Zëri: “Pamje rrëqethëse: Këmbësorët i shpëtojnë përplasjes së kamionit për një fije floku në Stokholm (VIDEO)” plus 29 more

Zëri: “Pamje rrëqethëse: Këmbësorët i shpëtojnë përplasjes së kamionit për një fije floku në Stokholm (VIDEO)” plus 29 more


Pamje rrëqethëse: Këmbësorët i shpëtojnë përplasjes së kamionit për një fije floku në Stokholm (VIDEO)

Posted: 07 Apr 2017 02:22 PM PDT

Ky është momenti rrëqethës kur qytetarët që kishin dalë për të bërë shoping, për pak sa nuk përplasen nga kamioni që po lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre. Për fat të mirë disa prej tyre siç mund të shihet edhe në videon e postuar më poshtë i shpëtojnë vdekjes për një fije floku, pasi arrijnë të futen brenda një butiku, transmeton Telegrafi. Të kapluar nga frika e paniku, qytetarët fillimisht përplasen për dyert e një buti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat serbe alarmohen pas deklaratave të Daut Haradinajt për luftë (Foto)

Posted: 07 Apr 2017 02:17 PM PDT

Deklarata e Daut Haradinajt në InfoBox të Dukagjinit, se nëse Ramushi do të ekstradohet në Serbi do të mund të shpërthente lufta, ka nxitur reagimin e shumicës së mediave serbe. “Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, kishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj, i bindur se nuk do të ekstradohet në Serbi

Posted: 07 Apr 2017 02:16 PM PDT

Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se beson që procedurat dhe çdo gjë tjetër është konsumuar në lidhje me ndalimin e tij në Francë. Haradinaj në një intervistë për RTV21, tha se vendimi dihet dhe do të jetë refuzim ndaj palës serbe dhe nuk beson se mund të ekstradohet në Serbi. “E para është se unë e njoh juridiksonin serb mbi mua, do të jetë refuzim. E kanë përdorë këtë praktikë edhe më herët. Mirëpo,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuka krenar me suksesin e xhudisteve që rrëmbyen dy medalje të arta (Foto)

Posted: 07 Apr 2017 02:08 PM PDT

Kuka është krenar me suksesin e xhudisteve të tij në “Grand Prix Antalya 2017” Trajneri, Driton Kuka, është shprehur se është shumë krenar me suksesin e xhudisteve të tij në “Grand Prix Antalya 2017”, transmeton Gazeta Express. Gjatë ditës së sotme Nora Gjakova e Distria Krasniqi fituan medalje të arta në Turqi, që është hera e parë që Kosova fiton dy te arta në Nivelin Grand Prix të Kupave Botërore  “Ekipi nga Antalya me dy të arta! Krenar me ju”, ka shkruar Kuka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohen fanellat e reja të Juventusit (Foto)

Posted: 07 Apr 2017 02:07 PM PDT

Janë zbuluar fanellat e reja të Juventusit që besohet të jenë për sezonin 2017/2018 Ky është viti i tretë që fanellat e Juventusit punohen nga kompania e veshmbathjeve sportive, Adidas, transmeton Gazeta Express. Fanellat e mundshme të Juves për sezonin e ardhshëm janë publikuar nga faqja “Footy Headlines” të cilat do të kenë edhe logon e re. Më poshtë keni tri fanellat e mundshme të Juventusit për sezonin e ardhshëm, ato vendase, të dytat mysafire dhe të tretat për Ligën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Srpska kërkon të shndërrohet në parti politike

Posted: 07 Apr 2017 02:05 PM PDT

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Nenad Rikalo ka konfirmuar se iniciativa qytetare e Listës Serbe ka bërë kërkesë në KQZ që të shndërrohet në parti politike. Ai për Tanjug ka thënë se kërkesa për regjistrimin e Listës Serbe si parti është paraqitur nga Slavko Simiq, transmeton lajmi.net Ai ka thënë se kjo iniciativë është mbështetur nga mbi 1.650 njerëz, përfshirë deputetë, përfaqësues të qeverisë, kryetarë të komunave dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është e fejuara e Valdrin Sahitit (Foto)

Posted: 07 Apr 2017 02:05 PM PDT

Valdrin Sahiti u bë i njohur falë kreativitetit në fushën e modës. Ndër vite e ka identifikuar stilin e tij të punës dhe linja e tij tashmë është mjaftë popullore Valdrin Sahiti ka punuar me shumë këngëtare të estradës, e më shumë se me të gjitha të tjerat me Leonora Jakupin, që e ka edhe muzë të çdo koleksioni. Edhe jeta private e Valdrinit nuk ka kaluar pa vëmendjen mediatike. Stili personal i veshjes, dobësimi, por edhe e dashura, Edita shpesh janë kthyer në lajm, shkruan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto janë dy shqiptaret që për pak i shpëtuan sulmit në Stokholm (FOTO)

Posted: 07 Apr 2017 01:53 PM PDT

Besarta Gashi bashkë me të bijën Leonidën nëntë vjeçe, kanë qenë shumë afër vendit ku një sulmues hyri me kamion në turmën e njerëzve në Stokholm. Kishte vetëm 15 minuta, para se Besarta 31 vjeçe bashkë me vajzën e saj ishin në Ahlens në qendër të kryeqytetit suedez, shkruan Expressen.se, transmeton Klan Kosova. Ajo ka treguar se në momentet e sulmit ka pasur shumë njerëz që gjendeshin në “Queen Street”. “Më tha vajza, nënë a mund të më blesh......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zotimet e pambajtura të Hashim Thaçit (VIDEO)

Posted: 07 Apr 2017 01:42 PM PDT

Presidenti Hashim Thaçi i vetëm e mori iniciativën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Më pas atë e stopoi, pikërisht pas një muaj fushate e zotimesh se më nuk ka kohë për të pritur. E derisa për këtë vendim, Thaçi, tha të jetë vetëm pezullim, ky nuk është rasti i parë, kur ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Partisë Demokratike, zmbrapset nga zotimet e dhëna, njofton Klan Kosova.   Kjo ndodhi pas kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Të aktivizohen potencialet e fjetura ekonomike

Posted: 07 Apr 2017 01:34 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar këtë të premte Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Aty ai me drejtuesit e Bordit të Drejtorëve dhe të Menaxhmetit ka thënë se kanë biseduar për identifikimin e pasurive me të cilat menaxhon AKP-ja dhe për mundësitë e orientimit të tyre si pasuri potenciale për investitorët strategjikë. “Së bashku, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm që të gjitha potencialet e fjetura ekonomike të aktivizohen në funksion të prodhimit vendor, në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dua Lipa paralajmëron hitin e ri me shumë artistë botërorë (Foto)

Posted: 07 Apr 2017 01:30 PM PDT

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të krijojë muzikë kualitative. Së fundmi ajo është ngujuar në studio ku po punon projektin e ri në bashkëpunim me super producentin Major Lazer, teksa bashkëpunimi është me reperët Wale dhe Wizkid. Projekti titullohet “My Love” dhe pritet të jetë pjesë e albumit të ri të bukuroshes nga Prishtina, shkruan Telegrafi. Dua ka kohë që po puno albumin e saj të ri i cili së shpejti mund të gjejë lansimin. Dua tash ka nisur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kandiq: BE-ja e SHBA-të të bëjnë trysni ndaj Serbisë (Video)

Posted: 07 Apr 2017 01:27 PM PDT

Natasha Kandiq, ka kërkuar nga ndërkombëtarët se ata duhet të bëjnë trysni mbi institucionet e Serbisë që t’i vënë para drejtësisë ata që kanë bërë krime. “Ajo që është e rëndësishme, nëse bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të të vendosin të ndihmojnë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë përmes Gjykatës Speciale për krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për krimet e kryera pas qershorit të vitit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Serbi fiton stabiliteti, vdes demokracia: Vuçiqi, një Llukashenko i BE-së në Ballkan

Posted: 07 Apr 2017 01:22 PM PDT

Stabiliteti ka fituar 9 me 1 mbi demokracinë, mbi sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Një kryevepër e cinizmit është rezultati i një dëshpërimi evropian? Perspektivat rajonale dhe të çdo vendi ish-jugosllav, mbeten të pasigurta dhe të brishta. Zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë konfirmuar trendin etno-nacionalist dhe marrjen e shtetit nga elitat që mbijetuan në luftërat e të ’90-ave të cilat dolën të padëmtuara nga proceset gjyqësore të mëvonshme ndërkombëtare. BE-ja, me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj për Reuters: Serbia synon dominimin e rajonit

Posted: 07 Apr 2017 12:57 PM PDT

Tregu i Përbashkët Rajonal i propozuar nga Serbia po vazhdon të hasë në kundërshtime të shumta nga pala kosovare. Në një prononcim për Reuters, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se me këtë ide Serbia po tenton ta dominojë rajonin politikisht dhe ekonomikisht. Kryediplomati kosovar, i cili që nga fillimi e ka kundërshtuar këtë ide ka thënë se tentativa e Serbisë për ta dominuar rajonin në stilin rus është e papranueshme për Kosovën. “Ne nuk duam ta shohim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovarët i gëzohen bombardimit të Sirisë (VIDEO)

Posted: 07 Apr 2017 12:53 PM PDT

Raketat e Amerikës dhe NATO-së që kishin goditur forcat serbe në Kosovë e Serbi në marsin e vitit 1999 iu kthyen në mendje, Hysen Gashit, këtë të premte. Qytetari i Prishtinës, që i përjetoi bombardimet çlirimtare, tani po i gëzohet sulmit amerikan në Siri. Drejtuesit e shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, vlerësojnë se ky ishte momenti i fundit kur shteti më i fuqishëm në botë duhej të intervenonte në Siri. /KlanKosova/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zemaj: Mocioni i Nismës mund të jetë i nxitur nga PDK (Video)

Posted: 07 Apr 2017 12:43 PM PDT

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk duhet konsensus nacional për demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ndërkaq, duke folur për iniciativën e Nismës për Kosovën për mocion mosbesimi ndaj Qeverise, ai tha se “nuk i beson as PDK-së e cila, nuk është larg mendsh që mund të jetë e implikuar në këtë ide”. “PDK mund ta përdor ndonjë subjekt për këtë ide”, ka thënë ai në TV Rrokum, duke shtuar se LDK-së nuk i mungon guximi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia suedeze arreston personin e tretë të dyshuar për sulmin në Stokholm (Foto)

Posted: 07 Apr 2017 12:38 PM PDT

Policia suedeze ka arrestuar personin e tretë  të dyshuar për sulmin me kamion që ndodhi sot në qendër të Stokholmit, ku si pasojë mbetën të paktën pesë persona të vdekur, shkruan Daily Mail. Ky burrë ishte larguar nga vendi ngjarjes pas skenave kaotike që ishin krijuar, ku qindra qytetarë vraponin nëpër rrugë për t’i shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi. I dyshuari që ishte “i lënduar lehtë”, është arrestuar në Marsta, në periferi të Stokholmit. Ai......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo foto e Trump po krahasohet me një foto të Obamas të vitit 2011 (Foto)

Posted: 07 Apr 2017 12:29 PM PDT

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer Sean Spicer ka publikuar në Twitter foto nga momenti kur Presidenti amerikan Donald Trump po monitoronte sulmin në Siri. Fotoja po krahasohet me foton e realizuar më 2011 në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Barack Obamas, në rastin e vrasjes së Osama Bin Laden. Atëherë zëvendës-presidenti Joe Biden dhe atëherë Sekretarja e shtetit Hillary Clinton shihen së bashku me Barack Obaman.         ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daut Haradinaj kërcënon me luftë nëse vëllai i tij ekstradohet në Serbi (Video)

Posted: 07 Apr 2017 12:23 PM PDT

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërcënuar edhe me luftë nëse i vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi. Madje, ai thotë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë. “Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kushtetuta nuk transmeton frymën qytetare, peng i elitave të korruptuara

Posted: 07 Apr 2017 12:11 PM PDT

Përderisa udhëheqësit e vendit shënimin e 9-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, e kanë cilësuar sot si kurorën juridike dhe politike të vendit tonë, që siguron pavarësinë dhe lirinë e qytetarëve të Kosovës si një vend demokratik, analisti politik Haki Abazi dhe drejtor i Fondacionit “Rockfeller Brothers” në intervistën dhënë për “Zërin” thotë se, procesi i përpilimit, aprovimit dhe zbatimit të Kushtetutës së 2008-së ka treguar nivelin më të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kandiq: Brezat e rinj duhet të din se çka ka ndodhur në Kosovë

Posted: 07 Apr 2017 12:04 PM PDT

Natasha Kandiq, nga “Fondi për të Drejtën Humanitare”, ka theksuar se duhet të dihet se çka ka ndodhur në Kosovë. “Pa ditur se çfarë ka ndodhur është shumë e vështirë të mendohet një e ardhme më e mirë mes Kosovës dhe Serbisë sepse brezat e rinj do ta bëjnë këtë pyetje", tha ajo. Për Masakrën e Reçakut e cila ishte vlerësuar si ngjarja që ndryshoi qasjen karshi zhvillimeve në Kosovë, Natasha Kandiq, ka theksuar në Reçak kishte ndodhur një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kushtetuta që nuk u respektua kurrë në Veri

Posted: 07 Apr 2017 12:03 PM PDT

Kosova bënë 9 vjet prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës. Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. Moszbatimi i Kushtetutës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, konsiderohet si një nga sfidat më të mëdha të institucioneve. Ndonëse 9 vite që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, autoritetet ende nuk kanë arritur ta shtrijnë sovranitetin e plotë në pjesën e Veriut të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjakova e Krasniqi fitojnë medalje, dështon Kelmendi

Posted: 07 Apr 2017 11:57 AM PDT

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë veshur me ar. Dy xhudistet pejane ia kanë zbardhur fytyrën Kosovës duke fituar medalje të arta në turneun prestigjioz “Grand Prix Antalya 2017”, pasi ishin të pakonkurrencë në kategoritë përkatëse. Kjo ishte hera e parë që dy xhudiste kosovare marrin medalje të arta në një eveniment të tillë. Nesër është radha e meshkujve. Medalje do të kërkojnë edhe Akil Gjakova dhe Kushtrim Gashi Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ia kanë zbardhur fytyrën Kosovës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vjen një risi për dorëzimin e kuponëve fiskal

Posted: 07 Apr 2017 11:40 AM PDT

Dorëzimi i kuponëve fiskal i muajve, Janar,Shkurt,Mars për qytetarët e Republikës së Kosovës do të ketë një risi tash e tutje e cila do të funksionoj më mirë për realizimin e rimburësimit të mjeteve në llogaritë bankare me pliko të kuponëve fiskal. Kësisoj, pas përfundimit të tre mujorit të kaluar e cila njoftoj edhe Administrata Tatimore e Kosovës se është kryer me sukses procesi i verifikimit të tyre, mirëpo  tash ka filluar edhe dorëzimi  i muajve të radhës. Lidhur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dokumentar i vitit 1979 i RTP-së: Me shqiptarët e Peshterit (Video)

Posted: 07 Apr 2017 11:31 AM PDT

Në vitin 1979, ekipi i gazetarëve të Radiotelevizionit të dikurshëm të Prishtinës, kishin vizituar Sanxhakun. Përqendrimi i vëmendjes së gazetarëve është rajoni i njohur si Peshteri, ku shqiptarët kishin të vështirë të ruajnë identitetin e tyre shqiptar. Sot, me asimilimin e shqiptarëve në Sanxhak merren më shumë mediat e Shqipërisë se ato të Kosovës. /Telegrafi/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhi Krasniqi synon titullin e botës, më 22 prill e zhvillon meçin e jetës

Posted: 07 Apr 2017 11:28 AM PDT

Haxhi Krasniqi ndihet i lumtur që do ta ketë mundësinë të përballet me legjendën e boksit, Arthur Abraham. Ky meç do të zhvillohet më 22 prill në Erfurt të Gjermanisë dhe boksieri kosovar e konsideron këtë si njërin prej meçeve më të forta dhe më të rëndësishme në karrierën e tij. Junikasi ka nisur të përgatitet qe disa muaj, ndërsa tash, pasi është konfirmuar edhe data e meçit, do të punojë edhe më seriozisht deri kah gjysma e prillit. “Meçin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE e shqetësuar me sjelljet e Serbisë ndaj Kosovës

Posted: 07 Apr 2017 11:26 AM PDT

Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk kanë dhënë vlerësimin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në Serbi, pasi që ende nuk ka as raport përfundimtar të OSBE-së, u tha në takimin e grupit të punës për zgjerimin e BE, të mbajtur në fillim të javës në Bruksel. KE ka konstatuar se dita zgjedhore në Serbi ka kaluar kryesisht pa probleme serioze, ndonëse me disa parregullësi. “Por fushata parazgjedhore ka qenë shumë problematike, sepse Vuçiqi ka dominuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cila është më e mirë për shëndetin e zemrës: ushqimi i shëndetshëm apo ushtrimet fizike?

Posted: 07 Apr 2017 11:21 AM PDT

Kjo është një pyetje e kamotshme: a është ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet fizike apo kombinimi i të dyjave mënyra më e mirë për ta mbrojtur zemrën tuaj? Siç duket, kjo nuk ka aspak rëndësi përderisa jeni duke humbur peshë – të paktën kështu thonë hulumtimet e reja në “American Journal of Clinical Nutrition”, transmeton Telegrafi. Pjesëmarrësit e këtij studimi, të cilët kishin qenë mbipeshë dhe të moshës së mesme, ishin ndarë në tri grupe:......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

3 ushqime që janë efikase sa ilaçet në uljen e tensionit të lartë të gjakut

Posted: 07 Apr 2017 11:19 AM PDT

Tensioni i lartë i gjakut është bërë problem serioz për shumë njerëz, të cilët janë të detyruar të pinë ilaçe gjatë gjithë kohës për të mbajtur tensionin nën kontroll dhe për të parandaluar sëmundjet e zemrës. Një studim i ri ka zbuluar se 3 ushqimet më të mira për mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut janë bananet, patatet e ëmbla dhe spinaqi. Të pasura në kalium, këto produkte të freskëta ndihmojnë në parandalimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është dënimi për Fidan Hasanin, pasi ia theu këmbën Drilon Nuzës

Posted: 07 Apr 2017 11:05 AM PDT

Fidan Hasani është dënuar pas ndërhyrjes së rëndë në futbollistin e Vëllaznimit, Drilon Nuza, të cilit ia theu këmbën. Kapiteni i Flamurtarit është dënuar me dy ndeshje mos-lojë. Ndërkohë, trajneri Samuel Nikaj pas gjesteve jo-sportive ndaj publikut gjakovar, ka shpëtuar me vërejtjen e fundit. Vendimet e Komisionit Disiplinor janë bërë të ditura nga FFK. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now