“Qysh me e largu lagështinë nga raftet?” plus 6 more Qysh me

“Qysh me e largu lagështinë nga raftet?” plus 6 more Qysh me


Qysh me e largu lagështinë nga raftet?

Posted: 12 Apr 2017 03:10 PM PDT

Lagështia dhe myku nëpër raftë apo dollap është problem i shpeshtë, por që mund të zgjidhet kështu:

1.Në brendi të rafteve apo dollapit vendosni një gotë me karafil të ngrirë.

2.Mënyrë tjetër është kombinimi i 1 lugë caji me vaj karafili më 1 litër ujë.

Kjo masë të vendoset në shishe me spërkatës për të pastruar mykun nga sipërfaqe e vështira.

Lihet të veprojë gjatë natës dhe pastrohet në mëngjes.

The post Qysh me e largu lagështinë nga raftet? appeared first on Qysh Me.

Qysh me mbjellë çaj kamomili në shtëpi?

Posted: 12 Apr 2017 03:03 PM PDT

Përbërësit:

  • fara kamomili
  • kavanoz qelqi me kapak
  • përzierje e dheut.

1.Mbuloni sipërfaqen e kavanozit me dhe.

2.Shtoni ujë mbi dhe, dhe vendosni farat e kamomilit mbi sipërfaqe.

Farat e kamomilit rriten më së miri në dritën direkte të diellit, kështu që nuk është e nevojshme të mbulohet.

3.Pasi të kenë lulëzuar, largoni kamomilin nga kavanozi dhe vendosni në një vend që të thahen për disa ditë.

4.Pasi të jenë tharë, janë të gatshme për përdorim.

The post Qysh me mbjellë çaj kamomili në shtëpi? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i rigjeneru flokët me vezë?

Posted: 12 Apr 2017 02:54 PM PDT

Maska prej veze ju ndihmon në përmirësimin e flokëve.

Nëse keni flokë të dëmtuar nga dielli i nxehtë.

Ose me maja të dyfishta kjo është mundësia juaj më e mirë për të ndihmuar flokët tuaj.

Përzieni dy vezë të plota me dy lugë ujë.

Përdorni në flokë të lagura nëse e keni kokën e palarë do të ishte shumë dhe bëni si masazh për flokët.

Lëreni 10 – 15 minuta, lajeni me shampo të butë.

Do të ndjeni ndryshime të menjëherëshme tek flokët.

Do ju shkëlqejnë më shumë.

Këtë maskë duhet ta aplikoni dy herë në javë.

The post Qysh me i rigjeneru flokët me vezë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga rrushi i thatë?

Posted: 12 Apr 2017 02:48 PM PDT

Rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm, kur bëhet fjalë për fruta të thata. Ato kokrra të zeza apo ngjyrë ari janë favorit i të gjithëve e veçanërisht i fëmijëve.

Ato bëhen nga tharja e rrushit (i gjelbër apo i zi), në diell apo në tharës dhe duken si perla ngjyrë ari, të kafta apo të zeza.

Kapsllëku: Kur hahet, rrushi fryhet, pasi ka fibra që gjenden në të në formë të tharë dhe absorbojnë ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

Anemia: Rrushi i tharë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë.

Gjithashtu përmban shumë përbërës të vitamines B kompleks të cilët janë esencialë për përpunimin e gjakut.

Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Zjarrmi (ethet): Phenolic Phytonutrients, që njihen mirë për përbërësit e tyre si antibiotikë, vrasës të bakterieve dhe antioksidues, gjenden me bollëk në rrushin e tharë dhe ndihmojnë në shërimin e zjarrmis (etheve) duke luftuar infeksionet bakteriale dhe virale.

Shëndeti i kockave: Përderisa kalciumi, që është përbërësi kryesor i eshtrave, është prezent në rrush të tharë, rrushi i tharë është për këtë arsye edhe një burim më i mirë i bor-it, një mikro materie ushqyese (materie ushqyese që kërkohet nga trupi në sasi shumë të vogël, në krahasim me materiet e tjera ushqyese), që është shumë i domosdoshëm për formimin e duhur të eshtrave dhe absorbimin e kalciumit.
Kujdesi i Syve: Rrushi i tharë përmban polyphenolic phytonutrients të cilët kanë përbërës antioksidues që janë shumë të mirë për shëndetin ocular, pasi mbrojnë sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikurse degjenerimi makular, dobësimi i pamjes nga mosha, katarakti etj.

Si shtesë, rrushi i tharë përmban sasi të mira të vitaminës A, A-Beta Karoten dhe A-Karotenoid, që të gjithë janë esencialë për shëndet të mirë pamor.
Shtimi Peshës: Rrushi i tharë, sikurse të gjitha frutat e tjera të thara, është shumë i mirë për shtim të peshës, pasi është përplot me glukozë dhe fruktozë dhe ju dhuron shumë energji.

Kështu pra, kokrrat e tij formojnë pjesën ideale të dietës si tek atletet apo bodibillderët të cilët kanë nevojë për shumë energji e gjithashtu edhe tek ata të cilët kanë nevojë të shtojnë peshë, pa akumuluar kolesterol.

Ajo që u jep një shtytje edhe më të madhe është prezenca e shumë vitaminave, amino- acideve dhe mineraleve (si selenium, fosfori etj.) të cilët ndihmojnë në absorbimin e materieve të tjera ushqyese dhe proteinave në trup.

Shëndeti Dental: Acidi Oleanolic, njëri nga phytochemialet e pranishëm në rrushin e tharë, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes, kaviteteve, copëtimit (spirimit) të dhëmbëve etj.

Me efekt parandalon zhvillimin e Streptococcus Mutans dhe Porphyromonas Gingivalis, të dy këto specie të bakterieve të cilët janë përgjegjës për kavitetet dhe problemet e tjera dentale.

The post Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga rrushi i thatë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë llojet e çrregullimeve të gjumit?

Posted: 12 Apr 2017 02:38 PM PDT

Llojet e çrregullimeve të gjumit ndryshojnë sipas rasteve specifike, gjithashtu edhe simptomat janë të ndryshme.
Disa njerëz kanë shqetësime vetëm për shkak të gjëndjes së tyre shëndetësore, disa të tjerë kanë probleme vetëm nga pakujdesia që tregojnë ndaj gjumit.

Pagjumësia është një ndër problemet që hasim më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga çrregullimet e gjumit:

  • Paaftësia për të të zënë gjumi
  • Zgjimet e herë pas herëshme gjatë natës
  • Zgjimi shumë i hershëm në mëngjes
  • Kur nuk të zë gjumi

Problemet me frymëmarrjen
Problemet me frymëmarrjen mund t'ju qojnë në çrregullim të gjumit, çka shkakton gërhitjen e shpeshtë dhe të fortë gjatë gjumit.

Problemet neurologjike
Problemet neurologjike mund të prishin gjumin. Narkolepsia është një lloj i çrregullimit të gjumit që është neurologjike në natyrë. Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim i zë gjumi papritur dhe pa paralajmërim.

Çrregullimet e lëvizjeve të tepërta gjatë gjumit
Një çrregullim tjetër i gjumit është edhe nëse lëvizni tepër gjatë gjumit. Është një sindromë që quhet lëvizja e pavullnetshme e gjymtyrëve gjatë gjumit, që sjell ketë tip çrregullimi.

Hipergjumi
Në shumë lloje të çrregullimeve të gjumit kemi vënë re që kanë tendencën të përqëndrohen e privimit të gjumit, hipergjumi përfshin në vetvete kur personi fle më shumë gjumë seç duhet, në rastin konkret kjo ndodh kur ai vuan nga depresioni ose nga problemet neurologjike.

Mbase nuk i vlerësoni sa duhet këto tipe të çrregullimeve të gjumit, por nuk duhen lënë pas dore, pasi mund të shfaqin më vonë probleme shëndetësore.

The post Qysh me i ditë llojet e çrregullimeve të gjumit? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë ushqimet që shkaktojnë plakjen e parakohshme?

Posted: 12 Apr 2017 02:21 PM PDT

Ushqimi na jep energji dhe vitalitet, ose në rastin kur zgjedhim llojin e gabuar të forcave lëvizëse të jetës, ushqimi na ngadalëson dhe na bën më të vjetër dhe të lodhur.

Kemi ndarë 5 ushqimet e tilla, te cilat i nevojiten menusë suaj, por në sasi të moderuara , që ndikimi i tyre negativ të jetë minimum.

Sheqeri i bardhe

Truri juaj ushqehet me glukozë.

Megjithatë, për dallim nga të gjitha organet tjera, ai nuk ka mundësi të ruajë rezerva –sado që fiton, çdo gjë do të shkojë në qarkullim të gjakut.

Prandaj pija e ëmbël është si injeksion glukoze për trurin tuaj.

Fitoni sulm momental, i cili zhduket menjëherë dhe truri vjen në krizë.

Ndiheni të dobët, iu dhemb koka, dhe nuk mund të perqendroheni.

Shumë studime kanë vërtetuar që konsumimi i tepruar i sheqerit shkurton jetën, dhe e quajnë "vrasës të bardhë".

Nga të gjitha ushqimet, ai më së shumti shpejton plakjen.

Kaloni në drithëra integrale, pemë dhe perime – në karbohidratet që lirohen ngadalë – të cilat janë shumë më të pranueshme se sheqeri i rafinuar.

Eshte shume i demshem edhe per lekuren pasi ka aftesi ti ngjitet kolagenit duke shkaterruar qelizat e saj.

 

Kripa

Natriumi dhe klori – dy përbërës të kripës – janë minerale të rëndësishme që mbajnë sistemin muskulor dhe nervor.

Ajo është mëlmesë e thjeshtë e ushqimit dhe është e pranishme në ushqimet e përpunuar: perimet e konservuar, djathë, produktet e mishit të thatë dhe supa.

Nëse e përdorim në sasi të tepruara, është e dëmshme për rininë tonë sepse në sasi të mëdha shpejton plakjen.

Prandaj nuk rekomandohet të konsumohen më shumë se 3 gramë kripë në ditë.

Njesoj si sheqeri eshte shume i demshem edhe per lekuren pasi ka aftesi ti ngjitet kolagenit duke shkaterruar qelizat e saj.

 

Qumështi i lopës

Edhe pse qumështi i lopës është i pasur me kalcium, vitamina dhe proteina, ai po ashtu aktivizon katër procese të plakjes – ngadalëson tretjen (shkakton fryrjen, kapsllëk ose diarre), inflamacionet (nyjat e ngurta), mosbalancim hormonal (i cili ndikon në nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e estrogjenit) dhe formimin e acidit.

Duhet të bëni kujdes edhe në derivatet qumështore (kazein dhe laktozë) në bukë, ëmbëlsira, biskota, ushqimet e përpunuara të mishit dhe gjerat e njelmëta.

Filloni të pini qumësht të dhisë apo të deles sepse është më i pasur me vitamina dhe minerale dhe të konsumoni djathë feta ose mozzarela, ose qumesht bajamesh i cili eshte me i miri bote pasi ka 0 yndyre dhe shume vlera ushqyese.

Kalciumin e nevojshëm konsumojeni nga perimet me gjethe të gjelbra, frutat arrore, farat dhe drithërat.

 

Mishi

Proteinat nga mishi janë të nevojshme për ndërtimin e muskujve, ligamenteve dhe lëkurës, por ky ushqim aktivizon të gjithë pesë proceset e plakjes.

Është i pasur me yndyrat e ngopura dhe është shumë kalorik.

Mishi i përpunuar ka nivel të lartë të materieve kancerogjene, sepse fërgimi shkakton ndryshime në ADN-në, shfaqjen e radikaleve të lira dhe çon deri te stresi oksidativ.

Në menunë tuaj le të gjendet më shpesh peshku, i cili është burim i mirë proteinash.

Burimet tjera të dëshirueshme të proteinave janë vezët, drithërat, bimët bishtajore, fruta arrore dhe farat.

Nëse hani mish, shmangeni në variant të fërguar, si dhe proshutën, suxhukun dhe hamburgerët.

 

Yndyrat e këqija (yndyrnat e perpunuara)

Çdo qelizë në trupin tonë ka shtresën mbrojtëse të yndyrave dhe proteinave.

Nëse ajo shtresë e jashtme përbëhet nga yndyrat e mira natyrale, kjo mund t'i ndihmojë qelizat për të absorbuar materiet ushqyese dhe ujin.

Megjithatë, nëse fjala është për shtresën e cila nuk është e lëngshme, për shkak të ngrënit me sasi të madhe të yndyrave të këqija, ai proçes është i dobësuar.

Konsiderohet që është shkaktar për shumë simptoma të plakjes, duke përfshirë rënien e cilesise së lëkurës, inflamacionet, alergjitë.

Ndër yndyrat më të këqija janë trans-yndyrat të cilat mund të gjenden në ushqimin e përpunuar industrialisht, siç janë ëmbëlsirat, ushqimi i shpejtë (fast-food), akullorja, dhe vajrat për skuqje.

Konsumoni yndyra nga produktet e papërpunuara, peshkun e kaltër, avokado, produktet e dhisë dhe deles, sojë,  arra dhe bajame.

Mos harroni vajin e kokosit, edhe pse është shumë kalorik, është i shëndetshëm dhe madje ndihmon të dobësimi.

The post Qysh me i ditë ushqimet që shkaktojnë plakjen e parakohshme? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e vendosë foshnjen në gjumë?

Posted: 12 Apr 2017 02:10 PM PDT

Njerëzit me fëmijë të vegjël kërkojnë ndihmë dhe atë ndihmë e paguajnë shtrenjtë, mirëpo thonë se ia vlen.

Këshillat janë, thonë trajnerët për vënie të bebeve në gjumë, që bebet të kenë më shumë se gjashtë muaj. Këto janë gjashtë këshillat që do t'ju ndihmojnë ta vëni beben në gjumë:

  1.  Vëne beben tuaj në gjumë gjithmonë në kohë të njëjtë.
  2. Bëni rutinë para gjumi – bëni gjithmonë gjërat e njëjta – larja, ninullat apo diçka tjetër që do ta qetësojë fëmijën.
  3. Mos e detyroni fëmijën që të fle, sepse ashtu vetëm sa do ta shqetësoni.
  4. Qëndroni të qetë dhe konsekuent kur t'i thoni fëmijës: "Natën e mirë!".
  5. Mos nxitoni të shkoni te fëmija sapo të zgjohet në mëngjes. Lëreni që të zgjohet në qetësi.
  6. Dhoma le të ketë temperaturën e përshtatshme. Nuk bën assesi të jetë tepër e ngrohtë.

The post Qysh me e vendosë foshnjen në gjumë? appeared first on Qysh Me.