Tirana Observer: “Jonida Maliqi në ‘listën’ e më të pasurve të showbiz-it? Ja çfarë thotë këngëtarja” plus 9 more |
- Jonida Maliqi në ‘listën’ e më të pasurve të showbiz-it? Ja çfarë thotë këngëtarja
- Basha: S’ka zgjedhje më 18 qershor, qeveria teknike duhet të ketë 100 ditë
- Këngëtari shqiptar ia “plas në fytyrë” Luana Vjollcës: “Nuk je këngëtare!”
- Rivaliteti mes motrave Kardashian
- “Elita e PD, aleancë të turpshme me kastën e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar”
- Donald Tusk takon Ivanov në Shkup, priten sanksione të ashpra
- Lajm i mirë nga ambasada amerikane për studimet në SHBA: Ja fushat dhe kriteret e aplikimit
- E diela ndryshe e bashkëshortes së Saimir Tahirit
- Balla “këshillon” Luan Ramën: Lëri mistrecllëqet me PS-në dhe lëreni çadrën
- Policë që favorizonin kanabisin, Manjani fiton “bastin”
| Jonida Maliqi në ‘listën’ e më të pasurve të showbiz-it? Ja çfarë thotë këngëtarja Posted: 02 Apr 2017 10:26 AM PDT
E ftuar në "Thumb" këtë të shtunë, këngëtarja e njohur, e cila vetëm pak ditë më parë ka festuar 34-vjetorin e lindjes, ka folur ndër të tjera edhe për pasurinë. A është Jonida Maliqi ndër këngëtaret më të pasura shqiptare? "Ekonominë e tjetrit, ne e kemi shumë thjeshtë për ta bërë. E vërteta është se fasada të gënjen shumë. Unë kam një biznes që më ka ndihmuar shumë ekonomikisht. Unë vishem me marka, por vishem edhe me gjëra të lira që nuk kushtojnë shumë", tha këngëtarja referuar komenteve të shumta që janë bërë për pasurinë e saj.
|
| Basha: S’ka zgjedhje më 18 qershor, qeveria teknike duhet të ketë 100 ditë Posted: 02 Apr 2017 10:18 AM PDT Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje me 18 qershor, pasi qeveria teknike duhet të ketë të paktën 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale të Kryeministrit Rama. "Qeveri teknike me kohë të mjaftueshme për të kryer detyrat e saj. Ndaj, nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje me 18 qershor. Qeveria teknike do të duhet të ketë të paktën 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale dhe për të çmontuar aparatin mafioz dhe narko-trafikant që mban Edi Ramën në pushtet," tha Basha nga "Çadra e Lirisë" në një takim me familjarët e dëshmorëve të 2 prillit në Shkodër. "Edhe një herë i bëj thirrje ti vërë gishtin kokës dhe ta kuptojë se këto kushte demokratike që populli ka vendosur për zgjedhje të lira dhe të lira dhe të ndershme nuk janë thjeshtë rrugëzgjidhje dhe rrugëdalja për Shqipërinë Europiane por janë edhe shansi i tij i fundit për të mos përfunduar siç përfundojnë diktatorët e marrë që dëshirojnë të marrin liritë dhe demokracitë e një populli. Thirri mendjes sa nuk është vonë! Beteja jonë ka nisur dhe do të përfundojë vetëm me fitore." Kryedemokrati tha se "vendimi i marrë është kategorik, ne do të shpartallojmë lidhjet e qeverisë me krimin, prandaj kushti i vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike…prandaj Edi Rama duhet të largohet si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme." Basha tha se qeveria teknike është mbi të gjitha formula "për t'i shpëtuar kokën atij dhe bandës që e rrethon." |
| Këngëtari shqiptar ia “plas në fytyrë” Luana Vjollcës: “Nuk je këngëtare!” Posted: 02 Apr 2017 10:10 AM PDT Këngëtari Valon Shehu prej disa kohësh ndodhet në shqipëri si pasojë e angazhimeve të tij në spektaklin "Your Face Sounds Familiar". Ai ka qenë i ftuari i radhës në emisionin "Thumb" ku ka lëshuar edhe një deklaratë "bombë". Pas dënimit të dhënë nga prezantuesja Fatma, ai është detyruar të thotë emrat e vajzave që sipas tij nuk janë këngëtare. "Luana është moderatore jo këngëtare. Nuk e çon dot "live" një këngë nga fillimi deri në fund"- ka thënë ai. Kaq ka mjaftuar që Luana të reagojë përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram. "Sa gjynah jemi. Sa mllef e urrejtje kemi për njëri-tjetrin, sa vend i vogël jemi…" shkruan Luana në fotot me sfond të zi, ku nga fjalët duket e irrituar. Gjithsesi mbetet për tu parë, nëse moderatorja do të vazhdojë të "thumbojë" me postime në Instagrami apo do të ketë një koment më tepër për ato ç'ka ka shkruar. |
| Rivaliteti mes motrave Kardashian Posted: 02 Apr 2017 10:01 AM PDT
Edhe pse Kim është e lumtur për humbjen në peshë të Khloe, nëna e dy fëmijëve po mundohet ta planifikojë diçka që mund ta lërë në hije motrën e saj. "Kim dhe Khloe kanë një marrëdhënie konkurruese", ka thënë një burim për "HollywoodLife". "Kim ka qenë gjithmonë mbretëresha e bukurisë, duke u cilësuar si motra më e famshme dhe që është lidhur me djemtë më seksi, por krahasimi që i po i bëjnë së fundmi me Khloe e ka shqetësuar atë. |
| “Elita e PD, aleancë të turpshme me kastën e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar” Posted: 02 Apr 2017 09:41 AM PDT Për kryeministrin Edi Rama, armiku numër një i zgjedhjeve të lira është Partia Demokratike. Duke kujtuar zgjedhjet e vitit 2009 dhe ato të vitit 2011, Rama tha gjatë komunikimit javor, se Partia Demokratike nëpërmjet një KQZ-je të inkriminuar dhe një tufe gjykatësish të korruptuar, i volli fitoren në Tiranë. "Në memorien tonë janë ende të freskëta gjatë viteve 2009 e 2011. Armiku numër një i zgjedhjeve në Shqipëri, Sali Berisha refuzoi hetimin parlamentar. Na vodhën me një KQZ të inkriminuar dhe me një tufë të gjyqtarësh të korruptuar na vodhën zgjedhjet në Tiranë. Janë nguluar në një çadër tallavaje dhe thonë se do të pengojnë popullin të votojë më 18 qershor. Ku është parë dhe ku është dëgjuar? Është një budallallëk i madh", tha Rama. Ai deklaroi se pavarësisht se mazhoranca ka shumicën e cilësuar në Parlament, nuk ka marrë asnjëherë nismë për të bërë ndryshime të njëanshme të Kodit Zgjedhor. "A ka marrë vallë kjo shumicë parlamentare që ka mbi 84 vota të nevojshme ndonjë nismë të njëanshme për të ndryshuar Kodin Zgjedhor? Absolutisht jo! Madje për herë të parë rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk janë miratuar ende nga Parlamenti", tha Rama. Duke u ndaluar tek kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Rama i parashtroi disa pyetje opozitës. "Për të gjithë ata që kërkojnë të nxjerrin gurin e qeverisë teknike që ka marrë lumin opozitën. Nëse opozita nuk do zgjedhje a është demokratike që të mos bëhen? Demokracia nuk ndalon askënd të hyjë në zgjedhje dhe nuk detyron askënd kur ata nuk duan. Demokracia nuk është përdhunimi i shumicës nga pakica, prandaj është pluralizëm. Mbase kjo derexhe e Partisë Demokratike nga një alternativë qeverisëse…. Keqardhje për ata që e votojnë, por kurrsesi ata që e drejtojnë. Ne nuk kemi ndërmarrë asnjë nismë për të ndaluar Partinë Demokratike që të vrasë veten. Aleanca e turpshme elitës së Partisë Demokratike me kastën e korruptuar të gjykatësve dhe prokurorëve, çadra e ngritur është streha e natës së gjatë. Nuk kemi asnjë opozitë tjetër që të ketë shfaqur në mënyrë panikun nga drejtësia", theksoi Rama. |
| Donald Tusk takon Ivanov në Shkup, priten sanksione të ashpra Posted: 02 Apr 2017 08:51 AM PDT Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk zbarkon të hënën në Shkup, e ashtu si zyrtarë të tjerë të lartë të bllokut përpara tij, duket se vjen me porosi të qarta për presidentin Gjorge Ivanov. BE-ja është pozicionuar hapur, pro zgjidhjes së shpejtë të krizës në respektim të Kushtetutës, që do të thotë t'i dorëzohet mandati i krijimit të qeverisë shumicës së re parlamentare. Në axhendën e Tuskut do të jetë edhe ngërçi i emigrantëve, një shqetësim i pafashitur plotësisht ky i Bashkimit Europian, por kriza politike aktuale e Maqedonisë dhe perspektiva europiane e rajonit do të jenë padyshim pjesë qëndrore e bisedimeve mes dy udhëheqësve. Agjensia e lajmeve "INA" citon njohës të mirë të zhvillimeve në vend të pohojnë se vizitën e shefit të Këshillit Europian e shohin si presionin e fundit ndaj Ivanovit për t'i dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Profesoresha Tanja Karakamisheva-Jovanovska nuk përjashton skenarin që zyrtari i lartë i bllokut të parashtrojë opsionin e disa sanksioneve të ashpra për disa polikanë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe ndaj vet kreut të shtetit maqedonas, shkruan Tch. Kjo është vizita e tretë e Tuskut brenda dy vitesh në Maqedoni. Gjatë ndalesës së tij të fundit, marsin e 2016-s, zyrtari europian ishte i fokusuar te çështja e ngutshme asokohe e refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika. |
| Lajm i mirë nga ambasada amerikane për studimet në SHBA: Ja fushat dhe kriteret e aplikimit Posted: 02 Apr 2017 07:56 AM PDT Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se janë hapur aplikimet për të interesuarit që dëshirojë të kryejnë studime në SHBA. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikimet për vitin akademik 2018-2019 për programin Fulbright për studentë të huaj deri në 15 qershor 2017. Programi Fulbright u jep mundësi profesionistëve të rinj dhe studentëve të diplomuar për të vazhduar studimet pas-universitare në Shtetet e Bashkuara. Bursat u akordohen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtim në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë, në bazë të një niveli të lartë konkurrence. Mësoni më shumë për programin duke klikuar KËTU dhe sigurohuni të aplikoni deri më 15 qershor 2017. |
| E diela ndryshe e bashkëshortes së Saimir Tahirit Posted: 02 Apr 2017 07:31 AM PDT E qeshur dhe nën shoqërinë e vajzës së njohur të ekranit shqiptar, Hueyda El Sayed, bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ia ka dedikuar ditën e pushimit një kategorie të veçantë personash. Bëhet fjalë për fëmijët me autizëm, në kuadër 2 prillit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve me këtë sindromë. "We lighted up blue today, me Uejda El Sayed, mikja e TISS!!! "Të gjithë bashkë për t'i dhënë mundësi të barabartë edhe atyre që janë ndryshe", shkruan Fatlinda Tahiri, ndërsa poston një foto me bukuroshen El Sayed, djalin e kësaj të fundit dhe mikesha të tjera, ku të gjitha pozojnë të qeshura. |
| Balla “këshillon” Luan Ramën: Lëri mistrecllëqet me PS-në dhe lëreni çadrën Posted: 02 Apr 2017 06:51 AM PDT Pas ironisë së kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, që e cilësoi fjalën e kryeministrit Edi Rama sot në Asamble si "patetizëm të PPSH", vjen dhe reagimi nga selia rozë. Deputeti Taulant Balla duke iu kundërpërgjigjur LSI-së, tha se Edi Rama dhe as Ilir Meta nuk vijnë nga Partia e Punës e Shqipërisë, por nga lëvizja demokratike e '90. "Miqësisht i them mikut tim Luan Rama ta lërë retorikën e PPSH-së së vitit 1989 sepse as Edi Rama dhe as Ilir Meta nuk vijnë nga PPSH-ja e 1989-ës, po vijnë nga lëvizja demokratike për zgjedhje të lira në vitin 1990. Miqësisht Luan miku im prej zgjedhjeve te vitit 1996, nuk të takon të bësh analistin e Partisë Socialiste dhe as gazetarin me ministrat e Partisë Socialiste, se nuk shkon më me këto mistrecllëqe mes nesh. Merr shembull nga Partia Socialiste e 2017-ës që ka katër vjet në koalicion me partinë tënde dhe kurrë nuk ia ka lejuar vetes që të përgojojë ministrat e LSI. Gjej një rast ku unë si nënkryetar i Grupit Parlamentar të PS të kem përgojuar ndonjë ministër të LSI. Po kështu asnjë drejtues tjetër i PS", tha Balla për 'BalkanWeb'. Balla i sugjeroi LSI-së se "duhet ta lërë çadrën e PD-së në vetminë e madhe". "Miqësisht miku im Luan, sa për zgjedhjet e lira dhe pluraliste, jam shumë dakord me ty, të mos ia lini as çadrës as Çim Pekës! Lëreni çadrën në vetminë e madhe dhe të shkojmë tek populli për t'i dhënë fund estradave të turpshme të Saliut me popullin shqiptar", përfundon reagimin Balla. |
| Policë që favorizonin kanabisin, Manjani fiton “bastin” Posted: 02 Apr 2017 06:17 AM PDT Ylli Manjani kur ishte ministër i Drejtësisë akuzonte policinë për mosndalimin e kultivimit të kanabisit. E ndërsa sot janë përjashtuar 6 policë që favorizonin kanabisin, Manjani duket se e ka fituar "bastin" e tij. Pas deklaratës së Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Sipas tij vetë policia konfirmoi zyrtarisht se në radhët e saj ka kultivues droge. Në një postim në Twitter, ish-ministri shkruan se ky është fundi i "policisë që deshëm". |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Jonida Maliqi është përfshirë në "listën" e personazheve më të pasur të showbiz-it shqiptar. Por e vërteta nuk është gjithmonë ajo që duket.

Format trupore të Kim Kardashian kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Megjithëse është cilësuar si mbretëresha e formave perfekte trupore, ylli 36-vjeçar ka nisur të acarohet që njerëzit e krahasojnë atë me motrën e saj Khloe Kardashian, duke thënë se kjo e fundit ka trupin më të mirë në të gjithë familjen Kardashian-Jenner.