Mesazhi.com: “Populli turk dyndet për Erdoganin, perkrahesit e tij takohen në Stamboll” plus 9 more |
- Populli turk dyndet për Erdoganin, perkrahesit e tij takohen në Stamboll
- Boris Johnson anulon udhëtimin Rusi pas sulmeve ajrore amerikane në Siri
- Merkel: Kemi bërë mëkate në periudhën koloniale në Afrikë
- Prishtina mund Trepçën, Feronikeli – Drita pa gola
- Atletico ndal Realin
- VV: Hashim Thaçi përgjegjës për mosthemelimin e Ushtrisë
- Protestë në Chicago kundër sulmit amerikan në Siri
- Politikanëve nuk u konvenon Ligji “anti-mafia”
- O’Connell: Kosova ta mbajë betimin, ushtria vetëm me ndryshime kushtetuese
- Shtetasit turq të Maqedonisë votojnë për ndryshimet kushtetuese në Turqi
| Populli turk dyndet për Erdoganin, perkrahesit e tij takohen në Stamboll Posted: 08 Apr 2017 09:56 AM PDT
/MESAZHI/
The post Populli turk dyndet për Erdoganin, perkrahesit e tij takohen në Stamboll appeared first on Mesazhi.com. |
| Boris Johnson anulon udhëtimin Rusi pas sulmeve ajrore amerikane në Siri Posted: 08 Apr 2017 09:50 AM PDT Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Moskë pas sulmeve raketore amerikane në Siri. Vizita është anuluar pas bisedimeve strategjike që u zhvilluan në mes Londrës dhe Uashingtonit rreth asaj se si i duhet qasur perëndimi Rusisë, në prag të veprimeve ushtarake. Udhëtimi i planifikuar nga sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson do të vazhdojë gjatë javës, i cili së bashku me Z. Johnson po përqien të riaktivizojnë koalicionin kundër veprimeve ruse në Siri dhe regjimit të Bashar al-Asad. The post Boris Johnson anulon udhëtimin Rusi pas sulmeve ajrore amerikane në Siri appeared first on Mesazhi.com. |
| Merkel: Kemi bërë mëkate në periudhën koloniale në Afrikë Posted: 08 Apr 2017 09:39 AM PDT Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se vendet evropiane kanë mëkatuar në Afrikë në periudhën koloniale, raporton Anadolu Agency (AA). Në një takim në selinë e Qeverisë së Gjermanisë me personat që ndihmojnë refugjatët e ardhur në Gjermani, duke vënë në dukje se në Afrikë janë hartuar kufijtë pa rregull duke mos parë rajonet e fiseve, Merkel është shprehur se “Kemi mëkatuar në Afrikë në periudhën koloniale.” The post Merkel: Kemi bërë mëkate në periudhën koloniale në Afrikë appeared first on Mesazhi.com. |
| Prishtina mund Trepçën, Feronikeli – Drita pa gola Posted: 08 Apr 2017 09:14 AM PDT Prishtina – Trepça dhe Feronikeli – Drita u ndeshen sot nga ora 15:00 në kuadër të Superligës së Kosovës në Futboll. Prishtina fitoi me rezultat 2-1 kundër skuadrës nga Mitrovica, duke iu afruar pozitës së dytë pas ndalesës së Ferronikelit. Golat në ndeshje u shënuan nga fillimisht në minutën e 26' nga Liridon Leci me penallti, e pastaj po nga pika e bardhë barazoi Amir Prishtina në minutën e 30'. Kurse, golin e fitorës e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 71'. Ndeshja tjetër mes Ferronikelit dhe Dritës përfundoi me rezultat të barabartë pa gola. Tani, Ferronikeli gjindet në pozitën e dytë me 52 pikë, kurse Prishtina në pozitën e tretë me 51 sosh. Drita dhe Trepça gjinden në pozitën e 9 me 22 pikë, respektivisht në pozitën e 11 me 16 të tilla. The post Prishtina mund Trepçën, Feronikeli – Drita pa gola appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 08 Apr 2017 09:11 AM PDT Real Madridi nuk ka arritur ta mposhtë Atletico Madridin në derbin lokal, duke barazuar me rezultat 1-1. Pjesa e parë u mbyllë pa gola, ndërsa në minutën e 52 ishte qendërmbrojtësi Pepe ai i cili hapi takimin për 1-0. Pak minuta pa përfunduar ndeshja, ishte ylli francez Griezmann, ai që barazoi rezultatin e ndeshjes për 1-1. Real Madridi tani grumbullon 72 pikë, me një lojë më pak, ndërsa Barcelona gjindet në vendin e dytë me 69 pikë, ku më vonë do të luajë ndaj Malagas si mysafire. The post Atletico ndal Realin appeared first on Mesazhi.com. |
| VV: Hashim Thaçi përgjegjës për mosthemelimin e Ushtrisë Posted: 08 Apr 2017 06:20 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar me veprimin e fundit të Presidentit për ta tërhequr projektligjin për FSK-në. "Jemi këtu për ti shprehur shqetësimet për tërheqjen e projektligjit nga procedimi tutje. Muajt e fundit shumë tema janë kthyer në një retorikë elektorale në prag të zgjedhjeve te parakohshme parlamentare", ka thënë deputeti i VV-së, Rexhep Selimi Ai tha se janë një bërë shumë skenar me pasoja të rrezikshme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. "Ne i kishim mbështetur parimisht ndryshimet dhe plotësimet e bëra në ligjin e FSK-së, mirëpo ato nuk erdh në Kuvend", ka thënë ai, duke e bërë përgjegjës Hashim Thaçin për mungesën e Ushtrisë së Kosovës. The post VV: Hashim Thaçi përgjegjës për mosthemelimin e Ushtrisë appeared first on Mesazhi.com. |
| Protestë në Chicago kundër sulmit amerikan në Siri Posted: 08 Apr 2017 05:10 AM PDT Në Chicago të SHBA-ve është protestuar kundër sulmit me raketa i kryer me urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj bazës ajrore Shajrat në qytetin Humus të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA). Protesta kundër sulmit është mbajtur përpara Trump Tower. Qindra protestues kanë mbajtur në duar pankartat me mbishkrimet “Nuk dëshirojmë luftë tjetër”, “SHBA largoi duart nga Siria” dhe “Të gjithë fëmijët në botë kanë nevojë për paqe” si dhe kanë brohoritur me slogane duke reaguar ndaj presidentit Trump që ka dhënë urdhrin për sulmin me raketa. Ndërsa ka tërhequr vëmendjen se gjatë momentit që policia ka marrë masat shtesë të sigurisë janë hedhur sloganet “Trump dëshiron më shumë luftë, ne i themi jo luftës”, “Fund luftës, imperializmit dhe gënjeshtrave të Trump”, “Kërkojmë që SHBA të tërhiqet menjëherë nga Siria” dhe “Imperializmi amerikan terroristi numër një”. Folësit të cilët iu janë drejtuar protestuesve të mbledhur kanë pretenduar se në këtë mes ka arsye të tjera, duke vënë në dukje se nuk i besojnë Trumpit që ka deklaruar se është ndikuar nga fëmijët që kanë humbur jetën në sulmin e regjimit të Asadit me armë kimike. Protesta ku edhe një mbështetës i Trump ka hapur pankartë në krah të protestuesve ka përfunduar me marshimin e kryer në bulevardin Michigan. The post Protestë në Chicago kundër sulmit amerikan në Siri appeared first on Mesazhi.com. |
| Politikanëve nuk u konvenon Ligji “anti-mafia” Posted: 08 Apr 2017 05:02 AM PDT Një ligj i quajtur anti – mafia, përmes së cilit do të rregullohej çështja e përfitimeve të pasurisë në mënyrë të paligjshme dhe rrjedhimisht do të luftohej korrupsioni dhe krimi i organizuar, ka vite që është iniciuar, por i njëjti, thonë njohës të rrethanave, nuk është hartuar pothuaj asnjëherë. Ligji anti-mafia u iniciua rreth shtatë vjet më parë nga kryeministri atëhershëm Hashim Thaçi, por nuk u jetësua asnjëherë. Autoritetet në Prishtinë thonë se Kosova ka ligje, përmes së cilëve "bëhet konfiskimi i pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme". Ministria e Drejtësisë, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, thotë se "çështja e konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, do të adresohet në kuadër të Kodit Penal". "Ju njoftojmë se Grupi Punues është dakorduar që dispozitat, të cilat adresojnë çështjen e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, do të adresohen në kuadër të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale". "Aktualisht, grupi punues është duke punuar në Kodin Penal dhe pastaj do të vazhdohet me Kodin e Procedurës Penale", thuhet në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, të zyrës për media të Ministrisë së Drejtësisë. Por, përfaqësues të shoqërisë civile japin vlerësime të ndryshme për nevojën e miratimit të këtij ligji, përderisa anëtarë të Komisionit për Legjislacion e konsiderojnë të domosdoshëm, siç thonë, për dekriminalizimin e Kosovës. Pal Lekaj, anëtar i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se duke marrë parasysh nivelin e lartë të korrupsionit, përvetësimin e pronës dhe mosfunksionimin në nivel të duhur të sistemit të drejtësisë, një ligj i tillë është i domosdoshëm dhe jetik për dekreminalizimin e Kosovës. Por, mungesa e vullnetit politik dhe pasuria e pajustifikueshme e disa personave, thotë ai, ka ndikuar që autoritetet kompetente t'i "neglizhojnë procedurat e hartimit të Ligjit “anti-mafia”. Lekaj sqaron se disa herë është menduar të procedohet në Komision, por është tërhequr nga rendi i ditës. "Janë të gërshetuara interesat e pushtetarëve dhe në këtë drejtim, meqë njerëzit kanë prona mjaft dhe nuk e kanë të sqaruar prejardhjen e pasurisë se tyre, ndodh kjo. Pra, interesi është kryekëput politik", thotë Lekaj. Në anën tjetër, përfaqësues nga Institutit I Kosovës për Drejtësi, konsiderojnë se miratimi i këtij ligji mund të keqpërdoret politikisht. Betim Musliu nga ky institut, shprehet se ata që janë pushtet do të mundohen t’i ndjekin qytetarët që janë të rreshtuar në opozitë, për të bërë, siç thotë ai, "luftë shtrigash" "Po në asnjë mënyrë nuk besojmë që kjo politikë dhe ky sistem i drejtësisë i kapur nga politika, do të shfrytëzojë ligjin për të bërë ndjekje të kriminelëve dhe t'ua konfiskojnë pasurinë. Por, do të bëjë veprim që do t'u shërbejë interesave ditore të politikës", vlerëson Musliu. Përfaqësues nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet "Çohu", e konsiderojnë të domosdoshëm miratimin e këtij ligj. Arton Demhasaj thotë se pasuria e pajustifikueshme, së pari e zyrtarëve të lartë shtetërorë, ka bërë që të mos miratohet ky ligj. Objekt i parë i hetimit, pas miratimit dhe zbatimit të ligjit, do të duhej të ishte prejardhja e pasurisë së zyrtarëve shtetërorë dhe pastaj konfiskimi, thotë Demhasaj duke shtuar se për këtë arsye, ky ligj po heshtet. "Një ligj i tillë, nëse fillon të zbatohet do të cenonte pasurinë e politikanëve, pasi të gjithë jemi dëshmitarë, se kur shohim formularët e deklarimit të pasurisë së tyre, shumica nga ta janë milionerë, kanë pasuri milionëshe. Dhe, është shumë vështirë të bindemi se ajo pasuri milionëshe e tyre, është krijuar me pagat e tyre që i marrin. Dhe, kjo sjell si përfundim që këto pasuri mund të jenë të fituara në mënyra të ndryshme të paligjshme", shprehet Demhasaj. Për zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, pavarësisht që nuk ekziston ligji "anti-mafia", një "Ligj për Zgjerimin e Kompetencave për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Vepër Penale",siç thonë, kryen funksionin njëjtë. The post Politikanëve nuk u konvenon Ligji "anti-mafia" appeared first on Mesazhi.com. |
| O’Connell: Kosova ta mbajë betimin, ushtria vetëm me ndryshime kushtetuese Posted: 08 Apr 2017 04:36 AM PDT Kosova është betuar edhe para NATO-s që transformimin e FSK-së në ushtri do ta bëjë me ndryshimet kushtetuese. Andaj, duhet ta mbajë këtë betim në mënyrë që të ruhet partneriteti me faktorin ndërkombëtar. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell, duke shtuar se siguria e Kosovës varet nga partneriteti me NATO-n. Ai thekson se është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme që marrëveshjet e Kosovës me NATO-n që transformimi i FSK-së të bëhet në bazë të ndryshimeve kushtetuese të respektohen. "Është shumë e rëndësishme për Kosovën që nëse ajo jep betimin për diçka ta respektojë atë. Ne kemi qenë gjithmonë pranë Kosovës për krijimin e strukturave të sigurisë qoftë FSK-së, ose një ushtrie në të ardhmen. Ne për FSK-në kemi dhënë një kontribut të vazhdueshëm që nga viti 2008 dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Mendoj që do të kemi edhe lajme të mira në ditët në vazhdim. Por mendoj që është shumë e rëndësishme që premtimet që dha Kosova të respektohen dhe më vjen mirë që po duket që do të respektohen tash", ka thënë ai. I pari i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka vlerësuar lart punën e FSK-së, duke thënë se ajo e ka plotësuar dhe zbatuar në plotëni mandatin dhe se është bërë shembull për çdo kosovar. The post O'Connell: Kosova ta mbajë betimin, ushtria vetëm me ndryshime kushtetuese appeared first on Mesazhi.com. |
| Shtetasit turq të Maqedonisë votojnë për ndryshimet kushtetuese në Turqi Posted: 08 Apr 2017 02:42 AM PDT Shtetasit e Turqisë në Maqedoni sot në mëngjes filluan të votojnë për referendumin për ndryshime kushtetuese në Turqi që do të mbahet më 16 prill, raporton Anadolu Agency (AA). Procedura e votimit filloi në Ambasadën e Republikë së Turqisë në Shkup në orën 09.00. Votën e parë e realizoi ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara. Kara, në deklaratën e saj për gazetarët, tha se dëshiron që referendumi t’i sjellë gjëra të bukura Turqisë. Ajo duke theksuar se në Ambasadën e Turqisë gjenden dy kuti të votimit, tha se “Numri i votuesve është 2.422. Kemi shënuar një rritje të vogël nga zgjedhjet e kaluara. Dëshira jonë është që t’i mundësojmë të gjithë qytetarëve tanë të përdorin këtu të drejtën demokratike të tyre”. Ambasadorja Kara më tej duke theksuar se qytetarët të cilët janë të regjistruar në regjistrin e votuesve jashtë vendit do të mund të votojnë në ambasada, tha se me këtë i është siguruar lehtësi votuesve. Ndërsa Mehmet Akif Ağırman, qytetar nga Turqia, tha se ka patur nderin si qytetar i Turqisë të votojë jashtë vendit. Procesi i votimit në ambasadën në Maqedoni do të vazhdojë edhe nesër. Qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 21.00 në ambasadën në Shkup. Ndërkohë, shtetasit turq që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë do të mund të votojnë nesër, më 9 prill, në ambasadat e Turqisë në Tiranë dhe Prishtinë dhe kryekonsullatën në Prizren mes orës 09.00-21.00. Referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi do të mbahen më 16 prill. The post Shtetasit turq të Maqedonisë votojnë për ndryshimet kushtetuese në Turqi appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





