INSAJDERI: “Vriten dy civilë në rajonin e Kashmirit” plus 19 more |
- Vriten dy civilë në rajonin e Kashmirit
- Tre kosovar lëndohen në një aksident në Zvicër
- Yee: Shpresoj se kryeministri i ri të ketë guxim ta ratifikoj demarkacionin
- Basha: Të bashkuar derisa Republika e Re të jetë realiteti institucional, kushtetues e qytetar
- Nadal gjunjëzon Gjokoviqin, fiton për herë të parë pas tre vjetësh
- Renault ndalon prodhimin në disa qytete
- UNMIK reagon për sulmin ndaj Xharrës
- Të arrestosh hajdutin nëpërmjet Facebook
- Licencimet e klubeve për kupat e Evropës, Kosova i jep leksion Shqipërisë
- Përmbysje e madhe e Bayernit në Leipzig
- Komuniteti LGBTI në Shqipëri mban paqësisht paradën për të drejta të barabarta
- Erdogan takohet me Vuçiq: Sebët i konsiderojmë si fqinjë
- Personat me të kaluar kriminale mund të garojnë në zgjedhje
- Koreja do dialog me SHBA
- Petrit Halilaj fiton mirënjohje speciale në Bienalen e Venecias
- Italia dëbon tunizianin që kishte kontakte me sulmuesin në Berlin
- Mediet ndërkombëtare raportojnë për rrahjen e Arbana Xharrës
- AAK i reagon Daçiqit: Je një matrapaz ordiner, ish bashkëpunëtor i kasapit
- SHBA-të dërgojnë trupa të tjerë në Kosovë
- Renault në shënjestër të sulmeve kibernetike
Vriten dy civilë në rajonin e Kashmirit Posted: 13 May 2017 09:42 AM PDT Dy civilë raportohet se janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të forcave të sigurisë të Indisë dhe Pakistanit, përgjatë vijës administrative në rajonin e kontestuar të Kashmirit. Të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve. Administratori civil në anën indiane ka thënë se dy civilë indianë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Ai ka shtuar se rreth 1,500 civilë, në dhjetëra fshatëra janë të bllokuar nëpër shtëpinë e tyre, teksa shkëmbimi i zjarrit po vazhdon. Ushtria pakistaneze ka thënë se tre civilë pakistanezë janë plagosur. Të dy shtetet kanë pretendime mbi rajonin e Kashmirit. The post Vriten dy civilë në rajonin e Kashmirit appeared first on INSAJDERI. |
Tre kosovar lëndohen në një aksident në Zvicër Posted: 13 May 2017 09:27 AM PDT Në një aksident që ka ndodhur paraditen e sotme në Dübendorf të Cyrihut kanë pësuar lëndime pesë persona, në mesin e të cilëve një fëmijë është lënduar më rëndë, njofton polizeineës.ch. Të lënduar janë tri të rritura dhe dy fëmijë. Vetëm një fëmijë ka shpëtuar pa lëndime nga ky aksident. Një grua 48 vjeçare me një djalë 6 vjeç ishte rrugës me makinë rreth orës 9 kur ndodhi ndeshja me një makinë tjetër, transmeton albinfo.ch. Vogëlushi me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda ndërsa gruaja 48 vjeçare është lënduar lehtë. Me lëndime nga kjo ndeshje janë ndarë edhe shoferja e makinës tjetër, një kosovare 31 vjeçare ashtu si dhe gruaja 62 vjeçare që ndodhej në makinë me të dhe një djalë 6 vjeçar. Të gjithë të lënduarit janë transportuar me autoambulancë në spital. Policia konfirmon se semaforët kanë qenë duke funksionuar normalisht në këtë udhëkryq. Por, njëra nga dy makinat duket të jetë nisur në kohën sa ende ishte e ndezur drita e kuqe. Por, se cila nga makinat ka qenë ajo, do ta tregojnë hetimet./Insajderi.com The post Tre kosovar lëndohen në një aksident në Zvicër appeared first on INSAJDERI. |
Yee: Shpresoj se kryeministri i ri të ketë guxim ta ratifikoj demarkacionin Posted: 13 May 2017 09:20 AM PDT Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në forumin rajonal për siguri "2BS" në Budvë, e ka quajtur kryeministrin Mustafa të paguximshëm. Siç njoftojnë mediat e Podgoricës, Hoyt Yee ka thënë se shpreson që kryeministri i ri i Kosovës do të ketë më shumë guxim dhe do të miratojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. "Për t'iu shmangur të gjitha këtyre problemeve, liderët në rajon duhet ta gjejnë guximin politik për reforma jo-popullore, por të domosdoshme, në interes të qytetarëve. Shpresoj se kryeministri i ri i Kosovës do të ketë guxim që ta miratojë Marrëveshjen për demarkacionin më Malin e Zi", ka thënë Hoyt Yee. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, sipas Zëvendësndihmës-sekretarit Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka forcuar konsistencën e politikës së dyerve të hapura, por edhe ka zbuluar vendosmërinë e Rusisë që të minojë të ardhmen euroatlantike të Ballkanit, duke filluar nga plani i rrezikshëm dhe i ulët për destabilizimin e Malit të Zi, nga mbështetja lëvizjeve në Bosnjë dhe nga përpjekjet për izolimin e Kosovës, raporton lajmi.net. "Kemi qenë dëshmitarë të retorikës nxitëse dhe të politikave ndarëse, kemi parë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanë në Republika Srpska të cilët kërcënojnë me ndarje, turmën e tërbuar që pushtoi parlamentin në Shkup, opozitën në Mal të Zi, e cila po e bojkoton jetën parlamentare", ka thënë Hoyt Yee, duke folur për rolin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor./Insajderi.com The post Yee: Shpresoj se kryeministri i ri të ketë guxim ta ratifikoj demarkacionin appeared first on INSAJDERI. |
Basha: Të bashkuar derisa Republika e Re të jetë realiteti institucional, kushtetues e qytetar Posted: 13 May 2017 09:08 AM PDT Protesta e opozitës mbahet paqësisht në Tiranë. Kreu demokrat shpalos në fjalën e tij atë që quan programi i republikës së re. Basha përsërit tezën tre mujore se vetëm zgjedhje të lira dhe qeveri teknike janë zgjidhja e krizës. Ai tha se opozita nuk do të lejojë zgjedhje moniste por ju përgjigj kritikëve se lëvizja që ai drejton është paqësore. "Ne jemi dhe ju jeni bashkuar dhe u kemi thënë se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, zgjedhje me krimin dhe drogën nuk ka dhe nuk do të ketë. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që nxjerr jashtë kriminelët, që lufton drogën dhe u kthen shqiptarëve besimin dhe garancinë te vota e tyre e lirë. Nuk ka forcë më të madhe se forca e bashkimit tuaj. Nuk ka forcë më të shenjtë se forca e kauzës sonë të drejtë. Ndaj sot jemi 5, 10, 15 herë më shumë se dje e nesër do të jemi edhe më shumë. Partia Demokratike që ju e lindët për kauzën e madhe të pruralizmit bëhet çdo ditë më e madhe dhe më e fortë duke luftuar me ju dhe për ju për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", tha ai. Ai foli se si do të jetë Republika e re, duke përmirësuar jetën në ekonomi, shëndetësi, arsim. "Shikojeni njëri-tjetrin në sy teksa Zoti na sheh. A ka forcë më të madhe në këtë Shqipëri se ky bashkim? A ka forcë më të madhe në këtë Shqipëri, se kjo qëndresë? Por që beteja jonë të përmbyllet me fitoren totale, ajo është akoma në dorën tuaj dhe unë kam një pyetje për ju. Nuk ju kërkoj asnjë sakrificë tjetër. Ju lus që gëzimin dhe paqen ta merrni me vete në fund të këtij referendumi popullor e të shpërndajmë lajmin e mirë në çdo fshat e çdo qytet, por pyetja ime është kjo. A jeni gati të qëndrojmë të bashkuar? E të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh derisa Republika e Re të jetë realiteti institucional, kushtetues dhe qytetar me zgjedhjet e lira dhe të ndershme që po vijnë", ka thënë ai. Basha ka shtuar se me Republikën e Re duhet ta ndërpresin një herë e përgjithmonë lidhjen mes krimit dhe politikës, diktatin e drogës dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. The post Basha: Të bashkuar derisa Republika e Re të jetë realiteti institucional, kushtetues e qytetar appeared first on INSAJDERI. |
Nadal gjunjëzon Gjokoviqin, fiton për herë të parë pas tre vjetësh Posted: 13 May 2017 09:07 AM PDT Spanjolli Rafael Nadal e ka mposhtur për herë të parë pas tre vitesh tenistin serb Novak Gjokoviq, për të arritur në finalen e turneut të Madridit. Spanjolli 30 vjeçar fitoi me rezultat 6-2 dhe 6-4 në sete për të arritur fitoren e tij të parë ndaj serbit që nga finalja e French Open në vitin 2014. Nadal do të përballet me australianin Dominic Thiem ose Pablo Cuevas nga Uruguai në finalen e së dielës. /Insajderi.com The post Nadal gjunjëzon Gjokoviqin, fiton për herë të parë pas tre vjetësh appeared first on INSAJDERI. |
Renault ndalon prodhimin në disa qytete Posted: 13 May 2017 09:00 AM PDT Prodhuesi francez i veturave, Renault ka ndaluar prodhimin në disa vende të shtunën për të parandaluar shpërndarjen e sulmit global kibernetik, i cili ka paralizuar sistemin kompjuterik të tyre, kanë treguar nga kjo kompani. "Masat parandaluese janë vënë në detyrë, duke përfshirë pezullimin e përkohshëm të aktivitetit industrial në disa zona", kanë treguar nga kjo kompani, raporton Reuters. Një gjykatë në Paris ka hapur hetimet për këtë sulm, ku përfshihet "Renault dhe viktimat e tjera të mundshme", ka thënë një burim i Reuters brenda gjykatës. Fabrika e Renault në Sandouville në veriperëndim të Francës është njëra nga fabrikat që ka ndaluar prodhimin, ndërsa nuk kanë treguar të gjitha vendet e prekura nga sulmi. /Insajderi.com The post Renault ndalon prodhimin në disa qytete appeared first on INSAJDERI. |
UNMIK reagon për sulmin ndaj Xharrës Posted: 13 May 2017 08:52 AM PDT Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin ka dënuar sulmin ndaj politikanes dhe ish-gazetares Arbana Xharra. Përmes një deklarate, Tanin ka thënë se autorët e sulmit ndaj Xharrës duhet të japin përgjegjësi para ligjit. “Unë e dënoj fuqimisht sulmin kundër Arbana Xharrës, i uroj asaj një shërim të shpejtë. Autorët duhet të përballen me ligjin”, ka thënë Tanin, njofton faqja zyrtare e UNMIK-ut në Twitter. Xharra u sulmua rëndë në mëngjesin e së shtunës në parkingun e banesës së saj në Prishtinë. /Insajderi.com The post UNMIK reagon për sulmin ndaj Xharrës appeared first on INSAJDERI. |
Të arrestosh hajdutin nëpërmjet Facebook Posted: 13 May 2017 08:50 AM PDT Pronari i një pub-i i cili kapi një hajdut, postoi një SOS në Facebook duke kërkuar ndihmë, teksa rrëfeu se policia i tha se nuk ishte një emergjencë. Andrew Forster, zbuloi hajdutin në një nga dhomat e pub-it rreth orës 15.30. Ai tha se shumë njerëz erdhën menjëherë pas postimit të apelit në mediat sociale, teksa policia erdhi vetëm një orë më vonë. Lancashire Policë në Preston tha se i vjen keq për vonesën por nuk kishte patrulla në dispozicion. Fuqia e rrjetit social Miqtë e tij erdhën bashkë me të tjerë, duke e ndihmuar të mbante derën mbyllur. Kur erdhën forcat e policisë u arrestua një femër. "Unë e di që ata nuk kanë staf, nuk jam i zemëruar me policinë, por me mënyrën se si vepruan", ka thënë Forster. The post Të arrestosh hajdutin nëpërmjet Facebook appeared first on INSAJDERI. |
Licencimet e klubeve për kupat e Evropës, Kosova i jep leksion Shqipërisë Posted: 13 May 2017 08:44 AM PDT Disa javë më parë, gazeta "Panorama Sport" njoftoi problemet që kishin disa klube të Kategorisë Superiore në Shqipëri, sa i përket plotësimit të kushteve për licencimin në kompeticionet europiane. Në fakt, ka pasur një përgënjeshtrim që askush nuk ka probleme dhe se procesi është ende duke u zhvilluar. Shembullin më të mirë e ka dhënë i njëjti Komision, por në Kosovë. Në një dalje publike për median, ata kanë njoftuar se cilët janë klubet që aktualisht nuk janë në nivelin e plotësimit të kushteve dhe se duhet të jenë të përgatitur që të rregullojnë gjithçka deri më 31 maj, kur edhe përfundon afati. Një prej kushteve thelbësore ka të bëjë me bilancet ekonomike, ku nuk duhet të ketë asnjë detyrim të prapambetur, si me gjyqet e humbura, ashtu edhe me rrogat aktuale të Administratës. Gjithashtu, nevojitet që klubet të kenë edhe stafe të kompletuara, të cilëve t'u paguhen në mënyrë të rregullt të gjitha detyrimet tatimore. Pikërisht këto elementë janë edhe ato që penalizojnë disa klube të Shqipërisë që pretendojnë të marrin pjesë në Kupat e Europës edicionin e ardhshëm. Ndërkohë që në Kosovë kanë profesionalizmin dhe t'i bëjnë publike, në Shqipëri i druhen faktit se një paralajmërim i tillë mund të prishë edhe garën e kampionatit. Klubet e përmendura si të rrezikuara sa i përket licencimit në Shqipëri janë Tirana, Flamurtari dhe Vllaznia, të cilat nuk plotësojnë disa prej kushteve. The post Licencimet e klubeve për kupat e Evropës, Kosova i jep leksion Shqipërisë appeared first on INSAJDERI. |
Përmbysje e madhe e Bayernit në Leipzig Posted: 13 May 2017 08:40 AM PDT Bayern Munich ka arritur të shënoj një fitore tejet të vështirë në derbin e Bundesligës, duke mposhtur Leipzigun me rezultat 5 me 4 si mysafir. Befasia e vitit në kampionatin gjerman e ka dominuar Bayern Munichun duke i shënuar gol qysh në minutën e dytë të ndeshjes. Në minutën e 17 ishte Bayern që barazoi nga penalltia me anë të Robert Lewandowskit. Vendasit arritën të kthehen shpejt në lojë dhe rikthyen epërsinë në minutën e 29, ku Timo Werner shënoi nga penalltia për 2-1. Në pjesa e dyta pati shumë gola, ku të parët përsëri ishin vendasit e Leipzigut që shënuan në minutën e 47 me Yussuf Poulsen për 3-1, ndërsa në minutën e 60 ishte Thiago Alcantara që shënoi për 3-2. Në minutën e 65 të ndeshjes Werner gjeti golin e dytë personal dhe ngriti epërsinë ne 4-2. Por Bayern Munich arritë të përmbys rezultatin, fillimisht ishte Lewandowski për 4-3, ndërsa në minutat shtesë ishin David Alaba që shënoi supergol nga gjuajtja e lirë dhe Arjen Robben me një gol të bukur që ngritën rezultatin në 5-4. Leipzig pavarësisht humbjes ka siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm./Insajderi.com The post Përmbysje e madhe e Bayernit në Leipzig appeared first on INSAJDERI. |
Komuniteti LGBTI në Shqipëri mban paqësisht paradën për të drejta të barabarta Posted: 13 May 2017 08:35 AM PDT Pavarësisht shqetësimeve për rrethanat e paradës së përvitshme të pedalimit me biçkleta nga komuniteti LGBTI në Shqipëri, eventi i organizuar të shtunën kaloi pa incidente. Duke pedaluar si çdo vit në rrugët e kryeqytetit, komuniteti LGBTI në Shqipëri i shoqëruar nga mbështetës brenda dhe jashtë vendit përhapi mesazhe të dashurisë, barazisë dhe tolerancës, shkruan Reporter.al. Dhjetëra persona që mbanin në duar pankarta kundër homofobisë dhe pro tolerancës së preferencave të ndryshme seksuale pedaluan duke brohoritur dhe duartrokitur për të gjithë ata që treguan kurajon të merrnin pjesë dhe për t'i dhënë shpresë të gjithë atyre që nuk e kishin të mundur zbulimin e homoseksualitetit të tyre. Këtë vit itinerari ndryshoi, duke u shkurtuar për shkak të një mos-dakordësie mes shoqatave LGBTI në Shqipëri dhe opozitës e cila ka ngritur një çadër përpara zyrës së kryeministrit Rama. I pranishëm në manifestim, Avokati i Popullit Igli Totozani përgëzoi pjesëmarrësit për pedalimin dhe bëri thirrje për më shumë të drejta për komunitetin LGBT në Shqipëri. Aktivistët gjithashtu i bënë thirrje qeverisë të çojë përpara të drejtën e komunitetit për një familje të njohur ligjërisht. Xheni Karaj, njëra prej organizatoreve, ka thënë që nga nëntë pjesëmarrës në paradën e vitit 2012, evenimenti është rritur dukshëm për dhjetëra më shumë, shkruan Colimbia Basin Herald. "Ky është një akt proteste. Koha e premtimeve ka kaluar. Koha ka ardhur që politikanët shqiptarë të përmbushin dhe respektojnë premtimet e tyre", ka thënë Karaj. Kristi Pinderi thotë që homoseksualët kanë vendosur të mos fshihen më dhe parada ishte "gëzimi i jetës dhe dashurisë. Parada gjysmë orëshe, u përkrah edhe nga pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia dhe Serbia. The post Komuniteti LGBTI në Shqipëri mban paqësisht paradën për të drejta të barabarta appeared first on INSAJDERI. |
Erdogan takohet me Vuçiq: Sebët i konsiderojmë si fqinjë Posted: 13 May 2017 08:33 AM PDT Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç u takua në Pekin me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar rreth bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe situatën në rajon. Vuçiç shprehu kënaqësi për interesin në rritje të investitorëve turq, si dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese të kompanive që tashmë po bëjnë biznes në Serbi, raporton Tanjug. Ndërsa, Erdogan ka deklaruar se Serbia është një faktor kyç për stabilitetin në rajon. “Serbia është shumë e rëndësishme për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Edhe pse nuk ndajmë kufijtë bashkë, ne e konsiderojmë Serbinë si një fqinj”, deklaroi Erdogan. /Insajderi.com The post Erdogan takohet me Vuçiq: Sebët i konsiderojmë si fqinjë appeared first on INSAJDERI. |
Personat me të kaluar kriminale mund të garojnë në zgjedhje Posted: 13 May 2017 08:18 AM PDT Persona të dyshuar për korrupsion dhe krime, si dhe ata nën hetime dhe me akuza nëpër gjykata, mund të jenë sërish nëpër listat zgjedhore të partive politike. Mungesa e një ligji apo kodi të mirësjelljes, përmes së cilit do të pranoheshin rregullat e reja për pjesëmarrje në zgjedhje, bën që partitë politike të vendosin vetë nëse në lista do t'i përfshijnë edhe personat nën hetime apo edhe ata me të kaluar kriminale. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se në listat zgjedhore nuk mund të përfshihen personat që janë shpallur fajtor me vendim përfundimtar të gjykatës këto tre vjetët e fundit. Ndërkaq, për personat tjerë, ajo tha se mbetet te partitë politike që të vendosin, pasi që ligji nuk parasheh ndalesa tjera. "Ata që janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës këto tri vitet e fundit, nuk mund të jenë kandidat në lista, ndërkaq të tjerët të cilët kanë aktakuza të ngritura mund të jenë kandidat, por është çështje tjetër sa partitë politike e konsiderojnë atë morale dhe sa e konsiderojnë të përshtatshme", theksoi Valdete Daka. Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi tha se mundësia që në zgjedhje të garojnë edhe njerëz nën hetime apo me procese të hapura gjyqësore, është tregues se Kosova ende nuk do të jetë në atë shkallë të zhvillimit që të ndërtojë institucione me njerëz me të kaluar të pastër. "Është fatkeqësi e madhe që sërish individë, të cilët kanë probleme me ligjin, në këtë rast që janë në procedura hetimore, apo kanë aktakuza të ngritura ose janë të dënuar në disa shkallë, të kenë mundësinë që të jenë pjesë e listave dhe të bëhen pjesë e qeverisjes së ardhshme". "Ky është një tregues që shpresat për të pasur një qeverisje më të mirë janë të zbehta po qe se partitë politike do të vendosin që kandidatët me të kaluar kriminale t'i vendosin në lista zgjedhore dhe me ta të ndërtojnë qeverinë", thotë Betim Musliu pwr Radio Evropen e Lirë. Zgjedhjet e parakohshme, pamundësuan hartimin dhe miratimin e një kodi, i cili ishte prezantuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilit, pretendohej se do t'u ndalohej pjesëmarrja në zgjedhje dhe puna në institucionet e shtetit të gjithë personave që kanë lëndë të hapura nëpër gjykata. Institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë poste për njerëz nën hetime, kishte deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. "Unë do të propozoj një kod për dekriminalizimin e politikës, ku asnjë kandidat nuk do të jetë në listat zgjedhore për deputet, nëse ai ka çfarëdo lloj aktakuze. Kjo do ta rriste cilësinë dhe nivelin e Kuvendit të Republikës së Kosovës", kishte deklaruar Thaçi. Por, nisma e Thaçit, sipas Betim Musliut, ishte e gabuar që nga fillimi. Sipas tij, kjo çështje nuk mund të rregullohet me Kodin Penal, por me një Kod të Mirësjelljes, i cili do të pranohej nga të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje. "Një çështje e tillë do të mund të rregullohej përmes një ligji të veçantë apo më së miri do të ishte që të rregullohej përmes një Kodi të Mirësjelljes që do të nënshkruhej nga vetë partitë politike dhe të cilat do të parandalonin në njëfarë forme që individë të tillë të jenë pjesë e listave dhe qeverisjes", vlerëson Musliu. Gjatë të gjitha mandateve paraprake, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra të Qeverisë dhe poste nën-ministrore e deri te përfaqësuesit e institucioneve në nivelin lokal, janë ballafaquar në vazhdimësi me aktakuza, gjykime dhe ndjekje penale. Pavarësisht thirrjeve që u janë bërë nga diplomatë ndërkombëtar dhe përfaqësues të shoqërisë civile, partitë politike në zgjedhjet e kaluara patën garuar edhe me kandidat nën hetime, duke pretenduar se askush nuk është i fajshëm, përderisa nuk ka një vendim të prerë nga gjykata. Andaj, në mungesë të rregullimit me ligj, mbetet të shihet se si do të sillen partitë politike në zgjedhjet e 11 qershorit dhe nëse në listat e tyre, do t'i përfshijnë sërish personat me lëndë të hapura nëpër gjykata./Inasjderi.com The post Personat me të kaluar kriminale mund të garojnë në zgjedhje appeared first on INSAJDERI. |
Posted: 13 May 2017 08:11 AM PDT Sinjali i parë i zbutjes së qëndrimit të Penianit ndaj Shteteve të Bashkuara vjen nga diplomatja e lartë koreano-veriore Choe Son-hui. Jemi të gatshëm për dialog me Uashingtonin nëse krijohen kushtet e duhura, ishte deklarata e saj. Koreja e Veriut hap kështu një dritare për uljen e ndjeshme të retorikës mes dy vendeve, të përshkallëzuar deri në dërgimin e një njësisë luftarake të Marinës amerikane në rajon. Drejtoresha e përgjithshme për çështjet amerikane në Ministrinë e Jashtme koreano-veriore i bëri këto komente për gazetarët në Pekin, gjatë ndalesës aty në rrugën e kthimit nga Norvegjia. "Nëse krijohen kushtet e duhura, do të kemi dialog", i tha ajo gazetarëve pasi u pyet nëse veriu komunist ishte duke u përgatitur për bisedime me administratën Trump. Ndërkohë, pyetjes tjetër, nëse Peniani po përgatitet gjithashtu me bisedime me qeverinë e re të Koresë së Jugut dhe presidentit të porsazgjedhur Moon Jae-in, diplomatja iu përgjigj: "Këtë do ta shohim". Son-hui takoi në fillim të javës në Oslo një delegacion amerikan ekspertësh, mes të cilëve Suzanne DiMaggio, drejtuese e qendres së studimeve New America dhe ish-të dërguarin e SHBA-së në OKB, Thomas Pickering. Besohet se rrugëtimin drejt Europës, ajo për t'u takuar me funksionarë amerikanë shumë shpejt pas hapjes së famshme të Trumpit, që u shpreh i "gatshëm" të takohej me Kim Jong un, nëse kushtet e lejojnë një gjë të tillë.(TCH) The post Koreja do dialog me SHBA appeared first on INSAJDERI. |
Petrit Halilaj fiton mirënjohje speciale në Bienalen e Venecias Posted: 13 May 2017 08:10 AM PDT Artisti Petrit Halilaj, ka fituar mirënjohje speciale në Bienalen e Venecias me motivimin: lidhja mes Kosovës dhe kujtimeve në fëmijëri. Halilaj, emër tashmë i njohur i artit shqiptar dhe jo vetëm i arrirë brenda kufijve, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar me të dhe duke ia dedikuar çmimin nënës së tij, Shkurte Halilaj. "Jam shumë i lumtur që jam këtu, kam ardhur këtu për herë të parë katër vite më parë ku kam prezantuar Kosovën dhe tani jam këtu përsëri falë miqve të mi”, u shpreh ai, raporton KultPlus.
Për Petrit Halilajn në Instagram ka postuar edhe një tregtar i njohur i artit në Francë, Kamel Mennour, duke e paraqitur instalacionin e realizuar nga Halilaj. (Shihni foton më poshtë) Që nga instalacionet e tij sensacionale të paraqitura në Bienalen 2010 të Berlinit, dhe në Art Basel të vitit 2011, Petrit Halilaj numërohet si njëri ndër artistët më të respektuar në nivel ndërkombëtar. Halilaj është përfaqësuesi i parë i Kosovës në Bienalen e Venecias në Itali, në vitin 2013-të. Artisti ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano të Italisë, ndërsa ka ekspozuar në Prishtinë, Bon, Koln, Cologne, Paris etj. Para dy vitesh ka nisur Hajde Foundation, një fondacion për të ndihmuar artistët e rinj nga Kosova. Ai jeton dhe punon në Kosovë, Itali dhe në Gjermani, Berlin. Mirënjohja Petrit Halilajt i është dhënë pasi që janë ndarë çmimet për ekspozitën Viva Arte Viva në Bienalen e Venecias. Përfaqësues i Kosovës për këtë vit ishte, Sislej Xhafa, i cili ishte favorit për të fituar, por që nuk fitoi asnjë çmim. The post Petrit Halilaj fiton mirënjohje speciale në Bienalen e Venecias appeared first on INSAJDERI. |
Italia dëbon tunizianin që kishte kontakte me sulmuesin në Berlin Posted: 13 May 2017 08:00 AM PDT Italia ka dëbuar shtetasin nga Tunizia, i cili dyshohet se ka pasur kontakte me personin që vrau 12 persona, kur sulmoi me kamion një treg Krishtlindjesh në Berlin vitin e kaluar, ka njoftuar Ministria e Brendshme. Qytetari tunizian, 36-vjeçar, kishte jetuar në Sicili, ku sulmuesi i Berlinit, Anis Amri, kishte vuajtur burgim, ka thënë Ministria italiane. Ai i kishte dhënë Amrit një telefon dhe që të dy kishin qëndruar në kontakt, edhe pasi sulmuesi ishte zhvendosur në Gjermani. Amri ishte rikthyer në Itali pas sulmit të 19 dhjetorit dhe më pas u qëllua për vdekje nga policia në Milano. Hetuesit kishin përgjuar telefonin edhe të një shtetasi të Tunizisë dhe kishin sbuluar se edhe ai ishte në kontakt me eksremistë të dyshuar, dhe se ishte duke planifikuar që të shkonte ilegalisht në Francë, kanë thënë autoritetet italiane. Më pas, ky i dyshuar më 2 maj ishte gjetur në qytetin verior të Turin, ku më pas autoritetet e kanë dëbuar për në Tunizi. Ministria ka thënë se Italia ka dëbuar 174 persona të dyshuar për ekstremizëm fetarë që prej janarit të vitit 2015. The post Italia dëbon tunizianin që kishte kontakte me sulmuesin në Berlin appeared first on INSAJDERI. |
Mediet ndërkombëtare raportojnë për rrahjen e Arbana Xharrës Posted: 13 May 2017 07:59 AM PDT Nga agjencitë më të njohura të lajmeve ndërkombëtare e deri tek gazetat lokale franceze, është raportuar për rrahjen e politikanes kosovare, Arbana Xharra. "Gazetarja e bërë politikane rrahet në Kosovë", është titulli i agjencisë së njohur të lajmeve Reuters, e cila thekson se Xharra ka qenë kritikuese e madhe e PDK-së dhe partive të tjera, kur merrej me gazetari. Lajmi për rrahjen e Xharrës ka qenë fokus edhe në mediet holandeze, raporton Insajderi. Mediumi "Nederlandse Omroep Stichting" (NOS) thekson faktin se Xharra ka qenë kryeredaktore e njërës prej gazetave më të mëdha në Kosovë, përpara se të futej në politikë. "Ish-gazetarja përfundon e rrahur në spital", shkruan mediumi holandez "NOS". Ndërsa në Francë, gazeta lokale e qytetit të Lorientit "Lorient De Jour" raporton se "është rrahur gazetarja e njohur për shkrimet e saj për korrupsionin, krimin e organizuar dhe islamin e radikalizuar". Siç shkruan "Lorient De Jour", gazetarët janë shënjestër e zakonshme e sulmuesve në Ballkan. /Insajderi.com The post Mediet ndërkombëtare raportojnë për rrahjen e Arbana Xharrës appeared first on INSAJDERI. |
AAK i reagon Daçiqit: Je një matrapaz ordiner, ish bashkëpunëtor i kasapit Posted: 13 May 2017 07:42 AM PDT Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar nga deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiqit, i cili ka thënë se Haradinaj duhet ta shkurtojë gjuhën. "Ish bashkëpunëtori i kasapit të Ballkanit, Ivica Daçiq, e paska porositur Ramush Haradinajn që ta shkurtoj gjuhën e të mos e kërkojë heqjen e Kosovës nga kushtetuta e Serbisë", thuhet në reagimin e AAK-së. Partia e mbron liderin e saj, duke thënë, se Ramush Haradinaj është hero i vendit dhe i popullit të tij, ndërsa Daçiqi asgjë më shumë se një matrapaz ordiner. “I themi Daçiqit, se nuk i kanë bërë punë as kërcënimet e shefit të tij Millosheviq, që i shkaktoj qindra mijëra viktima, në Kosovë e gjithandej në ish-jugosllavi, e jo e një matrapazi ordiner siç është Daçiq. Ramush Haradinaj është hero i vendit dhe i popullit të tij, ndërkaq Daçiq e të tjerë si ai, nuk janë tjetër pos, turpi edhe i vet popullit serb", thuhet në njoftim. Kujtojmë se ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka reaguar përsëri ndaj deklaratave të Haradinajt i cili kishte thënë se do ta përfshinte Nishin në hartën e Kosovës. Ai e ka cilësuar liderin e AAK-së si memec, i cili po e bën që bota ta kuptojë se çfarë dëshiron Kosova. "Haradinaj është memec dhe i thotë të gjitha fshehurazi. Por në saje të kësaj, të gjithë e kuptojnë konceptin e tyre", ka thënë Daçiq në Novi Sad. "Do ta këshilloja Haradinajn për ta shkurtuar gjuhën. Nishin ai mund ta sheh vetëm nga burgu", shtoi Daçiq. Lideri i AAK-së, para disa dite kishte kërkuar që Serbia ta largojë nga preambula e saj Kosovën përndryshe Haradinaj kishte thënë se Kosova do ta futë 1 të tretën e territorit të Serbisë në Kosovë./Insajderi.com The post AAK i reagon Daçiqit: Je një matrapaz ordiner, ish bashkëpunëtor i kasapit appeared first on INSAJDERI. |
SHBA-të dërgojnë trupa të tjerë në Kosovë Posted: 13 May 2017 07:32 AM PDT Rreth 130 trupa ushtarakë amerikanë nga Batalioni i Parë i Tupelos do të vendosen për rreth 10 muaj në ndihmë të KFOR-it në Kosovë. Siç raporton agjencia e lajmeve Associated Press, zyrtarët e ushtrisë amerikane kanë thënë se këta trupa do të udhëtojnë të dielën për në Kosovë. Ndërsa, atje do të përfundojnë trajnimin e nevojshëm për të filluar detyrën në KFOR, raporton Insajderi. Zyrtarët kanë thënë se njësia ushtarake që do të dërgohet në Kosovë, do të ofrojë mbështetje në sektorin e aviacionit. /Insajderi.com The post SHBA-të dërgojnë trupa të tjerë në Kosovë appeared first on INSAJDERI. |
Renault në shënjestër të sulmeve kibernetike Posted: 13 May 2017 07:31 AM PDT Prodhuesi francez i automjeteve Renault ishte shënjestër e një sulmi kibernetik, bëhet e ditur nga grupi Renault,. “Kompania nga e premtja është goditur nga sulmet kibernetike. Janë ngritur veprimet e nevojshme kundër këtyre sulmeve”, deklaruan nga Renault. Nuk janë dhënë informacione mbi dëmet e mundshme nga sulmet kibernetike. Në sulmin ndërkombëtar kibernetik janë goditur qeveritë dhe organizatat private në SHBA, Australi, Portugali dhe Meksikë. Në shënjestër të sulmeve ishin edhe kompanitë e mëdha spanjolle, në radhë të parë kompania kryesore e telefonisë Telefonica, kompania e energjisë elektrike Ibedrola, Gaz Natural dhe grupi bankar BBVA, raporton AA. Po ashtu edhe në Britani të Madhe janë regjistruar sulme, prandaj spitalet kanë anuluar një numër të operacioneve./Insajderi.com The post Renault në shënjestër të sulmeve kibernetike appeared first on INSAJDERI. |
You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |