Lajmi.net: “11 arsye për të vizituar Shqipërinë” plus 8 more |
- 11 arsye për të vizituar Shqipërinë
- Lajm fantastik për Barcelonën para ndeshjes së kthimit me Juventusin (FOTO)
- Ky është parashikimi i motit për sot
- Dafina feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur
- Qeveria po injoron mësimdhënësit e paraluftës
- Milan transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë (FOTO)
- Sanchez – Barcelona, lajm i madh nga “Mundo Deportivo” (FOTO)
- “Nëna e të gjitha bombave” la të vdekur dhjetëra pjesëtarë të ISIS
- Senatori McCain sot takon Presidentin Hashim Thaçi
| 11 arsye për të vizituar Shqipërinë Posted: 13 Apr 2017 11:42 PM PDT ![]() Për shumëkënd, Italia dhe Greqia janë vende për t'i kaluar pushimet. Ushqimi, plazhet e peizazhet janë disa nga veçoritë që të adhurohet jeta mesdhetare. Por, është një vend që i plotëson nevojat, së paku 65 % momentalisht. Shqipëria është një vend i pazbuluar. Kjo është e arsyeshme, duke marrë se për gjysmë shekulli ka qenë e izoluar. Por, tani peizazhet mahnitëse të Shqipërisë, plazhet e klasir botëror, ushqimet e lashta dhe njerëzit mirëpritës janë disa nga arsyet pse duhet të vizitohet Shqipëria, shkruan 'goeasteurope.about.com', përcjell albinfo.ch. Ky sajt jep edhe 11 arsye pse duhet të vizitohet Shqipëria dhe pse është një vend ideal për pushime. Për dallim nga vendet tjera, Shqipëria ka qenë e izoluar dhe njerëzit janë shumë mirëpritës. "Besa" e shqiptarët, pasi vendësit llogaritën njerëz që mbajnë fjalën. Malet janë një tjetër arsye, pasi 70 % e vendit është e mbuluar me male, dhe ka shumë bukuri si Alpet Shqiptare dhe për t'i vizituar këto vende është më lirë se Alpet në Zvicër. Riviera shqiptare gjithashtu është një arsye tjetër. Shumëllojshmëria e kulturës, gjithashtu është një arsye tjetër, ashtu si edhe toleranca fetare. Shqipëria ka kaluar në shumë luftëra dhe historia e saj është e pasur, me vende historike e gjësende arkeologjike. Bunkerët të ndërtuar në kohën e Enver Hoxhës, gjithashtu janë një arsye tjetër. |
| Lajm fantastik për Barcelonën para ndeshjes së kthimit me Juventusin (FOTO) Posted: 13 Apr 2017 11:38 PM PDT ![]() Barcelona u mposht nga Juventus me rezultat 3:0 në duelin e tyre të parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Por, një lajm fantastik për gjigantin katalan para ndeshjes së kthimit është rikthimi i mesfushorit kryesor Sergio Busquets. Ai mungoi në takimin e parë për shkak të suspendimit, përcjell “lajmi.net”. Por, rikthimi i tij do ta shtojë besimin në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e kthimit në Camp Nou. /Lajmi.net/ |
| Ky është parashikimi i motit për sot Posted: 13 Apr 2017 11:35 PM PDT ![]() Era do të fryjë nga juglindja 10 deri 25 km/h. Ndërkohë parashikohet që temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri 17-C./ Lajmi.net/ |
| Dafina feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur Posted: 13 Apr 2017 11:32 PM PDT ![]() Ajo feston ditëlindjen dhe sot ka mbushur plot 28 vite. Këngëtarja ka filluar menjëherë që të marr urime dhe madje është surprizuar nga njerëzit e saj të afër, shkruan lajmi.net Ky vit do të jetë shumë i rëndësishëm për të pasi Dafina po synon tregun botëror muzikor, madje ka lansuar këngën e parë me shtrirje të tillë dhe po i ec mirë, prandaj mund të thuhet se për këngëtaren ka filluar një vit i mbarë!/Lajmi.net/
|
| Qeveria po injoron mësimdhënësit e paraluftës Posted: 13 Apr 2017 11:32 PM PDT ![]() Rreth 22 mijë mësimdhënës kosovarë llogaritet se kanë qenë të angazhuar në periudhën dhjetëvjeçare (1990-99) në procesin mësimor. Projektligji për t'i kompensuar mësimdhënësit e viteve të '90-ta ka qenë paraparë që të dalë në diskutim publik dhe menjëherë t'i dërgohet Qeverisë për shqyrtim në muajin prill të vitit 2013. Por, që nga atëherë ky projektligj nuk ka dalë ende për miratim në Kuvend. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka bërë të ditur se kanë marrë premtimin e Qeverisë që projektligji javën e ardhshme të dorëzohet në Qeveri. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për gazetën "Zëri" se SBASHK-u është në pritje që Qeveria të vendosë javën e ardhshme për ligjin për vitet e 90-ta dhe për Kontratën e Re Kolektive, së cilës, sipas tij, tashmë i ka kaluar afati. Jasharaj thotë se anëtarësia e sindikatës po pret që këto dy çështje të realizohen. "Me BSPK-në dhe me kryeministrin Isa Mustafa patëm një takim ku u diskutua edhe çështja e ligjit të viteve të 90-ta. Kryeministri është i informuar sepse komisionet kanë punuar dhe ka premtuar se do ta procedojë me të shkruar në Qeveri projektligjin. Kam besim se në javën e ardhshme projektligji për vitet e '90-ta do të shkojë në Kryeministri dhe unë besoj që ai do ta procedojë. Pastaj jemi në pritje se janë bërë të gjitha përgatitjet që të bëhet edhe nënshkrimi i kontratës kolektive", ka thënë Jasharaj. |
| Milan transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë (FOTO) Posted: 13 Apr 2017 11:22 PM PDT ![]() Milan është bërë me pronar të ri e me ardhjen e tyre priten investime të mëdha në përforcime, gjatë afatit kalimtar të verës. Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” e kanë bërë gati ofertën për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre Emerick Aubameyang. Reprezentuesi i Gabonit ka luajtur në Milan në vitet e para të karrierës, përcjell “lajmi.net”. Por, ai mund të rikthehet në San Siro gjatë verës si një prej sulmuesve më të mirë në botë. /Lajmi.net/ |
| Sanchez – Barcelona, lajm i madh nga “Mundo Deportivo” (FOTO) Posted: 13 Apr 2017 11:16 PM PDT ![]() Barcelona nuk do të përfitojë asgjë në rast të shitjes së sulmuesit Alexis Sanchez nga Arsenal. “Mundo Deportivo” raporton se në kontratën e kilianit me “Gunners” nuk është i përfshirë asnjë opsion që klubi katalan të përfitojë një përqindje nga shitja e tij e ardhshme, përcjell “lajmi.net”. Sanchez kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane pas spekulimeve se dëshiron të largohet nga Emirates Stadium, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/ |
| “Nëna e të gjitha bombave” la të vdekur dhjetëra pjesëtarë të ISIS Posted: 13 Apr 2017 11:16 PM PDT ![]() Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi, pas sulmit me bombën nëntë mijë e 800 kilogramësh e cila cak kishte një tunel që përdorej nga i ashtuquajturi Shteti islamik në krahinën e Nangarhar, njofton BBC, përcjell Klan Kosova. Ministria e Brendshme afgane ka njoftuar se civilët nuk kanë qenë të prekur nga ky sulm. Kurse ish-presidenti afgan Hamid Karzai ka dënuar sulmin, duke e quajtur atë ai jonjerëzor dhe keqpërdorim të vendit të tyre. "Nëna e të gjitha bombave" goditi fshatin Momand ku ushtarët e ISIS po përdorin një rrjet shpellash. Më atë rast u shkatërrua një pjesë e madhe e armatimit. |
| Senatori McCain sot takon Presidentin Hashim Thaçi Posted: 13 Apr 2017 11:15 PM PDT ![]() Ai në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovës, do të takohet me presidentin Thaçi. Senatori John McCain, dje ka mbajtur një fjalë në Kuvendin e Kosovës dhe ka takuar kryeparlamentarin Kadri Vesli dhe kryeministrin Isa Mustafa./ Lajmi.net/ |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |

















