INSAJDERI: “I jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit nga Mitrovica që ndërroi jetë të premtën” plus 19 more

INSAJDERI: “I jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit nga Mitrovica që ndërroi jetë të premtën” plus 19 more


I jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit nga Mitrovica që ndërroi jetë të premtën

Posted: 06 May 2017 09:40 AM PDT

Ka nisur ceremonia e varrimit të 24-vjeçarit, Ermal Kamberaj.

Djali nga Shipoli i Mitrovicës mbeti i vrarë mbrëmë pas disa të shtënave me armë zjarri në njërën prej kafiterive të këtij qyteti, njofton Klan Kosova.

Varrimi i tij po bëhet në varrezat e fshatit Shipol, ku shihet edhe një numër i madh njerëzish për t'i dhënë lamtumirën e fundit të riut që nuk mundi t'ju bëjë ballë plagëve.

Sipas policisë, dorasi është ende në arrati, ndërkaq organet e hetuesisë janë duke u merr me rastin vazhdimisht.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i tha Klan Kosovës, se një armë dhe tri gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes, dhe shtoi se ende nuk dihen motivet e vrasjes.

I ndjeri Ermal Kamberaj ishte menaxher i lokalit ku edhe u vra.

The post I jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit nga Mitrovica që ndërroi jetë të premtën appeared first on INSAJDERI.

Zhgënjen Xherdan Shaqiri [foto]

Posted: 06 May 2017 09:27 AM PDT

Xherdan Shaqiri nuk ka bërë aspak paraqitje të mirë ndaj Bournemouthit.

Bournemouth dhe Stoke City kanë ndarë pikët, pasi barazuan 2:2. Në këtë ndeshje luajti edhe anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili nuk bëri aspak paraqitje të mirë.

Ai është vlerësuar me notën 6.3, një ndër më të dobëtit në këtë ndeshje.

Ja vlerësimi i lojtarëve:

The post Zhgënjen Xherdan Shaqiri [foto] appeared first on INSAJDERI.

Kampioni rikthehet te fitorja

Posted: 06 May 2017 09:17 AM PDT

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli është rikthyer te fitoret.

Pas humbjes ndaj Gjilanit javën e kaluar, Nikli ka mposhtur si vendas Besën e Pejës me rezultat 4-1. Ishte sulmuesi, Labinot Osmani që hapi serinë e golave pas 15 minutash lokë duke shënuar për 1-0.

Feronikeli arriti të shënoj edhe një gol para përfundimit të pjesës së parë. Talenti Diar Prokshi shënoi në minutën e fundit për 2-0, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesën e dytë vendasit e nisën më mirë duke shënuar një tjetër gol.

Zëvendësuesi Mevlan Zeka arriti të shënojë për 3-0. Besa e ngushtoi epërsinë nëpërmjet Fatih Karahodës që shënoi në minutën e 72-të. Ndërkohë për 4-1 realizoi mesfushori anësorë, Ylli Hoxha.

Pas kësaj fitore, Nikli ngjitet në pozitën e dytë me 61 pikë të tubuara, ndërkohë pejanët mbesin në vendin e pestë me 44 pikë.

The post Kampioni rikthehet te fitorja appeared first on INSAJDERI.

Obama nuk u martua me këtë grua nga frika se nuk do të bëhej President

Posted: 06 May 2017 09:14 AM PDT

Gruaja të cilës Barack Obama i propozoi dy herë para se ta takonte Michellen, ka marrë vëmendjen e mediave këtë javë pasi u zbuluan disa detaje rreth marrëdhënies së tyre në një biografi të re presidenciale.

Sheila Miyoshi Jager, 53 vjeçe, dukej mjaft mirë përderisa ishte duke ecur me një shoqe në kampusin e arteve liberale në Kolegjin Oberlin, aty ku ajo është profesoreshë.

Jager zbuloi se ajo ishte dashuria e parë e ish presidentit në librin "Një yll në ngritje: Krijimi i Barack Obama" nga biografi dhe fituesi i çmimit Pulitzer, David J. Garrow.

Ajo ndau sekretet e marrëdhënies së tyre, duke përfshirë atë se ajo vazhdoi ta takonte Obamën edhe pasi ai takoi Zonjën e Parë. "Gjithmonë ndihesha keq për këtë", i tha Jager Garrow.

Burri i saj, Jiyul Kim, tha se gruaja e tij nuk dëshiron të flasë rreth librit kur u kontaktua nga DailyMail. Çifti Obama-Jager kaluan për disa vite dhe takuan edhe familjet e njëri-tjetrit para se të ndaheshin.

Sipas librit, ajo luajti një rol të madh në vitet formuese të Obamës. Aq shumë sa që madje edhe pasi Barack takoi gruan e tij Michelle, ai vazhdoi ta takonte Jager edhe për një vit, thotë libri.

Çifti ishin shumë të dashuruar gjatë viteve të 80-ta kur ishin duke jetuar së bashku në Çikago, thuhet sipas Jager. Marrëdhënia e tyre përparoi shumë dhe në dimrin e vitit 1986, përderisa ishin në vizitë tek prindërit e Sheilas, Barack i propozoi asaj.

Por prindërit e Jager ishin të brengosur se ajo ishte shumë e re Jager ishte 23 dhe Obama ishte 25 – kështu ajo refuzoi propozimin.

Ata qëndruan së bashku dhe Jager filloi ta kuptonte se i dashuri i saj i atëhershëm duhej të admirohej dhe të dashurohej. Jager i tha Garrow se Obama u bë ambicioz papritur shumë shpejt.

"E kujtoj mirë kur ndodhi ky transformim, dhe e kujtoj saktë se nga viti 1987, pas një viti së bashku, ai veçse i kishte qëllimet për t'u bërë president", tha ajo.

Por Obama besonte se duhej të "identifikohej plotësisht si afroamerikan" për të përmbushur ambiciet e tija politike dhe besonte se një grua e bardhë do t'i dëmtonte perspektivat e tij, thuhet sipas librit.

Kjo i bëri presion marrëdhënies së Obamës me Jager dhe kur ai ishte gati të shkonte në Harvard për studime, marrëdhënia e tyre filloi të ftohej. Por Obama nuk ishte ende gati të hiqte dorë nga Jager, dhe i propozoi asaj për të dytën herë duke i kërkuar që t'i bashkohet në Harvard.

Përsëri Jager e refuzoi atë. Ajo besonte se propozimi i tij ishte "i pakuptimtë" dhe se "ai nuk kishte besim në të ardhmen tonë". Sipas Garroë, një mik i çiftit kujton se Obama shqetësohej të garonte për president me një grua të bardhë.

Libri pretendon se Barack vazhdoi ta takonte Jager edhe gjatë kohës kur ai filloi të dilte me Michelle, por tha se pushoi së takuari atë pasi u martua më 1992. Është madje e mundur që Obama e tradhtoi Jager me një nënë të vetmuar që e kishte takuar përgjatë punës së tij si "organizator komuniteti".

Pasi Obama shkoi në Harvard, ai takoi Michelle. Çifti shpejt u dashuruan në njëri-tjetrin dhe filluan të dilnin. Por Garroë thotë se Jager dhe Obama vazhduan të takoheshin pasi ajo shkoi në Harvard për të dhënë mësim. Pasi Barack dhe Michelle u martuan më 1992, Jager thotë se ata pushuan së takuari njëri-tjetrin dhe nuk ishin më në kontakt.

Obama nuk është përgjigjur publikisht rreth pretendimeve në këtë libër, thuhet sipas Daily Mail./Insajderi.com

 

The post Obama nuk u martua me këtë grua nga frika se nuk do të bëhej President appeared first on INSAJDERI.

Mihajloviq vendos për Ajetin

Posted: 06 May 2017 09:14 AM PDT

Arlind Ajeti do të largohet nga Torino në fund të sezonit.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, do të largohet nga Torino në fund të sezonit, raportojnë mediat italiane.

Ajeti nuk ka arritur ta bind trajnerin e Torinos, Sinisa Mihajlovic, me paraqitjet e tij dhe kësisoj pritet largimi i tij në fund të këtij sezoni.

Por ende nuk është raportuar për skuadrat e interesuara për mbrojtësin e talentuar shqiptar, i cili ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë edicion në Serie A.

Ajeti ka kontratë me Torinon deri më 30 qershor të vitit 2019.

The post Mihajloviq vendos për Ajetin appeared first on INSAJDERI.

Mediet në Serbi “frikësohen” nga Macron: Ai mbështet krijimin e Shqipërisë së Madhe

Posted: 06 May 2017 09:08 AM PDT

Mediet në Serbi mbesin përkrahës të mëdhenj të kandidates së të djathtës ekstreme për presidente të Francës, Marine Le Pen, teksa kanë shprehur shqetësim se kandidati i Qendrës, Emmanuel Macron mund të mbështes bashkimin e trojeve shqiptare në Ballkan.

Përveç deklarimeve haptazi të disa medieve në Serbi pro kandidates së ekstremit të djathë, mediumi 'Vesti' raporton se Le Pen ka edhe përkrahjen e shumicës së serbëve që jetojnë në Francë.

Siç shkruan ‘Vesti’ edhe pse në rundin e parë serbët nuk votuan për Le Pen, ata janë të sigurt se kësaj radhe votat e serbëve që jetojnë në Francë do të shkojnë për të.

Krejt kjo sipas kësaj medie për shkak të frikës se nëse zgjedhjet presidenciale në Francë fitohen nga Emanuel Macron do të përkrah idenë e "Shqipërisë së Madhe".

"Planet e tij për Kosovën janë shumë të dobëta. Një politikë e tillë do të përforconte planet e Kosovës për krijimin e një 'Shqipërie të Madhe'. Pra nëse Macron bëhet president i Francës nuk do të jetë lajm pozitiv për Serbinë", citon ‘Vesti’.

Macron qysh nga fillimi i kandidimit të tij për president të Francës ka shprehur haptazi qëndrimet e tij pro evropiane për dallim nga kandidatja tjetër Marine La Pen. /Insajderi.com

The post Mediet në Serbi “frikësohen” nga Macron: Ai mbështet krijimin e Shqipërisë së Madhe appeared first on INSAJDERI.

Vrasësi i dyfishtë nga Serbia dyshohet se është arratisur në Kosovë

Posted: 06 May 2017 08:37 AM PDT

Goran Petroviq të enjten mbrëma në rrugën Bujanovc-Gjilan, afër Luqanit të Bujanovcit ka vrarë gruan e tij Jovana Petroviq 21-vjeçare, vjehrrën Dushica Ivanoviq 42-vjeç dhe ka plagosur vajzën e tij, një vjeçe e gjysmë me inicialet K.P.

Ai është ende në arrati dhe po kërkohet nga policia. Është e ditur që kur është parë për herë të fundit ai kishte provuar të kalonte nga Serbia në Kosovë dhe të enjten mbrëma është zhdukur pa asnjë shenjë, shkruan mediumi serb Novosti.

Të premten është arrestuar taksisti S.C. 25-vjeç, i njohur i Goranit, i cili kishte shkuar në vendin e ngjarjes dhe pastaj kishe ndihmuar vrasësin të arratiset.

S.C. akuzohet se ka vozitur makinën deri në vendin e krimit dhe ka ndaluar makinën në të cilën ishin gruaja dhe fëmija. Pas vrasjes, taksisti kishte ngarë makinën deri në Bujanovc dhe e kishte lënë aty pa lajmëruar policinë.

Viktimat ishin qëlluar me armë dhe ishin lënë brenda veturës. Në momentin kur janë gjetur, babai i Jovanës kishte qenë i vdekur ndërsa Jovana duke luftuar për jetë.

Jovana ishte dërguar në spital por kishte vdekur si rezultat i plagëve . Vajza e vogël është operuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Goran Petroviq njihet si person problematik dhe veshjen e çuditshme në fshatin e tij. Ai kishte muaj që kishte jetuar larg gruas dhe vajzës së tij, dhe ndërkohë kishte kryer edhe vjedhje.

Nuk dihet nëse vrasja ka qenë e planifikuar apo ka rezultuar si shkak i një grindjeje. /Insajderi.com

The post Vrasësi i dyfishtë nga Serbia dyshohet se është arratisur në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Boksieri bullgar beson që mund të mposhtë Joshuan dhe Klitschkon [video]

Posted: 06 May 2017 08:23 AM PDT

Sfiduesi për titullin IBF të cilin e mban Anthony Joshua, bullgari Kubrat Pulev konsideron se mund të mposhtë Anthony Joshuan dhe Wladimir Klitschkon.

Siç ka thënë menaxheri i Pulev, Nisse Sauerland, boksieri bullgar është shprehur i gatshëm të luftojë ndaj Joshuas.

“Kubrat e ka pëlqyer atë që ka parë në meçin ku Joshua e rrahu Wladimirin pasi ai ka parë shumë të meta në mënyrën se si luftonin dy boksierët, të cilën mund ta shfrytëzoj”, ka deklaruar menaxheri i Pulev, Sauerland.

Pulev është mposhtur në vitin 2015 nga Wladimir Klitschko, por siç thotë menaxheri i 35 vjeçarit nga Bullgaria, ai beson se do ta mposhte Klischkon në një luftë tjetër.

“Natyrisht që Kubrat është rrëzuar nga Klitshcko por pranon se taktikat e tij ishin me vetëbesim të tepruar dhe ai duhet të kishte luftuar në një mënyrë tjetër. Ai nxitoi duke menduar se mund ta rrëzonte Klitshckon por në vend të kësaj u zu në kundërsulm nga Klitschko dhe u rrëzua”, u shpreh Sauerland.

Pulev është sfiduesi i detyrueshëm i Anthony Joshuas për titullin IBF pasi ndodhet i dyti në renditjen e kësaj kategorie. /Insajderi.com

Boksieri bullgar beson që mund të mposhtë Joshuan dhe Klitschkon

The post Boksieri bullgar beson që mund të mposhtë Joshuan dhe Klitschkon [video] appeared first on INSAJDERI.

Bahtiri ka një kërkesë për pronarët lokaleve në Mitrovicë pas vrasjes së të riut

Posted: 06 May 2017 08:18 AM PDT

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dënuar vrasjen që ndodhi mbrëmë në lokalin hotelier "Check In", afër lumit Ibër në Mitrovicë.

Ai ka kërkuar nga pronaret e lokaleve në Mitrovicë që të jenë më mirë të organizuar dhe të kujdesshëm nën kontrollin e hapësirës që menaxhojnë

Bahtiri e ka dënuar fuqishëm këtë akt të rëndë kriminal, pa marrë parasysh se si ka ndodhur dhe motivet. Ai ka kërkuar nga organet e hetuesisë që të ndriçojnë rastin sa më parë dhe që dorasi të identifikohet dhe të arrestohet.

"Është tragjike kur një i ri humb jetën kur ishte duke punuar për të siguruar ndershëm ekzistencën për vete dhe familjen e tij. Ky rast ndodhi në kohën kur në Mitrovicë siguria dhe rendi e qetësia kishin marrë të mbarën dhe kur krimet kanë shënuar rënie drastike, duke bërë që qyteti të jetë një nga më të qetët në vend. Kërkoj nga pronarët e lokaleve që të jenë shumë më mirë të organizuar, të kujdesshëm dhe të kenë nën kontroll të plotë hapësirat që i menaxhojnë, në mënyrë që të parandalojnë konfliktet në të ardhmen", Bahtiri.

Lajmin për incidentin Bahtiri e mori kur ishte duke u kthyer nga vizita zyrtare në Luginën e Preshevës. Ai u informua se i riu i qëlluar me armë zjarri ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, vetë Bahtiri shkoi për të mësuar për së afërmi se çfarë po ndodhë.

"Fatkeqësisht mjekët më kumtuan se e dhembshëm se i riu 23 vjeçar, është i vdekur. Ishte një moment tepër i dhembshëm dhe i pikëllueshëm. Vrasja i ka tronditur edhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Unë në emër të tyre dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të thella anëtarëve të familjes, shokëve dhe miqve të të ndjerit", tha ai./Insajderi.com

The post Bahtiri ka një kërkesë për pronarët lokaleve në Mitrovicë pas vrasjes së të riut appeared first on INSAJDERI.

Qeveria Mustafa mes dy testeve për të shpëtuar qeverisjen

Posted: 06 May 2017 08:04 AM PDT

Mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës dhe veprimi i menjëhershëm i kryeministrit Isa Mustafa, për procedim të demarkacionit në Kuvend, nga analistë të çështjeve politike, po shihen si veprime që mund të sjellin zhvillime tjera në vend dhe mundësi për ndonjë zgjidhje tjetër.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur të premten që të thërrasë seancë plenare për votimin e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Seanca pritet të mbahet të mërkurën, më 10 maj.

Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se demarkacioni do të procedohet në Kuvend më 8 maj. Procedimi i demarkacionit nga ana e kryeministrit për procedimin e demarkacionit në Kuvend, ka ardhur menjëherë pasi që Kryesia e Kuvendit ka miratuar mocionin e opozitës.

Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, thotë se e gjithë kjo situatë ka qenë e pritshme, por sipas tij, fatkeqësisht në të dyja rastet po bëhet fjalë për lojë politike dhe pazare politike ndërmjet partnerëve të koalicionit.

"Kryeministri Mustafa vendos ta procedojë në Kuvend demarkacionin vetëm pasi u iniciua dhe u caktua seanca për mocionin. Në këtë formë po përpiqet ta zërë mat partnerin e koalicionit me logjikën që nëse PDK-ja nuk voton kalimin e demarkacionit, ai do ta përdorë këtë si akuzë se PDK-ja nuk deshi t'i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës".

"Në anën tjetër, PDK-ja po përpiqet që me anë të mocionit ta rrëzojë Mustafën dhe këtu po i ndihmon një pjesë e madhe e opozitës, e cila këtë mocion ka mundur ta ngritë edhe më herët për shkak se këto nënshkrime ka mundur t'i sigurojë edhe shumë më herët", thekson Mushkolaj.

Ndërkohë, për analistin e çështjeve politike, Ismajl Hasani, mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës nuk do të mund të kalojë dhe se rrëzimi i Qeverisë nuk do të mund të bëhet.

Ai konsideron se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi duhet urgjentisht të kalojë.

"Është e drejtë legjitime e opozitës për të kërkuar mocionin e mosbesimit, është në etikën e pjesës parlamentare, por nuk mund të kuptohet bashkimi i disa individëve që i bashkohen këtij mocioni të mosbesimit, duke qenë pjesë e koalicionit qeveritar. Mendoj që mocioni nuk ka shans të kalojë dhe rrëzimi i Qeverisë nuk vjen në shprehje. Ne kemi edhe reagimin e fundit të përfaqësueseve ndërkombëtarë, të cilët janë deklaruar se nuk ka zgjedhje", vlerëson Hasani.

Për rrëzimin e Qeverisë, nevojiten 61 vota për të deputetëve.

Në rast se ky mocion i opozitës dështon, atëherë sipas akteve ligjore kushtetuese, brenda 90 ditëve të ardhshme nuk mund të ngrihet një mocion i ri i ngjashëm, që do të kishte si qëllim shkarkimin e Qeverisë.

Ndërkaq, në rast se mocionin e mbështesin 61 deputetë në seancën plenare, atëherë mbetet në vendimin e presidentit që ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. ​

Duke parë të gjitha këto zhvillime, analisti i çështjeve politike Imer Mushkolaj, nuk përjashton mundësinë e hyrjes në kombinim edhe me zgjidhje të tjera.

"Ndoshta mund të ketë një marrëveshje, por ndoshta mund të jetë edhe një zgjidhje që edhe të prishet koalicioni në kuptimin që të largohet PDK-ja, ose ta largojë LDK-ja, pastaj ta zgjidhë këtë çështje duke emëruar ministra që nuk janë partiakë deri në një moment tjetër, në organizmin e zgjedhjeve. E them këtë duke pasur parasysh se edhe faktori ndërkombëtar është kundër që zgjedhjet të organizohen shpejt", thekson Mushkolaj.

Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur si opsion për ta nxjerrë vendin nga bllokada e vendimmarrjes edhe nga deputetë dhe zyrtarë të partive në pushtet.

Koalicioni aktual po përballet me probleme serioze në vendimmarrje për çështje të rëndësisë së veçantë, siç është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, me çka është bllokuar procesi i liberalizimit të vizave.(REL)

The post Qeveria Mustafa mes dy testeve për të shpëtuar qeverisjen appeared first on INSAJDERI.

“Prokuroria maqedonase po mbron krimin në kuvend”

Posted: 06 May 2017 07:56 AM PDT

Një plan mirë i menduar për të shmangur vepra të rënda penale. Kështu ish prokurori Aleksandër Nakov i komenton veprimet e Prokurorisë publike themelore pas ngjarjeve të përgjakshme të enjten e kaluar në Parlament. Që atëherë kaluan dhjetë ditë, dhe sipas Nakovit, prokuroria e Marko Zvërleskit edhe më tej e zvarrit rastin duke e mbrojtur krimin.

"Qëllimi është të shmangen veprat e rënda penale. Veprat e tilla penale i karakterizojnë veprimet individuale të personave të caktuar. Nuk mundeni ju me veprimet e një personi të caktuar, ku me mbajtëse për kamerë, të godet një person tjetër, me çfarë mund ti shkaktojë lëndime, nga i cili veprim pasoja mund të jetë vdekje apo lëndim i rëndë trupor, ti vendosni në të njëjtën shportë. Veprat e tilla penale deri tani prokuroria u desh që ti sjellë para drejtësisë", deklaroi Aleksander Nakov, ish prokuror.

Nakov pohoi se ka pasur 28 vepra penale që i kanë kryer protestuesit në Parlament. Prokuroria deri më tani i ndjek vetëm për dy vepra "pjesëmarrje në turmë që do të pengojë një person zyrtar të kryejë detyrën zyrtare," dhe "pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale", raporton Alsat-M

"Në këtë rast padyshim se bëhet seleksionim, fillohet nga bishtajat e imëta, për ti lënë anash çështjet që janë vepra penale të dënueshme. Këtu kemi vepra penale si tentim për vrasje, lëndime të rënda trupore, tradhti dhe mos ti emëroj të gjitha"  tha Nakov.

Edhe nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut theksuan se protestuesit mund të ndiqen penalisht për 28 vepra penale, dhe jo për vetëm dy vepra.

Për ngjarjet në Kuvend gjatë dhjetë ditëve të fundit janë ndaluar 15 persona, ndërsa tetë prej tyre tashmë janë në paraburgim në burgun e Shutkës.

Ministria e Brendshme ka marrë në pyetje deri më tani gjithsej pesë persona, duke përfshirë kryetarin e shoqatës "Qoseto" Goran Agelov nga Velesi, por për atë ende nuk ka urdhër arrest.

Nga Prokuroria Publike nuk japin informacione mbi veprime të reja konkrete. Nga atje shkurtimisht na informuan se hetimi kryhet në vazhdimësi.

The post "Prokuroria maqedonase po mbron krimin në kuvend" appeared first on INSAJDERI.

VMRO-DPMNE reagon ndaj Zaevit dhe flamujve shqiptarë në zyrën e kryeparlamentarit

Posted: 06 May 2017 07:50 AM PDT

Përmes një kumtese me shkrim sot nga VMRO-DPMNE thanë se LSDM-ja dhe kryetari i saj, Zoran Zaev, me tentimin joligjor për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit kanë shkelur Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e punës së Kuvendit dhe për këtë potencojnë, duhet të mbajnë përgjegjësi.

"Zaev dhe LSDM përkrah krizës politike Maqedoninë e futën edhe në krizë juridike. Krijuan ligje me të cilat në të ardhmen hapen mundësi për fitim joligjor të dygjuhësisë, bankënota dhe uniforma dygjuhësore, gjenocid dhe gjithë elementet tjera të Deklaratës së Tiranës, duke mosrespektuar vullnetin e qytetarëve", theksojnë nga VRMO-DPMNE.

Nga VMRO gjithashtu theksojnë se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi për katër ditë po heshtin për flamujt shqiptar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.

The post VMRO-DPMNE reagon ndaj Zaevit dhe flamujve shqiptarë në zyrën e kryeparlamentarit appeared first on INSAJDERI.

Xhaka e Mustafi në dyshim për ndeshjen ndaj Manchester United

Posted: 06 May 2017 07:41 AM PDT

Arsene Wenger po përgatitet që të luajë ndeshjen e 58 në karrierë kundër Manchester United, këtë të dielën, me rivalin ndaj të cilit ka përqindjen më të ulët të fitoreve, saktësisht 29%.

Tekniku i Arsenalit nuk ka fituar asnjëherë ndaj homologut Jose Mourinho në Premier League, por këtë fundjavë nuk do të jetë hakmarrja motivim, pasi në fokus është Champions League.

Të dy ekipet luftojnë për një vend në edicionin e ardhshëm të Kupës me "veshë të mëdhenj", me londinezët që gjenden larg tokës së premtuar dhe shpresojnë në gabimet e vendeve të para. Një humbje potenciale në "Emirates Stadium" do ta linte Arsenalin 8 pikë larg United, me "djajtë e kuq" që kanë edhe një "portë" shtesë të hapur për Championsin, aty ku mund të hyjnë nëse fitojnë Europa League.

Granit Xhaka është një dilemë e madhe për trajnerin Arsen Wenger. Kosovari që luan përfaqësuesen e Zvicrës ka një problem me kaviljen dhe nuk dihet nëse do ta nisë nga minuta e parë sfidën londineze.

Një tjetër shqiptar, në një tjetër kombëtare dhe që luan me Arsenalin, me të gjitha gjasat do të mungojë të dielën. Shkodran Mustafi rinisi stërvitjen me "topçinjtë", por trajneri Wenger nuk do ta rrezikojë lojtarin nga Gostivari për 90-minutëshin me Manchester United.

Në një formacion hipotetik të Arsenalit, Danny Welbeck pritet të kryesojë sulmin ndaj "djajve të kuq", me disa ndryshime krahasuar me derbin në "White Hart Lane".

The post Xhaka e Mustafi në dyshim për ndeshjen ndaj Manchester United appeared first on INSAJDERI.

Pas Musacchios, Milani bën gati goditjen e rradhës

Posted: 06 May 2017 07:24 AM PDT

Pas marrëveshjes thuajse të mbyllur për mbrojtësin Matteo Musacchio, Milani duket se është pranë një tjetër transferimi që përflitet prej kohësh.

Në fakt, faza e bisedimeve për kalimin e Frank Kessies ka hyrë në 24 orët e fundit. Milani i pati ofruar Atalantës 28 milionë euro dhe 1.8 milionë euro në sezon lojtarit.

Kur dukej se gjithçka ishte drejt mbylljes, Roma barazoi ofertën e kuqezinjve për kartonin dhe ofroi 200 mijë euro më shumë lojtarit, çka u duk se do të sillte një kthesë të fuqishme me drejtim nga kryeqyteti italian.

Kessie dhe agjenti i tij kanë kontakte që nga merkato e dimrit me Masimiliano Mirabellin, ndaj mund të jetë pikërisht drejtorin sportiv kuqezi që do të jetë faktori kyç i pranimit të ofertës së Milanit. /Insajderi.com

The post Pas Musacchios, Milani bën gati goditjen e rradhës appeared first on INSAJDERI.

Kosovarët, të tretët për marrje të pasaportës gjermane

Posted: 06 May 2017 07:20 AM PDT

Gjatë vitit të kaluar në landin Nordrhein-Westfalen janë natyralizuar (kanë marrë pasaportën gjermane) 27.027 të huaj.

Kjo shifër është për 1.7 për qind më e madhe se ajo e një viti më parë, bën të ditur zyra e statistikave e këtij landi.

Është hera e parë që pas vitit 2012 është shënuar sërish një rritje e numrit të natyralizimeve, shkruan generalanzeiger.de. Në vitin e përmendur kishin qenë 30.282 persona.

Ajo që bie veçanërisht në sy në statistikën e vitit 2016 është rritja e madhe e numrit të britanikëve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane në Nordrhein Westfalen, transmeton albinfo.ch.

Ndonëse ata sërish nuk janë në kreun e listës së të huajve të natyralizuar, numri i britanikëve që gjatë vitit 2016 janë bërë gjermanë është pesëfishuar: nga 132 sa kanë qenë në vitin 2015, janë bërë 684. Kjo rritje duket të jetë njëra ndër pasojat e Brexit-it.

Ndryshe, numrin më të madh të të huajve që kanë marrë pasaportë gjermane vitin që shkoi e përbëjnë turqit, gjithsej 5052, gjegjësisht 18% nga numri i përgjithshëm. Në vendin e dytë janë polakët me 6 për qind dhe menjëherë pas tyre vijnë kosovarët të cilët përbëjnë afër 5% të numrit të gjithëmbarshëm të të huajve që gjatë vitit 2016 janë bërë shtetas gjermanë./Insajderi.com

The post Kosovarët, të tretët për marrje të pasaportës gjermane appeared first on INSAJDERI.

Ziadin Sela del nga spitali

Posted: 06 May 2017 07:15 AM PDT

Kryetari i PDSH-së, Ziadin Sela para pak çastesh ka dalur nga Spitali i Tetovës, ku edhe është mjekuar tash e sa ditë.

Qytetarë të shumtë kishin dalë në pritje të Selës, i cili tashmë trajtimin mjekësor do ta vazhdojë në shtëpi.

Ai në natën kur edhe kishte shpërthyer dhuna në Parlamentin e Maqedonisë ishte sulmuar nga huliganë maqedonas, nga edhe kishte marrë lëndime të mëdha.

The post Ziadin Sela del nga spitali appeared first on INSAJDERI.

Maloku: Opozita po i kryen favor PDK-së me mocion

Posted: 06 May 2017 07:09 AM PDT

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka folur rreth situatës së fundit politike në vend, pas mocionit të opozitës, ai ka thënë se në situatën aktuale zgjedhjet e parakohshme do t'i konvenonin vetëm PDK-së.

Ai thotë se zgjedhjet i konvenojnë vetëm PDK-së dhe për shkak të pamundësisë për tu tërhequr nga koalicioni ai thotë se PDK-së i janë gjetur argatët e opozitës.

"Dihet që zgjedhjet e parakohshme parlamentare i konvenojnë në këtë situatë vetëm PDK-së. Për shkak të pamundësisë për shumë arsye, që PDK-ja të tërhiqet nga koalicioni u gjenden argatët e PDK-së dhe e dërguan mocionin për rrëzimin e Qeverisë në Kuvend", ka shkruar Maloku në llogarinë e tij në Facebook.

Maloku ka krahasuar këtë situatë me atë të 7 viteve më parë kur ish-presidenti Fatmi Sejdiu edhe atëherë sipas tij ishte dërguar nga argatët e PDK-së në Gjykatën Kushtetuese.

"Situatë e ngjashme, dhe e provuar edhe në vitin 2010 kur ish-presidenti Fatmir Sejdiu nga argatët e atëhershëm të PDK-së u dërgua në Kushtetuese", ka thënë ai.

Sipas Malokut janë dy variante të mocionit të opozitës, e para mocioni do të ketë sukses ku PDK-ja do të ketë mundësi të fitojë përsëri zgjedhjet, ose varianti tjetër për shkak të presionit amerikan dhe gjerman mocioni do të dështoj ku sipas tij LDK-ja e Mustafës do të dal edhe më e fuqishëm.

"Nga dy variantet njëra do të ndodhë në Kuvend: Do të këtë sukses mocioni dhe kjo do të jetë fitore vetëm e PDK-së me çka krijohet mundësia e vetme që edhe njëherë t'i fitojë zgjedhjet…..argatët si gjithherë 'pas bishtit të kalit' ose; Për shkak të presionit amerikano-gjerman mocioni do të dështojë dhe nga kjo do të dalin edhe më të fuqishëm Isa Mustafa dhe LDK-ja. Argatët edhe ashtu argat mbesin!", ka shkruar Maloku./Insajderi.com

The post Maloku: Opozita po i kryen favor PDK-së me mocion appeared first on INSAJDERI.

Dua Lipa realizon fotografi për revistën InStyle

Posted: 06 May 2017 07:01 AM PDT

Dua Lipa po vazhdon që të jetë në vëmendje të mediumeve të njohura duke realizuar intervista të ndryshme mirëpo edhe fotosesione.

Së fundmi ajo ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram, një fotografi të realizuar për revistën mujore InStyle.

Revista InStyle është themeluar në vitin 1994, kurse është një ndër revistat e para e cila ka vendosur në kopertinën e saj artistë të famshëm të fushave të ndryshme duke tejkaluar revistat të cilat kanë qenë duke vendosur vetëm modele në kopertinat e tyre.

The post Dua Lipa realizon fotografi për revistën InStyle appeared first on INSAJDERI.

Muhiq: Skenari ishte të vritej Zaevi, Sela dhe të shpallej “Gjendja e luftës”

Posted: 06 May 2017 06:53 AM PDT

Depteti i LSDM-së Ferid Muhiq në dekleratë për "Al Jazeera"  ka vlerësuar se caku i sulmeve të demonstruesve të dhunshëm në kuvend ka qenë shpallja e situatës të jashtëzakonshme në Maqedoni, skenar ky i cili ka qenë i përgatitur.

“Qëllimi i sulmit ishte  vrasja e dy apo tre deputetëve, Zoran Zaevin, Zijadin Selën si dhe një apo dy demonstrantë të dhunshëm me qëllim që situata të eskalojë e më pas të shpallet situatë e jashtëzakonshme  për të cilën ishte i përgatitur skenari" ka deklaruar Muhiq.

Sipas tij, deputetët nga kuvendi janë nxjerrë me automjete të blinduara nga njësitet speciale dhe janë në një kazermë në Shkup.

Muhiq thotë se edhe pse shanset janë të minimizuara ende ekziston mundësia që në Maqedoni të ketë luftë.

The post Muhiq: Skenari ishte të vritej Zaevi, Sela dhe të shpallej "Gjendja e luftës" appeared first on INSAJDERI.

Luftimi i radikalizmit dhe ekstremizmit edhe përmes internetit

Posted: 06 May 2017 06:51 AM PDT

Platformat e medieve sociale vazhdojnë të konsiderohen si një mundësi për grupet radikale dhe ekstremiste për përhapjen dhe propagandimin e ideologjive të tyre.

Ngjashëm me vendet e ndryshme në botë, kjo dukuri apo mënyrë e propagandimit, është praktikuar edhe në Kosovë.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, thanë për se çështja e ekstremizmit të dhunshëm, vazhdon të jetë problematike.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, tha se krahas rënies së interesimit të qytetarëve për të marrë pjesë në vatrat e luftës në Lindje të Mesme, ngjashëm po ndodh që edhe propaganda në rrjetet sociale të jetë minimale.

“Siç edhe e shihni në praktikë, tashmë edhe thirrjet e ndryshme, të cilat disa qytetarë që ishin në rrugë të radikalizmit, i bënin nëpër rrjetet sociale në Youtube…, e të ngjashme, tashmë pothuajse janë minimizuar, për të mos thënë janë zhdukur farë”, tha Hoxha.

Mekanizmat e sigurisë të Kosovë, sipas zëvendësministrit Hoxha, janë në rrjedha të vazhdueshme për monitorimin dhe përcjelljen e çfarëdo dukurie që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e vendit.

“Policia e Kosovës e ka ngritur infrastrukturën e nevojshme për t'u përballur me çfarëdo sfide, në mesin e të cilave edhe me sfidën e radikalizmit të dhunshëm, sidomos në dinamikën aktuale të përdorimit masiv të rrjeteve sociale. Policia ka njësit të veçantë për patrullime online të këtyre rrjeteve”, theksoi Hoxha.

Autoritetet nuk kanë saktësuar se sa është numri i personave, të cilët janë arrestuar për shkak të propagandës ekstremiste në internet.

Por, njohësit e çështjeve të sigurisë, vlerësojnë se Kosova përballet me kërcënime shumëdimensionale të sigurisë kombëtare dhe sigurisë njerëzore.

Burim Ramadani, drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, tha se ajo që mungon në vend, është përmirësimi i gjendjes së përgjithshme në Kosovë, për të minimizuar faktorët ndikues në radikalizëm.

Sipas tij, ideologjia e radikalizmit të dhunshëm është sfidë e vazhdueshme.

Ramadani tha se mendon që motivet dhe faktorët ndikues në radikalizëm, sidomos te gjeneratat e reja, janë po ato të njëjta, siç kanë qenë edhe më herët, dhe siç thotë ai, ato nuk janë zvogëluar.

“Indoktrinimi që vazhdon në Kosovë, e ka një mjet jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ato janë rrjetet sociale dhe interneti, në përgjithësi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për njerëz, individë apo grupe që janë nga Kosova dhe veprojnë në Kosovë. Pamjet dhe manipulimet që ndodhin nga jashtë Kosovës kanë ndikim [edhe në vend]”, tha Ramadani.

Ramadani konsideron se ballafaqimi me një dukuri të tillë kur persona të caktuar propagandojnë radikalizmin në rrjetet sociale, duhet mposhtur dhe me pasimin e sa më shumë informacioneve të sakta e kompetente për fenë nëpër rrjetet sociale.

“Ka disa aktivitete të vogla ku organizata të shoqërisë civile synojnë të ndërtojnë, por besoj se kjo duhet të kthehet në një program më të gjerë dhe ndërinstitucional”, u shpreh Ramadani.

Ndërkaq, Ahmet Sadriu, zëdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës tha se propaganda në internet nga radikalë të ndryshëm fetar nuk është siç ka qenë në fazën e mëhershme.

“Në aspektin e aktivitetit dhe angazhimit tonë si institucion, ne shohim rënie në këtë aspekt [të thirrjeve për radikalizëm në internet]. Ne nuk kemi ndonjë mekanizëm për t'i matur këto gjëra, por vërehet rënie në krahasim me periudha të mëhershme”, bëri të ditur Sadriu.

Në Kosovë funksionon portali, "Foltash", i themeluar nga imamë, profesorë të shkencave Islame dhe njohës të historisë së feve. Drejtuesit e këtij portali të vetëm që përmes shkrimeve kundërshtojnë ekstremizmin e dhunshëm, thonë se synim është që nëpërmjet formave akademike-shkencore të bëhet shqyrtimi i hollësishëm i temave dhe aspekteve të ndryshme të fesë Islame.

Bekim Jashari, kryeredaktor, tha se tendenca e përhapjes së ekstremizmit përmes internetit, vazhdon të jetë e pranishme dhe, siç u shpreh ai, për këtë çështje duhet një angazhim i institucioneve dhe në veçanti i imamëve.

“Po ne e vërejmë këtë tendencë, po me një ritëm më të vogël. Ka tendenca. Ndoshta nuk ka thirrje për t’iu bashkuar luftës në Siri dhe Irak, por vërejmë tendencën e shtrirjes së ideologjisë tani këtu, sepse atje organizata ISIS dhe Al-Nusra do të marrë fund, por shtrirja e ideologjisë është e rrezikshme tash”, tha Jashari.

Një numër i kosovarëve që prej vitit 2012 nisi t'iu bashkohet fronteve të huaja të luftës në Siri e Irak, duke u vënë në krah të organizatave të shpallura terroriste.

Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra, janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që një pjesë tjetër ende po përballen me drejtësinë.(REL)

The post Luftimi i radikalizmit dhe ekstremizmit edhe përmes internetit appeared first on INSAJDERI.