Zëri: “Tensionet SHBA-Rusi, Lavrov përmend edhe bombardimet e NATO's për Kosovën” plus 29 more |
- Tensionet SHBA-Rusi, Lavrov përmend edhe bombardimet e NATO's për Kosovën
- LDK unike për demarkacionin; zgjedhjet e përgjithshme si do tani
- Arkivat e Stambollit, 'sekreti i madh' dhe kumtuesi jonë Nexhmidin Spahiu
- Shtatëvjeçari ndërron jetë në pritje të ndihmës së parë (VIDEO)
- Asociacioni, peng i problemeve në Listën Serbe
- Vetura e policisë në mes të trotuarit! (FOTO)
- Atletico me kapital të vogël
- Trump pas takimit me Shefin e NATO's flet për raportet me Rusinë: Bota po kalon nëpër një hallakamë
- Reali një hap pranë gjysmëfinales
- Shkëmbim zjarri mes dy grupeve në Prishtinë
- Rusia i vë veto rezolutës së OKB'së për Sirinë
- Shoferi i dehur terrorizon qytetarët në Berat
- Çka po ndodh në Dortmund, policia ka kthyer në stadium tifozët
- Sherifi: Jemi duke e koordinuar tekstin për mocion kundër Qeverisë (Video)
- Diplomati i Millosheviqit: Asnjë qeveri e Serbisë s'guxon ta njohë Kosovën
- Largimi i produkteve të qumështit dobëson shëndetin e eshtrave
- Vrapimi rritë jetëgjatësinë
- Fëmijët me të lumtur jetojnë në Holandë
- E lë nusja për një tjetër grua, dhe me faturë 25 mijë funte
- Ky DJ bën muzikë në Everest
- Sa shumë ujë duhet të konsumoni kur bëni ushtrime fizike?
- Arbana Osmani surprizon, shikoni çfarë bën në makinë (Foto)
- Foto e frikshme e Aurela Hoxhës, çfarë e detyroi ta fshinte brenda sekodnës (Foto)
- Gruevski i ofron sërish LSDM-së deputetë për ta formuar qeverinë
- Bayern - Real, kështu u mbyll pjesa e parë (Video)
- Ministri gjerman Vuçiqit: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga raporti me Kosovën
- Serwer: Nëse e bëni ushtrinë me serbët, do të keni mbështetjen e NATO-s
- Osmani: Në KP të LDK-së nuk iu dha fjala zërave kundërshtues (Video)
- Dortmundi humb përballjen e parë ndaj Monacos
- Simiq, Mustafës: Emëroje ministrin e MAPL-së, ose e mbështesim rrëzimin e Qeverisë
| Tensionet SHBA-Rusi, Lavrov përmend edhe bombardimet e NATO's për Kosovën Posted: 12 Apr 2017 02:55 PM PDT Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke folur në lidhje me sulmin e raketave amerikane në Siri, ka përmendur operacionet e mëparshme të Uashingtonit. Lavrov ka kujtuar sulmin ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë, i cili, sipas tij, është kryer pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Kur është fjala për Sirinë, kemi biseduar në lidhje me faktet historike, dhe Rex tha se atëherë ai ishte i ri në administratën amerikane dhe nuk dëshiron të merret me të kaluarën....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| LDK unike për demarkacionin; zgjedhjet e përgjithshme si do tani Posted: 12 Apr 2017 02:54 PM PDT Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se ky organ i partisë i ka dhënë mbështetje unanime votimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Ai ka deklaruar se asnjë nga anëtarët e këshillit nuk ka qenë kundër dhe ka pasur vetëm gjashtë abstenime, pra me mbi 90 për qind të votave ka kaluar kjo çështje, njofton Klan Kosova. Hoti ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Arkivat e Stambollit, 'sekreti i madh' dhe kumtuesi jonë Nexhmidin Spahiu Posted: 12 Apr 2017 02:30 PM PDT “Të merresh me një njeri jo serioz, i bije që të humbasësh seriozitetin tënd si njeri”, thotë shkrimtari i madh çek, Milan Kundera. Nisur nga kjo këshillë, çështja është, a ia vlen të merresh me një njeri si puna e Nexhmidin Spahiut? Nëse do ndiqja këshillën e shkrimtarit çek, do duhej ta injoroja. Por më shumë se këshilla e mençur, për mua tunduese ishte ideja e të bërit një vepër humane. Dhe ku ka humanizëm më të madh se të ndihmosh një njeri me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shtatëvjeçari ndërron jetë në pritje të ndihmës së parë (VIDEO) Posted: 12 Apr 2017 02:21 PM PDT Një shtatëvjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Lluzhan, pasi ndihma e parë u vonua për rreth 40 minuta. Në automjetin e vetaksidentuar ishin edhe dy fëmijë të tjerë që shpëtuan me lëndime të lehta. Ata u dërguan në spital me vetura civile. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Asociacioni, peng i problemeve në Listën Serbe Posted: 12 Apr 2017 02:19 PM PDT Qeveria e Kosovës është e gatshme të ulet dhe të nisë bisedimet me përfaqësuesit e Listës Serbe për përpunimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sapo përfaqësuesit e kësaj liste të kthehen në ekzekutivin e vendit. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, Bajram Gecaj, i cili njëherësh është edhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vetura e policisë në mes të trotuarit! (FOTO) Posted: 12 Apr 2017 02:14 PM PDT Rastet kur veturat e Policisë së Kosovës parkohen në vende të ndaluara, tashmë s'janë të rralla. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë. Një makina e policës së Kosovës është parë e parkuara në vende të ndaluara për parking. Lexuesit e “Zeri.info”, kanë dërguar fotografi në redaksi, të një veture të policisë që është parkuara në trotuar. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 12 Apr 2017 01:56 PM PDT Atletico Madrid e ka mposhtur me rezultat 1:0 kampionin e Anglisë, Leicesterin, shkruan zeir.info. Golin e vetëm në ndeshjen që u zhvillua në “Vicente Calderon” e shënoi Antoine Griezmann në minutën e 28-të nga penalltia. Me këtë rezultat madrilenët nuk e kanë aspak të sigurt kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sidomos nëse merret parasysh forma që po e kalon së fundi Leicester. Kjo skuadër, pas befasisë që e bëri në Premierligë, duke e fituar titullin e kampionit,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump pas takimit me Shefin e NATO's flet për raportet me Rusinë: Bota po kalon nëpër një hallakamë Posted: 12 Apr 2017 01:56 PM PDT Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur sot në takim shefin e NATO's, Jens Stoltenberg, në Shtëpinë e Bardhë. Trump ka thënë se NATO më nuk është e kotë, duke ndryshuar qëndrimin e tij, që kishte alarmuar aleatët. Presidenti amerikan ka thënë se rreziku nga terrorizmi ka vënë në pah rëndësinë e NATOs. I pari i Amerikës ka folur edhe për raportet ndërmjet Amerikës dhe Rusisë, dhe ndërmjet Perëndimit në përgjithësi dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Reali një hap pranë gjysmëfinales Posted: 12 Apr 2017 01:46 PM PDT Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Bayern Munichut në ndeshjen që u zhvillua në Munih, shkruan zeri.info. Cristiano Ronaldo ka qenë heroi i skuadrës spanjolle, me dy gola të shënuar në minutat 47 e 77, ndërsa për bavarezët golin e vetëm e shënoi Arturo Vidal (25’). Pikërisht ky futbollist ka pasur mundësi të shënojë edhe një herë, por dështoi nga penalltia në minutën e 45-të. Kampioni gjerman që nga minuta e 61-të luajti me një futbollist më pak, pasi me karton...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shkëmbim zjarri mes dy grupeve në Prishtinë Posted: 12 Apr 2017 01:45 PM PDT Rreth orës 21:27 minuta në rrugën e ‘UÇK-së’ në Prishtinë, janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar për Gazetën Monitor se policia është në vendin e ngjarjes ku janjanë hasur dy gëzhoja si dhe një fishek i pashkrepur. Sipas policisë, në bazë të informacioneve të para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, apo për ndonjë të arrestuar. “Me daten 12.04.2017 rreth ores 21:27 ne...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusia i vë veto rezolutës së OKB'së për Sirinë Posted: 12 Apr 2017 01:41 PM PDT Projektrezoluta e prezantuar nga Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe që kërkon bashkëpunimin e regjimit sirian në një hetim për sulmin kimik të dyshuar, është e papranueshme, theksoi sot diplomacia ruse. “Kjo projektrezolutë për ne është e papranueshme dhe ne nuk do të votojmë në favor të saj”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Genadi Gatilov, cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”, ndërkohë që votimi i Këshillit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shoferi i dehur terrorizon qytetarët në Berat Posted: 12 Apr 2017 01:30 PM PDT Banorë të Beratit janë terrorizuar pasditen e sotme teksa një automjet me shpejtësi që lëvizte me shpejtësi ka përplasur 5 automjete të tjera, para se të kapej nga policia. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima nga ngjarja e pazakontë që ndodhi në pedonalen e qytetit. Drejtuesi i mjetit, 35-vjeçari Ilirjan Çereni u ndalua në dalje të qytetit, në përpjekje për t’u larguar. Burime zyrtare nga drejtoria lokale e policisë bëjnë me dije se ai ka qenë në gjendje të dehur. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Çka po ndodh në Dortmund, policia ka kthyer në stadium tifozët Posted: 12 Apr 2017 01:19 PM PDT Policia gjermane ka kthyer në stadium tifozët e Dortmundit dhe Monacos, pasi kanë gjetur dy pako të dyshimta Me të përfunduar ndeshja Borussia Dortmund – Monaco, policia gjermane ka gjetur dy pako të dyshimta, afër daljes së stadiumit ‘Signal Idunapark’. Menjëherë janë urdhëruar tifozët që të kthehen në stadium, deri sa të largohen ato dhe situata të jetë e qetë. /Express/ {gallery} ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sherifi: Jemi duke e koordinuar tekstin për mocion kundër Qeverisë (Video) Posted: 12 Apr 2017 01:17 PM PDT Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi ka thënë se nëse opozita do t’i kishte votat e mjaftueshme do të kërkonte mocion kundër Qeverisë edhe në të kaluarën. “Partitë opozitare janë duke e formuar një tekst të përbashkët për mocionin e rrëzimit të Qeverisë për t’ia prezantuar deputetëve që janë të gatshëm të na mbështesin”, ka thënë Sherifi në ‘Rrokum Roll’. Ai ka bërë të ditur se 31...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Diplomati i Millosheviqit: Asnjë qeveri e Serbisë s'guxon ta njohë Kosovën Posted: 12 Apr 2017 01:10 PM PDT Perspektiva e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian ndërthuret me çështjen e Kosovës, ka thënë ish –shefi i diplomacisë së ish- Jugosllavisë, Vlladislav Jovanoviq. Ai ka shtuar se asnjë qeveri e Serbisë nuk do të duhej ta njihte pavarësinë e Kosovës. Jovanoviq, siç raporton FoNet, ka thënë se Europa Perëndimore është faktor i rëndësishëm për Serbinë, për shkak të presioneve konstante për njohjen e Kosovës. “Duan të na...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Largimi i produkteve të qumështit dobëson shëndetin e eshtrave Posted: 12 Apr 2017 01:08 PM PDT Dietat të cilat nuk përmbajnë produktet e qumështit mund të rrezikojnë shëndetin e eshtrave tek personat në moshën e re. Sipas të dhënave të Shoqërisë Kombëtare për Osteoporozë, një në pesë persona nën moshën 25 vjeçare nuk përdorin apo përdorin fare pak qumështin në dietat e tyre. Sipas tyre kjo është shqetësuese ngaqë shumë persona po vënë në rrezik shëndetin e tyre përmes kësaj forme të të ushqyerit. Largimi i produkteve të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 12 Apr 2017 01:07 PM PDT Për çdo orë që vraponi jetëgjatësia juaj zgjatet për shtatë ore, kjo sipas një studimi të zhvilluar së fundmi. Shkencëtarët kanë deklaruar që vrapimi për vetëm një orë në javë është ushtrimi më efektiv për të rritur jetëgjatësinë, pavarësisht sa km vraponi apo sa shpejtë. Personat që vrapojnë rregullisht mund të shtojnë deri në tre vite jetë. Ky studim i cili u zhvillua në Universitetin Shtetëror në Iowa, ka analizuar të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fëmijët me të lumtur jetojnë në Holandë Posted: 12 Apr 2017 01:06 PM PDT Në vitin 2013, një raport i UNICEF-it i cilësoi fëmijët holandezë si fëmijët më të lumtur në botë. E njëjta renditje vijon të jetë edhe sot në raportet e organizatës për fëmijët,transmeton Klan Kosova. Raporti është vlerësuar duke i krahasuar mënyrat e jetesës së fëmijëve në 26 vende të ndryshme të zhvilluara në botë. Tri kategoritë mbi të cilat është bërë vlerësimi janë: mirëqenia, shëndeti, siguria, edukimi, sjellja...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| E lë nusja për një tjetër grua, dhe me faturë 25 mijë funte Posted: 12 Apr 2017 01:05 PM PDT Një burrë tregoi për zemrën e tij të thyer pasi që nusja e tij infermiere e kishte braktisur për një kolege të saj gjashtë javë para dasmës së tyre. Hidrauliku Adam Vickers planifikoi të martohej me Laura O’Callaghan në një dasmë që i kushtoi 25 mijë funte. Çifti kishin qenë bashkë që nga fëmijëria, dhe paguan për një vend të bukur rural, dërguan ftesa dhe punësuan një fotograf, një DJ dhe morën një veturë Bentley për nusen, si dhe paguan për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 12 Apr 2017 01:04 PM PDT DJ i famshëm britanik Paul Oakenfold e mbajti “festën më të madhe në Tokë” të martën, duke e lëshuar një set të tij muzikor në kampin bazë të Mount Everest, që është i lartë 8,848 metra. Oakenfold postoi disa video në llogarinë e tij personale në Facebook ku shihet duke i argëtuar të pranishmit me muzikën e tij. Udhëtimi në Everest është i pari në serinë Soundtrek të këtij muzikanti, ku ai do të performojë në vende të papritura rreth globit, duke...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sa shumë ujë duhet të konsumoni kur bëni ushtrime fizike? Posted: 12 Apr 2017 01:02 PM PDT 70 për qind… Nga të gjitha lëngjet që amerikanët i konsumojnë çdo ditë, aq është përqindja se sa prej atyre lëngjeve nuk është ujë, sipas një studimi të fundit në SHBA. Pavarësisht s studimi zbulon se shumë meshkujt e arrijnë targetin për konsumimin total të fluideve, vetëm 30 për qind e tyre është e përbërë nga uji. Gjë e cila nuk i bën shëndetit favore, e veçanërisht kur bëjnë ushtrime fizike, transmeton telegrafi. Përse? Një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Arbana Osmani surprizon, shikoni çfarë bën në makinë (Foto) Posted: 12 Apr 2017 12:58 PM PDT Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu kanë kaluar sot një ditë të veçantë. Pas publikimit të fotos nga plazhi ku të dyja bukuroshet dukeshin për mrekulli, tani janë në një version që nuk i kishiom parë më parë. Arbana Osmani ka treguar se muzikës i qëndron shumë larg. Madje ajo ka bërë një autokritikë krahas videos së postuar ‘Këto mund të ishim ne, por ti je e stonuar’-shkruan moderatorja. Pas shumë kohësh dy mikeshat kanë gjetur pak kohë për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Foto e frikshme e Aurela Hoxhës, çfarë e detyroi ta fshinte brenda sekodnës (Foto) Posted: 12 Apr 2017 12:57 PM PDT Ajo është një nga modelet dhe blogeret më të përfolura në vend. Bëhet fjalë për Aurela Hoxhën. Kohët e fundit ka bërë ndryshime të mëdha në pamjen e saj. Para pak çastesh Aurela ka postuar një foto, ku dukej shumë larg pamjes së kuruar që jemi mësuar të shohim. Me sa duket modelja e ka kuptuar se pamja e saj linte mjaft për të dëshiruar dhe e ka fshirë me shpejtësinë e erës. Fotoja e cila tregoi një tjetër fytyrë të modeles është publikuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gruevski i ofron sërish LSDM-së deputetë për ta formuar qeverinë Posted: 12 Apr 2017 12:48 PM PDT Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski vazhdon të bëjë thirrje kundër formimit të qeverisë nga LSDM dhe partitë shqiptare, duke thënë se populli nuk do të lejojë që në kurriz të tyre LSDM-ja të paguajë borxhet. Gruevski kundërshtimin e tij e shprehu bazuar në protestat siç tha ai të qytetarëve, ndërsa edhe një herë i ofroi LSDM-së të gjithë deputetët e partisë së tij, për të formuar qeverinë. Që nga arritja e marrëveshjes mes LSDM-së dhe partive...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bayern - Real, kështu u mbyll pjesa e parë (Video) Posted: 12 Apr 2017 12:40 PM PDT Bayern Munichu e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Real Madridit me rezultat 1:0. Golin e avantazhit për gjigantin bavarez e ka shënuar Arturo Vidal me kokë. Futbollisti kilian ka qenë fytyra tragjike e fundit të pjesës së parë pasi e humbi penalltinë. Nga ana tjetër, Karim Benzema e ka qëlluar tërthorësen pasi e goditi topin me kokë, ndërsa rast kishte edhe Cristiano Ronaldo. Pjesa e dytë pritet te jetë po aq interesante dhe dramatike. Në duelin tjetër, Atletico Madridi po udhëheq ndaj Leicester Cityt 1:0...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ministri gjerman Vuçiqit: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga raporti me Kosovën Posted: 12 Apr 2017 12:23 PM PDT Kryeminstri i Serbisë, tashmë presidenti i zgjedhur Aleksandar Vucic dhe Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel janë pajtuar se Serbia mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane, dhe se shteti serb është faktor stabiliteti në rajon. Mirëpo, për të arritur te një gjë e tillë Gabriel deklaroi se Serbia duhet të vazhdojë procesion reformues e poashtu edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën- si kusht për anëtarësim në BE. “Fitorja në zgjedhje të jep arsye për gëzim por edhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Serwer: Nëse e bëni ushtrinë me serbët, do të keni mbështetjen e NATO-s Posted: 12 Apr 2017 12:07 PM PDT Njohësi i çështjeve të Ballkanit Daniel Serwer, ka thënë se Kosova është vonuar në themelin e Ushtrisë. Ai thotë se KFOR një ditë do të lë Kosovës, dhe sipas tij vendit tonë i duhet një ushtri. Serwer, ka treguar se NATO do ta mbështes Ushtrinë e Kosovës, nëse ajo bëhet në koordinim me serbët. “Mendoj se ushtria është vonë për disa vite. Nuk e di pse ka ndodhur. Duhet të jetë përherë e më e qartë se KFOR nuk do të qëndrojë gjithmonë, KFOR...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Osmani: Në KP të LDK-së nuk iu dha fjala zërave kundërshtues (Video) Posted: 12 Apr 2017 12:00 PM PDT Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, tha se nuk i është dhënë fjala sot në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, ku u diskutua për zgjedhjet lokale, Demarkacionin me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave. Ndërsa sa i përket çështjes së demarkacionit ajo tha se kishte diskutime pro dhe kundër, dhe se sipas saj mandati i deputetit mbrohet me kushtetutë dhe nuk ka asnjë organ as partiak e as tjetër që mundet me iu imponu deputetëve të votojnë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dortmundi humb përballjen e parë ndaj Monacos Posted: 12 Apr 2017 11:46 AM PDT Monaco ka mposhtur në udhëtim Borussia Dortmund me rezultat 2:3, për të bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve Skuadra franceze, Monaco ka fituar çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 2:3. Në fitoren e Monacos shkëlqeu sulmuesi i ri francez, Kylian Mbappe me dy gola, ndërsa një tjetër e shënoi Bender (autogol). Në anën tjetër golat për Dortmundin i shënuan Dembele dhe Kagawa. Kujtojmë se pas një jave...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Simiq, Mustafës: Emëroje ministrin e MAPL-së, ose e mbështesim rrëzimin e Qeverisë Posted: 12 Apr 2017 11:42 AM PDT Nëse kryeministri Isa Mustafa nuk e emëron një pjesëtar të Listës Srpska në krye të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, atëherë deputetët e këtij subjekti do të mbështesin mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë Mustafa. Kështu ka bërë me dije në një prononcim për Gazetën Express, të mërkurën, kreu i Listës Srpska, Sllavko Simiq. Ai ka thënë se subjekti i tij politik i ka dërguar letër kryeministrit Mustafa, që ta emërojë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





