“Vuçiq pas takimit me senatorin McCain: T’i vazhdojmë bisedimet me shqiptarët” plus 9 more Ferizaj Press

“Vuçiq pas takimit me senatorin McCain: T’i vazhdojmë bisedimet me shqiptarët” plus 9 more Ferizaj Press


Vuçiq pas takimit me senatorin McCain: T’i vazhdojmë bisedimet me shqiptarët

Posted: 10 Apr 2017 09:43 AM PDT

McCain sipas mediave serbe ka falënderuar Serbinë për rolin e saj në koalicionin kundër ISIS duke thënë po ashtu se Serbia është një nga partnerët më aktivë në ushtrimet e përziera ushtarake me SHBA-të.

"Kam folur për iniciativën tonë që të vazhdojë dialogu me shqiptarët në Bruksel. Në këtë mënyrë do të ndikojmë pozitivisht në gjendjen në rajon sepse kjo është e rëndësishme për ne", ka thënë Vuçiq.

 

 

 

A po planifikon Trump të ndërhyjë në Korenë e Veriut?

Posted: 10 Apr 2017 09:42 AM PDT

Gjeneral-lejtnanti McMaster deklaroi të dielën se shefi i Shtabit të Përgjithshëm kishte njoftuar ekipin e tij të sigurisë teksa grupi goditës amerikan i kryesuar nga "USS Carl Vinson" drejtohej për nga gadishulli korean. Ai nuk tha se cilat mund të jenë opsionet që mund t'i prezantohen presidentit Trump, por ekspertët besojnë se sulmet parandaluese mund të jenë njëra prej tyre.

McMaster, edhe ky një këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, e përshkroi vendimin për devijimin e grupit goditës të Vinsonit drejt detit të Japonisë si të matur, duke pasur parasysh modelin e sjelljes provokuese të Koresë së Veriut.

Duke folur për "Fox NeWs", McMaster tha:

"Është tejet e matur, apo jo? Presidenti i mëparshëm dhe presidenti Trump kanë rënë dakord se sjellja e tyre është e papranueshme, por edhe për atë që duhet medoemos denuklearizimi i gadishullit korean. Presidenti na ka kërkuar të jemi të gatshëm, të ofrojmë një sërë opsionesh për ta eliminuar këtë kërcënim".

Lajmi vjen pasi Trump urdhëroi goditjen me raketa "Tomahaëk" të një baze ajrore siriane gjatë javës së kaluar, duke shënuar herën e parë që Shtetet e Bashkuara shënjestrojnë drejtpërdrejt regjimin e Assadit gjatë luftës civile 6-vjeçare në Siri.

Koreja e Veriut e denoncoi sulmin e Trumpit si një "akt të patolerueshëm agresioni" dhe një të tillë që "justifikon miliona herë shtysën e tyre drejt të qenit një pengesë bërthamore".

Të shtunën, admirali Harry Harris, komandant i Komandës amerikane të Paqësorit, devijoi kursin e "USS Carl Vinson" nga Singapori drejt Australisë, për në lindje të gadishullit korean. Grupi goditës i Marinës amerikane pritet "të operojë në Paqësorin perëndimor", në vend që të shkonte drejt porteve australiane, siç ishte planifikuar.

Lëvizja e Trumpit vjen edhe një javë pasi ai paralajmëroi Kinën se do të ishte i gatshëm të vepronte edhe i vetëm në zgjidhjen e problemit të Koresë së Veriut. Edhe pse presidenti nuk e bëri të qartë se çfarë zgjidhjeje mund t'i jepte, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka këmbëngulur prej atëherë se nuk ekziston alternativa e rrëzimit të regjimit të Kim Jong-un./TopChanel/

Aeroplanët sirianë dhe rusë hedhin bomba ndezëse në veriperëndim të Sirisë

Posted: 10 Apr 2017 09:41 AM PDT

Moska dhe ushtria siriane nuk iu janë përgjigjur Reutersit për koment, përcjell Express.

Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka thënë se aeroplanët luftarakë rusë e kanë përdorur një substancë ndezëse, të quajtur "termit", në bombat që i hodhën mbi qytetet Saraqeb në Idlib dhe al-Latamenah në Hama, të shtunën dhe të dielën.

Ndërkohë, një punëtor i ekipeve të shpëtimit ka thënë se aeroplanët luftarakë kanë hedhur bomba fosforike në Saraqeb. Ai shtoi se përdorimi i këtyre bombave nuk ishte diçka e re në atë vend.

"Është normale, këto bomba përdoren shpesh këtu," ka thënë Laith Abdullah i Mbrojtjes Civile Siriane, e njohur edhe si Helmetat e Bardha, grup shpëtimi që operon në zonat e kontrolluara nga rebelët./Express/  

Të gjithë reagojnë kundër kërcënimeve ndaj Arbana Xharrës

Posted: 10 Apr 2017 09:41 AM PDT

Kërcënimin serioz që iu është bërë gazetares Arbana Xharra, 10 ditë më parë, duke i vizatuar një kryq me ngjyrë të kuqe pranë derës së banesës së saj dhe në garazhin ku ajo parkon veturën,  e kanë dënuar edhe figurat politike në vend. Ndaj këtij veprimi të personave të pa njohur, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. "Kërcënimet e publikuara sot ndaj gazetares Arbana Xharra janë absolutisht të papranueshme dhe jashtë çdo norme njerëzore dhe demokratike. Personat përgjegjës duhet të vihen sa më shpejtë para drejtësisë", ka shkruar Hoxha në rrjete sociale. Ambasadorja e Kosovës në New York e shqetësuar për këtë kërcenim ndaj kryeredaktore së gazetës 'Zëri' ka sugjeruar autoritetet kosovare që t'i sjellin sa më parë para drejtësisë personat e dyshimtë. "Arbana Xharra është prej të rrallëve që vlerat dhe parimet që I promovon i ka edhe mënyrë të jetesës. E pakompromis. E pa korruptuar. E guximshme. Me punën, profesionalizmin e guximin e ka nderuar jo vetëm profesionin, por edhe Kosovën. E këta që po e kërrcënojnë janë rreziku dhe llumi i kësaj shoqërije. Shpresoj që institucionet e rendit t’i sjellin para drejtësisë, e ne si shoqëri t’i refuzojmë e tua bëjmë të qartë që soji i tyre nuk ka vend këtu", shkruan Citaku. I trishtuar nga akti, siç edhe e vetë e quan, qyqar, ka treguar të jetë edhe Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. "I trishtuar me aktin qyqar të ngjyrosjes së mureve të shtëpisë së gazetares, Arbana Xharra, si formë kërcënimi e linçimi publik. Ka disa dekada shoqëria kosovare ka dhënë kontribut të madh për ndërtimin e shtetit qytetar, për respektim të të drejtave të njeriut, të fjalës së lirë, e të diversitetit dhe këtë askush nuk mundet me rrënu. Organet e drejtësisë duhet ta thonë fjalën e tyre sa më parë dhe qyqarët ta marrin dënimin meritor", ka deklaruar Haziri, një prej figurave drejtuese të LDK'së. Veprimin e këtyre personave të pa njohur e ka dënuar edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo reagimin e saj e nis me një thënien "Nëse liria ka ndonjë kuptim, atëherë kuptimi i saj është të ju thotë njerëzve atë që nuk duan ta dëgjojnë"  të George Orwell. "Arbana Xharra mund të mos pajtohemi në disa mendime, por jam thellësisht e bindur se duhet ta mbrojmë deri në vdekje të drejtën që secili të thotë atë që e mendon. Qyqarë dhe të padenjë janë ata që dërgojnë mesazhe të tilla dhe shkruajnë në errësirë, por errësirë e kanë mendjen e drita e fjalës së lirë i pengon. E di se tashmë je mësuar, por nuk duhet të mësohesh ti apo askush tjetër në këtë shoqëri me kërcnimin, linqimin apo shantazhin e çfarëdo lloji. Fjala dhe veprimi i organeve të rendit është tani i domosdoshëm për të mos u

I zgjedhuri i Trumpit bën betimin si gjyqtar i Gjykatës Supreme

Posted: 10 Apr 2017 09:41 AM PDT

Gorsuch, 49 vjeç, bëri betimin në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

Emërimi i gjykatësit Gorsuch në Gjykatën Supreme vjen pas një beteje njëvjeçare politike për të mbushur vendin bosh.

Ligjvënësit republikanë kanë refuzuar të marrin në konsideratë gjykatësin Merrick Garland, i emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, për të zëvendësuar gjykatësin Antonin Scalia, i cili ka vdekur në shkurt të vitit të kaluar, përcjell REL.

Republikanët kanë insistuar se vendi duhet të plotësohet nga presidenti i zgjedhur në zgjedhjet e nëntorit, 2016.

Zgjedhja e Trumpit rikthen shumicën konservatore në gjykatë.

Aliu: Ka ligje që miratohen për interesa të ngushta

Posted: 10 Apr 2017 09:34 AM PDT

Derisa Kosova po shënon 9 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së vendit, drejtues të Kuvendit Komunal në Ferizaj, ankohen se Kushtetuta si e tillë shpesh e lë në udhëkryq punën e nivelit lokal.

Faruk Guri, kryesues i Kuvendit të Ferizajt, e sheh si nevojë emergjente ndryshimin dhe harmonzimin e disa ligjeve.

"Ne për shembull kemi një kolozion të ligjeve, në mes të ligjeve për financa publike dhe ligjit për kategoritë e dala nga lufta. Ligji i këtyre kategorive parasheh lirimin e familjeve të këtyre kategorive nga disa obligime e taksa, por në anën tjetër, ligji i financave nuk e parasheh një gjë të tillë, kështu që këtu kemi ndeshje që shpesh na vënë në pozitë të keqe edhe neve si nivel lokal, por jo vetëm ky ligj, ka edhe tjerë që s'janë fare të harmonizuara me njëra tjetrën, prandaj unë kërkoj nga deputetët e Parlamentit që ta kryjen punën e vet duke nisur iniciativa për harmonzimin e ligjeve që ka nevojë", thënë Guri për Televizionin Tema..

Për ndryshime dhe plotësime të ligjeve, shprehet edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Agim Aliu. Ai madje thotë se kaq shumë vjet pas miratimit të Kushtetutës, vendi po përballet me ligje të miratuara aty për aty, duke iu përshtatur interesave të ngushta.

"Do të duhej që Kuvendi të kishte një agjendë më të ngjeshur në mënyrë që sa më shumë ligje të plotësohen dhe të ndryshohen, pasi që shumë shpesh ka ligje që ne kemi përfituar nga momentumi që ne i kemi partnerët ndërkombëtarë këtu, por ka edhe ligje të caktuara që me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve nuk përshtaten me agjendën qytetare dhe nevojat që kemi ne si shoqëri dhe politikë. E keqja është se zakonisht paraqiten si nevoja emergjente disa ligje dhe në fakt nuk kanë ndonjë emërgjencë të caktuar dhe pikërisht kjo ndodh nga ndërhyrjet, qoftë nga jashtë apo brenda. Kështu që unë kujtoj që Kuvendi duhet ta ketë një agjendë të vetën dhe deputetet të jenë ata që duhet të kërkojnë ndërhyrjen për ndryshim të ligjeve apo plotësim të tyre", është shprehhur Aliu për Televiozionin Tema.

Por pavarësisht kësaj, deputeti Agim Aliu, bën thirrje tek drejtuesit e institucioneve që ligjet në fuqi, çfarëdo qofshin ato, mos të shkelen.

"Ajo që do të duhet të ndodhte është të shtohet përgjegjësia e të gjithë nëve, qoftë e institucioneve lokale, qoftë e atyre qendrore, për të respektuar ligjet dhe Kushtetutën që është në fuqi, sepse është për të ardhur çudi që është një gatishmëri kaq e madhe për t'u mos respektuar Kushtetuta dhe ligji", theksoi Aliu.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Demolohen zyrat e shoqatës ‘’Hancidap Kosova’’ në Ferizaj

Posted: 10 Apr 2017 09:29 AM PDT

Kjo është gjendja e zyrave të shoqatës "Handicap Kosova" brenda Shtëpisë së Bardhë në Ferizaj. E gjithë kjo u shkaktua dje nga një person me të meta psikike i njohur me emrin "Rambo".

Menaxheri i kësaj shoqate në Ferizaj, Ylber Selmani, thotë se probleme me këtë person kanë që tri javë.

"Vjedhje nuk ka, nuk mund të ankohem, por ka thyerje, devalvim. Në Ferizaj është një person i njohur nga qytetarët si "Rambo", është i sëmurë psikikisht, ka bërë dëme në qytet dhe nga aty ka ardhë e ka shprehur mllefin këtu dhe dëmi më i madh është bërë tek unë, por edhe tek të tjerët dhe ky nuk është vetëm sot por që 3 javë kemi problem me të",tha Selmani.

Selmani, fajëson Policinë Rajonale të Ferizajt se nuk po u përgjigjet ftesës kur po kanë probleme të tilla.

 "Kemi kërkuar ndihmën e policisë, por nuk kanë ndërmarrë asgjë, madje ka raste kur i kalojnë afër dhe nuk i bëjnë asgjë, jemi edhe nën presion të qytetarëve pasi që na thonë pse po merremi me të kur ky është person me të meta, por shpresoj të ju ndodh këtyre që e mbrojnë rendin dhe e shohin se çka do të thotë të iu shkaktoj dëm, kur është puna për vendparking pa leje ata veprojnë menjëherë ndërsa kur kemi nevojë për mbrojtje kësisoj ata nuk veprojnë", theksoi Selmani.

Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt toger Agim Gashi, i kontaktuar përmes telefonit i tha Televizionit Tema, se në Policinë e këtushme nuk ka asnjë raportim të ndonjë rasti të tillë, transmeton Televizioni Tema.

Mbi 150 anëtarë aderojnë në AAK dega në Ferizaj

Posted: 09 Apr 2017 01:35 PM PDT

Se AAK-ja po rritet dhe po zgjërohet kjo nuk do koment, dëshmia e fundit është sot në këtë tubim në një atmosferë festive këta qytetarë shprehën gadishmerinë të japin kontributin e tyre në Aleancën për Ardhmërin e Kosovës.

I pranishëm ishte Deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Daut Haradinaj, i cili falenderon të gjithë të pranishmit të cilët u bashkuan AAK-së, ai tha se shpresa ju ka humbur qytetarëve, mirëpo duhet mobilizim i gjithë neve që t’ia kthejmë shpresën qytetarëve. Gjithashtu nënvizoi se edhe kjo pjesë e Kosovës po përgaditet për ndryshimin e shumë pritur. Mirënjohje dhe respekt gjithë atyre që sot ju bashkuan AAK-së.

Kryetari i AAK-së dega në Ferizaj si dhe njëherit Nënkryetar i Komunës së Ferizajt z.Xhavit Zariqi, falenderon të gjithë për besimin e tyre si dhe ju dëshiron suksese në rrugëtimin e përbashkët politik, si dhe fton që edhe ata që kanë dilema ti bashkangjiten Aleancës për Ardhmërin e Kosovës. Njëherit të gjithëve të aderuarëve u shpërndau libreza të anëtarësisë.

Dega e falenderon Anëtaren e Kryesisë së AGK-së znj.Jehona Nuhaj, e cila në bashkëpunim me z.Bashkim Nuhaj u përkujdesen – organizuan takimin e sotëm me qytetarë.

Përkujtohen 28 dëshmorët dhe 32 martirët e rënë më 9 prill 1999

Posted: 09 Apr 2017 08:18 AM PDT

Kaçanik.09.04.2017. Në dy tubime përkujtimore të ndara, në "Lagje të Re" dhe "Rakoc", janë përkujtuar në 18-vjetorin e rënies 28 dëshmorë të kombit dhe 32 martirë, të rënë më 9 prill të vitit 1999. Në vendin e rënies së 19 dëshmorëve dhe 24 martirëve, në Rakoc dhe Lagje të Re, kryetari i Komunës, Besim ILazi në fjalën e tij ka thënë se edhe sivjet na bashkoi përvjetori i rënies heroike të dëshmorëve të kombit e martirëve." Sot është një ditë dhembje, por edhe krenarie. Të rënët e bënë historinë, ndërsa neve na dhanë mundësinë që të shkruajmë atë. Ne mund të kemi keqkuptime e mospajtime të ndryshme, por busullë për orientimin tonë drejt rrugës më të mirë janë përmendoret dhe lapidarët e të rënëve të vendit tonë" tha mes tjerash Kryetari Ilazi. Në tubimin në Lagje të Re, në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës foli Shefket Troni, i cili çmoi lartë kontributin e të rënëve për lirinë e vendit, ndërsa tha se ne duhet punuar që amanetin e tyre a qojmë në vendin që ata e ëndërruan.Në emër të familjeve të dëshmorëve, të pranishmit i ka falënderuar Azem krienvjeva, babai i dëshmorit Raif Krivenjeva. Ndërkaq Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hajrush Kurtaj foli më gjerësisht për Betejën e Rakocit. " UÇK-ja, kishte marrë përgjejgësi të paguante çmimin më të lartë për lirinë e popullit të Kosovës. Ushtria sebrbe kishte kohë që kishte planifikuar një skenar vrasës kundër qytetarëve të Kaçanikut. Pas humbjeve të njëpasnjëshme që pësuan në beteja të shumta, ato grumbulluan forca të mëdha dhe rrethuan qytetin e Kaçanikut duke sulmuar popullatën civile në Rakoc" tha mes tjerash Kurtaj duke përmendur në fund emrat e gjithë të rënëve të Betejës së Rakocit. Manifestimin në Rakoc e përshëndeti edhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, i cili shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj vlerave të luftës. Ndërkaq në emër të familjeve të dëshmorëve pjesëmarrësit i ka falënderuar Jetmir Zeneli- djali I dëshmorit Muhamet Zeneli. Pranë pllakave përkujtimore e të rënëve janë vendosur kurora lulesh, ndërsa më pas janë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Në Betejën e 9 Prillit, në "Lagje të Re" ranë dëshmorët: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha, ndërsa në Betejën e "Rakocit" ranë heroikisht dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.

‘Mural Fest’ hapë konkurs për krijuesit e artit figurativ

Posted: 09 Apr 2017 03:51 AM PDT

Festivali i muraleve organizohet në qytetin e Ferizajt dhe ka karakter ndërkombëtar, shkruan KultPlus.
"Mural Fest" është festivali i cili synon të jetë promotor i nismave të ndryshme që kanë për qëllim shprehjen artistike rreth problemeve të shoqërisë përmes artit. Ky festival organizohet në qytetin e Ferizajt dhe ka karakter ndërkombëtar, dhe praktikohet në shumë vende të botës, po tash për herë të dytë edhe në Kosovë. Festivali fillon më datë 17 maj dhe mbaron më 24 maj.

"Mural Fest" tashmë ka hapur konkurs për 3 krijime (skica) për festivalin e muraleve.
Tema është "Mbrojtja e mjedisit", ndërsa konkurrimi është i hapur për të gjithë krijuesit figurativ nga Kosova dhe bota, të cilët mund të prezantojnë idetë e tyre (vizatime, piktura, apo në teknika të tjera kreative të përshtatshme për t'u realizuar në hapësira të mëdha, përkatësisht në formë murali)
Krijuesit mund të konkurrojnë deri me nga tre punime origjinale duke u bazuar në piken 1 të konkursit. Punimet e realizuara duhet të shënohen me emër, mbiemër dhe adresë të autorit. Punimet duhet te dërgohen në mënyrë elektronike, të fotografuara apo të skanuara,me kualitet të mjaftueshëm për shqyrtim dhe të dërgohen në muralfestfer@gmail.com deri më 01 maj, ndërsa publikimi I rezultatit bëhet më datë 03 maj.
Punimet do të vlerësohen nga juria profesionale e cila bënë përzgjedhjen e 3 skicave fituese. Krijimet e autorëve fitues do te shpërblehen me nga 300€ dhe të njëjtat punime do të realizohen në hapësira të caktuara murale në qytetin e Ferizajt.
Festivali MURAL FEST organizohet në bashkëpunim me shoqatën e artistëve figurativ "Zef Kolombi" Ferizaj, dhe me Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport.