“Numri dy i IS-it raportohet se është vrarë” plus 18 more Radio Evropa e Lirë

“Numri dy i IS-it raportohet se është vrarë” plus 18 more Radio Evropa e Lirë


Numri dy i IS-it raportohet se është vrarë

Posted: 01 Apr 2017 09:30 AM PDT

Televizioni shtetëror irakian raporton se është vrarë numri i dy në komandën e grupit militant Shteti Islamik. Televizioni, duke cituar zyrtarë të inteligjencës ushtarake, ka thënë se Ayad al-Jumali, që besohet e është zëvendës i liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë nga sulmet ajrore të forcave irakiane. Në sulmet që kanë kryer në zonën al-Qaim, pranë kufirit sirian, thuhet se janë vrarë edhe komandantë të tjerë të IS-it. Televizioni irakian ka raportuar se Jumali ishte "numri dy në komandën" e IS-it dhe ishte "ministër për luftë". Megjithatë, nuk është dhënë data se kur janë kryer sulmet ajrore. Forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA-ja, janë duke luftuar për të rimarrë kontrollin e qyteti Mosul, ku lideri i IS-it, al-Baghdadi, e shpalli të ashtuquajturin kalifatin islamik më 2014. Bagdadi besohet se është larguar nga Mosuli dhe po strehohet në shkretëtirë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi

Posted: 01 Apr 2017 09:11 AM PDT

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në jug të Kolumbisë ka arritur në 23, ndërkaq 174 të tjerë janë lënduar, kanë thënë sot zyrtarë të Kryqit të Kuq. Më herët, autoritetet kanë njoftuar se 16 persona kanë humbur jetën dhe 65 të tjerë janë lënduar, duke shtuar se numri i viktimave mund të rritet. Rrëshqitjet e dheut që nisën të premten, u pasuan pas shirave të rrëmbyeshëm. Drejtori i Njësisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, Carlos Ivan Marquez, ka thënë se rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur pas rritjes së nivelit të ujit në lumin Mocoa dhe tri degëve të tij. Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka thënë se do të shkojë në Mocoa, që është kryeqyteti i Putomayo, për të mbikëqyrur përpjekjet e shpëtimit.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Nisin hetime pas thirrjes për mbajtjen e një proteste në Moskë

Posted: 01 Apr 2017 08:09 AM PDT

Qeveria ruse ka hapur hetim kriminal ndaj personave të paidentifikuar të cilët kanë thirrur që më 2 prill, në Moskë, të mbahet një protestë kundër korrupsionit. Komiteti hetues në Rusi, ka thënë sot se janë duke hetuar për "thirrjen e trazirave masive". "Në internet, që është i qasshëm për numër të pakufishëm të njerëzve, një person i paidentifikuar ka postuar një mesazh, ku bën thirrje për aksione të natyrës ekstreme", thuhet në deklaratën e këtij komiteti. Më 26 mars, mijëra persona në dhjetra qytete të Rusisë protestuan kundër korrusioit. Më shumë se 1 mijë persona u arrestuan, përfshirë aktivistin kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, i cili u dënua me 15 ditë burgim.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Po bëjmë përgatitjet për ratifikimin e demarkacionit

Posted: 01 Apr 2017 07:41 AM PDT

Kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Marrëveshja për demarkacionin është e drejtë dhe duhet ratifikuar, pasi sipas tij, nga ajo marrëveshje Kosova nuk humb asgjë. Ai ka thënë se do t'i bëjnë përgatitjet për Demarkacionin dhe që të krijojnë një ambient që deputetët ta votojnë, në të kundërtën, përgjegjësinë për izolimit të qytetarëve do ta marrin ata që po pengojnë këtë marrëveshje. "Ne do t'i bëjmë përgatitjet tani, sepse ligji është gati të cilin e kemi tërhequr atëherë nga Kuvendi. Duhet edhe një herë ta rishikojmë dhe ta përcjellim në Kuvend. Në duhet ta ratifikojmë Marrëveshjen kufirit me Malin e Zi. Unë prapë them se ajo marrëveshje është e drejt, se nuk ka asnjë gabim në caktimin e vijës kufitare. Më shumë flitet për objektiva politike dhe për kauza politike të cilat na kanë penguar dhe të cilat më tutje nuk mund t'i vazhdojmë t'i aplikojmë për arsye se po i mbajmë peng qytetaret e Kosovës", tha Mustafa pas një takimi në shënimin e njëvjetorin të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe pranimit të Doganës në Organizatën Botërore të Doganave. Kurse sa i takon çështjes së themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se do ta diskutojnë këtë çështje me deputetët e Listës Serbe dhe faktorin ndërkombëtar. "Ne do të ulemi me Listën Serbe, me përfaqësues të Listës, me përfaqësues të BE-së, të OSBE-së, Ambasadës Amerikane do ta diskutojmë këtë çështje. Ne jemi të gatshëm që të fillohet me hartimin e statutit të Asociacionit, mirëpo duke respektuar tërësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është një proces që nuk duhet ta shikojmë si një proces të shkurtër, sepse do të zgjaës", ka thënë Mustafa.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Vendimet e vështira”, para apo pas zgjedhjeve?

Posted: 01 Apr 2017 07:31 AM PDT

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë vlerësojnë se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht sugjerimeve të zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, se ato do të kenë si efekt vonimin e vendimeve të vështira .

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Vriten dhjetëra militantë afër kufirit me Sirinë

Posted: 01 Apr 2017 06:50 AM PDT

Avionët luftarakë të Irakut kanë kryer sulme ajrore në afërsi të qytetit Mosul, duke vrarë mbi 100 militantë, thuhet në një njoftim e qeverisë irakiane. Në njoftim thuhet se sulmet goditën tre caqe të IS-it në Baaj, një qytet në verilindje të vendit, në afërsi të kufirit me Sirinë, duke vrarë përafërsisht 150-200 militantë. Aty thuhet se militantët, kishin ardhur nga Siria, duke sugjeruar se luftëtarët e IS-it ende kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm përmes kufinjve. Sulmet ajore nga forcat ajrore irakiane dhe nga koalicioni ndërkombëtar që udhëheq SHBA-ja, kanë qenë qenësore në operacionin për rimarrjen e Mosulit nga IS-i. Në janar, forcat irakiane e shpallën të çliruar Mosulin Lindor, ndërkaq tash janë duke luftuar për të rimarrë kontrollin edhe të pjesës perëndimore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lirohet personi i fundit i arrestuar për sulmin në Londër

Posted: 01 Apr 2017 06:10 AM PDT

Policia në Britaninë e Madhe thotë se ka liruar personin e fundit, që ishte marrë në pyetje lidhur me sulmin terrorist të 22 marsit. Një burrë 30-vjeç, që ishte arrestuar në Birmingam, nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste, është liruar sot. Policia ka thënë se asnjë aksion i mëtejmë nuk është planifikuar ndaj tij ose ndaj 11 personave të arrestuar për hetimet e sulmit terrorist në Londër. Autoritetet britanike kanë thënë se besojnë se Khalid Masood ka vepruar i vetëm, kur ai goditi me makinë njerëzit në urën Ëestminister, duke vrarë tre persona. Më pas ai theri për vdekje një polic në Parlamentin britanik. Policia beson se Masood, 52-vjeçar, i lindur në Britani, ishte inspiruar nga ideologjia ekstremiste edhe pse autoritett kanë thënë se nuk ka asnjë dëshmi që e lidh atë më grupin militant Shteti Islamik apo me Al-Kaidën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia akuzon NATO-n për “shpifje” pasi SHBA-ja denoncoi “agresionin rus”

Posted: 01 Apr 2017 05:52 AM PDT

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për "shpifje", pasi kryediplomati amerikan dhe shefi i Pentagonit denoncuan aksionet e Rusisë në Ukrainë dhe gjetkë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irani hedh poshtë akuzat e SHBA-së për terrorizëm

Posted: 01 Apr 2017 05:16 AM PDT

Irani ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të bashkuara se Republika Islamike vazhdon të jetë sponsori kryesor i terrorizmit dhe ka sugjeruar se burimi kryesor i sponsorizimit të terrorizmit është rivali kryesor, Arabia Saudite, që është aleat i SHBA-së. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis u tha të premten gazetarëve se Irani vazhdon të jetë "eksportues i terrorizmit" dhe "sponsor i terrorizmit". Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi ka thënë sot se "disa shtete, të udhëhequra nga Amerika janë të vendosur të injorojnë burimin kryesor të terrorizmit dhe ekstremizmit Takfiri-Wahhabi". Ai iu referua grupeve sunite myslimane dhe shkollës zyrtare të islamit Wahhabi në Arabinë Saudite. "Dhënia e adresës së gabuar, kur flitet për rrënjët, burimet financiare dhe intelektuale të terrorizmit, është arsyeja kryesore e mungesës së suksesit në përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit", ka thënë Ghasemi.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OSBE-ja, e gatshme të mbledhë votat për zgjedhjet serbe në Kosovë

Posted: 01 Apr 2017 04:25 AM PDT

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë [OSBE] ka konfirmuar se është i gatshëm, që në aspektin teknik, të ndihmojë në grumbullimin e votave brenda Kosovës për zgjedhjet presidenciale në Serbi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senatori republikan kërkon hetimin e një firme për lidhjet me dosjen ruse

Posted: 01 Apr 2017 04:10 AM PDT

Një senator republikan ka bërë thirrje për hetime më të thella të Departamentit të Drejtësisë mbi një firmë lobuese në Uashington, lidhur me dosjen e përpiluar ndaj presidentit Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar dhe për lidhjet e dyshuara me Rusië të kësaj firme. Fokusi i letrës së dërguar më 31 mars nga Chuck Grassley, kryetar i Komitetit të Senatit për Drejtësi, thuhet se firma 'Fusion GPS' dhe puna që ka bërë, veçanërisht në lidhje me ligjin për të drejtat e njeriut që është miratuar vitin e kaluar, i njohur si Akti Magnistsky. Kjo letër i është dërguar, zëvendësprokurorit të përgjithshëm, Dana Boenta, dhe letra fokusohet në puna që 'Fusion' ka bërë në vitin 2015 dhe 2016 lidhur me aktin, i cili ishte paraqitur në Kongres, por në atë kohë ende nuk ishte votuar. Letra citon një ankesë të paraqitur nga biznesmeni britaniko-amerikan, Bill Brwoder, i cili pretendon se 'Fusion GPS', një firmë për marrëdhënie me publikun, e themeluar nga një ish-gazetar i Wall Street Journal, mund të ketë punuar si lobist "për interesat ruse në fushatën për të kundërshtuar Aktin Magnitsy dhe se nuk ishte regjistruar, sipas ligjeve amerikane". "Kjo çështje është një shqetësim i veçantë për Komitetin, duke pasur parasysh se 'Fusion GPS', thuhet se ishte duke vepruar si një agjent i paregjistruar i interesave ruse dhe duket se njëkohësisht ka mbikëqyrur krijimin e dosjes së pabazuar të akuzave për komplot në mes të fushatës së Trumpit dhe rusëve", thuhet në letër. 'Fusion GPS' u bë i njohur për publikun më herët gjatë këtij viti, në një raport të përpiluar nga një ish-oficer i inteligjencës britanike për lidhjet biznesore të Donald Trump me Rusinë. Raporti, i cili u publikua i plotë në BuzzFeed, përmbante akuza ndaj Trumpit dhe thuhet se fillimisht ishte autorizuar nga 'Fusion GPS' për kundërshtarët republikan të Trumpit dhe më pas u bë për të fituar ndaj operativëve të demokratëve.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia thotë se po përpiqet që t’i shtyjë talibanët drejt pajtimit kombëtar

Posted: 01 Apr 2017 03:28 AM PDT

Rusia thotë se është në kontakt me talibanët në Afganistan dhe po tenton që ta shtyjë këtë grup militant drejt pajtimit kombëtare që të sigurojë siguri për qytetarët rusë. Duke folur me gazetarët në Bruksel, ambasadori rus në NATO, Aleksandr Grushko, ka hedhur poshtë pretendimet se Moska po i ofron ndihmë talibanëve, duke thënë se "shumë shtete" mbajnë kontakte me këtë grup. "Konsultimet që ne bëjmë, punën që e bëjmë, ne e bëjmë me pjesëmarrjen e qeverisjes qendrore të Afganistanit", ka thënë ai. Më herët në Londër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka shprehur shqetësimin mbi komunikimet e Rusisë me talibanët. "Nuk jam i gatshëm që tani të them se kjo gjë do të manifestohet në armë apo ndonjë gjë të tillë por, sigurisht, këto aktivitete na shqetësojnë", ka thënë Mattis. Këto komente u bënë pasi gjenerali amerikan, Curtis Svaparrotti, tha më 23 mars se ai ka parë të dhëna që tregojnë për rritjen e përpjekjeve të Rusisë për të ndikuar te talibanët dhe "ndoshta edhe për të furnizuar" grupin militant.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kinë: Kufizime të reja për luftimin e ekstremizmit fetar

Posted: 01 Apr 2017 02:42 AM PDT

Rajoni perëndimor kinez, Xinjiang ka prezantuar një sërë kufizimesh, si pjesë e asaj që përshkruhet si, fushatë kundër ekstremizmit fetar. Rregulloret janë miratuar nga ligjvënësit në Xinjiang gjatë kësaj jave dhe sot ato hyjnë në fuqi. Aty përfshihen ndalimi i mjekrave të gjata, veshja e rrobave që mbulojnë gjithë trupin dhe fytyrën dhe refuzimin e shikimit apo dëgjimit të propagandës qeveritare në radio apo televizion. Autoritetet në Xinjiang kanë prezantuar një sërë masash vitet e fundit, për të trajtuar, atë që ata e vlerësojnë si rritje të ekstremizmit islamik. Ky rajon është shtëpi e banorëve që flasin turqisht dhe e grupit ujgur që janë myslimanë. Në këtë zonë, gjatë viteve të fundit ka pasur trazira vdekjeprurëse. Pekini fajëson se dhuna është shkaktuar nga militantët islamikë dhe separatistët por grupet e të drejtave të njeriut thonë se trazirat janë reagim ndaj politikave represive të Kinës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BDI-ja diskuton mundësinë e daljes nga Qeveria

Posted: 01 Apr 2017 02:23 AM PDT

Bllokimi i punës së Kuvendit të Maqedonisë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ka bërë që partitë që kanë formuar shumicën e re parlamentare, të dalin me nisma të reja si mundësi për zhbllokimin e punës së institucionit ligjvënës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kanada zgjat për tre muaj misionin në Irak dhe Siri

Posted: 01 Apr 2017 02:15 AM PDT

Kanadaja ka njoftuar se do të zgjasë misionin ushtarak kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, deri më 30 qershor. Ministri i Mbrojtjes, Harjit Sajjan më 31 mars ka thënë se zgjatja e misionit për tre muaj, do t'i lejojë qeverisë që të vlerësojë më tej natyrën e kontributit të Kanadës ndaj koalicionit që udhëheqin Shtetet e Bashkuara. Misioni ushtarak i Kanadës ishte paraparë që të përfundojë në fund të marsit. Forcat e para të Kandasë u dërguan në Irak në mesin e vitit 2014. Ky shtet dy herë ka zgjatur misionin e saj dhe e ka zgjeruar edhe në Siri. Në deklaratën e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se "qëllimi dhe kontributi ushtarak i Kanadasë do të vazhdojë të jetë i njëjtë edhe në tre muajt e ardhshëm". Aty thuhet se Kanadaja do të vazhdojë që të ofrojë "këshilla" dhe "asistencë" ndaj forcave të sigurisë irakiane. Ministri Sajjan ka thënë se rreth 200 forca speciale të Kanadasë janë duke vepruar në lindje të Mosulit. Forcat irakiane të mbështetura nga SHBA-ja janë duke luftuar për të çliruar Mosulin nga luftëtarët e IS-it. Mosuli Lindor është shpallur i çliruar ndërkaq forcat irakiane në terren janë duke u përballur me një rezistencë të fortë të IS-it në perëndim të qytetit, ku vlerësohet se janë 1 mijë luftëtarë ekstremistë. Grupi militant Shteti Islamik morri nën kontroll Mosulin më 2014. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump do të takohet me Mbretin e Jordanisë dhe Presidentin e Egjiptit

Posted: 01 Apr 2017 01:39 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet në Uashington dy aleatë kyç në Lindjen e Mesme gjatë javës së parë të muajit prill. Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë se Trump do të takohet me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi në Shtëpinë e Bardhë më 3 prill. Më 5 prill, Mbreti i Jordanisë, Abdullah do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë për tu takuar me presidentin amerikan, ka njoftuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer. Një zyrtar i administratës ka thënë se Trump dëshiron të rindërtojë raportet e SHBA-së me Egjipin, gjatë takimit me liderin e këtij shteti. "Ai dëshiron që të përdor takimin me presidentin Sisi për të forcuar marrëdhëniet bilaterale", u ka thënë gazetarëve ky zyrtar. Ndërkaq, Spicer ka thënë se vizita e Mbretit Abdullah do t'i mundësojë dy liderëve që të diskutojnë për "një sërë çështjes të përbashkëta në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, konfliktin në Siri si dhe raportet izraelito-palestineze".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Paraguaj: Protestuesit i vënë zjarrin Kongresit

Posted: 01 Apr 2017 01:16 AM PDT

Protestuesit në Paraguaj i kanë vënë zjarrin ndërtesës së Kongresit pasi ligjvënësit në mënyrë të fshehur votuar për një amendament kushtetuese, që do t'i lejojë presidentit të rizgjidhet. Protestuesit sulmuan organin ligjvënës që gjendet në kryeqytetin Asucion dhe arritën t'i vënë zjarrin pjesës së brendshme të ndërtesës. Policia ka përdorur plumba gome dhe topa uji për të shpërndarë turmën. Dhjetëra njerëz thuhet se janë lënduar, përfshirë protestues, zyrtarë policorë dhe politikanë. Presidenti Horactio Cartes ka bërë thirrje për qetësi ndërkaq ka paralajmëruar se qeveria do të vazhdojë përpjekjet "për të ruajtur rendin në republikë". Kushtetuta e vitit 1992, e këtij shteti të Amerikës Jugore, ka vendosur kufizime për mandatin e presidentit. Aty thuhet se presidenti mund të mbajë një mandat presidencial prej 5 vjetësh. Por Cartes është duke u munduar që të heq këtë kufizim. Më herët gjatë 31 marsit, pas një takimi privat të 25 senatorëve, shumica në Senat miratoi një projektligj për ndryshimin e Kushtetutës. Teksti duhet që të miratohet nga dhoma e e deputetëve, ku partia e Cartes ka shumicën. Kritikët thonë se ndryshimi i propozuar kushtetues do të dobësojë institucionet demokratike në Paraguaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia thotë se do të mbajë prani ushtarake në Siri

Posted: 01 Apr 2017 12:51 AM PDT

Ushtria turke thotë se do të vazhdojë të ketë prezencë ushtarake në Siri për të parandaluar çdo "formacion të padëshiruar" dhe për siguruar stabilitet në rajon. Deklarata e  31 marsit, vjen dy ditë pasi Turqia njoftoi se do të përfundojë fushatë ushtarake të quajtur "Mburoja e Eufratit", në afërsi të kufirit turk në veri të Sirisë. Në deklaratë thuhet se ajo fazë e operacionit kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe "terroristëve" ka përfunduar "me sukses", por nuk është treguar se cila do të jetë fushata e re ushtarake brenda Sirisë. "Ne po vazhdojmë operacionit tona për të mbrojtur sigurinë kombëtare, për të parandaluar formimin e formacioneve të padëshiruara dhe të lejojmë që vëllezërit dhe motrat tona siriane të kthehen në shtetin e tyre. Do të vazhdojmë të mbajmë sigurinë dhe stabilitetin në rajon", thuhet në deklaratën e ushtrisë turke. Turqia nisi operacionin e quajtur "Mburoja e Eufratit" gushtin e kaluar, duke larguar nga zona afër kurfirit turk, militantët e Shtetit Islamik. Konflikti në Siri, që ka nisur më 2011, vlerësohet se ka lënë të vdekur mbi 300,000 persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur. Turqia dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin fraksione të ndryshme që luftojnë trupat qeveritare të presidentit Bashar al-Assad, ndërkaq Rusia dhe Irani mbështesin Assadin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Marrëveshja e paqes për Sirinë, ende vështirë të arrihet

Posted: 01 Apr 2017 12:30 AM PDT

I dërguari për Sirinë i Kombeve të Bashkuara tha se raundi i pestë i bisedimeve të paqes ndërmjet liderëve opozitarë dhe atyre qeveritarë, ka shënuar përparim, por paralajmëroi se deri tek arritja e një marrëveshjeje për paqe, mbetet një rrugë e gjatë për t'u bërë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now