Lajmi.net: “Paradoksi universitar me Hajrullahun” plus 8 more

Lajmi.net: “Paradoksi universitar me Hajrullahun” plus 8 more


Paradoksi universitar me Hajrullahun

Posted: 12 Apr 2017 11:47 PM PDT

Kandidati për zgjedhjen profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", Arben Hajrullahu, është rekomanduar nga kryetari dhe njëri anëtar i Komisionit Recensues për thirrjen e profesorit të rregullt në Departamentin e Shkencave Politike.

Mirëpo, Këshilli i këtij Fakulteti ka rekomanduar që të rishpallet konkursi për pozitën e tij, duke kërkuar nga Hajrullahu që t'i dëshmojë studimet bachelor, me pretendimin që nuk i ka të kryera.

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës (UP) ka sqaruar në një njoftim të tij se profesori Arben Hajrullahu nuk ka dorëzuar diplomë të studimeve bachelor ose barasvlerën përkatëse të këtyre studimeve.

Ndonëse është ankuar për këtë në Rektorat, Hajrullahu ka thënë se ende zyrtarisht nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ana e këtij të fundit.

Ai kërkon nga Rektorati të mos aprovohet rekomandimi i Këshillit, pasi, sipas tij, kjo shënon shkelje ndaj tij dhe beson se në Senat do të evitohet ky gabim i bërë nga Këshilli i Fakultetit.

Hajrullahu mohon të mos ketë dhënë dëshmi të mjaftueshme për studimet themelore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të Fakultetit Filozofik është publikuar sqarimi për opinionin, në të cilin thuhet se Arben Hajrullahu (i doktoruar dhe i magjistruar në Universitetin e Vjenës) nuk ka dorëzuar diplomë të studimeve bachelor ose barasvlerën përkatëse të këtyre studimeve.

Por bëhet e ditur se Hajrullahu ka dorëzuar më vonë pas mbylljes së konkursit një sqarim për sistemin e atëhershëm të studimeve në Austri, i cili siç thuhet në këtë sqarim nuk është i aplikueshëm sepse kandidati nuk ka sjellë në Fakultetin Filozofik dokumente që mbështesin kryerjen e studimeve themelore brenda kohës së paraparë të aplikimit, e cila gjë kërkohet ligjërisht specifikisht me konkurs.

Bombat në Dortmund, ja çfarë do të ndodhë në ndeshjen e kthimit Barcelona – Juventus (FOTO)

Posted: 12 Apr 2017 11:39 PM PDT

Shpërthimet ndaj autobusit të Borussia Dortmundit para ndeshjes me Monacon, kanë ndezur alarmin e sigurisë anebmanë Evropës.

Andaj, Barcelona do të marrë masa që siguria të jetë e lartë në ndeshjen e kthimit kundër Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Juventus e fitoi duelin e parë në Torino me rezultat të thellë 3:0, përcjell “lajmi.net”.

Por, Barcelona do ta tentojë rikthimin në Camp Nou. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Ja me kë dhe ku po e feston ditëlindjen Genta Ismajli (Foto- Video)

Posted: 12 Apr 2017 11:34 PM PDT

Në një super party privat ajo ka ftuar miqtë e saj më të afërt.

Më të dashurit e saj ajo ka mbledhur në një nga restorantet më me zë në qytetin e Gjilanit, ku për disponimin e tyre ka edhe muzikë 'live'.

Indeksonline iu sjell disa foto ekskluzive nga atmosfera superiore e ditëlindjes së Gentës.

 

Bayern Munich gjen fajtorin për humbjen nga Real Madrid (FOTO)

Posted: 12 Apr 2017 11:24 PM PDT

Bayern Munich është ndarë i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga italiani Nicola Rizzoli në humbjen 2:1 nga Real Madrid në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Rizzoli përjashtoi me kartonin e dytë të verdhë mesfushorin Javi Martinez, përcjell “lajmi.net”.

Kjo ka bërë që bavarezët të jenë të pakënaqur me vendimet e tij. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Angelina Jolie në lëvizje: Gati për t’u martuar! (Foto)

Posted: 12 Apr 2017 11:21 PM PDT

Sipas revistës "In Touch", Jolie po del aktualisht me një tjetër mashkull dhe po planifikon martesën me të. "Ajo ka njohur dikë, me të cilin ndihet mjaft mirë dhe po mendon për të bërë hapin e radhës", – kanë treguar miqtë e aktores së "Tomb Raider".

Për sa i përket ish-it, Brad Pit, të njëjtat burime tregojnë se ai është i dëshpëruar nga ky fakt, përpos pjesës që i erdhi si rrufe në qiell të hapur.

Duket se jeta e Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne (fëmijët) do të ndryshojë sërish, që prej divorcit të bujshëm vitin e kaluar. /Blitz.al/

 

Miliarderi i ofron tre milionë dollarë për të fjetur me të, aktorja e refuzon

Posted: 12 Apr 2017 11:14 PM PDT

Duket se Daryl Katz është fiksuar pas yllit të 'Jane The Virgin' dhe ka ofruar për të një çmim dyfish më të madh se shuma që i ofrohet në serialin televiziv.

Ky propozim është refuzuar vazhdimisht nga Santo, e cila e ka denoncuar miliarderin për ngacmim seksual.

Në raportin që ka bërë për policinë, ajo ka thënë se është kërcënuar në telefon për të fjetur me pronarin e skuadrës së Hockey. /Telegrafi/

Rusia i vë prapë veto rezolutës për Sirinë

Posted: 12 Apr 2017 11:12 PM PDT

Rezoluta u paraqit nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, të cilat reaguan me zemërim ndaj vendimit të Rusisë.

Është hera e tetë që Rusia mbron regjimin sirian në Këshill të Sigurimit.

Sulmi i dyshuar kimik në qytetin Khan Sheikhun ka lënë të vrarë mbi 80 veta.

Aelatët perëndimorë kanë fajësuar forcat e Qeverisë siriane për sulmin, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në përgjigje, ka urdhëruar sulme raketore në një bazë ajrore të Sirisë.

Rezoluta e propozuar do të mbështeste një hetim në terren nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

Real Madrid mposht Bayern Munichun, shikojeni çfarë ka bërë Dybala (FOTO)

Posted: 12 Apr 2017 11:11 PM PDT

Formacioni më i mirë i çerekfinaleve nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Posted: 12 Apr 2017 11:06 PM PDT