Ora News: “Kush po kërcënon jetën e Lulzim Bashës?” plus 9 more

Ora News: “Kush po kërcënon jetën e Lulzim Bashës?” plus 9 more


Kush po kërcënon jetën e Lulzim Bashës?

Posted: 13 Apr 2017 11:38 PM PDT

Kush e kërcënon Lulzim Bashën? Kjo ishte pyetja që bënte dje një media e rëndësishme në vend, duke ju referuar faktit që eskorta e Bashës ishte përforcuar edhe me efektive të një policie private. Basha nuk e komentoi lajmin, por sot në mëngjes, befas, masat ndaj tij ishin përforcuar ndjeshëm nga vetë Grada e Republikës, që është përgjegjëse për sigurinë e tij fizike. Masat janë shtuar në kohën që ai është në lëvizje por edhe në banesë. Opinion.al ka tentuar prej disa ditësh të zbulojë misterin e këtyre lajmeve, sipas një kronologjie që ka qenë befasuese edhe për ne vetë.

Mbrëmjen e së hënës, një burim i besueshëm i yni, nga një prej vendeve fqinjë, i tha Opinion.al se në ditët e fundit, pa e përcaktuar ekzaktësisht kur, shërbime të specializuara të sigurisë ishin informuar se ndaj kreut të opozitës shqiptare po organizohej një atentat për eleminim e tij fizik. Po sipas të njëjtit burim, atentati synonte destabilizimin e situatës politike në vend dhe me gjasë, ishte organizuar diku jashtë Shqipërie. Për 48 orë ne u interesuam në gjithë burimet tona dhe mësuam në linjë konfidenciale se informacioni kishte mbërritur realisht në Shqipëri, në një rrugë pak të çuditshme dhe të largët. Por ndryshe nga raste të tjera të ngjashme, ai kishte emrat konkretë të personave të kontaktuar për atëntatin, madje sqaronte se për të qenë kontaktuar dy grupe të ndryshme, pa pasur dijeni për njëri – tjetrin. Emrat konkretë të personave janë në informacionin zyrtar, i tha Opinion.al një burim i rezervuar. Personi më i përfolur dhe më rrezikshëm është një individ me rekorde kriminale, vrasës me pagesë, që jeton jashtë Shqipërie dhe që ka vënë edhe një herë tjetër në gadishmëri policinë shqiptare në vitit 2011 pas një informacioni se donte të godiste një tjetër politikan të rëndësishëm të saj kohe në Tiranë. Informacioni duhet t'i jetë përcjellë strukturave të sigurisë në Shqipëri dhe sipas informacioneve tona, është zyrtarizuar edhe me letërkëmbim midis tyre.

Për të pasur një informacion më të sigurtë ne ju drejtuam disa burimeve zyrtare, madje njëri prej tyre, ai i Presidentit të Republikës, sqaroi se një informacion i tillë është në duart e strukturave të sigurisë në vend. Asnjë prej burimeve nuk sqaron më shumë, por pardje, Shefi i SHISH ka pasur një takim urgjent me Presidentin e Republikës dhe më pas, siç mëson Opinion.al ai ka takuar po kaq urgjent Ministrin e Brendshëm Xhafa dhe Kryeministrin Rama.

Pak orë pas takimit Basha është vënë në masa të shtuara sigurie dhe po ashtu nga organet e specializuara po hetohet për të vërtetuar informacionet. I njëjti burim që informoi Opinion.al të hënën shtoi se kjo çështje ju është referuar në një vend jashtë Shqipërisë edhe shërbimeve partnere që po merren mjaft seriozisht me informacionin.

Nuk ka dyshim që çështja është tejet serioz dhe duhet vlerësuar me maksimumin e seriozitetit. Por njëkohësisht , përdorimi politik i saj, pra qoftë edhe i informacionit do ishte tejet i papranueshëm në një [ështje të tillë kaq delikate.

Nuk dihet se kush qëndron pas një plani të tillë dhe nëse ai ishte në fazë ekzekutimi apo thjeshtë ideje, por dihet që interes për këtë mund të ketë çdo vend apo shërbim që i intereson destabilizimi i vendit në një moment delikat./opinion.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Policia e Shtetit në gatishmëri për parandalimin e ngjarjeve terroriste

Posted: 13 Apr 2017 11:31 PM PDT

Me qëllim parandalimin e ngjarjave me karakter terrorist, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri gjatë festës së Pashkëve.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit thotë ka kaluar në shërbim të përforcuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e Festës së Pashkëve.

"Në këtë kuadër janë marrë në drejtim të rritjes së prezencës policore në  territor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. Të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë në objektet fetare si dhe në ambjentet ku do zhvillohet festa e pashkëve. Në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, duke shtuar patrullimet e Policisë Rrugore në akset nacionale dhe akset kryesore rurale", sqaron policia.

Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.

"Në këtë kuadër në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore  për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata", njofton Policia e Shtetit.

Një ditë më parë ambasada amerikan në Tiranë i bëri thirrje qytetarëve të saj që të kenë kujdes gjatë festës së pashkëve, pasi sipas saj terroristët mund të sulmojnë institucione fetare apo vende të tjera adhurimi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lopa me pesë këmbë, një e ka në kurriz

Posted: 13 Apr 2017 11:26 PM PDT

Kjo lopë është bërë e njohur në rrjetet sociale në Kinë, pasi shumë njerëz kanë shpërndarë fotot e saj. Arsyeja? Lopa ka lindur me një këmbë të pestë në kurrizin e saj.

 Të gjithë e refuzonin atë nga frika se është jo normal dhe mund të ngordhë së shpejti por Chen Minnguo nga Guizhou i Kinës vendosi ta merrte në fermë pavarësisht se kishte një këmbë më shumë, shkruan MetroNews.

"Nuk kisha frikë dhe më dukej interesante, tani është një lopë e shëndosh që sjellë shumë qumësht", ka thënë Minnguo lidhur me rastin.

Në anën tjetër, ekspertët janë shprehur të befasuar me gjymtyrën shtesë, meqë nuk kanë parë një rast të tillë më parë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kujdes gjatë festave nga sulmet terroriste

Posted: 13 Apr 2017 10:37 PM PDT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përmes faqes zyrtare, ka këshilluar qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare, Festën e Pashkëve dhe gjatë pjesëmarrjes në festivale apo ngjarje të caktuara.

Sipas ambasadës, terrorisët mund të sulmojnë me rastin e festave kishat, vende të tjera të adhurimit, qendrat për këmbësorë, arena sportive, sallat e koncerteve, dhe tubimet publike. Ambasada amerikane ju tregon qytetare të saj një udhëzues si të veprojnë nëse do të ketë sulme.

Njoftimi i ambasadës

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri kërkon qytetarëve të SHBA-së për të ushtruar kujdes të veçantë gjatë festave të ardhshme fetare dhe në festivale të mëdha apo ngjarje. Terroristët në rajon kanë kërkuar më parë për të sulmuar objektiva të buta, për të përfshirë kishat dhe vende të tjera të adhurimit, qendrat për këmbësorë, arena sportive, sallat e koncerteve, dhe tubimet publike.

Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë; mbeten të vetëdijshëm për vendbanimin tuaj, duke përfshirë ngjarjet lokale; dhe monitorojnë stacionet lokale të lajmeve për përditësime. Të mbajë një nivel të lartë vigjilence dhe të ndërmarrin hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj personale.

Në rast se një sulm terrorist ndodh në qytetin tonë, ose kur ju jeni të udhëtojnë, qytetarët U.S. duhet:

1-Ndiqni udhëzimet e personelit lokale të zbatimit të ligjit dhe të shërbimeve emergjente.

2-Monitorimi i Ambasadës së SHBA-sigurisë dhe të sigurisë informacion në faqen e internetit të Ambasadës.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Senatori amerikan, John McCain vjen sot në Tiranë

Posted: 13 Apr 2017 10:30 PM PDT

Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura, John McCain viziton sot Shqipërinë.

McCain vjen në Tiranë në kuadër të një turi në Ballkan dhe do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

 Vizita e zyrtarit amerikan në Tiranë vjen në një kohë krize politike për shkak të protestës dhe bojkotit të ppozitës.

Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri, Xhon McCein t'u drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA lëshon superbombën jobërthamore mbi ISIS

Posted: 13 Apr 2017 10:23 PM PDT

Ushtria amerikane ka hedhur bombën me të fuqishme jo bërthamore mbi objektivat e ISIS në  Afghanistan.

Bomba e llojit "GBU-43/B", e mbiquajtur edhe si "nëna e të gjitha bombave" është hedhur rreth orës 19 të pasdites së të enjtes, sipas informacioneve  të CNN, ndërsa rrezja e prekur prej saj është prej 300 metrash.

Kjo është edhe hera e parë që përdoret një bombë e tillë në një fushëbetejë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Burime ushtarake thonë se në shënjestër të saj kanë qenë tunelet e ISIS-it dhe personeli në rajonin Achin të provincës Nangarhar. Aktualisht, ushtria po vlerëson dëmet e shkaktuara prej saj.

Presidenti Donald Trump e quajti atë “një tjetër punë të suksesshme”

Një armë e tillë është zhvilluar gjatë luftës së Irakut, por deri më tani nuk ishte përdorur kurrë në ndonjë fushëbetejë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një paradë për të prerë flokët e femrave

Posted: 13 Apr 2017 01:47 PM PDT

Një komandant në Nigeri është trajnuar për të prerë flokët e gjata të punonjëseve. Ai u filmua teksa mori një palë gërshërë dhe doli në paradë duke prerë flokët e të gjitha femrave.

Komandanti e ka ndërmarrë një veprim të tillë pasi është dhënë si rregull nga Organizata e Sigurisë Rrugore. Shumë njerëz u revoltuan për këtë gjë dhe shprehën mendimin e tyre për këtë çështje. Fotot e paradës së prerjes së flokëve janë publikuar në faqen zyrtare nga Organizata, por janë fshirë më pas prej komenteve negative.

Lauretta Onochie, ndihmësja e presidentit Nigerian, në një postim në Twitter e ka quajtur këtë veprim si 'poshtërim i grave'.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nishani: Me Berishën jam konsultuar për Kosovën

Posted: 13 Apr 2017 01:39 PM PDT

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një ekspluzive për emisionin "Arena" të Dritan Hilës në Ora News ka sqaruar marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke theksuar se me të ka mbajtur marrëdhënie njerëzore dhe është konsultuar për rajonin dhe veçanërisht për Kosovën.

Pjesë nga biseda:

Hila: Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën?

Nishani: Me zt.Berisha kam bashkëpunuar në disa dimensione. Pas hyrjes në postin e Presidentit të Republikës, kam ruajtur marrëdhënie njerëzore. Nuk kam takime të shpeshta dhe të gjitha janë bërë me kërkesën time. Janë fokusuar në eksperiencën që Berisha me çështje shumë delikate që kanë të bëjnë me situatën në rajon dhe angazhimet në kuadër të NATO-s. Vazhdimisht bëj konsulta. Bëj me akademikë, me ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kam preferuar gjithmonë të marrë edhe një opinion të zt.Berisha në disa raste më ka ndihmuar, kryesisht në raportet që ka pasur Kosova për ndihmë. Me zt.Basha takimet janë të rralla. Me zt.Meta dhe zt.Rama kam pasur më shumë takime në cilësinë e Presidentit të Republikës. Deri para një viti, kur takimet kanë qenë shumë shumë të rralla për shkak të një qëndrimi strikt institucional.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nishani: Si më nxorën nga Hoteli i Ushtrisë me djalin 2 vjeç..

Posted: 13 Apr 2017 01:37 PM PDT

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një ekspluzive për emisionin "Arena" të Dritan Hilës në Ora News ka treguar edhe një moment të dhimbshëm të jetës së tij në vitin 1997 kur u nxorr me forcë nga Hoteli i Ushtrisë bashkë me familjen dhe djalin dy vjeçar dhe se si u strehua në një dhomë.

Pjesë nga biseda:

Hila: Në momentin që ju u zgjodhët President u hodhën shumë akuza. E majta ju akuzoi se ju ishit një oficer dhe kërkonit vendosjen e bustit të Enver Hoxhës. A është e vërtetë që ju jeni enverist?

Nishani: Është një akuzë që i takon një niveli vulgar. Që pas zgjedhjes sime si President nisi një gërmim i gjithë veprimtarisë sime institucionale.

Hila: Kombet e civilizuara e bëjnë përpara zgjedhjes..

Nishani: Ajo mund të bëhet por duhet bërë institucionalisht por jo fshehtas. Nuk ka mbetur firmë e imja e pa kontrolluar, shkresa, urdhëresa. Dhe doli ajo që unë e kisha parashikuar se nuk kishte asnjë milimetër devijim nga ligji. U përgjua jeta private e familjes sime. Edhe ajo nuk solli ndonjë element komprometues për Bujar Nishanin dhe të afërmit e tij. Përballë situate, kundërshtarët politik artikuluan këto lloj akuzash. Sistemi i kaluar ishte një sistem i tillë që anëtarësimi në Partinë e Punës ishte një akt i detyruar për të vijuar jetën e tyre me përjashtim të atij grupimi njerëzish që ishin realisht kundërshtar të regjimit, që dënoheshin dhe persekutoheshin.

Në rastin tim, unë nuk kam qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës, asnjë i familjes sime nuk ka qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës. Babai im vinte nga një familje që nuk konsiderohej e besueshme, si pronar tokash, njerëz që kishin pasur afilacion jo komunist para Luftës. Kjo ishte arsyeja që unë nuk bërë një tentativë dhe për rrjedhojë nuk kam qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës.

Artikulimi me ngjarjen e Shkollës së Bashkuar është një sjellje cinike për të ngulitur një mendim tek qytetarët. Në Shkollën e Bashkuar kishte një ngjarje dhe në atë periudhë, unë isha pedagog në katedrën e taktikës, isha i sapo mbaruar. Kur unë u emërova në katedër në 89 regjimi ishte drejt shuarjes. Në ngjarjen në Shkollën e Bashkuar unë nuk kam qenë pjesë e atij grupi ekstremist që kërkonin mbrojtjen e figurës së Enverit. Ka pasur një grup të madh. Kam qenë nga ata që kam iniciuar kërkesën për ndryshimin e nderimit që bëhej në ushtri me grusht dhe kam propozuar që të bëhej si në vendet perëndimore. Kam kërkuar heqjen e Yllit që vendosej në kapele.

Kam qenë një njeri që kam pasur një angazhim kundër ekstremistëve dhe kjo ka qenë arsye që me ndryshimin e regjimit, me ardhjen e qeverisjes së Partisë Demokratike mua më janë ofruar pozicione shumë të larta në hierarkinë ushtarake sepse kërkonin njerëz që ishin evidentuar me qëndrime antisistem të kohës. Në vitin 1997, kur u ndryshuar përsëri qeveria, unë jam pushuar nga Ministria e Mbrojtjes, megjithëse sapo isha kthyer nga studimet doktorale pas universitare në SHBA.

Isha studenti i parë shqiptarë që diplomohesha në Kaliforni, me një status jashtëzakonisht të lartë në SHBA. Pas meje kanë shkuar një sërë personalitetesh. Në atë kohë banoja në një apartament në Hotelin e Ushtarakëve pranë Ministrisë së Jashtme dhe më është kërkuar që brenda 48 orësh nga banesa. Unë refuzova se nuk kisha ku të veja. Më është ndërprerë furnizimi me ujë, furnizimi me energji elektrike dhe më ka ardhur Policia Ushtarake për të më marrë plaçkat dhe unë jam transferuar atë ditë. Sepse drejtuesit e atij grupimi të atyre oficerëve të vitit '90 u rikthyen në Shtabin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë dhe më njihnin mirë. Dhe kjo ishte kostoja që unë duhet të paguaja. Nuk kisha ku të strehohesha. Kujtoj sonte me një nderim të veçantë të ndjerin Veli Rada që më ofroi një dhomë për t'u strehuar dhe kjo ka qenë një hakmarrje për qëndrimet kundër grupit ekstremist enverist. Mua kjo nuk më ka kompleksuar sepse ka qenë një akuzë për të më dekurajuar.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Njihuni me dentisten e shurdhër

Posted: 13 Apr 2017 01:23 PM PDT

Esraa Al Bably është dentistja e vetme e shurdhër në Egjipt.

"Unë vendosa të bëhesha dentiste që të ndryshoja stereotipin shoqëror për njerëzit e shurdhër. Kur isha e vogël, shkoja pas shkollës në terapi për të mësuar se si të flisja. Cdo ditë për 18 vite. Ishte një eksperiencë e vështirë, por ia vlen," – ka thënë ajo për BBC.

Esraa është refuzuar nga shumë shkolla stomatologjie, derisa arriti të pranohej te njëra dhe të bëhej dentiste. Njerëzit e shurdhër janë të skualifikuar nga disa profesione në Egjipt. Kur ishte 17 vjeç, Esra bëri një implant në vesh.

"Esra është një dentiste e shkëlqyer. Ishte shumë e lehtë ti shpjegoja asaj medical condition. Në fakt, ishte sikur ajo të mos kishte aftësi të kufizuara," – tha Hussein Fattouh, një pacient i saj.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter