“12-vjeçarja mposhtë Ajnshtajnin në testin e inteligjencës” plus 9 more Ferizaj Press

“12-vjeçarja mposhtë Ajnshtajnin në testin e inteligjencës” plus 9 more Ferizaj Press


12-vjeçarja mposhtë Ajnshtajnin në testin e inteligjencës

Posted: 07 May 2017 09:08 AM PDT

Që të cilësohesh një gjeni duhet të arrish 140 pikë në testin e inteligjencës, por Rajguari Pawar arriti 162 pikë.

Këto janë pikë më të larta sesa ato që fizikani Ajnshtajn dhe kozmologu Hauking kishin arritur në këtë test, transmeton Gazeta Express.

Vajza, nga Anglia por me origjinë indiane, iu nënshtrua testit muajin e kaluar dhe është në mesin e 1% të njerëzve me pikët më të larta në këtë test.

Ajo është një nga 20,000 njerëzit e vetëm në botë që kanë arritur rezultat të lartë në testin e inteligjencës.

Veseli i do garanci nënshkrimet e 33 deputetëve të LDK’së para votimit për demarkacion

Posted: 07 May 2017 09:08 AM PDT

Ai ka thënë se pasi LDK t'i deponojë nënshkrimet e deputetëve të njëjtën do ta bëjë edhe PDK me 36 deputetët e saj.

Turqia në alarm, kurdët e Sirisë marshojnë drejtë Mesdheut

Posted: 07 May 2017 09:07 AM PDT

Fjala është për fuqizimit të kurdëve në veri të Sirisë. Përfaqësuesit e tyre thonë se do të kërkojnë mbështetje politike amerikane për të krijuar një korridor të tregtisë në Mesdhe, si kompensim për rolin e tyre në çlirimin e Raqqas dhe qyteteve tjera të pushtuara nga ISIS-i, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.

Forcat Demokratike Siriane (SDF), një grup prej rreth 50 mijë luftëtarësh të dominuar nga milicia kurde YPJ – partnerë kryesorë i të cilëve është SHBA – po bëhen gati të futen më thellë në territorin arab, në luginën e Eufratit. Kurdët kanë paralajmëruar se është e mundshme për ta lëvizur SDF-në edhe drejt Perëndimit, për të çliruar Idlibin, 170 kilometra nga Raqqa, të cilin sot e kontrollojnë al-Qaeda dhe Fronti Al-Nusra.

"Dalja në Mesdhe është projekti ynë për veriun e Sirisë", ka thënë Hediya Yousef, që është në krye të projektit të federalizmit për rajon e vetëshpallur si Federata Demokratike e Sirisë së Veriut.

E pyetur nëse kjo kërkon ndihmën politike amerikane për të siguruar rrugën e tregtisë në det, ajo tha: "Sigurisht."

Hapja e kësaj zone ndaj rrugëvet tregtare shumëkombëshe do të forcojë veriun e Sirisë dhe do të anashkalonte bllokadën aktuale të Rojavas të shkaktuar nga mbyllja e kufijve me Turqinë dhe nga trazirat në Irak. Por, këto plane mund të tërbojnë Turqinë, e cila ka bërë invadime në Siri për të parandaluar kurdët në zgjerimin e territorit përgjatë kufirit turk.

Përkundër sulmeve ajrore turke, qindra anëtarë të forcave amerikane janë nisur në Rojavë drejt kufirit turk, që dëshmon solidaritetin për kurdët dhe një tension tjetër mes Washingtonit dhe Ankarasë. Madje, një asistent i lartë i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se amerikanët mund të ballafaqohen nga zjarri bashkë me aleatët kurdë, por ky paralajmërim nuk e ndryshoi qëndrimin amerikan, transmeton Telegrafi.

Mesdheu është 100 kilometra nga zona e kontrolluar nga kurdët dhe plani kërkon marrëveshje me regjimin sirian. Edhe pse YPJ dhe presidenti sirian Bashar al-Assad janë pajtuar për ca gjëra – si aeroport në Kuamishli që mbetet nën kontrollin e Ushtrisë siriane, edhe pse është thellë në territorin kurd – çdo marrëveshje do të kërkojë pëlqimin e Rusisë, aleatit të ngurta të Assadit.

Çlirimi i Raqqas nga SDF-ja dhe qytetet tjera do të zgjerojë territorin nën kontrollin e federatës autonome në veri të Serisë në gati një të tretën e tërë shtetit. Yousef shprehet se pas mundjes së ISIS-it, popullata e Raqqas do të ketë referendum ku do të shprehen se a duan të mbesin në SDF, ku kurdët, arabët dhe të krishterët asirianë do të formojnë qeverinë.

Ndërkohë, nga Departamenti amerikan i Shtetit thonë se për të ardhmen e Sirisë duhet të vendosin sirianët, duke përsëritur qëndrimin e Washingtonit se nuk pranojnë asnjë shpallje të njëanshme të zonave autonome. /Telegrafi/

Nis një hetim ndaj sulmeve kibernetike kundër kandidatit favorit për president të Francws Macron

Posted: 07 May 2017 09:07 AM PDT

Të premten, mijëra dosje të Macronit u publikuan online nga një përdorues anonim, transmeton Express.

Një burim ka thënë për AFP se hetimi ka nisur të premten, të njëjtën ditë kur edhe dokumentet u publikuan online para votimit të sotëm.

Francezët janë duke votuar sot në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, me kandidatin e qendrës Emmanuel Macron dhe atë të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në garë./Express/ 

Ditë të mira për karikaturën në qytetin e Ferizajt

Posted: 07 May 2017 07:25 AM PDT

Tre karikaturist nga Ferizaj kanë zgjedhur që më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shprehjes, të hapin një ekspozitë në galerinë e këtij qyteti.

Imri Musliu, Selajdin Hajdini dhe Agron Sejdiu kanë mbushur muret e kësaj galerie me punimet e tyre të përzgjedhura nga kjo fushë. Që të tre këta krijues të karikaturës kanë shfaqur tri stile të veçanta të krijimit të kësaj forme specifike të të shprehurit. Imri Musliu, i cili kohëve të fundit, me karikaturat e tij ka arritur të depërtojë edhe jashtë vendit, vazhdon të kultivojë karikaturën e mbështetur në simbole, përkatësisht të ambalazhuar me një enigmë që jo lehtë bëhet e komunikueshme. Megjithatë kësaj radhe kishte disa karikatura që kapërcenin këtë stil dhe bëheshin më të qarta. Po sigurisht që karikatura, e cila paraqet Skënderbeun, ishte e veçanta e kësaj ekspozite të shfaqur në ditën e lirisë së shprehjes. Musliu paraqet Skënderbeun si një njeri parahistorik, që për veshje ka vetëm qimet në trup dhe leshin e dendur në mjekrën e tij karakteristike. Po është përkrenarja e kryetrimit të shqiptarëve që identifikon qartë domethënien e kësaj karikature, e cila si e tillë e shpërfaq kryetrimin në formën më fyese të mundshme. Mbase autori karikon edhe me përkrenaren, brirët e dhisë duke i kthyer në pozitën përpara dhe duke i dhënë tipare edhe më të egra dhe më barbare kryetrimit Skënderbe. Fakti se kjo karikaturë ishte shpërblyer në një manifestim kulturor për mbrojtjen e trashëgimisë në një qytet të Turqisë, gjë kjo e cila dëshmohej me një mbishkrim të vendosur në fund të karikaturës, e bënte këtë punim më të hapur për një debat dhe mbase gjithë ekspozitën, brenda së ciklës kjo karikaturë kishte marrë vendin qendror.

Selajdin Hajdini vazhdon t'i qëndrojë besnik portretit karikaturë dhe ta kultivojë këtë me pasion. Sela tashmë është bërë i njohur nëpërmjet kësaj forme të karikaturës, jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe më gjerë. Sela jo vetëm që ka kujdes në tjetërsimin, përkatësisht në ekzagjerimin e vijave të fytyrës në portret, por angazhohet vazhdimisht që nëpërmjet deformimit të nxjerrë edhe karakterin e tipit të portretuar, që në këtë rast kryesisht janë persona të njohur nga jeta publike. Sela portretet karikaturë i punon edhe në ngjyra, sikundër edhe vetëm me laps grafik. Nuk janë të pakta edhe punimet kroki që i bën ai. Në përgjithësi është një karikaturist që në fushën e këtij krijimi ndodhet me decenie dhe vazhdon të punojë me të njëjtin pasion. Pa dyshim që freskia më e madhe e kësaj ekspozite, e cila është e dyta që këta karikaturistë organizojnë në këtë galeri të qytetit të Ferizajt, ishte prezantimi i Agron Sejdiut me shumë punime të reja që për herë të parë shfaqeshin para publikut ferizajas. Me përkushtim e këtij karikaturisti të talentuar i ka rënë në sy publikut që nga ekspozita e parë. Ai tani me punimet e reja veç sa dëshmonte se është në rrugë të mirë jo vetëm të ndërtimit të karikaturës, por edhe të ideve që bartin ato. Gati një cikël karikaturash Goni i kishte me motive politike, përkatësisht nëpërmjet një cinizmi tallë Bashkimin Evropian në raport me Kosovën, kur është në pyetje liberalizimi i vizave. Karikatura, ku një mur me gjemba shënon pengesën e lëvizjes, ndërsa në pjesën e sipërme të tij shtrihet flamuri evropian, me shenjën EU, dëshmon më së miri për izolimin tonë dhe për qasjen që Evropa ka ndaj neve. Karikaturë kjo e realizuar jo vetëm si ide e shkëlqyeshme, por edhe si punim i realizuar nëpërmjet ngjyrave. Edhe karikatura, që simbolizon NEWBORN-in nëpërmjet një druri të njomë, mbi të cilin hidhet me sëpatë një tip, është dëshmi e një mjeshtri të karikaturës.

Në përgjithësi publiku që ishte me shumicë në hapjen e kësaj ekspozite pati rastin të shoh karikatura vërtet të realizuara mirë dhe që përfshinin motive nga jeta jonë politike dhe shoqërore.

E kur dihet se ky lloj artistik i shprehjes jo vetëm që nuk ka shënuar një avancim në hapësirat tona, por ka shënuar një kthim prapa, ndërsa karikaturistët tanë nuk patën vullnetin e mirë që të organizoheshin dhe ta ribënin revistën për humor dhe satirë "Thumbi", ekspozita në fjalë merr vlera të veçanta. Për më tepër që në hapjen e kësaj ekspozite u tha se këta tre karikaturistë ferizajas janë të vendosur që të formojnë shoqatën e tyre me emrin "Hithi", rreth së cilës do të afroheshin jo vetëm krijuesit nga Ferizaj, por edhe më gjerë.

Ndryshe, karikatura ka një traditë në qytetin e Ferizajt, ndërsa karikaturisti Selajdin Hajdini ka shfrytëzuar lokalet e ndryshme për t'i ekspozuar vazhdimisht karikaturat e tij, në mënyrë që publiku të jetë përherë me to. Prandaj ekspozitat e tilla janë një motiv i mirë për ta ruajtur dhe kultivuar këtë formë të shprehjes së mirë, që në mënyrën më të mirë vë në thumb të metat tona politike dhe shoqërore./zëri

LDK shënoi 27 vjetorin e themelimit në Ferizaj

Posted: 07 May 2017 04:38 AM PDT

FERIZAJ.07.05.2017. Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, në praninë e qindra aktivistëve dhe qytetarëve, shënoi 27-vjetorin e themelimit, ku ishte i pranishëm kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa.

Në kët shënim të 27 vjetorit të formimit të degës së LDK-së në Ferizaj morën pjesë strukturat më të larta të këtij subjekti politik.Në këtë ceremoni morën pjësë kryetari i LDK-së dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, minsitra e deputet nga ky subjekt politik si dhe anëtarë e simpatizant të këtij subjekti si dhe qytetarë të shumtë.

Këtë përvjetor të themelimit te LDK-së të pranishmëve u ka uruar edhe Isa Mustafa
“Kisha dasht që ata që po kërkojnë zgjedhje le të vinë dhe tu shohin këtu.Sepse zgjedhjet jeni ju vet,janë qytetarët e Kosovës.Puna jonë gjat qeverisjes sonë tregon për mënyrën më të ndershme dhe më demokratike që ne po ndjekim gjatë qeverisjes sonë. Ne kemi arritur që gjat mandatit tonë të kemi rritjen më të madhe të zhvillimit ekonomik në rajon, po luftojmë me të gjitha mënyrat krimin dhe korrupcionin, kemi politikat sociale më të mira të mundshme. Gjatë këtij mandati kemi razuotate të prekshme dhe kjo është bazë që në mandatin e ardhshëm të vazhdojmë tutje. Ne duhet të marrim edhe vendime të vështira, duhet tu mundësojm jëtë lirë .Janë vendime shtetërore te cilat duhet ti marrim me SHBA-të. Fal ndihmës së tyre edhe kemi të gjithë këto njohje dhe këtë zhvillim.Ne nuk i frigohemi asnjë mocioni të të tjerëve.Ne duhet të jemi unik sepse me unitet po që se sot dalim në zgjedhje do të fitojmë.” ka thënë Isa Mustafa
Më tej, kryetari Mustafa theksoi se po punohet me përkushtim që në çdo komunë të investohet për aq sa ka mundësi dhe kapacitete, duke përfshirë Komunën e Ferizajt.

Duke u bazuar në pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në këtë tubim, kryetari Mustafa tha se LDK-ja ka besimin, ka forcën, ka drejtësinë dhe ka mundësinë që të marr përgjegjësinë që të qeveris edhe në këtë komunë dhe në komunat tjera.

Më tutje, kryetari Mustafa foli edhe për shembullin e mirë të qeverisjes që ka dhënë LDK-ja gjatë kësaj periudhe, përkundër problemeve dhe dhunës me të cilën është përballur.

"Kemi treguar se para dhunës nuk dorëzohemi, para atyre që dëshirojnë që me çdo kusht të qeverisin me mënyrën dhe mjetet e tyre, nuk dorëzohemi", ka thënë kryetari Mustafa,

Po ashtu, kryetari Mustafa, e veçoi nevojën e bashkëpunimit dhe ruajtjen e partneritetit strategjik me SHBA-të, shtetet e BE-së dhe të gjithë miqtë ndërkombëtarë, duke mos i rrezikuar raportet e mira me ta.

"Ne nuk kemi opsione alternative, ne jemi të orientuar vetëm drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave perëndimore", tha kryetari i LDK-së, duke shtuar se në këtë rrugë Kosova do të përballet me disa vendime që nuk janë të lehta, por se vendimet e rënda do të përballohen duke qenë së bashku.
Me këtë rast kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa tha se LDK ka marrë iniciativa dhe veprime në të mirë të mirëqenies së qytetarëve.
“Është bërë punë e mirë në angazhimin e dhe ngritjen e kuadrove si dhe avansimin e femrës në komunën e Ferizajt. I është dhënë prioritet zhvillimit të bizneseve dhe krijimin e bizneseve të reja përmes infrastrukturës dhe ofrimit të kredive të favorshme. Gjatë kësaj kohe janë ndërtuar rrugë dhe kanalizime, shkolla dhe ofrimin e kushteve sa me të mira me qëllim të ngritjes së cilësisë.Nuk është lënë pas dore as kultura dhe sporteve ku jan investuar me miliona euro.Gjatë kësaj kohe kryeministri dhe ministrat e qeverisë na kanë dhë përkrahje dhe kjo komunë ka pasur investime dhe projekte të papara deri më tani.LDK i pret zgjedhjet e ardhshme e përgatitur si kurrë më parë” ka thënë Muharrem Svarqa

Me këtë rast është ndarë Mirënjohja “Dr. Ibrahim Rugova” e cila këtë vit i ka takuar Sanije Aliut. Për këtë një biografi të shkurtër për veprimtaren Sanije Aliu e ka lexuar kryetari i LDK- së në Ferizaj, Muharrem Svarqa.

Më pas, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, së bashku me kryetarin e Degës, Muharrem Svarqa , kanë shpërndarë mirënjohje për personalitete të shquara që kanë kontribuuar për Kosovën dhe Ferizajn në kuadër të veprimtarisë shtetformuese dhe politike në Degën e LDK-së në Ferizaj  dhe më gjerësi dhe u shpërndanë libreza anëtarëve të rinj të cilët sot iu bashkëngjitën këtij subjekti politik.

Këto janë 3 gabimet e përnatshme me gjumin që po ju plakin para kohe!

Posted: 07 May 2017 03:43 AM PDT

Lista e gjërave që mund të na plakin është e pafundme. Ekspozimi i madh në diell, ëmbëlsirat dhe deri edhe pozicioni i gjumit mund të nxitin plakjen. Kjo është arsyeja pse anti-aging, pra lufta kundër moshës, është bërë një prej temave më të nxehta në industrinë e bukurisë.

Gjërat që në dukje na shpëtojnë nga rrudhat dhe nga fiksimi për të ruajtur sa më gjatë rininë, është vështirë të gjenden. Vitet e fundit, lufta ndaj rrudhave është bërë një shqetësim i madh i ditës, sidomos për femrat. Nëse do të dish një faktor shumë të rëndësishëm që ndikon në rini, atëherë mëso cilat janë gabimet që bën me gjumin.

  Nuk fle mjaftueshëm

Sipas studimeve të fundit, të flesh më pak orë se sa rekomandohet, 7 – 8 orë gjumë, mund të përshpejtojë plakjen dhe krijimin e rrudhave më shpejt.

Fle përmbys

Të flesh përmbys do të thotë ta mbash fytyrën të shtypur në jastëk, gjë që shkakton vija të gjata që qëndrojnë gjatë dhe që më vonë formojnë rrudhat.

Fle në të njëjtën anë

Njëlloj si të flesh përmbys, edhe të flesh në një anë mund të krijojë rrudha, sidomos në faqe dhe në zonën e qafës. Ndaj, bëni kujdes!

Surface Pro i ri lansohet gjatë majit

Posted: 07 May 2017 03:33 AM PDT

Microsoft kohë më parë kishte bërë të ditur se së shpejti na pret Surface Pro i ri dhe tash duket se modeli i ri do të prezantohet në ngjarjen në Shangai, më 23 maj.

Në njoftimin e sotëm të Microsoftit thuhet se do të mbahet ngjarja në të cilën do t'i tregohet botës për më të rejat nga kjo kompani.

Edhe pse informacioni i Microsoft nuk përfshin detaje se çfarë mund të paraqitet në ngjarjen në Shangai, Panos Panej në "cicërimën" e tij përfshin hashtagun #Surface, andaj Microsoft ose planifikon të lansojë laptopin Surface në këtë treg, ose besohet se do të prezantojë modelin e ri Surface Pro.

Ndryshe, pritet që ky do të jetë modeli Surface Pro 5, i cili do të ketë përditësim të harduerit në krahasim me modelin paraprak. Ai pritet të ketë procesor Kaby Lake, GPU të ri, më tepër memorie RAM dhe ekran 4K. Zyrtarë të Microsoftit njoftuan se modeli i ri do të jetë vetëm përditësim, por jo edhe gjeneratë e re e pajisjeve.

OnePlus i ri me 6 gigabajt RAM

Posted: 07 May 2017 03:31 AM PDT

OnePlus pritet të lansojë telefonin e ri OnePlus 5, i cili raportohet se do të ketë specifika të fuqishme.

Telefoni i ri do të ketë ekranin 5.5-inç Full HD me rezolucion 1920×1080 pixels. Ky është ekran i njëjtë që tashmë gjendet te OnePlus 3.

Pajisja do të posedojë procesorin Qualcomm Snapdragon 835 me 6 gigabajt RAM dhe 128 GB memorie të brendshme.

Te ky telefon do të ketë kamera të përditësuara. OnePlus 5 do të ketë kamerën e dyfishtë, edhe pse nuk dihen pixelët e tyre.

OnePlus 5 ka baterinë e re 3600 mAh, e cila do të mbushet 25 për qind më shpejt.

Data e lansimit të këtij telefoni ende nuk është bërë e ditur.

Opsioni i ri i Facebook

Posted: 07 May 2017 03:30 AM PDT

Me sa duket Facebook po bën ndryshime të reja në Facebook.

 Facebook vazhdimisht po eksperimenton me platformën e tij , siç mund ta keni vërejtur se kohët e fundit.

Butoni i ri i shtuar nga Facebook po komentohet nga shumë përdorues.

Klikoni në të dhe ajo ju dërgon në një 'faqe tjetër të të rejave'.

Kjo veçori e re do t'i ndajë njerëzit nga përmbajtjet e ueb-faqeve. Megjithëse ende shumë nga përdoruesit nuk e dinë ende se çdo të thotë kjo shenjë.