“Nderohen heronjët e rënë në betejën e Slivovës” plus 9 more Ferizaj Press |
- Nderohen heronjët e rënë në betejën e Slivovës
- Dixhitalizimi i platformave të institucioneve Kosovare nga Techstitution
- Mësimdhënësit me kontratë të re kolektive
- Shtatë biznese ferizajase përfitojnë pronë komunale
- Kryetari Svarqa priti Arlind Bajramin
- Kështu ndodhën helmimet në Kosovë (Video)
- Demarkacioni çon vendin në zgjedhje
- Erdogani do ta rrisë ndikimin në Kosovë e në Maqedoni
- Musliu: Zgjedhje, pasi t’i kryejmë detyrat (Video)
- Kosova me forum për investitorë në Dubai
| Nderohen heronjët e rënë në betejën e Slivovës Posted: 18 Apr 2017 05:54 AM PDT Me rastin e 18-të vjetorit të rënies së lavdishme, heroike, të luftëtarëve të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Driton Islami-Toni dhe Sadik Bega-Murtaja të rënë për të mos vdekur kurrë në betejën e Slivovës, sot tek lapidarët e këtyre heronjëve kanë bërë homazhe bashkëluftëtarët dhe familjarët e tyre. |
| Dixhitalizimi i platformave të institucioneve Kosovare nga Techstitution Posted: 18 Apr 2017 05:32 AM PDT Sot në ambientet e Hotel Sirius, u bë prezantimi i Platformës së parë Online të krijuar nga projekti Techstitution. Kjo platformë është zhvilluar në bashkëpunim me (ARKEP) Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës dhe ka për qëllim dixhitalizimin e procedurave të aplikimit si dhe të raportimit nga Kompanitë Private që fillojnë operimin e komunikimeve elektronike në Kosovë. Deri më tash të gjitha procedurat të cilat janë kryer në këtë institucion janë bërë në mënyre fizike, dhe me ofrimin e kësaj platforme shumë procedura do të thjeshtësohen dhe të gjitha shërbimet do të mund të kryhen online. Në këtë prezantim morën pjesë anëtarë të shumtë nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë, ku z. Kreshnik Gashi, Drejtor i Bordit të këtij institucioni foli për bashkëpunimin në mes të Techstitution dhe ARKEP. Ai tregoi se si kjo platformë është një risi për institucionin të cilin ai e drejton dhe se si kjo platformë do të lehtësoj procedura të shumta si për klientët e këtij institucioni ashtu edhe për stafin e ARKEP. Ai ndjehet krenarë për bashkëpunimin e mirëfilltë që ka pasur me anëtarët e Techstitution dhe ka treguar se si rezultatet finale kanë tejkaluar pritjet e tij, si për nga profesionalizmi i treguar nga Techstitution ashtu edhe për nga mirënjohës për ofrimin e hapësirës shumë të përshtatshme për të punuar. Vizitoni faqen: http://techstitution.org/ si dhe platformën elektronike: http://aplikime.arkep-rks.org/përfundimi i këtij projekti në kohë rekord. Në mesin e mysafirëve që ishin prezent në këtë ngjarje ishte edhe Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju i cili përveç që shprehi kënaqësinë që ka pasur për të përkrahur këtë iniciativë të Techstitution, ai tregoi edhe gatishmëri për të përkrahur edhe projekte të tjera të kësaj natyre, pasi që beson se digjitalizimi i procedurave institucionale është në të mire të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës. Zt. Mugaju falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt për punën e palodhshme që kanë bërë gjatë vikendeve të gjata për të krijuar këtë platformë. "Techstitution është një mjet për transferimin e njohurive dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve, duke siguruar zgjidhje të thjeshtë digjitale për sfidat komplekse institucionale" Gjatë këtij prezantimi u ndanë edhe mirënjohje për kontributin e dhënë për pjesëmarrësit në këtë projekt. Përveç këtyre mirënjohjeve, zyrtarët e ARKEP bënë të ditur se dy prej pjesëmarrësve më të dalluar në këtë projekt do të fillojnë punën praktike në këtë institucion. Techstitution është një projekt i implementuar nga Open Data Kosovo, Girls Coding Kosova dhe IPKO Foundation dhe është bërë i mundur nga financimi i UNICEF Innovations Lab dhe (ADA) Austrian Developement Agency. Qëllimi kryesorë i Techstitution është që të ofrojë mundësi të aftësimit të të rinjve, duke zhvilluar teknologji të cilat dixhitalizojnë platformat institucionale. Ky projekt ka pasur 50 pjesëmarrës, të moshave nga 18-22 vjeçe, nga qytete të ndryshme nga e gjithë Kosova. Trajnimet janë mbajtur në AUK (Universitetin Amerikane në Kosovë), dhe ju jemi shumë falënderues dhe mirënjohës për ofrimin e hapësirës shumë të përshtatshme për të punuar. Vizitoni faqen: http://techstitution.org/ si dhe platformën elektronike: http://aplikime.arkep-rks.org/ |
| Mësimdhënësit me kontratë të re kolektive Posted: 18 Apr 2017 05:20 AM PDT Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kanë nënshkruar kontratën e re kolektive. Ministri Bajrami është zotuar se me këtë kontratë do të përmirësohet pozita e mësimdhënësve duke shtuar se ka marrë mbështetje edhe nga komunat që kontrata të realizohet. Bajrami ka kërkuar që SBASHK-u që të mos angazhohet vetëm për rritje të pagave por edhe për ngritje të cilësisë. Ndërkaq, Rrahman Jasharaj ka thënë se e veçanta e kontratës është se tani e tutje nuk do të përfshihen vetëm të punësuarit në arsimin parauniversitar por edhe të punësuarit në universitete. Sipas tij, në kontratë precizohet që MASHT-i bashkë me Ministrinë e Financave do të angazhohen për të gjetur mjete në mënyrë që të realizohen kërkesat që dalin nga kontrata. |
| Shtatë biznese ferizajase përfitojnë pronë komunale Posted: 18 Apr 2017 05:02 AM PDT Ferizaj.18.04.2017. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa të martën ka bërë nënshkrimin e shtatë kontratave për përfituesit e pronave komunale në Babush të Ri. 4 përfitues të kësaj prone kanë qenë shfrytëzues të mëhershëm të pronës komunale, ndërkaq tre të tjerë këto parcela i kanë përfituar për here të parë. Sipas kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqës, procesi i nënshkrimit të kontratave me përfituesit e pronave komunale është tejet i rëndësishëm , sepse me këtë po bëhet një zhvillim ekonomik shumë më i madh. "Unë jam shumë i sigurt se do të punoni të gjithë në bazë të destinimit, dhe do ta realizoni planin dinamik të investimeve, në të kundërtën do të ballafaqoheni me masat që janë të parapara me ligj që i parash komuna, por realisht unë mendojë se ju do të ndikoni në zhvillimin ekonomik dhe do të ndikoni në zbutjen e papunësisë, duke absorbuar një numër më të madh të punëtorëve të rinjë të cilët do të ndikojnë në rritjen e kapitalit tuaj dhe qarkullimit tuaj monetar. Shembull shumë i mirë ka qenë "Cadi" dhe unë mendojë se kemi respektuar kështu fillimisht si model i cili e ka përdore pronën publike për zhvillim ekonomik dhe ka punuar me përkushtim maksimal që ta realizojë programin e vet zhvillimor, por edhe në të njëjtën kohë ka shumë besim tek ju, që nuk do ta përsëritni gabimin paraprak që një pjesë e pronave të komunës ka pasur vetëm themelet dhe nuk është përdorur sipas destinimit", ka thënë kryetari Svarqa. Numri një i Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se tashmë komuna jonë po ndikon në zhvillimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Ai ka garantuar bizneset edhe për mbështetje institucionale, me tërë mekanizmat që ka në dispozicion komuna. "Duke u shndërruar në një komunë të zhvilluar ekonomike, sepse trendi i hapjes së ndërmarrjeve të reja në komunën e Ferizajt gjithnjë po shtohen. Zyrtarisht kemi 60 deri në 80 biznese në muaj që regjistrojnë bizneset e tyre si të reja, por po ashtu po krijojmë edhe lehtësira që bizneset të punojë lirshëm dhe të punojnë pa pengesa, ngarkesa, shantazhime etj. Investimet që po vine edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, besoj që do të ndikojnë ne lehtësira edhe më të mëdha dhe në të njëjtën kohë besoj, që Ferizaj do të jetë atraktiv edhe për bizneset që ushtrojnë veprimtarinë biznesore edhe jashtë komunës së Ferizajt, ose për bizneset që vine prej komunave tjera, po ashtu shpresoj që ju do të gjeni partner edhe jashtë komunës, rajonit, por edhe jashtë Kosovës, duke pasur parasysh edhe shtete e zhvilluara në mënyrë që edhe tregu evropian të jetë absorubues të Kosovës", është shprehur kryetari Svarqa. E nga ana tjetër biznesmeni Sadri Gashi, nga "Cadi Komerc", është shprehur tejet mirënjohës për vazhdimin e kontratës së tij, kontratë kjo e nënshkruar qysh para 15 viteve, por që i ka skaduar afati. Ai tha se tashmë do të shtojë edhe kapacitetin e punës së tij. Edhe, Ekrem Gashi përfitues për herë të parë i pronës komunale, tha se kjo i ka ndihmuar mjaft shumë në veprimtarinë e biznesit të tij, duke shtuar se me dhënien e kësaj prone ne shfrytëzim ka kursyer një shumë të mjeteve e që do ti shfrytëzojë në investime të tjera. U bë e ditur se këta përfitues këto prona do ti shfrytëzojnë për 99 vite, me vendim të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
|
| Kryetari Svarqa priti Arlind Bajramin Posted: 18 Apr 2017 12:31 AM PDT Nëntoger Arlind Bajrami nga komuna e Ferizajt, i cili javën e kaluar përfundoi me sukses trajnimin 15-muajsh në Akademinë Mbretërore të Anglisë, u prit sot nga kryetari i komunës, Muharrem Svarqa për ta përgëzuar për suksesin e arritur. "Ne ndihemi krenarë që një bashkëvendës yni arrin të përfaqësojë denjësisht vendin tonë në një akademi kaq të njohur. Prandaj, dua t'ju përgëzoj dhe t'ju uroj suksese të mëtejme", uroi kryetari Svarqa. Nëntoger Bajrami tha se trajnimi ishte i suksesshëm dhe i mirëseardhur për të marrë njohuri dhe shkathtësi të reja, të cilat do t'i ndajë me kolegët në batalionin e parë të brigadës për reagim të shpejtë në Gjilan. |
| Kështu ndodhën helmimet në Kosovë (Video) Posted: 17 Apr 2017 11:32 PM PDT Vetë ata që pësuan, thonë se pasojat po i vuajnë ende, njofton Klan Kosova. Derisa shteti akoma nuk ka siguruar një përgjigje zyrtare për analizat e materialit që u hodh. Deputetja Flora Brovina, që për këtë ngjarje po shkruan libër, thotë se tani ka argumente të mjaftueshme që institucionet të kërkojnë llogari. |
| Demarkacioni çon vendin në zgjedhje Posted: 17 Apr 2017 11:31 PM PDT Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila gati i ka mbushur dy vjet prej se është nënshkruar, mund ta çojë vendin në zgjedhje, po që se sërish dështon së ratifikuari. Nga numrat që aktualisht ka partneri i koalicionit nuk mjaftojnë për ta kaluar këtë marrëveshje. Ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme prej kohësh, pos opozitës, i ka përmendur edhe PDK-ja, partneri kyç i koalicionit qeverisës. Kurse LDK-ja ndonëse vazhdimisht e kishte kundërshtuar një opsion të tillë, së fundi nuk ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje. Kështu edhe kanë potencuar zyrtarë të qeverisë për "Zërin", të cilët kanë thënë se Demarkacioni nuk do të duhej të bëhej shkas për zgjedhje, porse një gjë e tillë sipas tyre mund të ndodhë po që se koalicioni PDK-LDK merret vesh mes vete. Nga ana tjetër, opozita tashmë ka marrë iniciativë për rrëzimin e Qeverisë, përfaqësues të së cilës shprehen të bindur se mocioni do të gjejë përkrahje edhe te partitë në pushtet. Në ndërkohë analistët konsiderojnë se zgjedhje të parakohshme do të ketë detyrimisht… |
| Erdogani do ta rrisë ndikimin në Kosovë e në Maqedoni Posted: 17 Apr 2017 11:31 PM PDT Ky forcim i pushtetit të presidentit turk Erdogan reflekton në shtetet e Ballkanit, në të cilat ai tash sa kohë ka investuar në shtrirjen e influencës së tij, shkruan sot, gazeta Zeri. Pushtetin e tij Erdogan do ta shfrytëzojë edhe jashtë Turqisë përmes metodave të ndryshme. Shqiptarët në përkrahje të tij në Maqedoni kanë festuar për fitore. Njohësit e çështjeve politike në Kosovë e në Maqedoni thonë se pas referendumit do të pësojnë ndryshime karshi Turqisë e vendeve të Ballkanit. Kjo sepse, siç cekin analistët, figura e Erdoganit vetëm sa do të vjen duke u forcuar, e kjo fuqi e tij do të reflektojë edhe në marrëdhëniet mes shteteve të rajonit. Baraliu: Referendumi, ndryshim radikal Njohësi i çështjeve politike në vend, Mazllum Braliu, e sheh si ndryshim radikal kalimin e referendumit në Turqi. "Një ndryshim po aq sa hermetik, aq edhe radikal i kushtetutës. Një riorientim i shtetit, pretendim për ta riorientuar shtetin turk në një drejtim tjetër presidencial", ka thënë ai. Më tej, ai cek se referendumi do të ndikojë në ato shtete që kanë nevojë për përkrahjen e Turqisë |
| Musliu: Zgjedhje, pasi t’i kryejmë detyrat (Video) Posted: 17 Apr 2017 12:52 PM PDT Këtë qëndrim ajo e ka shprehur duke u bazuar në faktin se deputetë të koalicionit kërkojnë që të votojnë mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë. Deputetja Musliu u shpreh për Tribuna Channel se ky qëndrim është personal dhe nuk ka të bëjë me qëndrim të partisë. Madje ajo kërkoi që çështjet e mëdha të mos mbesin pezull dhe se kërkon që sa më shpejt të kryhen. |
| Kosova me forum për investitorë në Dubai Posted: 17 Apr 2017 10:34 AM PDT Sheikh Abdullah tha se në bashkëpunim me kryetarin Veseli do ta organizojnë një forum të madh investiv për Kosovën në Dubai. Ai tha se forumi duhet të bëhet në Dubai pasi ka mundësi ti ftoj investitorët më të mëdhenj të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe rajonit, theksohet në njoftim. Sheikh Abdullah ka kërkuar nga kryetari Veseli që Kosova në këtë forum të investitorëve, të paraqet plane konkrete për investimet direkte në Kosovë. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |














