“Asambleistët e PDK-së bojkotojnë seancën e Kuvendit të Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press

“Asambleistët e PDK-së bojkotojnë seancën e Kuvendit të Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press


Asambleistët e PDK-së bojkotojnë seancën e Kuvendit të Ferizajt

Posted: 12 May 2017 09:05 AM PDT

Më poshtë keni deklaratën e Kryetarit të grupit të PDK-së z. Gazmend Bytyçi, të lexuar në seancën e sotme.

Të nderuar,
Tashmë të gjithë kemi para vetes këtë material të seancës së asamblesë komunale dhe besoj që anëtarëve të kuvendit dikush duhet t'iu jap sqarime shtesë.
Në KPF edhe ne kemi kërkuar informacione dhe kemi bërë pyetje, të shumta, por mbi të gjitha qëndron çështja pse po luhet me dinjitetin e këtij kuvendi.
Sot po pyesim përsëri?
Për çfarë dhe kujt i shërben Kuvendi i Komunës së Ferizajt?
Për çfarë shërbejnë të zgjedhurit e qytetarëve në këtë Kuvend?
I kujt është ky Kuvend?
Në çka është shndërruar ky Kuvend?
A është kuvendi i komunës së Ferizajt lavatriqe e kësaj qeverisje për punët e pista që ka bërë e po bënë.
A është ky kuvend strehë e mashtrimeve dhe fshehje e Kryetarit pas vendimeve të një organi kolegial për të shmangur përgjegjësine penale për këto keqpërdorime flagrante me pronat e qytetarëve të Ferizajt

Kujt po intereson ta devalvojë këtë Kuvend duke e shndërruar në makineri votimi, ngase të gjithë e dini se tërë këtë material prej më shumë se tre- katerqind faqesh nuk mund të përpunohet e shtjellohet edhe me tri seanca e lëre më me një.
Jam shumë i sigurtë se secili nga ju keni pyetur se çka po ndodhë me Komunën tonë, pse kjo nguti me gjithë këto prona. Athua është seanca e fundit, a thua s'do të këtë më kuvend apo çka?
Para vetes kemi materiale me propozime- vendime që ju e dini se janë të dëmshme, por mbi të gjitha anntiligjore.
Kemi propozime- vendime që kishim edhe në seancën e kaluar. Pyes kryetarin me çfarë logjike tenton që me çdo kusht dhe duke shkelë mbi vullnetin e lirë të anëtarve të kuvendit të japësh prona në shfrytëzim? Po flasim për hapësirën brenda komunës tonë, në të cilën që të gjithë e dijmë se është ushtruar biznes i paligjshëm dhe askush s'po jep llogari.
Gjithashtu po tentohet të jepet prona private e qytetarëve tanë në parcelën afër tregut të gjelbër, në mënyrë të paligjshme dhe duke mos marrë parsysh ligjin për bashkëpronësi, por ligjin për dhënien në këmbim e shfrytëzim të pronave komunale.
E kemi thënë dhe po e përsërisim, se edhe po të ishte e drejtë ligjore, është shumë e dëmshme, pra jo ne interes të qytetarëve, parmendoni po jepet një parcelë me vetëm 18% në interes të komunës dhe banorëve.
Kush mund të na thotë se kush po fiton këtu, ne interes te kujt janë keto vendime?
Në interes të Qytetarëve tanë sigurisht se jo, të Komunës jo se jo. Athua të kujt?
Kemi edhe një mori propozim-vendime që kan të bëjnë më prona komunale por mjaft shumë edhe prona private. E këtu te pronat private kemi kundërshtime nga vetë banorët që janë pronarë dhe nuk dëshirojnë të hyjnë në këtë proces të paligjshëm. Me çfarë të drejte mundet dikush t'ua merr pronën private dikujt, nëse nuk është në interes të përgjithshëm, pa marrëveshje paraprake, ngase në matrerialet që kemi nuk figuron asnjë marrëveshje me banorët. Madje, kemi edhe deklarimet e tyre publikie se janë kundër këtyre vendimeve, kundër janë deklaruar edhe vetë drejtorët përkatës të qeverisë komunale.
Këto janë vetëm disa arsye që kjo seancë nuk duhet fare të mbahet, ngase është e papaërgatitur dhe është e mundur që përmes këtij materiali voluminoz të merren vendime shumë të dëmshme.
Të nderuar kolegë, do të jëni dëshmitarë të këtyre shkeljeve në këtë seancë, e dijmë që kryetari me kokëfortësi do të tentojë që të gjitha këto pikave t'u shkoj deri në fund.
Por jo me ne, ne do të jemi kundër gjithë këtyrë shkeljeve, ngase konsiderojmë se po tentohet që të instalohet edhe praktika nga e kaluara kur qytetarëve dhunshëm u merrej edhe prona private.

Grupi parlamentar i PDK-së në mënyrë të vazhduar dhe këmbëngulësisht ka kërkuar që të ketë një kuvend të dinjitetshëm dhe të merituar për qytetarët e Ferizajt, por ky kuvend nuk po mund dhe nuk po lejohet të shndërrohet në një kuvend të tillë, sepse tashmë kryetari i komunës ka pasur dhe ka qëllime të tjera që nuk janë në përputhje me respektimin e ligjit dhe agjendën qytetare. Ne kishim dorëzuar në MAPL një dokument të tërë me shkeljet e shumta ligjore që po bën kryetari dhe kuvendi i komunës së Ferizajt, por për arsye të ndikimeve politike nuk ishte trajtuar seriozisht dhe ja që më në fund po kemi megjithatë kthim të shumë vendimeve të KK-Ferizaj si të kundërligjshme.
Kjo është vetëm një konfirmim i pjesshëm sa për të konstatuar se me çfarë dhe si ka funksionuar dhe si po funksionon KK- Ferizaj. Kjo është një vazhdimësi e shkeljeve ligjore dhe zhvlerësim i organit më të lartë të komunës së Ferizajt.
Ne jemi të lumtur që së paku kemi tërhequr vërejtjen për gjitha këto gjëra dhe kemi bërë pjesën e punës që na takon si opozitë dhe prandaj as sot nuk do të jemi pjesë e shkeljeve ligjore. Për këtë dhe shumë arsye të tjera Ne sot nuk do marrim pjesë në këtë seancë. Gjithashtu, ne konsiderojmë se nuk është konsumuar afati ligjor prej thirrjes së seancës e deri në ditën e mbajtjes së saj.
Ju ftojmë edhe juve kolegë të nderuar që mos të jeni pjesë e kësaj seance, thjeshtë ta bojkotoni.
Ju faleminderit.

Kryetarit të grupit të PDK-së z. Gazmend Bytyçi

Nesër hapet panairi i punës në Ferizaj

Posted: 12 May 2017 09:00 AM PDT

Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizatën Ndërkombëtare GIZ, organizojnë Panairin e Punës në Ferizaj.

Panairi i Punës mbahet më 13 maj 2017 (e shtunë), ora 09:30 – 15:30 në Palestrën e shkollës fillore "Tefik Çanga"në Ferizaj.

Në këtë panair, biznese dhe organizata të ndryshme do t'u ofrojnë mundësi punësimi kandidatëve të interesuar dhe informata rreth mënyrës së punësimit

SAPO NDODHI: FERIZAJ U BË MË NË FUND ME SHESHIN “TONY BLAIR”

Posted: 12 May 2017 08:54 AM PDT

Ne kemi obligim që brezave që vijnë t’ua lëmë historinë e vërtetë se kush ishin miqtë tanë që na ndihmuan në kohët më të vështira e kush ishin ata që ishin dhe vazhdojnë të jenë kundër nesh. Duke respektuar miqtë tanë, ne respektojmë veten tonë! Kosova, Shqipëria, populli shqiptar kudo në botë asnjëherë nuk kemi qenë më të fortë dhe asnjëherë nuk kemi pasë përkrahje e miq kaq të fuqishëm e të sinqertë në historinë tonë kombëtare. Prandaj, duhet ta ruajmë këtë miqësi e ta trashëgojmë brez pas brez!

Pas një beteje të gjatë, duke përfshirë përkrahjen gjithëferizajase që nga Shtatori 2016, pastaj me betejën ligjore KK-Ferizaj dhe MAPL-në, sot me 12 maj 2017 në Seancën e 4-të të Kuvendit të Ferizajt u morr vendimi që rruga TONY BLAIR të shëndrrohet në Sheshin TONY BLAIR, sipas peticionit të qytetarëve organizuar nga unë dhe mbështetur nga iFOK.

Duke nderuar e duke respektuar ata që kanë dhënë më së shumti, në së pari nderojmë dhe respektojmë veten tonë. Shqiptarët kanë pasë përherë traditë ta nderojnë dhe ta respetojnë mikun e vërtetë. Prandaj edhe sot, anipse me shumë mund dhe vonesa, ferizajasit e nderuan mikun tonë të madh, mikun e popullit shqiptar – TONY BLAIR. Mbetet që në të ardhmen e afërm ta ngrisim edhe Shtatoren ose bustin e tij.

URIME FERIZAJ!
URIME KOSOVË!

Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni, nismëtar
Këshilli për emërtimin e sheshit dhe ngritjes së shtatores së TONY BLAIR në Ferizaj

Kuvendi i Ferizajt merrë shumë vendime.Merren vendime edhe për emërtimin e disa institucioneve kulturore e sportive të komunës së Ferizajt

Posted: 12 May 2017 08:38 AM PDT

Nga seanca e sotme e Kuvendit u shpreh garancë për mbrojtjen e interesit qytetar

Kuvendi i komunës së Ferizajt në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë një seri vendimesh të rëndësishme dhe ka shqyrtuar disa çështje me interes për qytetarët e komunës së Ferizajt.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, anëtarët e këtij Kuvendi i ka njoftuar me 34 pikat e rendit të ditës por që më pas u mor vendim që disa prej tyre të hiqen për një shqyrtim të mëvonshëm.

Në fillim të kësaj mbledhjeje grupi parlamentar nga PDK u ankua për numër të madh të pikave që janë sjellë për diskutim dhe vendosi ta lëshojë këtë mbledhje. Udhëheqës të këtij grupi parlamentar thanë se propozim vendimi për dhënien me koncesion të një parcele të komunës në afërsi të tregut të Gjelbër përmban shkelje ligjore dhe nuk ka bashkëpunim të duhur edhe për çështjet e tjera.

Ndërkaq duke komentuar largimin e një pjese të opozitës nga mbledhja e sotme kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa iu drejtua asamblistëve duke garantuar se interesi qytetar do të mbrohet në të gjitha situatat dhe në asnjë rast nuk ka pasur mungesë bashkëpunimi.

Lidhur me propozimin për rishqyrtimin e këtij vendimi ai garantoi banorët e asaj pjese dhe të gjithë qytetarët e tjerë se vendimet e Kuvendit nuk do të jenë asnjëherë në dëm të tyre dhe është në dorën e Kuvendarëve secili vendim që merret në mënyrë publike.

"Për shqetësimet që u thanë këtu dëshiroj t'i njoftoj të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizaj se kam nxjerr një vendim paraprakisht pa e ditur se do të kthehet vendimi nga Ministria i cili u kthye për mungesë të kuotës kur u votua se asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa pëlqimin paraprak të të gjithë banorëve , me deklaratat e noterizuara pranë noterëve që kanë legjitimitetin e veprimit institucional dhe ligjor. Nuk ka asnjë njeri këtu që është i interesuar me shkelë mbi interesin qytetar sepse garantuar mbrojtjen e interesave qytetare kjo qeveri i ka fituar edhe zgjedhjet. Përpjekjet për përbaltjen e punëve dhe veprimeve të rëndësishme dhe që kanë kaluar nëpër këtë kuvend dhe që kanë ndryshuar mënyrën e jetesës të qytetareve të komunës së Ferizajt tregon për një përkushtim të komunës së Ferizajt në zbatimin e ligjeve dhe realizimin e premtimeve të këtij programi i cili ka qenë njëri ndër programet më të realizuara në historinë e pasluftës." deklaroi kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

Në seancën e mbajtur sot nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt u morën edhe një sërë vendimesh të tjera të kanë të bëjnë me rishqyrtime të vendimeve të mëhershme , dhënie të ngastrave kadastrale apo edhe destinim të parcelave të komunës në dobi të interesit publik.

Po ashtu u morën vendime për emërtimin e disa institucioneve kulturore e sportive të komunës së Ferizajt. Me shumicë votash ish rruga "Tony Bler" u emërua si sheshi "Toni Bler" Po ashtu u emërtuan disa institucione kulturore me emra të personaliteteve të ndryshme.

Galeria e Arteve u emërua me emrin e aktorit të ndjerë Ismajl Rama , pastaj Kinemaja e qytetit u vendos të emërohet e me emrin e ish- Presidentit të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova. Qendra e Kulturës u vendos të emërohet me emrin e aktores Katarina Josipit kurse stadiumi i ri i Futbollit u vendos të marrë emrin "Dardania".

Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua edhe raporti i komisionit për dhënien në shfrytëzim të tokës komunale në bazë të konkursit te datës 7 shkurt 2017.
Gjatë mbledhjes së sotme struktura e Kuvendit Komunal të Ferizajt pësoi disa ndryshime. Në vend të Shpëtim Sojevës e Arta Tahirit grupit parlamentar të LDK-së iu bashkuan Nysret Sylejmani e Mevlide Sahiti të cilët dhanë betimin për herë të parë meqë ishin në listën e pritjes nga zgjedhjet e kaluara.
Ndërkaq Zymrije Haxhimusa e cila u përkiste radhëve të grupit të LDK –së kaloi në grupin e AAK-së për ta vazhduar veprimtarinë e saj.

Këto erëza luftojnë kancerin

Posted: 12 May 2017 07:09 AM PDT

Kanceri është shkak i shumë vdekjeve.

Tepër i përhapur dhe në rritje të shpejtë vitet e fundit, stili i jetesës dhe ushqyerja janë ato që konsiderohen si shkaqe kryesore (përveç ndotjes).

Por ka disa erëza që ndihmojnë kundër kancerit, të tilla si:

Xhenxhefili

Rozmarina

Shafrani i Indisë

Specat djegës

Hudhra

Mentja (mendërza)

Kamomili

Vaji i kokosit parandalon rrudhat

Posted: 12 May 2017 07:04 AM PDT

Përdorimi i rregullt i vajit të kokosit, veçanërisht në zonat rreth syve iu ndihmon që të luftoni rrudhat dhe të zvogëloni rrezikun e krijimit të shpejtë të tyre.

 

Vaji i kokosit është testuar edhe klinikisht për benefitet e mëdha që i ka në mbrojtjen e lëkurës ndaj problemeve të ndryshme me rrudha. Ky vaj është shumë i rekomanduar për fytyrë të thatë pasi që e ushqen dhe e zbutë atë, duke penguar krijimin e baktereve dhe viruseve.

Hulumtimet kanë treguar se vaji i kokosit është i pasur me yndyra të shëndetshme të quajtura acide yndyrore të mesme. Këto  yndyra  unike përfshijnë  acidin laurik, acidin kaprik dhe acidin kaprilik.

Përdoreni këtë yndyrën e pastër të kokosit  veçanërisht në mbrëmje, në zonat rreth syve rregullisht në mënyrë që të shihni rezultate më të mira.

Si ndikojnë disa ushqime në organizmin tonë

Posted: 12 May 2017 06:57 AM PDT

Ushqime të ndryshme, fruta apo perime kanë ndikime të ndryshme në organizmin e njeriut. Ato shpeshherë janë parandaluese të sëmundjeve të caktuara

Si dhe sa shpesh duhet t'i përdorim në mënyrë që të kenë sa më tepër rezultat në organizmin tonë.

Çfarë kurojnë disa fruta dhe perime:

Pjepri– Largon pagjumësinë, bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Duhet konsumuar i ftohtë.

Qershia– Bën të mundur uljen e nivelit të kolesterolit në trup dhe ndihmon në heqjen e kileve të tepërta.

Dardha– Ky frutë bën mirë për forcimin e zemrës dhe damarëve si dhe për presionin e ulët të gjakut.

Speci -Është nga perimet bazë për organizmin e njeriut, rigjeneron lëkurën, bën shumë mirë për flokët dhe thonjtë.

Brokoli – Pakëson rrezikun e kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Gjithashtu bën të mundur evitimin e sëmundjeve të kockave.

Karota– Jep energji dhe stabilizon nivelin e kolesterolit. Duhen konsumuar të paktën dy karota në ditë.

Kastraveci – Rinon muskujt dhe i jep elasticitet qelizave të lëkurës, mban të freskët memorien.

Hudhra– Ul tensionin, ndalon mpiksjen e gjakut.

Fiku – Studimet të shumta mjekësore tregojnë se ky frutë vë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit, duke balancuar në këtë mënyrë temperaturën.

Molla – Pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Duhet konsumuar një mollë para se të flemë gjumë, pastron në thellësi dhëmbët dhe dhëmballët.

Banania – Bën pjesë në një nga ato fruta që kurojnë zemrën, forcon muskujt dhe çlodh trupin. Duhet përdorur të paktën dy herë në javë.

Portokalli – Ky lloj agrumi shumë i dashur në të gjithë botën, të mbron nga ftohja, gripi, sëmundjet e zemrës dhe paraliza.

Rrushi– Pastron veshkat, mëlçinë e zezë dhe bën të mundur stabilizimin e rrahjeve të zemrës.

Shkenca zbulon qelizën që thinj flokët

Posted: 12 May 2017 06:56 AM PDT

Sekreti i rritjes së flokëve dhe pse thinjen është në një proteinë. Mekanizmin që mund të ndihmojë në identifikimin e trajtimeve kundër këtyre fenomeneve është zbukuar nga shkencëtarët e Texas Southwestern Medical Center.

Rezultati, në fakt, është fryt i një zbulimi rastësor. Projekti kishte nisur për të kuptuar se si neurofibromatosi i tipit 1, një sëmundje gjenetike e rrallë, provokon zhvillimin e disa lloje tumoresh.

Dihej më parë se qelizat staminale epidermike, përveçse qeliza të paspecializuara, ishin paraardhëset e rrënjëve të flokëve. Por nuk ishte i qartë mekanizmi, mbi të cilin hedh dritë studimi i ri, i publikuar në revistën Genes&Development.

Vëmendja e skuadrës u përqëndrua në KROX20,  një proteinë që deri tani është lidhur më shumë me zhvillimin e nervave. Shkencëtarët kanë zbuluar se në blubin e rrënjës së flokut të miut prodhimi i kësaj proteine kishte dhe një funksion tjetër, përveçse formimit të lëkurës. Vepron në qelizat e lëkurës duke stimuluar prodhimin e faktorit të rritjes së qelizave staminale SCF në qeliza paraardhëse të flokëve, thelbësore për pigmentimin.

Studimi i kryer tek minjtë, ka treguar se qimet e tyre bëhen të bardha kur eleminohet gjeni SCF në qelizat paraardhëse të flokëve.

Teksa minjtë humbën qimet kur u eleminua qeliza prodhuese KROX20, objektivi i ardhshëm është testimi i këtij zbulimi në qeliza njerëzore në laborator, për të kuptuar nëse ky proces është i pakthyeshëm.

Njerëzit që mezi zgjohen në mëngjes janë më inteligjentë

Posted: 12 May 2017 06:52 AM PDT

Njerëzit që e kanë të vështirë të zgjohen në mëngjes shpesh quhen përtacë ose etiketohen si njerëz të padiciplinuar.

Por, nëse jeni njëri nga këta njerëz, shkenca ka disa lajme të mira për ju: Ju jeni më inteligjent, më kreativ dhe më të lumtur sesa ata të cilët çohen nga shtrati me alarmin e parë në mëngjes.

Studimi britanik e lidh dremitjen (një sy gjumë) me kreativitetin, inteligjencën dhe shpirtin e pavarur, transmeton Gazeta Express.

Autorët Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina argumentojnë se jemi shumë më të adoptuar ndaj jetës (dhe gjumit) sesa paraardhësit tanë – që nënkupton zgjimin nga gjumi herët dhe shkuarjen në shtrat herët – dhe të jesh i adoptueshëm ndaj jetës moderne është një shenjë e inteligjencës.

Kjo nënkupton se nëse mësohemi t'i dëgjojmë nevojat e trupit tonë dhe jo rregullat e shpejta dhe të vështira të jetës sonë, kemi më shumë gjasa të ndjekim pasionin tonë dhe të gjejmë zgjidhje ndaj problemeve tona.

Eh krejt kjo na bën më kreativ dhe më të pavarur – dhe gjithashtu më të lumtur. Kjo është zbuluar nga studimi i Universitetit të Southampton-it që krahasoi rrethanat socioekonomike të 1229 burrave dhe grave.

Për fat të keq, kjo nuk nënkupton se duhet të kalojmë gjithë kohën në shtrat. Përderisa ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë janë më të lumtur dhe më të mençur, ka edhe disa rreziqe nga qëndrimi i gjatë në shtrat.

Njerëzit që kalojnë 12 orë ose më shumë në shtrat është treguar se kanë rrezik më të madh nga vdekja e papritur. Kështu, shtyjeni alarmin dhe mos u brengosni për të.

Vetëm sigurohuni që të shkoni në shtrat pak më vonë. Në këtë mënyrë ju do të keni edhe kohë t'i përfundoni të gjitha projektet kreative.

Deri tani nuk e keni ditur se për çka shërben kjo vrimë e vogël në telefonin tuaj, arsyeja do t’ju lë pa fjalë

Posted: 12 May 2017 06:49 AM PDT

Të gjithë kanë dëshirë të kenë një pajisje të mirë teknologjike dhe kur flasim për celularë, emri i vetëm që të bie ndërmend është iPhone.

I prodhuar nga kompania lider dhe më e suksesshme në botë – Apple – iPhone është tashmë celulari më i shitur në botë.

Teknologjia e iPhone është shumë larg rivalëve të Apple – dhe një veçori mahnitëse teknologjike është edhe vrima e vogël afër kamerës së iPhone, për të cilën ndoshta nuk e keni ditur se për çfarë shërben.

Sigurisht e keni vërejtur vrimën e vogël afër kamerës, prapa celularit iPhone. Ajo vrimë është në fakt një mikrofon dytësor.

Por ky mikrofon nuk shërben për regjistrimin e zërit, por për reduktimin e zhurmës.

Kur flisni me dikë në celular, mund të ketë zhurma në prapavijë – si automjete për shembull – të cilat e bëjnë komunikimin më të vështirë. Ky mikrofon është për të filtruar këto zhurma jashtë thirrjes, duke përdorur sistemin e avancuar të zërit në iPhone 5 dhe modelet pas tij. Dhe kjo vrimë e vogël ju jep një eksperiencë të pastër thirrjeje.