“Tentim Vrasje në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press

“Tentim Vrasje në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press


Tentim Vrasje në Ferizaj

Posted: 02 Apr 2017 10:09 AM PDT

Në qytetin e Ferizajt pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj, kanë sulmuar dy të tjerë me thikë duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është sulmuar fizikisht dhe me thikë dhe si pasojë e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht dhe me thikë dy viktimat, njëri prej të cilëve ka marrë lëndime të rënda trupore e tjetri lëndime të lehta.

Të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari  tjetër  lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po hetohet, ka ndodhur më 31 mars rreth orës 18:10.

Haradinaj: Gjykata franceze nuk do të ngutet, s’ekstradohem në Serbi

Posted: 02 Apr 2017 10:05 AM PDT

"Ndjenja ime është që kjo gjykatë nuk do të nxitoj. Gjykata do të shqyrtojë informacionin e kërkuar nga Beogradi dhe vendimet mund të merren javën e ardhshme", ka thënë Haradinaj në një intervistë për AFP, transmeton lajmi.net. Haradinaj është shprehur i bindur se ai do të lirohet.

"Unë nuk mund të imagjinoj se do të dërgohem në Seri, me një kërkesë për ekstradim e cila nuk ka bazë dhe unë jam viktimë e një persekutimi të vërtetë politik, për shkak të angazhimit tim në një Kosovë të pavarur", ka shtuar Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë gjithashtu se e respekton sistemin e drejtësisë franceze, por thekson se ai nuk mund ta kuptojë ngadalësinë e gjithë këtij procesi.

"Të gjithë e kanë kuptuar se rasti im është politik, unë shpresoj se kësaj çështje shpejtë t'i vije fundi", ka theksuar Haradinaj.

Lideri AAK-së, ka cilësuar dialogun me Serbinë si "dështim" dhe sipas tij liderët serbë kanë inkuruajur shtim të tensioneve në Kosovë, vetëm për shkak të zgjedhjeve presidenciale.

Haradinaj nuk ka nguruar të komentojë edhe transformimin e FSK-së në Ushtri, duke deklaruar se është qëllim legjitim i vendit.

"Situata e sigurisë është shumë komplekse në rajon, terroristët shkaktojnë probleme duke përdorur ndonjë vakum. Ushtria e Kosovës do të kontribuojë në shmangien e gjithë kësaj", ka vazhduar Haradinaj.Kujtojmë se seanca ndaj Ramush Haradinajt pritet të mbahet këtë të enjte.

Spanja e bën të qartë pozicionin e vet karshi Gjibraltarit

Posted: 02 Apr 2017 10:05 AM PDT

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Alfonso Dastis, ka thënë për gazetën spanjolle "El Pais" se Madridi insiston se duhet t'i lejohet përdorimi i vetos ndaj çfarëdo marrëveshjeje sa i përket enklavës strategjike, derisa Britania përgatitet që të shkëputet nga BE-ja, përcjell Express."Kemi folur me anëtarët dhe institucionet e BE-së këto javët e fundit dhe e kemi bërë të qartë pozicionin e Spanjës: kur Britania të largohet nga BE-ja, vendi anëtar i BE-së është Spanja, dhe në rastin e Gjibraltarit, BE-ja është e obliguar që t'ia mbajë anën Spanjës," ka thënë Dastis./Express/     

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Posted: 02 Apr 2017 10:04 AM PDT

Sipas IHMK'së, vranësirat nga orët e vona të ditës së hënë dhe në vazhdimësi do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse vende-vende reshjet do të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehta në vlerat e maksimaleve, duke filluar nga dita e hënë për të vazhduar deri ditën e premte.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius, gjatë gjithë javës.

"Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales me kushte për tu ngritur nga pjesa e dytë  e javës. Do të fryjë erë nga jugperëndimi deri të enjten, ndërsa më tej era do ta ndërroj kahun nga verilindja  ku shpejtësia e saj mund të arrijë  deri 11 m/s", thuhet në njoftimin e IHMK'së.

Mitrovica kërkon kthimin e eshtrave të ish-kryeministrit të Shqipërisë

Posted: 02 Apr 2017 10:04 AM PDT

Bahtiri u ka dërguar letër ditë më parë presidentit Hashim Thaçit, ministrit të Kulturës Kujtim Shala dhe ambasadës së Turqisë në Prishtinë, me qëllim që të ndihmojnë në këtë drejtim.

Në letrën dërguar në adresat e lartpërmendura, kryetari Bahtiri ka shkruar se Komuna e Mitrovicës, synon që me rastin e 50 vjetorit të vdekjes të ish kryeministrit të Shqipërisë, Rexhep Mitrovica (1887-1967), të kthejë eshtrat e tij nga Stambolli në vendlindjen e tij Mitrovicë, për rivarrim.

"Kërkojmë nga ju që të shfrytëzoni autoritetin tuaj dhe të kontribuoni tek autoritetet e Republikës së Turqisë, që të bëjnë të mundur realizimin e kërkesës së Komunës së Mitrovicës për t'i kthyer eshtrat e këtij patrioti në vendlindje", thuhet tutje në letër.

Përveç tjerash, me këtë letër kryetari Bahtiri kërkon këta të japin edhe kontributin e tyre material për mbulimin e shpenzimeve të rivarrimit.

Sipas njoftimit për media të Komunës së Mitrovicës, lidhur me këtë nismë kryetari Bahtiri thotë se është humane dhe shumë e qëlluar, por gjithsesi e vonuar. Ai e vlerëson lartë Rexhep Mitrovicën, duke thënë se është një tjetër figurë e madhe e Mitrovicës, me kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare.

"Është shumë humane dhe e natyrshme që eshtrat e tij të prehen këtu në vendlindje dhe që qytetarët e komunës dhe të tjerët të frymëzohen nga veprimtaria e tij atdhetare e intelektuale. Nëse përpara, në ish sistemin dhe në kohën kur Kosova ishte nën okupim, ka pas pengesa për këtë, tani nuk ka asnjë pengesë që eshtrat e patriotit të madh Rexhep Mitrovica të kthehen në vendlindjen e tij. Besoj se edhe kjo nismë do të përfundojë me sukses", thotë ai.

Mundësi punësimi në Gjermani nga MPMS-ja

Posted: 02 Apr 2017 07:57 AM PDT

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Lexoni njoftimin e plotë të Abrashit:

Javën e kaluar nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman) dhe Shoqatën e Tekstilit KAMA

Kjo nënkupton që MPMS do të dërgoj për praktike në punë së paku 360 punëkërkues në dhjetëra kompani që merren me përpunim të tekstilit

Praktika do të zgjasë 6 muaj, dhe pagesa për praktikantë do të ndahet proporcionalisht mes MPMS, GIZ dhe kompanive. Sipas përvojave të vitit të kaluar një pjese të madhe të praktikantëve pas periudhës 6 mujore i ofrohen kontrata të rregullta.

Ftohen të gjithë punëkërkuesit e interesuar dhe kompanitë e interesuara, që nga neser të aplikojnë për këtë mundësi.

Gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë programe të ngjajshme edhe për sektorët e tjerë, si IT, drurit, metalit etj.

Krasniqi: Buxheti për bujqësi është dyfishuar, por ende nuk mjafton

Posted: 02 Apr 2017 07:56 AM PDT

Ministri Memli Krasniqi, në një interviste për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, thotë se kjo rritje e buxhetit ka mundësuar që të ketë një mbështetje më të madhe, duke u bazuar në dy masat kryesore: Në programin e pagesave direke apo subvencioneve dhe në programin e zhvillimit rural apo granteve.

Në vitin 2017, planifikimi është rreth 48 milionë euro; 25 milionë euro për subvencione dhe 23 milionë për grante. Por, ministri Krasniqi thotë se ky fond nuk është ende i mjaftueshëm, duke pasur parasysh interesimin në rritje të fermerëve, sidomos të të rinjve, që duan të hyjnë në këtë sektor.

"Një buxhet për mbështetje direke të fermerëve prej 70 milionë eurosh do të ishte më adekuat, sepse do të krijon mundësi për të mbështetur një numër më të madh të fermerëve aplikues, qoftë në subvencione apo në grante", ka thënë Krasniqi.

Në këtë intervistë, ministri i Bujqësisë flet dhe për tjetërsimin e tokës bujqësore, e cila sidomos në periudhën e pasluftës është shndërruar në tokë ndërtimore, duke u mbuluar nga betoni. Megjithëse është ngadalësuar pak, me trendin aktual në 20 vjetët e ardhshme rreth 10 mijë hektarë tokë do të mbulohen nga betoni.

Ministri Krasniqi flet dhe për sëmundjen gungore të lëkurës, nga e cila ngordhën 1 500 gjedhe gjatë vitit të kaluar. Qeveria kishte marrë vendim për kompensimin e fermerëve që janë prekur nga kjo sëmundje, por ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ai konfirmon se kompensimi i cili është premtuar ende nuk është bërë, dhe për këtë i lë fajtorë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Ministrinë e Financave.

Por, ai pret që kjo çështje të zgjidhet "në javët e ardhshme". "E ritheksoj që kompensimi i fermerëve duhet të ndodhë. Është vendim edhe i Qeverisë. Njëra ndër pikat e këtij vendimi thekson se Qeveria do t'i kompensojë fermerët. Unë pres nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Ministria e Financave, që këtë çështje ta zgjidhin sa më shpejt në javët e ardhshme", ka thënë Krasniqi.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar mundësinë e kthimit të kësaj sëmundjeje, duke kërkuar që rivaksinimi i gjedheve të bëhet edhe këtë vit, sepse rreziku është potencial. "Na duhet të bëjmë edhe vaksinimin për vitin 2017. Sepse nuk është i mjaftueshëm vaksinimi i vitit të kaluar për të imunizuar gjedhet edhe rreziqet potenciale të këtij viti".

Në vazhdim, Krasniqi ka folur edhe për tema të tjera, siç janë subvencionimet për bizneset "Start Up", për kualitetin e grurit dhe miellit në Kosovë etj.

Tahiri thotë se është e pakuptimtë heshtja e Shtetit përballë zgjedhjeve të Serbisë

Posted: 02 Apr 2017 07:56 AM PDT

"Votimi i lirë për president të Serbisë në Republikën e Kosovës, pa leje dhe pa dakordim e zhvlerëson shumë shtetësinë tonë. Mos reagimi, heshtja dhe në njëfarë forme pranimi i këtij realiteti për mua është i pakuptimt", ka shkruar Tahiri.

Sipas tij. kjo qasje vërteton se serbët e Kosovës janë peng i politikave të verbëra dhe mendësisë primitive të politikës së Beogradit

"Me këtë qasje të Beogradit zyrtar rruga drejt normalizimit dhe fqinjësisë së mirë do të jetë e gjatë", ka cilësuar drejtori i Institutit për Qererisje Lokale në Kosovë, Besnik Tahiri.

Zyrtari i PDK’së i quan naivë ata që thonë se po bëhet lojë me ushtrinë

Posted: 02 Apr 2017 07:55 AM PDT

Fatmir Xhelili i PDK'së u është përgjigjur akuzave të Sali Asllanajt të LDK'së se Presidenti Hashim Thaçi po bën lojë me ushtrinë e cila pastaj i është kthyer bumerang.

Anëtarit të Kryesisë së PDK'së ka thënë për Gazetën Express se gjithë ata që mendojnë se dikush po bën lojë me ushtrinë janë naiv.

Deputeti i PDK'së, Fatmir Xhelili ka thënë se iniciativa për formimin e ushtrisë është e vonuar dhe nuk është aspak loje as e partisë dhe as e Presidentit Thaçi.

Kjo iniciative faktikisht veç është edhe e vonuar në një farë mënyre po asesi lojë. Ai që e thotë që kjo është lojë ata janë naiv ose e kanë për poena të politikës ditore", ka thënë Xhelili, të dielën, për Express.

Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së LDK'së, Sali Asllanaj, ka deklaruar se Hashim Thaçit dhe PDK'së iu ka kthye bumerang ideja e themelimit të ushtrisë pa pajtimin e Amerikës dhe NATO's.

Sidoqoftë, Xhelili thotë se projekti i Thaçit për ushtrinë ka arritur efektin meqë aty janë përfshirë faktorët kryesorë ndërkombëtarë  si SHBA dhe BE'ja.

"Besoj që ka qenë moment adekuat për me fillu kjo iniciative me u aktualizu dhe presidenti e ka arrit qëllimin që mu involvu në këtë projekt edhe fuqitë strategjikë qysh janë SHBA-ja dhe BE-ja edhe mu marr ky projekt seriozisht se është projekt që ka qenë i planifikuar, nuik është projekt që është shpikur tash që tash ka dasht ky me realizu, besoj që e ka përkrahjen e gjitha subjekteve dhe gjithë njerëzve që mendojnë në mënyrë të shëndoshë edhe në mënyrë politike", ka shtuar ai.

Sipas tij, Kosova duhet të bëhet me ushtri për faktin se Serbia ka filluar të shtojë armatimin si dhe Rusia ka shtrirë ndikimin në Ballkan.

Xhelili ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke thënë se nëse dështohet në demarkacion dhe asociacion, atëherë, s'ka më asnjë arsye për vazhdimin e koalicionit PDK-LDK.

"Në qoftë se nuk është e aftë me qenë vendimmarrëse dhe me shku në drejtim të integrimeve, atëherë kjo qeveri nuk ka kuptim me vazhdu këtë detyrë. Nëse dështojnë demarkacioni dhe këto komponentët tjera atëherë ndoshta kish me qenë zgjidhja-  zgjedhjet e parakohshme" ka thënë ai për Gazetën Express.

Izraeli kërcënon ashpër

Posted: 02 Apr 2017 07:55 AM PDT

Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie inauguruese të një interceptori të përbashkët raketor të SHBA-së dhe Izraelit, transmeton Express.

"Mbrojtja e pragut të shtëpisë është e rëndësisë më të madhe. Kushdo që tenton të na godasë, do të goditet nga ne. Ata që e kërcënojnë ekzistencën tonë, e vënë veten në rrezik të ekzistencës," ka thënë Netanyahu.

Interceptori raketor "David Sling", i cili është i dizajnuar që t'i kundërsulmojë raketat e gamës së mesme që mund të vijnë nga militantët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, filloi së funksionuari sot gjatë ceremonisë, njofton ushtria izraelite./Express/