“Pakistan: Rinis riatdhesimi i refugjatëve afganë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Pakistan: Rinis riatdhesimi i refugjatëve afganë
- Tusk në Shkup: Arrini zgjidhje, ne do t'ju ndihmojmë
- Putin dënon sulmin në metro
- Sulmi në Shën Petersburg
- Pamje të viktimave të sulmit në metro
- Mësimdhënës të posaçëm për fëmijët me autizëm
- Manifesti i VMRO DPMNE zvarrit procesin e dorëzimit të pushtetit
- Suedi: 3 viktimat në aksidentin me autobus, janë nxënës të shkollës së mesme
- Mogherini: Qëndrimi i Assadit në pushtet, joreal
- OSBE kritikon zgjedhjet në Armeni
- Shumë diplomatë dhe ushtarë turq kërkojnë azil në Gjermani
- Shpërthime në metronë e Shën Petersburgut, të paktën 10 të vrarë
- Donald Tusk për vizitë në Maqedoni
- Hahn: Vuçiq ta shfrytëzojë me maturi pushtetin
- Dhjetëra fëmijë në mesin e të vdekurve në Kolumbi
- Mbi 35 milionë euro pasuri e konfiskuar dhe sekuestruar
- Gordy për Vuçiqin: Si është e mundur që papritmas të bëhet evropian?
- Ghani, presidenti i parë afgan që viziton Australinë
- Haley: Trump do të mbështesë veprime të fuqishme kundër Rusisë
- Evropa bëhet "qendër" e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve
| Pakistan: Rinis riatdhesimi i refugjatëve afganë Posted: 03 Apr 2017 08:56 AM PDT Pakistani ka rinisur riatdhesimin e refugjatëve afganë, përmes një programi të Kombeve të Bashkuara, ka thënë një zyrtar i kësaj organizate. Programi vullnetar i OKB-së për riathdhesim, që mbikëqyrë kthimin e rreth 380 mijë refugjatëve të regjistruar në Pakistan, ishte ndalur në muajin dhjetor. Zëdhënsja e Komisionerit për Refugjatë të OKB-së (UNHCR), Duniya Aslam Khan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ky program ka rifilluar punën sot. Rreth 16 mijë refugjatë afganë janë regjistruar që të kthehen në shtëpi, vetëm gjatë kësaj jave. Rreth 4.2 milionë refugjatë afganë janë kthyer në mënyrë vullnetare në vendin e tyre, përmes programit të OKB-së që prej vitti 2002. Vlerësohet se 1.3 milionë refugjatë të regjistruar janë ende në Pakistan. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Tusk në Shkup: Arrini zgjidhje, ne do t'ju ndihmojmë Posted: 03 Apr 2017 08:46 AM PDT Bashkimi Evropian mbështet Maqedoninë në kapërcimin e krizës politike, por për këtë duhet të ketë një zgjidhje nga krerët e partive politike të cilët duhet të tregojnë lidership. Kështu ka deklaruar Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk pas takimit në Shkup me presidentin Gjorge Ivanov, me të cilin, përveç për krizën politike, ka biseduar edhe për krizën e migrantëve dhe pritjet por edhe përballjen e Maqedonisë më këtë problem të përmasave në Ballkan dhe më gjerë. "Për dalje nga kriza politike duhet zgjidhje e bazuar në parimet demokratike. Duhet të gjeni një zgjidhje të tillë, të bazuar në të tilla parime. Vetëm një zgjidhje e tillë mund të jetë e qëndrueshme. Kur të gjeni atë, mund të llogaritni në mbështetjen tonë", ka deklaruar kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ai tha se "mesazhi i fuqishëm i liderëve dhe institucioneve të BE-së është se përkushtimi i Unionit për perspektivën evropiane të Maqedonisë është i padiskutueshëm", por për të arritur këtë, shtoi Tusk, duhet përgjegjësi dhe përkushtim duke filluar nga vet presidenti Ivanov. Nga ana tjetër, presidenti Gjorge Ivanov ka përsëritur qëndrimin sa i përket krizës politike duke theksuar vendosmërinë e tij për të mos hequr dorë nga vendimi për mosmandatimin e liderit social-demokrat, Zoran Zaev për kryeministër. Për këtë sipas tij, "fajtor" është platforma e partive politike shqiptare. "Qëndrimi im është i qartë dhe i pandryshuar deri sa të hiqen pengesat juridike dhe politike që Qeveria të mos kundërshtohet apo të mos shantazhohet nga askush. Një qeveri e shantazhuar është një Qeveri jostabile. BE-ja është garantuese e dy marrëveshjeve, asaj të Ohrit dhe Përzhinos. Imperativ i liderëve partiakë duhet të jetë zbatimi i reformave urgjente, reformave evropiane dhe jo zbatimi i platformave që rrezikojnë shtetin, që rrezikojnë sovranitetin e shtetit. Me këtë platformë shkelen marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, manipulohen qytetarët, kërkohet ndryshim i Kushtetutës, nxiten përplasje ndëretnike", ka deklaruar deklaroi Ivanov. "Maqedonia sikur edhe deri më tani ashtu edhe në të ardhmen do të veprojë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave kombëtare për të gjithë qytetarët e saj. Maqedonia është mbrojtëse e dyerve të Evropës dhe tani 19 muaj po kontrollon vendkalimet për hyrjen e migrantëve në korridorin më të madh drejt Evropës. Mesazhi im deri tek BE-ja është i qartë: Na ndihmoni që t'ju ndihmojmë, duke i ndihmuar Maqedonisë, ju i ndihmoni edhe vetes tuaj", tha më tej Ivanov duke folur për çështjen e migrantëve që ishte pjesa tjera e debatit me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk i cili ka mirëpritur angazhimin e autoriteteve të Maqedonisë dhe kontributin e dhënë deri më tani në përballje me krizën e migrantëve. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 03 Apr 2017 08:08 AM PDT Presidenti rus, Vladimir Putin, që po vizitonte vendlindjen e tij Shën Petersburgun, ku më herët gjatë ditës mbajti konferencë me gazetarë, tha se është njoftuar nga zyrtarët e sigurisë për ngajrjen dhe se autoritetet po hetonin për një lidhje të mundshme terroriste. (VIDEO: AP) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 03 Apr 2017 07:11 AM PDT Autoritetet ruse në Shën Petersburg e cilësuan shpërthimin në stacionin e metrosë së qytetit si sulm terrorist. Prokurori shtetëror rus ka konfirmuar, disa orë pas shpërthimit që ndodhi ndërmjet dy stacioneve të metrosë në Shën Petersburg, se bëhet fjalë për sulm terrorist. Një shpërthim ka goditur sistemin e metrosë në Shën Petersburg, duke vrarë të paktën dhjetë persona dhe plagosur një numër syresh, tha një zyrtar në qytetin rus. (AP,REUTERS) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pamje të viktimave të sulmit në metro Posted: 03 Apr 2017 07:01 AM PDT Të paktën 10 persona janë vrarë në shpërthime që goditën stacionet e metrosë në Shën Petersburg, kanë njoftuar mediat ruse. Agjencitë e lajmeve njoftuan se shpërthimet goditën stacionet Sennaya Plotschad dhe Instituti Tekhnologichesky ne qendër të qytetit. Presidenti Vladimir Putin tha se të gjitha shkaqet, përfshirë edhe ato të terrorizmit po hetohen, njofton BBC. (REUTERS) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mësimdhënës të posaçëm për fëmijët me autizëm Posted: 03 Apr 2017 06:27 AM PDT Fëmijët me autizëm në Kosovë, numri i të cilëve llogaritet të jetë rreth 500, përballen me problemet e natyrave të ndryshme në veçanti me pamundësinë e arsimimit dhe edukimit të tyre. Jeta Deva nga asociacioni nacional i autizmit në Kosovë, ka thënë se ende nuk është arritur që të mbledhen të dhëna se sa fëmijë me autizëm jetojnë në Kosovë. "Në Kosovë nuk kemi statistika të sakta pasi edhe diagnozat janë shumë të vështira. Nuk ka strukturë dhe data bazë që do t'i regjistronin fëmijët me autizëm. Autizmi në shkallë botërore arrin në një në 110 fëmijë. Por, në Amerikë thuhet se janë një në 68 fëmijë", ka thënë Deva. Problemet e fëmijëve me autizëm ndërkohë vijnë dhe bëhen më të mëdha në Kosovë, në veçanti në pamundësi të arsimimit dhe edukimit të tyre. Violeta Hyseni, nga organizata ''Autizmi flet'', njëherësh nënë e fëmijës me autizëm, i tha Radios Evropa e Lirë se vështirësitë e fëmijëve me autizëm në Kosovë po vazhdojnë nga viti në vit dhe problemet më të mëdha shtrihen në integrimin e tyre në shoqëri "Ka gatishmëri në disa shkolla që t'i pranojnë këta fëmijë në klasa. Mirëpo, më pas hezitojnë për shkak të mos trajnimeve pasi nuk dinë si t'i qasen fëmijëve. Brenda klasës, në pothuajse të gjitha shkollat, janë deri në 35 nxënës dhe këtu është edhe mos gatishmëria e mësimdhënësve që të pranojnë fëmijë me autizëm në klasa. Atyre u duhet të kenë më pak fëmijë në klasë për të marrë edhe fëmijë me autizëm", ka thënë Hyseni. Sipas saj, prindërit duhet siguruar vetë asistentët në klasë, duke i paguar me të ardhura vetanake, në mënyrë që fëmijët me autizëm sado pak të mund të ndjekin procesin mësimor. "Barra më e madhe ju mbetet prindërve. Ata duhet të paguajn asistent për fëmijët e tyre në klasë në mënyrë që t'ia lehtësojnë ecurinë e procesit mësimor mësimdhënësit. Kjo pasi ministria e arsimit nuk merr përgjegjësi të paguajë asistentë për këta fëmijë". Por, Lulavere Kadriu udhëheqëse e divizionit për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, për nivelin e arsimit parauniversitar, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se që nga shtatori i vitit 2017, Kosova do të ketë asistentë profesionalë për të punuar në shkolla më fëmijët me nevoja të veçanta. "Këtë vit, më 2017, do të fillojmë me programin për nivelin e pestë për asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta. Është programi i parë që ofrohet në përgatitjen e asistentëve profesionistë për fëmijët me nevoja të veçanta. Nga muaji shtator do të fillojë të zbatohet, fillimisht në Ferizaj". "Është program një vjeçar, por që i përmbledh dy vite. Ofrohet nga ministria e arsimit në bashkëpunim me qeverinë e Luxemburgut dhe standardet sikur edhe programet janë hartuar në bashkëpunim me Pirson të Anglisë", ka thënë Kadriu. Ajo ka thënë se një numër i mësimdhënsve janë trajnuar që ta ofrojnë këtë program dhe për herë të parë Kosova do të bëjë aftësimin e asistentëve profesionistë për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta, përfshirë dhe fëmijët me autizëm. Procesin mësimor në një vit shkollor në Kosovë e ndjekin rreth 390 mijë nxënës të arsimit fillor, në rreth 1200 objekte, me mbi 25 mijë mësimdhënës. Zyrtarë të ministrisë së arsimit thonë se mbi 6 mijë nxënës me nevoja të veçanta kanë vijuar mësimin. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Manifesti i VMRO DPMNE zvarrit procesin e dorëzimit të pushtetit Posted: 03 Apr 2017 06:18 AM PDT Njohësit e çështjeve politike thonë se përmes manifestit të prezantuar nga VMRO DPMNE si udhërrëfyes për të nxjerrë Maqedoninë nga kriza, synohet të mbahen të bllokuara edhe për një kohë institucionet e shtetit me qëllim që zyrtarët e lartë të kësaj partie për të cilat ka ngritur padi Prokuroria Speciale Publike të mos përballen me drejtësinë. Përmes programit "Manifesti për Republikën e Maqedonisë" VMRO DPMNE, e drejtuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, ka kërkuar të dielën bashkim kombëtar mes qytetarëve, intelektualëve, shoqatave qytetare, organizatave religjioze dhe partive politike për të siguruar stabilitet dhe të ardhme demokratike dhe evropiane për Maqedoninë si shtet. Në manifestin e VMRO DPMNE-së theksohet si shtyllë me prioritet anëtarësimi i vendit në BE dhe NATO megjithëse nënvizohet se për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe ndryshimit të mundshëm të Kushtetutës do të pyeten qytetarët duke u shprehur në referendum. "Vetëm përmes instalimit të shtetit juridik, Maqedonia mund të ecë përpara si shtet", theksohet në Manifest. Por, Mersim Maksuti ekspert për çështje juridike, për Radion Evropa e Lirë thotë se partia e Nikolla Gruevskit ka pasur mundësi më shumë se një dekadë t'i zgjidh këto çështje siç është zhbllokimi i procesit eurointegrues, vendosja e dialogut politik dhe sundimi i drejtësisë për çka në vazhdimësi Maqedonia është kritikuar nga Brukseli, dhe jo tani që duhet të dorëzojë pushtetin pasi nuk e ka shumicën parlamentare të imponohet me oferta për të nxjerrë vendin nga kriza aty ku e kanë zhytur pikërisht veprimet e kësaj partie. "Ky manifest ka pretendime të cilat janë krejtësisht të njëanshme në favor të këtij subjekti politik, pra të VMRO DPMNE-së dhe në kundërshtim të plotë me situatën e kizës politike që është prezent në vend". "Përmes manifestit kjo parti synon të blejë kohë dhe të sensibilizojë opinionin duke u imponuar si faktor që e zgjidh situatën, por në fakt zyrtarët e lartë të kësaj partie dëshirojnë të ikin nga llogaridhënia duke bllokuar dorëzimin e pushtetit dhe formimin e institucioneve". "Në Maqedoni kemi pas një proces zgjedhor dhe është përcaktuar qartë se kush e ka siguruar tani shumicën parlamentare dhe të drejtën legjitime për formimin e qeverisjes de drejtimin e institucioneve të vendit. Në këtë drejtim e kemi dhe angazhimin edhe të faktorit ndërkombëtar, që nuk do të lejojë që proceset në Maqedoni të kthehen në pikën zero ashtu siç synon VMRO DPMNE përmes Manifestit të paraqitur", thekson Maksuti. Nga ana tjetër, Trendafill Ivanovski, ish kryetar i Gjykatës Kushtuese të Maqedonisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se shpallja e manifesteve i takon historisë, shteti për momentin thotë ai është i kapur dhe duhet të çlirohet, por zgjidhje nuk mund të ofrojnë ata të cilët e futën vendin në këtë kizë të thellë institucionale. "Shihni, një nga pikat e këtij "Manifesti" ka të bëjë me realizimin e regjistrimit të popullatës, për të cilin regjistrim nga arka e shtetit para katër vitesh u harxhuan mbi 20 milionë euro dhe ky proces nuk arriti të realizohet deri në fund pikërisht në kohën kur VMRO DPMNE drejtonte me institucionet shtetërore duket shumë e pa kuptimtë. Dhe jo vetëm kjo pikë është diskutabile, por i gjithë programi i Manifestit, Maqedoninë e kthen shumë vite prapa", thekson Ivanovski. Përderisa, nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, konsiderojnë se "Manifesti" i prezantuar nga VMRO DPMNE paraqet një përpjekje për të faktorizuar liderin e kësaj partie Nikolla Gruevskin i cili ka humbur kredibilitetin e tij politik përpara faktorit ndërkombëtar dhe gjithnjë e më shumë defaktorizohet dhe në opinionin e brendshëm. "I ashtuquajturi "Manifest" i VMRO-DPMNE-së nuk është asgjë tjetër vetëm një përpjekje për kthimin në jetën politike të Gruevskit të defaktorizuar. Është e qartë, nuk ka kurrfarë bisedime për amnisti. Maqedonia do të jetë shtet i së drejtës. Çdokush që ka bërë krim dhe vepra të këqija ndaj qytetarëve do të përgjigjet" thuhet në komunikatën për media të Social Demokratëve". Menjëherë pas kësaj ka reaguar të hënën VMRO DPMNE duke theksuar se "Manifesti" hidhet poshtë nga LSDM-ja meqë social demokratët duke hapur debatin për ndryshimin e hienës, dhe shtrirjes së gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqeonisë synojnë marrin pushtetin. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Suedi: 3 viktimat në aksidentin me autobus, janë nxënës të shkollës së mesme Posted: 03 Apr 2017 05:56 AM PDT Policia suedeze ka thënë se tre personat që humbën jetën, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u rrokullis dhe doli nga rruga të dielën, janë nxënës së shkollës së mesme. Zëdhënësi i policisë, Peder Jonsson nuk ka dhënë më shumë detaje për studentët e tjerë, që kanë qenë duke udhëtuar me këtë autobus. Autoritetet kanë thënë se autobusi dykatësh po barte 52 nxënës. Ai u rrokullis dhe u përplas të dielën në Suedinë qendrore. 11 persona janë lënduar nga ky incident, por sipas zyrtarëve shëndetësorë, ata janë jashtë rrezikut për jetë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mogherini: Qëndrimi i Assadit në pushtet, joreal Posted: 03 Apr 2017 05:49 AM PDT Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se është "plotësisht joreale" të mendohet që presidentin sirian, Bashar al-Assad mund të qëndrojë në pushtet në ndonjë qeveri që do të mund të formohej pas përfundimit të luftës në Siri. "Duket plotësisht joreale të besojmë se e ardhmja e Sirisë do të jetë krejtësishtë e njëjtë, sikurse ka qenë në të kaluarën", është shprehur Mogherini. Ajo ka shtuar se për këtë gjë duhet të vendosin sirianët. Komentet e bëra nga Mogherini vijnë pasi Uashingtoni duket se ka zbutur qëndrimin ndaj Assadit. Të premten në Londër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis sugjeroi se statusi i Assadit nuk është çështja më e rëndësishme tani. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| OSBE kritikon zgjedhjet në Armeni Posted: 03 Apr 2017 05:49 AM PDT Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka kritikuar zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën më 2 prill, duke thënë se procesi zgjedhor është "njollosur me informacione të besueshme për blerjen e votave" dhe presionit ndaj votuesve. Në deklaratën për media, OSBE ka thënë se këto ndërhyrje bëjnë që të humbet besimi i publikut në zgjedhje. Aty theksohet gjithashtu edhe presioni që iu është bërë nënpunësve civilë dhe punonjësve të kompanive private. "Për fat të keq provesi është minuar, pasi ka pasur vazhdimisht informata për blerje të votës, frikësim të votuesve, veçanërisht të nënpunësve civilë në shkolla dhe spitale por edhe punonjësve në kompani private", ka thënë Heid Hautala, kre i delegacionit të Parlamentit Evropian. Sipas sondazheve, partia e presidentit Serzh Sarkisian, ka votuar rreth 50 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shumë diplomatë dhe ushtarë turq kërkojnë azil në Gjermani Posted: 03 Apr 2017 05:44 AM PDT Të paktën 262 diplomatë turq dhe personel i ushtrisë kanë aplikuar për azil në Gjermani, prej grushtshtetit të dështuar të korrikut, për të cilin Turqia e fajëson mbështetësit e kleriut Fethullah Gulen, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Brendshme të Gjermanisë. Numri i qytetarëve të Turqisë që kanë kërkuar azil në Gjermani është rritur pas grushtshtetit të dështuar dhe Turqia ka paralajmëruar aleatët e NATO-s, që të refuzojë aplikimet për azil të ushtarëve, të cilët dyshohet se kanë lidhje me Gulenin. Zëdhënësja e ministrisë së Brendshme gjermane, Annegret Kroff, ka thënë se 151 aplikantë kanë pasur pasaporta diplomatike, ndërkaq 111 kanë pasur pasaporta pa tarifë, të cilat qeveritë iu lëshojnë personelit ushtarak dhe shërbyesve civilë kur udhëtojnë për punë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shpërthime në metronë e Shën Petersburgut, të paktën 10 të vrarë Posted: 03 Apr 2017 05:09 AM PDT Autoritetet ruse në Shën Petersburg e cilësuan shpërthimin në stacionin e metrosë së qytetit si sulm terrorist. Prokurori shtetëror rus ka konfirmuar, disa orë pas shpërthimit që ndodhi ndërmjet dy stacioneve të metrosë në Shën Petersburg, se bëhet fjalë për sulm terrorist. Ministrja e Shëndetësisë Veronica Skvortsova ka thënë për televizionin rus se 7 persona kanë vdekur në vendin ku ka ndodhur shpërthimi sot në Shën Petersburg. Një person tjetër, ndërroi jetë në ambulancë, ndërkaq dy të tjerë vdiqën në spital nga plagët e marra. Ndërkaq, Guvernatori i Shën Petersburgut, Gregory Plotavchenko u ka thënë gazetarëve se edhe "rreth 20 të tjerë" janë plagosur në sulmin e sotëm. Zëdhënësi i Komitetit Kombëtar rus anti-terror, Andrei Przhezdomsky i ka thënë televizionit shtetëror se një "bombë e pashpërthyer e bërë në kushte shtëpie" është gjetur më vonë në njërin prej stacioneve kryesore të metros në Ploshchad Vosstaniya, dhe është "ç'aktivizua me kohë". Shumë nga të plagosurit kanë plagë që duket se janë shkaktuar nga copëza të predhave, raportojnë mediat ruse. Andrei Kibitov, një zëdhënës i zyrës së guvernatorit të Shën Petersburgut tha në Twitter se rreth 50 persona janë plagosur dhe se 17 ekipe emergjente janë mobilizuar. Më shumë do të aktivizohen më vonë, tha ai. Presidenti rus, Vladimir Putin, që po vizitonte vendlindjen e tij Shën Petersburgun, ku më herët gjatë ditës mbajti konferencë me gazetarë, tha se është njoftuar nga zyrtarët e sigurisë për ngajrjen dhe se autoritetet po hetonin për një lidhje të mundshme terroriste, ka njoftuar TASS. Putin tha se ka të vdekur dhe të plagosur por nuk tha sa. Komiteti Kombëtar Rus i Antiterrorizmit në një kumtesë të tij tha se shpërthimet goditën një tern nëntokësor ndërmjet stacionit Tekhnologichesky Insittut dhe Sennaya Ploshchad në qendër të Shën Petersburgut, rreth orës 14.40 sipas orës lokale ruse, njoftoi TASS. Metroja e Shën Petersburgut tha se të gjitha stacionet të rrjetit të saj janë mbyllur. Presidenti Putin ishte në Shën Petersburg më herët të hënën por tani ndodhet jashtë qytetit, ka bërë të ditur zëdhënësi I tij Dmitry Peskov, njofton BBC. "Dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për më të dashurit e viktimave dhe të të plagosurve. Kam folur tashmë me udhëheqësit e shërbimeve speciale, përfshirë drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë. Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe shërbimet speciale janë duke punuar dhe do të bëjnë gjithçka të mundur për të përcaktuar shkaqet dhe shkallën e plotë të asaj që ka ndodhur", tha Putin. Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave në sulmin në Shën Petersburg. "E gjithë ndihma e nevojshme do t'u jepet të gjithë atyre që kanë vuajtur nga sulmi terrorist në Shën Petersburg. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Emergjencave u janë dhënë urdhërat e duhur. Ngushëllimet e mija më të sinqerta për të gjithë familjarët dhe me të dashurit e viktimave të këtij shpërthimi. Kjo është e dhimbshme për të gjithë ne", ka shkruar Medvedev në Facebook. Sipas shërbimeve emergjente në Shën Petersburg, shpërthimet kanë goditur dy vagona në dy stacione të metrosë. Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Kamerat e sigurisë kanë kapur imazhe të organizatorit të dyshuar të sulmit të sotëm në Shën Petersburg, raporton Interfax , duke cituar burime të paidentifikuara. Personi që shihni në fotografinë e mëposhtme, dyshohet se është organizatori i shpërthimit të së hënës në Shën Petersburg. Sulmuesit vetëvrasës kanë goditur disa herë Moskën dhe qytetet e tjera ruse në dy dekadat e fundit. Për këto akte shpesh janë fajësuar kryengritësit çeçenë. Shpërthimi i një bombe kishte lënë të vdekur 27 persona, që po udhëtonin në trenin që ishte nisur nga Moska për në Shën Petersburg më 2009. Në reagimet e para pas shpërthimeve sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg, në rrjetin e tij social Twitter, ka shkruar se "bashkëndjenë me ata që janë prekur nga shpërthimet në stacionin e Shën Petersburgut, me të dashurit e tyre dhe me popullin rus". Bashkimi Evropian, përmes një deklarate për media ka reaguar pas shpërthimeve në sistemin e metros në Shën Petersburg. "Mendimet tona janë për njerëzit në Rusi, veçanërisht me ata që kanë humbur më të dashurit e tyre në shpërthimin e sotmën në metronë e Shën Petersburgut. Bashkimi Evropian dënon fuqishëm të gjitha aktet e dhunës". Në njoftim po ashtu thuhet se shefja për poliitikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini i ka shprehur ngushëllimet në emrin e saj dhe të BE-së, ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Lidhur me shpërthimin në Shën Petersburg ka reagua zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Moskë, Maria Olson. Ajo ka thënë se është e shokuar nga kjo ngjarje. Edhe sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur sulmin në Shën Petërsburg, "akt kriminal". Pamje që thuhet se janë nga vendi i ngjarjes dhe që janë postuar në media sociale, tregojnë tym në stacionin e metrosë. Pamje të postuara në YouTube: This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Donald Tusk për vizitë në Maqedoni Posted: 03 Apr 2017 04:26 AM PDT Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, qëndron sot për një vizitë disa orëshe në Shkup, ku do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov. Nga kabineti i presidentit maqedonas bënë të ditur se Ivanov dhe Tusk do të kenë një takim 30-minutësh, ndërsa më pas edhe një takim mes dy delegacioneve për temat aktuale. Sipas paralajmërimeve, në këto takime do të bisedohet për krizën e migrantëve dhe rolin e Maqedonisë në përballje me sfidat, por edhe për krizën aktuale politike. Tani për tani nuk ka njoftime nëse Tusk do të kërkojë nga presidenti Ivanov që të mandatojë për kryeministër liderin social-demokrat, Zoran Zaev, si hap drejt zgjidhjes së krizës qeveritare. Lidhur me vizitën e kreut të Këshillit Evropian u prononcua kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duke shpresuar se gjatë kësaj vizite do të ketë presione të reja ndaj presidentit. "Besoj se mesazhet e tij do të jenë në frymën e njëjtë të asaj që kemi dëgjuar nga e gjithë bota demokratike, gjatë këtyre ditëve dhe muajve të kaluar, e që kanë të bëjnë me transferimin e shpejtë të pushtetit, ndryshimin e pushtetit, respektimin e kushtetutës dhe të shumicës parlamentare", tha lideri i opozitës, Zaev. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hahn: Vuçiq ta shfrytëzojë me maturi pushtetin Posted: 03 Apr 2017 03:19 AM PDT Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyrim që ta shfrytëzojë me maturi pushtetin, pas fitores së bindshme në zgjedhje. Hahn po ashtu tha se beson në zotimet e Vuçiqit se do ta "respektojë plotësisht Kushtetutën". Ai e uroi Vuçiqin përmes një postimi në Twitter dhe tha se pret bashkëpunim me presidentin e ri të Serbisë si "miq dhe partnerë". Vuçiqin e uroi edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Vuçiq shpalli të dielën në mbrëmje fitoren në zgjedhjet presidenciale. Nga votat e numëruara, ai fitoi mbi 55 përqind. "Fitorja ime është e qartë si kristal. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ne, e cila tregon se çfarë drejtimi duhet të marrë Serbia", tha Vuçiq, i cili është zotuar se do ta anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian, porse do të forcojë edhe marrëdhëniet me Rusinë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dhjetëra fëmijë në mesin e të vdekurve në Kolumbi Posted: 03 Apr 2017 02:05 AM PDT Dhjetëra fëmijë janë në mesin e të vdekurve nga rrëshqitja shkatërrimtare e dheut në jugperëndim të Kolumbisë, tha presidenti i këtij vendi, Juan Manuel Santos. Në total, 254 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur. Shirat e furishëm kanë përmbytur qytetin Mokoa, ndërsa balta dhe gurët kanë varrosur lagje të tëra. Santos tha se së paku 170 viktima janë identifikuar, në mesin e tyre 44 fëmijë. Rrëshqitjet e para të dheut kanë nisur mëngjesin e së shtunës, kur shumë njerëz kanë qenë duke fjetur. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbi 35 milionë euro pasuri e konfiskuar dhe sekuestruar Posted: 03 Apr 2017 01:29 AM PDT Autoritetet kompetente në Prishtinë, kanë sekuestruar dhe konfiskuar pasuri të fituar në mënyrë të kundërligjshme mbi 35 milionë euro. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gordy për Vuçiqin: Si është e mundur që papritmas të bëhet evropian? Posted: 03 Apr 2017 01:26 AM PDT Fitorja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale në Serbi nuk do të sjellë asgjë të re në politikën që ka ndjekur deri më tash si kryeministër i Qeverisë së Serbisë dhe lider i Partisë Përparimtare Serbe, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Eric Gordy, profesor në Kolegjin Universitar të Londrës. "Vuçiq do të vazhdojë të luajë në kartën e alternativës së pranueshme për Perëndimin. Në planin ndërkombëtar edhe më tutje do të aktrojë pro-perëndimorin, ndërsa në planin e brendshëm do të luajë rolin që luan tash e 30 vjet dhe do të sillet si luan i vogël i Partisë Radikale Serbe", tha Gordi. "Si është e mundur që ministri për Informim i Millosheviqit papritmas të bëhet evropian", pyeti ai. Vuçiq shpalli të dielën në mbrëmje fitoren në zgjedhjet presidenciale. Nga votat e numëruara, ai fitoi mbi 55 përqind. "Fitorja ime është e qartë si kristal. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ne, e cila tregon se çfarë drejtimi duhet të marrë Serbia", tha Vuçiq, i cili është zotuar se do ta anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian, porse do të forcojë edhe marrëdhëniet me Rusinë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ghani, presidenti i parë afgan që viziton Australinë Posted: 03 Apr 2017 12:53 AM PDT Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, arriti në Australi për të biseduar për çështjet e sigurisë dhe fuqizimin e gruas. Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, tha se vizita, e para në Australi e një presidenti afgan, reflekton "një lidhje të fortë midis dy vendeve". Ghani, gjatë vizitës që do të zgjasë deri më 5 prill, po ashtu do të vendosë kurorë me lule në Memorialin e Luftës. Së paku 41 trupa australiane janë vrarë në Afganistan pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja, më 2001. Turnbull tha se bisedimet do të përqendrohen në sigurinë dhe në mënyrat për rritjen e bashkëpunimit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haley: Trump do të mbështesë veprime të fuqishme kundër Rusisë Posted: 02 Apr 2017 11:47 PM PDT Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Nikki Haley, tha se presidenti amerikan, Donlad Trump, do të mbështesë veprime të fuqishme kundër Rusisë, pasi të përfundojnë hetimet për ndërhyrjen e Kremlinit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. "Nuk duam që asnjë vend të ndërhyjë në zgjedhjet tona", tha Haley për televizionin ABC, duke shtuar se nuk ka dyshim se Rusia ka qenë e përfshirë në fushatë. Agjencitë e zbulimit në SHBA kanë konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA, më 2016, në përpjekje për të ndihmuar fitoren e Trumpit. Trump ka thënë se beson se operativët rusë kanë pirateruar emailet e Partisë Demokratike, porse ata nuk e kanë ndikuar rezultatin e zgjedhjeve. E pyetur nëse qëndrimi publik i Trumpit ndaj Rusisë është mjaftueshëm i ashpër, Haley tha "natyrisht". "Nuk ka dashuri apo diçka tjetër me Rusinë tani për tani", tha ajo. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Evropa bëhet "qendër" e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve Posted: 02 Apr 2017 11:02 PM PDT Evropa po bëhet qendër globale e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve, thuhet në raportin vjetor të Fondacionit për Mikëqyrjen e Internetit. Ky Fondacion konstatoi se 60 përqind e materialit abuzues ndodhet në Evropë. Holanda kryeson listën e vendeve evropiane me përmbajtje të paligjshme, tha organizata me seli në Britani. Sipas saj, 34,212 ueb-faqe me përmbajtje abuzuse janë gjetur në Evropë, përfshirë Rusinë dhe Turqinë. Në vitin 2015, rreth 57 përqind e ueb-faqeve të tilla janë gjetur në Amerikën Veriore, ndërsa më 2016 kjo shifër ka rënë në 37 përqind. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





