“Qysh me i ditë rastet kur duhet shmangur pircingu në gjuhë?” plus 7 more Qysh me

“Qysh me i ditë rastet kur duhet shmangur pircingu në gjuhë?” plus 7 more Qysh me


Qysh me i ditë rastet kur duhet shmangur pircingu në gjuhë?

Posted: 06 Apr 2017 03:00 AM PDT

Të bësh pircing në gjuhë është tashmë në modë.

Por duhet pasur kujdes, pasi ka disa raste kur nuk rekomandohet të bëhet:

  • Kur jeni shtatzënë
  • Kur keni probleme të koagulimin
  • Kur jeni duke marrë medikamente antikoagulimit
  • Kur jeni alergjik ndaj substancave të ndryshme të përdorura gjatë bërjes së pircit (metalet e nikelit dhe të tjera).

The post Qysh me i ditë rastet kur duhet shmangur pircingu në gjuhë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me heqë dorë nga duhani pa fituar peshë?

Posted: 05 Apr 2017 12:43 PM PDT

Pirja e duhanit ju bën të shpenzoni 200 kalori në ditë dhe kur ju ndaloni së piri atë keni një ndjesi urie që ju bën të hani më shumë…

Çamçakëzi dhe karamelet janë zëvendësues të mirë të nikotinës që limitojnë mundësinë e fitimit të peshës.

Në qoftë se ju jeni të varur me të vërtetë nga nikotina, mjeku mund t'iu këshillojë një medikament (Zyban) për 2 muaj.

Ky mjekim është efektiv si një anti-përdorues.

Pas kësaj periudhe të vështirë, dëshira juaj për të pirë cigare nuk do të jetë zhdukur, por do të jetë me e pakët dhe më e lehtë, dhe për këtë arsye është më e menaxhueshme.

Konsumoni gjithashtu në mënyrë inteligjente (kos, mollë, vezë të ziera, etj.) dhe çfarë është më e rëndësishmja merruni me sport.

The post Qysh me heqë dorë nga duhani pa fituar peshë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i largu pikat e zeza të lëkurës?

Posted: 05 Apr 2017 12:34 PM PDT

Ky është një "locion" natyror dhe i thjeshtë për të pastruar fytyrën tuaj nëse keni pika të zeza.

1. Lajini duart me ujë të rrjedhshëm dhe sapun.
2. Prisni një fetë të hollë limoni. Vendoseni në fytyrë me kujdes duke shmangur konturet e syve.
3. Pastroni fytyrën tuaj me ujë të pastër para se ta thani atë me një peshqir të pastër.

Përsëriteni veprimin në mëngjes dhe darkë për disa ditë, pastaj ndërpriteni proçesin sapo lëkura juaj të rimarrë qartësi e saj dhe pikat e zeza të jenë zhdukur.

The post Qysh me i largu pikat e zeza të lëkurës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përdorë llogarinë e PayPal në Amazon?

Posted: 05 Apr 2017 08:43 AM PDT

Normalisht, Amazon nuk pranon pagesa përmes llogarive të PayPal.

Ky është një lajm i keq, nëse jeni mësuar që shoppingun online ta paguani përmes kësaj llogarie.

Ekziston një mënyrë për të paguar për këto porosi në Amazon përmes PayPal.

1.Hapni llogarinë tuaj të Paypal, dhe verifikoni atë duke klikuar në opcionin Ëallet.

Dhe tek opcioni Bank accounts klikoni Link a bank.

Pastaj, selektoni bankën tuaj, dhe klikoni Agree and Link.

2.Janë tri lloje të llogarive në PayPal: Personale, Premiere dhe Biznes.

Pas hapjes fillimisht do të keni llogarinë personale, të cilën mund ta ktheni në premiere apo biznes pa pagesë.

Këto dy lloje ofrojnë më shumë funksione, duke mos kushtuar asgjë më shumë.

Për ta kthyer llogarinë në premiere, klikoni në Settings.

Pastaj, tek Account Options klikoni Upgrade to a premier account.

3.Pasi të keni verifikuar llogarinë Premier, klikoni në këtë link për të aplikuar për llogarinë Paypal Business Debit MasterCard. https://www.paypal.com/webapps/mpp/debit-card

Verifikoni detajet personale dhe klikoni Continue.

Klikoni Agree And Continue.

4.Më në fund mund ta përdorni llogarinë Paypal Business Debit MasterCard në secilin vend që pranohet MasterCard, duke përfshirë këtu edhe Amazon.

The post Qysh me përdorë llogarinë e PayPal në Amazon? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë sekretet e bukurisë që të dukeni gjithmonë bukur?

Posted: 05 Apr 2017 08:20 AM PDT

Që të dukeni gjithmonë mirë, dhe e clodhur merr më pak kohë dhe energji se sa mendoni.

Ju mund të dukeni shkëlqyeshëm gjithmonë, duke shpenzuar vetëm 5-10 minuta kohë.

1.Edhe nëse keni vetëm 5 minuta kohë, keto minuta ja vlenë ti shpenzoni në lëkurë dhe vetullat tuaja.

Nëse keni vërtetë bukur në sy, nuk do të bie në sy nëse vetullat tuaja duken keq.

Sigurohuni ti jepni lëkurës një shtresë të zbutësit të lëkurës para se të aplikoni sherkun, si dhe krihni vetullat.

2.Një ngjyrë e mbyllët e buzëve është mënyra më e shpejtë që të dukeni glamuroze, edhe nëse pjesa tjetër e grimit është minimal.

3.Nëse nuk keni kohë ti pastroni flokët, atëherë aplikoni një sasi të vogël të pudrës për fëmijë që të largoni yndyrën dhe ti bëni flokët të duken të freskëta.

Dhe, kapni bishtin e flokëve në pjesën e poshtme të kokës.

4.Thonjtë që duken të papastër do të ju bëjnë jo vetëm të dukeni, por edhe të ndiheni keq.

Kështu që sigurohuni gjithmonë që thonjtë ti keni në rregull.

Nëse nuk keni kohë ti lyeni e të prisni derisa të thahet llaku i thonjëve, atëherë largoni ngjyrën e mëparshme dhe lini thonjtë pa i lyer.

The post Qysh me i ditë sekretet e bukurisë që të dukeni gjithmonë bukur? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë trofte të mbushur me këpurdha?

Posted: 05 Apr 2017 07:13 AM PDT

Përbërësit:

  • 4 trofta
  • 250 gram këpurdha
  • 1 qepë
  • 200 ml verë të bardhë
  • 100 ml ajkë
  • 1 lugë niseshte
  • 1 lugë gjalpë.

Peshku kriposet dhe piperoset brenda dhe jashtë.

Këpurdhat priten në feta të holla.

Qepa grihet hollë dhe fërgohet në gjalpë.

Peshku mbushet me këpurdha.

Këpurdhat e mbetura përzihen me qelë, shtohet lëngu i limonit, vera e bardhë dhe kështu zihen peshqit 12 minuta.

Peshqit vendosen në enën në të cilët do të shërbehen.

Ajka tundet me niseshte, shtohet lëngu në të cilin janë zier peshqit.

Përzihet mirë dhe sa të marrë valë largohet nga zjarri.

The post Qysh me përgaditë trofte të mbushur me këpurdha? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i pastru atletet e bardha?

Posted: 05 Apr 2017 07:07 AM PDT

Atletet e bardha janë shumë të ndjeshme, pa marrë parasysh se a vishen vetëm gjatë ditës apo gjatë luajtjes së ndonjë sporti ato do të ndoten.

Kjo mënyrë është shumë e lehtë për ti pastruar atletet e bardha.

Nevojitet:

  • sodë bikarboni
  • sfungjer i butë.

1.Mbushni një kovë me ujë të vakët dhe shtoni një lugë sodë bikarboni.

2.Vendosni sfungjerin në kovë, dhe pastaj largoni ujin nga sfungjeri dhe filloni të largoni papastërtitë e mëdha me lëvizje para-prapa.

3.Kushtoni më shumë kujdes pjesëve të cilat kanë detaje, pasi që ato janë më të vështira për tu pastruar.

4.Pasi të jenë larguar papastërtitë, thani atletet me një leckë të pastër.

The post Qysh me i pastru atletet e bardha? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë biftek me bukë të skuqur?

Posted: 05 Apr 2017 06:46 AM PDT

Përbërësit:

  • 500 gram biftek
  • 3 rriska buke
  • 1 vezë
  • 2 lugë qumësht
  • 4 copa proshutë
  • 4 copa kaqkavall
  • 400 gram misër
  • 1 karotë
  • 1 trangull
  • kripë
  • piper.

Zihen perimet e prera imët.

Kullohen, shtohet kripë dhe vaj uliri.

Biftekët lyhen me vaj dhe skuqen në tigan, pastaj kripohen.

Proshuta fërgohet gjithashtu.

Riskat e bukës kalohen në vezë me qumësht dhe fërgohen në vaj të nxehtë.

Në pjatë ku do të shërbehen vendosen rriskat e bukës, mbi to bifteki i skuqur, mbi biftekë vendoset proshuta, e mbi proshutë kaqkavalli.

Bifteku shërbehet me perimet e kombinuara.

The post Qysh me përgaditë biftek me bukë të skuqur? appeared first on Qysh Me.