Zëri: “Përgatitjet për Pashkët, si çdo vit tjetër” plus 29 more

Zëri: “Përgatitjet për Pashkët, si çdo vit tjetër” plus 29 more


Përgatitjet për Pashkët, si çdo vit tjetër

Posted: 14 Apr 2017 02:50 PM PDT

Fatmir Koliqi nga Ipeshkvia e Kosovës ka thënë për Ora e Fundit në Klan Kosova se përgatitjet për Festën e Pashkëve kanë shkuar shumë mirë dhe se asgjë nuk ka qenë më e jashtëzakonshme, krahasuar me vjetët e tjera. Interesimi i publikut u rrit pasi të enjten u alarmua se mbase mund të këtë sulme në Prishtinë për këtë festë katolike. “Nuk kemi kërkuar siguri shtesë, asgjë të veçantë dhe gjithçka po shkon në rregull. Festa do të zhvillohet në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Le Pen sulmon Papën: Për emigrantët përgjigjen politikanët

Posted: 14 Apr 2017 02:49 PM PDT

Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, nuk e ka kursyer retorikën e ashpër as ndaj Papa Françeskut, për të cilin është shprehur se bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë. Kandidatja e garës presidenciale franceze ka shprehur papajtueshmëri me apelin e vazhdueshëm të Atit të Shenjtë për strehimin e emigrantëve, ndërsa tha se kjo është një çështje për të cilën duhet të veprojnë politikanët dhe jo Kisha. E njohur për deklaratat e saj të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Blindohet Tirana, frikë nga sulmet terroriste (Foto)

Posted: 14 Apr 2017 02:39 PM PDT

Policia ka shtuar ndjeshëm masat për rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve gjatë ditëve të Pashkëve. Në këto foto të publikuara nga “Shekulli”, shfaqen uniforma blu me autoblinda pranë Kishës Ortodokse në qendër të Tiranës. Masat shtesë të policisë u ndërmorën pas alarmit të dhënë nga Ambasada Amerikane se grupe terroriste mund të sulmojnë Ditën e Pashkëve. Në këtë kuadër ,në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Futbollisti i Kosovës feston me atë të Shqipërisë (Foto&Video)

Posted: 14 Apr 2017 02:30 PM PDT

Amir Rrahmani duket tejet i lumtur për golin e Eros Grezdas Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, ka shënuar një supergol për Lokomotivën ndaj Dinamo Zagrebit, që e ka festuar me shqiponjë, shkruan Gazeta Express. Grezda shënoi golin e parë në këtë ndeshje, por më pas Armin Hodzic realizoi dy herë nga penalltia (29’ dhe 67’) për ta bërë të pavlefshmen golin e të riut shqiptar, pasi Dinamo fitoi 1:2. “Gol i bukur nga Eros Grezda”, ka shkruar mbrojtësi i Kosovës në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Kosova publikon listën (Foto)

Posted: 14 Apr 2017 02:19 PM PDT

FFK ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kosovën U-15 për kampin tre-ditor në Grunberg të Gjermanisë. Sipas përzgjedhësit të kësaj grupmoshe, Gazmend Haliti, qëllimi i këtij kampi është seleksionimi sa më i mirë i kësaj moshe dhe përcjellja nga afër e përgatitjes së tyre teknike, taktike dhe fizike për kualifikimet për Kampionatin Evropian. Më poshtë e keni listën komplete të skuadrës që do të udhëtojë drejt Gjermanisë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ekspertët: Kosova nuk është cak i ndonjë sulmi terrorist (Video)

Posted: 14 Apr 2017 02:18 PM PDT

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Kryeministria ka informuar se institucionet janë alarmuar pasi kanë zbuluar veprime të disa individëve, të cilat kanë planifikuar akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë. Por, për këtë çështje ekspertet e sigurisë thonë se nuk ka ndonjë rrezik të mundshëm dhe se Kosova nuk mund të jetë cak i ndonjë sulmi terrorist, raporton TribunaChannel. Eksperti i sigurisë, Avni Islamim thotë se Kosova në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Limaj: Thaçi e prishi projektin për ushtrinë

Posted: 14 Apr 2017 02:03 PM PDT

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ideja për mocion tashmë ka marrë formë konkrete si një angazhim i opozitës në Kosovë.   Kreu i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, në intervistën në RTK ka thënë se në dhjetor dhe janar ka pasur komunikime dhe ishin bërë plane që sivjet të kryhej çështja e ushtrisë. “Por z. Thaçi nga frika që po bëhemi të gjithë bashkë dul vet dhe e prishi krejt projektin. Ai dul vet dhe e pamë përfundimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dani e quan artist playback, ja si i përgjigjet Sabri Fejzullahu (VIDEO)

Posted: 14 Apr 2017 01:56 PM PDT

Sabri Fejzullahu, ka qenë i ftuari I kësaj jave në intervistën e gjatë të emisionit më të shikuar në vend, Express Rozë, ku ka folur rreth jetës dhe karrierës së tij. Ndër të tjera, këngëtari iu ka përgjigjur Danit, pasi që ky i fundit e ka quajtur Sabrin artist playback. Se çfarë i ka thënë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Opozita ka mbetur në lloçë me dy këmbë

Posted: 14 Apr 2017 01:46 PM PDT

Demarkacioni mund të dërgohet në Kuvend gjatë këtij muaji Në Qeveri paralajmërojnë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi mund të dërgohet në Kuvend gjatë këtij muaji. Këshlltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë për  Speciale të RTV21, se që nga fillimi ka pasur thirrje nga përfaqësuesit ndërkombëtar që demarkacioni të kaloj sa më shpejt. “Fatkeqësisht që nga fillimi kjo është shndërruar në një kauzë politike të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Amerikanët sqarojnë pse u përdorë bomba masive

Posted: 14 Apr 2017 01:46 PM PDT

John Nicholson tha se ishte bërë me qëllim të eliminimit të pengesave në terren Komandanti i Forcave amerikane në Afganistan, gjenerali John Nicholson, deklaroi të premten në një konferencë për media se përdorimi i bombës masive kundër ISIS-it ishte bërë me qëllim të eliminimit të pengesave në terren, në mënyrë që të mund të vazhdohet ofensiva e mëtejme. “Armiku ka krijuar bunkerë, tunele dhe fusha të gjera me mina, dhe kjo armë ishte përdorur për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çka thonë aktorët e ‘O sa mirë’ për serialin ‘Egjeli’ (Video)

Posted: 14 Apr 2017 01:43 PM PDT

Pjesë e emisionit Mirage këtë javë ishin edhe aktorët e serialit “O sa mirë”. Ekipi i Mirage ishte në vendin ku xhironin aktorët e serialit dhe morën disa prononcime nga ata. Aktorët  e “O sa mirë” përveç të tjerave janë pyetur edhe rreth serialit “Egjeli” aktorët e të cilit ishin pjesëmarrës në disa episode të “O sa mirë”. Videoja e mëposhtme ju tregon përgjigjet e aktorëve.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trendi i 'çmendur' i vetullave si pendë (FOTO)

Posted: 14 Apr 2017 01:40 PM PDT

Bota e grimit dhe bukurisë estetike gjithmonë sjellë surpriza të reja. Duket që çdo ditë vjen një trend i ri, e secili është më i “çmendur” se ai paraprak. E tani nëpër rrjetet sociale është duke u parë trendi i “vetullave pendë”. Para disa ditësh artistja e grimit, Stella Sironen, publikoi disa fotografi të “vetullave pendë” që shumë shpejt u përhap në internet si trendi i radhës. Më poshtë mund të shihni se për çfarë bëhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje interesante të Tokës gjatë natës (Foto&Video)

Posted: 14 Apr 2017 01:35 PM PDT

Nga NASA vjen harta e re e natës e Tokës, e realizuar falë satelitit Suomi Npp, agjencia hapësinore amerikane dhe agjencia për atmosferën dhe oqeanet. Bëhet fjalë për një pamje të përbërë nga dritat e natës në Tokë, që na jep atë që deri tani është pamja më e qartë e jetës njerëzore në planet. Harta e re, interaktive në faqen e NASA, përditëson atë të publikuar në vitin 2012, një vit pas lëshimit të satelitit, në kuadër të programit National......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mjekët e kanë pranuar: Kjo pije SHËRON DEPRESIONIN më mirë se të gjitha ilaçet farmaceutike!

Posted: 14 Apr 2017 01:33 PM PDT

Për dallim nga ilaçet, kjo pije nuk shkakton kurrfarë efektesh të padëshirueshme. Shafrani sjell shumë të mira për tërë organizmin. Është i pasur me substanca natyrore të cilat kanë cilësi kundërinflamatore, ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe ulin kolesterinën, transmeton Telegrafi. Vetëm disa nga cilësitë shëruese të përmendura më së shpeshti të shafranit janë ndihmë e fuqishme në shërimin: e kancerit të lëkurës, sëmundjes së Alzajmerit,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Disa këshilla kur ta takoni ish të dashurin

Posted: 14 Apr 2017 01:32 PM PDT

Çdo herë kur ju shihni ishin tuaj, sigurisht ndjeni një nostalgji për kohën e shkuar, ndoshta plaga juaj është ende e freskët, sepse ndarja sapo ka ndodhur. Për t`i rënë në sy dhe të ndjej mall për ju bëni këto gjëra: 1. Siguroni që dhëmbët e juaj janë të pastër dhe nuk ju ka mbetur ushqim nëpër dhëmbë. 2. Jeni pa grim? Përdorni shpejt buzëkuqin që e keni në çantë dhe jepni buzëve një shkëlqim natyral, e nëse nuk keni një të tillë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nxënësi amerikan investon 5 mijë dollarë në një shkollë të Ferizajt

Posted: 14 Apr 2017 01:29 PM PDT

Shkolla Fillore “Mejdi Xhaferri” në fshatin Mirosalë të Ferizajt, ka përfituar një donacion në vlerë prej 5 mijë dollarëve nga një nxënës me nënshtetësi të Amerikës, babai i të cilit gjatë vitit 2014 kishte qenë ushtar në Kosovë. Allen Ray Jones III, tha se Kosovën e ka njohur përmes babait të tij, andaj ka vendosur që të mbaj një koncert në Amerikë dhe të grumbulloj mjete financiare për të ndihmuar këtë shkollë. “Babi im ka qenë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia reagon pas shkrimit të Enver Hoxhajt në New York Times

Posted: 14 Apr 2017 01:24 PM PDT

Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën ka reaguar ndaj opinionit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj të publikuar në gazetën amerikane “New York Times”. Në opinionin e tij të publikuar në NYT, kryediplomati kosovar shkruante për ndikimin e Rusisë në Ballkan përmes shtetit serb. Sipas shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mesazhi i artikullit të ministrit Hoxhaj në “The New York Times”, është i pavend,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grezda shënon supergol në Kroaci (Video)

Posted: 14 Apr 2017 01:05 PM PDT

Eros Grezda ka shënuar një supergol për Lokomotivën në Kroaci Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, ka shënuar një supergol për Lokomotivën ndaj Dinamo Zagrebit, që e ka festuar me shqiponjë, shkruan Gazeta Express. Grezda shënoi golin e parë në këtë ndeshje, por më pas Armin Hodzic realizoi dy herë nga penalltia (29’ dhe 67’) për ta bërë të pavlefshmen golin e të riut shqiptar, pasi Dinamo fitoi 1:2.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lufta për kryetarllëkun e Listës Serbe (VIDEO)

Posted: 14 Apr 2017 01:03 PM PDT

Aleksander Jabllanoviq u  rikthye në skenën politike të Kosovës. Ish-ministri në  Qeverinë së Isa Mustafës, i shkarkuar pas protestave masive për shkak të deklaratave të tij kundërthënëse, tani do të jetë më i pranishëm në Prishtinë. Rikthimi i tij  nisi kur me 3 prill Jabllanoviq shkoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të njoftuar se përmes procedurave do të kthehet në krye të Listës serbe. Kjo bëri që politikanët serbë në Kosovë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagon UEFA pas incidentit mes Lyonit dhe Besiktasit

Posted: 14 Apr 2017 12:51 PM PDT

Ndeshja mes Lyonit dhe Besiktasit u pasua me një përleshje serioze mes tifozëve të të dyja klubeve, të cilat janë sanksionuar nga organi qeverisës i UEFA. Lyon dhe Besiktas po akuzohen nga UEFA pasi ndeshja e tyre e parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Evropës u pasua me një përleshje mes tifozëve. Ndeshja në Parc Olympique Lyonnais u shty për 45 minuta pasi tifozët e vendosur në pjesën e poshtme të stadiumit hynë në fushë për t’u mbrojtur nga gjësendet që hidheshin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Limaj: Opozita nuk bën mrekulli por është më e mirë se PDK e LDK

Posted: 14 Apr 2017 12:47 PM PDT

Kryetari i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj thotë se gjëja më e mirë që do të mund t’i ndodhte Kosovës është shkuarja në opozitë e PDK’së dhe LDK’së. Thotë se ndryshim për Kosovën është vetëm një rrotacion i plotë politik, gjë e cila ai beson se do të ndodh. ‘Nuk ka shërbim më të madh që mun iu bon këtyre dy partive që janë në pushtet sot se me i çu në opozitë sepse ka njerëz shumë të mirë në këto dy parti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet mjeku që gjymtonte organet gjenitale të vajzave

Posted: 14 Apr 2017 12:34 PM PDT

Një mjek nga shteti amerikan i Miçiganit, është arrestuar me akuzë për prerje të gjenitale të vajzave të mitura, nga 6 deri në 8 vjet. Mjeku Jaman Nagarvala (44) nga Nortvila, akuzohet si praktikues të gjymtimit të organeve gjenitale të vajzave, i cili veprim në SHBA është i dënuar deri në 12 vjet. Nëse mjeku shpallet fajtorë, atë e pret jeta në burg. Në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1996 është miratuar ligji, që ndalon prerjet, apo gjymtimin gjenital të vajzave nën moshën 18......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Demarkacioni në Kuvend, kur të binden deputetët që ta votojnë

Posted: 14 Apr 2017 12:23 PM PDT

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nuk dha ndonjë datë të saktë se kur Qeveria do ta dërgojë Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës. Mustafa tha se së bashku me partnerin qeverisës do ta shikojnë kohën më optimale derisa t’i bindin deputetët që ta votojnë atë. Kryeministri i Kosovës tha po ashtu se do të bëjnë presion edhe te shtetet e Bashkimit Evropian që të ndihmojnë të dalin nga kjo krizë. Mustafa nuk beson se vendi do të shkojë në zgjedhje, pasi që beson se deputet do ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kriminelët serbë që kurrë nuk u ndëshkuan për krimet që i bënë në Kosovë

Posted: 14 Apr 2017 12:17 PM PDT

Sonte në emisionin “Udhëve”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), është shfaqur pjesa e dytë “Krime Lufte”. Në këtë emision është folur për Masakrën e Suharekës, në të cilën janë vrarë 51 anëtarë të familjes Berisha. Rasti i masakrës së familjes Berisha në Suharekë, e cila është ndër krimet e pakta serbe që është ndëshkuar pas përfundimit të luftës. Për këtë masakër Dhoma për krime lufte në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nesër vendoset fati i koalicionit Rama-Meta

Posted: 14 Apr 2017 12:02 PM PDT

Aleanca e majtë organizon të shtunën paradite takimin e parë zyrtar për rikonfirmimin e koalicionit për “Shqipërinë Europiane” edhe për katër vitet e ardhshme. Takimi që pritet të mbahet në një hotel të njohur në Tiranë, do të vërë përballë njëra-tjetrës vetëm Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dy kryetarët Rama dhe Meta do të shoqërohen edhe nga dy pjesëtarë secili, po ende është e paqartë axhenda e takimit,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia në Pejë ndalon një veturë dhe në të gjen marihuanë dhe një armë

Posted: 14 Apr 2017 11:50 AM PDT

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, ka njoftuar sonte se gjatë një pike të kontrollit në rr.”Agim Qelaj” në Pejë, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën ‘Shkoda’ me targa vendore dhe gjatë kontrollit të veturës në një pako të cigareve është gjetur substancë e dyshuar narkotike, ndërsa nën timon të këtij automjeti është gjetur një armë e tipit ‘EKON Tuna’ e kalibrit 8 mm, një karikator dhe tre fishek te kalibrit 6.35mm.Po ashtu gjatë kontrollit në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kusari-Lila: Pal Lekaj e solli në Gjakovë shtatoren e Fadil Hoxhës (Video)

Posted: 14 Apr 2017 11:36 AM PDT

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar lidhur me shtatoren e përfolur të Fadil Hoxhës, pas të cilës thotë se qëndron ish-kryetari, Pal Lekaj e legjislatura e kaluar lokale në këtë qetet. Ajo këto komente i bëri në emisionin, InfoBox të RTV Dukagjinit, duke e përjashtuar mundësinë që ta rikthejë prapë për votim. “Një herë e përgjithmonë të sqarojmë. Vendimi për ngritjen e shtatores së Fadil Hoxhës dhe Anton Çetës, është marrë nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një muaj paraburgim për Rakip Avdylin

Posted: 14 Apr 2017 11:31 AM PDT

Rakip Avdylit, të dyshuarit për shtytje në kryerjen e veprave terroriste i është caktuar paraburgimi prej një muaji. Gjykata Themelore në Pejë ia caktoi Rakip Avdylit, të dyshuarit për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, 30 ditë paraburgim. Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi për KALLXO.com, gjyqtari i rastit, Sami Sharraxhiu. “I është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje deri një muaj,” tha Sharraxhiu. Rakip Abdyli u arrestua sot në mengjes në qytetin e Pejës nga Policia e Kosovës nën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rama: S’ka asnjë skenar për të ekzekutuar Bashën

Posted: 14 Apr 2017 11:30 AM PDT

Lajmi i konfirmuar zyrtarisht nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, mbi një skenar për të ekzekutuar kreun e opozitës, Lulzim Basha, është interpretuar si i paqenë nga kryeministri Edi Rama. “Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kryetarin e opozitës. Ka pasur një informacion, që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, Janë marrë të gjitha masat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova aleate e përjetshme e SHBA-së

Posted: 14 Apr 2017 11:15 AM PDT

Vizita në Kosovë dhe rajon e senatorit amerikan John McCain, vlerësohet si tregues i përkushtimit amerikan për Ballkanin dhe barrierë e përpjekjeve të Rusisë për të rritur ndikimin në këtë pjesë të Evropës. Kosova nderon senatorin amerikan, John McCain me titullin më të lartë “Urdhri i Lirisë”. Ky çmim i ndahet atij për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now