INSAJDERI: “Turqia mban të bllokuar Wikipedia-n” plus 19 more |
- Turqia mban të bllokuar Wikipedia-n
- Joshua prezanton Range Roverin e ri në vlerë prej 178 mijë eurosh
- Videoja e udhëtimeve luksoze të djalit të presidentit
- Putin thotë se raportet me Turqinë janë duke u përmirësuar
- Pamje të reja të tërheqjes zvarrë të Ziadin Selës
- Lista Serbe thotë se demarkacioni nuk është punë e tyre
- O’Connell: Liria e shtypit është thelbësore për demokracinë
- Vendim i papritur nga Joshua
- Ministri shpreson se vizat liberalizohen përmes “miqësisë” me eurodeputetët
- Karikaturat që New Yorker ka refuzuar t’i botojë
- Ish-zyrtarët komunal që akuzohen për ndërrim pronarësh të tokave deklarohen të pafajshëm
- Kur aeroplani shpërthen mbi makina
- Vuçiq: Haradinajn e njoh mirë, e di çfarë u ndodhi dëshmitarëve kundër tij
- Sulmohet autokolona e NATO-s në Afganistan vriten 8 civilë
- Takimi Rama-Basha, pa marrëveshje
- Arrestohen katër persona për marrje me prostitucion
- Pacolli motivon studentët: Edhe unë kam qenë i varfër
- D+: Problemi më i madh i OSHP-së është mostransparenca
- Rikthehet Brad Pitt
- Risia e Microsoft
| Turqia mban të bllokuar Wikipedia-n Posted: 03 May 2017 09:38 AM PDT Kreu i agjencisë së komunikimeve në Turqi tha se Ankarja nuk do të lejojë qasjen në enciklopedinë online Wikipedia, derisa ajo t’i largojë informacionet që Qeveria turke i konsideron të rreme. Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Turqi ka bllokuar ueb-faqen Wikipedia.org qysh më 29 prill, ndërsa një gjykatë në Ankara e mbështeti masën me urdhër zyrtar, më 2 maj. “Është e pamundur të lejohet qasja në Wikipedia derisa respektohen vendimet gjyqësore”, tha kreu i Autoritetit të Teknologjive të Informaconit, Omer Fatih. Media shtetërore ka thënë se ndalesa është vënë pasi Wikipedia nuk ka larguar përmbajtjen që e akuzon Turqinë për bashkëpunim me grupet terroriste. Fondacioni Wikipedia e ka apeluar vendimin e gjykatës në Ankara. Turqia, në të kaluarën, ka bllokuar përkohësisht qasjen në ueb-faqet si Facebook, Twitter dhe YouTube. Bllokada kryesisht është bërë pas sulmeve terroriste ose protestave anti-qeveritare, rel Qeveria turke thotë se ndalesat janë të përkohshme dhe të nevojshme për sigurinë kombëtare.
The post Turqia mban të bllokuar Wikipedia-n appeared first on INSAJDERI. |
| Joshua prezanton Range Roverin e ri në vlerë prej 178 mijë eurosh Posted: 03 May 2017 09:24 AM PDT Të shtunën që shkoi në spektaklin e boksit në Wembley, Anthony Joshua e mposhti Wladimir Klitschskon për të fituar titujt e peshave të rënda IBF, WBA dhe IBO. Dëshmitarë të këtij triumfi ishin 90.000 mijë të pranishëm në stadium dhe miliona të tjerë e shikuan përmes ekraneve televizive. Nga kjo fitore, ai përfitoi 18 milionë euro dhe tashmë është shndërruar në një brend që mund ta tejkalojë edhe David Beckhamin. Madje, promovuesi i boksit, Barry Hearn, ka thënë se Joshua është vetëm 27 vjeçar dhe mund të bëhet boksieri i parë miliarder. "Ai ka së paku edhe dhjetë vite karrierë para vetes në ring dhe nëse vazhdon të fitojë, paratë do të vazhdojnë të vijnë", ka deklaruar Hearn. Dhe me paratë që po fiton, atij ia mban xhepi që ta blejë një Range Rover në vlerë prej 178 mijë eurosh. Ai i ka zgjedhur vet të gjitha detajet – duke filluar nga ulëset deri te rrotat, ndërsa fabrika e ka prodhuar sipas kërkesave të tij. Boksieri është shprehur i kënaqur me këtë bashkëpunim që e ka krijuar një version unik sipas shijeve të tij, shkruan telegrafi. Më poshtë jua sjellim me anë të fotografive dhe videos disa detaje të Range Roverit të Anthony Joshuas.
The post Joshua prezanton Range Roverin e ri në vlerë prej 178 mijë eurosh appeared first on INSAJDERI. |
| Videoja e udhëtimeve luksoze të djalit të presidentit Posted: 03 May 2017 09:17 AM PDT |
| Putin thotë se raportet me Turqinë janë duke u përmirësuar Posted: 03 May 2017 09:17 AM PDT Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë në takimin me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan se marrëdhëniet mes dy vendeve të tyre, janë duke u rikthyer "në format të plotë". Putin i bëri këto komente në Soçi, në hapjen e bisedimeve me Erdoganin që priten të fokusohen në konfliktin sirian. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë, vende që mbështetin palë të kundërta në konfliktin sirian, u përkeqësuan, pasi avionët turq rrëzuan një avion luftarak rus, në vitin 2015. "Është mirë që kemi rastin të takohemi dhe të diskutojmë për çështje kyçe të bashkëpunimit dypalësh", dhe çështjeve kryesore të agjendës ndërkombëtare, "përfshirë edhe krizën siriane", ka thënë Putin, raporton agjencia TASS. Ai ka thënë se marrëdhëniet ruso-turke "po bëhen të një karakteri të veçantë dhe po rikthehen në një format të plotë". Duke folur me gazetarët në Ankara, përpara se të nisej për në Soçi, Erdogan tha se zgjidhja politike për krizën në Siri është qëllim i përbashkët i Ankarasë dhe Moskës. Rusia, Turqia dhe Irani po ndërmjetësojnë bisedimet e paqes për Sirinë, të cilat po mbahen në Astana të Kazakistanit. Rusia dhe Irani janë mbshtetësit kryesor ushtarak të presidentit sirian Bashar al-Assad, ndërkaq Turqia mbështetë grupe të caktuara rebele, të cilët po tentojnë që ta largojnë nga pushteti Assadin. Në këtë takim, Putin dhe Erdogan po ashtu pritet të bisedojnë për ndalesat tregtare që janë vendosur që prej përkeqësimit të marrëdhënieve më 2015, njofton rel. Turqia ka tentuar të bindë Rusinë që të heq sanksione ndaj disa produkteve të agrikulturës. Erdogan ka thënë se dëshiron që sanksionet ruse të hiqen sa më shpejt që është e mundur.
The post Putin thotë se raportet me Turqinë janë duke u përmirësuar appeared first on INSAJDERI. |
| Pamje të reja të tërheqjes zvarrë të Ziadin Selës Posted: 03 May 2017 09:14 AM PDT Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela është në gjendje të qëndrueshme dhe shumë shpejtë do t'i kthehet jetës normale, deklaron zyrtari i lartë i LR-PDSH-së Arben Taravari. Ai pritet që në fundjavë të kthehet në rehabilitim shtëpiak kurse së shpejti edhe të jetë në gjendje t'u kthehet detyrave të tij publike. Punonjësi i sigurimit të Kuvendit Abdylfetah Alimi nga Orizarja e Kumanovës, në një intervistë për Televizionin Alsat-M, tregon momentet e tmerrit që kaluan bashkë me Selën, në kohën kur ai e shpëtoi atë nga duart e dhunuesve të cilët mbi të ishin duke ushtruar dhunë brutale. "Ka qenë moment shumë i vështirë, moment i tmerrshëm. Më ka thirr një kolege, "Fetah eja se e kanë mbytur Selën. Para kësaj kohe, për disa minuta kam qenë i alivanosur mirëpo Zoti më ka dhënë fuqi që të vrapoj poshtë në katin e parë. Aty kur shkova te klubi i Deputetëve e kam parë z. Selën të shtirë dhe të përgjakur. Edhe unë kam menduar se është i vdekur. Aty kam rënë mbi trupin e Selës dhe atëherë kam vënë re se është duke marrë frymë. Ja kam marrë dorën dhe kam parë se ka puls. Aty kanë qenë dy huliganë të cilëve ju kam thënë "largohuni se është i vdekur" dhe ata kanë menduar se është kryer puna" – tha Abdylfetah Alimi, sigurim i Kuvendit. Abdylfetahu ka ngritur Selën në shpinë dhe e ka dërguar në një zyrë në katin e fundit. "Kur kemi hy aty, ai ishte në gjendje shumë të rëndë. Unë e shtriva në dysheme dhe më pyeti "kush je". Atëherë i kam treguar se jam Fetai i sigurimit të parlamentit. I erdhi një shpresë shumë e madhe, shumë e fortë. Më tha "Fetah jam në besën tënde". Në atë moment i thash "Ziadin, nëse më vrasin, ma bën hallall" – u shpreh Abdylfetah Alimi, sigurim i Kuvendit, përcjell telegrafi. Abdylfetahu dhe Sela për disa orë me radhë kanë qëndruar vetëm. Ndërkohë në sallë është paraqitur vetëm motra medicionale e Kuvendit për t'i dhënë infuzion. Orën e tmerrit, Abdylfetahu i përshkruan të gjata si shekuj. Disa orë më vonë ka arritur grupi i policëve të cilët kanë ndihmuar evakuimin e tyre. Pasojat e asaj nate Abdylfetahu i ndjen akoma. Pamjet e tmerrit që përjetoi edhe më tej vazhdojnë ta shqetësojnë. Veprimin e tij e përshkruan më shumë si përgjegjësi morale dhe profesionale.
The post Pamje të reja të tërheqjes zvarrë të Ziadin Selës appeared first on INSAJDERI. |
| Lista Serbe thotë se demarkacioni nuk është punë e tyre Posted: 03 May 2017 09:12 AM PDT Qeveria e Kosovës ende nuk e ka përcaktuar datën e procedimit në Kuvend të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Me kthimin e Listës Serbe në Kuvend, koalicioni qeverisës numëron mbi 80 vota, andaj qeveria Mustafa ka rritur shpresat se çështja e demarkacionit do ta ketë mbështetjen e mjaftueshme ngase koalicioni qeverisës. Por, subjekti politik serb në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe e cila bënë pjesë në koalicionin qeverisës nuk ka dhënë qëndrim konkret nëse e përkrah apo jo çështjen e votimit të Demarkacionit. Kontaktuar nga Gazeta Express, kreu i listës Serbe, Slavko Simiq, ka deklaruar se lidhur me çështjen e demarkacionit nuk kanë biseduar asnjëherë me partnerët e koalicionit. "Ne vazhdimisht i mbajmë kontaktet me partnerët me tanë, kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, i cili është edhe lider i PDK-së, si dhe me kryeministrin Isa Mustafa, që njëkohësisht është edhe kryetar i njërës prej partive më të mëdha në Kosovë, LDK-së. Gjithmonë kërkojmë dhe gjejmë ide konstruktive për t'i tejkaluar disa probleme dhe vështirësi me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë në Kosovë. Kur është fjala për demarkacionin absolutisht nuk kemi pasur asnjë bisede konkrete për këtë temë", ka thënë Simiq. Ai ka deklaruar se rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi duhet të jenë partitë politike kosovarë ato që duhet t'i gjejnë zgjidhje problemit. "…rreth kësaj çështjeje partitë politike shqiptare që janë pjesë e Kuvendit së pari të kenë konsensus politik sepse kjo është temë dy vitet e fundit është aktuale dhe asaj po i kundërvihen ashpër disa parti politike", ka deklaruar tutje kreu i Listës Serbe. Por, i pyetur për votën e këtij subjekti politik karshi çështjes së Demarkacionit, Simiq nuk ka dhënë qëndrim konkret. "Për ne është me rëndësi që të shohim se a ekzsiton një konsensus politik. Kjo temë nuk na ngarkon shumë politikisht. Jemi kushtuar problemeve shumë më të mëdha me të cilat po ballafaqohen qytetarët tanë. Nuk jemi të ngarkuar fare me këtë temë", ka thënë tutje ai. "Kështu që nëse stabilizohet ardhja e Listës Serbe në Kuvend ne duhet të procedojmë me këtë çështje, sepse numri formal sigurohet. Por, presim që deputetët ta marrin përgjegjësinë që ta votojnë dhe ta kapërcejmë këtë çështje", pati deklaruar Mustafa. Ratifikimi i marrëveshjes, ishte tërhequr nga votimi në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator të vitit të kaluar, pas tensionimit të gjendjes së sigurisë dhe mungesës së votave për ratifikim. The post Lista Serbe thotë se demarkacioni nuk është punë e tyre appeared first on INSAJDERI. |
| O’Connell: Liria e shtypit është thelbësore për demokracinë Posted: 03 May 2017 09:05 AM PDT Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell, ka thënë se liria e shprehjes dhe e shtypit janë "thelbësorë për të drejtat e njeriut dhe bazën e demokracisë". Në Ditën botërore të Lirisë së Shtypit, diplomati britanik ka thënë se i kujton "të gjithë ata që luftojnë për të vërtetën, kundër censurës dhe frikësimit, shpesh duke u përballur me kërcënime dhe dhunë". "Gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbajtjen e qeverive llogaridhënëse", ka shkruar ai në Facebook. Dita e Shtypit është shënuar me aktivitete edhe në Kosovë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka organizuar një protestë para Qeverisë së Kosoës. Gjatë këtij aksioni u kërkua që sistemi i drejtësisë në Kosovë të punojë më shumë në zbardhjen e rasteve kur gazetarët, kërcënohen, shantazhohen dhe sulmohen./Insajderi.com The post O'Connell: Liria e shtypit është thelbësore për demokracinë appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 03 May 2017 08:56 AM PDT Anthony Joshua ka deklaruar sot se dëshiron që duelin e ardhshëm ta zhvillojë në Amerikë. Kampioni i botës në peshat e rënda po planifikon që të mbrojë aty jo vetëm titullin kampion, por të zhvillojë disa duele në qytete si Las Vegas apo Nju Jork. Joshua do të vendosë edhe emrin e rivalit, pasi në Amerikë duket se preferojnë më shumë ukrainasin apo boksierin vendës Deontay Wilder se sa një sfidë britanikësh me Tyson Fury. "Prioritet për mua mbetet dueli në Amerikë dhe për këtë po diskutojmë me menaxherin tim Eddie Hearn", tha Joshua. The post Vendim i papritur nga Joshua appeared first on INSAJDERI. |
| Ministri shpreson se vizat liberalizohen përmes “miqësisë” me eurodeputetët Posted: 03 May 2017 08:49 AM PDT Teksa presidenti i vendit Hashim Thaçi së fundmi ka ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Evropian duke i kërcënuar me "bashkim kombëtar me Shqipërinë" nëse BE-ja nuk i hap dyert për shqiptarët, ministri i Punëve të Jashtme ka dhënë një lajm se kanë krijuar miqësi me deputetët evropian. Ministri Enver Hoxhaj sot nga Brukseli ka dhënë lajmin se është formuar edhe zyrtarisht Grupi i Miqësisë ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kosovës. Ministri Hoxhaj falënderoi Lunacek dhe euro-deputetët e tjerë për bashkëpunimin dhe konkretizimin e kësaj ideje të nisur muaj më parë. Madje sipas ministrit "kjo miqësi" mund të sjellë edhe liberalizimin e vizave. "Sot ka qenë një ditë e veçantë në Parlamentin Evropian meqë është themeluar grupi i miqësisë në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës, që do të jetë një platformë e mirë e mbështetjes së Kosovës në agjendën evropiane. Ndërsa, kam pasur mundësinë edhe që të raportoj për zhvillimet në Kosovë pranë Komisionit për Politikë të Jashtme, dhe të kërkoj mbështetjen e shumë deputetëve të parlamentit evropian për liberalizimin e vizave", ka thënë Hoxhaj. Por Bashkimi Evropian e ka bërë tashmë të qartë që liberalizimi i vizave bëhet vetëm nëse ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi. Por për dallim nga ministri Hoxhaj, eurodeputetja Ulrike Lunacek ka folur më për toke për rolin e këtij Grupi të Miqësisë. Ajo ka vlerësuar se formimi i Grupit të Miqësisë është vetëm platformë ku mund të zhvillohen takime dhe debate jo formale për tema të ndryshme të rëndësishme. "Formimi i Grupit të Miqësisë është i rëndësishëm sepse nënkupton që do të ketë mundësi të zhvillohen takime dhe debate joformale me njerëz si ministri Hoxhaj, apo shefat e Komisioneve Parlamentare për Integrime dhe Punë të Jashtme ku do të mund të diskutohen temat në mënyrë më joformale", ka deklaruar Lunacek. Të rëndësishëm por pa dhënë ndonjë argument specifik se përse është i rëndësishmë ku grup, e kanë cilësuar edhe kryetarja e Komisionit për Integrime Europiane, Njomza Emini dhe Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reqica./Insajderi.com The post Ministri shpreson se vizat liberalizohen përmes "miqësisë" me eurodeputetët appeared first on INSAJDERI. |
| Karikaturat që New Yorker ka refuzuar t’i botojë Posted: 03 May 2017 08:19 AM PDT Të gjithë e dimë se të botosh një karikaturë në prestigjiozen New Yorker është një gjë jashtëzakonisht e zorshme. Thjesht pyesni Phil Jones, një nga karikaturistët, ilustruesit dhe dizajnerët më të njohur dhe më i botuar në New Yorker. E megjithatë edhe ai ka me qindra karikatura që janë refuzuar të botohen. Por kjo se ka ndaluar atë që t'i publikojë duke pyetur njerëzit nëse këto meritojnë të botohen apo jo. Për 18 orë kanë marrë 350 mijë shikime. New Yorker me siguri i ka rënë pishman por tashmë është vonë. Ja disa prej tyre që kanë marrë më së shumti klikime:
The post Karikaturat që New Yorker ka refuzuar t'i botojë appeared first on INSAJDERI. |
| Ish-zyrtarët komunal që akuzohen për ndërrim pronarësh të tokave deklarohen të pafajshëm Posted: 03 May 2017 07:53 AM PDT Ish zyrtarët e Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Shiqeri Spahiu dhe Ramush Thaçi, u deklaruan se nuk ndihen fajtor për veprën penale "keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar", për të cilën akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, Visar Vehapi, avokat mbrojtës i të akuzuarit, Ramush Thaçi, deklaroj se për mbrojtjen, dispozitivi i aktakuzës është komplet i paqartë. Vehapi, kërkoi nga prokurori i rastit, Feti Tunuzliu, që të sqaroi dispozitivin e aktakuzës. Mirëpo një gjë e tillë nuk u lejua nga ana e kryetarit të trupit gjykues, Shashivar Hoti, me arsyetimin se e njëjta mund të bëhet në shqyrtimin e dytë. Seanca e radhës u caktua të mbahet më 6 qershor 2017, në ora 9:00. Sipas aktakuzës së prokurorisë, gjatë viteve 2008 – 2010, drejtori i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi, Shiqeri Spahiu, dhe shefi i Sektorit për Kadastër në Komunën e Prishtinës, Ramush Thaçi, kishin ndërruar titullarët e pronave në aparatin kadastral, duke iu referuar dokumenteve të rrejshme. Në bazë të një aktgjykimi nr. 395/96, të 21 shkurtit 1997, të akuzuarit Spahiu dhe Thaçi, parcelën e cila gjendej në Uglar të Prishtinës, me sipërfaqe prej 10.120.53 hektar, me numër kadastral 1536/1 e kishin bartur nga tani e dëmtuara KBI "Kosova Export – NSH Bujqësia" në Fushë Kosovë, tek Marko Mitroviq. Pasi që Mitroviq kishte figuruar si pronar i këtyre parcelave, të akuzuarit Spahiu dhe Thaçi, kishin lidhur kontrata të shitblerjes në mes të Mitroviqit dhe personave tjerë, si blerës të parcelave. Me këtë rast, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare./BetimipërDrejtësi The post Ish-zyrtarët komunal që akuzohen për ndërrim pronarësh të tokave deklarohen të pafajshëm appeared first on INSAJDERI. |
| Kur aeroplani shpërthen mbi makina Posted: 03 May 2017 07:49 AM PDT Një avion i vogël ka shpërthyer mbi makina pasi është përplasur me një shtyllë korrenti para se të rrëzohej mbi rrugë. Raportohet se rrëzimi i avionit ka ndodhur ditën e djeshme një rrugë të shumë frekuentuar në Mukilteo të Washington në SHBA. Në pamje dallohen makinat që kanë ndaluar para semaforit të kuq dhe pak sekonda më pas dallohet avioni që vjen nga e djathta dhe pasi prek me telat e korentit ka shpërthyer në flakë. Nga ky aksident një numër i madh makinash janë dëmtuar, por fatmirësisht asnjë person nuk ka pësuar dëme serioze. The post Kur aeroplani shpërthen mbi makina appeared first on INSAJDERI. |
| Vuçiq: Haradinajn e njoh mirë, e di çfarë u ndodhi dëshmitarëve kundër tij Posted: 03 May 2017 07:48 AM PDT Presidenti i zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas një deklaratë te liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Serbia nuk mund të ngatërrohet me të apo të luaj me shqiptarë. Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiq ka thënë se e di mirë kush është Haradinaj të cilin e ka cilësuar si njeri të rrezikshëm. "Unë e di mirë se kush jeni ju. E kam parë çfarë ka ndodhur me ata që kanë dëshmuar (kundër Haradinajt), ata janë shkelur me veturë në Podgoricë," ka thënë Vuçiq, njofton B92. Vuçiq ka thënë se nuk është i shqetësuar nga "njerëz të rrezikshëm" sikur Ramush Haradinaj, por për heshtjen e Bashkimit Evropian karshi porosive të kohëve të fundit nga shqiptarët, që sipas tij mund të shihen si kërcënime për të rishkruar kufijtë. "Unë nuk po luaj me shqiptarët – përkundrazi, unë u kam ofruar atyre ndihmën time," ka thënë Vuçiq, por duke shtuar se "ai nuk do të" bëjë një gjë të tillë kur bëhet fjalë për kriminelë dhe dhunues. The post Vuçiq: Haradinajn e njoh mirë, e di çfarë u ndodhi dëshmitarëve kundër tij appeared first on INSAJDERI. |
| Sulmohet autokolona e NATO-s në Afganistan vriten 8 civilë Posted: 03 May 2017 07:31 AM PDT Një sulm kamikaz i ndërmarrë ndaj një autokolone që i përkiste misionit të NATO-s në Afganistan, ka shkaktuar të paktën 8 viktima në Kabul. Të gjithë ata që kanë humbur jetën janë civilë, tha një burim qeveritar afgan. Të plagosur mbetën edhe 25 persona të tjerë, përfshi 3 nëpunës amerikanë. Sulmi ndaj grupit të automjeteve ushtarake ndodhi shumë pranë Ambasadës së SHBA-ve, gjatë orëve të para të mëngjesit, dhe thuhet se pas tij qëndron Shteti Islamik. Grupi xhihadist është i pranishëm në Afganistan që prej vitit 2015 dhe ka marrë përsipër një sërë sulmesh në vend gjatë kohëve të fundit. Sipas asaj që raporton "AFP", dy prej automjeteve janë shkatërruar plotësisht, ndërsa disa të tjera që kalonin aty pranë për momentin pësuan dëmtime. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se xhamat e thyer kanë përfunduar disa qindra metra larg. Autoblindat e personelit, të cilat faktikisht janë krijuar në mënyrë të tillë që t'u bëjnë ballë shpërthimeve të fuqishme, arritën që të ktheheshin në bazën e koalicionit, aty ku qëndron edhe misioni për Mbështetje të Vendosur i udhëhequr nga NATO. Të plagosurit thuhet të jenë në gjendje të qëndrueshme dhe me plagë jo kërcënuese për jetën, ndërsa po trajtohen në mjediset spitalore të koalicionit ushtarak perëndimor. Sulmi i sotëm vjen 3 javë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën bombën më të madhe jobërthamore, të njohur edhe si "nëna e të gjitha bombave", në një kompleks tunelesh të shfrytëzuara nga Shteti Islamik në Afganistan, e që sipas raportimeve la disa militantë të vdekur. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara janë duke diskutuar mbi mundësinë për të dërguar më shumë trupa në Afganistan, aty ku grupet e militantëve islamikë kanë kryer disa sulme vdekjeprurëse kohët e fundit. The post Sulmohet autokolona e NATO-s në Afganistan vriten 8 civilë appeared first on INSAJDERI. |
| Takimi Rama-Basha, pa marrëveshje Posted: 03 May 2017 07:22 AM PDT Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk arritën sot asnjë marrëveshje në takimin e parë mes tyre për zgjidhjen e krizës e cila e sheh të djathtën në një protestë të gjatë që vazhdon prej më shumë se dy muajsh për të kërkuar një qeveri teknike e cila sipas saj do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershor. Janë të paktën 23 parti opoztare të cilat kanë refuzuar rregjistrimin në zgjedhje. Takimi mes palëve, në zyrat e Presidentit Bujar Nishani, zgjati të paktën 3 orë. Ndonëse nuk është arritur në një kompromis, duket se megjithatë janë lënë ende hapësira komunikimi. Sipas një njoftimi të shkurtër të shpërndarë nga Presidenca, "gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi", përfundon njoftimi. Takimi i sotëm erdhi pas thirrjes drejtuar dje pasdite palëve nga presidenti Bujar Nishani që "të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin". Zoti Rama dhe Basha, hyn në zyrat e presidentit Nishani në orën 10.00 të shoqëruar nga kryetarët e grupeve të tyre parlamentare. Bisedimet pasojnë disa përpjekje të dështuara për kompromis. Javën e shkuar paketa e propozimeve e ofruar nga dy eurodeputetët David McAllister dhe Knut Fleckenstein nuk çoi në arritjen e një marrëveshjeje. Opozita këmbëngul në krijimin e qeverisë teknike dhe votim elektronik. Të njejtin qëndrim zoti Basha e konfirmoi dhe mbrëmë, pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ku përmes videokonferencave patën një bashkëbisedim me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn dhe Presidentin e Partive Popullore Europiane Joseph Daul, të cilët gjithashtu, mbështetën platformën e kompromisit të ofruar nga McAllister dhe Fleckenstein, ndërsa e quajtën të papranueshëm bojkotin e zgjedhjeve. The post Takimi Rama-Basha, pa marrëveshje appeared first on INSAJDERI. |
| Arrestohen katër persona për marrje me prostitucion Posted: 03 May 2017 07:17 AM PDT Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjakovë katër persona të cilët dyshohen për "marrje me prostitucion" dhe "mundësim ose detyrim në prostitucion". Poashtu, gjatë operacionit policor janë konfiskuar edhe 550 euro para të gatshme dhe dy telefona mobil. "Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt", njofton policia. Personat e arrestuar janë: N.A, A.D, T.P, A.Th./Insajderi.com The post Arrestohen katër persona për marrje me prostitucion appeared first on INSAJDERI. |
| Pacolli motivon studentët: Edhe unë kam qenë i varfër Posted: 03 May 2017 07:08 AM PDT Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka mbajtur një ligjëratë para shumë te pranishmëve në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Pacolli ka folur për jetën e tij qysh nga fëmijëria e deri tani. Ai ka kujtuar kohën kur ka qenë fëmijë. Pacolli ka thënë para studentëve se ka lindur në një familje të varfër fshatare, por gjithë ëndrrat e tij kanë qenë për një të ardhme më të mirë dhe ka besuar se mund t'ia arrijë në jetë realizimin e ëndrrave. Ai thotë se në vitin 1990 ka filluar nga zero biznesin e parë të dhe ka pasur një sukses të mirë, duke iu bërë thirrje studentëve që asnjëherë të mos heqin dorë. "Në jetë çdo gjë është e mundur aty ku investohen koha vullneti dhe shpirti. Të mos humbësh shpresën dhe besimin se me punë dhe përkushtim arrihet çdo gjë, duke respektuar njeriun me tërë vlerat dhe atributet që i ka. Mbarë botës i kemi dëshmuar se populli i ynë i vogël gjithmonë ka nxjerr njerëz të mëdhenj", ka thënë Pacolli para studentëve, raporton Ekonomi Online. Pacolli më tutje ka folur edhe për gjendjen ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi. "Investitorët ikin prej Kosove sepse ne këtu në Kosovë e kemi një princip që t'i trajtojmë njerëzit vetëm për një shfrytëzim të njëhershëm e kështu nuk bën. Unë e kam trajtuar njeriun që ka punuar me mua si pjesë të suksesit dhe gjithmonë ndarjen e kam bërë në mënyrë proporcionale", ka thënë Pacolli./Insajderi.com The post Pacolli motivon studentët: Edhe unë kam qenë i varfër appeared first on INSAJDERI. |
| D+: Problemi më i madh i OSHP-së është mostransparenca Posted: 03 May 2017 07:03 AM PDT Organizata jo qeveritare "Demokracia Plus", ka bërë sot prezantimin e raportit të monitorimit tre mujor të Organit Shqyrtues të Prokurimit, e njohur si gjykata e tenderëve. Sipas saj, nga monitorimi në OSHP është vërejtur se ky institucion ka marrë një numër të vogël të ankesave, ka mungesë të dëshmitarëve në seanca, mungesë të transparencës dhe mos-publikm të raporteve në ueb-faqe. Isuf Zejna, koordinator i programit në këtë OJQ, mos transparenca është problemi më i madh që ka ky institucion. Sipas tij, gjatë periudhës raportuese është shënuar mungesa e dëshmitarëve në seanca, duke mos u ftuar asnjë person për të raportuar. "Mungesa më e serioze e identifikuar në punën e OSHP-së është transparenca. Kjo madje në shumë dimensione të punës së këtij institucioni, të cilat kur mblidhen së bashku japin një indeks të ulëttë llogaridhënies për publikun, OSHP në shumicën e seancave rreth 60 për qind në periudhën raportuese ka mbajtur seanca pa publikun", është shprehur Zejna. Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina, anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, deklaroi se OSHP-ja nuk e ka kryer punën në mënyrë të duhur për dy arsyeje- për mungesë të mekanizmave ndëshkues dhe mos vullnetit politik. "E para se shumë raste mungojnë mekanizmat e qartë të ndëshkimit të atyre që i shkelin rregullat ose ligjin deri më sot ende nuk e dimë ndonjë rast që ka dhënë dorëheqje ose është shkarkuar menaxhmenti i ndonjë institucioni për shkak se vendi nuk e ka shqyrtuar raportin e tyre, nuk ka asnjë masë që merret ndaj këtyre njerëzve", është shprehur Patina. Ndërsa çështja e dytë sipas saj është "çështja e vullneti politikë, ku nuk ka vullnet politik për të kryer punën siç duhet duke filluar prej kuvendit e te poshtë", ka deklaruar ajo. Por kryetari i OSHP-së, Blerim Dina mbron punën e institucionit që ai drejton duke thënë se vendimet i marrin në mënyrë të pavarur. Gjatë këtij prezantimi u bë e ditur se OSHP në tre muajt e fundit ka pranuar 481 ankesa nga të cilat 137 janë të pabazuara ndërsa 231 të bazuara që sipas tij është shifër shumë më pak krahasuar me vitet 2014 dhe 2015. Për kryetarin e OSHP-së Blerim Dina ky numër i ankesave është shumë më mirë krahasuar me vitin e kaluar. "Nëse e krahasojmë këtë me vitin e kaluar është një shifër shumë më e mirë ngase kemi pranuar 9 ankesa më shumë", ka deklaruar Dina. /Insajderi.com The post D+: Problemi më i madh i OSHP-së është mostransparenca appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 03 May 2017 07:00 AM PDT Brad Pitt rikthehet pas një viti mjaft të vështirë. Aktori 53-vjeçar vjen në kopertinën e revistës GQ, shfaqja e tij e parë në një revistë që nga ndarja me Angelina Jolie gushtin e kaluar. Ai shfaqet në tre kopertina të GQ me sytë fokusuar tek kamera, dhe janë pikërisht sytë blu që bien në sy, teksa aktori nuk qesh në asnjë prej tyre. Intervista, e cila nuk është publikuar ende, është e para që nga ndarja me bashkëshorten e tij Angelina. Brad dhe fotografi Ryan McGinley kanë udhëtuar në White Sands National Monument, Carlsbad Caverns National Park dhe Everglades National Park, rezultatet e të cilit janë këto foto. Më pas ai ka dhënë intervistën që GQ e përshkruan si një bisedë "e papërpunuar dhe reflektuese" për "dashurinë, humbjen, prindërimin dhe si të ecë përpara kur gjërat kalojnë".
The post Rikthehet Brad Pitt appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 03 May 2017 06:55 AM PDT "Microsoft" ka publikuar "Windows 10S", një version të ri të sistemit të tij operativ, të orientuar drejt laptopëve me kosto të ulët për studentët, ndërsa përpiqet të konkurrojë sistemin operativ të "Google Chrome", "ChromeOS". Kompania tha se laptopët "Surface", me "Windows 10S" të integruar, do të kenë një çmim prej 999 dollarësh dhe do të jenë të disponueshëm për porosi duke filluar nga sot. Versioni i ri i sistemit operativ vjen disa ditë pasi "Microsoft" publikoi bilancin e tremujorit të parë, që ishte nën vlerësimet e "Wall Street"-it, pasi shitjet e tabletëve dhe laptopëve "Surface" shënuan rënie përballë konkurrencës së madhe. "Windows 10S" është i përshtatshëm edhe për telefonat celularë dhe desktopët, si dhe ka një aplikacion të thjeshtë hyrjeje, që iu mundëson shkollave të kenë qasje në çdo aparat në pak çaste. "Microsoft" tha se ishte lidhur edhe me kompani si "Acer", "ASUS", "Dell", "Futijsu", "Toshiba", "HP" dhe "Samsung" për të ofruar një varg kompjuterash me "Windows 10S" për studentët, me një çmim që fillon nga 189 dollarë. The post Risia e Microsoft appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






















