INSAJDERI: “Conor McGregor ka pranuar të ketë një super luftë kundër Floyd Mayweather” plus 19 more

INSAJDERI: “Conor McGregor ka pranuar të ketë një super luftë kundër Floyd Mayweather” plus 19 more


Conor McGregor ka pranuar të ketë një super luftë kundër Floyd Mayweather

Posted: 15 May 2017 09:20 AM PDT

Presidenti i Kampionatit Final Luftarak (UFC), Dana White, ka konfirmuar që Conor McGregor është pajtuar me kushtet e një super-luftë me rregulla të boksit me Floyd Mayweather.

"Conor dhe unë kemi pranuar një marrëveshje", ka thënë White, shkruan Business Insider.

Megjithëse "një grup avokatësh" po kërkojnë pajtimin nga ana e McGregor, White do t'i prezantojë këtë javë kushtet këshilltarit të Mayweather, Al Haymon dhe drejtorit të promovimit të Mayweather-it, Leonard Ellerbe.

Detajet për këtë diskutim me McGregor nuk janë bërë ende publike, por ato nuk do ndryshohen shumë nga pagesa 75 milion dollarësh që White ka përmendur muajin e kaluar.

Nëse kjo është e vërtetë, ka gjasë që ish-kampioni i kategorisë së pestë të peshave, Mayweather do ti ofrohet një pagesë më e lartë prej 100 milionë dollarësh.

Kjo do të jetë në një linjë me 100 milionë dollarët që Mayweather kishte marrë për fitoren ndaj Manny Pacquiao në vitin 2015 (edhe pse ai kishte marrë një total prej 200 milion dollarësh pasi ishin finalizuar të ardhurat nga pagesat për shikim).

"Ose do të ndodhë këtë vit ose nuk do të ndodhë fare", ka shtuar Whitem, duke përsëritur retorikën "tani ose kurrë" të përdorur nga transmetuesi "Showtime" më herët këtë muaj.

The post Conor McGregor ka pranuar të ketë një super luftë kundër Floyd Mayweather appeared first on INSAJDERI.

Microsoft fajëson shërbimin sekret amerikan NSA

Posted: 15 May 2017 09:07 AM PDT

Koncerni Microsoft kritikoi pas sulmit kibernetik që preku më tepër se 200.000 kompjutera në mbarë botën përdorimin e programeve të dëmshme prej qeverive të ndryshme.

Menaxheri i këtij koncerni, Brad Smith, akuzoi shërbimet sekrete të SHBA-së për shfrytëzimin e një shtegu të pambrojtur në sistemin e Windows për interesat e tyre.

Pasi NSA ka qënë vetë viktimë e një sulmi të tillë, informacionet kanë rënë në duart e kriminelëve, të cilët i përdorën këto të dhëna për kryererjen e sulmit me përmasa masive.

Sulmi kibernetik global ka dëmtuar shumë autoritete, ndërmarrje dhe persona privatë. Autoritetet policore të Europol-it thonë që ky sulm ka pasur përmasa që s'janë parë ndonjëherë më parë.

Rreth 200.000 kompjuterë në 150 shtete u bënë viktima të virusit me emrin “WannaCry".

Microsoft-i e ka mbyllur shtegun e pambrojtur, por të mbrojtur kanë qenë vetëm ata që kanë aktualizuar versionin e fundit të këtij sistemi operativ.

E gjithë kjo rrit shqetësimet për sulme edhe më të mëdha ku përmasat e dëmeve mund të jenë shumë më të larta.

Symbolbild Cyberkriminalität (Reuters/K. Pempel)

Përmirësime në sistemin mbrojtës të internetit po kërkohen edhe nga institucionet më të larta të Gjermanisë. Ministri i Transportit, Alexander Dobrindt, e sheh mbrojtjen e infrastrukturës së rrjetit si “ekzistenciale".

Ai kërkon rritjen e masave të sigurimit, sepse ky sulm prek „furnizimin me energji dhe ujë si dhe komunikacionin, sistemin shëndetësor dhe atë financiar”.

Eksperti i IT-së, Lars Klingbeil, tha për “Rheinischen Post” që kompanitë e mëdha duhet të detyrohen nga shteti që të ofrojnë më shumë siguri dhe t'i aktualizojnë sistemet mbrojtëse ndaj viruseve./DW

The post Microsoft fajëson shërbimin sekret amerikan NSA appeared first on INSAJDERI.

Hakmarrja ndaj ISIS-it për sulmin në Gay Club-in në Orlando

Posted: 15 May 2017 09:03 AM PDT

Hakeri i cili para 3 jave ka futur foto pornografike të homoseksualëve në 250 llogari të Twitter-it që propagandojnë ideologjinë e ISISI-it, ka arritur që përsëri ti thyej llogaritë e tyre.

Hakeri është i njohur me emrin "WachulaGhost" por identiteti i tij nuk dihet. Ai filloi ta ketë ISIS-in objektiv qysh para 18 muaj kur ndodhi sulmi në klubin e natës "Pulse" në Orlando, i cili i synonte njerëzit LGBTQ, raporton the Independent.

Ai  ka thënë se kjo është një hakmarrje ndaj këtyre sulmeve.

Hakeri thotë se futja në llogaritë e ISIS në të vërtetë është “më e lehtë se sa do mendohet” dhe se ai ka arritur të “ketë më shumë se 250 nga llogaritë e mediave të tyre sociale” duke shtuar se ai mund të hyjë në to, në më pak se një minutë.

Me gjithë pranimin e kërcënimeve me vdekje, WachulaGhost zotohet të vazhdojë ta bëjë këtë.

The post Hakmarrja ndaj ISIS-it për sulmin në Gay Club-in në Orlando appeared first on INSAJDERI.

Kuvendi komunal i Prishtinës kritikohet ashpër për mungesë përgjegjësie

Posted: 15 May 2017 08:54 AM PDT

Ndërprerja e punimeve në Asamblenë Komunale të Prishtinës, për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm, ka bërë që organizata INPO të reagojë fuqishëm ndaj asaj që ata e kanë quajtur "papërgjegjshmëri e anëtarëve të kuvendit komunal të Prishtinës për të përmbushur detyrat dhe obligimet e tyre ligjore në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Prishtinës".

"Ndërprerja e seancës së kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, si rezultat i mosangazhimit dhe përkushtimit të pjesës dërrmuese të anëtarëve në punime, është e papranueshme dhe kundërshtim me të gjitha standardet e demokracisë përfaqësuese dhe është tregues i qartë i mungesës së integritetit të zyrtarëve publik", thuhet në komunikatë për media.

Anëtarët e kuvendit komunal në këtë mandat, sipas INPO-s kanë dëshmuar se nuk janë të interesuar për të avansuar demokracinë e brendshme të komunës së Prishtinës  dhe për të përbmushur misionit e tyre ligjor, si organi më i lartë vendimmarës në komunë.

Papërgjegjshmëria e kuvendit komunal në kryerjen e funksionit të detyrueshëm sipas standardeve të përcaktuara me ligj, sipas tyre rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve, shkakton paqëndrueshmëri në menaxhimin e puneve publike dhe ushtrimin e kompetencave vetanake të komunës, si dhe ndikon direkt humbjen e besimit të qytetarëve në organet komunale.

"Në mungesë të vendimmarrjes së kuvendit, komuna e Prishtinës në vazhdimësi është duke rrezikuar realizimin e një morie kompetencash të rezervuara për pushtetin lokal, siç është edhe planifikimi hapësinor lokal dhe menaxhimi me pronat komunale, pika këto që ishin paraparë për diskutim në këtë mbledhje, por që nuk arritën të marrin asnjë epilog", thuhet në komunikatë.

The post Kuvendi komunal i Prishtinës kritikohet ashpër për mungesë përgjegjësie appeared first on INSAJDERI.

Në Pekin për Shqipërinë e Madhe

Posted: 15 May 2017 08:28 AM PDT

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një forum të mbajtur në Pekin të Kinës, në bisedimet e tyre kanë përmendur edhe përpjekjet për krijimin e "Shqipërisë së Madhe".

Medium serb B92 përmes informatave nga burime të ndryshme ka raportuar që Putin dhe Vuçiq janë takuar në Pekin dhe kanë biseduar për situatën politike në regjion.

E përditshme citon burime pa emër të cilat kanë thënë që Putin dhe Vuçiq, gjatë një darke të organizuar nga presidenti kinez, Xi Jinping, "kanë konsideruar deklaratat kërcënuese që po rriten dhe po vijnë nga përfaqësuesit politikë shqiptarë në Ballkan", dhe "kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke vlerësuar që një retorikë e tillë pasqyron një konflikt potencial".

Vuçiq ka marrë pjesë si përfaqësues i delegacionit serb në Forumin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Pekin, me ç'rast delegacioni ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi me kompani të ndryshme kineze për infrastrukturë, industri dhe edukim.

Ky forum është mbajtur si pjesë e prezantimit të një strategjie nga ana e Kinës për një plan të ri në mënyrë që të bëhet lidhja e Azisë me Evropën përmes rrugëve të reja tregtare me infrastrukturë të re.

The post Në Pekin për Shqipërinë e Madhe appeared first on INSAJDERI.

Daçiq vazhdon polemikat me Haradinajn, tash e quan budalla

Posted: 15 May 2017 07:37 AM PDT

Zëvendës kryeministri dhe ministri i jashtëm, Ivica Daçiq, të shtunën në Novi Sad ka thënë që "tani e shohin se cili është në fakt koncepti i Shqipërisë së Madhe që ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke e folur".

Sipas tij, “Shqipëria e Madhe nuk përfshinë vetëm bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Daçiqit dha këto deklarata derisa komentoj deklaratën e Haradinajt që Serbia duhet ta "fshijë" Kosovën nga kushtetuta e saj, ose një e treta e territorit të saj "ti shtohet Kosovës".

"Haradinaj ka qëlluar të jetë mjaft budalla të flasë për këtë koncept haptas, përderisa të gjithë ata (shqiptarët v.j) e mendojnë në mënyrë sekrete, dhe punojnë në këtë drejtim në mënyrë sekrete. Sidoqoftë, e falënderoj atë që e ka thënë këtë, kështu që e tërë bota mund ta shohë konceptin e tyre", u ka thënë Daçiq reporterëve, sipas mediumit BETA.

Përveç kësaj ai ka thënë që kryesuesi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, e ka kryer punën e tij duke punuar në krijimin e një shteti shqiptar në territorin e Serbisë.

Ministri serb më pas ka kritikuar "gjithë botën" që po rrinë të heshtur kur vjen puna për këto gjëra, dhe "të shurdhër dhe budallenj kur ka të bëjë me Serbinë".

Ministri i jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Çrnadak, po qëndronte anash Daçiqit kur ky e pyeti atë, "Çka do të ndodhte nëse Serbia do të kishte thënë diçka të ngjashme në kontekst për Bosnjën dhe Hercegovinën?"

"Do ta këshilloja Haradinajn të mbajë ("shkurtojë") gjuhën e tij, sepse viktimave të tij… ai jo vetëm që u ka shkurtuar gjuhët, por edhe i ka vrarë. Përderisa, siç keni dëgjuar, mënyra e vetme për të ta shohë Nishin është nga burgu", ka shtuar Daçiq.

Këtu ai iu referua deklaratës së ministrit të brendshëm, Nebojsa Stefanoviq, i cili pati thënë që Haradinaj mund ta shohë Nishin – qytet në jug të Serbisë i cili paraqitet në retorikën e zgjerimit të Shqipërisë së Madhe – "vetëm nga burgu i distriktit të Nishit".

Daçiq ka thënë që diplomatëve serb iu janë dhënë instruksione të flasin për këtë gjithkund, "pa hezitim dhe pa mëshirë".

Fjalët për Kushtetutën e Serbisë, Nishin, Shqipërinë e Madhe, dhe territorin po ndodhin "sepse gjërat nuk po shkojnë momentalisht mirë për Shqiptarët".

"Serbia është e qetë kur vjen puna te këto deklarata, jo se është e dobët, por sepse është e fortë", ka thënë ai.

"Nuk reagon ndaj secilës mushkonjë që të kafshon, por kur reagon, ai është fundi. Dhe kjo është pse unë i nxis ata që ta kthjellin mendjen", ka përfunduar Daçiq.

The post Daçiq vazhdon polemikat me Haradinajn, tash e quan budalla appeared first on INSAJDERI.

Intervistohen tetë kandidatë për postin e drejtorit të FBI-së

Posted: 15 May 2017 07:21 AM PDT

Administrata e presidentit Trump është në kërkim të një drejtuesi të ri për Byronë Federale të Hetimeve pas shkarkimit të zotit James Comey javën e kaluar.

Administrata ka intervistuar të paktën tetë kandidatë për postin e drejtorit të FBI-së. Zoti Trump tha se një vendim mund të merret para së premtes kur ai largohet në turneun e tij të parë ndërkombëtar si president.

“Mendoj se procesi po ecën me shpejtësi,” tha zoti Trump lidhur me kandidatët. “Ata janë figura që kanë kaluar në procesin e verifikimit gjatë gjithë jetës së tyre, janë shumë të njohur, shumë të respektuar dhe njerëz të talentuar. Këto cilësi kërkojmë të ketë personi që do të drejtojë FBI-në.”

Ndërkohë, presidenti vazhdoi të ishte në titujt e lajmeve dhe të acaronte ligjvënës nga të dyja partitë që kritikuan veprimet e tij të javës së kaluar, që përfshijnë ndryshimin e shpjegimeve të dhëna nga Shtëpia e Bardhë për shkarkimin dhe një koment kërcënues në Tweeter nga zoti Trump që paralajmëronte zotin Comey të mos bënte komente për median, duke thënë se drejtuesi i shkarkuar i FBI-së më mirë të shpresonte se nuk ekzistonte ndonjë "regjistrim" i bisedave mes tyre.

Të dielën, ligjvënësit i bënë thirrje zotit Trump të dorëzonte regjistrimet e bisedave me zotin Comey që mund të kishte. Senatori republikan Lindsey Graham tha se Shtëpia e Bardhë duhet të sqarojë nëse ka patur ndonjë regjistrim të bisedave. “Nuk mund të luash me regjistrimin. Në se ke regjistruar bisedën, inçizimi duhet të dorëzohet,” tha zoti Graham për programin Meet the Press të kanalit NBC.

Demokrati Mark Warner, anëtar i Komisionit të Senatit për Zbulimit tha: "Nuk e kam idenë nëse ka ndonjë regjistrim apo jo. Por fakti që presidenti bën aludime për këtë dhe më pas Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmon dhe as e mohon? Pikë së pari, duhet të sigurojmë që këto regjistrime, nëse ekzistojnë, nuk do të zhduken në mënyrë të çuditshme. Kështu që unë dhe të tjerë kemi kërkuar që këto regjistrime të ruhen, nëse ekzistojnë."

Demokratët po akuzojnë gjithashtu zotin Trump se po përpiqet të pengojë hetimin e FBI-së për ndërhyrje të mundshme të Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe lidhjet e mundshme mes Moskës dhe ndihmësve të fushatës së zotit Trump. Disa kanë kërkuar një lloj hetimi të pavarur.

Gjithashtu në televizionin NBC, presidentti Trump tha se zoti Comey i kishte kërkuar të takohej me të në janar për t'i përcjellë dëshirën për të vazhduar të qëndronte në postin e drejtorit të FBI-së. Por deklaratat e presidentit nuk përputhen me atë që kujton një person që bisedoi me zotin Comey pak pasi drejtori i FBI-së hëngri darkë me zotin Trump në Shtëpinë e Bardhë.

James Clapper, ish drejtor i zbulimit kombëtar që shërbeu nën administratën Obama nga viti 2010 deri në inaugurimin e zotit Trump, tha në programin This Week, të kanalit ABC: “Fola shkurtimisht me drejtorin Comey rreth darkës. Më tha se ishte ftuar dhe se ishte – sipas perceptimit tim – në siklet për këtë, thjesht për shkak të përshtypjes apo aparencës që kjo mund të krijonte për një kompromis të mundur të pavarësisë së tij dhe asaj të Byrosë.”

Ai pati gjithashtu fjalë të ashpra për veprimet e presidentit në lidhje me zotin Comey. "Mendoj se në shumë mënyra institucionet tona po sulmohen," tha zoti Clapper për programin State of the Union të kanalit CNN të dielën. "Si nga jashtë – dhe ky është lajmi kryesor këtu – ndërhyrja ruse në sistemin tonë zgjedhor. Por mendoj gjithashtu se insistucionet tona po sulmohen edhe nga brenda."

I pyetur për të sqaruar nëse sulmet e brendshme kanë ardhur direkt nga presidenti, ish drejtori i sigurisë kombëtare shtoi: "Pikërisht."

Preet Bharara, ish prokuror në Qarkun Jugor të Nju Jorkut i cili u shkarkua nga zoti Trump, tha të dielën në një artikull opinionist në gazetën Washington Post se për të rivendosur besimin në sistem, duhet të ketë një hetim dypartiak në Kongres si dhe një prokuror të posaçëm për të hetuar aktivitetet e Rusisë në zgjedhje.

“Kongresi është për të kontrolluar dhe ekuilibruar veprimet dhe ky parim nuk është asnjëherë më i rëndësishëm sesa kur një drejtues ekzekutiv arrogant, i mësuar me mënyrën e tij, duket të harrojë statusin e barazisë me dy degët e tjera të qeverisë,” shkruan zoti Bharara.

Ai vlerëson gjithashtu zotin Comey si një njeri që është i gatshëm "t'i thotë jo presidentit" dhe bën thirrje që drejtuesi i ardhshëm i FBI-së të jetë një person "apolitik" dhe pa një të shkuar partiake.

Një anketë e rrjetit NBC dhe gazetës Wall Street Journal e publikuar të dielën tregon se vetëm 29% e amerikanëve mbështesin shkarkimin e zotit Comey, ndërsa 78% mbështesin një komision të pavarur apo prokuror të posaçëm të hetojë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.

The post Intervistohen tetë kandidatë për postin e drejtorit të FBI-së appeared first on INSAJDERI.

Gjermania mund të tërheq trupat e saj nga një bazë në Turqi

Posted: 15 May 2017 07:15 AM PDT

Berlini ka thënë se mund të zhvendos trupat e saj nga një bazë ajrore në Turqi, për në ndonjë vend tjetër, pas refuzimit të Ankarasë zyrtare për të lejuar ligjvënësit gjermanë që të vizitojnë trupat e tyre që gjenden në Turqi.

Ministria e Jashtme gjermane ka thënë se vendimi i Turqisë për të refuzuar vizitën e trupave të tyre "është i papranueshëm".

Trupat gjermane janë të vendosura në bazën në Incirlik, bazë që përdoret nga koalicioni ndërkombëtar që lufton kundër grupit militant Shteti Islamik.

Gjermania ka të stacionuar aty rreth 250 pjesëtarë të personelit ushtarak.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se pozicioni i Turqisë është "fatkeq" dhe se Gjermania, do të vazhdojë bisedimet për të zgjidhur këtë çështje por gjithashtu do të "kërkojë alternativa të tjera", përveç bazës ajrore në Incirlik", përfshirë edhe bazat në Jordani.

Vendimi i Turqisë për të refuzuar vizitën e ligjvënësve gjermanë, si duket ka të bëjë me vendimin e Berlinit që t'iu jap azil disa ushtarëve turq, të cilët Ankaraja i akuzon se kanë marrë pjesë në grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar.

Kancelarja Merkel ka thënë se "është absolutisht qenësore që ligjvënësit tanë të jenë në gjendje të vizitojnë trupat tanë".

Mediet gjermane kanë raportuar se mbi 400 pjesëtarë të personelit ushtarak turk, diplomatë, gjykatës dhe zyrtarë të tjerë, kanë kërkuar azil politik në Gjermani.

The post Gjermania mund të tërheq trupat e saj nga një bazë në Turqi appeared first on INSAJDERI.

U akuzua se sulmoi me thikë lojtarin kundërshtar, reagon futbollisti i Dritës

Posted: 15 May 2017 07:10 AM PDT

Futbollisti i Dritës, Dren Gashi, ka reaguar pas akuzave nga lojtari i Hajvalisë, Valon Avdullahu, për kërcënim me thikë pas ndeshjes Drita-Hajvalia, e cila u zhvillua të dielën në Gjilan.

Në një prononcim për gazetën, Gashi ka dhënë versionin e tij.

"Nuk ka pas asnjë arsye të vetme që unë ta kërcënojë në ndonjë mënyrë, e më së paku me thikë. Kacafytjet kanë ndodhur nën afektin e lojës dhe nuk ka pasur asgjë serioze", deklaroi Gashi për gazetën sportive “Olle”.

"Pas ndeshjes kemi biseduar dhe jemi sqaruar, asgjë më shumë. Nuk ka logjikë ta sulmojë apo kërcënojë, kur unë kam qenë shumë i lumtur pas ndeshjes, pasi që kam shënuar dhe kemi fituar", shtoi Gashi.

Ndryshe, Drita dje mundi Hajvalinë me rezultat të pastër, 2:0. /Insajderi.com

The post U akuzua se sulmoi me thikë lojtarin kundërshtar, reagon futbollisti i Dritës appeared first on INSAJDERI.

Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ganimet Klaiqi

Posted: 15 May 2017 06:55 AM PDT

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime për gazetarin e ndjerë, Ganimet Klaiqin.

"Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit të respektuar Ganimet Klaiqi. Kam pas nderin ta njoh dhe të zhvillojë biseda me Ganimetin, kryesisht gjatë punës në Komunën e Prishtinës", ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Mustafa e ka kujtuar atë si të çiltër, modest dhe përmbajtjesor në mendimet e tij.

"I çiltër, modest në sjellje, e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes së nderuar Klaiqi. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!", ka përfunduar Mustafa.

Gazetari Ganimet Klaiqi, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë. /Insajderi.com

The post Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ganimet Klaiqi appeared first on INSAJDERI.

Ish-futbollisti i Shqipërisë punon si kuzhinier në Gjermani

Posted: 15 May 2017 06:44 AM PDT

Nga fusha e blertë tashmë në biznes. Kjo është rruga që ka përshkuar ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Skerdilajd Curri.

Ai vijon të jetë në Gjermani, por, pasi e ka lënë futbollin, ka nisur një aventurë të re në Gjermani. Tashmë, futbollisti nga Kavaja ka një piceri të tijën, të quajtur "Rrushi".

Në një prononcim për mediat gjermane, 41-vjeçari ka sqaruar se nuk është vetëm personi që jep urdhra për të punësuarit e tij, por e bën vetë punën e picierit.

"I përgatis vetë picat dhe punoj përafërsisht 14 orë në ditë. Futbolli nuk është gjithçka në jetë", thotë ish-futbollisti. Për klientët, ai ka varur në një kënd të picerisë së tij edhe fanellat e skuadrave, me të cilat ka luajtur disa sezone në futbollin gjerman, përfshirë Unterhachting, Starnberg, Plauen, Erzgebirge Aue.

Gjatë karrierës së tij, Curri për shumë vite ka luajtur në Bundesliga 2 dhe në Bundesliga 3 të Gjermanisë. /Insajderi.com

The post Ish-futbollisti i Shqipërisë punon si kuzhinier në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

Si ta mbroni veten online nga sulmet kibernetike

Posted: 15 May 2017 06:38 AM PDT

Chris Foxx, gazetari i BBC-së për të rejat e teknologjisë jep disa këshilla se si duhet të mbrojmë veten online, referuar dhe rastit të fundit të sulmit kibernetik në disa vende të botës.

Sipas Foxx, e para është krijimi i fashave të sigurisë. Fashat e sigurisë janë krijuar për të rregulluar dobësitë në software-in që përdorni, për të mos u hakeruar lehtësisht. Këto fasha sigurie mund ti gjeni në sistemin tuaj operativ.

Së dyti, mos hapni dokumente të bashkangjitura që nuk i prisni. "Mos i klikoni këto linqe dhe mos i shkarkoni ato në kompjuterin tuaj. Thjesht mos e bëni", thotë Foxx.

Mos punoni me sistem të vjetër operativ. "Nëse punoni me një sistem të vjetër operativ që nuk suportohet për kohë të gjatë, si për shembull Windows XP, ka më shumë rrezik për probleme sigurie. Kështu që përpiquni ta përditësoni", përfundon ai.

The post Si ta mbroni veten online nga sulmet kibernetike appeared first on INSAJDERI.

Zv/presidentja e Parlamentit Evropian kërkon hetime për sulmin ndaj Xharrës

Posted: 15 May 2017 06:33 AM PDT

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek ka dënuar dhunën ndaj ish-gazetares dhe anëtares së Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra.

Lunaçeë, e cila është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e Xharrës.

“Unë fuqimisht e dënoj dhe kërkoj hetim të plotë për dhunën ndaj ish-gazetares Arbana Xharra – jo dhunës në fushatën zgjedhore!”, ka thënë Lunaçek.

Arbana Xharra është sulmuar rëndë mëngjesin e së shtunës në parkingun e banesës së saj në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Sulmi ndodhi disa ditë pasi Xharra aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com

The post Zv/presidentja e Parlamentit Evropian kërkon hetime për sulmin ndaj Xharrës appeared first on INSAJDERI.

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes lansohet nisma ‘Siguria ime varet nga ti’

Posted: 15 May 2017 06:26 AM PDT

Në ditën ndërkombëtare të Familjes, komuna e Prishtinës së bashku me SOS fshatin e fëmijëve në Kosovë kanë lanësuar nismën për mbrojtjen e fëmijëve, "Siguria ime varet nga ti".

"Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës bashkë me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe KEC, lansuan nismën në mbrojtje të fëmijëve "Siguria ime varet nga ti!", thuhet në njoftimin e komunës.

Kjo nismë ka për qëllim sigurimin e mbrojtjen e fëmijëve nëpër shkolla.

"Kjo nismë do të realizohet në bashkëpunim me disa shkolla fillore në Prishtinë dhe ka për qëllim që përmes aktiviteteve edukative dhe avokuese të ndikojë në krijimin e shkollave më të sigurta, më mbrojtëse dhe më miqësore për çdo fëmijë".

Akitivetitet për mborjen e fëmijëve do të realizohen në tri shkolla të Prishtinës ka njoftuar komuna e Prishtinës.

"Aktivitetet edukative-avokuese për mbrojtje të fëmijëve do të realizohen në tri shkolla të Komunës së Prishtinës: SHFMU "Gjergj Fishta", SHFMU "Hilmi Rakovica" si dhe në SHFMU "Faik Konica", ka bërë të ditur komuna e Prishtinës.

Komuna ka njoftuar se "përmes këtij bashkëpunimi do të bëhen përpjekje që të fuqizojmë funksionalizimin e mekanizmave për të ngritur vetëdijen, ndihmuar parandalimin, inkurajuar raportimin dhe lehtësuar reagimin ndaj çdo forme të dhunës dhe ngacmimeve". /Insajderi.com

 

The post Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes lansohet nisma 'Siguria ime varet nga ti' appeared first on INSAJDERI.

Rusia dhe Arabia Saudite pajtohen për uljen e prodhimit të naftës

Posted: 15 May 2017 06:09 AM PDT

Eksportuesit kryesorë botërorë të naftës, Arabia Saudite dhe Rusia, thonë se janë pajtuar që shkurtimi i prodhimit do të duhej të zgjatej edhe gjatë marsit të vitit 2018.

Ky njoftim i tyre i sotëm ka ndikuar që në tregjet botërore të rriten çmimet e naftës.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Rusia dhe vendet e tjera prodhuese, fillimisht ishin pajtuar që prodhimi të zvogëlohej për 1.8 milionë fuçi në ditë, në gjysmën e parë të vitit 2017, me mundësinë e zgjatjes për gjashtë muaj të tjerë.

"Ne kemi ardhë në përfundim se marrëveshja duhet të zgjatet", tha ministri i naftës i Arabisë Saudite, Khalid al-Falih, në një konferencë për gazetarë në Pekin të Kinës, së bashku me kolegun rus, Aleksandr Novak.

Të dy ministrat thanë se zgjatja duhet të bëhet për nëntë muaj, përfshirë marsin e vitit të ardhshëm, e jo vetëm për gjashtë muaj, shkruan REL.

Ekonomia ruse, e cila aktualisht po ballafaqohet me vështirësi, në masë të madhe mbështetet në të ardhurat nga eksporti i naftës dhe gazit.

The post Rusia dhe Arabia Saudite pajtohen për uljen e prodhimit të naftës appeared first on INSAJDERI.

Tri vitet e Kadriut në politikë – Familja përfitoi terminal gjersa “luftonte” oligarkët

Posted: 15 May 2017 06:06 AM PDT

Ish- deputetja e pavarur e Kuvendit të Kosovës, Margarita Kadriu e cila njëherëshit ishte nga radhët e PDK-së ka lajmëruar se është tërhequr nga politika.

Në një shkrim autorial ajo ka bërë të ditur arsyet e marrjes së këtij vendimi.

Gjithashtu ajo ka treguar se prej momentin kur ka filluar punën në Kuvendin e Kosovës ajo ka pas oferta nga partitë e ndryshme parlamentare.

"Dua të njoftoj opinionin publik se prej momentit kur fillova punën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra për 2 vjet  e gjysmë, unë pata oferta prej pothuajse të gjitha partive parlamentare, pozitë e opozitë. Ofertat vazhduan pa ndërprerë deri në momentin kur unë po shkruaj, mirëpo me insistimin e mijëra qytetarëve që më kanë përkrahur gjatë tërë këtyre viteve, unë kam REFUZUAR të gjitha ofertat e partive aktuale politike parlamentare", ka shkruar Kadriu.

Ajo ndër tjerash ka thënë se për të qenë pjesë e sistemi duhet të bëhesh, servil, e dëgjueshme.

"Po qe se bëhesh pjesë e sistemit të tyre, duhet të jesh "i dëgjueshëm", "servil" ,"kukull" dhe mundësisht vetëm "zëdhënës" i shefave, qofshin ata brenda partive apo financuesve të tyre", shkruan në shkrimin e saj.

Shkrimi i plotë i Margarita Kadriut

Kur je jashtë partive, gjërat i shikon me një dimension tjetër, prej atij që zbulon, pasi ke vendosur të jesh e angazhuar në një subjekt, i cili zotohet se do të bëjë ndryshimet që i prêt shoqëria. Njerëzit kritikë, jokonformistë dhe jomilitantë, pasi binden se përmes sipërmarrjes së tyre te suksesshme  personale, profesionale, biznesore, mediale, nuk mund të arrijnë më shumë rezultate për shoqërinë, natyrshëm angazhohen për të kontribuar edhe në jetën politike. Kësisoj, para rreth tre vjetësh vendosa të jap kontributin tim në avancimin e proceseve dhe të zhvillimit të  demokracisë në vend, me idenë se pa qenë pjesë e vendimmarrjes nuk mund të ushtrosh ndikimin pozitiv, në favor të të gjithë  qytetarëve tanë.

Kur zgjedh një parti, nuk është e lehtë, sepse presionet shtohen nga brenda dhe nga jashtë. Të pretendosh të ruash identitetin tënd njerëzor, profesional, politik, në një mjedis partiak kosovar, është shumë e vështirë. Edhe më e zorshme bëhet një gjë e tillë, kur i bashkohesh një partie, e cila, në fakt, më vonë e merr vesh se  nuk është thjesht një subjekt politik, por një korporatë e sofistikuar dhe tejet e ndërlikuar, ku krerët kanë secili hisen e vet. Dhe, këtu nuk është fjala për kapital privat të tyre, të ndërtuar me mund e djersë për vite të tëra, siç e di nga përvoja ime në ndërmarrësi, por për atë hisen e madhe publike që merret nga shteti, së cilës kush më shumë e më pak, kur vijnë në pushtet, i gjuhen për ta ngrënë deri në fund.

Kështu, angazhimi im i sinqertë në partinë aktualisht më të madhe në vend hasi me shpejtësi që në ditët e para me një skenar të planifikuar nga brenda, sikur edhe nga mercenarët  jashtë subjektit, në pengesa, shantazhe, shpifje, bllokada, mashtrime, linçime. Kur sulmet të vijnë nga qarqe të zakonshme brenda apo jashtë partiake, që gjithë ditën merren me thashetheme poshtë e lart, kjo nuk është shumë problematike, por kur e mëson se burimi i goditjes vjen pikërisht nga brenda, situata bëhet tepër serioze. Në rrethana të tilla, përpjekjet, sado të forta, janë të pafuqishme për ta sjellë frymën e re, për një parti më të mirë, institucione më të forta, qeverisje më transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Për të mos e lejuar veten që të zhytesh në këtë llum, ajo që mund të bësh si hap i parë është distancimi i plotë dhe  largimi, gjë që unë e bëra menjëherë pas disa muajsh, duke dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së atij subjekti.

Si përfaqësuese e popullit dhe deputete e pavarur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, jam munduar të ngre çështje të rëndësishme, që preknin  interesat e njerëzve, por nismat serioze nga unë, që synonin hetime të aferave, skandaleve, informalitetit, kontrabandës, monopoleve, ishin  të destinuara të mos kenë sukses. Në momentin që prek interesat e partive-korporatave, të prêt një bllokadë e jashtëzakonshme. Individualisht, pra, është një betejë e humbur, por megjithatë, mund të ketë efekt në opinionin publik, në  ndërgjegjësimin e shoqërisë.

Qysh në fillimin e mandatit si deputete e pavarur, e ngrita zërin për vjedhjen e buxhetit përmes informalitetit  e kontrabandës, pastaj për monopolet që mbushin xhepat e kontot e oligarkëve dhe zbrazin ato të qytetarëve, ose të arbitrazheve që po e godasin Kosovën financiarisht, si dhe shumë e shumë probleme të tjera, mirëpo si zë i vetëm dhe i pavarur nuk ke fuqi t`i ndryshosh gjërat. Tash, kur është koha e fushatës, shumë prej ish-kolegëve deputetë mund t'u rikthehen këtyre temave, vetëm sa për konsum elektoral, por kjo është një hipokrizi që besoj se nuk mund të shitet më te votuesit deri diku të ndërgjegjësuar  kosovar.

Pikërisht për shkak që ngrita problemet më të mëdha rreth korrupsionit e krimit të organizuar, që po zhvat qytetarët e Kosovës, shumë shpejt u "shpërbleva"  nga nëntoka e inkriminuar dhe "portalet" mercenare me fushata linçuese, bilborda, shpifje në baza ditore, shpërthimin e gomave të veturës para banesës sime në Prishtinë e deri te paralajmërimi se do të ma "mbyllin gojën përgjithmonë"!

Policia, edhe pse ka hapur rastin e shpërthimit të katër gomave të veturës para derës se banesës sime, deri më sot nuk kanë bërë asnjë lëvizje dhe nuk ka asnjë rezultat të hetimeve!

Dua të njoftoj opinionin publik se prej momentit kur fillova punën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra për 2 vjet  e gjysmë, unë pata oferta prej pothuajse të gjitha partive parlamentare, pozitë e opozitë. Ofertat vazhduan pa ndërprerë deri në momentin kur unë po shkruaj, mirëpo me insistimin e mijëra qytetarëve që më kanë përkrahur gjatë tërë këtyre viteve, unë kam REFUZUAR të gjitha ofertat e partive aktuale politike parlamentare. Për të qenë vetëm një FIGURË që merr post të lartë dhe duhet të mbyll gojën para dëmtimit e  shkatërrimit të shtetit, kam mundur të vazhdoj ta bëj nga pozita e nënkryetares së partisë ku kisha aderuar tre vjet më parë dhe ku qëndrova vetëm pak  muaj. Qëndrova e pavarur për afro 3 vjet dhe jam e sigurt se për të bërë ndryshimin nga brenda strukturave, në partitë aktuale politike në Kosovë, biles për momentin, është ende një  MISION I PAMUNDUR.

Po qe se bëhesh pjesë e sistemit të tyre, duhet të jesh "I DËGJUESHËM", "SERVIL" ,"KUKULL" dhe mundësisht vetëm "ZËDHËNËS" i shefave, qofshin ata brenda partive apo financuesve të tyre.

Gjithsesi, duke e parë se mundësitë për të ndikuar që Kosova të bëhet shtet i qytetarëve e shtet ligjor dhe të fillohet puna e mirëfilltë për një zhvillim ekonomik dhe sundim të rendit e ligjit, për një zhvillim në  shëndetësi dhe arsim tërësisht ndryshe nga kjo që kemi, e shumëçka tjetër që duhet ndryshuar, ende nuk ka asnjë shans të bëhet nga partitë aktuale politike në vend, andaj dhe  kam vendosur që për këto zgjedhje të refuzoj të gjitha ofertat, pasi jam bindur se ndryshimi nuk mund të bëhet përmes strukturave aktuale politike.

Mirëpo, misioni im nuk përfundon me kaq. Unë do t`i kthehem familjes time, mirëpo po ashtu planifikoj që të  filloj një projekt të ri, së bashku me të gjithë përkrahësit e mbështetësit e  kauzës time për një Republikë të re, ku detyrimisht sundon rendi e ligji, si në një shtet të së drejtës, me një zhvillim të hovshëm ekonomik e mirëqenie sociale përmes punësimit në masë të qytetarëve , me një zhvillim të shëndetësisë dhe arsimit që po lëngojnë, për të ndërtuar një forcë të re e të shëndoshë politike nga e para me njerëz të rinj, të merituar e me shumë vullnet, pa u nxituar që qysh tani të jem pjesë e institucioneve, të cilat do të krijohen pas zgjedhjeve të 11 qershorit, institucione, të cilat mund të kenë punën gati të njëjtë e  pa bërë ndonjë diferencë e ndryshim pozitiv me këto aktuale. Me këtë garniturë të skenës aktuale politike, ndryshimi përfundimisht është pothuajse i pamundur.

Falënderoj votuesit e mi, të cilët me votën e tyre ma mundësuan të përfaqësoj për gati tre vjet interesat e tyre dhe të adresoj problemet thelbësore të tyre dhe të vendit. Shpresoj po ashtu që një ditë edhe partitë e tjera do të reformohen thelbësisht  nga siç janë tani, të vetëçlirohen apo të detyrohen të çlirohen nga epshi për të sunduar e për të përfituar pa meritë, ashtu që  në vend se të jenë e të mbesin  korporata përfitimi, politika duhet të pastrohet e  të dekriminalizohet e të kthehet detyrimisht  në shërbim të qytetarëve, gjë që është  shumë  e vështirë  se do të ndodhë pa i votuar në Parlament  dy  reforma të mëdha paralele: e para,  për dekriminalizimin e plotë të politikës aktuale në vend  dhe e dyta, përmes reformës së "Vetting"-ut  ose vetëpastrimit në drejtësi, dhe në të gjitha institucionet publike të shtetit të kapur. Deri atëherë, ju ftoj të punojmë dhe të gjithë aty ku jemi, së bashku të kontribuojmë,  që sa më parë të dy reformat të bëhen realitet për shpëtimin dhe zhvillimin e Republikës sonë të përbashkët, ku të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë para ligjit, pra  ku sundon ligji e ligjshmëria, dhe jo "Maliqi", trafikimi  e oligarkia.

The post Tri vitet e Kadriut në politikë – Familja përfitoi terminal gjersa "luftonte" oligarkët appeared first on INSAJDERI.

Të vdesësh gazetar

Posted: 15 May 2017 05:56 AM PDT

Se ç't'bën ky dreq zanat gazetari njeri zemërgur. S'të lë fije emocioni për burrin e vrarë për gjakmarrje, fëmijën e vdekur në aksident komunikacioni, gruan e përdhunuar, dëshmitarin e vrarë.

Sa shpesh të ndodh të shohësh me sytë e tu skena të tilla të rrethuara me shirita të verdhë: zonë krimi.

Të vrojtosh të tjerët duke qarë. Duke u mërzitur për humbjen e tyre. Për dhimbjen e përjetuar. Për gjakun e derdhur. Për vuajtjet shpirtërore.

E ti, ndodhesh aty krejtësisht "indiferent" për atë që ndodh rreth teje sepse je gazetar. Sepse kështu e do profesioni – të distancuar e të shkarkuar nga dhembja për tjetrin.

Kësisoj, mbyllë një ditë të vështirë, për të nisur tjetrën. Për të parë sërish "zona krimi". Për të zbuluar ngjarje që të tjerët nuk i shohin. Për të hyrë atje ku nuk hynë të tjerët – në mes të dhunës, dhimbjes, krimit, jetës dhe vdekjes.

Po kaq zemërgur sa ishe dje nis një ditë tjetër. Po kaq i ftohtë sa do të jesh sërish nesër. Pas një jave. Pas një muaji. Pas një dekade. Krejtësisht i pavetëdijshëm së sa lehtë një koleg yti mund të shkruaj për ty po kaq ftohtë. Po kaq i distancuar për atë që të ka ndodhur siç ke shkruar t'i për të tjerët.

Të tillë janë shumica e profesionistëve të kapur nga dallga e kureshtjes për të zbuluar dhe për t'ju treguar të tjerëve për atë që ka ndodhur sikur të ishin në vendin e ngjarjes.

E ti si gazetar harron krejtësisht që je njeri. Se ke një jetë për të bërë. Se ke një familje. Se ke fëmijë për t'u kujdesur për ta. Se ke shëndet për t'i kushtuar rëndësi.

Ama, ti vazhdon sërish më të njëjtin ritëm duke u zhytur thellë e më thellë. Duke harruar krejtësisht se vije një ditë sa hap e mbyllë sytë dhe gjendesh përballë vdekjes që të shikon në lule të ballit dhe të thërret për të ikur prej këtu. Për të lënë gjithçka.

Ç'të shtynë ky dreq zanati që edhe në orët apo minutat e fundit të jetës, teksa vdekja të shikon në dritë të syrit, t'i sërish shkruan dhe lë një mesazh siç bëri Ganimet Klaiqi kur shkroi: "…Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë. Ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam"./Insajderi.com

The post Të vdesësh gazetar appeared first on INSAJDERI.

Reagon Komuna e Mamushës: Harxhuam 7 mijë euro për akomodimin e mysafirëve, jo të zyrtarëve komunal

Posted: 15 May 2017 05:52 AM PDT

Komuna e Mamushës ka thënë se tenderi i dhënë të enjten me qëllim "Akomodimin e mysafirëve me rastin e Komunës së Mamushës", ka të bëjë vetëm me akomodimin e mysafirëve nga jashtë që ftohen nga komuna.

Përmes një reagimi ndaj Gazetës Online Insajderi, Komuna e Mamushës ka reaguar ndaj artikullit të publikuar me titull "Vizita e zyrtarëve të Mamushës në Prizren i kushton shtetit 7 mijë euro". Komuna në fjalë thotë se në këtë lajm është keqkuptuar natyra e prokurimit.

Insajderi ka raportuar një ditë më parë se Komuna e Mamushës ka dhënë tender për akomodimin e zyrtarëve komunal në hotelin “Centrum” të Prizrenit.

Komuna e Mamushës ka konfirmuar dhënien e tenderit prej rreth 7 mijë eurosh, por siç kanë thënë ata, këto para janë harxhuar për të akomoduar mysafirët e komunës.

"Duke filluar nga titulli që ia keni dhënë lajmit, është keqkuptuar natyra, sepse ne nuk e kemi iniciuar këtë procedurë për të bërë vizitë zyrtarët e Komunës së Mamushës në Prizren, por kjo procedurë është shpallur në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, me qëllim të akomodimit të mysafirëve të cilët vijnë nga shtetet e ndryshme për ta vizituar Komunën e Mamushës me qëllime të ndryshme si: Donator, investitor të ndryshëm, binjakëzimi i Komunës tonë me Komuna tjera në Republikën e Turqisë, Republikën e Shqipëri etj..", thuhet në reagimin e Komunës së Mmaushës.

"Pra sikur ua sqaruam më lartë, qëllimi i prokurimit nuk është vizita e Prizrenit apo akomodimi i zyrtarëve tanë në hotel por akomodimi i mysafirëve e cila nënkuptohet edhe nga vetë titulli i kontratës në fjalë", thuhet në reagimin e komunës.

Në reagimin e saj, Komuna e Mamushës thotë se "tenderi nuk ka qenë një burimor por është keqkuptuar nga Insajderi, sepse në tender ka konkurruar vetëm një operator ekonomik."

"Përndryshe tenderi ka qenë i hapur dhe është publikuar në portalin e KRPP-s. Për informimin tuaj, kontrata një burimore është procedurë me negociata me vetëm një operator ekonomik, në rastet kur nuk ofrojnë furnizime, shërbime dhe punë të ngjashme operatorë tjerë", thuhet në deklaratën e komunës.

"Gjithashtu paragrafi ne te cilin shkruhet se nuk është bërë e ditur arsyeja  se cila është vizita është i pa vërtetë, sepse në nenin  II.1.4) Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës në njoftimin për dhënie të kontratës, është dhënë sqarimi  se 'Lënda e kësaj Kontrate është shërbimi për akomodimin e mysafirëve me rastin e vizitës së Komunës së Mamushës'", thuhet në komunikatë. /Insajderi.com

Reagimi i plotë i Komunës së Mamushës:

Duke pasur parasysh se në këtë lajm janë thënë shumë të pavërteta, dhe është keqkuptuar natyra e prokurimit me nr. 626/17/010/236, jemi të detyruar që të reagojmë kundër këtij shkrimi dhe të sqarojmë, natyrën e prokurimit për akomodim të mysafirëve me rastin e vizitës së Komunës së Mamushës.

Duke filluar nga titulli që ia keni dhënë lajmit, është keqkuptuar natyra, sepse ne nuk e kemi iniciuar këtë procedurë për të bërë vizitë zyrtarët e Komunës së Mamushës në Prizren, por kjo procedurë është shpallur në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, me qëllim të akomodimit të mysafirëve të cilët vijnë nga shtetet e ndryshme për ta vizituar Komunën e Mamushës me qëllime të ndryshme si: Donator, investitor të ndryshëm, binjakëzimi i Komunës tonë me Komuna tjera në Republikën e Turqisë, Republikën e Shqipëri etj.

Pra sikur ua sqaruam më lartë, qëllimi i prokurimit nuk është vizita e Prizrenit apo akomodimi i zyrtarëve tanë në hotel por akomodimi i mysafirëve e cila nënkuptohet edhe nga vetë titulli i kontratës në fjalë.

Edhe sa i përket vlerës së kontratës në nenin IV.5) Informacione mbi vlerën e kontratës është sqaruar se vlera e përgjithshme e kontratës është  7,490.00 € e cila është paraparë që të realizohet për një periudhë 12 mujore.

Më poshtë në shkrimin tuaj keni shkruar se: tenderi për procedurën në fjalë ka qenë një burimor, gjë e cila nuk është e vërtetë. Në njoftimin për dhënie të kontratës në nenin III.3.1) Publikimet paraprake në lidhje me kontratën e njëjtë, është dhënë sqarimi se: Njoftimi për kontratë   është bërë me datë  14.04.2017 të cilin, mund ta gjeni në portalin e KRPP-s.

Pra nuk qëndron fakti juaj se ka qenë kontratë njëburimore por është keqkuptuar nga ju sepse ka konkurruar vetëm një Operator Ekonomik, përndryshe tenderi ka qenë i hapur dhe është publikuar në portalin e KRPP-s. Për informimin tuaj, kontrata një burimore është procedurë me negociata me vetëm një operator ekonomik, në rastet kur nuk ofrojnë furnizime, shërbime dhe punë të ngjashme operatorë tjerë.

Gjithashtu paragrafi ne te cilin shkruhet se nuk është bërë e ditur arsyeja  se cila është vizita është i pa vërtetë, sepse në nenin  II.1.4) Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës në njoftimin për dhënie të kontratës, është dhënë sqarimi  se "Lënda e kësaj Kontrate është shërbimi për akomodimin e mysafirëve me rastin e vizitës së Komunës së Mamushës"

Andaj, kërkojmë mirëkuptimin tuaj që të publikoni reagimin tonë në mënyrë që opinioni publik të informohet drejtë në lidhje me prokurimin në fjalë si dhe të mos ketë pasoja në imazhin e Komunës së Mamushës.

The post Reagon Komuna e Mamushës: Harxhuam 7 mijë euro për akomodimin e mysafirëve, jo të zyrtarëve komunal appeared first on INSAJDERI.

Avrile Lavigne ‘vdiq’ 12 vjet më parë

Posted: 15 May 2017 05:44 AM PDT

Nga viti 2002 deri në 2007 këngëtarja kanadeze Avril Lavigne u bë mjaft e dashur me këngët "Complicated" dhe "Girlfriend" duke u mësuar adoleshentët e kohës që të vishnin kravatë me T-shirt.

Sigurisht, si shumë njerëz në sytë e publikut, Avril e gjeti veten subjekt të thashethemeve dhe gossip. Por ndoshta konspiracioni më i fundit që po qarkullon është më i çuditshme dhe argëtuesi.

Sipas këtij konspiracioni Avril është pranuar në sallën e famshme të dyshimtë të "celebrity impostor", i populluar nga Paul Mc Cartney dhe Eminem, pas diskutimeve mbi vdekjen e saj në 2003 dhe rikthimin nga një 'klonim'.

Ajo filloi në Twitter si një nga supozimet më qesharake. Dikush postoi fillimisht se këngëtarja kishte ndërruar jetë, teksa mijëra të tjerë shprehën keqardhjen për këtë.

Duket se kjo shërbeu si 'ushqim' për përdoruesit e tjerë të Twitter dhe teoricienët e konspiracionit. Teoria se Avril ishte vetëm 18 vjeç kur hyrë në vëmendjen ndërkombëtare, dhe shumë shpejt e pati të vështirë vëmendjen e paparacëve. Dhe ajo e bëri këtë.

Mesa duket, emri i asaj që ngjan me të është Melissa Vandella "dhe ato u bënë shumë shpejt shoqe".

Jo vetëm kjo, por sipas teorive, Avril mori Melissa në studio dhe e mësojë të këndojë si ajo. Kështu që mendohet se Melissa mori vendin e Avril, duke u bërë ajo, dhe madje ka ecur dhe në tapetin e kuq me të. Mesa duket ndryshimet dukeshin qartë. Teksa Avril pëlqente të vishej me pantallona, në 2003 në tapetin e kuq, që supozohet të jetë Melissa, veshi fustan. Avril nuk i pëlqente të tërhiqte vëmendje, por Melissa po.

Tragjedia për Avril erdhi në 2003, kur i vdiq gjyshi, me të cilin ishte jashtë mase e lidhur dhe ishte mbështetësi i saj më i madh. "Prova" është një fjalë e fortë, por teoricienët e lidhin këtë e lidhin këtë me faktin se Melissa ka një tjetër ditëlindje nga Avril Lavigne dhe kur Avril u pyet për teorinë e konspiracionit në një intervistë, u bë mjaft "nervoze".

E vërteta është se Avril po lufton me sëmundjen e Lymë që nga 2015, që pasoi dhe divorcin me bashkëshortin e saj Chad Kroeger. Kjo ndoshta shpjegon dhe arsyen pse ajo nuk ka qënë kaq shumë në sy të publikut.

The post Avrile Lavigne 'vdiq' 12 vjet më parë appeared first on INSAJDERI.

Erdogani takohet nesër me Trumpin

Posted: 15 May 2017 05:37 AM PDT

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përfundoi vizitën në Kinë dhe udhëtoi për në SHBA, ku do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump.

Pasi mori pjesë në drekën e punës të Forumit "Brezi dhe Rruga e Bashkëpunimit Ndërkombëtar", Erdogan me avionin "CAN" nga aeroporti ndërkombëtar në Pekin udhëtoi për në Washington.

Pas fluturimit 14 orësh, Erdogan nesër do të takohet me presidentin amerikan, Trump, ndërsa më pas do të jetë i pranishëm edhe në takimin mes delegacioneve të të dyja vendeve, raporton Anadolu Agency.

Krahas Erdoganit dhe zonjës së parë të Turqisë, Emine Erdogan, nga Pekini në Washington udhëton edhe shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavusoglu, ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Energjetikës dhe Resurseve Berat Albayrak dhe ministri i Mbrojtjes Fikri Isik.

Duke marrë parasysh faktin se nga Ankaraja në Pekin udhëtoi të shtunën, më pas sot nga Pekini përmes Paqësorit shkon në SHBA, ndërsa nga Washingtoni përmes Oqeanit Atlantik kthehet në Ankara, presidenti i Turqisë, Erdogan në këtë mënyrë brenda një jave me avion do të udhëtojë rreth e rrotull Tokës. Erdogan nga Ankaraja përmes Pekinit dhe Washingtonit dhe kthimit në Ankara në avion do të kalojë rreth 42 orë.

The post Erdogani takohet nesër me Trumpin appeared first on INSAJDERI.