Ora News: “Vdes në moshën 57-vjeçare komediani amerikan Charlie Murphy” plus 9 more |
- Vdes në moshën 57-vjeçare komediani amerikan Charlie Murphy
- Trump ndryshon qëndrim: NATO jo më një organizat e dalë nga përdorimi
- Vajza 8 muajshe që nuk ngopet me të ngrënë
- SHBA: Ka raporte të besueshme për ndëryrjen ruse në Mal të Zi
- Ministri gjerman: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kusht i BE
- Senatori amerikan McCain viziton sot Kosovën
- Edhe ambasadorët kanë dalë në shitje?
- Denoncimi i Dules dhe ‘Kriza e ndërkombëtarëve’
- Asociacioni, peng i problemeve në Listën Serbe
- SHBA-Rusi, dakord për hetim ndërkombëtar të sulmit kimik në Siri
| Vdes në moshën 57-vjeçare komediani amerikan Charlie Murphy Posted: 12 Apr 2017 11:48 PM PDT Komediani i njohur amerikan Charle Murphy , vëllai i aktorit Eddie Murphy ka vdekur në moshen 57- vjeçare nga leuçemia, raporton BBC. Uebsajti i njohur TMZ ka cituar menaxherin e tij duke thënë se ai ka vdekur të mërkurën në mëngjes në një spital të Nju Jorkut. Murphy luajti në shfaqje komdiane rolin e Dave Chappelle dhe gjithashtu u shfaq në disa filma të njohur si: Jungle Fever, Night at the Museum and Lottery Ticket. Komediani pati dhe role të veçanta teksa luajti dhe në disa filma të vëllait të tij. Anëtarët e familjes thonë se janë të shokuar nga ky lajm, pasi kanë menduar se gjendja e tij po përmirësohej. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Trump ndryshon qëndrim: NATO jo më një organizat e dalë nga përdorimi Posted: 12 Apr 2017 11:34 PM PDT Lufa kundër terrorizmit ka qenë në qendër të konferencës së përbashkët për shtyp mes presidenit amerikanë Donad Trump dhe sekretarit të Përgjithshme të Aleancës së Atlantinkut të Veriut Jens Stoltenberg. Lidhur me deklaratën e pak kohëve më parë se NATO-s është një organizatë e dalë nga përdorimi, Trump u përgjigj se kjo i përket së shkuarës, pasi NATO e ka bërë tashmë ndryshimin, duke e luftuar terrorizmin. Megjithatë, presidenti Trump deklaroi se ka ende shumë për të bërë, ndaj u bëri thirrje vendeve anëtare që të kontribuojnë më shumë për Aleancën. “Nëse vendet e tjera paguajnë pjesën e tyre në vend që të mbështeten tek SHBA, atëherë të gjithë mund të jemi më të sigurtë”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. Por deklarata për NATO-n nuk ishte e vetmja kthesë drastike e Trump këtë të mërkurë. Në një intervistë për “Wall Street Journal” ai tha se nuk do ta etiketonte Kinën si një manipuluese të valutës, pavarësisht se ishte zotuar se do të bënte një gjë të tillë sapo të merrte detyrën. Trump ka një prapësim të dukshëm të qëndrimeve të tij të shprehura në kohën e fushatës, por ende nuk ka shenja të tërheqjes së tij nga qëndrimi për emigrantët. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vajza 8 muajshe që nuk ngopet me të ngrënë Posted: 12 Apr 2017 11:11 PM PDT Kjo vajzë vetëm tetë muajshe ka habitur mjekët, pasi pesha e saj është jashtë parametrave të një fëmije normal. Chahat Kumar nga Punjab në Indi ka lindur me një peshë normale, por tani ajo peshon 38 Ibs ose rreth 17 kilogramë. Prindërit e saj thonë se pesha e saj kur ka lindur ka qenë normale, por në muajin e katër ata kanë vënë re se vajzës i është shtuar oreksi. "Pesha e saj është duke u rritur nga dita në ditë", shprehet baba ii saj Suraj Kumar. Ata janë të habitur pasi vajza e vogël nuk ngopet me ushqim, çka ka bërë që ata të shqetësohen për shëndetin e saj. Nëna e Chahat shpjegon se: Përpara vajzës kishim një djalë, i cili i vdiq dhe tani jemi shumë të shqetësuar për Chahat. Ajo thotë se vajza e saj vetëm 8 muajshe ha 4 herë më shumë sesa një fëmijë normal i moshës së saj. Nëna e vogëlueshes shpjegon se nëse nuk u japin për të ngrënë vajza fillon qan. “Ajo qan edhe për të dalë, por pesha e saj është shumë dhe ne nuk jemi në gjendje të marrim dhe ta mbajmë jashtë", shprehet e shqetësuar nëna 21 vjeçare.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| SHBA: Ka raporte të besueshme për ndëryrjen ruse në Mal të Zi Posted: 12 Apr 2017 10:47 PM PDT Shtëpia e Bardhë tha se ka raporte të besueshme se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi, vitin e kaluar. "Jemi shumë të shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e tetorit në Mal të Zi dhe me raportet e besueshme se Rusia ka mbështetur një përpjekje për sulm ndaj qeverisë në ditën e zgjedhjeve", tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Prokuroria speciale në Mal të Zi ka thënë se një grup i "nacionalistëve rusë" ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, për ta sjellë një parti opozitare në pushtet. Moska ka mohuar çdo përfshirje. Zyrtari amerikan tha se Uashingtoni mbështet autoritetet malazeze në hetimin e rastit. Më 11 prill, Trump ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke thënë se përfshirja e këtij vendi në aleancë do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ministri gjerman: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kusht i BE Posted: 12 Apr 2017 10:38 PM PDT Kryeminstri i Serbisë, tashmë presidenti i zgjedhur Aleksandar Vucic dhe Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel janë pajtuar se Serbia mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane, dhe se shteti serb është faktor stabiliteti në rajon. Mirëpo, për të arritur te një gjë e tillë Gabriel deklaroi se Serbia duhet të vazhdojë procesion reformues e poashtu edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën- si kusht për anëtarësim në BE. "Fitorja në zgjedhje të jep arsye për gëzim por edhe përgjegjësi për procesin reformues dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me Kosovën si një kusht të nevojshëm për anëtarësim në BE", tha Gabriel, duke uruar Vucicin për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit presidenciale serbe, raporton gazetametro.net Ministri gjerman tha se ai nuk është i sigurtë se kur anëtarësimi i Serbisë mund të ndodhë, sepse kjo varet nga raporti me Kosovën. Vucici tha se dialogu nuk është një temë e lehtë, duke shtuar se lëvizjet e palës serbe kërkonin kurajë. Ai poashtu përmendi faktin se dialogu Kosovë-Serbi është i ndërprerë tani, por jo për shkak të Serbisë, duke thënë se ata ishin gjithmonë të gatshëm për bisedime. Kurse, duke pas për bazë protestat që po zhvillohen në Serbi kundër Vucicit, ministri gjerman tha se ato janë pjesë e demokracisë dhe janë jetike për të dëshmuar se Serbia është një shtet i qëndrueshëm. Ndërsa, duke ju përgjigjur pyetjes lidhur me ndikimin rus në Ballan, Vucic tha se "synim strategjik i BE'së është mirëmbajtja e lidhjeve të mira me Rusinë dhe Kinën", raportojnë mediat serbe, informon gazetametro.net Ministri i jashtëm gjerman dhe homologu i tij serb Ivica Dacic gjatë ditës së sotme deklaruan se marrëdhëniet në mes të dy shteteve respektive janë shumë të mira, gjë e cila ndihmon dialogun dhe bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha fushat. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Senatori amerikan McCain viziton sot Kosovën Posted: 12 Apr 2017 10:27 PM PDT Senatori amerikan John McCain do të vizitojë sot Kosovën. McCain pritet t'i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës, i cili mblidhet në një seancë solemne. Ai pritet të takojë liderët e institucioneve dhe partive politike. Nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë me dije se senatori amerikan do të nderohet me çmimin "Urdhri i Lirisë". Ky çmim, senatorit McCain i ndahet për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, që për Kosovën konsiderohet "aleat i përjetshëm". McCain do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Edhe ambasadorët kanë dalë në shitje? Posted: 12 Apr 2017 01:49 PM PDT Një deklaratë e fortë e kreut të PBDNJ-ë, Vangjel Dule ka shërbyer për t'i hedhur benzinë zjarrit të paranojës që ka kapluar opozitën, lidhur me shitblerjen e diplomatëve të huaj nga politikanët lokalë. Nuk e di sa i vërtetë është pohimi i Dules, se një grup ambasadorësh, i kanë kërkuar partive të vogla të koalicionit të djathtë t'i fusin një thikë pas shpine PD-së, duke hyrë në zgjedhje për të marrë ndonjë deputet më shumë. Por, dua ta pohoj që në fillim që jam i prirur ta besoj. E para sepse Vangjeli nuk është shquar ndonjëherë si tipi që bën shoë duke prodhuar lajme të rreme. E dyta se ai ka qenë i shoqëruar me kolegë të tjerë. Dhe e treta se kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë të tilla lajme për përzierjen flagrante të diplomatëve të Tiranës. Por, pavarësisht se ky shantazh skandaloz më duket burracak dhe i pështirë, po aq të tilla më ngjajnë edhe reagimet që e pasuan atë. Menjëherë në disa media me rradhë u përhap një lajm se ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë interesa financiare të lidhura me qeverinë, se paguhen nga narkotrafikantët dhe madje, madje, luajnë për interes të Serbisë. Edhe kaq do të mjaftonte që grotesku të arrinte kulmin. Por ai u bë më i madh kur vetë Lulzim Basha nga çadra i fryu publikisht kësaj legjende duke folur për të "korruptuarin me pasaportë të huaj që shpejt do të japë llogari". Dhe po ta njohësh nga afër mjedisin politik ku gëlojnë këto pandehma, e kupton se deklarata e kreut demokrat nëk është një rastësi. Gjithnjë e më të shumtë janë opozitarët që besojnë se Donald Lu i shërben interesave të Edi Ramës. Disa shkojnë edhe më tej, e bëjnë ortak me të dhe të sigurojnë se shpejt do ti dalin edhe pronat apo tokat që ka në Shqipëri. Po të njëjtat thashetheme gëlojnë edhe për Romana Vlahutin. Dikush përmend bizneset e bashkëshoritit, dikush qiranë e vilës dhe të gjithë janë të bindur se ajo bën politikat që bën, e nisur jo nga parimet e Brukselit, por nga paratë okulte që arkëton. Këtyre intrigave të vogla lokale u shtohet pastaj dhe paranoja ndërkombëtare me dorën e padukshme të Sorosit, që ka bërë lobing për të sjellë si diplomatë në Tiranë, njerëzit që i ka përzgjedhur më parë vetë Rama. Pra e gjithë kjo propogandë, ka si qëllim që tu thotë militantëve të opozitës se çdo qëndrim që vjen qoftë nga Lu, qoftë nga Vlahutin, apo qëoftë nga shefi i OSBE-së që i ndryshoi brenda ditës deklaratat për drogën, është një politikë personale që buron nga interesa të dyshimta. Po ta shofësh me kujdes, e gjithë bestydnia e përhapur ka sa anën e saj të vërtetë, po aq dhe pjesën e saj fantaziste. E vërteta është se ambasadorët e Tiranës shpesh mbajnë qëndrime eksesive. Ata bien jo rallë pre e politikës për ta pasur mirë me qeverinë. Ata i shohin opozitat që i lënë vendin njëra tjetrës, si aspekte të bezdisshme të demokracisë, që vetëm sa komplikojnë pasqyrën e raporteve që duhet t'i nisin qendrës. Në Shqipëri do të mbahen mend gjatë Rajersoni dhe Elio Germano i BE-së që as nuk donin ta shikonin me sy opozitën ish-komuniste. Këtu vështirë se do të harrohet partizanizmi i Limprehtit edhe dëshira për të goditur demokratët e Dan Evertsit të OSBE-së. Në këto anë nuk do të shlyhen deklaratat "Burrë shteti" për Berishën dhe "Yll në ngritje" për Bashën që nxori nga goja Arvizu pas 21 janarit, ashtu sikurse do të mbeten objekt barcaletash, qoftet që kapërdinte dhe krikllat që rëkëllente Volfard sa herë që duhet t'i kundërvihej PS. E po ti kthehmi kësaj historie të trishtë me të drejtë mund të ngrejmë një pyetje? Mos vallë i kanë korruptuar me para, i kanë joshur me troje ndërtimi, i kanë bërë pjesë të bizneseve dhe Berisha dhe Basha dhe Nano, dhe Majko dhe Meta, diplomatët që i kanë mbështetur kur ata kanë qenë në pushtet? A qëndron pas gjithçkaje fantazma e "gringos" së koruptuar që megjithëse "mban pashaportë të huaj nuk ka për t'i shpërtuar ndëshkimit"? Jo, duhet thënë troç. Kjo paranojë që ka kapluar kokat e demokratëve dhe deri diku edhe të lsi-stëve nuk është e vërtetë. Askush deri më tani nuk ka asnjë provë apo indicie për këtë skemë gjigande të korruptimit të diplomatëve kryesorë të Tiranës. Fakti se Rama mund t'i ketë blerë disa prej tyre është po aq i vërtetë sa hipoteza se edhe Berisha, Basha, apo Meta kanë bërë të njëjtën gjë me ambasadorët që kanë punuar kur kanë qenë në pushtet. Ndërsa, nëse pyetja ngrihet ndryshe, nëse ajo shtrohet, a janë bërë ata palë apo jo me Edi Ramën, përgjigjja është tjetër. Po, shumë prej tyre sot janë rreshtuar. Ata rrefuzojnë të flasin për përmasat alarmante të drogës që i vërejnë edhe mediat e vendeve të tyre. Ata nuk guxojnë të shprehen në një regjim kleptokratësh që tashme e kanë skanuar shërbimet inteligjente. Po, për këto, ata heshtin. Madje dhe në krizën e fundit, ashtu sikurse dëshmoi Vangjel Dule, ata apo tregojnë se e kanë më lehtë që trysninë ta ushtrojnë te opozita, që ta veshin atë me rrobat e djallit, që të keqen ta projektojnë aty. Por, për fat të keq, këtu nuk kemi asnjë lajm të ri. Edhe Lu, edhe Vlahutin, edhe Broshard, po bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë paraardhësit e tyre. Po mbajnë anën e qeverisë. Prandaj nëse në krizën e sotme i ka ata përballë, PD dhe Basha nuk ka pse shpik dhe ushqen teori konspirative me blerje dhe korruptim. Do të qe më e shëndetshme dhe më racionale t'i shpjegonin idhtarëve të tyre historinë atë që fatkeqësisht është sa e dhimbshme, po aq dhe e thjeshtë: se diplomatët e Tiranës më shumë se kriteri i së vërtetës, më shumë se mbajtës së skeptrit moral, janë një grup pragmatistësh që reshtohen me pushtetin. Artikullimi i kësaj të vërtete, jo vetëm do ta çlironte opozitën nga kompleksi i të gjithave divergjencave që ka me ambasadorët, jo vetëm do ta lehtësonte nga keqkuptimiet që mund t'i krijohen me publikun, por mbi të gjitha do ta shpëtonte edhe nga risku i përhershëm i qesharakëzimit të atyre që rrëfejnë teori komploti. /Marrë nga Lapsi.al/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Denoncimi i Dules dhe ‘Kriza e ndërkombëtarëve’ Posted: 12 Apr 2017 01:46 PM PDT Vangjel Dule, kryetar i një partie të hershme parlamentare dhe deputet prej shumë kohësh në Kuvendin e Shqipërisë, ka bërë dje një deklaratë që ka qenë më shumë se sa befasuese. Dule ka sqaruar se në një takim me të huaj, një përfaqësues i diplomacisë europiane në Tiranë e ka mbështetur presionin për të marrë pjesë në zgjedhje edhe me një analizë të çuditshme. Ai i ka thënë Dules së nëse ata regjistrohen dhe marrin pjesë në zgjedhje në mungesë të PD, atëherë mund të kenë shans të kenë më shumë mandate që do t'i fitonin në kurriz të forcës kryesore të opozitës. Kështu shifrat e këtyre partive do rriteshin artificialisht dhe vendi, sipas këtij diplomati do kishte një opozitë po kaq artificiale. Vangjel Dule sqaroi se kjo ofertë nuk është bërë as në një takim kokë më kokë dhe as në një takim të rezervuar, por një një takim në grup, ku disa diplomatë po takoheshin me së paku 5 parti opozitare. Të gjitha partitë është shprehur Dule, reaguan në bllok duke e hedhur poshtë "ofertën" e çuditshme të diplomatit. Deklarata e Dulës është jo vetëm befasuese, por edhe e papranueshme për çdo vend normal në botë. Ajo tregon mënyrën se si po tenton ta trajtojë krizën trupi diplomatik, i cili ose nuk ka kuptuar asgjë se çfarë po ndodh; ose po tenton të mbyllë një krizë momenti duke hapur një krizë tjetër më afatgjatë dhe më dërrmuese; ose është renditur si palë në këtë krizë, duke shkelur të gjitha parametrat që një përfaqësues i trupit diplomatik duhet të ruajë në vendin ku është i akredituar. Dule nuk bëri publik as emrin dhe as vendin që ky diplomat përfaqëson. As rangun e tij. Por Shefi i Diplomacisë shqiptare dhe Presidenti i Republikës duhet të angazhohen për ta trajtuar rastin me shumë seriozitet. Trupi diplomatik në Tiranë dhe Komuniteti ndërkombëtar kanë shumë të drejtë të jenë të shqetësuar me krizën në Shqipëri. Ata janë në të drejtën e tyre legjitime t'i kërkojnë PD dhe aleatëve të saj të kthehen në Parlament apo të regjistrohen dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Janë në të drejtën e tyre të kërkojnë respektimin e kushtetutës dhe zbatimin e gjithë detyrimeve që rrjedhin prej saj. Ata janë në të dejtën e tyre t'i kërkojnë mazhorancës bisedime dhe gjithë përpjekjet që PD të ndihet e garantuar në zgjedhje. Janë po në të drejtën e tyre të kërkojnë edhe një lloj marrëveshje brenda mazhorancës. Ata mund dhe duhet ta bëjnë këtë përmes deklaratave dhe qëndrimeve publike. Madje mund ta bëjnë pa asnjë kompromis. Por asnjë ndërkombëtari, asnjë individi apo institucioni, nuk i lejohet të ndërtojë skenare destruktive apo lojëra kulisash për të arritur një zgjidhje fallce dhe të paqëndrueshme. Ndërkombëtarët edhe mund të negociojnë, siç kanë bërë shumë herë në këtë vend, por gjithnjë nga pozita të barazlarguara me palët dhe duke pasur vetëm një bibël, ligjin dhe demokracinë. Tentativa për t'u bërë palë dhe për të provokuar palën tjetër; për të bërë shantazh apo për të ndërtuar skenarë të tillë vetëm sa e rëndon situatën dhe humb kredibilitetin e vetë ndërkombëtarëve. Që në këtë moment është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye, Presidenti dhe Ministri i Jashtëm duhet të marrin kontakte me diplomatin në fjalë dhe t'i kërkojnë atij shpjegime. Ai duhet të distancohet nga deklarata e tij, në të kundërt, gjithsecili nga ne ka të drejtën të besojë se ai punon kundër këtij vendi dhe kërkon ta fusë atë në një spirale problematike. /Marrë nga Opinion.al/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Asociacioni, peng i problemeve në Listën Serbe Posted: 12 Apr 2017 01:43 PM PDT Qeveria e Kosovës është e gatshme të ulet dhe të nisë bisedimet me përfaqësuesit e Listës Serbe për përpunimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sapo përfaqësuesit e kësaj liste të kthehen në ekzekutivin e vendit. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, Bajram Gecaj, i cili njëherësh është edhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, për komunitete. Kryeministri Mustafa, muajt e kaluar, tri herë i ka ftuar përfaqësuesit e Listës Serbe në takim, për të diskutuar lidhur me propozimet e tyre për përpunimin e statutit të Asociacionit, në praninë edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë. Përfaqësuesit e Listës Serbe, patën "ngrirë" pjesëmarrjen tyre në institucionet qendrore, që nga tetori i vitit të kaluar. Kushti i tyre për tu kthyer në institucionet qendrore e ka qenë krijimi i statutit të Asociacionit, si dhe themelimi i tij. Zëvendësministri Gecaj thotë se tashmë Qeveria është në pritje të kthimit të përfaqësuesve të Listës Serbe në ekzekutiv. "Tani, ne e kemi parë që Lista Serbe është kthyer në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por, megjithatë, kemi pak telashe me kthimin e tyre të plotë në Qeveri, për shkak të disa problemeve të brendshme që i ka Lista Serbe. Sigurisht që i keni parë edhe nëpër medie, deklarimet e ndryshme nga përfaqësuesit e tyre", tha Gecaj. Përfaqësuesit e Listës Serbe, së fundi janë përplasur ndërmjet vete, për shkak se dy përfaqësues të kësaj liste, Slavko Simiq dhe Aleksandar Jabllanoviq, secili veç e veç, kanë parashtruar dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për regjistrim të Listës Serbe si parti politike, duke pretenduar që të dy se janë kryetar të kësaj liste. Por, a është biseduar brenda kësaj liste për çështjen e kthimit të përfaqësuesve të saj në Qeverinë e vendit? Slavko Simiq, i cili thotë se është kryetar i Listës Serbe, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e Radios Evropa e Lirë, se kur do të kthehen përfaqësuesit e kësaj liste në Qeverinë e Kosovës. Por, Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është mbajtur asnjë takim lidhur me këtë çështje. Madje, ai thekson, se tash e tutje nuk mund të flas në emër të Listës Serbe, për shkak se brenda saj, siç thotë ai, "ka shumë faktorë". "Por, mund të them hapur se tash e disa muaj nuk kemi pasur asnjë takim. Madje, nuk kemi pasur mbledhje as kur është marrë vendimi për 'ngrirjen' e pjesëmarrjes në institucione. Këtë e pata lexuar në media. As që e kam ditur. Takimin e fundit e kemi pasur para disa ditësh, ku unë nuk kam qenë i ftuar. Edhe për këtë mbledhje kam kuptuar nga mediat se po mbahet. Kështu që, për aq sa unë jam i njoftuar, nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë mbledhje në këta muajt e fundit, për asnjë temë, e aq më pak për këtë për të cilën po flasim", tha Petroviq. Ditë më parë, Petroviq, në mënyrë të hapur, para mediave, kishte polemizuar me Slavko Simiqin dhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq, për çështje të brendshme të Listës Serbe. Megjithatë, zëvendësministri Gecaj, thotë se Qeveria e Kosovës, është gatshme që t'i presë përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të nisin bisedimet për përpunimin e statutit të Asociacionit. "Në momentin që ata t'i zgjidhin këto probleme të brendshme dhe të vijnë te kryeministri me propozimet e tyre, atëherë ne do të konsiderojmë se janë kthyer plotësisht në Qeveri dhe do të jemi të gatshëm që të fillojmë bisedimet lidhur me statutin ( e Asociacionit) sa më parë", theksoi Gecaj. Sidoqoftë, Begradi zyrtar, me mbështetjen e të cilit është themeluar Lista Serbe në vitin 2014, i ka dhënë Slavko Simiqit mbështetje, si kryetar i kësaj liste. /Rel/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| SHBA-Rusi, dakord për hetim ndërkombëtar të sulmit kimik në Siri Posted: 12 Apr 2017 01:38 PM PDT Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të mërkurën të punojnë së bashku për një hetim ndërkombëtar rreth një sulmi sirian me armë kimike javën e kaluar, i cili u bë shkak për kundërpërgjigjen amerikane me raketa. Uashingtoni ia hedh fajin për sulmin presidentit sirian Bashar Assad, aleat i Rusisë, ndërsa Moska thotë se përgjegjës janë kryengritësit sirianë. Pas një ditë bisedimesh në Moskë me Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, tha se dy ish-armiqtë e Luftës së Ftohtë ranë dakord për nevojën e një hetimi të OKB-së rreth ngjarjeve të 4 prillit në veri të Sirisë. Më shumë se 80 njerëz u vranë në atë që SHBA e përshkruajnë si një sulm me gaz nervor të ndërmarrë pa dyshim nga forcat e Asadit. Rusia thotë se ishin kryengritësit që shpërndarë një lëndë kimike, version të cilin administrata e Presidentit Trump e quan fushatë keqinformimi. Konferenca e përbashkët e shtypit e dy kryediplomatëve u zhvillua pas një takimi prej dy orësh që presidenti rus Vladimir Putin pati me zotin Tillerson. Takimi Putin-Tillerson u konfirmua zyrtarisht vetëm në minutën e fundit, pas shumë ditë spekulimesh nëse presidenti rus do ta priste apo jo Sekretarin amerikan të Shtetit. Vendimi i zotit Putin për të pritur Sekretarin Tillerson sinjalizonte synimin e Moskës për të ruajtur komunikimin me SHBA, megjithë tonet gjithnjë e më të larta të akuzave që dy vendet i kanë drejtuar njëri-tjetrit. Palët shqyrtuan rrugët për të shpëtuar marrëdhëniet mes dy fuqive më të mëdha ushtarake të botës. Ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale amerikane për të cilën akuzohet Rusia ishte gjithashtu një temë në takimin e parë të drejtpërdrejtë mes Presidentit Putin dhe Sekretarit Tillerson. "Mes dy vendeve tona ka një nivel të ulët besimi," i tha zoti Tillerson presidentit rus. Nga ana e tij, ministri i jashtëm Lavrov tha se akuzat për ndërhyrje të Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane nuk janë provuar. Ai tha se Moska nuk ka parë "një fakt të vetëm, apo edhe një aluzion për fakte” që të vërtetojnë pretendimet amerikane për ndërhyrje të Rusisë. Zoti Lavrov shtoi se Rusia do t'i shqyrtojë fakte të tilla, nëse ato i vihen në dispozicion. Agjencitë amerikane të zbulimit kanë thënë se Rusia ndërhyri në fushatën presidenciale dhe në zgjedhjet e SHBA për të ndihmuar fitoren e kandidatit Donald Trump. Kongresi amerikan po kryen një hetim rreth lidhjeve të dyshuara midis zyrtarëve të fushatës Trump dhe Rusisë. Në konferencën e shtypit zoti Tillerson tha se do të krijohen grupe pune për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe për të identifikuar problemet. Ai tha gjithashtu se dy palët do të diskutojnë edhe mbi mosmarrëveshjet në Siri dhe mënyrën se si t’i japin fund luftës civile gjashtë-vjeçare të vendit. Të mërkurën Rusia i vuri veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit që dënon sulmin me armë kimike në Siri. Kina abstenoi. Në SHBA, udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell, komentoi me fjalë të ashpra për Rusinë dhe rolin e saj në Siri, gjatë një takimi me gazetarët në shtetin Kentucky. Kritikat e senatorit McConnell përkonin me vizitën e zotit Tillerson në Rusi. I pyetur në lidhje me përfshirjen e Rusisë në Siri, zoti McConnell tha: "Një gjë për të cilën mund të jeni të sigurt për rusët është se ata nuk kanë ndonjë qëllim të mirë dhe nuk janë miqtë tanë. Mendoj se administrata e re po e kupton këtë. Ata mund të kenë qenë disi të hutuar gjatë fushatës, por mendoj se tani po e kuptojnë."/VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






