Mesazhi.com: “Reali fiton si mysafir i Bayernit” plus 9 more |   
- Reali fiton si mysafir i Bayernit
 - Egjipti vendosë gjendjen e jashtëzakonshme
 - Gazeta britanike do t’i paguaj dëmshpërblim Melania Trump-it
 - Përfundon mbledhja e LDK-së, Mustafa merr mbështetje për votimin e demarkacionit
 - Edhe sonte protesta kundër gjuhës shqipe, 45 ditë ndjellje urrejtje për shqiptarët
 - Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë mblidhen më 24 prill në Vlorë
 - Tanin: Të drejtën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut e ka vetëm Këshilli i Sigurimit
 - Somali: Hapet xhamia me emrin e hoxhës shqiptar Jakup Asipi
 - Selimi: Të diplomuarit në Akademinë Policore në Turqi, të papunë
 - Haradinaj: Ka deputetë serbë që nuk janë kundër themelimit të Ushtrisë së Kosovës
 
|    Reali fiton si mysafir i Bayernit Posted: 12 Apr 2017 01:51 PM PDT Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut me rezultat 1-2. Los Blancos ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe ishte një fitore e merituar për spanjollët. Ndeshja filloi me shansin e Karim Benzemas, por Arturo Vidal shënoi me kokë në minutën e 25-të. Kiliani humbi penalltinë në minutat shtesë të pjesës së parë dhe me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë. Pjesa e dytë i takoi Realit në krye me Cristiano Ronaldon e disponuar për lojë. Portugezi barazoi rezultatin në minutën e 47-të dhe pas 30 minutash shënoi edhe golin e epërsisë. Ndeshja e kthimit luhet të martën e ardhshme. The post Reali fiton si mysafir i Bayernit appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Egjipti vendosë gjendjen e jashtëzakonshme Posted: 12 Apr 2017 11:54 AM PDT Parlamenti i Egjiptit ka vendosur nje shtetrrethim tremujor pas dy shpërthimeve vdekjeprurëse ku mbeten te vdekur 45 besimtarë të krishterë. The post Egjipti vendosë gjendjen e jashtëzakonshme appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Gazeta britanike do t’i paguaj dëmshpërblim Melania Trump-it Posted: 12 Apr 2017 11:49 AM PDT LONDËR (AA) – Malania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan Donald Trump ka fituar gjyqin që ajo kishte hapur kundër gazetës britanike “Daily Mail” e cila kishte bërë një lajm se në të kaluarën ajo ka punuar si “shoqëruese e elitave”, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë nga “Daily Mail” thuhet se në kuadër të gjyqit për çështjen e karrierës së modelingut të Trump do t’i paguhet dëmshpërblim “zonjës së parë” amerikane. The post Gazeta britanike do t’i paguaj dëmshpërblim Melania Trump-it appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Përfundon mbledhja e LDK-së, Mustafa merr mbështetje për votimin e demarkacionit Posted: 12 Apr 2017 11:02 AM PDT Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që ka zgjatur më shumë se tri orë, ka rikonfirmuar qëndrimin pro ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave. Mustafa ka thënë se pret që deputetët kundërshtues të demarkacionit brenda partisë së tij, ta respektojnë vendimin e LDK-së këtë çështje, raporton lajmi.net.Ai nuk ka dhënë datë se kur do të procedohet demarkacioni në Kuvend, duke shtuar se kjo do të bëhet pas konsultimeve me PDK-në dhe Listën Serbe. Kurse sa i përket mundësisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mustafa ka thënë se nuk është diskutuar pasi janë afatet ligjore dhe kushtetuese. The post Përfundon mbledhja e LDK-së, Mustafa merr mbështetje për votimin e demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Edhe sonte protesta kundër gjuhës shqipe, 45 ditë ndjellje urrejtje për shqiptarët Posted: 12 Apr 2017 09:59 AM PDT Edhe sonte kanë vazhduar protestat kundër gjuhës shqipe dhe "Deklaratës së partive shqiptare" në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni. Protestat i organizojnë organizata të përafërta me OBRM-PDUKM-në e Nikolla Gruevskit. "Jemi këtu para Qeverisë së Maqedonisë, ku nuk do të lejojmë deklaratën e partive shqiptare. Kemi ardhë për 45 ditë me radhë për të thënë se nuk do të lejojmë që të ndodh ndarja dhe federalizimi i shtetit. Për tu siguruar ne jemi rrugëvëve." thonë protestuesit. The post Edhe sonte protesta kundër gjuhës shqipe, 45 ditë ndjellje urrejtje për shqiptarët appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë mblidhen më 24 prill në Vlorë Posted: 12 Apr 2017 05:47 AM PDT Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj sot ka qëndruar në Tiranë. Gjatë një takimi që pati me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, u vendos që të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja do të mbahet në qytetin e Vlorës me 24 prill. Sipas ministrit Hoxhaj në mesin e shumë temave që u diskutuan ishte edhe vendimi i kësaj mbledhjeje. "Një temë e diskutimit dhe ndër më të rëndësishmet ishte mbledhja e përbashkët e dy qeverive që kësaj radhe do të mbahet në Vlorë. Kemi një lajm të mirë që do ta ndajmë me ju që mbledhja e përbashkët do të mbahet më 24 prill", ka thënë Hoxhaj menjëherë pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Ministri Hoxhaj pati një takim me kreun e Kuvendit , Ilir Meta, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimeve të fundit në rajon. The post Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë mblidhen më 24 prill në Vlorë appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Tanin: Të drejtën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut e ka vetëm Këshilli i Sigurimit Posted: 12 Apr 2017 05:22 AM PDT Deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Enver Hoxhaj, se në Kosovë duhet të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, është komentuar edhe nga shefi i këtij misioni. Pas takimeve të zhvilluara më deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Zahir Tahin ka thënë para mediave se të drejtën për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë e ka Këshilli i Sigurimit të OKB-së, raporton Telegrafi Ai para medieve ka theksuar se kanë folur me kryetarin e Komisionit, Elmi Reçica, për një mori çështjes tjera në vend. Hoxhaj para pak kohësh pati theksuar se UNMIK-u duhet të largohet përfundimisht nga Kosova. Këtë deklaratë ai e pati bërë pas arritjes së marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në një deklaratë për media pati thënë se "ne duhet të fillojmë një debat të ri në Kosovë sa i takon rolit që duhet ta ketë UNMIK-u në Kosovë". "Unë jam i bindur që roli që ka pasur UNMIK-u në Kosovë nga qershori i vitit 1999 deri në dhjetorin e vitit 2007 mund të cilësohet si ndër misionet më të suksesshme që ka pasur OKB-ja në të gjitha misionet nëpër botë, meqenëse, UNMIK-u ka qenë në kuadër të një organizate ombrellë në kuadër të së cilës janë krijuar parakushtet dhe ka lindur shteti i Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka pasur zhvillime të mëdha të rëndësishme që mua më bën të mendojë që UNMIK-u duhet ta përfundojë misionin e tij përfundimisht në Kosovë", kishte theksuar Hoxhaj. The post Tanin: Të drejtën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut e ka vetëm Këshilli i Sigurimit appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Somali: Hapet xhamia me emrin e hoxhës shqiptar Jakup Asipi Posted: 12 Apr 2017 04:36 AM PDT Xhamia është ndërtuar në kryeqytetin e Somalisë Mogadishë, dhe do të mbajë emrin e hoxhës së mirënjohur nga rajoni i Kumanovës Jakup Asipi. Javën e kaluar në Somali u bë përurimi i një xhamie të re të cilën publikisht e hapi zëvendës kryeministri i qeverisë së Turqisë Bekir Bozdagiavën. Xhamia është në gjendje që t'i përfshijë 450 persona kurse u ndërtuar me ndihmën e Fondacionit turk IHH. Në këtë ceremoni morën pjesë një numër i madh i zyrtarëve turq dhe ambasadori turk në Somali Kani Korun, zv. drejtoi i IHH Murat Kavakdan, kryetari i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe zhvillim TIKA dhe zyrtarë tjerë të Gjysmëhënës së kuqe të Turqisë dhe zyrtarë tjerë. Ky fondacion vite me radhë është përkushtuar për ndihmë këtij shteti dhe rajoni Afrikan. Ndihmat dhe përkushtimet u shtuan sidomos pas thatësirës së madhe që e kaploi këtë vend. Përveç kësaj xhamie IHH ka kontribuuar edhe ne sferën e jetimëve me të cilët bashkëpunon 10 vite të tëra. Vlen të përmendet edhe jetimorja më e madhe në këtë rajon që është hapur nga ky fondacion humanitarë, por edhe ndërtimi i disa shtëpive për jetimët në pjesën veriore në fshatin Shebelle Jamao./ The post Somali: Hapet xhamia me emrin e hoxhës shqiptar Jakup Asipi appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Selimi: Të diplomuarit në Akademinë Policore në Turqi, të papunë Posted: 12 Apr 2017 03:48 AM PDT Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se 10 të diplomuarit në Akademinë Policore në Turqi janë të papunë. Selimi në këtë mbledhje ka thënë ata u dërguan nga Qeveria e Kosovës dhe u mbështeten me mbi 1 milion euro, prandaj ka kërkuar që të ndihmohen këta të diplomuar. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme është diskutuar për ndryshimin e Ligjit për kontrollin e kufijve. The post Selimi: Të diplomuarit në Akademinë Policore në Turqi, të papunë appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Haradinaj: Ka deputetë serbë që nuk janë kundër themelimit të Ushtrisë së Kosovës Posted: 12 Apr 2017 03:25 AM PDT Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Daut Haradinaj, tha se është tejet e rëndësishme deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie se Ushtria e Kosovës do të bëhet brenda këtij viti. Haradinaj tha se ka deputetë të Listës serbe që nuk janë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, pasi është edhe në të mirën e tyre, raporton Telegrafi. Kryetari i Komisionit tha se janë 72 pjesëtarë serbë (oficer, nënoficer) që janë pjesë e FSK-së. Kjo sipas tij, nënkupton që ushtria do të jetë edhe për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre. The post Haradinaj: Ka deputetë serbë që nuk janë kundër themelimit të Ushtrisë së Kosovës appeared first on Mesazhi.com.  |   
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now.  |   Email delivery powered by Google | 
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





