Lajmi.net: “Roboti që ndërton shtëpi për dy ditë (Video)” plus 8 more |
- Roboti që ndërton shtëpi për dy ditë (Video)
- Barcelona me ndryshime në formacion kundër Real Sociedad (FOTO)
- Gjendet i vdekur në pus një 24 vjeçar nga Klina
- “Asnjë parti shqiptare nuk shkon me Gruevskin”
- Ja si dukej Edona 21 vite më parë (Foto)
- David Villa, gol i çmendur nga mesi i fushës (VIDEO)
- Mbi 1.5 miliard euro të hyra vjetore nga diaspora
- Të gatshëm për zgjedhje
- Sot kremtohet Festa e Pashkëve
Roboti që ndërton shtëpi për dy ditë (Video) Posted: 14 Apr 2017 11:43 PM PDT Kjo shtëpi u ndërtua për dy ditë nga një robot mobil ndërtimi, transmeton lajmi.net Ndërtimi i shtëpive nga ky robot bëhet shpejt dhe lirë. Ky robot i vendos bllokat, gjithçka pastaj vendoset që të lejohet hapësira për antena, apo kabllo. Roboti përdor një sistem laserik. Dritaret dhe dyert vendosen të fundit. Roboti quhet “Hadrian X” dhe është i pari i llojit të vet. I rregullon 1,000 tulla për një orë, dhe mund të ndërtojë 24 orë në ditë. /Lajmi.net/ |
Barcelona me ndryshime në formacion kundër Real Sociedad (FOTO) Posted: 14 Apr 2017 11:39 PM PDT |
Gjendet i vdekur në pus një 24 vjeçar nga Klina Posted: 14 Apr 2017 11:31 PM PDT Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë Policia bashkë me ekipin për emergjencë dhe me mjekun, raporton AktivPress. Rasti ka ndodhur të premten pasdite dhe tash janë duke u hetuar shkaqet e vdekjes, nëse është vetëvrasje apo vrasje e qëllimtë.
|
“Asnjë parti shqiptare nuk shkon me Gruevskin” Posted: 14 Apr 2017 11:31 PM PDT "Edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, VMRO DPMNE mund të ketë rezultate edhe më të dobëta. Përsëri vendos shumica e deputeteve. Unë nuk besoj që ndonjë parti politike shqiptare edhe pas zgjedhjeve të reja do ta ndryshonte mendimin, me një fjalor të tillë të VMRO DPMNE-së", tha Nevzat Bejta, Nënkryetar i BDI-së. Lidhur me mundësinë që ministrat e partisë së tij të japin dorëheqje nga qeveria, ai tha se kjo nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv në krizën politike./INA
|
Ja si dukej Edona 21 vite më parë (Foto) Posted: 14 Apr 2017 11:25 PM PDT Edona publikoi foton në rrjetin social Instagram dhe tregoi se kjo ishte fotoja e bërë për albumin e saj të parë, shkruan lajmi.net. E veshur me një palë xhinse me një bluzë dhe me një xhaketë prej lëkure, këngëtarja dukej me shumë stil. Komentet nga ana e fasnave të saj ishin të shumta, të cilët e komplimentonin për dukjen. /Lajmi.net/ |
David Villa, gol i çmendur nga mesi i fushës (VIDEO) Posted: 14 Apr 2017 11:24 PM PDT |
Mbi 1.5 miliard euro të hyra vjetore nga diaspora Posted: 14 Apr 2017 11:24 PM PDT Vendet e rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës do të ishin zgjidhja më optimale për përfaqësimin e tyre në institucionet kosovare. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës "Zëri" ministri për Diasporën në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati. Megjithatë, sipas Muratit, kjo iniciativë do të duhet të presë për një kohë, për shkak të vështirësive në ndryshimet kushtetuese dhe vetos së pakicës serbe, gjë që u pa edhe në tentativën për krijimin e ushtrisë. Ndërsa, duke folur për punën e Ministrisë së Diasporës në ndërtimin e infrastrukturës ligjore, por edhe për shtrimin e rrjetit të shtetit në mesin biznesmenëve kosovarë në diasporë ministri Murati ka thënë se Ministria ka ndihmuar në krijimin e 23 rrjeteve të bizneseve të diasporës, të cilat sot veprojnë të pavarura. Madje, sipas tij, kohët e fundit është bërë një punë e mirë edhe me lirimin e pronave të uzurpuara, e cila do të ndikojë në krijimin e një ambienti më të favorshëm për bizneset. Kurse, duke folur për problemet që mërgimtarët kosovarë po kanë gjatë ardhjes në vendlindje, në veçanti në Serbi, ai ka thënë se Ministria në bashkëpunim me Zyrën dhe Policinë e Kosovës do t'u dalin në ndihmë sa herë që të jetë nevoja. |
Posted: 14 Apr 2017 11:19 PM PDT Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka përmendur për herë të parë mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme nëse Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk kalon në Kuvend. I pari i Qeverisë kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme vazhdimisht i është përgjigjur negativisht deri më tani, duke ia përmendur afatin e rregullt zgjedhor – në qershor 2018. Por dështimi i njëpasnjëshëm i kalimit të Demarkacionit në Kuvend, si rezultat edhe i izolimi të vendit nga Bashkimi Evropian, si duket ia ka ndërruar mendjen shefit të Qeverisë sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve. Gjatë një interviste për radion "Evropa e lirë" (REL) kryeministri Mustafa ka pranuar se nëse Kuvendi nuk e ratifikon Demarkacionin, zgjedhjet janë opsion. "Do të shkojmë në Kuvend. Kuvendi duhet ta marrë përgjegjësinë për këtë. Mendoj që është përgjegjësi shumë e madhe, sepse natyrisht që një Kuvend i cili nuk e konsideron çështjen e nxjerrjes së qytetarëve të vet nga izolimi dhe i mban në izolim për kauza politike ose për interesa personale, mandej shtrohet pyetja se a ka të drejtë morale edhe më tutje të ekzistojë apo ta rivlerësojë vetveten?", ka thënë Mustafa./Zëri |
Sot kremtohet Festa e Pashkëve Posted: 14 Apr 2017 11:16 PM PDT Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen "Nënë Tereza", fillon në ora 21:00. Dita e Pashkëve është të dielën, kur në mesditë do të ketë mesha në të gjitha kishat katolike, ndërsa veç aktiviteteve të shumta, në mbrëmje do të jetë pritja solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales "Nënë Tereza" në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, Shkelqësia e tij Imzot Dodë Gjergji./ Lajmi.net/ |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |