri Mustafa paraqitet sot në interpelancë Posted: 03 May 2017 11:46 PM PDT Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot seancën me pika të mbetura nga seancat e kaluara. Më pas, në interpelancë do të paraqitet kryeministri Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit. Më pas, para deputetëve, në një interpelancë tjetër lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, do të jetë ministri Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues. Dy pikat e fundit të rendit të ditës, do të jenë shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës, si dhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë The post Kryeministri Mustafa paraqitet sot në interpelancë appeared first on Gazeta Tribuna. |
| You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





