INSAJDERI: “Serbia ekspozon armët e reja në ditën e fitores mbi fashizmin” plus 19 more

INSAJDERI: “Serbia ekspozon armët e reja në ditën e fitores mbi fashizmin” plus 19 more


Serbia ekspozon armët e reja në ditën e fitores mbi fashizmin

Posted: 09 May 2017 09:33 AM PDT

Serbia feston ditën e ushtrisë dhe fitoren kundër fashizmit me transportues, pushkë e armë të reja. Një pjesë e këtyre armëve, që kanë për qëllim mbrojtjen, janë prezantuar për herë të parë si prodhim serb.

Krerët e Serbisë e kanë konsideruar vendin e tyre të sigurtë dhe të gatshëm për mbrotje nga çdo rrezik, si shtet që dëshiron të jetë neutral ushtarakisht.

"Kemi ruajtur traditën shkencore dhe kemi shtuar njohuri të reja. Me këtë i kthejmë mbrapsht të gjithë ata, që mendojnë ta cenojnë në çfarëdolloj forme shtetin tonë", tha Tomislav Nikoliç, President në detyrë i Serbisë.

Analistët thonë se ekziston demonstrimi i forcës në rajon, por prodhimet e industrisë së armatimit kanë qenë traditë në këtë shtet. Por tanimë qëllimi është arritja e tregjeve të reja, e jo një luftë e re.

"Këtu kanë ardhur edhe njerëz nga Afrika dhe Azia, të cilët e shikojnë këtë armatim. Serbia ka interes që këto prodhime të gjejnë blerës dhe kontratat janë shumë më të rëndësishme sesa përdorimi i tyre si fuqi rajonale", tha Aleksandar Radiç, analist ushtarak.

Serbia ka trashëguar një pjesë të fabrikave për prodhimin e armatimit nga ish-Jugosllavia, që në kohën e komunizmit ishte një fuqi, njofton tch.

"Serbia është një shtet neutral ushtarakisht në rajon dhe pretendon të mbrohet vet, edhe pse gjithmonë përmendet tema e mundësisë së inkuadrimit në NATO. Zyrtarët serbë kanë deklaruar se do të jenë faktorë të paqes dhe stabilitetit në rajon, edhe pse prodhojnë armë të reja".

 

The post Serbia ekspozon armët e reja në ditën e fitores mbi fashizmin appeared first on INSAJDERI.

Klopp kërkon në Anfield yllin e Romës

Posted: 09 May 2017 09:19 AM PDT

Liverpool ka shfaqur sërish interes për shërbimet e sulmuesit të krahut të Roma-s, Mohamed Salah. Egjiptiani ndërkombëtar ka qenë një ndër lojtarët kryesor të kryeqytetasve në këtë sezon në repartin e sulmuesit me 13 gola dhe 10 asiste në Serie A.

Sipas "Goal.com" menaxheri i të kuqve, Jurgen Klopp është një tifoz i madh i 24-vjeçarit dhe e dëshiron yllin e Roma-s në Anfield në sezonin e ardhshëm për të përforcuar ekipin me objektivin për të rikthyer Liverpool-in e madh. Nga ana tjetër Roma nuk dëshiron ta shesë sulmuesin e krahut, i cili ka edhe dy vite kontratë në "Stadio Olimpico".

Liverpool e ka kërkuar Salah edhe në vitin 2014, por në atë kohë 24-vjeçari vendosi të transferohej në "Stamford Bridge" te Chelsea.

Një tjetër objektiv i Klopp për merkaton e verës është edhe polivalenti i Arsenal, Alex Oxlade-Chamberlain. Ndërkombëtari anglez mund të luaj në disa pozicione në fushë dhe kjo ka bërë që trajneri gjerman ta shikoj si një alternativë serioze për merkaton e verës.

23-vjeçari futet në 12 muajt e fundit të kontratës me "Topçinjtë" dhe drejtuesit e Liverpool janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë sterlina për të firmosur me Chamberlain, njofton telesport.

Liverpool gjithashtu ka shfaqur interes edhe për Julian Brandt të Bayer Leverkusen, por mesfushori nuk dëshiron të largohet pasi synon një vend në skuadrën e Gjermanisë për Kupën e Botës 2018.

The post Klopp kërkon në Anfield yllin e Romës appeared first on INSAJDERI.

Si të bëni aromatizues natyral për shtëpinë

Posted: 09 May 2017 09:16 AM PDT

Ndonjëherë për të parfumosur shtëpinë, shpenzohen shumë para për blerjen e produkteve ku në të shumtën e rasteve nuk janë me bazë natyrale edhe pse aromën e kanë shumë të këndshme. Ndoshta nuk ju ka shkuar kurrë në mendje, por është e mundur që të realizohen në shtëpi dhe në mënyrë të thjeshtë duke përdorur shkopinj, lëkurë agrumesh, bimë me aromë të mirë, erëza, e të tjera.

Është e vërtetë se nuk duhet hedhur kurrë asgjë, edhe lëkurat e agrumeve, të cilat mund të jenë të dobishme për të krijuar aroma të këndshme dhe natyrale. Gjithashtu mund të përdoren gjethet e bimëve me aromë të mirë. Kombinimi i të  gjitha këtyre përbërësve, uji, alkooli dhe vajrat e tjerë esencialë, mund të bëjnë që shtëpia juaj të mbajë erë të mirë. Ne do të ju tregojmë se si ta realizoni aromatizuesin e shtëpisë.

Materialet që ju duhen:

enë qelqi, për shembull një kavanoz të vogël ose një shishe

shkopinj druri (si ato që përdorim për të bërë shishqebap)

alkool (1/4 filxhanit)

ujë (3/4 filxhan)

20 pika vaj esencial dhe këtë mund ta zgjidhni sipas shijes

lëkura limoni, portokalli, mandarine apo grejpfruti

bimë apo erëza të freskëta (të tilla si borzilok, rozmarinë, kanellë, karafil, nenexhik)

Instruksionet

Zgjidhni një enë qelqi me një grykë jo shumë të gjerë për të zvogëluar avullimin e lëngut që ndodhet brenda, por që njëkohësisht ajri i dhomës suaj do të jetë  i këndshëm, me një aromë mjaft natyrale. Gryka jo shumë e gjerë e enës së qelqit do të bëjë që lëngu të zgjasë më shumë.  Vendosni brenda enës së qelqit copat e bimës aromatizuese, shtoni ujë dhe alkool, përcjell gazeta-ship.

Më pas hidhni disa pika të vajit esencial. Pozicionojeni enën e qelqit aty ku ju keni më shumë nevojë dhe më pas fusni brenda shkopinjtë e drurit dhe shtëpia juaj do të mbajë një aromë shumë të këndshme. Pas 30 ditësh është mirë që ju ta pastroni enën sepse krijohen kërpudha brenda saj dhe mjafton që të përgatisni një tjetër.

The post Si të bëni aromatizues natyral për shtëpinë appeared first on INSAJDERI.

Delawie takoi deputetët e PDK-së që kundërshtojnë demarkacionin

Posted: 09 May 2017 09:11 AM PDT

Ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie ka ftuar sot në zyrat e Ambasadës deputetët e PDK-së që kundërshtojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Shaip Muja dhe Nait Hasani nga PDK-ja, Labinotë Demi Murtezi nga Partia e Drejtësisë por që është në Grup Parlamentar të PDK-së si dhe deputeti Raif Çela nga Lëvizja për Bashkim kanë qenë mysafirët e ambasadorit amerikan.

Deputeti Shaip Muja tha pas takimit se nuk ishte kërkesë decidive e Delaëwes për ta mos votuar demarkacionin por nga përgjigjet e tij u nënkuptua se ai i ka ftuar ata në takim për t'i bindur ata, njofton rtklive.

Pavarësisht kësaj Muja tha se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Demarkacionit, ndërsa nuk siguroi se nuk do ta votojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

 

The post Delawie takoi deputetët e PDK-së që kundërshtojnë demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Demi thotë se nuk e voton mocionin e opozitës por as demarkacionin

Posted: 09 May 2017 09:06 AM PDT

Deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se nuk do ta votojë këtë version të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por as mocionin e opozitës për ta rrëzuar qeverinë që drejtohet nga Isa Mustafa.

Ajo ka sqaruar takimin me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delaëëie – i cili ka kohë që kërkon votimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, njëjtë si edhe miqtë tjerë ndërkombëtarë, njofton Klan Kosova.

"Ne kishim një takim me ambasadorin Greg Delawie në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Kryesisht kemi biseduar për demarkacikonin, për pikat të cilat na shqetësojnë ne në lidhje me këtë cështje. Nuk mund të them se ai ka pasur insistim për të ndryshuar bindjen tonë, por mund të them që biseda ka qenë kryesisht konstruktive. Unë i kam thënë edhe atij që demarkacioni si i tillë ka pika brengosëse".

"Mocionin nuk do ta votojmë. Është e drejtë e opozitës që ta ngris, por unë jam pjesë e koalicionit dhe ne të gjithë jemi të përkushtuar për ta cuar deri në fund mandatin e kësaj qeverie". /klankosova.tv

 

 

The post Demi thotë se nuk e voton mocionin e opozitës por as demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Pas Arbana Xharres në PDK, Xuxi i bashkohet AAK-së

Posted: 09 May 2017 08:59 AM PDT

Pasi gazetarja Arbana Xharra la profesionin e saj për t'iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, një tjetër parti, por opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka lajmëruar për një aderim të ri.

Është këngëtari Xuxi ai që i është bashkuar AAK-së, ka lajmëruar nënkryetari i kësaj partie Daut Haradinaj.

"Sot ju bashkua AAK- së njëri ndër zërat më të degjuar në Kosovë Naim Bunjaku Xuxi! Ka ardh koha për ndryshim!", ka shkruar Haradinaj.

Sot ju bashkua AAK- së njëri ndër zërat më të degjuar në Kosovë Naim Bunjaku Xuxi!Ka ardh koha për ndryshim!DH

Nai-post ni Daut Haradinaj noong Martes, Mayo 9, 2017

The post Pas Arbana Xharres në PDK, Xuxi i bashkohet AAK-së appeared first on INSAJDERI.

“Football Leaks”, Raiola fitoi 48 milionë euro nga Pogba

Posted: 09 May 2017 08:01 AM PDT

Transferimi i Paul Pogba te Manchester United ka bërë që agjenti i tij Mino Raiola të përfitojë plot 48 milionë euro. Kjo është ajo që zbulohet në librin "Football Leaks"; Biznesi i pisët i futbollit që tashmë ka dalë në shitje në libraritë e Gjermanisë.

Është tabloidi "The Sun" që ka publikuar një pjesë të këtij libri ku përmendet edhe çështja e kalimit të Pogba për të cilin Manchester United derdhi në arkat e Juventusit 105 milionë euro.

Mesfushori francez përfiton te "Djajtë e Kuq" një pagë prej 200 mijë euro në javë dhe do të marrë një bonus vjetor prej 4 milionë eurosh duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Nëse Manchester United do të fitojë Europa League atëherë paga e tij do të rritet në 240 mijë euro në javë. Për më tepër, Pogba do të përfitojë edhe 300 mijë euro të tjerë në vit nga të drejtat e imazhit.

Në libër flitet padyshim edhe për Zlatan Ibrahimovic, i cili rezulton të jetë futbollisti më i paguar në Premier League pasi përfiton 435 mijë euro në javë. Por jo vetëm kaq, Ibra tashmë e ka arritur kuotën e vendosur të golave të shënuar për të fituar bonusin prej 3.3 milionë Eurosh.

Përsa i përket rinovimit automatik të kontratës, suedezit i duhen edhe 4 ndeshje në Premier League, por që ai nuk do t’i luajë për shkak të dëmtimit të rëndë në gju të pësuar në ndeshjen e Europa League ndaj Anderlechtit.

The post "Football Leaks", Raiola fitoi 48 milionë euro nga Pogba appeared first on INSAJDERI.

Partitë e kërkojnë mandatin nga Ivanovi

Posted: 09 May 2017 07:54 AM PDT

Partitë shqiptare, pjesë e shumicës parlamentare kërkojnë nga presidenti Ivanov që të heqë dorë nga siç thonë kokëfortësia e tij dhe të dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë. Nënkryetari i integristëve Nevzat Bejta tha se nuk ka asnjë pengesë tashmë që Ivanov të mos e dorëzojë mandatin.

Besoj se shumë shpejt kreu I parlamentit do ia jep mandatin mandatarit dhe do kemi qeveri reformuese e demokratike në vendin tonë. Nuk besoj që do ketë tensione më, tensionet mbaruan  sepse ajo që ndodhi në kuvend ishte një pasqyrë e shëmtuar dhe nuk besoj se gjëra të tilla do përsëriten më – tha Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së.

Nga Lëvizja "Besa" kjo është mundësi ideale që kreu i shtetit me vepër konkrete të dëshmojë se është kryetar i të gjithë qytetarëve.

Sa i përket dhënies së mandatit të presidentit të shtetit, kjo është e paraparë qartë në Kushtetutë, dhe tani është momenti që presidenti i shtetit të tregoj se është president i qytetarëve dhe jo një president që është në ndikim të ndonjë partie politike – tha Blerim Sejdiu, Lëvizja Besa.

SyrijaRashidi nga Aleanca për shqiptarët tha se shpallja e vendimit për kryeparlamenarin në Gazet zyrtare është hap pozitiv, por sipas tij gjithçka mund të pritet nga presidenti Ivanov.

Sa i përket vendimit të kryetarit të shtetit lidhur me mandatin, kur bëhet fjalë për të, mendoj se gjithçka është e mundur dhe e pritshme. Ne jemi në pritje të nje reflektimi pozitiv përfundimisht që kryetari i shtetit të jap mandatin kësaj shumice parlamentare dhe të vazhdojnë proceset më tej – tha Syrija Rashidi, LR PDSH.

Në rast se Ivanov refuzon të dorëzojë mandatin, partitë nuk përjashtojnë mundësinë që shumica parlamentare vet të formojë Qeverinë e re. Një hap të tillë e kishte paralajmëruar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.

The post Partitë e kërkojnë mandatin nga Ivanovi appeared first on INSAJDERI.

Shënohet Dita e Fitores mbi fashizmin në veri, Gjuriqit i ndalohet pjesëmarrja

Posted: 09 May 2017 07:40 AM PDT

Dita e fitores mbi fashizmin është shënuar të martën në Mitrovicën e veriut, nën organizimin e Organeve të Përkohshme të Komunës së Mitrovicës së Kosovës, që funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë.

Rruga kryesore e Mitrovicës së Veriut, përgjatë zonës së këmbësorëve në afërsi të urës kryesore në Ibër, ishtedekoruar me flamuj të Serbisë dhe të Federatës Ruse, ndërkohë që përmes ekraneve të mëdha janë transmetuar drejtpërdrejt manifestimet në Moskë dhe në Serbi, në kujtim të Ditës së fitores mbi fashizmin, njoftoi bashkëpunëtorja e Radios Evropa e Lirë,Shërbimi për Ballkanin, nga Mitrovica.

Në një ceremoni të organizuar në qytet ishte paraparë të marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, por organizatorët thanë se Qeveria në Prishtinë 'nuk ia ka lejuar hyrjen në Kosovë'.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut. Goran Rakiq, e cilësoi si "shkelje të lirisë së lëvizjes" moslejimin e hyrjes në Kosovë të zotit Gjuriq.

"Në ditën kur po shënohet fitorja mbi fashizmin dhe kur Evropa e Lirë zbaton parimet e demokracisë modern, i ndalohet liria e lëvizjes drejtorit të zyrës për Kosovë dhe Metohi", tha Rakiq, duke e cilësuar këtë hap të "Prishtinës zyrtare në kundërshtim me parimet e së drejtës dhe lirisë dhe paraqet një akt fashist, dhe në këtë rast është përjashtim".

Në një ceremoni ndërkohë janë vendosur kurora lulesh luftëtarëve të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Ndërkaq në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Mitrovicës,në veri, është organizuar një ekspozitë e punimeve nën moton " Kosova dhe Metohia në Luftën e Dytë Botërore, 70 vjet pas"

The post Shënohet Dita e Fitores mbi fashizmin në veri, Gjuriqit i ndalohet pjesëmarrja appeared first on INSAJDERI.

Jeta e çiftit amerikan që jeton në Lipjan

Posted: 09 May 2017 07:26 AM PDT

Në komunën e Lipjanit jeton një çift amerikan i cili erdhi në Kosovë për tu ndihmuar njerëzve pas luftës.

Mark dhe Trish Edwards, janë një çift amerikan i cili ka mbi 13 vjet që jeton në Kosovë më saktësisht në komunën e Lipjanit.

Ata tregojnë se e kishin vizituar Kosovën disa herë duke filluar që nga viti 2000.

Mark i cili me profesion është doktor, tregon se organizata e tyre erdhi pas një kërkese që bëri një njeri nga fshati Suhadoll i Lipjanit i cili jetonte në Zvicër dhe ishte i shqetësuar për familjen dhe fshatin e tij pas luftës.

"E filluam duke punuar në Suhadoll dhe në fshatrat tjerë të komunës së Lipjanit. Unë dhe Trish (gruaja e tij)  fillimisht erdhëm si pjesë e ekipit të ndihmave humanitare, duke shpërndarë ushqim dhe veshje dhe duke rindërtuar shtëpi, po ashtu unë kam bërë ndihmë mjekësore njëherit kam ndihmuar për t'i mësuar mjekët familjarë".

"Motivi ynë për të ardhur ishte dashuria ndaj Zotit për ta ndarë me njerëzit këtu, me fjalë dhe vepra. Zoti i tregon secilit prej nesh sa shumë e do duke i dhënë kuptim jetës në mënyra të ndryshme përmes Jezusit. Ne jemi të lumtur të flasim për Zotin, por jemi munduar edhe tu ndihmojmë në mënyra të tjera të cilat i përmenda. Më vonë, ne ndihmuam të ndërtojmë një qendër për jetë më të mirë (Better Life Center) për sport dhe edukim në Lipjan. Tani kryesisht merremi me klasa të gjuhës angleze", rrëfen Mark për rtv 21.

Duke folur për atë se sa është e shtrenjtë jeta në Kosovë, Mark thotë se në përgjithësi nuk është jeta e shtrenjtë këtu sidomos sigurimet shëndetësore, riparimet e ndryshme si dhe ushqimi në restorante, tha se kushton më pak se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mark përmendi disa ndër gjërat që pëlqen më shumë në Kosovë, duke thënë se njerëzit që kanë njohur i kanë pranuar lehtë në shoqëri.

Ai tha se po ashtu u pëlqen vozitja me biçikleta përgjatë fshatrave të bukur.

Ndërkaq për gjërat negative, ai tha se njerëzit po e humbin shpirtin dhe afërsinë që e kanë gjetur pas luftës dhe shumë prej tyre tha se po e humbin shpresën për të ardhmen. Mark tha se njerëzit po shqetësohen shumë për veten dhe nuk ndjejnë shumë përgjegjësi për komunitetin.

Pasi që çifti amerikan flet mirë gjuhën shqipe, ata na treguan se sa ishte e lehtë për ta që ta mësojnë gjuhën tonë.

"Ne ende po mësojmë…. Në të vërtetë ishte e vështirë", tha mes tjerash ai.

Mark tregoi se ata u flasin miqve amerikanë për shqiptarët, u tregojnë për nxënësit e tyre si dhe për kulturën e ngrohtësinë që kanë gjetur në Kosovë.

Çifti tregoi se u pëlqejnë ecjet në male. Veçanërisht tha se u pëlqejnë vendet më pak të njohura dhe të vogla, si Letnica. "Por sigurisht, vendi më i mire për ta vizituar, është shtëpia e një miku", ka përfunduar Mark./Insajderi.com

The post Jeta e çiftit amerikan që jeton në Lipjan appeared first on INSAJDERI.

iPhone 8, në shitje në tetor

Posted: 09 May 2017 07:21 AM PDT

Pas thashethemeve të fundit se iPhone i ardhshëm mund shtyhet deri në 2018, një lajm i sigurtë vjen nga Kina.

iPhone 8, pajisja që duhet të festojë 10-vjetorin e telefonit të Apple, do të publikohet në shtator dhe në shitje do të dalë në tetor, duke respektuar tabelën normale të kësaj marke.

Është e përditshmja ekonomike në gjuhën kineze Economic Daily News, sipas të cilës furnizuesit aziatikë të përbërësve elektronike të smartphone janë gati të nisin prodhimin.

Tmsc, Zhen Ding Technology, Kinsus Interconnect Technology dhe Simplo Technology, shkruan gazeta, kanë në program të nisin prodhimin në qershor. Ndërkaq, në Foxconn dhe në dy stabilimente të tjera, Winston dhe Pegatronpo merren me punësimin dhe trajnimin e personelit që do të merret me montimin e iPhone 8, dhe 7s e 7s Plus.

Në ndryshim nga këta dy të fundit që do të jenë një përditësim i modeleve aktuale, iPhone 8 duhet të jetë një smartphone inovativ. Gjithnjë sipas thashethemeve tasti fizik "Home" do të zhduket dhe të do të integrohet nën ekranin Oled prej 5.8 polsh.

 

The post iPhone 8, në shitje në tetor appeared first on INSAJDERI.

Fludi pjesë e panairit më të madh në botë

Posted: 09 May 2017 07:14 AM PDT

Kompania e njohur kosovare e pijeve, Fluidi është duke prezantuar produktet e saj në panairin më të madh të në botë, "Hostex poëering food and hospitality Africa and IFEA", në Johannesburg të Afrikës.

Këtë e kanë bërë të ditur drejtuesit e kësaj kompanie, të cilët po marrin pjesë për të parën herë në këtë panair.

"Përfaqësimi i prodhuesi më të madh të pijes në Kosovë ka zgjuar interesim të madh për banorët e qyteti më të madh të Afrikën e Jugut, si dhe shumë pjesëmarrësve në panair", kështu janë shprehu drejtuesit e kompanies më të madhe të pijeve në Kosovë.

Fluidi Corporationoperon që nga viti 1994 dhe në këtë panair është duke u prezantuar me prodhimet e saj si: RC Cola, Jaffa Champion, Jaffa Champion Plus, Red Rain, Double Force, Extra Fluidi.

Ky panair mbledh rreth7,000 vizitorë dhe mbi 300 ekspozues që përfaqësojnë 27 vende të ndryshme të botës.

The post Fludi pjesë e panairit më të madh në botë appeared first on INSAJDERI.

Rasti i Kumanovës – shkaqet e konfliktit mbeten enigmë

Posted: 09 May 2017 07:13 AM PDT

Edhe dy vjet pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, mbeten enigmat se çfarë në të vërtetë ndodhi në këtë zonë urbane të këtij qyteti, ku nga luftimet e ashpra mes forcave policore dhe një grupi të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare mbeten të vrarë 18 persona, 8 policë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur.

Një numër prej 37 personash u arrestuan, shumica shtetas të Kosovës, të cilët po gjykohen për terrorizëm.

Drejtuesit e grupit, tashmë të vrarë, por edhe ata që po gjykohen, në dëshmitë e tyre kanë thënë se qëllimi i tyre nuk ka qenë nxitja e ndonjë konflikti të armatosur, por tërheqja e vërejtjes institucioneve shtetërore për mos realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Lideri i Lidhjes Social-Demokrate Zoran Zaev, kandidat për kryeministër disa herë ka premtuar se do të angazhohet për zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur në këtë lagje të Kumanovës të banuar me popullatë shqiptare e që rrezikonte përfshirjen e Maqedonisë në një konflikt të rëndë ndëretnik.

Por, nga ana tjetër, VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit e cila akuzohet për përfshirjen e strukturave të saj në këtë incident të armatosur ka akuzuar LSDM-në për siç thuhet mbajtjen e anës së atyre që kishin sulmuar vendin.

"Oliver Spasovski, ish Ministër i Punëve të Brendshme dhe Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, në vend se të brengoset për ata që po viktimizoheshin për Maqedoninë, ata shkuan dhe u fotografuan në vendin ku u vranë heronjtë maqedonas", ka deklaruar Orce Gjeorgjievski nga VMRO DPMNE-ja.

Avokati Naser Raufi, beson se elementë të shërbimeve të caktuara sekrete janë infiltruar dhe kanë nxitur konfliktin e armatosur për shpërqendrimin e vëmendjes nga afera e përgjimeve që po trondiste Maqedonisë.

"Mendoj se me dëshmitë edhe të personave tjerë që i kemi propozuar do të dëshmojmë se këta ta akuzuar janë sakrificë e skenarit të huaj, janë të manipuluar. Kauza kombëtare ka qenë i vetmi motiv për ardhjen e tyre këtu, s'ka asnjë motiv tjetër, prandaj mendoj se nuk mund të flitet për akuzën e terrorizmit", thotë Raufi.

Edhe avokatja Artene Iseni, vlerëson se në këtë rast ka gisht politika dhe se kjo sipas saj është vërtetuar nga dëshmitë e të arrestuarve gjatë 50 seancave gjyqësore që janë zhvilluar deri më tani.

"Në bazë të këtyre deklaratave ekziston dyshimi i bazuar, prezumimi i fajësisë së shumë personave përgjegjës të institucioneve të cilët duhet të vijnë dhe të shfajësohen apo edhe të fajësohen apo të dëshmohet fajësia e tyre qoftë për veprim apo mosveprim në këtë rast", thotë Iseni.

Në mesin e të vrarëve janë edhe dy ish komandantë të njohur të Ushtrive Çlirimtare në Kosovë e Maqedoni, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj. Ata sipas dëshmive të prezantuara nga pala mbrojtëse e të arrestuarve të tjerë, janë ekzekutuar nga policia pas dorëzimit edhe pse autopsia e bërë në Shkup kishte dëshmuar të kundërtën.

Avokati Naser Raufi, disa herë ka përsëritur qëndrimin se ata janë ekzekutuar për të mos u zbuluar motivet kryesore të ngjarjeve në Kumanovë si dhe përfshirjen e shërbimit sekret në këtë rast. Nga Ministria e brendshme veprën e kishin cilësuar si terrorizëm dhe agresion nga jashtë.

Nga ana tjetër, lagja e Trimave e cila para dy viteve ishte bërë arenë e luftimeve të ashpra, i është kthyer normalitetit, por banorët ende jetojnë me trauma të cilët besojnë se vështirë do të hiqen nga memoria e tyre.

"Fëmijët kanë pasoja dhe vazhdimisht përmendin atë që kanë ndodhur këtu pasi shumë prej tyre kanë qenë këtu dhe më sytë e vet kanë parë atë që ka ndodhur. Kanë pasoja, kanë trauma edhe unë kam qenë këtu për 14 orë dhe normal se edhe unë kam trauma e lëre më fëmijët të cilët asnjëherë nuk do ta harrojnë atë që na ka ndodhur", thotë një banor i Lagjes së Trimave, njofton REL.

Nga luftimet e dyditore në këtë lagje të Kumanovës ishin dëmtuar apo shkatërruar dhjetëra shtëpi e prona tjera të banorëve të cilat janë rindërtuar me ndihma të shumta dhe fonde të akorduara nga qeveria.

 

The post Rasti i Kumanovës – shkaqet e konfliktit mbeten enigmë appeared first on INSAJDERI.

Deputetja e parë që i jep gji foshnjës në Parlament

Posted: 09 May 2017 07:05 AM PDT

Një senatore australiane ka bërë histori pasi që u bë politikania e parë që e ushqen foshnjën e vet me qumësht të gjirit në sallën e Parlamentit të Senatit.

Alia Joy, vajza dy javësh e senatores Larissa Waters, e cila është po ashtu edhe nënkryetare e Partisë së Gjelbër të Australisë, po e ushqente me gji foshnjën e vet në sallën e Senatit gjatë një votimi për një mocion të Partisë së Gjelbër këtë javë, transmeton Express.

Më pas ajo shkroi në Facebook: "Jam shumë krenare që vajza ime Alia është foshnja e parë që ushqehet me gji në Parlamentin Federal! Kemi nevojë për më shumë vende të punës që janë miqësore, familjare dhe fleksibile."

The post Deputetja e parë që i jep gji foshnjës në Parlament appeared first on INSAJDERI.

Kur mund të ndeshën Kosova dhe Serbia në Kupën e Botës në Basketboll

Posted: 09 May 2017 06:53 AM PDT

Serbia e cila në kualifikimet për Kupën e Botës në Basketboll, Kina 2019 është në grup me Gjermanin, Gjeorgjinë dhe një kombëtare e cila pritët të konfirmohet më pas, shtëpia më e madhe e basketbollit ajo FIBA ka hedhur poshtë çdo mundësi që Serbia të jetë në të njëjtin grup me Kosovën, njofton Insajderi.com

FIBA ashtu si UEFA dhe FIFA ka vendosur që ekipet nga vendet ku situata politike është e ndjeshme nuk mund të takohen me njëra-tjetrën. Pra Kosova nuk do të mund të jetë në grup me Serbinë Gjermaninë dhe Gjeorgjinë.

FIBA ka vendosur që Kosova dhe Serbia nuk do të mund të takohen as në raundin e dytë të kualifikimit, e vetmja mundësi që skuadrat ta takohen mes vete është faza përfundimtare, raporton hotsport.rs.

Në kualifikimin evropian janë 32 pjesëmarrëse kombëtar nga të cilat 24 ekipe të 'EuroBasketit' dhe tetë ekipe të tjera kombëtare që vijnë nga para kualifikimi në gushtë.

Kampionati Botërorë në Basketboll, Kina 2019, do të filloj që nga 31 gushti dhe do të zgjas deri me 15 shtator të vitit 2019.

Ky format me kaq shumë kombëtare në Kampionatin Botëror në Basketboll do të jetë për herë të parë që FIBA e praktikon duke marruar shembull nga futbolli./Insajderi.com

The post Kur mund të ndeshën Kosova dhe Serbia në Kupën e Botës në Basketboll appeared first on INSAJDERI.

Termet në Shqipëri

Posted: 09 May 2017 06:45 AM PDT

Shqipëria përsëri në dridhje. Një tërmet relativisht i lehtë ka goditur pjesën juglindore të Shqipërisë, por lëkundjen janë ndjerë edhe në Elbasan dhe në kryeqytet.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 3.5 ballë me epiqendër 9 kilometra në perëndim të Përrenjasit. Nuk ka të dhënë për dëme materiale.

Ndërkohë, kohëve të fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete, dridhjet e të cilëve janë dëgjuar në rajon.

The post Termet në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Tre ushtarë gjermanë, të arrestuar për terrorizëm: Donin të vrisnin presidentin Gauck

Posted: 09 May 2017 06:42 AM PDT

Zgjerohen hetimet mbi rastin e ushtarit  të Bundeswehrit, Franco A. me qëndrime ekstremiste të djathta, që ishte paraqitur si azilant nga Siria me qëllim të infiltrimit në strehimoren e refugjatëve e me gjasa organizimin e sulmeve terroriste.

Sot u arrestua edhe një ushtar tjetër gjerman i Bundeswehrit nën dyshimin e terrorizmi, shkruan deutschewelle,de.

Në Kehl, në landin e Baden-Vyrtembergut u arrestua Maximilian F. një ushtar gjerman 27-vjeçar, bëri të ditur Prokuroria e Përgjithshme në Karlsruhe. Ndaj ushtarit rëndon dyshimi për përgatitjen e një akti me rrezik për shtetin, bazuar në qëndrime ekstremiste të djathta.

27 vjeçari duket se ka qenë bashkëpunëtor i Franco A., i cili u arrestua në fund të prillit dhe i  ushtarit tjetër, Matthias F.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimeve, të tre personat kishin përgatitur sume ndaj politikanëve të nivelit të lartë dhe personave të jetës publike, të cilët kanë qenë angazhuar të ndihmonin refugjatët. Në këtë listë kanë qenë ish-presidenti i Joachim Gauck dhe ministrin e Drejtësisë, Heiko Maas.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka premtuar zbardhjen e plotë të skandalit të Bundeswehrit dhe ka paralajmëuar më parë nga zbulimi i rasteve të tjera të qëndrimeve ekstremiste të djathta brenda Bundeswehrit.

"Jemi në fillim të një procesi", ka thënë ajo duke theksuar se ai do të kërkojë shumë energji dhe nerva të forta. Kundër Bundeswehrit prej kohësh ka akuza, se nuk ka reaguar si duhet ndaj qëndrimeve ekstremiste të djathta në radhët e veta.

The post Tre ushtarë gjermanë, të arrestuar për terrorizëm: Donin të vrisnin presidentin Gauck appeared first on INSAJDERI.

Rusia mohon se një zyrtar i saj është ekzekutuar nga IS-i

Posted: 09 May 2017 06:39 AM PDT

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka mohuar të martën se një zyrtar rus është kapur dhe ekzekutuar nga grupi militant Shteti Islamik në Siri, kanë njoftuar agjencitë ruse të lajmeve, transmeton Reuters.

Organizata Monitoruese SITE, me seli në ShBA, njoftoi të martën se grupi militant Shteti Islamik, ka publikuar një video në të cilën shfaq një burrë me kokë të prerë, që e përshkruan si zyrtar të inteligjencës ruse, i kapur në Siri.

The post Rusia mohon se një zyrtar i saj është ekzekutuar nga IS-i appeared first on INSAJDERI.

Lindita Halimi me ‘World’ e katërta sonte në Eurovizion

Posted: 09 May 2017 06:30 AM PDT

Lindita Halimi sonte do të ngjitet në skenë pas Suedisë, Australisë e Gjeorgjisë, pra e katërta me radhë.

Ajo fitoi në edicionin e 55-të të këngës në RTSH dhe kjo i ka mundësuar asaj që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion këtë vit.

Kështu këngëtarja Lindita Halimi do e këndojë këngën "World", të kompozuar nga Klodian Qafoku, me tekst nga Gerald Xhari.

Spektakli i sivjetmë i Eurovizion 2017-të, do të mirëpritet për herë të parë nga tre meshkuj të cilët do të jenë nikoqirë të festivalit: Oleksandr Skichko, Volodymyr Ostapchuk dhe Timur Miroshnychenko, shkruan KultPlus.

Nata e parë e gjysmëfinales është pra sonte më 9 maj kurse nata e dytë më 11 maj. Këtë vit finalja do të mbahet më 13 maj të shtunën. Votuesit mund të votojnë për këngën e Lindita Halimi në kodin me numër 4.

Rikujtojmë se Shqipëria deri më tani nuk ka fituar asnjëherë vendin e parë kurse ka filluar që të marrë pjesë në garë që nga viti 2004.

Në paraqitjen e parë shteti i Shqipërisë është paraqitur me këngëtaren Anjeza Shahini e cila ka zënë vendin e shtatë. Ky ka mbetur rezultati më i mirë i vendit në këtë garë derisa në vitin 2012-të, Rona Nishliu e ka përfunduar garën duke e zënë vendin e pestë.

 

The post Lindita Halimi me 'World' e katërta sonte në Eurovizion appeared first on INSAJDERI.

iPhone 8 në shitje nga tetori

Posted: 09 May 2017 06:22 AM PDT

Pas thashethemeve të fundit se iPhone i ardhshëm mund shtyhet deri në 2018, një lajm i sigurtë vjen nga Kina.

iPhone 8, pajisja që duhet të festojë 10-vjetorin e telefonit të Apple, do të publikohet në shtator dhe në shitje do të dalë në tetor, duke respektuar tabelën normale të kësaj marke.

Është e përditshmja ekonomike në gjuhën kineze Economic Daily Neës, sipas të cilës furnizuesit aziatikë të përbërësve elektronike të smartphone janë gati të nisin prodhimin.

Tmsc, Zhen Ding Technology, Kinsus Interconnect Technology dhe Simplo Technology, shkruan gazeta, kanë në program të nisin prodhimin në qershor. Ndërkaq, në Foxconn dhe në dy stabilimente të tjera, Ëinston dhe Pegatronpo merren me punësimin dhe trajnimin e personelit që do të merret me montimin e iPhone 8, dhe 7s e 7s Plus.

Në ndryshim nga këta dy të fundit që do të jenë një përditësim i modeleve aktuale, iPhone 8 duhet të jetë një smartphone inovativ. Gjithnjë sipas thashethemeve tasti fizik "Home" do të zhduket dhe të do të integrohet nën ekranin Oled prej 5.8 polsh.

 

The post iPhone 8 në shitje nga tetori appeared first on INSAJDERI.