“Jakup Krasniqi: Dialog po, por si bisedime në mes të barabartëve” plus 3 more Gazeta Tribuna |
- Jakup Krasniqi: Dialog po, por si bisedime në mes të barabartëve
- Mbërrin në Kosovë ministri gjerman
- Muhaxheri: E kam gjetur ne gjendje të mjerueshme Pejën
- Shkodranja që bashkon serbët me nuset shqiptare për 6.000 euro
Jakup Krasniqi: Dialog po, por si bisedime në mes të barabartëve Posted: 13 Apr 2017 02:30 AM PDT Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka dhënë një vështrim se si duhet funksionuar dialogu në mes të Serbisë dhe Kosovës. Krasniqi thekson se dialogu duhet të vazhdojë por që subjektet politike në Kosovë sa më parë duhet ta arrijnë një konsensus nacional, një konsensus i tillë në këto bisedime deri më tani ka munguar. Shkrimi i plotë i Jakup Krasniqit: DIALOG PO, POR SI BISEDIME NË MES TË BARABARTËVE! Fjala dialog në fjalorin e gjuhës se sotme shqipe shpjegohet si "bashkëbisedim; rrahje e një çështje nga dy e më shumë veta". Bashkëbisedimi ka kuptim kur zhvillohet në mes njerëzve, në rastin tonë, në mes delegacioneve shtetërore duhej të ishin krejt të barabartë. Nisur nga kjo duhet të themi se edhe dialogu Kosovë – Serbi, pas shpalljes se pavarësisë më 17 shkurt 2017 do të kishte kuptim vetëm nëse ky dialog do të ishte në mes shteteve të barabarta. Bisedimet që janë zhvilluar me ndërmjetësimin e Brukselit në mes të qeveritarëve të Kosovës e të Serbisë kanë qenë më shumë se të pabarabarta. Dhe si të tilla janë të predispozuara të mos prodhojnë normalizim të marrëdhënieve, Kosovë-Serbi, përkundrazi do të jenë kërcënim i përhershëm për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë! Për tu arritur normalizimi i raporteve në mes dy vendeve, Kosovë – Serbi dhe ngritur shkalla e sigurisë në rajon, këto bashkëbisedime duhet të riformatizohen, si në formë ashtu edhe në përmbajtje! "Dialog", "bashkëbisedimi" të përafërt si ky i Brukselit në mes shqiptarëve e serbëve ka pasur edhe deri në vitin 1998, por ai dialog ishte sa mes palëve të pabarabarta, po aq edhe në mes të shurdhëve, natyrisht e shurdhër ishte politika zyrtare e Beogradit, e cila me çdo kusht kërkonte nënshtrimin e shqiptarëve edhe përmes luftës e mjeteve të gjenocidit që ajo i përdori pa i kursyer. Ato mjete të pastrimit etnik e të gjenocidit e sollën edhe ndërhyrjen humanitare ndërkombëtare të NATO-së kundër Serbisë. Në mes shqiptarëve dhe serbëve kishte edhe bisedime me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare siç ishin: Bisedimet në Konferencën Ndërkombëtare të Rambujesë për Kosovën (1999), Bisedimeve të Vjenës (2006 – 2007), të udhëhequra nga emisari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti i Finlandës, Matti Ahtisari dhe tani Bisedimet me ndërmjetësimin e Brukselit (2012 – 2017). Si në Bisedimet e Rambujesë e po ashtu edhe ato të Vjenës, në të dy rastet është përfunduar me Dokumente të Finalizuar Ndërkombëtare, por në asnjërin rast pala serbe nuk i ka pranuar rezultatet e bisedimeve. Ndërsa pala e Kosovës në të dy rastet, për të mundësuar zgjidhje politike, ka pas bërë kompromise të dhimbshme. Pra, asnjëri nga Dokumentet e Finalizuara nuk kanë qenë, vullnet i imponuar i shqiptarëve, por kanë qenë marrëveshje të arritura në mes tri palëve. Nëse pala shqiptare, Delegacioni i Kosovës në Bisedimet me ndërmjetësimin e Brukselit shkon përtej Dokumentit Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen Përfundimtare të Statusit Politik të Kosovës, të njohur si Dokumenti i Presidentit Ahtisarit, ajo rrezikon pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit. Ndërsa, Bisedimet e deri tashme të zhvilluara në Bruksel janë komprometim i skajshëm pasi ato kanë shkuar në çdo "marrëveshje" të arritur mes palëve, përtej asaj që është biseduar dhe përfunduar në Vjenë! Pra, edhe Bisedimet që janë duke u zhvilluar në Bruksel, edhe kështu si janë, askush nuk mund të garantoj se pala serbe do të pranoi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe normalizim i marrëdhënieve do të thotë: njohje e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës dhe mos pengimi i saj në rrugën e shtetndërtimit. Gjë që në çdo rast zyrtarët më të lartë të shtetit serb e kanë refuzuar forcërisht dhe po kërcënojnë vazhdimisht edhe me fuqinë ushtarake! Fakti se Kosova në këto bisedime është futur e pabarabartë me Serbinë duke e pranuar Kosovën me fusnotë, pra jo si vend sovran, është favorizuar skajshmërisht Serbia. Kjo pabarazi ka krijuar e ushqyer iluzione për Serbinë, që kjo e fundit të pretendoi sovranitet të dyfishtë ose se paku për shkëputje të një pjese territoriale të Kosovës apo edhe krijimin e një " Republike Serbska" në Kosovë, diçka të ngjashme siç është, Republika Serbe e Bosnjës dhe Hercegovinës. Edhe pse pakica serbe e cila përbën 5% nga numri i përgjithshëm i popullsisë se Kosovës, është pakica më e privilegjuar në rajon dhe në Evropë?! Shkurt, Serbia nuk është e interesuar për jetësimin e të drejtave për qytetarët serbë në Kosovë, përkundrazi, ajo serbët e Kosovës po i përdor si "mish për top"! Në një situatë të tillë shtrohet pyetja: Pse mos te riformatizohet Dialogu Kosovë – Serbi? Dialogu Kosovë – Serbi apo Serbi – Kosovë sido që të quhet, nëse nuk zhvillohet mes palëve të barabarta duhet të ndërpritet për t'u krijuar një bazë tjetër të bisedimeve për të arritur normalizimin, paqen e sigurinë në mes dy vendeve e dy kombeve. Vetëm bisedimet në mes palëve të barabarta janë garanci për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, bisedimet e barabarta duhet të rifillojnë gjithsesi, por ne një format tjetër të bisedimeve! Të gjithë jemi dëshmitarë se raportet ndërshtetërore, Serbi-Kosovë në fundvitin e kaluar e fillimvitin e sivjem, kanë prodhuar kërcënime të reja për konflikte të reja! Kjo gjendje nuk i nderon as palët në bisedime e as ndërmjetësuesin, Brukselin zyrtar. Nuk ka asnjë dyshim, se të gjitha kërcënimet kanë ardhur nga krerët më të lartë shtetit të Serbisë! Në Bisedimet e Brukselit, Serbia në vend që të dilte e turpëruar dhe fajtore për gjenocidin e ushtruar në Kosovë më shumë se një herë, në fakt me krijimin e Gjykatës Speciale, faji i madhe i ka kaluar Kosovës se dërrmuar në çdo aspekt, politik, moral e material?! Në fakt me gjykatën Speciale, viktima do të ndëshkohet për të dytën a të shumtën herë! Nga këto bisedime, pala e Kosovës që mori pjesë atje, kanë dalë si "pula të lagura". Po, bisedimet Kosovë – Serbi janë të domosdoshme, por, veç asaj qe u tha, subjektet politike në Kosovë sa më parë duhet ta arrijnë një konsensus nacional, një konsensus i tillë në këto bisedime deri më tani ka munguar. Prandaj para se të fillojnë bisedimet në një format të ri që është domosdoshmëri që të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë. Serbia posa i përfundoj zgjedhjet për President, pse mos t'i mbajë edhe Kosova zgjedhjet e parakohshme kur në shumë fusha ka dështuar skajshmërisht. P.S. Ketë shkrim në formë të një analize e shkrova enkas për dy arsyeje. E para, për mbledhjen e paralajmëruar te dy qeverive shqiptare që pritet të mbahet në ditët në vazhdim, i/e cila le t'ju shërbej atyre si një këshillë miqësore a përkujtim, kuptohet nëse ata kanë nevojë për këshilla që bazohen në përvojën politike të bisedimeve shqiptaro – serbe. Dhe e dyta, le t'ju shërbej delegacioneve të larta të BE-së e të SHBA-së që do jenë këto ditë në Kosovë, si një mendim ndryshe nga njeriu që në dy dekadat e fundit ka qenë pjesë aktive në politikën zyrtare të Kosovës në bisedimet me palën serbe, përveç Bisedimeve politike të Brukselit, të cilat nuk është dashur të zhvillohen, se paku jo në ketë format. Natyrisht, nëse ka kush ua përkthen këtyre të fundit në gjuhet e tyre! The post Jakup Krasniqi: Dialog po, por si bisedime në mes të barabartëve appeared first on Gazeta Tribuna. |
Mbërrin në Kosovë ministri gjerman Posted: 13 Apr 2017 12:22 AM PDT Ministri i jashtëm federal i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, para pak minutash ka mbërritur në Kosovë. Ai u prit në Aeroportin e Prishtinës nga homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj, shkruan gazetametro.net. Hoxhaj i dëshiroj mirëseardhjen ministrit gjerman, duke theksuar se Gjermania është partner strategjik i Kosovës. Ndryshe, ministri Gabriel do të qëndrojë sot në Kosovë me ç'rast do të mbajë takim me ministrin që sot e priti, Enver Hoxhajn, dhe me kryeministrin Isa Mustafa./gazetametro.net The post Mbërrin në Kosovë ministri gjerman appeared first on Gazeta Tribuna. |
Muhaxheri: E kam gjetur ne gjendje të mjerueshme Pejën Posted: 12 Apr 2017 12:04 PM PDT Ngecjet në arsim, infrastrukturë e shëndetësi sipas Kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit ishin sfida me e madhe për të që kur kishte marr mandatin. Por,ai thotë se ka bërë investime të mëdha në bujqësi, infrastrukturë e turizëm . Muhaxheri thotë se do ta bëjë Pejën qendrën me të rëndësishme turistike në vend .Sipas tije të gjitha projektet do të përfundojnë deri në fund të mandatit. The post Muhaxheri: E kam gjetur ne gjendje të mjerueshme Pejën appeared first on Gazeta Tribuna. |
Shkodranja që bashkon serbët me nuset shqiptare për 6.000 euro Posted: 12 Apr 2017 07:02 AM PDT Gordana Hajkoja, me prejardhje nga Shkodra, e cila studion në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, në kohën e lirë punon si përkthyese për një shoqatë për lidhje të martesave në Rashkë. Telegraf.rs, shkruan se ajo ndihmon në gjetjen e nuseve shqiptare për burrat serbë të cilët paguajnë shuma të mëdha parash kësaj shoqate për t'u martuar me shqiptare, përcjellë gazetametro.net. "Më herët kam pasur më tepër kohë, dhe jam marrë aktivisht me këtë punë, sepse fitimet e përkthyesit janë të mira. Edhe tani shkoj ndonjëherë, kur kam më pak detyrime në fakultet", tregon bukuroshja Gordana, transmeton gazetametro.net
Së pari njerëzit i lajmërohen shoqatës dhe marrin një album me fotografi të rreth 500 vajzave, dhe ai i zgjedh 5-6 të cilat i pëlqejnë më së shumti në shikim të parë. Pastaj e mbushin një formular mbi gjendjen e tij pronësore, a ka qenë i martuar, a ka fëmijë, më pas aranzhohet udhëtimi në Shqipëri, ku vizitohen vajzat. Kur dhëndri vendos për njërën, aranzhohet takimi me familjen e saj, ku gjithqysh përveç prindërve duhet të jetë prezent edhe daja e nuses. "Nëse përkthehet në prani të të gjithëve, atëherë paguajnë më pak, e nëse në bisedë janë prezentë vetëm të martuarit potencial atëherë përkthyesi fiton shumë më tepër sepse shumica e punës bie mbi të". "Shpesh vjen deri te ngritja e zërit, sidomos kur babai garanton për virgjërinë e nuses, e më vonë dhëndri kumton se ajo megjithatë nuk ishte, dhe jo rrallë shkaktohet kaos", tregon Gordana. Çmimet e shërbimeve të agjencisë sillen prej 3.000 deri në 6.000 euro varësisht se çfarë dëshiron dhëndri, sa vjeçe e do nusen, a duhet të jetë ajo e virgjër, si është gjendja e tij pronësore, të gjithë këto janë faktorë që ndikojnë në çmim. Të gjithë tentojnë që të kryejnë punë sa më shpejtë sepse për çdo takim shtesë çmimi rritet për 200 euro. "Në Shqipëri nëse vajza nuk është e martuar, nuk studion, e ka më tepër se 20 vjet, rrethi i saj e trajton se si "asaj i ka kaluar koha", dhe askush nuk e do më. Gjithashtu për shqiptaret nuk paraqet problem diferenca në moshë, me rëndësi është se dhëndri të jetë i pasur dhe të respektojë gruan.
Nëse vajza në shikim të parë është e kënaqur me dhëndrin, atëherë shkohet te ai "për të vërtetuar pasurinë e tij" dhe të konstatohet e gjithë ajo që është shkruar në formular. Shpenzimet e udhëtimit i bart dhëndri. "Kanë ndodhur disa situata të pakëndshme. E mbaj mend kur nusja është ankuar në burrin se është alkoolist dhe ka kërkuar që të kthehet në shtëpi, sepse burri e ka maltretuar, e në një rast tjetër ajo nuk e ka parë fare burrin sepse ai e ka mbyllur atë në stallë me lopë, dhe kështu ajo e shkreta edhe e ka kaluar natën aty". "Më kujtohet edhe një rast tjetër bizar, kur një gjysh 61 vjeç kërkonte vajzë të virgjër, ne e refuzuam, por në fund kam kuptuar se nëpërmes të njerëzve të dyshimtë ai ka gjetur një vajzë 19 vjeçe të virgjër dhe është martuar me të. Në Rashkë ka rreth 300 nuse shqiptare, e në një rast kur është martuar shoqja e Gordanës, në dasmën e saj në Shkodër kanë ardhur 200 djem nga Nova Varoshi, kinse shokë të dhëndrit, të cilët kanë ardhur për të gjetur ndonjë vajzë shqiptare./gazetametro.net The post Shkodranja që bashkon serbët me nuset shqiptare për 6.000 euro appeared first on Gazeta Tribuna. |
You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |