Tirana Observer: “Bie dhënia e vizave për punët sezonale në SHBA” plus 9 more |
- Bie dhënia e vizave për punët sezonale në SHBA
- A do të jetë Fatos Nano President? Pas Edi Ramës flet edhe LSI
- FOTO / Gjyqtarja seksi çmend futbollistët, arbitron ndeshjen me bluzë të lagur
- Bllokimi i pasurisë, Peza: Po më hetojnë si gazetar dhe jo si politikan
- Njihuni me truprojën shqiptare që mbron klientë anekënd botës
- Luis Enrique kërcënon Juven: Ne bëjmë tre gola në tri minuta…
- I dërguari i Merkel “shuplakë” Bashës, por LSI kundër deklaratave të tij: Nuk i shërbejnë dialogut!
- Basha ashpërson gjuhën ndaj Ramës: Qeveri leshi, Rama një bylmez, gomar e zog gomari
- Low cost nga Tirana në Amsterdam dhe Budapest, ja sa do kushtojnë biletat
- Vettingu/ LSI dorëzon në Kuvend kandidaturat për komisionet “ad hoc”, ja emrat
| Bie dhënia e vizave për punët sezonale në SHBA Posted: 18 Apr 2017 09:19 AM PDT Në disa pjesë të vendit ku sezoni turistik përbën vetëm gjysmën e vitit, bizneset e hotelerisë dhe restorantet shpesh përballen me vështirësitë për të gjetur punonjës amerikanë. Si rezultat, ata mbështeten tek krahu i punës që vjen nga jashtë përmes një sistemi vizash punësimi të përkohshëm që njihet si H2B. Por një rënie e numrit të këtyre vizave këtë vit, ka shkaktuar shqetësime tek punëdhënësit se modeli i tyre i biznesit mund të jetë në rrezik. Përgjatë bregdetit në Masaçusets, pranvera dhe vera vijnë më vonë se në pjesët e tjera të vendit. Këtu është qetësi deri në ardhjen e turistëve, thotë Jane Nichols Bishop e cila ndihmon në gjetjen e punëtorëve sezonalë me viza H2B. "Dua të them me shaka se kemi më shumë peshkaqenë të bardhë se sa individë që kërkojnë punë në Kepin Kod (Cape Cod)." Detyra e Jane-t është të ndihmojë pronarët e bizneseve lokale të sigurojnë punonjës sezonalë me viza H2B nga vende si Xhamejka dhe Filipinet. "Kush do pastrojë hotelet, gatuajë dhe shërbejë ushqimet apo lajë enët? Nuk kemi asnjë këtu dhe ata që janë nuk mjaftojnë." Allen Sylvester menaxhon një biznes që jep me qera tenda në Kepin Kod. Ai thotë se është e vështirë të gjesh amerikanë të punësohen vetëm për pesë muaj në vit. "Pyetja e parë që shtrohet nga të gjithë është se çfarë do të bësh për të gjetur punonjës?" Shto edhe rënien katër herë të numrit të mundshëm të punonjësve sezonal me viza H2B dhe biznese si ky, që nuk u pajis me punonjësit e huaj që kishte kërkuar, mund të pësojë humbje deri në 20 përqind të të ardhurave vjetore. Ai thotë se punonjësit sezonalë janë e vetmja alternativë. "Duhen plotësuar shumë dokumente dhe nuk ka tjetër alternativë. Pronarët e bizneseve nuk do vareshin nga programi H2B i vizave sezonale po të kishte një mënyrë tjetër." Bizneset e varura nga programi i vizave sezonale, të cilët duhet të tregojnë fakte në përpjekjet për të rekrutuar punonjës amerikanë, ofruan 3 mijë aplikime për punonjës të huaj në janar, por vetëm një pjesë janë miratuar. Madje, disa prej bizneseve që përfituan, thotë menaxheri i hotelit "Coonamessett Inn" Jim Underdah, disa probleme në sistem kanë vonuar ardhjen e tyre. Mes kësaj pasigurie, thotë ai, disa biznese zgjedhin strategjinë e punësimit gjatë gjithë vitit edhe pse nuk kanë nevojë për punonjës pas sezonit. "Nuk dua të humbas punonjës, ndaj mbaj njerëz që punojnë 40 orë në kuzhinë për periudhën e dimrit, dhe ata nuk do të më braktisin. Do të thonë, ai po na trajton mirë dhe me ardhjen e pranverës vijnë edhe ta." Por bizneset që nuk e përballojnë dot këtë model, shpresojnë për një përpjekje të minutës së fundit që ligjvënësit të riautorizojnë para 28 prillit ligjin për punonjësit sezonalë, të cilit i përfundoi afati shtatorin e kaluar. Ideja është se kjo mund të jetë pjesë e buxhetit federal për vitin fiskal 2017 ose në të kundërt ata do të paguajnë haraçin./VOA |
| A do të jetë Fatos Nano President? Pas Edi Ramës flet edhe LSI Posted: 18 Apr 2017 09:08 AM PDT Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të mos paraqesë asnjë emër dhe të mos diskutojë për asnjë emër nga e majta për President, për aq kohë sa nuk ka një marrëveshje me opozitën. Qëndrimin e shprehur pak ditë më parë nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, e përforcoi sot edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama. Edhe kur u pyet për emrin e Fatos Nanos si kandidaturë e mundshme për President, Luan Rama tha se i rëndësishëm është procesi me pjesëmarrjen e opozitës. A është emri i Fatos Nanos për President? Nuk kam çfarë të shtoj asnjë fjalë më shumë nga sa ka thënë Ilir Meta pas takimit që ne zhvilluam me lidershipin e PS-së. Ekziston mundësia që të digjen të pesë raundet për zgjedhjen e Presidentit? Meta e bëri të qartë qëndrimin lidhur me çështjen e Presidentit duke nënvizuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes me kontributin e vet edhe të opozitës. Për sa kohë jemi me shpresë që ekzistojnë mundësitë që opozita të bëhet pjesë e procesit pasi të jepen garancitë që zgjedhjet të bëhen sipas standardeve, nuk duhet të ngutemi. Një ditë më parë lidhur me emrin e Nanos u pyet edhe kryeministri Rama, i cili tha se kishte marrëdhënie shumë të mira me ish kreun e PS-së. "S'dua të marr emra konkret. Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Por s'merrem me katundin mediatik. Respekti për të thënë që mos të marrim njerëz nëpër gojë", tha ai. |
| FOTO / Gjyqtarja seksi çmend futbollistët, arbitron ndeshjen me bluzë të lagur Posted: 18 Apr 2017 07:57 AM PDT Modelja braziliane Denise Bueno ka shtuar ndjeshëm numrin e admiruesve të saj pasi arbitroi një ndeshje të futbollit amator mes Desire dhe Sporting. Ajo ishte në pozicionin e gjyqtares së linjës dhe tërhoqi jo pak vëmendje gjatë gjithë ndeshjes për shkak të formave të saj fizike. Për më tepër, pasi u freskua në një moment duke pirë ujë, bluza e saj u lag dhe ajo vazhdoi punën duke mbajtur veshur bluzën e lagur që dhuroi një pamje edhe më tërheqëse. |
| Bllokimi i pasurisë, Peza: Po më hetojnë si gazetar dhe jo si politikan Posted: 18 Apr 2017 06:49 AM PDT Deputeti socialist, Alfred Peza, akuzon organin e akuzës se po e heton për pasurinë e vënë nga puna si gazetar dhe jo si politikan e deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Reagimi i Pezës erdhi pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për sekuestrimin e 84 milionë lekë të reja të cilat sipas akuzës deputeti socialist nuk i justifikon. Gjatë një deklarate për mediat, Peza tha se pasuria 1.1 miliardë lekë është vënë gjatë kohës që ai punonte si gazetar e drejtues në media. Ai theksoi gjithashtu se nuk ka shtim të pasurisë nga viti 2013 kur vendosi të kandidojë për deputet si përfaqësues i Partisë Socialiste. “Pasuria është vënë për periudhën kur kam punuar si gazetar, është provuar katërcipërisht se ka zero shtim të pasurisë time, përveç rrogës së deputetit, nga momenti i shpalljes publike të kandidaturës time dhe deri sot. Kjo duhet kuptuar sepse kemi të bëjmë me një fakt të pakundërshtueshëm të njohur zyrtarisht nga prokuroria që do të thotë se unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet. Prokuroria nuk ka asnjë problem me politikanin Peza, në këto kushte për herë të parë organi i Prokurorisë është duke hetuar sesi ka vënë pasurinë një gazetar. Kjo është e paprecedentë. Çfarë po bën prokuroria është e njëjtë me atë çfarë po kërkon dhe çfarë do të bënte Prokuroria që në vitin 2000 ndaj gazetarit Alfred Peza. Këto që po hetojnë sot mund të ishin hetuar që në dhjetorin e 2012“, u shpreh Peza. Sa i takon mosshlyerjes së taksave, Peza tha se është paguar cash nga puna e tij si gazetar dhe drejtues në disa media. |
| Njihuni me truprojën shqiptare që mbron klientë anekënd botës Posted: 18 Apr 2017 06:49 AM PDT Bodigardja shqiptare në Greqi, Denida Zinxhiria punon në industrinë ndërkombëtare të sigurimit prej 15 vjetësh. Sot ajo trajnon truproja. Programi i saj për mbrojtjen e femrave është cilësuar ndër 10 më të mirët në botë. Dëshira për t'u bërë bodigarde i ka lindur shumë natyrshëm, raporton Shekulli. Kishte mbaruar gjimnazin kur i ra në duar nje revistë që informonte për një shkollë private që përgatiste truproja. Ishte hera e parë që një femër telefonte në këtë numër. E megjithatë pavarësisht stepjes së stafit të shkollës, Denida Zinxhiria nuk ndali së ndjekuri dëshirën e saj, pasi bëri shkollën e parë për truprojë në Athinë në 2002 me Grupin e Mbrojtjes së VIP-ave. “Unë jam pronarja e "Athena Worldwide LLC" e cila është e regjistruar në shtetin e Teksas-it në Dallas. Kjo kompani ka aktualisht zyrat e saj në Turqi, Britani, Danimarkë dhe Australi. Një kompani që afron shërbime konsulence. Ne mund të punësojmë dhe t'u afrojmë punë femrave truproja në çdo vend të botës ku një klient ka nevojë për to. Unë kam pasur fatin të punoj rreth e qark globit me kontrata që paguajnë nga 6000 deri 9000 USD në muaj. Momentalisht ka shumë kërkesa për truproja femra dhe është e vështirë të gjesh profesioniste për të përmbushur nevoja”, ka thënë ajo. |
| Luis Enrique kërcënon Juven: Ne bëjmë tre gola në tri minuta… Posted: 18 Apr 2017 06:44 AM PDT Luis Enrique u shfaq në një konferencë shtypi sot, për të folur për ndeshjen vendimtare të së mërkurës në "Camp Nou", kundër Juventusit. Kujtojmë se çerekfinalja e parë e Ligës së Kampioneve mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar 3-0 në favor të bardhezinjve torinezë. Natyrshëm, ngacmimi që vjen është përmbysja 6-1 ndaj PSG-së, në raundin e kaluar të këtij kompeticioni, çka përbën një precedent frymëzues për katalanasit. "Në ndeshjen e kthimit me PSG-në e bëmë mjaft mirë detyrën tonë. Ishim në rrethana më të këqija, sepse kishim një disavantazh prej 4 golash. Situatat nuk janë krejtësisht të ngjashme, por vështirësia tepër e madhe. Së pari duhet ta mbajmë portën tonë të paprekur dhe të shënojmë 4 gola ndaj Juventusit, që të kualifikohemi. Në të kundërt, gjërat ndërlikohen edhe më shumë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Nuk ka nevojë të bëjmë një ndeshje të përsosur si lojë, ndoshta, por të jemi maksimalisht efektivë dhe të gjenerojmë raste. Po ashtu, të minimizojmë çdo mundësi kundërpërgjigjeje të Juves”, Luis Enrique. A kemi besim te përmbysja? “Ne nuk dorëzohemi para pengesave, por kërkojmë t'i kapërcejmë ato. Jemi të bindur se, po e gjetëm shpejt golin e parë, në "Camp Nou" nuk do të vonojë edhe i dyti apo i treti. Me këtë rast kam një mesazh për tifozët: Të vijnë e të na mbështesin, sepse do të përjetojnë një natë tjetër historike për klubin tonë. Vetëm ne mund të bëjmë tre gola në tri minuta… Nuk kemi asgjë për të humbur, ndërsa kemi vetëm një zgjidhje: të sulmojmë! Në sulm, sulm, sulm”. Messi? “Do të na japë shumë gjëra, për shkak se është unik. Precedenti "PSG" është i freskët, na shërben për optimizëm. Tifozët na inkurajojnë, do të krijojnë një atmosferë të çmendur, në të cilën të gjithë lojtarët mund të ofrojnë versionin e tyre më të mirë“. Juventusi? “Është një ekip që mund të luajë me dhe pa top. Është shumë e vështirë për të luajtur kundër tyre”. Higuain? “Juventusi ka mjaft lojtarë cilësorë. Bardhezinjtë janë të gjithë shumë të mirë, por sot është dita për të lavdëruar lojtarët e Barcelonës”. Mascherano? “Kemi lajm të mirë prej tij, sepse është stërvitur me grupin dhe do të jetë në dispozicion. Na kthehet edhe Busquets, një nga lojtarët e zgjuar që kemi dhe pjesë themelore e Barcelonës”. |
| I dërguari i Merkel “shuplakë” Bashës, por LSI kundër deklaratave të tij: Nuk i shërbejnë dialogut! Posted: 18 Apr 2017 06:04 AM PDT
|
| Basha ashpërson gjuhën ndaj Ramës: Qeveri leshi, Rama një bylmez, gomar e zog gomari Posted: 18 Apr 2017 04:50 AM PDT Një ditë pas deklaratave që bëri në Tiranë kryediplomati gjerman, Sigmar Gabriel për protestën e opozitës dhe bojkotin e Kuvendit, kryedemokrati Basha është shprehur i vendosur në kërkesën e tij, qeverinë teknike. "Unë jam më i qetë e më i gëzuar se dje, se duke u përballur e ballafaqur me të vërtetën prekim thellësinë dhe lartësinë e kauzës sonë për zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj miqtë e mi le të gëzohemi bashkë, si e kemi kthyer 60 ditë këtë protestë në një vend të gëzimit dhe shpresës që po lind. Jemi së bashku muratorët, arkitektët, inxhinierët e republikës së re që është e pandalshme, që po vjen kalëruar mbi shpresat e një populli të tërë", tha Basha. Në fund të fjalës së mbajtur ai iu drejtua me një pyetje protestuesve. "Nëse keni mendime të tjera, nëse doni apo rekomandoni tërheqje unë dua ta dëgjoj", tha ai. Protestuesit thërritën njëzëri "Rama ik", dhe "jo". Pas tyre Basha theksoi: "Asnjë tërheqje, qeveri teknike kusht i patjetërsueshëm". Nga çadra e protestës, Basha nuk ka ngurruar t'i përgjigjet kryeministrit Rama pas deklaratave të tij një ditë më parë për çmimin e energjisë elektrike dhe faturat e paguara nga kryedemokrati. Kreu i opozitës ashpërsoi gjuhën ndaj Ramës, duke e konsideruar qeverinë e tij qeveri leshi, ndërsa atij vetë iu drejtua me fjalët "gomar e zog gomari". Shkas mori nga debati në distancë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, e ku Basha nuk e pritur mirë faktin se Rama për të mbrojtur tezën se nuk është rritur energjia i publikoi pa leje kryeopozitarit faturën e energjisë. "Shikoni mashtrimet me të cilat ushqen ditë për ditë popullin e vet. Dje po flisnim për gjendjen ekonomike, ku fjala mbizotëruese është nuk ka lekë dhe diskutuam pse nuk ka. Janë rritur çmimet, taksat, faturat, është rritur fatura e energjisë. Ky bylmezi bashkë me një qymez paskan nxjerrë faturën e energjisë time, se nuk duan t'ia dinë për ligje fare. Derisa marrin faturën e kryetarit të opozitës merreni me mend se çfarë bëhet me faturat tuaja. Shteti i leshit. Kam marrë kritikë nga një gazetare që e vlerësoj shumë, po themi shteti i akrilikut, se leshin e ka shumë, është bio të paktën. Normalisht që po të marrësh informacion të tillë të privilegjuar duhet të marrësh lejen time si qytetar. Jo më si kryetar i opozitës, mbrohet privatësia.Jo nuk duan t'ia dinë. Po shumë mirë, nuk kam gjë për të fshehur për faturën e energjisë. Po pse more gomar dhe zog gomari për faturën time u ankova unë? Për faturën time jam këtu unë? Por unë nuk jam këtu për faturën time, se është e vërtetë që për ata që harxhojnë mbi 300 kilovat i ke ulur çmimet, e kam fjalën për 75% të shqiptarëve, që janë shtresa më e varfër. Këtë thamë dje, këta paguajnë më shumë dhe se luan as topi. Njerëzit që konsumojnë më pak se kanë më pak mundësi paguajnë më shumë", tha Basha.
|
| Low cost nga Tirana në Amsterdam dhe Budapest, ja sa do kushtojnë biletat Posted: 18 Apr 2017 04:42 AM PDT Shqipërisë i janë shtuar dy linja ajrore me kosto të ulëta këtë vit. Në mars filloi fluturimet Wizz Air nga Tirana në Budapest dhe anasjelltas dhe nga 10 maji Transavia ofron udhëtime direkt nga Tirana në Amsterdam dhe anasjelltas. Por, sa kushtojnë biletat dhe si janë ato krahasuar me vendet e tjera të rajonit për të njëjtat destinacione? "Monitor" ka bërë një kërkim në linjat përkatëse për udhëtimet vajtje-ardhje në muajt e verës, ku rajoni rezulton sërish shumë më i lirë. Në Budapest Nga Tirana në Budapest, janë dy data nisjeje dhe kthimi çdo javë, të mërkurën dhe të dielën. Bileta më e lirë vajtje-ardhje është 85 euro dhe këtë mund ta gjeni vetëm për nisje në fund të muajit maj dhe fillim të qershorit (bileta e vajtjes është vetëm 20 euro, por është kthimi ai që kushton tre herë më shumë). Më pas biletat shtrenjtohen dhe kushtojnë 127 euro, apo edhe 210 euro në fillim të korrikut. Bileta më e lirë që mund të gjesh në korrik është 145 euro (vajtje-ardhje). Nga Shkupi është shumë më lirë të shkosh në Budapest. Për ikje më 31 maj dhe kthim më 4 qershor, udhëtimi vajtje-ardhje është vetëm 29 euro (1789 dinarë maqedonas). Në qershor, bileta kushton maksimumi 41 euro dhe në korrik 44-48 euro (vajtje-ardhje). Nga Shkupi, përveç Budapestit, Wizz Air ka gati 30 destinacione të tjera. Edhe nga Prishtina, që ka filluar fluturimet pothuajse njëkohësisht me Tiranën, Budapesti është më i lirë. Një biletë vajtje-ardhje, për nisje më 29 maj dhe kthim më 5 qershor, kushton 40 euro, ndërsa edhe në korrik mund ta gjesh me më pak se 50 euro. Në Amsterdam Në Amsterdam, në ditën e parë kur fillojnë fluturimet nga Tirana, më 10 maj dhe kthim më 15 maj, bileta kushton 170 euro. Fluturimet me linjën Transavia, janë tre herë në javë, të hënën, të mërkurën dhe të premten. Në maj, udhëtimi më i lirë është më 17 maj, nisja nga Tirana dhe kthimi në datën 19 maj, ku bileta vajtje-ardhje kushton 86 euro, ndërsa nëse zgjedh kthimin me datën 22 maj shtrenjtohet në 146 euro. Në korrik, biletat shtrenjtohen ndjeshëm. P.sh., për vajtje në datën 21 korrik dhe kthim në datën 24 korrik, kushton 247 euro. Edhe në gusht janë po kaq të shtrenjta. Biletat për në Amsterdam fillojnë e bëhen më të lira vetëm në shtator, ku, nëse prenotoni sot mund të gjeni fluturime që kushtojnë 78 euro (p.sh., për vajtje në 20 shtator dhe kthim në datën 25 shtator). Fluturimet janë të programuara deri në tetor, ku çmimet janë relativisht të njëjta me shtatorin. Transavia ofron dhe fluturime direkt drejt Parisit (Orly). Në qershor, bileta më e lirë vajtje-ardhje kushton 147 euro. Në korrik, çmimi shtrenjtohet ndjeshëm në 192 euro deri 248 euro. Në Paris mund të shkohet dhe nga Prishtina me Easyjet. Për nisje më 27 maj dhe kthim më 31 maj, bileta kushton 88 euro. Në korrik bileta shtrenjtohet në 192 euro. Nga shtatori, Parisi është i arritshëm përmes Prishtinës me 71 euro. |
| Vettingu/ LSI dorëzon në Kuvend kandidaturat për komisionet “ad hoc”, ja emrat Posted: 18 Apr 2017 04:41 AM PDT
Në fjalën e tij, Rama tha se propozimi i këtyre kandidaturave është në përmbushje të detyrimit formal që ligji kërkon për zbatimin e reformës në drejtësi. Sakaq, ai theksoi rëndësinë e dialogut mazhorancë-opozitë për të zgjidhur ngërçin politik në vend. "LSI i ka propozuar seancës së Kuvendit që për seancën të përbehet nga 12 anëtarë, 6 nga shumica e 6 nga pakica, ne kemi propozuar Luan Rama dhe Silva Caka. Për komisionin prej 3 anëtarësh, në kemi propozuar Vangjel Tavon. Kjo nuk është thjesht përmbushje e një detyrimi formal që ligji detyron për formimin e këtyre komisioneve por edhe për rolin që ka vendimmarja politike në këtë proces. Bojkoti i opozitës ka bllokuar këto institucione, dhe kjo ka sjellë problematikën që tashmë dihet. Ndaj theksoj rëndësinë e madhe që ka dialogu politik në zgjidhjen e kësaj situate", tha Luan Rama. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |








Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama përveç mesazhit për koalicionin nuk ka nguruar të komentojë edhe deklaratat e bëra dje në Tiranë, nga i dërguari i kancelares Angela Merkel, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmark Gabriel. Pas pyetjeve të gazetarëve, lidhur me deklaratën e fortë të kreut të diplomacisë gjermane, kundër bojkotit të opozitës, Luan Rama tha se, "deklarata të tilla nuk i shërbejnë dialogut politik në vend". Ai më tej shprehu qëndrimin se zgjidhja për krizën duhet të vijë nga politikanë shqiptarë, pasi ata e kanë krijuar krizën. "Këto thirrje janë të dobishme për aq kohë sa janë të balancuara. Çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar këtu, për shkak të papërgjegjësisë së shqiptarëve. Ndaj duhet të marrë zgjidhje këtu. Duhet të dominojë arsyeja, sepse interesat e vendit janë prioritare. Prandaj bëra thirrje për t'ju shmangur marrëzisë. Boll kosto kanë krijuar në këtë vend për qytetarët dhe proceset e integrimit. Ka ardhur koha e përgjegjësisë", vijoi Luan Rama.

