Ora News: “Rama dhe Meta takohen sot në orën 10:00” plus 9 more |
- Rama dhe Meta takohen sot në orën 10:00
- Fier, zbulohet laboratori i droges
- Skena provokuese në këngën e re të Chris Brown
- Droga tek ish-Uzina e Traktorëve, mes 5 të arrestuarve dhe elektriçisti
- Kjo vajzë është 8 muajshe dhe peshon 17kg
- ‘Pushteti i grave’, Spiro Duni sjell në Teatrin Kombëtar komedinë e Aristofanit
- Protesta e “taksive”: Policia bashkiake të heqë mjetet e palicensuara
- Vlora nuk u ndahet palmave, mbillen 200 “Uashington” në lungomare
- Le Pen sulmon Atin e Shenjtë: Për emigrantët përgjigjen politikanët, jo Papa
- Kë mbështet FRESSH, Saimir Tahirin apo Erion Veliajn?! Ja si përgjigjet kryetari i forumit
Rama dhe Meta takohen sot në orën 10:00 Posted: 14 Apr 2017 11:38 PM PDT Edi Rama dhe Ilir Meta dy aleatët në koalicionin 4 vjeçar pritet të zhvillojnë sot në orën 10:00 një takim në një nga hotelet e njohura në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se krerët më të lartë të koalicionit pritet të mbërrijnë në orën 10:00 të shoqëruar secili nga dy përfaqësues të partisë. Në takim do të diskutohet pikërisht për të ardhmen e koalicionit në një kohë kur dihet që 18 prilli është afati përfundimtar për regjistrimin e kaolicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk dihet nëse sot nga ky takim do të dilet apo jo me një firmosje të marrëveshjes për një koalicion tjetër që në fakt u paralajmërua nga kreu i LSI Ilir meta gjatë takimit të KDK-së gjatë së premtes. Ilir Meta ka lënë të kuptohet se problemi nuk ishte koalicioni por rruga e dialogut për ti dhënë garanci opozitës që të hyjë në zgjedhje. Gjatë të njëjtës ditë por në një takim tjetër gjatë paradites ajo që konfirmoi dje Ilir Meta ishte e qartë se të paktën koalicioni në Tiranë po funksiononte shumë mirë. Gjatë një dalje me kreun e bashkisë Erjon Veliaj ai deklaroi se shumica nuk ka një emër si kandidat për president dhe se e sigurt është që ai do të ishte një emër konsensual. Opozita jashtë zgjedhjeve dhe zgjedhja e presidentit duket se janë dy nga pikat që do të diskutohen edhe në takimin e sotëm midis Ramës dhe Metës. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Fier, zbulohet laboratori i droges Posted: 14 Apr 2017 11:32 PM PDT Një laborator droge është zbuluar në lagjen Kastriot të Fierit. Gazetari i Ora News informon se policia e Fierit pritet të dalë në një konferencë për median në orën 09:30 minuta lidhur me arrestimet. Bëhet fjalë për dy kate të një pallati që janë përshtatur për përpunimin e drogës /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Skena provokuese në këngën e re të Chris Brown Posted: 14 Apr 2017 01:49 PM PDT Këngëtari me famë ndërkombëtare, Chris Brown ka publikuar projektin e ri muzikor 'Privacy', në të cilin shfaqen shumë skena provokuese. 27-vjecari ka përfshirë në klipin e tij një vajzë, me të cilën kryen disa lëvizje shumë joshëse dhe pasionante. Ai nuk është larguar nga rryma ritmike, dhe ka sjellë një këngë që mund të jetë suksesi i tij i rradhës.
/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Droga tek ish-Uzina e Traktorëve, mes 5 të arrestuarve dhe elektriçisti Posted: 14 Apr 2017 01:46 PM PDT Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, mes tyre një punonjës i OSHEE, për laboratorin e kultivimit të drogës që u zbuluar në një tunel në ish-Uzinën e Traktorëve. Efektivët e komisariatit numër 1 kanë arrestuar shtetasit: – Hazbi Parllaku, 62 vjeç, banues në Tiranë – Gjergji Duro, 63 vjeç, banues në Tiranë – Kristi Duro, 26 vjeç, banues në Tiranë – Gerald Bilmani, 59 vjeç, banues në Tiranë – Robert Minoni, 50 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjes OSHEE. "Arrestimi i këtyre shtetasve u bë bazuar në Planin e Veprimit për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike" thotë policia. Sipas bluve, mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se në zonën e Shkozës më konkretisht në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve, kultivoheshin bimë narkotike. "Menjëherë, shërbimet policore kanë organizuar dhe zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këtë zonë.Nga kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni u konstatua një ambjent i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike". Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”. Për shtetasin Robert Minori, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Mos kallëzimit të Krimit”. Policia thotë se këtë aktivitet të kundraligjshëm këta shtetas e kamuflonin si aktivitet të prodhimit të plastikës. Nga ana e bluve po vijojnë hetime për persona të tjerë të përfshirë apo implikuar në ketë aktivitet. Në këtë ambjent janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lëndë e dyshuar narkotike e paketuar në qese (lëndë kjo ende e pa peshuar). Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Kultivim të bimëve narkotike”, “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Mos kallëzim Krimi”. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kjo vajzë është 8 muajshe dhe peshon 17kg Posted: 14 Apr 2017 01:38 PM PDT Një vajzë nga India është vetëm 8 muajshe dhe peshon 17kg, njësoj si një fëmijë 4-vjeçar. Chahat Kumar ka lindur me peshë mesatare, por filloi të shëndoshej kur u bë 4 muajshe. "Nuk është faji ynë. Zoti donte që ajo të ishte kështu, nuk është në dorën tonë. Ajo nuk ushqehet si një fëmijë normal, por kërkon ushqim gjithë kohës. Nëse ne nuk i japim dicka për të ngrënë, atëherë ajo fillon të qajë," – kanë thënë prindërit e saj për Dailymail. Mamaja e vajzës është e shqetësuar për shëndetin e saj, pasi mbipesha i ka vështirësuar frymëmarrjen dhe gjumin. Mjekët nuk arrijnë të zbulojnë se cfarë i shkakton kaq shumë oreks pasi nuk mund ti bëjnë testin e gjakut. Ndërkohë, prindërit shpresojnë se gjithcka do të përfundojë dhe Chahat do të kthehet në gjendje normale. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
‘Pushteti i grave’, Spiro Duni sjell në Teatrin Kombëtar komedinë e Aristofanit Posted: 14 Apr 2017 01:31 PM PDT "Pushteti i Grave" është komedia që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar përgjatë fundjavës. Regjisori Spiro Duni i frymëzuar nga Aristofani sjell një vepër aktuale edhe pse është shkruar në antikitiet. Patosi që zotërojnë grate, shprehet Duni, nuk duhet të përdoret vetëm për zgjidhjen e problemeve sensulale por edhe atyre politike e më gjerë. Frymëzuar nga Aristofani, regjisori Spiro Duni ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar komedinë "Pushteti i Grave". Vepra edhe pse e shkruar në antikitet i rri shumë mirë aktualitetit shqiptar. Duni i ka sjellë gratë të zhurmshme, të lira e pakomplekse me një qëllim që t'iu marrin pushtetin burrave të cilët në vepër shfaqen të përbuzur e të bindur. Leonora, aktorja kryesore është një femër e cila organizon dhe udhëheq gratë në misionin e marrjes së pushtetit. Aktorja, Flaura Kureta, tregon se veshja e rolit të Leonorës nuk ka qenë i lehtë. Komedia me skenografi të Fatbardh Markut, që do të shfaqet përgjatë fundjavës ne Teatrin Kombëtar, do të shoqërohet me muzikë live dhe koreografi. Kasti përbëhet nga 20 aktorë, veshjet e të cilëve mbajnë emrin e Laedja Hajdarit. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Protesta e “taksive”: Policia bashkiake të heqë mjetet e palicensuara Posted: 14 Apr 2017 01:25 PM PDT Drejtuesit e taksive 4+1 kanë protestuar kundër konkurrencës së pandershme. Drejtuesit e taksive, thonë se prej vitesh nuk ndërhyhet ndaj mjeteve të palicensuara, që sipas tyre policia bashkiake e di ku e kanë vendndodhjen. Ata thonë se do i drejtohen dhe Kryeministrit për këtë problem. Konkurenca e pandershme e shërbimit taksi 4+1, nxori në protestë taksistët shkodranë. Pasi i janë drejtuar Bashkisë, Drejtorisë së policisë, Tatimeve dhe çdo institucioni tjetër, ata thonë se si masë të fundit do parkojnë automjetet në qendër të Shkodrës, e do t’i shkruajnë kryeministrit Rama për këtë problem. Sipas drejtuesve të taksive 4+1, nga tregu informal ata nuk po arrijnë të sigurojnë as të ardhura minimale për familjet. Taksistët kërkojnë lufte kundër informalitetit dhe në mënyrë të veçantë heqjen nga qarkullimi te mjeteve te palicensuara. Prej vitesh taksitë që paguajnë rregullisht detyrimet nuk kane arritur te zgjidhin shqetësimin kryesor, konkurrencën e pandershme nga të palicensuarit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Vlora nuk u ndahet palmave, mbillen 200 “Uashington” në lungomare Posted: 14 Apr 2017 01:17 PM PDT Në Vlorë përgjatë shëtitores së Lungomares janë mbjellë 200 palma të llojit Uashington, që i rezistojnë sëmundjeve. Krybashkiaku Leli vlerësoi se me palmat janë një element spikatës mesdhetar në ansamblin e gjelbërimit gjithëvjetor të Vlorës. 200 palma të reja “Uashington”, një lloj që i reziston sëmundjeve, i shtohen hapësirës së Lungomares në Vlorë, shëtitores në proçes ndërtimi. Kryebashkiaku Dritan Leli vlerësoi se me këto pemë që simbolizojnë imazhin mesdhetar të qytetit, investim 10 milionë lekë në total, plotësohet një prej dimensioneve dekorative të traditës, por krijohet edhe një element spikatës në ansamblin e gjelbërimit gjithëvjetor të Vlorës. Palmat me lartësi mbi 8 metra, të përzgjedhura posaçërisht për t’i rezistuar klimës në Vlorë, përveç hijeshisë që do i japin segmentit nga Skela tek ish-Akademia e Marinës, do të zëvendësojnë edhe pemët e dëmtuara në pjesën tjetër të qytetit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Le Pen sulmon Atin e Shenjtë: Për emigrantët përgjigjen politikanët, jo Papa Posted: 14 Apr 2017 01:09 PM PDT Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, nuk e ka kursyer retorikën e ashpër as ndaj Papa Françeskut, për të cilin është shprehur se bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë. Kandidatja e garës presidenciale franceze ka shprehur papajtueshmëri me apelin e vazhdueshëm të Atit të Shenjtë për strehimin e emigrantëve, ndërsa tha se kjo është një çështje për të cilën duhet të veprojnë politikanët dhe jo Kisha. E njohur për deklaratat e saj të shumë kritikuara, Marine Le Pen, nuk ka zhgënjyer as kësaj rradhe, ndërsa ka lëshuar një sulm të drejtëpërdrejtë ndaj Papa Françeskut, për të cilin u shpreh se ndërhyn më shumë se ç’duhet në çështje politike. Kandidatja e Frontit Nacional në Francë ka shprehur papajtueshmëri në lidhje me apelet e vazhdueshme të Atit të Shenjtë për strehimin e emigrantëve. Sipas Le Pen, kjo nuk është një çështje për të cilën nuk duhet të pyetet Papa Françesku, por politikanët e vendeve europiane. Marine Le Pen: “Papa Françesku po bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë. Mos më keqkuptoni. Mua nuk më bezdis fakti që ai bën thirrje për bamirësi, për mikpritjen e të huajve dhe për dhembshurinë ndaj të tjerëve. Megjithatë, më duhet të theksoj se ai duhet të jetë i kudjesshëm kur flet për politikat e emigracionit, pasi ai është gjithashtu kreu i një shteti dhe kjo mund të përbëjë ndërhyrje në politikat e vendeve europiane.” Më tej, Le Pen është pyetur nëse do ta priste Papa Françeskun në pallatin presidencial francez, në rast se do të zgjidhej Presidentja e ardhshme e Francës. Liderja e ekstremit të djathtë u përgjigj se do ta bënte diçka të tillë me shumë kënaqësi. Megjithatë, pavarësisht se e konfirmoi që i përkiste besimit të krishterë, Le Pen shtoi se kishte një respekt të veçantë për sekularizmin. Kandidatja e Frontit Nacional pritet të shpallet fituesve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, por në raundin e dytë është më i favorizuar centristi Emanuel Macro. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kë mbështet FRESSH, Saimir Tahirin apo Erion Veliajn?! Ja si përgjigjet kryetari i forumit Posted: 14 Apr 2017 01:06 PM PDT Një pyetje që bëhet shpesh, por asnjëherë nuk është dhënë një përgjigje e saktë, është ajo lidhur me faktin se kë mbështet më tepër Forumi Rinor Eurosocialist. Kë përkrahin më tepër të rinjtë socialist, kryetarin e PS-së për Tiranën, Saimir Tahirin apo kryebashkiakun e qytetit, Erion Veliajn? I pyetur për këtë në një intervistë të fundit kryetari i FRESSH, Eljo Hysko ka dhënë përgjigjen e tij "diplomatike". "Ka një debat për tifozët e Realit fjala vjen, 'Kush është më i mirë, Bale apo Benzema?' se Cristiano Ronaldon e kemi. Gjithsecili ka një lojtar të tij të preferuar brenda një ekipi, por pa dyshim që të gjithë janë për ekipin e Partisë Socialiste."- është shprehur Eljo Hysko duke nënkuptuar se "konkurrenca" mes dy figura të PS-së nuk ekziston, por mbetet në vlerësimin e çdo anëtari./opinion.al Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |