““Kasapi i Kabulit” u bën thirrje talibanëve që t’i japin fund luftës” plus 18 more Radio Evropa e Lirë |
- “Kasapi i Kabulit” u bën thirrje talibanëve që t’i japin fund luftës
- Dialogu me Serbinë të futet në fazën përmbyllëse, thonë autoritetet në Prishtinë
- Lideri opozitar rus Navalny pajiset me pasaportë
- Agjencia gjermane e inteligjencës pret më shumë sulme kibernetike para zgjedhjeve
- Gjykata Speciale pret harmonizimet kushtetuese para se të nisë punën
- Xhaferi: Ivanov të reflektojë për mandatin, Kuvendi ka të drejtë të vendos për qeverinë
- Rusia, Turqia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për zonat e sigurta në Siri
- Kullat, shënjestra të luftës që mbijetuan
- Kullat, shënjestra të luftës që mbijetuan
- QKSS: Nevojitet program ri-socializimi dhe ri-integrimi për personat e kthyer nga Siria e Iraku
- Bullgari: Parlamenti zgjedh Borisovin në postin e kryeministrit
- Bie numri i rusëve që do të votonin për Putinin
- Xhaferi: Ivanov ta mandatojë Zaevin për kryeministër
- Xhaferi: Ivanov të reflektojë për mandatin, Kuvendi ka të drejtë të vendos për qeverinë
- Thaçi:Ideologji nacionaliste e religjioze duan ta shfrytëzojnë vakumin e BE-së në Ballkan
- "Kasapi i Kabulit" rikthehet pas marrëveshjes për paqe
- Princi Filip tërhiqet nga jeta publike
- Ukraina gjykon në mungesë ish-presidentin Yanukovych
- SHBA voton sot për shfuqizimin e Obamacare
| “Kasapi i Kabulit” u bën thirrje talibanëve që t’i japin fund luftës Posted: 04 May 2017 09:29 AM PDT Gulbuddin Hekmatyar, njëri prej kryekomandatëve më famëkeq të Afganistanit, u ka bërë thirrje "vëllezërve" të tij talibanë, që t'i japin fund kryengritjes së tyre dhe ka ofruar që ai të ndërmjetësojë bisedimet me qeverinë. Hekmatyar i bëri këto komente në Kabul, disa muaj pasi ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë. Arritja e tij sot në Afganistan shënon rikthimin e tij në jetën publike, pas më shumë se 20 vjetësh në mërgim. "I bëj thirrje talibanëve që të më zgjedhin mua si vëlla i tyre. Unë do të luftoj për të gjitha kërkesat e juaja legjitime", tha ai. "Gjëja më e rëdëndësishme është dhënia fund e luftës dhe shpëtimin e vendit nga kriza", ka thënë Hekmatyar. Hekmatyar, i njohur si "Kasapi i Kabulit", kujtohet kryesisht për rolin e tij në luftën e përgjakshme civile në vitet 1990, në të cilën është akuzuar për vrasjen e mijëra civilëve në kryeqytet. Grupi i tij militant Hezb-e Islami ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë e presidentit afgan, Ashraf Ghani, në muajin shtator. Në bazë të marrëveshjes, Hezb-e Islami ka dorëzuar të gjitha armët dhe i ka dhënë fund kryengritjes kundër Qeverisë afgane. Në këmbim, të burgosurit e Hezb-e Islamit do të lirohen nga burgjet në Afganistan. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dialogu me Serbinë të futet në fazën përmbyllëse, thonë autoritetet në Prishtinë Posted: 04 May 2017 08:55 AM PDT Zyrtarë të lartë në Qeverinë e Kosovës thonë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të rifillojë dhe të përgatitet për fazën përmbyllëse të tij që, siç thonë, do të 'nënkuptonte njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve'. Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri i tha Radios Evropa e Lirë, se me lirimin e Ramush Haradinajt është hequr vendimi për pezullimin e dialogut me Serbinë, i bërë me një Rezolutë të Kuvendit të Kosovës. Ministrja Tahiri tha se dialogu tani duhet të zhvillohet në dy nivele, njëri teknik dhe tjetri politik, që do të ndihmojë, sipas saj, përmbylljen e dialogut. "Është hequr pezullimi dhe Kosova do të vazhdojë dialogun. Për këtë fazë janë dy nivele që duhet ta trajtojmë dialogut. E para është vazhdimi i zbatimit të marrëveshjeve. Kurse sa i takon dialogut politik të nivelit më të lartë, për këtë çështje, siç e dini, ne kemi paralajmëruar se po hyjmë në fazën e tretë dhe përmbyllëse të dialogut. Natyrisht për të hyrë në fazën përmbyllëse të dialogut së pari institucionet e Kosovës do të bëjnë përgatitjet e duhura", tha Tahiri. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj iu tha anëtarëve të një komiteti për punë të jashtme të Parlamentit Evropian se "dialogu me Serbinë duhet të ketë një qëllim të qartë, që është njohja e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve". "Në pikëpamjen tonë si Qeveri, dialogu duhet të ketë qëllim të qartë dhe një nga qëllimet më të rëndësishme është njohja e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve. Pa këtë, mendoj se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i padobishëm dhe i pavlerë, por njohja e ndërsjellë duhet të jetë qëllim të cilin duhet ta kemi si një strategji të qartë për vitet në vijim", tha Hoxhaj. Dialogu i nisur prej më shumë se pesë vjetësh, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, u pezullua javë më parë, përmes Rezolutës që Kuvendi i Kosovës e miratoi me kërkesën për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga ndalimi në Francë. Haradinaj u ndalua në aeroportin e Baselit në janar të këtij viti sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë, me akuzat për krime lufte në Kosovë. Ai u lirua më 27 prill nga gjykata franceze në Colmar, e cila refuzoi ta ekstradonte Haradinajn në Serbi, sipas kërkesës së Beogradit zyrtar. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu duhet të vazhdojë, por sipas tij rezoluta e miratuar nga Kuvendi duhet të zbatohet në tërësi. Ai tha se në rezolutë nuk ka qenë e vetmja kërkesë lirimi i Ramush Haradinajt, por ka pasur edhe çështje të tjera që duhet merren parasysh. "Grupi negociator i Kosovës duhet të ketë agjenda të qarta të trajtuara në institucionet e Kosovës [Kuvend] dhe pastaj të shkohet në dialog. Në dialog ekipet duhet të shkojnë të përgatitura me tema të caktuara dhe të ketë rezultat nga ato bisedime. Pra, me agjenda të përgatitura, të aprovuara në institucione dhe atëherë të vazhdohet dialogu", tha Berisha. Ai theksoi po ashtu se dialogu që është zhvilluar deri tani në Bruksel mes palëve, duhet të riformatohet. Por për deputetin nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, 'objekti i rezolutës së Kuvendit të Kosovës për ndërprerjen e dialogut me Serbinë është përmbushur deri sa është liruar Ramush Haradinaj'. Sipas tij për pjesën tjetër të rezolutës duhet të punohet në vazhdimësi nga institucionet kompetente. "Është e vërtetë se pezullimi i dialogut ka ardhur si vullnet politik, përmbi të gjitha si respektim i rezolutës së Kuvendit të Kosovës, që është nxjerrë në një nga seancat plenare, dhe e cila po ashtu shpreh vullnetin e Kuvendit për dy çështje të caktuara. Mendoj se tash objekti i trajtimit të saj është përfunduar dhe kjo mbetet në dorën e Qeverisë se si do ta procedojë dialogun. Por mbi të gjitha edhe riaktualizimin me ndërmjetësuesit ndërkombëtar", tha Zemaj. Njohësit e çështjeve ndërkombëtare dhe analistët politikë, konsiderojnë se dialogu politik duhet të vazhdojë dhe çështja e normalizimit të raporteve me Serbinë, heqja e fletarresteve ndërkombëtare dhe një listë e tërë e problemeve, me të cilat Kosova përballet drejtpërdrejt, duhet të futen në agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi. Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Beogradin zyrtar për, siç thonë, "qasje destruktive jo vetëm në raport me dialogun, por edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve". Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe Marrëveshjen kornizë të Prillit të vitit 2013, që u pa si e arritura më e madhe e dialogut. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka hapur kapituj të ri të të dyja vendeve në procesin e integrimeve evropiane. Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, ndërkohë që Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Lideri opozitar rus Navalny pajiset me pasaportë Posted: 04 May 2017 08:48 AM PDT Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është pajisur me pasaportë dhe thotë se shpreson se do të mund të udhëtojë jashtë vendit për shërim, pas një sulmi, ku ka marrë dëmtime në njërin sy. Por avokatët e tij i kanë thënë se zyrtarët rusë e kanë paralajmëruar Navalnyn që të mos largohet nga vendi. Navalny ka shkruar në uebfaqen e tij se Shërbimi Federal për Migracion, e ka njoftuar atë se ai mund ta marrë pasaportën e tij. Navalny ka thënë se për pesë vjet nuk ka mundur të pajiset me pasaportë. Tash, ai thotë se mund të shkojë për shërim jashtë vendit, pasi një sulmues i hodhi në fytyrë një ngjyrë të gjelbër, që njihet me emrin "zelyonka". Sipas liderit opozitar, testet e fundit mjekësore tregojnë se ka humbur 85 për qind të shikimit në zyrin e djathtë. Ai ka shprehur shpresë se shikimi mund t'i rikthehet. Navalny ka paralajmëruar se do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, ku presidenti aktual rus, Vladimir Putin, pritet që të kërkojë edhe një mandat 6-vjeçar. Zyrtarët rusë kanë lënë të kuptohet se Navalnyt mund t'i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje, për shkak se ai është dënuar për krime financiare. Megjithatë, Navalny mohon çdo keqbërje, duke thënë se gjykimet ndaj tij janë të orkestruara nga Kremlini. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Agjencia gjermane e inteligjencës pret më shumë sulme kibernetike para zgjedhjeve Posted: 04 May 2017 07:47 AM PDT Agjencia e inteligjencës në Gjermani ka thënë se pret më shumë sulme kibernetike ndaj politikanëve gjermanë dhe zyrtarëve, para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në shtator. "Ne presim sulme të reja dhe po vëzhgojmë me kujdes kërcënimet", ka thënë shefi i agjencisë së inteligjencës, BfV Hans-Georg Maassen, gjatë një konference në Postdam. Maassen ka thënë se agjencia ka hasur në sulme që kanë pasur për qëllim vjedhjen e të dhënave nga e-mailet e partisë Kristian Demokrate të kancelares Angela Merkel. Ai ka thënë se zyrtarët gjermanë janë në vigjilencë të lartë pas raprotimeve të zyrtarëve të inteligjencës amerikane se materiale të ndjeshme janë marrë nga Komiteti Kombëtar i Partisë Demokrate në SHBA, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Maassen shtoi se "një numër i madh i të dhënave" janë marrë gjatë sulmeve kibernetike të majit të vitit 2015, në dhomën e ulët të parlamentit gjerman. Gjermania për këto sulme ka fajësuar një grup të hakerëve rus të njohur si APT28 dhe një grup tjetër të quajtur Fancy Bear. Ai ka sugjeruar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe aleatët e tij mund të vendosin nëse do të përdorin të dhënat e mbledhura nga sulmet e tilla kibernetike dhe t'i përdorin ato për të ndikuar në zgjedhjet gjermane. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjykata Speciale pret harmonizimet kushtetuese para se të nisë punën Posted: 04 May 2017 07:25 AM PDT Dhomat e Specializuara, që ndryshe njihen edhe me emrin Gjykata Speciale për krime lufte, po i bëjnë përgatitjet e fundit për nisjen e punës. Aktualisht ka mbetur që të bëhet harmonizimi i akteve rregullative të funksionimit të këtyre dhomave me Kushtetutën e Kosovës. Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja, Ekaterina Trendafilova, në konferencën e parë për media të mbajtur në Hagë, shpalosi vizionin për punën që pritet të nisë. Gjykatësja Trendafilova theksoi se që prej emërimit, synimi i saj kryesor ka qenë ngritja e një strukture ligjore për Dhomat e Specializuara. "Me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave në më pak se dy muaj pas emërimit të tyre, gjykatësit kanë treguar profesionalizëm dhe dijeni të shkëlqyera dhe përkushtim të pandalshëm për të mundësuar procedura efikase dhe të drejta para Dhomave të Specializuara," deklaroi Trendafilova. Kurse në lidhje me hapat vijues, Trendafilova bëri të ditur se tashmë ajo është në procesin e thirrjes së seancës së dytë plenare të gjykatësve. Rregullorja e Procedurës dhe e Provave, ka nënvizuar ajo, do të hyjë në fuqi shtatë ditë pasi të jetë vendosur se është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Trendafilova ka siguruar se gjatë punës së Gjykatës Speciale, një kujdes i veçantë do t'i kushtohet programit të mbrojtjes së dëshmitarëve. Sipas saj, ata do të jenë plotësisht anonim, të mbrojtur dhe të përkrahur nga Gjykata. Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-UÇK-së që, siç thuhet, 'i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000', siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Xhaferi: Ivanov të reflektojë për mandatin, Kuvendi ka të drejtë të vendos për qeverinë Posted: 04 May 2017 06:27 AM PDT Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha të enjten në Bruksel se "në rast se presidenti Ivanov nuk i jep mandatin, për qeverinë, shumicës parlamentare", atëherë "Kuvendi ka të drejtën e tij të vendos për zgjedhjen e qeverisë së ardhshme". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusia, Turqia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për zonat e sigurta në Siri Posted: 04 May 2017 06:04 AM PDT Rusia, Turqia dhe Irani kanë nënshkruar një memorandum që bën thirrje për krijimin e zoneve të sigurta në Siri, gjatë bisedimeve për paqe në Kazakistan. Megjithatë, disa përfaqësues të opozitës siriane janë larguar nga këto bisedime në shenjë proteste. Marrëveshja u nënshkruar nga përfaqësuesit e këtyre tre shteteve, që sponsorizojnë bisedimet e paqes në Astana të Kazakistanit. Memorandumi bën thirrje për krijimin e katër zona të sigurta në pjesë të ndryshme të Sirisë, ku forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad po luftojnë me rebelët. Një pjesë e delegacionit të opozitës siriane u largua nga bisedimet për të protestuar nënshkrimin e memorandumit nga përfaqësuesit e Iranit. "Ne nuk pranojmë që Irani të përfshihet si vend garantues", ka thënë një anëtar i delegacionit të opozitës. Opozita siriane është zemëruar me pjesëmarrjen e Iranit në konferencë, duke e akuzuar Teheranin se është pjesëmarrës në luftën në Siri. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kullat, shënjestra të luftës që mbijetuan Posted: 04 May 2017 05:58 AM PDT Kullat janë objekte të fortifikuara, në të cilat kanë banuar familjet shqiptare. Gjeneza e tyre është e hershme që nga objektet e gurit. Prej fillimit të shekullit 18-të e deri më sot, kullat kanë evoluuar dhe tashmë ato janë cilësuar si objekte të trashëgimisë kulturore dhe historike. Në Komunën e Deçanit, deri në vitin 1999 kanë ekzistuar 263 kulla. Gjatë luftës në Kosovë, të gjitha kullat, kanë qenë cak i sulmeve nga forcat serbe. Arkitekti, Shkëlzen Shehu, zyrtar në Drejtorinë për urbanizëm në Komunën e Deçanit, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë komunë kanë shpëtuar vetëm 4 kulla me dëmtime të vogla. Rreth 70 kulla janë shkatërruar tërësisht. Të tjerat, siç thotë Shehu, janë dëmtuar në masë të madhe ose pjesërisht. "Objektet kulla, për shkak të fortifikimit, kanë qenë cak i dëmtimeve. Kanë qenë qëllimisht të shkatërruara. Trashëgimia kulturore dhe historike që e kemi pasur në këto anë, është shkatërruar qëllimshëm". Shehu ka shtuar se pas luftës, me ndihmën e Bashkimit Evropian, është bërë rindërtimi apo meremetimi i 4 kullave në komunën e Deçanit dhe një tjetër në komunën e Pejës. Gjithashtu, me ndihmën e disa donacioneve, por edhe të Ministrisë së Kulturës të Qeverisë së Kosovës, janë riparuar dhe restauruar edhe një numër i vogël kullash në këtë komunë. Në Kosovë, kullat kishin nisur të ndërtohen në numër më të madh në fillimin e shekullit 18 nga familjet e pasura dhe që kanë pasur deri në 30 anëtar. Kullat fillimisht ishin ndërtuar nga mjeshtrit shqiptarë nga Dibra, të njohur asokohe si latues të shkathtë të gurit. Më pas mjeshtëria ishte përvetësuar edhe nga vendorët. Kullat janë objekte prej 2 deri në 4 kate dhe ndërtimi i tyre ka zgjatur rreth 5 vjet. Në përgjithësi, ekzistojnë dy lloje kullash, me të ashtuquajturin "dyshekllëk" të gurit dhe të drurit. Kulla e familjes Osdautaj nga fshati Isniq i Deçanit, e ndërtuar në fillim të shekullit 18, është ndër të paktat që i mbijetuan luftës dhe kohës. Është katër katërshe, e rinovuar pas luftës. Vazhdon të jetë e banueshme. Muret e jashtme të kullës janë të gjera rreth 1 metër. Ajo fortifikohet përmes derës në katin përdhes, ku dikur ishte hapësirë për strehimin e bagëtive. Ndërkaq, sot është shndërruar në një tip i muzeut të vogël me artefakte. Ka edhe dy hyrje tjera, për meshkujt dhe për femrat. Sipas traditës, ato ruajnë intimitetin e banorëve dhe mysafirëve. Po ashtu sipas traditës, në katin më të lartë, është oda e burrave. Rexhep Maksutaj, njohës i trashëgimisë kulturore, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon se pavarësisht se kulla ka qenë e fortifikuar, hyrja deri në odën e burrave nuk është mbyllur kurrë, madje as për njerëzit me të cilën familja mikpritëse ka pasur hasmëri. "Në kullat e shqiptarit, në odë të burrave, ka qenë i gatshëm gjithmonë për ta pritur mysafirin. I ka siguruar një strehë, një zjarr, por edhe një kafshatë bukë". "Oxhaku simbolizon edhe familjen, sepse themi se është një oxhak, një tym, që tregon se është një familje që jeton aty". Maksutaj shton se roli i kullave sot është më i zbehur, por dikur ato kanë qenë simbol i traditave të banorëve të vendit. "Prej këtu, ka marrë rrugë vdekja, dasma, gëzimi, hidhërimi. Këtu ka filluar lufta. Këtu ka marrë rrugë edhe kënga lirike, idilike. Këtu ka marrë rrugë edhe kënga e trimërisë. I riu është edukuar në frymën e patriotizmit dhe në frymën se si ta mbrojë vendin e vet". Para luftës së vitit 1998 dhe 1999 në Kosovë, llogaritet se në gjithë vendin ka pasur rreth 700 kulla, si objekte monumentale që paraqesin një pjesë të trashëgimisë kulturore. Sot, numri i tyre është simbolik. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kullat, shënjestra të luftës që mbijetuan Posted: 04 May 2017 05:37 AM PDT Në komunën e Deçanit, deri në vitin 1999 kanë ekzistuar 263 kulla. Gjatë luftës në Kosovë, të gjitha kullat, kanë qenë cak i sulmeve nga forcat serbe. Arkitekti, Shkëlzen Shehu, zyrtar në Drejtorinë për urbanizëm në Komunën e Deçanit, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë komunë kanë shpëtuar vetëm 4 kulla me dëmtime të vogla. Rreth 70 kulla janë shkatërruar tërësisht. Të tjerat, siç thotë Shehu, janë dëmtuar në masë të madhe ose pjesërisht. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| QKSS: Nevojitet program ri-socializimi dhe ri-integrimi për personat e kthyer nga Siria e Iraku Posted: 04 May 2017 05:30 AM PDT Ri-socializimi dhe ri-integrimi institucional i pjesëtarëve që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja është një nevojë imediate thuhet në raportin më të ri të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). "Sikurse në shumë shtete të botës edhe Kosova është duke u ballafaquar me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm. Sfidë të veçantë paraqesin luftëtarët e huaj të rikthyer në Kosovë, si dhe individët të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftërat e huaja, por që konsiderohen si të afektuar me këtë fenomen", thuhet në raport. Si përgjigje ndaj këtij fenomeni, ky raport ngërthen në vete programe rehabilituese dhe ri-socializuese për këto kategori individësh të cilët duhet t'ju nënshtrohen para rikthimit të tyre në shoqëri. Në raportin e prezantuar analizohen tri raste të studiuara, duke përfshirë aty rastin e Gjermanisë, Danimarkës dhe Arabisë Saudite. Marrë parasysh modele të tilla, QKSS tha se mund të ofrohet një program alternativ i ndarë në tri faza, ku përfshihen, faza rehabilituese, ajo ri-socializuese si dhe faza pas lirimit. "Krahasuar me vende të tjera evropiane, kapacitetet institucionale për të hartuar dhe zbatuar programe të suksesshme ri-integrimi janë tejet të kufizuara. Korniza e sotme ligjore, nëpërmjet sistemeve korrektuese dhe institucioneve të ngjashme, nuk jep zgjidhje të mjaftueshme meqë nuk përputhet me gjendjen në terren", theksohet në raport. Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon. Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë. Një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që një pjesë tjetër ende po përballen me drejtësinë. Autoritetet në Kosovë thonë se rehabilitimi i të radikalizuarve nuk mund të bëhet përmes amnistisë, por përmes "programeve rehabilituese dhe të risocializimit", pa përjashtuar edhe masat ligjore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bullgari: Parlamenti zgjedh Borisovin në postin e kryeministrit Posted: 04 May 2017 05:16 AM PDT Parlamenti bullgar ka zgjedhur liderin e partisë konservative GERB, Boyko Borisov kryeministër të vendit. Për Borisovin kanë votuar 133 anëtarë të parlamentit, ndërkaq 100 deputetë të tjerë kanë votuar kundër tij. Parlamenti në Bullgari tash duhet të miratojë koalicionin qeverisës së Borisovit, i cili ka arritur marrëveshje me bllokun nacionalist, Patriotët e Bashkuar. Partia pro perëndimore e Borisovit fitoi 95 nga 240 ulëset në parlament, në zgjedhjet e 26 marsit. Partneri i tij qeverisës, ka fituar 27 ulëse. Socialistët, të cilët kanë bërë fushatë për raporte më të afërta me Rusinë, janë në opozitë dhe kanë fituar 80 ulëse në parlament. Ky do të jetë mandati i tretë në postin e kryeministrit për Boyko Borisovin. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bie numri i rusëve që do të votonin për Putinin Posted: 04 May 2017 04:39 AM PDT Një sondazh i ri tregon se 48 përqind e votuesve do të votonin për presidentin aktual të Rusisë, Vladimir Putin, nëse zgjedhjet presidenciale do të mbaheshin në të ardhmen e afërt. Sondazhi është kryer nga Qendra ruse Levada në datat 21-24 prill. Rezultati tregon se mbështetja për Putinin ka rënë, krahasuar me 62 përqind sa ka qenë në prill të 2015-ës dhe 53 përqind në janar të 2016-ës. Putin - në pushtet herë si president, herë si kryeministër qysh më 1999 - pritet të garojë edhe për një mandat gjashtëvjeçar të presidentit në mars të 2018-ës. Qendra Levada ka bërë anketën me 1,600 të rritur në gjithë Rusinë, duke i pyetur: A do të votojnë dhe për kë nëse zgjedhjet mbahen të dielën e ardhshme? This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Xhaferi: Ivanov ta mandatojë Zaevin për kryeministër Posted: 04 May 2017 04:37 AM PDT Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka njoftuar presidentin Gjorge Ivanov se pas formimit të shumicës së re parlamentare dhe zgjedhjes së tij për kryetar, janë plotësuar të gjitha kushtet për mandatimin e Zoran Zaevit për kryeministër. "Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot e ka njoftuar presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë", theksohet në komunikatën me shkrim të kabinetit të Xhaferit. Ndëkrohë, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, beson se presidenti kësaj radhe nuk do ta shkel Kushtetutën dhe do t'i japë atij mandatin për formimin e qeverisë së re. Ai hodhi poshtë pretendimet e kreut të shtetit se shumica e re parlamentare rrezikon të ardhmen e vendit. "Jam i gatshëm që të vizitojë presidentin Ivanov. Do t'i ftojmë edhe partnerët e koalicionit nëse duan të na bashkohen dhe me Ivanovin të bisedojmë për karakterin unitar të shtetit, NATO-n, BE-në, multietnicitetin, pra për të gjitha ato çështje që brengosin Ivanovin. E gjithë kjo do të ishte në funksion që sa më parë të marrim mandatin dhe të formojmë kabinetin e ri qeveritar", ka deklaruar Zaev. Kreu i LSDM-së tha se beson se deri në fund të muajit mund të formohet qeveria e re, por se gjithçka varet nga Ivanovi nëse do t'i japë mandatin. Nga kabineti i presidentit nuk kanë komentuar as letrën e kryeparlamentarit Xhaferi e as prononcimin e liderit të LSDM-së. Zaev pas ngjarjeve të dhunshme në Kuvend kishte deklaruar se qeveria e re do të formohet pavarësisht nëse do t'i jepet ose jo mandati nga presidenti Ivanov. "Do të presim dhjetë ditë, aq sa parashikon ligji. Nëse Ivanov nuk e dorëzon mandatin do të veprojmë njëjtë si në rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit", pati deklaruar Zaev. VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit nuk e ka komentuar kërkesën e Talat Xhaferit, por as zhvillimet tjera ndërsa kanë përgënjeshtruar njoftimet në opinion për, siç thuhet, "përçarjet e brendshme me kërkesa për dorëheqjen e Gruevskit". (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Xhaferi: Ivanov të reflektojë për mandatin, Kuvendi ka të drejtë të vendos për qeverinë Posted: 04 May 2017 04:37 AM PDT Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha të enjten në Bruksel se "në rast se presidenti Ivanov nuk i jep mandatin, për qeverinë, shumicës parlamentare", atëherë "Kuvendi ka të drejtën e tij të vendos për zgjedhjen e qeverisë së ardhshme". Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë i bëri komentet pas një takimi me komisionerin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, në Bruksel, pak orë pasi, siç tha, i ka dërguar një letër njoftuese për "shumicën parlamentare dhe kryetarin e zgjedhur të Kuvendit" presidentit Ivanov dhe nga ai pret "mandatimin e kryeministrit të ri". "Ivanov e ka obligim që brenda dhjetë ditësh të reflektojë dhe ta jap mandatin. Nëse ai nuk e bën, edhe pse në mënyrë hipotetike e mendojmë tani, megjithëse e besoj se ai do të reflektojë në këtë drejtim, Parlamenti ka kompetencë ekskluzive për çështje të vendosjes së zgjedhjes së qeverisë së ardhshme. Në këtë rrafsh kompetenca e Parlamentit dhe e kryetarit të tij, nuk varet nga asnjë institucion tjetër", tha Xhaferi. Xhaferi tha se me letrën dërguar presidentit Ivanov fillon të rrjedhë edhe afati ligjor prej dhjetë ditësh "që Presidenti e ka për ta mandatuar liderin e shumicës parlamentare". Kryetari i ri i Kuvendit tha se, në rast të mos dhënies së mandatit nga Presidenti, "mandatari nga shumica parlamentare e ka për obligim që përpara shumicës parlamentare të dalë me propozim-program të qeverisë dhe me propozim përbërjen e kabinetit qeveritar". "Këtu fillojnë obligimet e Parlamentit dhe të kryetarit të tij dhe për këtë arsye si obligim kushtetues që e kam do të reflektojë në përputhje me obligimet kushtetuese e ligjore", tha Xhaferi. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë i cilësoi ngjarjet e javës së kaluar në Kuvend si më të "rëndat në jetën politike të vendit".Ai tha se prêt që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe paralajmëroi nisjen e një hetimi parlamentar për ngjarjet. "Në momentin kur të mblidhen të gjitha të dhënat, Parlamenti atëherë ka mundësi dhe kompetencë që të nisë një procedurë për hetim parlamentar. Besoj se edh ekjo do të ndodh. Mendoj se institucionet po bëjnë punën e tyre dhe është në përputhje me kompetencat e tyre", tha Xhaferi. Hahn thirrje për krijimin e qeverisë Ndërkohë, komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, bëri thirrje për "krijimin e qeverisë së re në Maqedoni, në respektim të shumicës parlamentare dhe kushtetutës së vendit". Hahn takoi në Bruksel kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin, me të cilin bisedoi, sic thuhet në një kumtesë të zyrës së komisionerit, për rrugën përpara të Maqedonisë. "Komisioneri Hahn ka bërë thirrje që përqëndrimi tani të jetë në hapat e ardhshëm në procesin e krijimit të qeverisë duke respektuar shumicën parlamentare dhe në përputhje me kushtetutën dhe parimet demokratike", thuhet në kumtesën e zyrës së komisionerit për zgjerim. Në kumtesë thuhet se komisioneri Hahn ka ritheksuar dënimin e fuqishëm të BE-së për sulmet e qëllimshme ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Parlament dhe ka tërhequr "vërejtjen se çfarëdo përsëritje e akteve të tilla do të rrezikonte seriozisht perspektivën evropiane të vendit" "Komisioneri Hahn ka mirëpritur zgjedhjen e zotit Xhaferi nga shumica e deputetëve dhe ka shprehur gatishmërinë e BE-së që të punojë me të me qëllim të avancimit të agjendës së refromave të BE-së, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioritetet e Reformave Urgjente" "Parlamentit duhet tani t'i mundësohet të punojë i papenguar. Të gjithë deputetët, përfshirë edhe opozitën, pritet që të luajnë një rol konstruktiv dhe jo pengues dhe të gjtihë aktorët duhe ttë përmbahen nga deklaratat dhe veprimet provokative", thuhet në kumtesë. Komisioneri Hahn i ka përcjellur Xhaferit porosinë që "Parlamenti duhet të jetë një forum ku do të zhvillohen debatet për sfidat serioze me të cilat përballet vendi dhe të ofrojë siguri të nevojshme për rrugën përpara në interest ë të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Thaçi:Ideologji nacionaliste e religjioze duan ta shfrytëzojnë vakumin e BE-së në Ballkan Posted: 04 May 2017 03:33 AM PDT Bashkimi Evropian nuk duhet ta lë anash proceseve integruese Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këto komente, Thaçi i bëri pas një takimi që zhvilloi në Prishtinë me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström. "E kuptojmë që BE është e lodhur me zgjerimin. Por, aspirata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t'u bërë pjesë e BE-së nuk bën të pësojë për shkak të kësaj lodhjeje", ka theksuar Thaçi. "Vonesa e BE-së për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor është kërcënim për sigurinë. Vakumin që lë BE-ja po nxitojnë ta zënë ideologji tjera, nacionaliste dhe religjioze", ka thënë presidenti i Kosovës. Me kryediplomaten e Suedisë, Thaçi ka biseduar edhe për zhvillimet në rajon, për dialogun me Serbinë dhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. "Kemi marrëdhënie të mira me shtetet fqinje, ndërsa me Serbinë jemi të angazhuar në procesin e dialogut", u shpreh presidenti Thaçi. Sipas tij, tani "është koha për një kualitet tjetër të dialogut dhe ai duhet të kthehet në proces për pajtim, miqësi dhe bashkëpunim të mirë ndër-fqinjësor në mes të Kosovës dhe Serbisë". Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të mbajë rolin qendror në procesin e dialogut. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| "Kasapi i Kabulit" rikthehet pas marrëveshjes për paqe Posted: 04 May 2017 03:28 AM PDT Gulbuddin Hekmatyar, njëri prej kryekomandantëve më famëkeq të Afganistanit dhe ish-kryeministër, është rikthyer në Kabul, disa muaj pasi ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë. Arritja e tij sot shënon rikthimin e tij në jetën publike, pas më shumë se 20 vjetësh në mërgim. Hekmatyar, i njohur si "Kasapi i Kabulit", kujtohet kryesisht për rolin e tij në luftën e përgjakshme civile në vitet 1990, në të cilën është akuzuar për vrasjen e mijëra civilëve në kryeqytet. Grupi i tij militant Hezb-e Islami ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë e presidentit afgan, Ashraf Ghani, në muajin shtator. Në bazë të marrëveshjes, Hezb-e Islami ka dorëzuar të gjitha armët dhe i ka dhënë fund kryengritjes kundër Qeverisë afgane. Në këmbim, të burgosurit e Hezb-e Islamit do të lirohen nga burgjet në Afganistan. Një konvoj i armatosur rëndë, prej disa qindra automjetesh, ka shoqëruar Hekmatyarin nga provinca lindore e Nangarharit për në Kabul. Hekmatyar do t'i drejtohet kombit më 5 maj. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Princi Filip tërhiqet nga jeta publike Posted: 04 May 2017 02:33 AM PDT Duka i Edinburgut do të tërhiqet nga detyrat mbretërore këtë vjeshtë, bëri të ditur Pallati Bukinghem. Vendimi është marrë nga vetë princi Filip dhe është mbështetur nga mbretëresha, tha një zëdhënës i Pallatit, transmeton BBC. Ai do të marrë pjesë në angazhimet e planifikuara deri në muajin gusht, qoftë vetëm, qoftë në shoqëri të mbretëreshës, por nuk do të pranojë ftesa të reja. Princi, muajin e ardhshëm, mbush 96 vjet. Ai dhe mbretëresha do të festojnë 70-vjetorin e martesës së tyre në nëntor. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ukraina gjykon në mungesë ish-presidentin Yanukovych Posted: 04 May 2017 02:17 AM PDT Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, po gjykohet në mungesë, nën akuzat për tradhti. Gjykimi nisi në Gjykatën e Qarkut në Kiev, ndërsa Yanukovychin e përfaqësojnë dy avokatë. Yanukovych ka braktisur zyrën në fund të shkurtit 2014 dhe ka ikur në Rusi, për shkak të protestave masive që ka shkaktuar vendimi i tij për t'u tërhequr nga një marrëveshje e rëndësishme me Bashkimin Evropian dhe për të përmirësuar lidhjet tregtare me Moskën. Dhjetëra njerëz janë vrarë nga përpjekjet e policisë për të shtypur protestat. Yanukovych, i cili mbetet në Rusi, akuzohet për tradhti, shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe nxitje të agresionit rus. Autoritetet thonë se ka prova që tregojnë se ai i ka kërkuar udhëheqjes ruse të ndërhyjë. Pas rënies së Yanukovychit, Rusia ka aneksuar Krimenë e Ukrainës dhe ka nxitur separatizmin në lindje të këtij vendi. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA voton sot për shfuqizimin e Obamacare Posted: 04 May 2017 02:01 AM PDT Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA do të votojë sot projektligjin e rishikuar të kujdesit shëndetësor, për të cilin republikanët shpresojnë se do të zëvendësojë ligjin e administratës së kaluar për këtë çështje, të njohur si Obamacare. Udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha se republikanët janë të bindur se kanë siguruar vota të mjaftueshme për të kaluar projektligjin. Ai më pas do të shkojë në Senat, ku do të përballet me një kalim edhe më të ndërlikuar. Presidenti Donald Trump e ka pasur shfuqizimin e Obamacare premtim kryesor të fushatës së tij. Përpjekja e parë për ta rrëzuar këtë ligj dështoi në mujain mars, edhe pse Partia Republikane, nga e cila vjen Trump, kontrollon të dyja dhomat legjislative. Projektligji është ndryshuar disa herë pasi republikanët janë përpjekur të balancojnë kërkesat nga krahët e kundërta të partisë së tyre. Konservatorët duan shfuqizimin e plotë të Obamacare, ndërsa të moderuarit janë të shqetësuar për humbjen e votuesve që e pëlqejnë ligjin ekzistues. Obamacare ka zgjeruar sigurimin shëndetësor për miliona amerikanë. Obamacare ka përdorur të ardhurat e familjes, koston lokale të sigurimit shëndetësor dhe moshën për të përcaktuar ndihmën financiare. Plani i ri, i mbështetur nga Trump, përdor për bazë tatimet, që nisin të hiqen nga individët që fitojnë më shumë se 75 mijë dollarë në vit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





