“Faton Topalli: Propozimi i Mustafës për pagat vjen pak ditë para rrëzimit të tij” plus 9 more Ferizaj Press |
- Faton Topalli: Propozimi i Mustafës për pagat vjen pak ditë para rrëzimit të tij
- Kryediplomatja suedeze – Veselit: Vizita ime garanton forcimin e marrëdhënieve të Prishtinës me Stokholmin
- Vendet që nuk do të kenë energji elektrike
- ‘’Vetëvendosje’’ kërkon përgjegjësi për gjendjen e shëndetësisë në Ferizaj
- Dhjetë (10) vite burg për veprën penale lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje
- Marrëveshje Bashkëpunimi mes UShAF dhe Korporatës Energjetike të Kosovës
- Fshati Varosh shënon ditën e shkollës
- Grainca: LDK e gatshme në çdo moment për zgjedhje
- Fqinjët shpëtojnë nga zjarri objektin e kompanisë “Kopshti i Artë” në Bibaj të Ferizajt (Foto)
- Terroi i tankeve serbe në Kosovë Lindore
| Faton Topalli: Propozimi i Mustafës për pagat vjen pak ditë para rrëzimit të tij Posted: 04 May 2017 09:36 AM PDT Faton Topalli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se propozimi i Mustafës për rritje të pagave ka ardhur pak ditë para rrëzimit të Qeverisë. "Si shërbyesit civil ashtu edhe të tjerët kanë nevojë për rritje pagash". "Propozimi i Mustafës duhet kuptuar si një propozim që vjen 3 ose 4 ditë para rrëzimit të Qeverisë". "Ai ka premtuar shumë herë por nuk ka realizuar premtimet e veta". Këto komente Topalli i ka bërë në një lidhje direkte për Info Magazine të Klan Kosovës. "Kemi një pabarazi totale sa i përket rrogave" "Premtimi i Mustafës është pjesë e fushatës elektorale dhe mendoj që qytetarët e Kosovës janë mësuar me premtimet e rrejshme". "Fondi Monetar është kundër rritjes së rrogave sidomos në administratën publike". "Për tu rritur rrogat ne duhet të kemi zhvillim ekonomik". "Sikur të kishte përparim ky zhvillimi ekonomik do të duhej ti prekte të gjithë". |
| Posted: 04 May 2017 08:19 AM PDT Veseli e njohu kryediplomaten suedeze me zhvillimet aktuale në vendin tonë, të arriturat zhvillimore të Kosovës në shumë sfera, por edhe sfidat që ajo ka para vetes, veçanërisht në rrafshin e zhvillimit ekonomik dhe të integrimit euro-atlantik, thuhet në njoftim. Kryeparlamentari falënderoi ministren Wallstrom për ndihmën e gjithanshme të shtetit të saj për Kosovën në dekadat e fundit, duke kërkuar njëkohësisht, që kjo mbështetje të vazhdojë, tashmë në rrethana dhe procese të reja. Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, vlerësoi lart bashkëpunimin që të dy vendet kanë ndërtuar në shumë segmente, ndërsa vizitën e saj në Kosovë e konsideroi një mundësi të mirë për të kontribuuar në thellimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Stokholmit dhe Prishtinës zyrtare. Shefja e diplomacisë suedeze shprehu gatishmërinë e shtetit të saj që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar. |
| Vendet që nuk do të kenë energji elektrike Posted: 04 May 2017 08:18 AM PDT Orarin e reduktimeve të energjisë elektrike e gjeni më poshtë në njoftimin e plotë të KEDS-it Mitrovicë Mirëmbajte të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta 1. Më 06.05.2017, në NS 35/10 kV Mitrovicë II do të shkyçet: • Dalja 10 kV Shipoli(71075001) prej orës 09:00 deri në ora 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në ora 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: e Muhaxhirëve, Safet Ajeti, Bekim Doroci, Arta Bubulina, Bajo Topolli, dhe fshatrat: Shipol, Vaganicë, Vërrnicë, Pirqë dhe Frashër i Vogël. Arsyeja e ndërprerjes: ngritja e shtyllave në projektin ZPRRD 2017 Tavnik, Kulla e Vjetër, Mitrovicë nga kontraktori TEKING. Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 07.05.2017 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet: • Dalja 10 kV Llausha (Kodi: 74000011) prej orës 11:00 deri në orën 16:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llausha, Rreci, Gecet, Vojvoda, Manastiri, lagjja III e qytetit. Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e përçuesit 10kV (punime në rregullimin e rrjetit 10kV- zhvendosje për zgjerimi i rrugës KK Skenderaj). 2. Më 06.05.2017 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet: • Dalja 10 kV Ternafci (Kodi: 74000012) prej orës 09:00 deri në orën 14:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llausha, Rreci, Gecet, Vojvoda, Manastiri dhe lagjja III e qytetit. Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e kabllit ABC. 3. Më 08 dhe 10.05.2017, në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet: • Dalja 10 kV Qirezi (Kodi: 74000004) prej orës 10:00 deri në ora 16:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Polac, Krushefc, Dashefc, Qirez, Baks, Kozhicë,Prellofc, Kracmirofc,Krasaliq, Likoshan, Gradicë dhe Godancë. Arsyeja e shkyçjes: pastrimi i trasesë në LP Qirezi. Prizren Mirëmbajte të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta 1. Më 06.05.2017 në NS 35/10 kV Prizreni IV do të shkyçet: • Dalja 10 kV Shkolla normale(Kodi: 30033004) prej orës 09:00 deri në orën 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Kukësi, Ismet Jashari, Pazari i Rii, Sylejman Vokshi, Halim Spahiu, Karl Topia, Rugova, Ymridin Qengaj, Bashkim Sukaj, Apollonia, Xhevat Berisha, Karvanet, MehmeHasi, 8Marsi, Salajdin Berisha, Toplica, Qendra e mjekësisë Familjare Eqrem Hoxha, Sali Bytyqi, Elbasani, Mbreti Pleurat, Nevko Elan Tirana, Besim Shala, Lekë Matrënga, Naip Berisha, Alajdin Xhezairi, Bashqarshia, Martirët e Tusuzit, Asim Berisha, Bajram Curri, Ëiliam Ëoker, Nehat Berisha dhe Brigada 128. Arsyeja e ndërprerjes: ngritja e shtyllave 12 m. Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 06.05.2017 në NS 110/10 kV Prizreni 3 do të shkyçet: • Dalja 10 kV Korisha (31000010) prej orës 10:00 deri në ora 14:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Korishë, Lubizhdë, Skorrobishtë, konsumatorët komercial: |
| ‘’Vetëvendosje’’ kërkon përgjegjësi për gjendjen e shëndetësisë në Ferizaj Posted: 04 May 2017 06:53 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, u shpreh e shqetësuar me, siç tha, skandalet që po përcjellin shëndetësinë në këtë qytet. Sipas Shyqeri Hysenit, nga nënkomiteti për shëndetësi i kësaj lëvizje, qeverisë Svarqa nuk i intereson shëndeti i qytetarëve, por rregullimi i shesheve e i asfalteve, ngase aty sipas tij, aty përfitojnë më shumë personalisht. "Në QKMF-1 numëruesi elektronik nuk e lexon formulën leukocitare, në QKMF-2, laboratori jo tërësisht i kompletuar dhe nuk kryhen shpesh analizat rutinë, në laboratorë punojnë laborantë jo të mirëfilltë, por ekolog, sanitarë e profesione të tjera që e punojnë biokiminë, aty punojnë dhe janë punësuar familjarë të Svarqës, që punojnë në participim, laboratori i emergjencës nuk punon tërë natën, por deri në orën 24:00, e pas mesnatës pacientët nuk mund të marrin shërbim, është bërë një program i sistemit informativ shëndetësor që është paguar 9400 euro e nuk është funksionalizuar kurrë, e kjo është bërë me kërkesë të QKMF-së, edhe në QKMF-4 laboratori jo tërësisht është i funksionalizuar dhe jo të gjitha analizat bëhen", tha Hyseni. Hyseni theksoi se dikush duhet të marrë përgjegjësinë për barnat pa banderola dhe ato me banderola të Serbisë, që u gjendën në depon e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. "Këto ditë kishim edhe skandalin e barnave që u gjetën në depon qendrore të QKMF-së, barna këto të Serbisë me dhe pa banderola, të cilat u konfiskuan nga Inspektorati Farmaceutik, kjo më së shumti ka alarmuar qytetarët duke pyetur se prej nga erdhën këto barna dhe çfarë pasoja kanë tek ta. Këtij paniku duhet t'u përgjigjet drejtori i QKMF-së, drejtori i shëndetësisë dhe kryetari, nuk e di në këtë skandal kush është individi më përgjegjës dhe nëse është femër dhe ia ka prish terezinë kryetarit, mund të ia shqyej gojën, por nëse është mashkull të presim dhe të shohim se çfarë do t'i thotë", theksoi Hyseni. Hyseni kërkoi që të merren masa për, siç tha, këto skandale që po ndodhin nëpër institucionet shëndetësore të Ferizajt.
|
| Dhjetë (10) vite burg për veprën penale lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje Posted: 04 May 2017 06:40 AM PDT Dhjetë (10) vite burgim ndaj R.M, për veprën penale lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje Ferizaj, 4 maj 2017 – Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 4 maj 2017, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit R.M, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasja nge nenit 178 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e ri-cilësuar nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj në vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin189 paragrafi 4 të KPRK-së. Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, të pandehurin R.M., e shpalli fajtor për vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin 189 paragrafi 4 të KPRK-së, dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjet (10) vite. I pandehuri R.M, akuzohet se në muajin gusht 2016, në fshatin Koshare – Komuna e Ferizajt, ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të ndjerin R. C , në atë mënyrë që i ndjeri kishte shkuar në një autoservis, për të kërkuar një ulëse për veturën e tij, pronari i autoservisit e kishte udhëzuar që të shkoj tek një autoservis, që gjendet anën e kundërt të rrugës, i ndjeri kishte shkuar, mirëpo deri sa po kthehej tek vetura e tij, i pandehuri së bashku me punëtorët e tij, i cili më parë kishte pasur një mosmarrëveshje me të ndjerin, në atë mënyrë që sulmohet me lopatë nga i pandehuri, i cili e humb vetëdijen, dërgohet në emergjencë në Ferizaj, pas dhënies së ndihmës së parë transferohet në QKUK në Prishtinë, ku me 16.tetor 2016 nga lëndimet e marra ndërroj jetë në QKUK në Prishtinë.
|
| Marrëveshje Bashkëpunimi mes UShAF dhe Korporatës Energjetike të Kosovës Posted: 04 May 2017 05:27 AM PDT Në vazhdën e sukseseve të bashkëpunimit me subjektet ekonomike, sot UShAF lidhi Marrëveshje Bashkëpunimi me Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK, për punën praktike të studentëve. Marrëveshja u nënshkrua në lokalet e Korporatës Energjetike të Kosovës nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe drejtori menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj. Rektori Bajraktari falënderoi këtë institucion për mundësinë që po ua jep studentëve dhe shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim, i cili do të jetë i dobishëm për përgatitjen profesionale të studentëve, të cilët, si të përgatitur mirë, do të japin kontribut më të madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës në përgjithësi. Po ashtu, rektori theksoi se kjo Marrëveshje do të jetë e dobishme edhe për KEK-un, sepse sipas tij kjo Korporatë do të mund të përfitojë nga stafi akademik i UShAF në aspektin profesional. Drejtori menaxhues i KEK-ut, z. Gjukaj, shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim dhe premtoi se do të kontribuojnë në të gjitha aspektet në mënyrë që studentët të profesionalizohen në drejtimet e tyre. Korporata Energjetike e Kosovës – KEK është gjeneruesi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.
|
| Fshati Varosh shënon ditën e shkollës Posted: 04 May 2017 04:13 AM PDT Shkolla fillore e mesme e ulët "Visar Dodani" në fshatin Varosh ka shënuar ditën e shkollës. Në këtë manifestim mori pjesë kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri me bashkëpunëtoret e tij, drejtues të shkollës, prindër, nxënës dhe arsimtar të kësaj shkolle. Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri, i cili theksoi se pushtetit lokal i Ferizajt, do të bëjë gjithçka që është e mundur që të kontribuoj në arsimimin e gjeneratave të reja. Ndërkaq, drejtori i kësaj shkolle Sami Musa, është shprehur tejet i kënaqur me angazhimin e mësimdhënësve, që po japin maksimumin për edukimin e nxënësve të kësaj shkolle. Ai ka folur po ashtu edhe për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballet kjo shkollë. U bë e ditur se kjo shkollë numëron rreth 400 nxënës. Në shënimin e kësaj ditë nxënësit dhe mësimdhënësit kishin përgatitur edhe një program të pasur kulturo-artistik.
|
| Grainca: LDK e gatshme në çdo moment për zgjedhje Posted: 03 May 2017 01:11 PM PDT Deputeti i LDK-së, Blerim Grainca ka thënë se për dështimin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, faj kanë të dy partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK.Por sipas tij, faj ka edhe opozita. "Demarkacioni ka një histori pasi është bërë në mandatin e kaluar dhe kjo Qeveri e ka gjetur në tavolinë". "Faji për dështimin e procesit të Demarkacioni i takon dy partnerëve të koalicionit pasi asnjëri nuk ka arritur të sigurojë numrin e votave". "Për këtë dështim nuk e përjashtojmë edhe opozitën nga barra e saj për shkak të mungesës së dëshirës për të diskutuar për të gjetur zgjidhje". Grainca që ishte i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se LDK është e gatshme për zgjedhje, kurdo që mbahen ato. "Jemi të gatshëm që në çdo moment t'i nënshtrohemi procesit zgjedhor. LDK është e gatshme 24 orë për zgjedhje". Por ai nuk është pajtuar me deputetin e PDK-së, Bislim Zogaj i cili po në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se "vendi është në kolaps". "Vendi nuk është në kolaps, vendi është në krizë të procesit të Demarkacionit". "Ne kemi rritje 4% që është më e madhja në rajon por Demarkacioni është një proces që nuk po ecën". Grainca ka thënë se "LDK do të dalë me një opsion i cili edhe nuk i izolon qytetarët dhe mundëson një lëvizje të lirë". "LDK po e diskuton një opsion me të cilin do të dalë edhe me partnerin e koalicionit për ta diskutuar ". "Gjitha strukturat e LDK-së po e diskutojnë një diskutim të tillë që siguron që Kosova të mos humbë asnjë pjesë të territorit të saj". |
| Fqinjët shpëtojnë nga zjarri objektin e kompanisë “Kopshti i Artë” në Bibaj të Ferizajt (Foto) Posted: 03 May 2017 11:34 AM PDT Ferizaj.03.05.2017. Rreth orës 15:00 zjarri ka kapluar materiale dhe makineri afër ndërtesës së kompanisë “Kopshti i Artë” në Bibaj të Ferizajt.
|
| Terroi i tankeve serbe në Kosovë Lindore Posted: 03 May 2017 09:56 AM PDT Terrori i tankeve të shtetit serbe në këto dy ditët e fundit në Kosovë Lindore, në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë, duke defiluar në çdo kohë dhe hapësir shqiptare edhe atë edhe ne meset e banuar me popullatë shqiptare civile dhe në mesin e ditës në mes të fëmijve e nxënësve edhe njëherë po dëshmohet se politika shtetërore serbe me në krye me kryeministrin Vuçiq janë vazhdimësi e politikës hegjemoniste e gjenocidiale anitshqiptare e antiperëndimore. Pasardhsit e nostalgjikët e politikës së Millosheviqit ende po i reflekton hija e tij në politikbërjen e shtetit serb, dhe shumë larg qëndron shteti serb ndaj parimeve dhe obligimeve që duhet të ndjek ndaj bashkimit europian. Politika serbe është e përqendruar më shumë drejt destabilizimit përkrah asaj politikës ruse që kohëve të fundit në Ballkan ka shfaqur interesa për destabilizim. Refleksionet me pretekst të politikës në Maqedoni shteti serb po sjell këto konvoje të tankeve të artilerisë së rënd luftarake edhe atë duke përqendruar në shumë vendbanime shqiptare, edhe pse shikuar për kokë banori ky rajon ka më së shumti ushtar të përqendruar në këtë rajon dhe mund të konsiderohet rajoni ndër më të militarizuarit në këtë pjesë të Evropës-juglindore. Ky militarizim i zonës në hapësirën shqiptare ka konatacione të pastra politike atë me elemente të frikësimit e shfaqjes së pasigurisë e terrorit shtetëror serb mbi këtë popullatë shqiptare e cila është mbetur e lënë nën harresën e mekanizmave ndërkombëtar. Serbia duke dashur që të demonstroj forcën e saj ushtarake në rajon gjë të cilën as që e ka, pasi që është e ngordhur politikisht e ushtarakisht vetem me manovrime të tilla ushtarake ndaj zonave civile, mundohet të jetë faktor stabiliteti e që në fakt gjithnjë është faktor destabiliteti. Rajoni e Kosovës Lindore shteti serb kohëve të fundit e përdor si trampolin për destabilizim, dhe aq poshtë ka rënë niveli i politikës serbe sa që nuk shkon java duke përdorur kërcime ndaj edhe liderëve lokal shqiptar të cilët janë aq të pa fuqishëm sa që nuk kanë prapa tyre as edhe sa një shoqatë e gjuetarësh për të mbrojtur veten e as për të rezistuar kësaj politike hegjemoniste serbe. Sheti serb në këtë rajon ka filluar të i dalloj shqiptarët e mirë dhe ata jo të mirë, ata që duhet favorizuar dhe ata që duhet luftuar, ata që janë irridentista dhe ata lojalista, ata që heshtin gjenocidin shtetror serb dhe ata që ngrisin zërin, me këso fragmentizimesh donë që mos të kenë unifikim kjo provic e harruar, pasi që shumë mirë shteti serb e dinë se sa janë të vendosur politikanët e kësaj ane, dhe sa janë në gjendje të vdesin në këmb se sat ë jetojn në gjunjë. Valon Jashari: |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









